Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309

    Nuse me kilometrazh 0

    nga Alfred Lela

    “Nė ditėn e parė tė muajit tė tyre tė mjaltit, teksa po vishej, ndėrkohė qė Mbreti kishte zbritur poshtė, Mbretėresha Geraldinė gjen shėrbyesen e saj duke qarė. Ē’kishte ngjarė? Vajza e frikėsuar i shpjegoi: “Nuk po gjej dot kėmishėn tuaj tė natės. Dikush duhet ta ketė vjedhur.” Tė dyja kėrkuan gjithandej, megjithėse Mbretėresha e dinte se askush nuk kishte hyrė nė dhomė pėrveē Mbretit dhe shėrbėtorit tė tij. Mbretėresha e qetėsoi dhe i tha se do ta diskutonte me Mbretin, kėshtu qė vajza vazhdoi tė shpaketonte garderobėn elegante tė Mbretėreshės, e cila pėrbėhej nga veshje qė ajo nuk kishte parė kurrė.
    Po atė mbrėmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashė Mbretit: “Ana ėshtė shumė e shqetėsuar. Nuk po gjen dot kėmishėn time tė natės.” Im shoq, lėkurėn e fytyrės e kishte shumė tė ēelėt dhe kam pėrshtypjen se ishte hera e parė nė jetėn time qė e pashė tė skuqej. Ishte zėnė shumė ngushtė. Mė shpjegoi: “Tė kam treguar shumė pėr mėnyrėn se si i respektojmė ne femrat, veēanėrisht nėnat. Ishte e domosdoshme qė ti tė ishe e virgjėr dhe ēdo vajzė e huaj qė vjen pėr martesė, duhet t’i nėnshtrohet njė vizite mjekėsore. Unė mburrem me faktin se kam aftėsinė t’i njoh njerėzit dhe mė mjaftoi vetėm tė shikoja sytė e tu. Nuk tė thashė asgjė pėr kėtė vizitė pasi e dija qė nuk do tė kishe pranuar. Por nė tė njėjtėn kohė mė duhej t’i jepja prova Parlamentit, kėshtu qė e mora kėmishėn tėnde tė natės dhe ia dėrgova Kryetarit tė Parlamentit.”
    Ngjarjen, treguar nga vetė Mbretėresha, e rrėfen autorja angleze Gwen Robyns nė librin e saj “Geraldina e Shqiptarėve”. Njė tjetėr libėr, me autor Ismail Kadarenė, shpėrfaq njė episod tw ngjashėm tė kėtij ‘gjakimi’ tė shqiptarėve me virgjėrinė. Nė novelėn “Natė me hėnė” personazhi kryesor detyrohet nga kolektivi i punės dhe rrethi shoqėror qė tė shkojė nė spital ku do tė marrė njė certifikatė virgjėrie. Kjo pėr t’i provuar shoqėrisė se ajo nuk kishte fjetur me njė shok pune pas njė shėtitjeje gjatė njė nate fatale me hėnė.
    Nė Shqipėrinė post-totalitare, duket se gjėrat nuk kanė ndryshuar dhe aq. Virgjėria mbetet njė element qė i formaton ende marrdhėniet nė cift duke u bėrė edhe njė faktor pėrcaktues pėr lidhjet martesore. Madje modernizmi ka amplifikuar edhe teknikat pėr t’a kamufluar virgjėrinė. Burime nga materniteti i Tiranės (tė cilat nuk duan te identifikohen meqė procedura nė fjalė ėshtė e jashtėligjshme) tregojnė se operacionet plastike pėr restaurimin e himentit (cipės sė virgjėrisė) janė njė procedurė e njohur. Burimi thekson se gjatė gushtit, kėto operacione dy apo trefishohen nė krahasim me pjesėn tjetėr tė vitit. Sipas burimit, nė fillim kjo u mor si rastėsi deri nė rrėfimin e njė pacienteje. Restarurimi i himenit pėrkonte me muajin kur ajo do tė martohej e do tė largohej pėr nė Itali me bashkėshortin. Ky element, sipas tė njėjtit burim ishte edhe shenja treguese pėr tė arritur nė pėrfundimin se operacionet e shtuara tė gushtit kishin tė bėnin me periudhėn kur nė Shqipėri ktheheshin me pushime emigrantėt.

