Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e e-verteta
    Anëtarësuar
    17-04-2009
    Vendndodhja
    Ne boten e rrejshme..
    Postime
    7

    Islami feja e lehtësisë

    ISLAMI FEJA E LEHTËSISË

    “… Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron
    vështirësim për ju…”
    (Bekare, 185)


    Feja Islame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu Islamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hyjnore. Kjo fe hyjnore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimet, shqetësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njëjtën kohë kjo fe, njeriun e njofton edhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata duhet vetëm Atij ti besojnë, vetëm Atë duhet ta falënderojnë, vetëm Atij duhet ti mbështeten dhe duhet të kërkojnë vetëm nga bujaria, mirësia, mëshira dhe falshmëria e Tij e madhe.

    Ai njeri i cili e benë mik Allahun, i mbështetet dhe i beson Atij, gjatë gjithë jetës së tij në këtë botë do të jetoj një jetë të lumtur, pa pikëllime, pa shqetësime, pa brenga, pa mërzitje dhe pa vështirësi. Prandaj kjo është njëra nga bukurit dhe lehtësitë më të rëndësishme që sjellë feja Islame për atë njeri që e jeton moralin e Kur’anit. Kështu që edhe Allahu në shumë ajete Kur’anore ka njoftuar se të gjitha obligimet dhe ligjet e Tij janë të përshtatshme me natyrshmërinë e njeriut dhe se brenda këtyre nuk gjendet ndonjë vështirësi e madhe.

    Allahu në Kur’an ka njoftuar se morali i Kur’anit është i lehtë për tu jetuar dhe se do t’ua lehtësoj punët atyre që do të jenë pjesëtar dhe anëtarë të fesë hyjnore, Islamit.

    “Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën” (A’laë, 8)

    “… Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit…” (Haxhxh, 78).

    Edhe Pejgamberi a.s në drejtim të këtyre ajeteve Kur’anore duke thënë: “Feja është e lehtë” i ka thirru njerëzit që të jenë pjesëtar dhe anëtarë të kësaj feje, po edhe në të njëjtën kohë i ka thirrur edhe tu nënshtrohen dispozitave, obligimeve dhe ligjeve të sajë.

    Besimi ose zbatimi i obligimeve që njerëzit i shohin si të vështira në fe, janë citur dhe përcjellë pas ardhjes së fesë, nga ana e mushrikëve ose nga ana e jobesimtarëve që kanë dashur t’i largojnë njerëzit nga feja Islame dhe kështu, ua kanë përcjell njerëzve sikur janë pjesë të fesë së vërtetë. Në këtë mënyrë ata, gjithmonë janë munduar që Islamin ta tregojnë si të vështirë në zbatim dhe përveç kësaj, edhe disa persona për veten e tyre e kanë përvetësuar një fe sa për sy e faqe, duke u mbërthyer në mashtrimin e asaj se do të jetë me e pranueshme dhe më e dobishme për vetën e tyre bërja e asaj që është më e vështiri. Dhe me këtë pretendim ata, janë munduar ta tregojnë vetën e tyre më të ditur, më të sinqertë, më sakrifikues, më solidar, më bujar, dhe më besimtarë të forte dhe më të sinqertë.

    Ndërsa Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta “lehtësojnë” fenë Islame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përket besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhrit, dhe mos tua tregojnë njerëzve të vështir atë që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënie e Pejgamberit a.s është kështu:

    “Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mirë me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.

    Ata që i nënshtrohen dritës hyjnore të Kur’anit dhe u përshtaten urdhrave, ligjeve dhe këshillave të tij - me lejen e Allahut- si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër, gjithmonë do të përballohen me lehtësi dhe do të jetojnë një jetë të rehatshme të qetë dhe të bukur.
    "Thuaje të vërtetën edhe nëse është e hidhur.."Profeti Muhammed..a..s

  2. #2
    “… Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron
    vështirësim për ju…”
    (Bekare, 185)


    Kjo eshte shume e sakte ! All-llahu te shperblefte per kete postim qe ke bere.

    Dua te shtoj se ky postim eshte nje mesim i mire per ata qe duan ta veshtiresojne Islamin, duke e paraqitur Islamin si fe e veshtire.

    Selamu Alejkum!


  3. #3
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    teme e hapur mepare
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga e-verteta Lexo Postimin
    ISLAMI FEJA E LEHTËSISË

    “… Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron
    vështirësim për ju…”
    (Bekare, 185)


    Feja Islame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu Islamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hyjnore. Kjo fe hyjnore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimet, shqetësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njëjtën kohë kjo fe, njeriun e njofton edhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata duhet vetëm Atij ti besojnë, vetëm Atë duhet ta falënderojnë, vetëm Atij duhet ti mbështeten dhe duhet të kërkojnë vetëm nga bujaria, mirësia, mëshira dhe falshmëria e Tij e madhe.

    Ai njeri i cili e benë mik Allahun, i mbështetet dhe i beson Atij, gjatë gjithë jetës së tij në këtë botë do të jetoj një jetë të lumtur, pa pikëllime, pa shqetësime, pa brenga, pa mërzitje dhe pa vështirësi. Prandaj kjo është njëra nga bukurit dhe lehtësitë më të rëndësishme që sjellë feja Islame për atë njeri që e jeton moralin e Kur’anit. Kështu që edhe Allahu në shumë ajete Kur’anore ka njoftuar se të gjitha obligimet dhe ligjet e Tij janë të përshtatshme me natyrshmërinë e njeriut dhe se brenda këtyre nuk gjendet ndonjë vështirësi e madhe.

    Allahu në Kur’an ka njoftuar se morali i Kur’anit është i lehtë për tu jetuar dhe se do t’ua lehtësoj punët atyre që do të jenë pjesëtar dhe anëtarë të fesë hyjnore, Islamit.

    “Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën” (A’laë, 8)

    “… Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit…” (Haxhxh, 78).

    Edhe Pejgamberi a.s në drejtim të këtyre ajeteve Kur’anore duke thënë: “Feja është e lehtë” i ka thirru njerëzit që të jenë pjesëtar dhe anëtarë të kësaj feje, po edhe në të njëjtën kohë i ka thirrur edhe tu nënshtrohen dispozitave, obligimeve dhe ligjeve të sajë.

    Besimi ose zbatimi i obligimeve që njerëzit i shohin si të vështira në fe, janë citur dhe përcjellë pas ardhjes së fesë, nga ana e mushrikëve ose nga ana e jobesimtarëve që kanë dashur t’i largojnë njerëzit nga feja Islame dhe kështu, ua kanë përcjell njerëzve sikur janë pjesë të fesë së vërtetë. Në këtë mënyrë ata, gjithmonë janë munduar që Islamin ta tregojnë si të vështirë në zbatim dhe përveç kësaj, edhe disa persona për veten e tyre e kanë përvetësuar një fe sa për sy e faqe, duke u mbërthyer në mashtrimin e asaj se do të jetë me e pranueshme dhe më e dobishme për vetën e tyre bërja e asaj që është më e vështiri. Dhe me këtë pretendim ata, janë munduar ta tregojnë vetën e tyre më të ditur, më të sinqertë, më sakrifikues, më solidar, më bujar, dhe më besimtarë të forte dhe më të sinqertë.

    Ndërsa Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta “lehtësojnë” fenë Islame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përket besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhrit, dhe mos tua tregojnë njerëzve të vështir atë që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënie e Pejgamberit a.s është kështu:

    “Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mirë me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.

    Ata që i nënshtrohen dritës hyjnore të Kur’anit dhe u përshtaten urdhrave, ligjeve dhe këshillave të tij - me lejen e Allahut- si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër, gjithmonë do të përballohen me lehtësi dhe do të jetojnë një jetë të rehatshme të qetë dhe të bukur.
    selam alejkum

    a mund te me japesh perkufizimin e "LEHTESIMIT" dhe "VESHTIRESISE" ?

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Nuk rrine dot muslimanët e muslimanet pa u gerricur me njeri-tjetrin.
    Allahu te shperblefte qe e solle kete artikull ketu.
    Me selame!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Flm orientalist per kete teme.Shpresoj te pakten ne kete teme mos te kete debate po te bejme me te miren per secilin...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    selam alejkum

    pyetja qe kam bere nuk eshte per debat por eshte bere me qellim sqarimi se ajo qe eshte shkruar aty ( pa sqarimin e ketyre termave) te le ne udhekryq.
    gjithsesi secili e di vete se cfare ben.dhe mos u mundoni te hyni ne trurin e tjetrit se nuk eshte aftesi e juaja.
    edhe dicka tjeter:
    mundohuni te pranoni ( ose te pakten te heshtni) dicka qe nuk perfshihet ne sferen e te llogjikuarit tuaj, sepse llogjika njerezore nuk eshte kusht per vertetesi.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Te lutem abdurrahman mund te me thuash nga kush ke marre mesime feje?Eshte me rendesi?

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-01-2009
    Postime
    454
    Citim Postuar më parë nga ruela Lexo Postimin
    Te lutem abdurrahman mund te me thuash nga kush ke marre mesime feje?Eshte me rendesi?
    selam alejkum

    me se shumti nga librat e pastaj audiot e videot.
    nga njerezit "live" kam marre pak

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Faleminderit per pergjigjen.E paske marre islamin sic e kam nisur une.Por tani filloi njohurit shperndahi.Ketu qendron problemi i muslimaneve marrin shume informacion dhe calojne ne shperndarje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •