Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e shkodranja.1
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    209
    jam dakord se islami eshte feja e lehtesise por e lehtesise kur duhet te vendoset mes 2 gjerave te lejuara sic ka vepruar edhe profeti salallahu alejhi ue selem qe ndermjet 2 te lejuareve ka zgjedhur me te lehten,ndersa ju zgjidhni me te lehten ndermjet nje te lejuar dhe nje te ndaluar dhe normal pastaj zgjidhni ate te ndaluaren sepse jua ben shejtani me te lehte dhe kur ka persona qe e kundershtojne thoni ja kjo e veshtireson fene...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Postime
    127
    Je shume e mire shkodrane ,me kenaq me postime e tua.FLm

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anëtarësuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga e-verteta Lexo Postimin
    ISLAMI FEJA E LEHTËSISË

    “… Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron
    vështirësim për ju…”
    (Bekare, 185)


    Feja Islame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu Islamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hyjnore. Kjo fe hyjnore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimet, shqetësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njëjtën kohë kjo fe, njeriun e njofton edhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata duhet vetëm Atij ti besojnë, vetëm Atë duhet ta falënderojnë, vetëm Atij duhet ti mbështeten dhe duhet të kërkojnë vetëm nga bujaria, mirësia, mëshira dhe falshmëria e Tij e madhe.

    Ai njeri i cili e benë mik Allahun, i mbështetet dhe i beson Atij, gjatë gjithë jetës së tij në këtë botë do të jetoj një jetë të lumtur, pa pikëllime, pa shqetësime, pa brenga, pa mërzitje dhe pa vështirësi. Prandaj kjo është njëra nga bukurit dhe lehtësitë më të rëndësishme që sjellë feja Islame për atë njeri që e jeton moralin e Kur’anit. Kështu që edhe Allahu në shumë ajete Kur’anore ka njoftuar se të gjitha obligimet dhe ligjet e Tij janë të përshtatshme me natyrshmërinë e njeriut dhe se brenda këtyre nuk gjendet ndonjë vështirësi e madhe.

    Allahu në Kur’an ka njoftuar se morali i Kur’anit është i lehtë për tu jetuar dhe se do t’ua lehtësoj punët atyre që do të jenë pjesëtar dhe anëtarë të fesë hyjnore, Islamit.

    “Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën” (A’laë, 8)

    “… Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit…” (Haxhxh, 78).

    Edhe Pejgamberi a.s në drejtim të këtyre ajeteve Kur’anore duke thënë: “Feja është e lehtë” i ka thirru njerëzit që të jenë pjesëtar dhe anëtarë të kësaj feje, po edhe në të njëjtën kohë i ka thirrur edhe tu nënshtrohen dispozitave, obligimeve dhe ligjeve të sajë.

    Besimi ose zbatimi i obligimeve që njerëzit i shohin si të vështira në fe, janë citur dhe përcjellë pas ardhjes së fesë, nga ana e mushrikëve ose nga ana e jobesimtarëve që kanë dashur t’i largojnë njerëzit nga feja Islame dhe kështu, ua kanë përcjell njerëzve sikur janë pjesë të fesë së vërtetë. Në këtë mënyrë ata, gjithmonë janë munduar që Islamin ta tregojnë si të vështirë në zbatim dhe përveç kësaj, edhe disa persona për veten e tyre e kanë përvetësuar një fe sa për sy e faqe, duke u mbërthyer në mashtrimin e asaj se do të jetë me e pranueshme dhe më e dobishme për vetën e tyre bërja e asaj që është më e vështiri. Dhe me këtë pretendim ata, janë munduar ta tregojnë vetën e tyre më të ditur, më të sinqertë, më sakrifikues, më solidar, më bujar, dhe më besimtarë të forte dhe më të sinqertë.

    Ndërsa Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta “lehtësojnë” fenë Islame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përket besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhrit, dhe mos tua tregojnë njerëzve të vështir atë që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënie e Pejgamberit a.s është kështu:

    “Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mirë me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje”.

    Ata që i nënshtrohen dritës hyjnore të Kur’anit dhe u përshtaten urdhrave, ligjeve dhe këshillave të tij - me lejen e Allahut- si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër, gjithmonë do të përballohen me lehtësi dhe do të jetojnë një jetë të rehatshme të qetë dhe të bukur.
    Vetem Allahut s.w.t. i takon hamdi askujt tjeter,paqja dhe rahmeti i Tij s.w.t. qofshin mbi Muhammedin s.a.w.s.,familjen,shoket dhe te gjithe ata qe ndjekin rrugen e tij s.a.w.s. deri ne diten e gjykimit!!
    -"e-verteta" Allahu s.w.t. te shperbleft per kete mund tendin,dhe ti falt gjynahet...ke bere nje gabim te cilin inshAllah ,Allahu s.w.t. ta fale!

    -Ne fillim ke thene:"Feja Islame është feja më e mirë ...",kjo nuk ben te thuhet keshtu,ngase po ben krahasim mes Islamit dhe feve te tjera...dhe meq fete e tjera jane te devijuara,atehere kjo i bjen qe Islami eshte me e mira nga te devijuarat...pra me e mira prej te kqijave....pra Allahu s.w.t. te shperbleft,dhe ne vend te fjalis:"Feja Islame është feja më e mirë " thuaj ate qe na tha Krijuesi s.w.t. ne Kur'an :"Feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami". (Ali Imran, 19)...pra larg krahasimeve ne mes te kqijave(tjerave) dhe Islamit,Allahu s.w.t. na ndihmofte vetem Ai s.w.t. eshte ndihmesi!!!...esselam alejkum...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Sheikh Muhamed Nasuridin Albani
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 11:01
  3. A është përhapur islami me shpatë?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:17
  4. Kerkese muslimaneve
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-07-2006, 03:33
  5. Islami NdËrmjet Lindjes E PerËndimit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-05-2005, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •