Një miku im që punon në mërgim dhe është BOSS, po kthehet në vendlindje, në Kosovë. Ai e ka një mbesë që quhet LINDA! Më kërkoj të shkruaj një poezi kënge për fëmijë, ku tu bëhet THIRRJA të gjithë vogëlushave që kanë prindërit në diasporë - TË KTHEHEN në vendlindje! Në Kosovë!...
Nuk ja "kisha ngenë" se ju tani i dini hallet e mija, por ja vendosa të mos ia prish kërkesën e tij. Ky, Afrimi, xhaxhaj i Lindës, mbeti tepër i kënaqur, por unë nuk i tregova se po largohem....po ik nga poezia! E shkrova dhe kaq!....Por mendova pse të mos ua tregoj edhe miqëve të mij të forumit?!...Ndaj ua kam lënë juve dhe prindërve të vogëlushave të FORUMIT të shprehin mendimin e tyre për këto orë që na kanë mbetur t'i kalojmë sëbashku!....
Ju puth vogëlushë!
xhaxhi Gimi
KTHEHEN DALLËNDYSHET
- kangë për vogëlusha –
Dimri kur afrohet
në trollin shqiptarë
fluturim largohen
të gjithë zogjt shtegtarë…
dimri i gjatë ka ikur
sot e përgjithmonë
ktheniu nga mërgimi
në Kosovën tonë!
Dallëndyshe ktheni!
Në viset e mija
Në Kosovë i kemi
Kulla e shtëpija.
Ngrohtësin e shpirtit
tek folé e vjetër
ku na lindën gjyshërit
nuk e ndrroj me tjetër!
Se ky vend i të parve
Na thërret çdo ditë!
Lulet Kosovare
Jemi ne fëmijtë!
Agim Doçi
![]()
Krijoni Kontakt