Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Milani fiton pas penalltive
    Përfaqësuesja e Shqipërisë, e dominuar nga lojtarët e rinj, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e madhe italiane Milan.

    Takimi miqësor i zhvilluar të martën mbrëma në “Qemal Stafa”, ndërmjet Shqipërisë dhe Milanit, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 3-3, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më efikas u treguan lojtarët e Milanit, të cilët u shpallën fitues të Trofeut Taçi Oil.

    Rossonerët arritën të krijojnë avantazh të dyfishtë me golat e Ronaldinhos dhe Shevchenkos, mirëpo Përfaqësuesja kuqezi arriti të kthehej në lojë dhe jo vetëm të barazonte, por ta përmbyste rezultatin.

    Lojtarët e Kombëtares shqiptare u treguan shumë më ‘të gjallë’ në gjysmën e dytë të takimit duke shënuar tre gola.

    Vila ngushtoi epërsinë në 2-1, Muzaka e barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa Hamdi Salihi e kaloi Shqipërinë në epërsi.

    Megjithatë, lojtarët vendas nuk arritën ta ruanin epërsinë deri në fund të ndeshjes, pasi që pas një depërtimi të superyllit brazilian, Ricardo Kaka, si gjithmonë, përpara portës u gjet Filippo Inzaghi , i cili barazoi rezultatin në 3-3.

    Për ta vendosur fituesin u desh që të ekzekutoheshin penalltitë, dhe nga njëmbëdhjetëmetërshat më të saktë u treguan Rossonerët, të cilët fituan me rezultat 5-4.

    /Telegrafi/
    _________________________


    Ne nje atmosfere festive qe “pushtoi” stadiumin “Qemal Stafa”, Milan ka mundur kombetaren B te Shqiperise nga pika e bardhe e 11 metershit, duke fituar trofeun e dyte “Taci Oil”.

    Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 ku kuqezinjte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 22-te me Ronaldinho qe shfrytezoi nje asist te brazilianit tjeter Pato, duke kaluar portierin Ujkani.

    Golin e dyte e shenuan serish miqte me ane te sulmuesit Schevcenko ne minuten e 48-te pasi mbylli nje trekendesh me Kaka. Me pas ndeshja ka folur per kombetaren shqiptare te udhehequr nga Artan Bushati. Goli i pare erdhi ne minuten e 64-t me Andi Lilen.

    Vetem 5 minuta me vone Muzaka barazoi rezultatin me nje gol te shkelqyer, ndersa Salihi kaloi ne avantazh kuqezinjte me nje gol te shenuar me koke ne minuten e 76-te. Eshte dashur magjia e Kaka qe Milani te barazonte pak minuta para fundit pasi braziliani hyri ne mbrojtjen shqiptare duke i dhene nje asist sulmuesit Inzaghi.

    Nga pika e bardhe e 11 metershit Milan eshte treguar me i sakte, pasi Kaka, Seedorf, Flamini, Thiago Solva dhe Inzaghi kane shenuar, ndersa per Shqiperine shenuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, por Beqiri e ka nxjerre topin jashte. /Top-Channel/
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 12-05-2009 më 16:07
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #32
    FarewellToNavy Maska e FTN_2004
    Anëtarësuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    West by God Virginia
    Postime
    326
    Nje gje nuk e kuptoj ose justifikoj dot...

    Pse e kane lojtaret tane dhe komentatoret, si dhe shqiptaret, sindromen e inferioritetit aq te larte?

    Nuk e kuptoj dot, ne te gjitha intervistat flisnin gati me perulje per fatin e madh qe iu dha te luajne kunder kampioneve ???

    Kombetarja s'ka per te pas ndonjehere hajer derisa te mesoj t sillet si ekip profesional, dhe job ekip i varfer i botes se trete!
    NeverAgainVolunteerYourself

  3. #33

  4. #34
    .. Maska e km92
    Anëtarësuar
    24-08-2005
    Vendndodhja
    Kumanovë
    Postime
    4,210
    A ka noj foto?

  5. #35
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Ky tranjeri i shpreses me pelqeu se si e kishte organizuar ndeshjen
    te gjith te rinje skishte mar ata qe luajn gjithmon me kombetaren per kete me pelqeu
    shum se si e organizoi lojen dhe si si djemt luajten bukur bravo i qoft
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  6. #36
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004 Lexo Postimin
    Nje gje nuk e kuptoj ose justifikoj dot...

    Pse e kane lojtaret tane dhe komentatoret, si dhe shqiptaret, sindromen e inferioritetit aq te larte?

    Nuk e kuptoj dot, ne te gjitha intervistat flisnin gati me perulje per fatin e madh qe iu dha te luajne kunder kampioneve ???

    Kombetarja s'ka per te pas ndonjehere hajer derisa te mesoj t sillet si ekip profesional, dhe job ekip i varfer i botes se trete!
    Shum e drejte kjo qe the!! Ndaj edhe jemi ne kte nivel qe jemi, sepse ndihemi teper inferior ndaj te tjerve, duket sikur erdhi ekip nga parajsa qe te luaje me Kombetaren ton!!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #37
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga FTN_2004 Lexo Postimin
    Nje gje nuk e kuptoj ose justifikoj dot...

    Pse e kane lojtaret tane dhe komentatoret, si dhe shqiptaret, sindromen e inferioritetit aq te larte?

    Nuk e kuptoj dot, ne te gjitha intervistat flisnin gati me perulje per fatin e madh qe iu dha te luajne kunder kampioneve ???

    Kombetarja s'ka per te pas ndonjehere hajer derisa te mesoj t sillet si ekip profesional, dhe job ekip i varfer i botes se trete!
    Ke te drejt. Po postoi nje shkrim interesant nga nje Gazet Shqiptare.

    ___________________

    Më mirë shqiptar se… milanist

    Në aeroportin e Rinasit në mëngjesin e djeshëm nuk ka qenë njësoj si herën e fundit kur Milani erdhi në Tiranë. Milani ishte më i plotë, por më pak i gëzuar. Askush nuk del të ecë në këmbë krah për krah, me ata që qajnë çdo fundjavë për sukeset apo hidhërimat e tyre, duke preferuar autobuzin, ndërkohë që edhe vetë shqiptarët nuk e kishin marrë me aq pasion rrugën drejt aeroportit kryesor të vendit.

    Disa të rinj e të reja me pankarta e me kamera në duar nuk është se bënë vrapin e jetës për të ndjekur automjetin që shoqëronte kuqezinjtë. Janë ndaluar në disa duartrokitje të ethshme gjithësesi dhe kanë mbetur të befasuar nga një gjest aspak i hijshëm për një miqësore luksi. Autobuzi i parë që shoqëronte lojtarët e dorës së dytë nuk përshëshndeti askënd. Të shikoje fytyra te bezdisura të Senderos (a thua apo Pirlos që me shumë mërzi dhe bezdisje kthenin kokën nga një turmë që s’kishte fjetur gjumë për të ardhur e për t’i takuar ishte shumë shumë fyese. Akoma më fyese ishte atubozui i dytë dhe pamja që ofronte. Yjet e mëdhenj që do të vinin në Tiranë qëndronin të izoluar në xhama të errëta. Ndokush ngriti supet dhe pyeti: a i kanë sjellë me zor në Tiranë?! Megjithatë ne shqiptarët jemi kaq shumë të dashuruar me yjet sa nxituam t’i shihnim dhe në stadium. Madje të paguanim dhe aq sa mund të mbaje veten mirë një javë rresht.

    Në rrugët e Tiranës gjatë paradites s djeshme, dhjetëra semaforë ndaluan së punuari, qindra policë survejonin, ndërkohë që shumë kaos dhe një trafik i paparë mbizotëronte. Me gjysmë zëri (nuk guxonin ta thonin me zë të lartë) dhe ata që gjendeshin në aeroport për t’i përshëndetur lëshuan fraza të tipit: edhe Milani na duhej. Prisni nuk ka mbaruar me kaq.

    Sidomos përpara fillimit të ndeshjes stadiumi “Qemal Stafa” kishte një pamje për të ardhur keq. Një turmë e madhe njerëzish kishin veshur fanelat e kundërshtarit tonë të lavdishëm dhe shijonin çdo moment të Ronaldinjos, Patos apo Shevçenkos, si brenda dhe jashtë fushës. Një spiker shumë interesant, por që dukej qartë që me futbollin kishte pak lidhje, shpërthente në “orgazëm” në prezantimin e te tij për yjet kuqezinj dhe harroi për një çast se në anën tjetër të fushës qëndronin dhe ata, përfaqësuesit e Kombëtares shqiptare, kushdo qofshin. Për ta shtuar panoramën mungoi himni i flamurit kuqezi dhe dyert u hapën në mënyrë të rrufeshme menjëherë pas vërshëllimës së parë. Pra gjithçka për të qenë origjinalë në llojin tonë. Duhet një stadium i mbushur. Për të mos fyer Milanin.

    Të shikoje fëmijë të moshës 5-6 të shoqëruar nga prindërit e tyre që konsumonin pa fund fara dhe fjalët më banale të mundshme në tribunën qëndrore, duke qarë për gol të pësuar nga Milani, ose për gol të humbur ishte në kufijtë e irritueses. Ne shqiptarët po edukojmë një brez me një dashuri të jashtëzkaonshme kundrejt të tjerëve. Dhe aspak kundrejt ngjyrave tona të flamurit.

    Mund të ngjajë e gjitha patetike, në të vërtetë dihet botërisht që dje të gjithë kanë shkuar për të parë Milanin. Por fundja këta të fundit më shumë se sa shijuar nuk duhet aspak ezkagjeruar. Një stadium i tëri ka përshëndetur Ronaldinjon në rastin e golit të parë dhe ka mbajtur frymën në një moment kur Salihi mund të kishte shënuar. Teorikisht duhet të ishte e kundërta.

    Të gjitha këto “tipike shqiptare” duhen të kenë kaluar mbi kokat e futbollistëve tanë në pushim të ndeshjes. Për hir të së vërtetës në pjesën e parë Shqipëria nuk ishte në fushë e lojës. Ndoshta sepse nuk po luanin realisht në fushën e tyre. Dukej një Shqipëri në “San Siro”. Një stadium i tërë po i mëshironte. Hiq anësorin nga krahu i tribunës që në ndonjë rast u bë më shqiptar se duhej duke akorduar off-side të çuditshme pjesa tjetër harronte se përballë Milanit nuk po luante asnjë klub. Por Kombëtarja e tyre, dora vetë.

    Në pjesën e dytë shqiptarët e fushës u dhanë një leksion shumë të mirë atyre nëpër tribuna. Këta të fundit sërish si shqiptarë të bindur reaguan. Dhe filluan të shijonin thirrjet Shqipëri, vetëm pasi lojtarët filluan të luanin. Sepse në pjesën e dytë luajtëm dhe ne shqiptarët. Në fushë dhe nëpër tribuna. Hyka bëri aq shumë gjëra sa të gjithë habiten jo vetëm si nuk luan në Mainz por edhe te Shqipëria. Muzaka rishënoi një gol dhe ndoshta fitoi Kombëtaren, ndërkohë që Vila është pa diskutim zbulimi i fundit i një futbolli që nuk paska vdekur. Salihi bëri atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë, ndërsa Agolli bën Bekhamin nga e majta, ndërkohë që Ujkani krjon më shumë siguri, të njëjtën që i kishte munguar në pjesën e parë. Do të ishte shumë e bukur për të qenë e vërtetë fitorja, dhe Kaka kujton se përballë ka Liverpulin e 2005-ës. Që të mos pësohet i njëjti fat nxiton të prodhojë një super gol. Dhe pastaj merr një të vërdhë. Jemini, gjyqtari i ndeshjes ia kishte premtuar gruas. Sa shqiptarë që jemi.

    Në fund të gjithë kanë duartrokitur përfaqësuesen shqiptare. Të njëjtën përfaqësuese që e patën injoruar për pjesën më të madhe të ditës. Përshëndetën një grup futbollistësh që dhanë sinjale të shkëlqeyra se kanë një të ardhme shumë të mirë në këtë skuadër.

    Në momentin e ngritjes së Kupës, presidenti i Republikës nxiton t’ja kalojë trofeun të madhit Inzagi. Vetë njeriu numër 1 i Shqipërisë. Në një ndeshje bamirësie, krejtësisht pa vlerë. Imagjinoni pak ndonjë president tjetër të Botës që e bën një gjë të tillë. Më pas ka kthim “në identit”. Himni i Milanit pushton Tiranën dhe atje sidomos në tribunën përballë ka pasthirma shumë më të nxehta për Inzagin sesa bie fjala për Duron. Ata që gëzuan kaq shumë për Milanin që erdhi në Tiranë, duhet që në fund të ndeshjes të ndiheshin të zhgënjyer. Milani i tyre nuk fitoi dot. “As” kundër Shqipërisë. Qoftë edhe për këtë arsye është më mirë të ndihesh shqiptar se sa milanist, apo interist e kudiçfarë. Shqipëria nuk është kaq e shëmtuar. Përkundrazi dje ka qenë shumë e bukur. E veshur me të bardha ajo ngjante më kquezi se kuqezinjtë në anën tjetër të fushës. /Sport Expres/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  8. #38
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Fanella e Kaka-së shitet në Tiranë për 15.500 euro

    Bekam u “shit” ne ankand për 8000 euro, ndërsa Ronaldinjo për 5500 euro.“Ultrasi” Vangjeli shpenzoi 25500 euro për tri bluza të Milanit.

    15 mijë e 500 euro. Kaq ka kushtuar në ankand bluza origjinale e yllit brazilian të Milanit, Kaka, nga një “ultras” i quajtur Arjan Vangjeli, çka ishte edhe shuma më e madhe e paguar gjatë ceremonisë zyrtare për shitjen e bluzave të lojtarëve të Milanit, të cilët morën pjesë në ndeshjen miqësore ndërkombëtare Shqipëri-Milan, të vlefshëm për edicioni e dytë të trofeut “Taç Oil Albania Reads”.
    Vangjeli ishte i pangopur, pasi ishte ai që bleu bluzën e ish-kapitenit të Kombëtares angleze, Devid Bekam, në shumën e 8 mijë eurove, fanella e dytë më e shtrenjtë e shitur.

    “Çmenduria” e tij vazhdoi edhe me bluzën e Tiago Silvës, i konsideruar si pasuesi i legjendës Paolo Maldini, për të cilën Vangjeli shpenzoi 2 mijë e 100 euro, ndërkohë që në total shpenzoi 25 mijë e 600 euro. Bluza e Paolo Maldinit edhe pse ai nuk ishte kësaj radhe në Shqipëri u shit 5 mijë e 500 euro, dhe u ble po nga Irgen Selfo.

    Ronaldinjos duket se i ka rënë “vlera” në Shqipëri, edhe për faktin se ai vinte për herë të dytë në Tiranë. Bluza e “El Gauchos” u ble nga Irgen Selfo në shumën e 3 mijë e 800 eurove, ky bleu edhe bluzën e Senderosit për 3100 euro. Bluza e të ashprit Gatuzo u ble në ankand çuditërisht nga një femër, Elona Hasanmata: 3 mijë e 300 euro.

    “Super-Pipo” u ble nga Maringelen Bundo për 3 mijë euro, ndërkohë që fanella e Patos u pronësua nga Gramoz Taçi në shumën e 2 mijë e 400 eurove. Edhe nështetas italianë morrën pjesë në ankandin e zhvilluar: Berardino Apiçela bleu bluzën e Pirlos (2800 euro), ndërsa Malika Galiani bleu fanellën e Antoninit për 1300 euro. Bluza më e lirë ishte ajo e të panjohurit Bertuçi, e blerë për 400 euro nga Gentian Prifti.

    Çmimet e shitjeve të bluzave në ankand

    Kaka 15500
    Bekam 8000
    Maldini 5500
    Ronaldinjo 3800
    Gatuzo 3300
    Senderos 3100
    Inzagi 3000
    Pirlo 2800
    Pato 2400
    Tiago Silva 2100
    Shevçenko 1700
    Sedorf 1700
    Antonini 1300
    Mationi 1200
    Xhilardino 1100
    Zambrota 1050
    Jankukovski 1000
    Kalac 700
    Bertuçi 400
    Darmian 400
    * Vlerat janë në euro

    Dash Frasheri

    /Shqipmedia/
    Ndryshuar për herë të fundit nga strange : 14-05-2009 më 16:48
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •