Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ekstremistet Vrasin Sekretarin E Komunitetit Mysliman Sali Tivari

    Dy te rinj vrane njeriun e fese

    Tirane - Dy te rinj me mjeker qe kane hyre dhe kane dale pas pese minutash mendohet te jene ekzekutoret e Sali Tivarit. Vrasja sipas hetimeve paraprake te policise eshte bere me silenciator dhe nga afer, ndersa nuk dihen ende motivet e verteta. Flitet per shkak te detyres, zgjedhjeve qe zhvilloheshin se afermi, per abuzime, prona, investime e fonde, pa perjashtuar aktin terrorist. Sapo hyn ne zyren e tij qe gjendej ne katin e dyte te Komunitetit Mysliman, ai eshte vrare me tre plumba berete ne zemer. Policia ka bere shoqerimet e rastit.

    Vrasja e heshtur

    Ėshte konsideruar nje vrasje e heshtur per vete rrethanat. Sali Tivari, 59 vjec, me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Komunitetin Mysliman, eshte gjetur nga nje prej punonjesve i pajete ne zyre. Askush nuk i ka degjuar te shtenat, por sipas deshmise se rojes, ai ka pare dy te rinj me mjeker qe jane ngjitur larte dhe qe mendohet te jene autoret e vertete, ndersa jane bere 14 shoqerime. Policia menjehere pas mberritjes ne vendngjarje ka bere shoqerimin e nenkryetarit te komunitetit, sekretares se grave myslimane, njekohesisht e martuar me nenkryetarin, rojet e godines dhe zyrtare te tjere qe ndodheshin ne pune ne periudhen kohore 8.00-8.25, kur dhe eshte gjetur trupi i pajete. Burime te policise thane pas ngjarjes se dyshimet e para mbi motivin jane ato te nje konflikti te brendshem qe pas akumulimit ka shperthyer ne hakmarrje brenda sektit per probleme te abuzimeve e te detyres qe i ndjeri kryente. Por nuk jane perjashtuar edhe pistat e tjera, si fushata e zgjedhjeve qe kishte nisur brenda komunitetit dhe automatikisht Tivari ishte numri dy i perfaqesise pas Haxhi Hafiz Sabri Kocit. Here pas here 59 vjecari Tivari eshte akuzuar e goditur nga personat brenda komunitetit per abuzime, ceshtje te pronave, falsifikime etj, por keto nuk kane qene asnjehere te faktuara dhe kane mbetur ne kuadrin e nje fushate te zakonshme per karrike. Deshmitare dhe persona qe e njihnin viktimen u shprehen se ishte person qe mbante ekuilibret brenda komunitetit dhe i sakte administrativisht ne veprimet qe krynte. Ndersa te tjere qe nuk deshen te identifikoheshin thane se 59 vjecari, qe mbante postin prej 12 vjetesh dhe me pare kishte punuar si jurist e noter, ka patur konflikte te brendshme, por qe nuk mohuan se vepra mund te kete ndodhur edhe per ceshtje lekesh e pronash. Gjithsesi vrasesit nuk kane levizur gje nga zyra, kurse policia ka marre ne cilesine e proves materiale te gjitha dosjet e pronave, fondeve e investimeve qe gjendeshin ne rafte.

    -Ngjarja

    Ka qene ora 8.25 e mengjesit. Nje nga punonjesit ka hyre ne zyren e sekretarit te pergjithshem, i cili vinte heret cdo mengjes dhe e ka pare te shtrire pertoke. "Te gjithe kujtonin se atij i kishte rene te fiket, por kur e zbriten tek shkallet per ta hipur ne makine, pash se nen xhakete kishte nje njolle te madhe gjaku", tha nje nga deshmitaret. Menjehere eshte njoftuar policia qe ka mberritur ne vendngjarje. Brenda pak minutash kane zbarkuar te gjithe hefat e medhenj te bluve. Ekspertet kane hyre ne zyre dhe kane kryer veprimet e para. "Ne trup ka patur tre plumba, te gjithe ne gjoks, ne krahun e zemres, njeri prej te cileve ka mbetur brenda dhe vdekja ka qene e menjehereshme", thane burime te policise. Pas keqyrjes se kufomes eshte vene re nje gerrvishtje nen mjeker qe mund te jete shkaktuar pas renies pertoke e perplasjes ne tavoline, ose karrike. Ekspertet kane mohuar qe viktima te jete qelluar nga dritarja. Dy prej plumbave te dale kane qelluar dollapin dhe murin e zyres, ndersa 59 vjecari eshte gjetur ngjitur me raftet ku mbante dosjet. Roja i turnit eshte marre si deshmitar dhe eshte shoqeruar. Ka rrefyer se ka pare deri ne momentin qe eshte mesuar ngjarja dy te rinj me mjeker qe kane hyre siper dhe kane dale shpejt, por qe nuk i ka vene re mire. Burime te policise qe hetuan u shprehen se ky ekzekutim nuk mund te kete ndodhur kurrsesi pa nje ndihmese te brendshme. Jane shoqeruar edhe 12 zyrtare si deshmitare e per verifikime, nderkohe qe jane mbajtur si te ndaluar paraprake e te dyshuar nenkryetari dhe gruaja e tij. Policet kane kerkuar edhe ne hyrjen sekrete nga pas godines nese mund te gjenin gjurme, ose armen e hedhur. Kerkimin e fundit rreth ores 15.00, pas demonstrimeve ne shesh me rastin e festes, e ka bere makina antimine dhe qente ne catine e nderteses kater kateshe. Nuk eshte gjetur asnje shenje. Blute kane rrethuar vendngjarjen dhe nuk kane lejuar askend te hyje ne ambiente per shkak hetimesh. Rrethimi ka zgjatur deri rreth ores 16.00 kur zyrat jane mbyllur me heret nga ditet e tjera.

    -Autoret

    Agjentet jane mbeshtetur ne rrefimin e rojes, por nuk kane neglizhuar konfliktet qe Tivari ka patur me persona te ndryshem. Kane nisur gjurmimin nga nenkryetari, tek sekretari i viktimes qe nuk ka qene ne zyre ne ato momente dhe ka ardhur me vonese, tek gruaja e nenkryetarit, njekohesisht sekretare e gruas myslimane dhe zyrtaret e tjere. As Haxhi Hafiz Sabri Koci nuk ka qene ne ato momente ne zyre, madje nuk eshte paraqitur fare. Sipas hetimeve te kryera vrasja ka qene e menduar mire dhe e planifikuar qe te dukej si akt terrorist, duke shfrytezuar festen e policise kete fillim jave. I pranishem ne zyre ka qene nenkryetari. Ketu policet jane mbeshtetur ne hetime. Burime te policise thane se vrasja eshte kryer me ndihme nga brenda institucionit, pasi vrasesit nuk mund te ishin te sigurte nese kishte njeri, apo jo ne katin e dyte. Deshmia e dhene eshte e besueshme. Dy te rinj me mjeker mund te hynin me kollaj se nje i zakonshem. Por jo pa ndihme nga brenda. Levizjet e 59-vjecarit jane studiuar. Ne momentin qe ai eshte futur ne zyre, i vetem, kur dhe zyrtare te tjere nuk kishin mberritur ende, personat jane futur qete-qete, ndoshta te ndihmuar nga brenda. Pa iu dridhur dora kane qelluar tre here ne zemer 59-vjecarin Tivari dhe jane larguar po ne qetesi. Askush nuk ka degjuar gje, nuk ka pare gje, derisa kane kaluar 25 minuta dhe nje person qe s'ka ditur gje rreth asaj qe ka ndodhur ka hyre ne zyre. Per te humbur gjurmet autoret kane mbyllur deren para se te largoheshin. Pas keqyrjes se vendngjarjes jane gjetur tre gezhoja qe i korrespondonin nje pistolete "bereta", te ciles i eshte vendosur edhe silenciator per te mos u degjuar zhurma.

    Artur Qorraj

    -Pistat e vrasjes sipas policise

    1- Per shkak te detyres qe mbante prej 12 vjetesh dhe zgjedhjeve te reja ne Komunitetin Mysliman

    2- Per shkaqe te ndarjes se pronave, fondeve e investimeve dhe akuzave per abuzime qe i ishin bere here pas here

    3- Konflikte te brendshme per shkak te konceptit te drejtimit, pasi njihej si njeri i moderuar ne drejtim dhe ekuilibrues

    4- Per shkak te pazareve te bera, pasi eshte akuzuar nga disa te rinj nga Elbasani

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128
    ok shijaks
    por fjala ekstremist pa u ndikuar nga gazetat
    nuk mund ta perdori askush pa u thene fjala nga prokuroria
    sepse pista me e ndjekur eshte ajo e konflikteve financiare

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Interviste

    Kete shkrim lidhur me vrasjen ne fjale po e sjell ashtu si e mora (pa nderhyrje).

    "Ne Komunitetin Mysliman ka eksponente, te cilet kane studiuar ne shkolla gjysme ushtarake dhe gjysme fetare me prirje fondamentaliste". Fatos Klosi, ish-shefi i Sherbimit Sekret Shqiptar, ka zbardhur dje, ne nje interviste te shkurter per gazeten "Koha Jone", disa takime me Sekretarin e Pergjithshem te Komunitetit Mysliman shqiptar, Salih Tivari, te vrare nje jave me pare ne Tirane. Sipas Klosit, rreth dy vjet me pare, Tivari i kishte ngritur shqetesimin e tij per ekzistencen e dy rrymave kontradiktore ne kete komunitet. Nje prej tyre ishte ajo me karakter fondamentalist qe perfaqesohej nga te rinj qe kishin studiuar ne Arabine Saudite dhe nje tjeter nga moderatore, te cilet perfaqesoheshin nga Salih Tivari. Por, Klosi shton me tej se, edhe pse ceshtja eshte trajtuar me kujdes, shteti nuk mundi te nderhynte ne kete konflikt.

    Zoti Klosi, sipas informacioneve, Sekretari i Pergjithshem i Komunitetit Mysliman, Salih Tivari, iu ka kerkuar ndihme pasi ndjehej i kercenuar gjate kohes qe ju ishit ne detyren e shefit te Sherbimit Sekret?

    Jo i kercenuar. E perseris, jo i kercenuar. Ngjarja eshte keshtu. Rreth dy vjet me pare Salih Tivari me ka kerkuar takim dhe une e kam pritur. Ai me ka ngritur shqetesimin e vet se ne komunitetin mysliman kishin nisur probleme mes dy rrymave. Nje prej te cilave ishte ajo radikale me prirje fondamentaliste dhe tjetra e moderuar, te cilen e perfaqesonte Tivari. Pas ketij takimi, jemi takuar edhe disa here te tjera ku ceshtja kryesore ka qene pikerisht kjo kontradikte.

    A moret ndonje mase lidhur me shqetesimin e tij?

    Ne i morem ne konsiderate ato qe na tha Tivari dhe e ngritem shqetesimin tone ne nivele te larta. Por shteti nuk mundi te nderhyje ne kete konflikt, per vete karakterin se kishim te benim me fene.

    A ishte ne dijeni SHISH-i per ekzistencen e nje sekti fetar mysliman me emrin "selafi"

    Po kemi qene ne dijeni te ketij sekti qe vepronte brenda Komunitetit Mysliman Shqiptar. Behet fjale per nje rryme radikale, te ashper dhe me prirje fondamentaliste. Ata perfaqesoheshin nga djem te rinj qe kishin studiuar ne shkolla gjysme ushtarake dhe gjysme fetare ne Araine Saudite dhe ne vende te tjera arabe. Ne kemi pasur te dhena per ta, por duhet thene se puna ka qene delikate.

    A kishte mundesi shteti qe te ndalonte shkollimin e ketyre te rinjve ne te tilla shkolla te dyshimta?

    Shteti nuk ka mundur te ndalonte kete lloj shkollimi. Instancat shteterore nuk kane qene fare te interesuara per te ndaluar kete lloj arsimimi.

    A mendoni se mund te shmangej vrasja e Salih Tivarit?

    Kete lloj vrasje une do ta cilesoja si vrasje brenda familjes myslimane. Dhe, si e tille, ajo eshte e veshtira per t'u hetuar. Me e mira do te ishte qe informacionet per hetimin t'ua merrni atyre qe jane duke hetuar ceshtjen. Pasi vete fakti qe une jam i larguar do te thote qe nuk jam i informuar lidhur me ecurine e hetimit.

    Intervistoi: Roland Qafoku
    IHS

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128

    bismil lahirr rrahmanirr rrahim

    shpresmir
    gazetari pyet

    A kishte mundesi shteti qe te ndalonte shkollimin e ketyre te rinjve ne te tilla shkolla te dyshimta?

    klosi pergjigjet:

    Shteti nuk ka mundur te ndalonte kete lloj shkollimi. Instancat shteterore nuk kane qene fare te interesuara per te ndaluar kete lloj arsimimi.

    kjo eshte vetem shpifje

    po. segmente te caktuara perpiqen te hedhin balte mbi islamin dhe ta shemtojne ate me nofken e terrorizmit qe tani eshte ne mode

    nqse shteti ska fuqi te te ndalonte shkollimin e tyre
    shteti shume mire mund te kontrolloje programin e shkollave ku te rinjte shqiptare shkollohen dhe dipllomohen
    dhe solucioni eshte i thjeshte besoj
    por ne dhe shteti si dhe shiku e din shume mire se pervec teologjise nuk mesohet asgje me teper
    po te qe ndryshe do i kishte dalur era kesaj meseleje dhe keto te rinj do ishin neper burgje
    u bene 12 vjet qe feja eshte e hapur dhe nje gje te tille as qe kemi degjuar dhe as do degjojme

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    shpresmiri.
    paskam qene duke vdekur injorant pa e ditur qe ne arabine saudite paska shkolle gjysem ushtarake.
    nuk eshte e vertete qe ne shqiperi ekzistojne dy rryma islame.
    por eksistojne dy mendime qe jane te peraferta.
    dhe kundershtimi i tyre qendron se selefite thone se duhet te punojme per fene tone edhq ne qofte se dime pak.
    kurse hanefijte jane te mendimit se me pare duhet te nreqim veten dhe pastaj te tjeret.
    pra qellimi i njenjte feja enjenjte dhe as nuk dua qe te kete nje mendim per shkak se islami nuk eshte regjim komunist qe pranon vetem nje mendim.
    mos valle ky kundershtim te dergon deri aty sa te vrasesh nje njeri?
    kurse sali tivari nuk i perkiste asnjerit prej ketyre grupeve por nje grupi te trete dhe ky quhej spiunumi ne shikun shqipetar per cdo aktivitet islam dhe besoj se shiku kur e pa se nuk kishte me nevoje per te i dha shkelmin.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Akoma me gazetat ju mer aman.Ate as nuk e besoj se mund ta kene bere ato djemt me mjekra.Sse lajmet e gazetave jane thjesht bisnes po nuk shruajten lajme te tilla nuk u shiten ato jo.

    Me respekt ^^Gjalica^^

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Po, po

    Sot gjithēka ėshtė e mundshme!
    IHS

  8. #8
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Mbase ke dhe te drejte ti.Po ato djemt e rij ne shiperi jan me te afte tani se feja jone ne shqiperi eshte bere dhe behet sipas politikes nga udheheqesit e vjeter.Une per vete nuk e pelqej ate myftin e qytetit tim.

    Me respekt nga ^^Gjalica^^

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    OKOMA ME PROBLEME KOMUNITETI MYSLIMAN NE SHQIPERI
    SA E LEHTE ESHTE BERE TE VRASESH NJERES TE PA FAFAJSHEMN
    SI PUNE KETI QE QENKA VRARE
    SA KEQ ME VJE PER KETA NJERES TE PA FAJSHEM SE SOT I KA ARTHE KOHA QE TE VRASIN NE MES TE RRUGES
    SESHTE E LEHTE KJO QE ESHTE BERA
    ME NDERIME SHIJAKSI LONDON PER KETE FAQE QE KA HAPUR
    ME RRESPEKT ILJO

Tema tė Ngjashme

  1. Ekstremistėt ekzekutojnė Salih Tivarin
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-01-2022, 16:25
  2. Pėrgjigje: 170
    Postimi i Fundit: 31-08-2011, 03:13
  3. Myslimanėt e Shkodres kundėr shkarkimit tė myftiut
    Nga iliria e para nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-11-2006, 10:00
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Komuniteti Mysliman dhe legjislacioni
    Nga Iliriani nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 12:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •