Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë...

    Të drejtat e vëllait tënd


    E enjte, 07 Maj 2009 14:13

    I Dërguari i Allahut (paqa e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:

    "Asnjë nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë, derisa të dëshirojë për vëllain e tij atë që dëshiron për vete". (Buhariu) Me të vërtetë që mënyra më e mirë për ta kënaqur vëllain tonë, është ta vlerësojmë pozitën e tij dhe të dëshirojmë për të, atë që dëshirojmë për vete. Profeti (paqa e Zotit qoftë mbi të), na ka treguar neve një mënyrë gjithëpërfshirëse, për t'i mbajtur lidhjet vëllazërore. Ai tha: "Muslimani ka gjashtë të drejta mbi muslimanin:…"

    "…Kur ta takosh, përshëndete…."

    Me një buzëqeshje, fytyrë të qeshur dhe me 'selamu alejkum', është mënyra më e mirë për ta takuar vëllin tënd. Ne duhet t'i shmangim dhe evitojmë zgjedhjet e personave mbi të cilëve u takon kjo e drejtë. Pavarësisht nga gjendja dhe pozita shoqërore që kanë muslimant, ne duhet t'ua hapim këtë derë të gjithëve. Përshëndetja me selam është akullthyesi më i mirë, i cili sheshon çdo pengësë, që ndoshta edhe pandërgjegjshmërisht na rrethon si mburojë ndaj pushtimeve të huaja.


    "…kur të fton përgjigju ftesës së tij…"

    Kur vëllai yt të fton ty në një festë, ti je i detyruar të shkosh, madje edhe nëse nuk more pjesë në festën e Bajramit të kaluar. T'i përgjigjesh ftesës në rast martese apo vënies së emrit të ndonjë fëmije, do të thotë të ndash kënaqësinë me vëllain tënd dhe gjithashtu të bashkohesh edhe më vëllezër të tjerë.


    "…kur ai kërkon këshillë, këshilloje…"

    Kur vëllai të vjen për ndonjë hall, duke kërkuar këshillën tënde, jepja atë që kërkon, madje edhe nëse kjo gjë është e mirë për ty. Kujto që ti i dëshiron atij më të mirën, apo nuk është ashtu? Ji i sinqertë në këshillën tënde. Mos e përço atë që të është mirëbesuar, tek persona të tjera, përveç kur do të vërtetosh diçka, por edhe atëherë ti nuk duhet t'ia zbulosh emrin si drejtëpërdrejt ashtu dhe tërthorazi.


    "…kur ai teshtin dhe e falendoron Allahun, thuaji atij:"

    "Allahu të mëshiroftë…" Kur një musliman teshtin, gogësin, apo kur pengohet dhe ai e kujton dhe falendoron Allahun, ne duhet t'i përgjigjemi atij me një lutje që Allahu ta mëshirojë atë. Nëse ne hasim në ndonjë vëlla që është neglizhent apo që e lë pas dorë falenderimin ndaj Allahut në çdo gjë, atëherë me sa të mundemi duhet ta vëmë atë para përgjegjësisë, si para vetes ashtu dhe para të tjerëve. Pra, mësimi është: "Falenderoje Allahun në çdo rrethanë dhe vlerësoje këdo që vepron kështu.


    "…kur është i sëmurë, vizitoje…"

    Kur të shkoni të vizitoni vëllin e sëmurë, merrni me vete një dhuratë, qoftë dhe diçka të vogël, në mënyrë që ta ndihmoni atë të përmirësohet nga gjendja shpirtërore. Nëse dhuratën nuk e përballoni dot, atëherë sigurohuni nëse jeni i armatosur me fjalë inkurajuese dhe shpresëdhënëse nga Kurani dhe Suneti. Mos u zbrapsni nga fakti që vëllai juaj është më i ditur se ju- ju jeni atje për ta bërë atë optimist dhe jo për të konkuruar me të. Lutuni për të dhe lejojeni dhe atë që të lutet për ju gjithashtu.


    "…dhe…kur të vdesë merr pjesë ne varrimin e tij…"

    Të marrësh pjesë në ritualet e fundit të vëllait tënd, është më e rëndësishme nga të gjitha. Duke folur mirë dhe duke kërkuar falje për të, do t'ia lehtësoni atij gjendjen në varr, lidhur me harenë, lumturinë dhe dënimin. Pasi ta varrosni vëllain tuaj, mos ia ktheni atij shpinën. Të mos e braktisësh nënkupton, që pas vdekjes së tij, të kujdeseni për familjen e tij, ta kujtoni atë vazhdimisht me dua dhe të jepni edhe lëmoshë për të.

    http://www.mesazhi.com/news_detail.php?id=11751

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e buja_20
    Anëtarësuar
    13-03-2009
    Postime
    263
    eselamu alejkum

    Ka thene Pejgamberi alejhi selam:

    "Besimtari më i plotë në iman është ai që është me edukatë më të mirë."


    Me nje hadith te vertet Pejgamberi alejhi selam e keshilloj nje sahabi dhe i tha:


    • "Ruje gjuhen (ruju se qfare po flet, d.m.th mos fol flliqesira dhe fjale qe jane mekate dhe gjynahe) dhe shko te shpija jote dhe qaj per gabimet e tua".


    ka thene i Derguari alejhi selam:

    "I mençur është ai që e gjykon veten e tij"
    Ndryshuar për herë të fundit nga buja_20 : 11-05-2009 më 16:58

  3. #3
    ariiii Maska e Arber gerguri
    Anëtarësuar
    16-10-2006
    Vendndodhja
    Bardh i Madh - Fushe Kosove
    Postime
    809
    Gjithashtu:

    Thote ne nje hadith pejgamberi a.s : Nuk ka plotesuar besimin ai, derisa nuk i'a don vellaut te tij te miren, ashtu si per vehte e tij.

Tema të Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  4. Pyetje Drejtuar Krishterëve nga Xhenneta Morina
    Nga Xhenneta-Morina në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 161
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 11:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •