
Postuar mė parė nga
Gostivari_usa
Torkerry ti merre si te duash, une vetem te tregoj se nqs eshte e vertete ajo qe thuani juve, atehere kjo pjese e Bibles eshte e fabrikuar, e kam fjalen per Gjonin 16:7-8.
Ketu Jezusi flet per person tjeter, e jo per Atin ose Shpiritin e Shejnte.
Nga ana tjeter , ja te supozojme se "Mbrojtesi" per te cilin flet Jezusi ne kete pjese eshte Shpirit i shejnte, a me tregon ti mua pse Jezusi nuk e thot me emer, Pse nuk thot une do te shkoj, Shpirti i shejnte do te vij qe tju mbroj?!!!
GV_USA
Nėse unė lejo tė shkruani nuk ėshtė mirė tė keqperdorni, e kėtė e bėni nė emer tė sinēeritetit. Disaher i quajte rrena shkrimet e shenjta, kėtė nuk ta kena borgj sepse anjėri nga ne nuk vjen per tė thėnė ty se shkrimet kuranore janė rrena, edhe pse ato per mua janė perralla dhe gėnjeshtra dhe krejte te pa vlera. Ungjijt shumėher flasim per Shpirtin e sė Vertetes, kur thuhet "e sė "Vertetes" njė tė Vertetė ka nė tė gjitha botėrat, e ai ėshtė Zoti. Pra disaher tė postova shkrime ku flitet per Shpirtin Shenjt qe ėshtė Shpirti i sė Vertetes-HYJI.
Tani merr kohė dhe lexo me dhjetra her ku flitet per Shpirtin e Hyjit - e sė Vertetes - Krishtit - Shenjt, qe rrjedh pre Atit dhe tė Birut dhe bashk me Atin dhe tė Birin adhurohet dhe lavderohet. Ėshtė vetem njė Shpirt i sė Vertetes dhe ka vetem njė tė Vertetė - t'Madhin ZOT.
Nuk ėshtė e vertetė se nuk thotė Jezusi "Shpirti i Shenjt do tė vij", ti ose nuk e ke lexuar apo nuk kuptoj se ēka ėshtė nė pytje nė ty, por Ai disaherė e thotė kėtė.
Jezusi thotė:
E kur tė vijė ai ‑ Shpirti i sė Vėrtetės ‑ Ai do t’ju udhėzojė ta njihni tėrė tė Vėrtetėn.
Jezusi thotė:
Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtės, tė cilin do t’jua dėrgojė Ati nė Emėr tim,
Jezusi thotė:
Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt
Jezusi thotė:
"Hyji ėshtė Shpirt"
Ai (Jezusi) iu pėrgjigj:
“Nuk ėshtė puna juaj ta njihni kohėn dhe momentin qė Ati ia ka pėrcaktuar pushtetit tė vet. Por ju do tė merrni fuqinė e Shpirtit Shenjt, i cili do tė zbresė nė ju dhe ju do tė bėheni dėshmitarėt e mi nė Jerusalem, nė mbarė Judenė, nė Samari, madje dhe deri nė skajin e botės.”
"Kthehuni dhe pagėzoheni"(VAP 1: 7-8)
"merrni dhuratė ‑ Shpirtin Shenjt"
“Kthehuni dhe secili prej jush le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit qė t’ju falen mėkatet e atėherė do ta merrni dhuratė ‑ Shpirtin Shenjt. Sepse ky Premtim u bė pėr ju, pėr fėmijėt tuaj e pėr tė gjithė ata prej sė largu, tė gjithė ata qė Zotėria, Hyji ynė, do t’i thėrrasė.”Vap 2; 38-39
"Biri i vetėm ‑ qė ėshtė Hyj, njė natyre me Atin"
E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne. Ne e pamė lavdinė e tij, atė lavdi qė prej Atit i pėrket Birit tė vetėm plot hir e tė vėrtetė.
Gjoni e dėshmon Atė. Ai shpall: “Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: ‘Ai qė vjen pas meje, ėshtė mė i madh se unė, sepse ishte pėrpara meje!’“
Vėrtet, prej plotėsisė sė tij tė gjithė ne morėm, madje, hir mbi hir.
Vėrtet, Ligji u dha nėpėr Moisiun, porse hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėr Jezu Krishtin.
Hyjin kurrė askush nuk e pa: Biri i vetėm ‑ qė ėshtė Hyj, njė natyre me Atin, Ai bėri tė njihet. (Gjn 1; 14-18)
"Ai ėshtė qė pagėzon me Shpirtin Shenjt"
Tė nesėrmen Gjoni e pa Jezusin duke ardhur drejt tij e tha: “Ja, Qengji i Hyjit! Ky ia shlyen mėkatin botės!
Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: ‘Pas meje vjen njė njeri, i cili ėshtė mė i madh se unė, sepse ishte pėrpara meje!’
Nuk e kam njohur as vetė, por arsyeja pse erdha e jam duke pagėzuar me ujė ėshtė qė ky t’i zbulohet Izraelit.”
Gjoni dėshmoi edhe:
“E pashė Shpirtin Shenjt tek zbriti prej qiellit porsi pėllumb dhe zuri vend mbi tė. Unė nuk e njihja atė, porse Ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj me ujė, Ai edhe mė tha: ‘Nė atė qė tė shohėsh se zbret Shpirti Shenjt dhe zė vend nė tė, ai ėshtė qė pagėzon me Shpirtin Shenjt.’ Unė e pashė dhe dėshmoj: Ky ėshtė Biri i Hyjit
.” (Gjn 1; 29-34)
Sipas Mateut; Jezui tha:
"..por Shpirti i Atit tuaj do tė flasė nėpėrmjet jush"
“Ja, unė po ju dėrgoj porsi dele mes ujqish! Jini, prandaj tė menēur porsi gjarpėrinjtė dhe tė thjeshtė porsi pėllumbat!
Ruajuni prej njerėzve: sepse do t’ju padisin nė gjyqe, do t’ju frushkullojnė nė sinagogat e tyre. Pėr shkakun tim do t’ju qesin para sundimtarėve e mbretėrve, qė tė dėshmoni para tyre dhe para paganėve.
E kur t’ju dorėzojnė, mos u shqetėsoni se ēka dhe si do tė flisni, sepse nė atė moment do t’ju jepet ēka duhet tė thoni, sepse nuk do tė jeni ju qė do tė flisni, por Shpirti i Atit tuaj do tė flasė nėpėrmjet jush.
Vėllai vėllanė dhe babai fėmijėn do ta dorėzojė nė vdekje; edhe fėmijėt do tė ngriten kundėr prindėrve tė vet dhe do t’i vrasin.
Edhe ju do t’ju urrejnė tė gjithė pėr shkak tė Emrit tim, porse, kush tė qėndrojė deri nė fund, ai do tė shėlbohet. (Mt 10; 16 - 22)
Shpirti Shenjt tha:
“M’i ndani Barnabėn e Saulin tė kryejnė veprimtarinė pėr tė cilėn i kam thirrur.”
Nė kishėn vendase tė Antiokisė kishte disa profetė e mėsues. Ishin Barnaba, Simoni, i quajtur Niger, Luci prej Cirenės, Manaeni, qė kishte qenė edukuar bashkė me Herodin tetrark dhe Sauli. Njė ditė, ndėrsa po kryenin shėrbesėn hyjnore e po agjėronin, Shpirti Shenjt tha: “M’i ndani Barnabėn e Saulin tė kryejnė veprimtarinė pėr tė cilėn i kam thirrur.”
Atėherė, pasi agjėruan dhe u lutėn, vunė duart mbi ta dhe i lejuan tė shkojnė.
Barnaba, pra, e Sauli, tė dėrguar prej Shpirtit Shenjt, zbritėn nė Seleuci e, prej andej, lundruan pėr Qipro.
Kur arritėn nė Salaminė, filluan tė predikojnė fjalėn e Hyjit nė sinagogat e judenjve.
Me vete kishin edhe Gjonin si ndihmės.
(Vap 13,1-5).
Tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt
(VAP 2: 1-4)
Kur erdhi dita e Rrėshajėve, tė gjithė ishin sė bashku nė tė njėjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u ndie njė ushtimė nga qielli si shungullimė e erės sė fortė dhe e mbushi tė gjithė shtėpinė, ku ata ishin. Atyre atėherė iu dukėn gjuhė, si tė ishin prej zjarri. Kėto u ndanė e zunė vend nga njė mbi secilin prej tyre. Tė gjithė u mbushėn me Shpirtin Shenjt dhe filluan tė flasin nė gjuhė tė ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste tė shpreheshin.
"Ju nuk jeni nėn ndikimin e mishit, por nėn atė tė Shpirtit Shenjt"
E nė tė vėrtetė: ata qė jetojnė nėn ndikimin e trupit, jepen pas gjėrave tė trupit, e ata qė jetojnė nėn ndikimin e Shpirtit Shenjt, jepen pas gjėrave shpirtėrore: tė bėsh ēka dėshiron trupi, sjell vdekjen e tė bėsh ēka dėshiron Shpirti Shenjt, sjell jetėn e paqen. Sepse, prirja e trupit ėshtė kundėr Hyjit: nuk i bindet Ligjit tė Hyjit, madje as nuk mundet. Ata qė jetojnė nėn ndikimin e trupit, nuk mund t’i pėlqejnė Hyjit. Ju nuk jeni nėn ndikimin e mishit, por nėn atė tė Shpirtit Shenjt, nė qoftė se Shpirti i Hyjit banon nė ju. Nėse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i pėrket Atij. E nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi ėshtė patjetėr i vdekur pėr shkak tė mėkatit e Shpirti ėshtė jetė pėr shkak tė drejtėsisė. Nėse Shpirti i Atij qė e ngjalli nga tė vdekurit Jezusin banon nė ju, atėherė Ai qė ngjalli Krishtin prej tė vdekurve, do t’i japė jetė edhe trupit tuaj tė vdekshėm me anė tė Shpirtit tė vet qė banon nė ju. (Rom 8; 5-11)
"..keni marrė Shpirtin qė ju bėn bij tė adoptimit"
Sepse bijtė e Hyjit janė ata, tė cilėt i udhėheq Shpirti i Hyjit. Ju veē nuk e keni marrė shpirtin qė bėn robėr nė mėnyrė qė pėrsėri tė trembeni, por keni marrė Shpirtin qė ju bėn bij tė adoptimit, nė saje tė tė cilit ne thėrrasim: Abba! O Atė! Vetė Shpirti Shenjt dėshmon bashkė me shpirtin tonė se jemi fėmijėt e Hyjit. E nėse jemi fėmijė ‑ atėherė jemi edhe trashėgimtarė, trashėgimtarė tė Hyjit e bashkėtrashėgimtarė me Krishtin, sikurse nė tė vėrtetė vuajmė bashkė me Tė, qė edhe tė lavdėrohemi bashkė me Tė. (Rom 8; 14-17)
"..njerėz thjesht shtazorė – qė nuk e kanė Shpirtin Shenjt"
Ju, o tė dashur, kujtoni fjalėt qė ju paralajmėruan apostujt e Jezu Krishtit, Zotit tonė. Ata ju thoshin: »Nė kohėn e fundit do tė ketė pėrqeshės qė do tė jetojnė sipas prirjeve tė veta tė ulėta«. Kėta janė ata qė mbjellin pėrēarje – njerėz thjesht shtazorė – qė nuk e kanė Shpirtin Shenjt.
Por, ju o tė dashur, ndėrtojeni veten mbi themelin e fesė suaj tejet tė shenjtė duke u lutur nė Shpirtin Shenjt. Qėndroni nė dashurinė e Hyjit duke pritur mėshirėn e Zotit tonė Jezu Krishtit pėr jetėn e pasosur. (Ju 1; 17-21)
"..tė ripėrtėritjes qė jep Shpirti Shenjt,"
Por, kur, u dėftua mirėsia e Hyjit, Shėlbuesit tonė, dhe dashuria e tij ndaj njerėzve Ai na shėlboi, jo nė saje tė veprave tona qė ne i bėmė nė drjetėsi, por nė saje tė mėshirės sė vet: me anė tė larjes sė rilindjes dhe tė ripėrtėritjes qė jep Shpirti Shenjt, tė cilin me begati e ndikoi nė ne nėpėr Jezu Krishtin, Shėlbuesin tonė, qė, tė shfajėsuar me anė tė hirit tė tij tė jemi, nė saje tė shpresės, trashėgimtarė tė jetės sė pasosur. Kjo fjalė ėshtė e denjė pėr t’u besuar dhe dua qė tė pėrsėritėsh pa pushim qė ata, qė besuan nė Hyjin, tė mundohen tė jenė tė parėt nė vepra tė mira. Kjo gjė ėshtė e bukur dhe e dobishme pėr njerėzit. (ti 3; 4-8)
"..do ta merrni dhuratė ‑ Shpirtin Shenjt"
“Kthehuni dhe secili prej jush le tė pagėzohet nė emėr tė Jezu Krishtit qė t’ju falen mėkatet e atėherė do ta merrni dhuratė ‑ Shpirtin Shenjt. Sepse ky Premtim u bė pėr ju, pėr fėmijėt tuaj e pėr tė gjithė ata prej sė largu, tė gjithė ata qė Zotėria, Hyji ynė, do t’i thėrrasė.” (Vap 2; 38-39)
"..dhe Shpirti Shenjt, tė cilin ua dha Hyji.."
“Duhet mė tepėr tė dėgjohet Hyji se sa njerėzit. Hyji i etėrve tanė e ngjalli Jezusin tė cilin ju e vratė duke e gozhduar nė kryq. Ky ėshtė ai, qė Hyji me tė djathtėn e vet e lartėsoi dhe e bėri Prijės e Shėlbues pėr t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mėkateve. Pėr kėto ngjarje jemi dėshmitarė ne dhe Shpirti Shenjt, tė cilin ua dha Hyji atyre qė i nėnshtrohen.” (Vap 5; 29-32)
"Shpirti Shenjt zbriti mbi tė gjithė ata qė po dėgjonin predikimin"
Ndėrsa Pjetri ende po i thoshte kėto fjalė, Shpirti Shenjt zbriti mbi tė gjithė ata qė po dėgjonin predikimin. Besimtarėt e rrethprerė qė kishin ardhur me Pjetrin, u ēuditėn kur panė se edhe nė paganė u ndikua dhurata ‑ Shpirti Shenjt. Sepse i dėgjuan duke folur gjuhė tė ndryshme e duke madhėruar Hyjin. Atėherė Pjetri tha: “Vallė a mund ta ndalojė kush ujin tė mos pagėzohen kėta qė e morėn Shpirtin Shenjt sikurse edhe ne?” Dhe urdhėroi tė pagėzohen nė emėr tė Jezu Krishtit. Atėherė iu lutėn tė qėndrojė me ta disa ditė. (vap 10; 44-48)
"zbriti mbi ta Shpirti Shenjt"
Tashti, posa fillova tė flas, zbriti mbi ta Shpirti Shenjt siē pati zbritur mbi ne nė fillim. Atėherė m’u kujtua fjala e Zotėrisė: ‘Gjoni ka pagėzuar me ujė, ndėrsa ju do tė pagėzoheni me Shpirtin Shenjt.’ Nėse, pra, Hyji u dha atyre tė njėjtėn dhuratė sikurse neve kur e pranuam besimin nė Jezu Krishtin Zot, kush isha unė pėr tė penguar Hyjin?” (vap 11; 15-17)
"kemi marrė Shpirtin qė vjen prej Hyjit"
E ne nuk kemi marrė shpirtin e botės, por kemi marrė Shpirtin qė vjen prej Hyjit qė ta dimė me ē’dhurata na ka pajisur Hyji. Kėtė edhe e shpallim, jo me argumentime tė mėsuara nga dituria njerėzore, por me mėsim tė Shpirtit Shenjt, duke shtjelluar gjėra shpirtėrore me terma shpirtėrorė. Njeriu thjesht natyror nuk i merr vesh gjėrat qė rrjedhin prej Shpirtit tė Hyjit: ato pėr tė janė marri dhe nuk ėshtė i aftė t’i kuptojė, sepse duhet tė gjykohen nė mėnyrė shpirtėrore.
Pėrkundrazi, njeriu shpirtėror i shqyrton tė gjitha, por ai nuk mund tė shqyrtohet prej askujt, sepse: ‘Kush e njohu mendimin e Zotit pėr ta mėsuar Atė?’, por ne e kemi mendimin e Krishtit. (1 kor 2; 12-16)
"E Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtės"
E fjala qė po dėgjoni, nuk ėshtė imja, por ėshtė e Atij, qė mė dėrgoi, ‑ e Atit. Kėto fjalė jua thashė ndėrsa banova me ju. E Shpirti Shenjt ‑ Mbrojtės, tė cilin do t’jua dėrgojė Ati nė Emėr tim (Jezusi), Ai do t’jua mėsojė tė gjitha dhe do t’ju pėrkujtojė gjithēka [unė] ju thashė. Po ju lė paqen, po ju jap paqen time! Nuk po jua jap siē e jep bota. Mos t’ju shqetėsohet zemra as tė mos ju trembet. Ju dėgjuat se ju thashė: ‘Po shkoj dhe do tė kthehem tek ju’. (Gj 14; 25-28)
"..do t’jua dėrgoj prej Atit ‑ Shpirti i sė Vėrtetės"
[I]E kur tė vijė Mbrojtėsi, tė cilin do t’jua dėrgoj prej Atit ‑ Shpirti
i sė Vėrtetės, qė rrjedh prej Atit ‑
Ai do tė dėshmojė pėr mua (Jezusi). (Gj 15; 26)
"..prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen"
Ju keni Shugurimin prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen. Nuk ju shkrova pse ju nuk e dinit tė vėrtetėn, por pse e dinit dhe pse asnjė gėnjeshtėr nuk vjen prej sė vėrtetės. Kush ėshtė rrenacak nė qoftė se nuk ėshtė ai qė pohon se Jezusi nuk ėshtė Mesia? Antikrishti ėshtė ai, qė mohon Atin e Birin. Secili qė mohon Birin nuk e ka as Atin. Kush pranon Birin, ka edhe Atin. (1 e Gjn 2; 20-23)
"me anė tė Shpirtit qė na e ka dhėnė"
Ky ėshtė urdhri i tij; qė tė besojmė nė Emrin e Birit tė tij – nė Jezu Krishtin dhe ta duam njėri-tjetrin, si Ai na urdhėroi. Kush i mban urdhėrimet e tij, mbetet nė Hyjin dhe Hyji nė tė. Me kėtė e dimė se Ai mbetet nė ne; me anė tė Shpirtit qė na e ka dhėnė. (1 e Gjn 3; 23-24)
"Hyji ėshtė Shpirt"
Por po vjen koha ‑ e tani ėshtė!‑ kur adhuruesit e vėrtetė do ta adhurojnė Atin nė shpirt e nė tė vėrtetė, sepse Ati kėrkon tamam adhurues tė tillė. Hyji ėshtė Shpirt, dhe ata qė e adhurojnė duhet ta adhurojnė nė shpirt e nė tė vėrtetė.” Gruaja i tha: “E di se do tė vijė Mesia, qė quhet Krisht. Kur tė vijė, ai do tė na zbulojė gjithēka” [Jezusi i tha:
“Unė jam Mesia, unė qė po flas me ty!” (Gj 4; 23-26)
Per arsye tė keqperdorimit nga hepesi i temes Gostivari - duke perseritur disaher se shkrimet e shenjta jane "rrene", unė per te gjithė ata qe donė tė informohen se si ne shumė raste flitet per Shpirtin e Shenjt, postova vetem disa nga ato. Kėshtu qe tema mbyllet kėtu.
respekte dhe mirkuptim
toni77
Krijoni Kontakt