    Cfarė ėshtė hymeni

    Hymeni ėshtė njė membrane mukoze e cila rrethon ose mbulon pjėsėrisht hapjen e jashtme tė vaginės. Emri rrjedh nga perėndia greke e martesės Hymenaios. Hymeni formon njė pjesė tė vulvės, tė njohur ndryshe si gjenitalia e jashtme. Nė anglishten slang njihet me formėn qershia (cherry) si p.sh.” popping one’s cherry” -t’i marrėsh virgjėrinė dikujt. Sidoqoftė nuk ėshtėe mundur pėr tė konfirmuar se njė vajzė nė postpubertet nuk ėshtė e virgjėr vetėm me anė tė ekzaminimit tė hymenit. Nė raste pėrdhunimi apo abuzimi seksual njė ekzaminim i hollėsishėm i hymenit mund tė bėhet; sidoqoftė vetėm gjendja e kėsaj membrane shpesh nuk ėshtė e mjaftueshme, ose bėhet shkak keqinterpretimesh vecanėrisht nėse pacienti ka kapur moshėn e pubertetit. Forma mė e zakonshme e hymenit ėshtė gjysmėhėnore megjithėse disa forma tė tjera janė tė mundshme. Edhe pas lindjes gratė mund tė kenė mbetje tė hymenit tė cilat quhen’ carunculae myrtiformes’ sic ka edhe raste kur hymeni zhduket krejtėsisht.
    Ka disa forma tė ndryshme tė himenit, disa mė tė pėrhapura se tė tjerat. Vetėm njė nė dy mijė fermra ka hymen i cili formohet pa kurrfarė tė care. Ky quhet hymen i imperforuar dhe nėse nuk hapet spontanisht deri nė pubertet duhet ndėrhyrja mjekėsore pėr tė krijuar njė carje e cila tė lejojė rrjedhjen e menstruacioneve. Hymeni mund tė dėmtohet nga aktivitetet sportive , pėrdorimi i tamponėve, ekzaminimet pelvike apo qoftė edhe nga hapja e sforcuar e kėmbėve. Marrdhėnia seksuale ėshtė njė ngar rugėt mė tė zakonshme pėr dėmtimin e hymenit megjithatė sipas njė sondazhi vetėm 43 pėrqind e grave raportuan rrjedhje gjaku pas herės sė parė. Kjo do tė thotė se pjesa tjetėr prej 57 pėrqind kishin njė hymen elastik qė nuk u ca (ose gjaku nuk u vu re nga partnerėt e tyre).
    Nė kundėrshtim me idenė e pėrgjithshme, carjae hymenit nuk ėshtė domosdoshmėrisht tregues i humbjes sė virgjėrisė. Nė disa kultura ekzistenca e hymenit tė paprekur vlersohet shumė nė martesė. Nė Kore termi i pėrdorur pėr hymenin fjalė pėr fjalė do tė thotė “lėkura e virgjėreshės”. Nė disa kultura ende ėshtė zakon qė njė grua tė ekzaminohet pė t’u siguruar se hymeni i saj ėshtė i paprkeur dhe ajo ėshtė e pėrshtashme pėr martesė.

    Nusja dhe Europa

    Shqipėria, ende, nuk e ka konsumuar revolucionin e saj seksual. Format e clirimit tė femrės nga vargonjtė e jetės zakonore fillojnė ndoshta me mbretin Zog i cili mandatoi shfaqjen nė publik kokėzbuluar tė grave shqiptare. Pas Luftės sė Dytė, komunistėt ideuan emancipimin e gruas ‘si forcė e madhe pėr ndėrtimin e socializmit’. Megjithė shtysėn qė morėn liritėe femrės nė kėtė periudhė gruaja prapė mbeti e paragjykuar dhe, pėr mė shumė, nė vend qė kėto liri t’a feminizonin e burrėruan atė. Imazhi i shoqes komuniste llėrėpėrveshur, mbėrthyer nė kilota, terital, kazmėpushkėn e ndėrtimmbrojtjes, mė shumė se sa grafiti me temė socialiste ishte nje realitet i zymtė frymėzuar nga njė lloj feminizmi sovjeto-kinez. Gjithė kėto pengesa e mungesa duheshin lėnė pas me shembjen e komunzimit dhe hapjen e vendit. Por, a ndodhi vėrtėtė kėshtu? Rėnia e pengesave i bėri edhe mė tė forta e mė publike pengesat. Liria seksuale u keqkuptua dhe u interpretua si funksionalizim i seksit. Me hir a pahir, shqiptaret ‘qėndisėn’ trotuaret italiane duke u bėrė furnizuese tė tregut tė mishit tė bardhė. Pėr shumicėn e femrave, emigranti i tranzicionit zėvendėsoi shoferin e komunizmit si kandidati mė i mirė pėr martesė. Njė makinė, modeli i sė cilės as nuk tregtohej mė nė Perėndim, flokė tė prerjes ‘bishtpėllumb’ larė nė brilantinė, fjali ku shqipja shartohej me gjuhė tė huaja dukej se ishin prerja e modės sė mashkullit shqiptar. Tani, kaq vite mė vonė, duket se gjėrat kanė ndryshuar nė sipėrfaqe, por thelbi mbetet, po ai. Refugjatėt e djeshėm kanė prerė flokėt, janė kthyer nė emigrantė apo nėnshtetas, vishen mė mirė, por prapė, nuk e maskojnė mendėsinė e vjetėr. Nė Shqipėri, ku ata deklarojnė se do tė martohen pėr tė ‘mos e shprishur edhe mė gjakun e Arbrit’ gjejnė humus tė mjaftueshėm pėr t’a mbjellė keqkuptimin e tyre ballkanik pluhurosur me theks europian. Gratė, (po, po!) i duan tė virgjėra. Meqė ata nuk ngasin mė atė Fiat 131-in e vitit 1982 tė cilin e kanė zėvendėsuar me modelin e sapodalė nė treg, pse tė mos jete e tillė edhe bashkėshortja. Njė nuse me kilometrazh zero. Meqė nė kapitalizėm kėrkesa dhe oferta plotėsojnė njėra-tjetrėn edhe duke u modifikuar kėtej Adriatikut nuset nuk shkojnė mė tek burri me fishek nė pajė. Tregu, sigurisht, madje dhe ai i shkėmbimeve ndėrnjerėzore, ka trillet e tij. Po, ku rrinė shqiptarėt nė tregun kulturor europian pjesė e tė cilit ata pretendojnė tė jenė? Ndoshta Kadareja e Qosja duhet tė shtėrzejnė edhe rreth kėtij elementi. Ose, ndoshta, meqė himeni femėror mund tė kuptohet edhe si njė cohė e bardhė, pse tė mos e ngjyrosim nė blu, ta pikėzojmė me 12 yje pėr ta paraqitur si dėshmi tė pakundėrshtueshme tė europianizmit tonė. Pėr ta shitur mė pas si screensaver nė forumet internetike qė aq dėrrmueshėm i duam.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Veq desha te shtoj qe kam degjuar qe edhe ne Kosov
    eshte nje gjendje e till .
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anėtarėsuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    per fat te keq shqiptaret nuk jane ne gjendje akoma ta kaperdijne ate qe bashkeshortja e tyre ka patur nje lidhje tjeter,megjithese dicka ka filluar te ndryshoje ne zonat urbane .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anėtarėsuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Ma e keqja eshte qe mergimtaret nuk jan akoma ne gjendje ta pranojn qe ne Kosov e Shqiperi femrat jan ba ma keq se ne boten perendmore dhe akoma shkojne ne pushime me nje qellim te vetem qe ta gjejn nje nuse te virgjer .
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohė tė gjatė rrezikon t`ju bėhet fytyrė!

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar mė parė nga BESIIM Lexo Postimin
    Ma e keqja eshte qe mergimtaret nuk jan akoma ne gjendje ta pranojn qe ne Kosov e Shqiperi femrat jan ba ma keq se ne boten perendmore dhe akoma shkojne ne pushime me nje qellim te vetem qe ta gjejn nje nuse te virgjer .
    Eshte bere e modes tani, emigrantet (me vite pa ardhur ne Shqiperi) u dergojne lajm familjes, "duam nuse te ndershme" dhe ata hidhen ne sulm neper fshatra , ku e ku te gjejne pula te urta qe nuk bejne ze. loool
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nuse me kilometrazh 0
    Frika duhet te ekzistoje po te filloje femra me kilometrzh 0.me ven kilometrat me vone.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e katjushka
    Anėtarėsuar
    25-04-2009
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    131

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Eshte bere e modes tani, emigrantet (me vite pa ardhur ne Shqiperi) u dergojne lajm familjes, "duam nuse te ndershme" dhe ata hidhen ne sulm neper fshatra , ku e ku te gjejne pula te urta qe nuk bejne ze. loool
    po po eshte e vertete dhe i modifikojne ne dopio turbo
    Nella tua gioia io mi ritrovo...nella tua malinconia io mi ci specchio

  8. #8
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Frika duhet te ekzistoje po te filloje femra me kilometrzh 0.me ven kilometrat me vone.
    Per fillim nuk lejohet te vozitin shpejt pa u perpunu makina mire,e pastaj mvaret edhe nga shoferi!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  9. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    ku e ku te gjejne pula te urta qe nuk bejne ze
    Po edhe grifshe ske ce don nusen. Mire e kan nga nje ane.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #10
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Po edhe grifshe ske ce don nusen
    Varet se per ēfare behen grifsha....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •