Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Tre pista hetimi për Tivarin...Por kryeprokurori s'perjashton as pisten e terrorizmit

    Prokurori i përgjithshëm, Theodhori Sollaku, ka paraqitur dje tre pistat zyrtare të vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Salih Tivari. Problemet personale, lufta për kreun e komunitetit dhe problemet me pronat e komunitetit janë pistat e deritanishme në lidhje me vrasjen e Tivarit. Sollaku ka siguruar komunitetin e muslimanëve të Shqipërisë dhe familjen e të ndjerit se organi i akuzës do të ndjekë të gjitha hapat e duhura për zbulimin dhe dënimin e autorëve të këtij krimi të shëmtuar.
    Pistat
    Prokurori Sollaku paraditen e djeshme i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vrasjen e sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Ai ka deklaruar se janë grumbulluar një sërë provash dhe dëshmish. “Çështja Tivari është duke u hetuar. Deri tani ka tre pista hetimi”,- tha Sollaku. Pista e parë është ajo e problemeve personale që ka pasur Salih Tivari. Jashtë jetës në komunitetin musliman ai dyshohet që të ketë pasur probleme dhe konflikte. Këto probleme mund të kenë degjeneruar deri në vrasjen e tij katër ditë më parë. Ndërkohë, pista e dytë është ajo e luftës brenda komunitetit musliman. Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë e kanë treguar se brenda këtij komuniteti kishte një luftë tepër të madhe për të zënë kreun. Hafiz Sabri Koçi, kreu i komunitetit musliman, prej kohësh është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ai është në një moshë të thyer dhe së shpejti pritet të lërë pasardhësin e tij në postin e kreut të komunitetit. Për këto arsye ndonjë pjesëtar i komunitetit musliman mund të ketë vrarë, ose paguar ndonjë person të tretë, për të hequr qafe një nga kandidatët për kreun e Komunitetit Musliman.
    Pronat
    Pista e tretë e paraqitur dje nga kreu i akuzës shqiptare, Theodhori Sollaku, ka lidhje me problemet në administrimin e pronave në komunitet. Këto prona, të shpërndara në të gjitha rrethet, në rast se shfrytëzohen në mënyrën e duhur, mund të jenë shumë fitimprurëse. Tivari gjatë punës së tij kishte ndihmuar edhe shumë islamikë në blerjen e pronave dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të gjitha këto aktivitete kanë ndeshur në prekje interesash të shumë personave të tjerë. Statusi i sekretarit të përgjithshëm lakmohej nga shumë persona dhe për këtë arsye është përfshirë në pistat hetimore të prokurorisë. Tivari ka patur probleme edhe gjatë kohës që ka punuar si noter në qytetin e Durrësit. Atij i është hequr e drejta e ushtrimit të këtij profesioni në 14 maj të vitit 1999 nga ish-ministri i Drejtësisë, Thimio Kondi. Në korrik të atij viti, Tivari i ka dërguar një kërkesë ish-ministrit të Drejtësisë Ilir Panda, për transferimin e zyrës noteriale nga Durrësi në rrugën “Punëtorët e Rilindjes” në kryeqytet, madje këtë zyrë ai ka kërkuar ta vendosë në katin e parë të godinës ku ndodhet selia qëndrore e Komunitetit Musliman. Por kjo kërkesë e tij është rrëzuar nga ish-ministri Panda për shkak të shkeljeve që i ishin gjetur Tivarit gjatë ushtrimit të detyrës së noterit.
    Terrorizmi
    Ndërkohë, i pyetur në lidhje me pistën e terrorizmit kryeprokurori Sollaku deklaroi se “nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi”. Sipas kreut të akuzës, hetimi i çështjes është në dorë të prokurorisë. “Edhe kur policia kryen veprime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, ata menjëherë referojnë tek prokurori dhe çdo gjë bëhet nën drejtimin e tij”,- tha Sollaku. “Nga ana e saj edhe policia, kur e shikon të arsyeshme, është e lirë që me iniciativën e saj të mbledhë fakte dhe prova për veprën penale që ka ndodhur”, - shtoi më tej ai. Prokuroria ka patur një dosje të mëparshme për Tivarin ku ky i fundit akuzohej se kishte përdorur vulën e noterit (pasi i ishte hequr një e drejtë e tillë), për të lëshuar garancitë e qëndrimit në Shqipëri në favor të dy shtetasve me origjinë irakene dhe egjiptiane. Konkretisht këto akte noteriale Tivari i ka firmosur në shtator 1999 dhe tetor 1999. Të dy këta shtetas arabë janë deportuar më pas nga Shqipëria me kërkesë të shërbimeve sekrete Amerikane pasi dyshoheshin se kishin lidhje me organizata terroriste. Por hetimi në lidhje me këtë çështje është arshivuar nga ana e organit të akuzës dhe nuk dihet cilat kanë qenë motivet e vërteta të një veprimi të tillë.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #12
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Klosi:Tivari më sinjalizoi për ekstremistët

    Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi deklaron se Sali Tivari e kishte informuar për rrezikun që i kanosej

    Ardita Bala
    TIRANE – “Salih Tivari ka ardhur më tepër se një herë në zyrën time dhe më ka folur për një lloj presioni që ushtronin një rrymë ekstremistësh muslimanë, kryesisht të rinj të shkolluar në vendet arabe që kërkonin pushtet në Komunitetin Musliman”. Ky është pohimi që ka bërë mbrëmë për gazetën “Shekulli” ish- numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi. Ai ka pranuar që të sqarojë lidhjet e tij me një ndër krerët e Komunitetit Musliman, ka folur rreth informacionit që ai dhe struktura që ai drejtonte ka patur për një grup ekstremistësh dhe shqetësimet e Tivarit në lidhje me këta të fundit. Klosi ka bërë publik mbrëmë këndvështrimin e tij për këtë vrasje.
    Klosi
    I pyetur rreth vrasjes akoma të pazbardhur të Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Klosi ka thënë se me Tivarin ka patur disa kontakte, sepse sipas mendimit të tij ai e kishte shumë të qartë përplasjen e rrymave brenda bashkësisë islame dhe se ai vetë ishte njeri i moderuar. Sipas Fatos Klosit, Tivari ishte një person i traditës muslimane shqiptare dhe se struktura e tij kishte patur informacion gjithmonë që një grup ekstremistësh kishin konflikte me të dhe grupin e të vjetërve në Komunitetin Musliman. Vrasjen e Salih Tivarit, Klosi e shikon në këtë prizëm, pasi për të janë të njohur si faktorë edhe të rinjtë filoarabë edhe përplasja e dukshme mes dy rrymave, të përfaqësuar nga këta të rinj si dhe rryma filoturke, mbrojtës i së cilës ishte edhe Salih Tivari. Sipas Klosit, kjo përplasje mes rrymash të islamit është dhe pista kryesore e hetimit të kësaj vrasjeje. Gjithsesi mbrëmë Klosi kur ka folur për gazeten “Shekulli” nuk ka përjashtuar që të ketë edhe pista të tjera, të cilat janë deklaruar zyrtarisht, siç mund të jetë çështja e pronave, apo diçka tjetër. Ish-kreu i Shërbimit sekret ka përfunduar duke thënë se ai ka patur njohje edhe më parë me Salih Tivarin dhe se ai dinte mjaft për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët në Komunitetin Musliman.
    Ekzekutimi
    Mëngjesin e 13 janarit u gjet i vrarë ne zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman, Salih Tivari. Sipas burimeve zyrtare të policisë, vrasja ishte kryer rreth orës 08.30 me një armë të tipit pistoletë. Ekzekutimi i bujshëm, i pari i këtij lloji, futi në punë pothuajse të gjitha strukturat e policisë, por akoma nuk është arritur që të identifikohet autori i vrasjes. Për gati 24 orë u mbajt i shoqëruar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë, nënkryetari i Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishti dhe bashkëshortja e tij. Së bashku me autorin duket se u zhduk dhe arma me të cilën ishte qëlluar në drejtim të Sekretarit 58-vjeçar. Pas ceremonisë mortore, myftiu i Durrësit denoncoi në mënyrë publike në media se ishte zhdukur edhe një ditar personal i viktimës, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk u pohua asnjëherë nga policia. Gjithsesi disa ditë pas vrasjes, një dosje voluminoze rreth ngjarjes mbërriti në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Sipas burimeve të gazetës, aty ishin të dokumentuara vetëm dëshmitë e personave të marrë në pyetje, pa asnjë emër personi të shpallur në kërkim, apo pa prova të shumta materiale. Pak më shumë se një javë pas vrasjes, burime të sigurta policore kanë thënë për gazetën Shekulli se po punohet për identifikimin e autorit, por akoma ka mbetur vetëm në statusin e personave të dyshuar. Ndërkohë, numri i personave të marrë në pyetje ka kaluar 50. Pistat zyrtare të hetimit kanë qenë disa probleme për pronat të dala kohët e fundit dhe zgjedhjet e ardhshme të këtij komuniteti.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Sot ne gazeten Korrieri.

    Sot ne gazeten e perditshme shqiptare "Korrieri" eshte botuar dhe Identiteti i vrasesit te Tivarit.

    Pas nje jave nga vrasja e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman, policia ka arritur te krijoje identikitin e killerit: Afro 20 vjec, rreth 170 cm i gjate, me floke te zinj, pak mjeker ne pjesen rreth gojes dhe diten e atentatit ka qene me veshje te rregullt dhe xhup te zi.


    Rreth ores 08.15 te se henes se kaluar, thuajse askujt nga ato pak njerez qe ndodheshin ne ambientet e Komunitetit Musliman, nuk i ka terhequr vemendjen nje djalosh rreth te 20-ave, me shtat mesatar, me pak mjekerr ne pjesen e nofulles, me veshje te rregullt, siper te cilave mbante nje xhup te zi lekure. Pasi ka pershkuar me qetesi porten kryesore, ka ngjitur shkallet dhe ne katin e dyte, ka marre drejt korridorit djathtas. Pasi ka pershkuar paradhomen ku ende nuk kishte mberritur per te nisur punen komjuteristi, ka hapur deren e brendshme, duke u gjendur balle per balle me Salih Tivarin.

    Nuk dihet ende se si kane rrjedhur sekondat fatale ne zyren e numrit 2 te hierarkise se muslimanizmit shqiptar, derisa nga brezi i killerit ka dale nje "Beretta" e vogel. Nga shume afer, pasi ka qelluar fillimisht ne qafen e Tiverit, ai ka korrigjuar shenjestren duke shtene per here te fundit, por kete rradhe, drejt e ne zemer. "Ka qene nje qitje shume e afert, pasi djegja e barutit ka shkaktuar djegje ne buzen e plageve",- i tha "Korrierit" nje ekspert i Ministrise se Rendit, qe po merret me vrasjen me te bujshme te ketij viti.

    Ka qene ora rreth 08.25 kur me nje qetesi prej vrasesi profesionist, i riu ka dale me te njejten qetesi, duke pershkuar me hapa tejet normale, rrugen e kundert. "Pasi ka dale nga dera kryesore e godines, duket se nje makine e parkuar jo larg prej aty, e ka larguar atentatorin 20 vjecar, qe me se shumti dyshohet se eshte nga Durresi. Konkluzionet e hetimeve 1 javore, tregojne se pista e ngjarjes, lidhet me nje konflikt interesash ne Komunitetin Musliman, ku nuk perjashtohet as implikimi direkt ose indirekt i qytetareve nga shtete te ndryshme arabe. Nje perfundim ky qe lidhet ndoshta me debatet e herepashershme ne lidhje me sponsorizimet e ndryshme dhe marredheniet financiare per funksionimin e institucioneve te ndryshme fetare, apo arsimore- teologjike.

    Te gjitha te dhenat e fundit, jane rezultat i hetimit nje javor. Ndersa te dhenat per "killerin" kane dale nga pyetja e deshmitareve te shumte sidomos ato qe kane qene ne ambjentet e Komunitetit Musliman Shqiptar, ne momentin e atentatit, mbi bazen e te cileve eshte ndertuar edhe identikiti i autorit te mundshem te vrasjes. Nje vizatim qe i perafrohet 75- 90% autorit, i shperndare ne te gjitha komisariatet kryesore te policise se vendit, mbi bazen e te cilit po behet edhe kerkimi per arrestimin e autorit, i cili deri tani besohet se ka hyre dhe dale i vetem nga selia e Komunitetit, ne momentin e atentatit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne "shekulli" hap sqepin dhe Tosi.

    -------


    Grupi i të rinjve të shkolluar në vendet arabe donte të merrte drejtimin e komunitetit musliman por pengohej nga Tivari
    Klosiivari më sinjalizoi për ekstremistët

    Ish-kreu i SHIK Fatos Klosi deklaron se Sali Tivari e kishte informuar për rrezikun që i kanosej

    Ardita Bala

    TIRANE – “Salih Tivari ka ardhur më tepër se një herë në zyrën time dhe më ka folur për një lloj presioni që ushtronin një rrymë ekstremistësh muslimanë, kryesisht të rinj të shkolluar në vendet arabe që kërkonin pushtet në Komunitetin Musliman”. Ky është pohimi që ka bërë mbrëmë për gazetën “Shekulli” ish- numri një i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.
    Ai ka pranuar që të sqarojë lidhjet e tij me një ndër krerët e Komunitetit Musliman, ka folur rreth informacionit që ai dhe struktura që ai drejtonte ka patur për një grup ekstremistësh dhe shqetësimet e Tivarit në lidhje me këta të fundit.
    Klosi ka bërë publik mbrëmë këndvështrimin e tij për këtë vrasje.

    Klosi
    I pyetur rreth vrasjes akoma të pazbardhur të Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman, Klosi ka thënë se me Tivarin ka patur disa kontakte, sepse sipas mendimit të tij ai e kishte shumë të qartë përplasjen e rrymave brenda bashkësisë islame dhe se ai vetë ishte njeri i moderuar.
    Sipas Fatos Klosit, Tivari ishte një person i traditës muslimane shqiptare dhe se struktura e tij kishte patur informacion gjithmonë që një grup ekstremistësh kishin konflikte me të dhe grupin e të vjetërve në Komunitetin Musliman.
    Vrasjen e Salih Tivarit, Klosi e shikon në këtë prizëm, pasi për të janë të njohur si faktorë edhe të rinjtë filoarabë edhe përplasja e dukshme mes dy rrymave, të përfaqësuar nga këta të rinj si dhe rryma filoturke, mbrojtës i së cilës ishte edhe Salih Tivari.
    Sipas Klosit, kjo përplasje mes rrymash të islamit është dhe pista kryesore e hetimit të kësaj vrasjeje.
    Gjithsesi mbrëmë Klosi kur ka folur për gazeten “Shekulli” nuk ka përjashtuar që të ketë edhe pista të tjera, të cilat janë deklaruar zyrtarisht, siç mund të jetë çështja e pronave, apo diçka tjetër. Ish-kreu i Shërbimit sekret ka përfunduar duke thënë se ai ka patur njohje edhe më parë me Salih Tivarin dhe se ai dinte mjaft për marrëdhëniet e tij me kundërshtarët në Komunitetin Musliman.

    Ekzekutimi
    Mëngjesin e 13 janarit u gjet i vrarë ne zyrën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit Musliman, Salih Tivari.
    Sipas burimeve zyrtare të policisë, vrasja ishte kryer rreth orës 08.30 me një armë të tipit pistoletë. Ekzekutimi i bujshëm, i pari i këtij lloji, futi në punë pothuajse të gjitha strukturat e policisë, por akoma nuk është arritur që të identifikohet autori i vrasjes. Për gati 24 orë u mbajt i shoqëruar në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë, nënkryetari i Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishti dhe bashkëshortja e tij. Së bashku me autorin duket se u zhduk dhe arma me të cilën ishte qëlluar në drejtim të Sekretarit 58-vjeçar. Pas ceremonisë mortore, myftiu i Durrësit denoncoi në mënyrë publike në media se ishte zhdukur edhe një ditar personal i viktimës, megjithatë një gjë e tillë duket se nuk u pohua asnjëherë nga policia.
    Gjithsesi disa ditë pas vrasjes, një dosje voluminoze rreth ngjarjes mbërriti në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.
    Sipas burimeve të gazetës, aty ishin të dokumentuara vetëm dëshmitë e personave të marrë në pyetje, pa asnjë emër personi të shpallur në kërkim, apo pa prova të shumta materiale.
    Pak më shumë se një javë pas vrasjes, burime të sigurta policore kanë thënë për gazetën Shekulli se po punohet për identifikimin e autorit, por akoma ka mbetur vetëm në statusin e personave të dyshuar. Ndërkohë, numri i personave të marrë në pyetje ka kaluar 50.
    Pistat zyrtare të hetimit kanë qenë disa probleme për pronat të dala kohët e fundit dhe zgjedhjet e ardhshme të këtij komuniteti.



    ------




    Ka gjetur qish te falet i ziu Sali Tivar-musylmani..
    Ka shkuar te qahet te Partia -mëmë e Klosit si dikur ...
    Klosi te mbron shume.

    Ehh fetaret shqiptare..

    Populli ine Fe-m-ut dashes.. shkon ne kisha e xhamija me rrujt ndoj pako makarone..mire mire..

    Edhe i ziu Sali i kish qef petro dollaret e Arabise..

    Ka 12 vjet feja ne Shqiperi dhe asgje nuk ka bere..
    Edhe nder muslimane edhe nder te Krishtere ndodhin vjedhje e vrasje per dite..


    Ki popull ka fe vetem dajakun..



    Jam i bindur qe dikush ka ditur qe ne zyre Saliu mban ndonji thes me Dollare dhe per ate pune e kane vrare..

    Banda "hakmarrja" kto gjera gjuan dhe nuk i mungon informacioni dhe nga Shiku Klosit.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    Sa mire do te ishte qe me ato paret qe kishte ndermend
    te ndertonte nja dhjete xhami te tjera i ndjeri Tivari dhe qe radikalet mund ti bejne dhe pesedhjete ,te ishin dhene per te ndertuar ndonje biznes dhe te hapen vende pune apo te jepen si kredi per te ndertuar hidrocentrale te vegjel nja dhjete them qe te mos radikalizohem dhe une,sa mire do te ishte por... ku te lene arabet qe me bursat qe japin , me ato fondacionet e shpifura me ate xhamishtizim idiot te atdheut sikur na thone :
    daleni se ju s'keni tren per ne Europe ,treni juaj e ka drejtimin per ne Sahara.
    Dhe institucionet foshnjore shqiptare mjafton t'ja u ndertoje dikush tjeter nje kishe a xhami ,qe dikush tjeter t'jua shkolloje njerzit e vet dhe s'ndihen.
    Shtetit shqiptar ndoshta i mungon rreptesia ne trajtimin e ekuilibruar fetar te vendit.Zyrtaret e qeveritaret shqiptare dine vec te mburren me harmonine fetare si tradite por asnjehere nuk thuhet se kjo tradite ishte e vendosur para komunizmit ne nje popullsi ku sherbesat fetare beheshin ne gjuhe te huaja dhe per nje popullsi injorante.Po sot?
    Sot rreziku i perplasjes po pershpejtohet.Si hap i pare radikalet do te thyejne moderatoret qe te jene te jene grusht bashkuar
    per me tutje dhe me pas ku i dihet....

  6. #16
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    CIA heton mbi vrasjen e Tivarit.

    Agjentet e Antiterrorit te SHISH, bashke me koleget e sherbimeve sekrete perendimore ne Tirane, marrin ne dore, dosjen e ekzekutimit te numrit 2 te muslimaneve. Pas identikitit te killerit 20 vjecar, percaktohet edhe pista kryesore: Sherri per dominimin e hierarkise se Komunitetit dhe miliona dollaret e financimit te Xhamise se re para lulishtes se Parlamentit shqiptar
    besohet se jane shkaku kryesor i egzekutimit te Tivarit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga gazeta shqiptare



    -------

    Askush nga funskionarët e Komunitetit Mysliman s'ka reaguar për këtë formë "përgjimi" të policisë, duke e argumentuar me premtimin që i është bërë policisë për të ndihmuar në të gjithë format

    Hetimi për vrasjen e sekretarit të myslymanëve. Ngrihet grupi i përbashkët me SHIK

    Tivari, kurthi me bombën
    Përse policia luajti me alarmin fals


    -----------------------------------------------------------------

    o.h.


    TIRANE

    Alarmi për vendosjen e një bombe në selinë e Komunitetit Mysliman ka qenë një lojë e policisë. Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme nga grupi i hetimit që merret me vrasjen e Salih Tivarit. Gjithçka është bërë që nga brenda selisë të merrej "malli" që ishte vendosur aty që ditën e krimit.

    Edhe pse policia ka mundur të "rrëmbejë" të gjitha kasetat filmike, apo mikrospiet (mikrofonët spiunë) në mjediset e brendshme të selisë së Komunitetit Mysliman duke provokuar një alarm për bombë, plani i saj është dekonspiruar dje nga media. Askush nga funskionarët e Komunitetit Mysliman nuk ka reaguar për këtë formë "përgjimi" të policisë, duke e argumentuar këtë qëndrim me premtimin që i është bërë policisë për të ndihmuar në të gjithë format në zbulimin e vrasjes së Tivarit. Megjithatë, policia ka nisur mbrëmë të zbardhë të gjitha përgjimet e mbledhura, që janë biseda të zyrtarëve të komunitetit rreth vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të myslimanëve, Salih Tivari, tetë ditë më parë. Ndërkohë, burime shumë të sigurta pohojnë se dje është ngritur grupi i përbashkët hetimor mes policisë së shtetit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Vetëm pas kësaj janë shtuar shanset për zbulimin, të paktën në rrugë operative të autorit dhe motiveve të vrasjes së njërit prej shtyllave të komunitetit. Burime të besueshme nga Komuniteti Mysliman kanë thënë dje për "Gazetën" se Tivari ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e Shërbimit Informativ Kombëtar. Në fakt ky argument bëhet i besueshëm nëse i shtohet edhe deklarata e ish-kreut të shërbimit sekret shqiptar Fatos Klosi, sipas të cilës Tivari kishte shkuar disa herë në zyrën e tij ku e kishte informuar për kërcënimin që i bëhej nga pjesa ekstreme e myslimanëve. Ecurinë e hetimeve nuk e kanë ndihmuar as dëshmitë e 29 personave, shumica e të cilave punonjës të Komunitetit Mysliman dhe dëshmitarët e parë të vrasjes së Tivarit.

    Salih Tivari, sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Mysliman është vrarë të hënën e shkuar në zyrën e tij në katin e dytë të këtij komuniteti. Policia nuk ka mundur të gjejë as armën e krimit. Ndërsa që prej asaj dite zëra të padeklaruar kanë thënë se motivi më i mundshëm për vrasjen e tij është ai i përplasjes së rrymave në këtë komunitet. Sipas tyre Salihi i përkiste rrymës së moderuar dhe ishte në konflikt me ekstremistët.

    ---------


    Alarm për bombë edhe te Hotel Tirana


    ------------------

    TIRANE

    Një alarm i rremë për bombë në mjediset e hotel Tiranës ka shqetësuar vetëm zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Këta të fundit kishin frikën e bezdisjes së delegacioneve të huaja që kishin ardhur për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare që nis më datë 23, organizuar nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Anonimi ka telefonuar për vendosjen e bombës edhe pse hoteli është marrë në mbrojtje (përveç efektivit të tij) edhe nga policia ushtarake. Megjithatë, rreth orës 18:30, policia e Komisariatit numër 3, madje edhe agjentët e antiterrorit kanë shkuar në vendngjarje për të verifikuar alarmin. Ndërkaq redaksia e "Gazeta Shqiptare" ka vendosur që të mos publikojë më alarmet për vendosje bombe, përjashtuar rastet e jashtëzakonshme. Merret ky vendim për të mos u bashkuar me zërin anonim të manjakëve telefonikë, të cilët përfitojnë edhe nga paaftësia e policisë për zbulimin e tyre.

    -------------------------------------------------------


    Pra Shiku i ka pasur nen pergjim zyrat e komitetit musliman. Kuptohet Saliu ka qen i Klosit.
    Ktu luhen miliona.

    Te shohim kur ti dali tymi.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Jo vetem Tivari po gjith ata qe u morren me Fe ne ato fillimet e Pluripolitikes e Pluri Fese ishin agjente te vjeter te Sigurimit.
    Nuk eshte rastesi qe asnji nga kleriket fetare ne Shqiperi nuk u ndje kur ish PPSH-ja beri revolucion bolshevik ne 97-ten.
    Te gjithe u pajtuan me revolucionin dhe u puthen me Komisaret bolshevik te recolucionit qe u bene President. Kryeministra e Ministra mbas 97-tes.
    Sic eshte politika e korruptuar dhe Kleri ne Shqiperi eshte per faqe te zeze.

    Fakti qe Nikoll Lesi i Vlor 97-tes eshte kryetar i Demokristianve tregon shume gjera. Mos flasim per dy fete e tjera qe dihet qe u shpetonte Shu-rra nga PPSH-ja dhe kane ulur kurrizin me kohe e jane bere vegla..

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Planeti "TOKE"
    Postime
    71
    Brari!

    Cdo institucion ne Tirane nxjerr tym, lol. Keshtu qe nuk do duket ky tymi i ri.
    Ato milionat ngado qe te shkojne, ne xhepin tend nuk kane per te ardhur.

    Si thane ata: Njeriu duhet te rrije urte, jo tha tjetri njeriu duhet te zihet. I treti tha: Jo njeriu duhet ta dredhe, lol

    Tjeter. Cdo institucion i vogel ne shqiperi eshte servil dhe i puth ate... faqen atyre qe kane pushtetin.

  10. #20
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604

    Bijte e rinj te Allahut

    Raportet e Sali Tivarit me SHIK dhe roli i tij per dekonspirimin e terroristeve islamike. Dyshimet per nje piste te re te vrasjes. Qe te con tek rryma ekstremiste, e cila po tenton te sundoje fene muslimane ne Shqiperi

    nga Alfred Peza



    Nga varrimi i te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, Sali Tivarit

    Te vrasesh nje person publik ose zyrtar te larte, ka qene gjithnje sfide e mesazheve dhe konspiracioneve te medha apo veper e deliranteve gjithfaresh te cekuilibruar menderisht. Pas dy javesh nga ekzekutimi ne zyren e tij, te Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Musliman Shqiptar, ajo qe mund te sigurojne deri tani ekspertet e hetimit, eshte fakti se ngjarja e 13 janarit eshte nje pune tejet profesioniste. Cka perjashton automatikisht, rastesine, momentalen dhe eleminimin e Salih Tivarit, nga njerez qe duan te identifikohen permes veprash "in extremis".

    Pas pyetjes se dhjetra deshmitareve, policia dhe sherbimi sekret shqiptar ka arritur te vizatoje, duke mbajtur ne fshehtesi te plote, identikitin e atentatorit: "Rreth 20 vjec, afro 170 cm i gjate, me tipare te rregullta, me pak mjeker rreth gojes dhe veshje qe nuk bien ne sy. Diten e ngjarjes, besohet se ai mbante nje xhup me ngjyre te zeze". Karakteristika keto qe mund t'i plotesojne mijera te rinj shqiptare, e qe ne mungese te plote, sic thuhet, te provave ne vendngjarje, nuk duket se gjurmet do te cojne shpejt ne kapjen e autorit. E per rrjedhoje, nuk duket se do te marrin pergjigje te menjehershme edhe pyetjet qe kane munduar keto dite, jo vetem hierarkine e muslimanizmit shqiptar, por edhe agjentet e policise, sherbimeve sekrete dhe opinionin shqiptar: A ekzistojne dy rryma ne Komunitetin Musliman dhe a eshte vrasja pasoje e kesaj lufte per dominim? Nese po, ideatoret dhe ekzekutoret kane lare hesape per afera gjithfaresh qe lidhen thjeshte me pronat, kontrollin e pushtetit fetar, apo shkeljen e dikujt ne kallo? Apo prapa dy plumbave fatale te dale nga nje "Berete" dy jave me pare, qendron aksioni i gati nje dekade per realizimin e synimeve te integralisteve islamike ne drejtim te Shqiperise, si pjese e nje plani te supozuar per Ballkanin?

    Sfondi i nje vrasje

    "Sherbimet sekrete perendimore, perfshi ate francez dhe CIA-n amerikane, por edhe nje nga drejtimet e punes se Drejtorise se Antiterrorit te SHISH, i frikesohen nje skenari te mundshem si ai i Bosnjes, qe tenton kontrollin nga perfaqesuesit e integralizimit te hierarkise se muslimanizmit", thote nje prej zyrtareve me te larte te antiterrorit, ne sherbimin sekret shqiptar, qe drejton edhe hetimet sebashku me ekspertet e policise per vrasjen e Tivarit. Kjo teze eshte shtjelluar kohet e fundit edhe nga studiuesi i njohur Alexandre del Valle, ne librin e botuar sefundi ne France, me titullin "Totalitarizmi islamik- ne sulm mbi demokracine". Gjate analizes se synimeve te integralisteve ne drejtim te Ballkanit, vecanerisht qe me luften e Bosnjes, Valle permend edhe Shqiperine, Kosoven e Maqedonine, si territore dhe baza te rrjeteve radikale te islamisteve iraniane, algjeriane, egjiptiane, saudite, etj.

    Fatos Klosi, ish shefi i sherbimit sekret shqiptar, tha se ishte takuar disa here me Salih Tivarin, i cili kishte qene i shqetesuar per kristalizimin e dy rrymave brenda hierarkise se Komunitetit. Ndersa sipas zyrtarit te antiterrorit, njera rryme ishte "ajo e "hoxhallareve" te vjeter te shkolluar para '90, qe mbeshtetet kryesisht nga hierarkia turke e muslimanizmit nderkombetar. Nje rryme kjo, qe i afrohet me se shumti, pervojes e praktikes historike te fese muslimane shqiptare. Nderkohe qe rryma e "te rinjve", perbehet nga hierarke te shkolluar pas rrezimit te komunizmit ne vendet arabe. Ata kane me teper kulture fetare, zoterojne gjuhen moderne arabe, Kuranin dhe organizimin e riteve fetare muslimane".

    Por ka dyshime te forta, se nje pjese e tyre, jane "rekrutuar" nga zonat me te varfra te Shqiperise, ne pellegjet Peqin- Elbasan- Cerrik- Gramsh- Librazhd, ne zonen Burrel- Puke- Kukes dhe Sarande- Delvine. Te seleksionuar ne shkollat fetare ketu, ata kane ndjekur shkollat e larta ne vendet arabe, ku krahas arsimit fetar, besohet se kane marre njohuri per "xhihadin islamik". Nje teori ekstremiste, e cila sheh si "detyre kolektive te muslimaneve, mbrojtjen dhe ekspansionin e islamit". Leksione keto qe besohet se jane shoqeruar ne disa raste edhe me mesimin e arteve marciale.

    Numri i atyre qe mbarojne keto shkolla, tani pas nje dekade, sa vjen dhe shtohet ne hierarkine e Komunitetit Musliman, nderkohe qe numri i perfaqesuesve te "rrymes se vjeter, por moderatore", sa vjen dhe pakesohet. Ndoshta ndryshimi i ketij raporti forcash dhe tendencat ekstremiste te disa prej perfaqesuesve te "grupit te te rinjve", duket se kane trembur jo vetem Tivarin dhe zyrtaret e tjere te Komunitetit, por edhe sherbimet sekrete shqiptare dhe ato perendimore. Pasi edhe vete brenda ketij grupi, ka serish dy rrymeza. Sipas Myftiut te Korces, Haxhi Qazim Muci "te rinjte qe vijne nga Egjipti, jane me tolerante se ata qe kane studiuar ne Arabine Saudite".

    Parjasa e humbur

    Per zyrtarin e SHISH, qe po merret me hetimin e ceshtjes Tivari, frika se linja e ekstremisteve te rinj, qe ka si synim dhe po pergatitet te marre ne dore frenat e hierarkise muslimane ne Shqiperi, me ndihmen e atyre qe kane financuar deri tani shkollimin e tyre, eshte e justifikuar. Ai kujton kontributin e Shqiperise me ane te sherbimit sekret dhe policise, qe ne vitet 1998- 2000, ne bashkepunim me CIA dhe sherbime te tjera partnere, arriten te zbulojne, arrestojne dhe ekstradojne disa nga terroristet e kerkuar ne gjithe boten. Mes tyre figuron edhe Ahmed Ibrahim Al Nagar, shefi i propagandes i Xhihadit Islamik Nderkombetar. I arrestuar me 21 qershor 1998 ne Tirane, ai dyshohej se fshihej ne Shqiperi, qe nga 1995. Bashke me te, me 2 korrik iu dorezuan autoriteteve amerikane, edhe Mohamed Hasan Mahmud, Drejtor i Fondacionit "Ringjallja e Trashegimise Islame", Maged Mohamed Moustafa, nepunes i ketij Fondacioni dhe Abu Mahmud, llogaritar i Fondacionit "Al-haramain".

    Me 5 gusht, "Al- Hajat", gazeta e nje grupi islamik ne Londer botoi nje komunikate te Xhihadit Islamik Nderkombetar, ku njoftohej se do te hakmerreshin per arrestimin e 7 vellezerve te tyre ne Europen Lindore, 4 prej te cileve, ne Shqiperi. Vetem 20 dite me pas, ndodhen shperthimet terroriste mbi ambasadat amerikane ne Tanzani e Kenia, ku vdiqen 250 persona dhe u plagosen 5.000 te tjere. Me 20 dhjetor te '98, Al Nagar u var ne Kajro, pasi kishte qene i denuar me vdekje, i akuzuar si pjesemarres ne atentatin kunder Kryetarit te Parlamentit egjiptian. Ky ishte fundi i njeres prej celulave te ekstremizmit islamik, te shkaterruara brenda 30 muajsh ne Shqiperi.

    Skenari boshnjak

    Zyrtari i SHISH thote se hetimet po tregojne se vrasja e Salih Tivarit, bashke me problemet e luftes se rrymave per dominim, mund t'i jete bashkangjitur edhe nje hakmarrje e "vonuar" per nje bashkepunim te mundshem te zyrtareve te Komunitetit Musliman Shqiptar me organet shteterore qe realizuan operacionet per arrestimin e terroristeve islamike. Nje hipoteze qe gjithesesi, mbetet te vertetohet. Paralelisht me kete linje, sipas zyrtarit te larte, ky organ dhe sherbimet sekrete perendimore i frikesohen idese se realizimit dalengadale edhe ketu, te nje skenari boshnjak.

    Pas Marreveshjes se Dejtonit, nderkombetaret ndodhen ne veshtiresi per instalimin e nje demokracie multietnike, per shkak te infiltrimit dhe dominimit te hierarkise muslimane ne Bosnje, nga elemente te mbeshtetur nga sherbimi sekret iranian. Kjo pasi gjate luftes ne kete shtet te ish Jugosllavise, Irani u tregua teper aktiv dhe financoi ne menyre agresive dhe pa u kursyer, luften e boshnjakeve kunder Milloshevicit. Perpjekjet per krijimin e nje shteti te paster musliman ne zemer te Europes dhe ngjarjet ne Shqiperi, analistet perendimore i shohin si nje perpjekje per kthimin e Ballkanit, ne nje avant- post te sulmit te tyre kunder Perendimit.

    Elementet qe i bejne sherbimet sekrete te besojne ne nje skenar te tille per Shqiperine, jane financimi ne vazhdimesi dhe i pakursyer i sistemit arsimor islamik, shkollimi i te rinjve ne shkolla te larta ne boten arabe, pagesa e nje pensioni prej 50 dollaresh ne muaj per familjet e me te varferve, ndertimi i 200 xhamive te reja. Sipas studiuesit francez Valle, "sauditet u propozonin shqiptareve, madje edhe te krishtereve se neqoftese beheshin synet dhe perqafonin Islamin, u jepnin disa mijera dollare, ndersa vajzave e grave, nese ato mbanin shami, 250 euro ne muaj".

    Objekt i nje perplasje te mundshme mes rrymave ne Komunitetin Musliman shqiptar, konsiderohet edhe beteja per financimin dhe kontrollin e miliona dollareve qe pritet te levrohen per ndertimin e Xhamise se re te Tiranes, ne lulishten para Parlamentit. Por, per nenkryetarin e Komunitetit Musliman, Emir Gjinishi, kjo nuk eshte e vertete. Sipas tij, "Bashkia e Tiranes nuk e ka aprovuar ende projektin. Me pas do te kerkohet leja per ndertim dhe fondet e nevojshme, te cilat per momentin nuk i kemi".

    Pavaresisht skenareve dhe pistave te ndryshme, ajo qe pranojne pa ekuivok zyrtaret me te larte te SHISH dhe policise, eshte fakti se Salih Tivari nuk eshte vrare per aresye banale, apo nga ndonje grindje momentale. Ata jane te bindur se killeri rreth 20 vjecar, qe besohet te jete atentatori i 13 janarit, eshte ekzekutori i nje konspiracioni profesionist. Skenari me i keq per ekspertet e antiterrorit, eshte fakti se vrasja mund te jete pjese e nje lufte per dominimin e hierarkise islame shqiptare nga "bijte e rinj te Allahut". Nje skeme ekstreme qe edhe nese realizohet, tani ne fillim te shekullit te XXI, nuk pritet te ndikoje ne prishjen e harmonise historike te komuniteteve fetare ne Shqiperi. Sipas zyrtarit te SHISH, "me se shumti, realizimi i ketij skenari, mund te sjelle nje bezdi per shtetin, i cili deri atehere, do te jete forcuar akoma edhe me shume".
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Njerezit e Bin Laden vrane Tivarin
    Nga R2T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-08-2004, 22:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •