Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 46 prej 46
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Ka thene i Derguari i Allallut ne HADITH: "Gruaja merret (per martese) per 4 gjera: per bukurine e saj, per fene e saj, per pasurien e saj dhe prejardhjen familjare (farefisnore), por ju zgjidhni ate FETAREN dhe do te jnei te kenaqur" Ne nje transmetim tjeter, "Ju zgjidhni ate FETAREN do ti keni duart plot" Gjithatu....I Derguari i Allahut ka keshilluar njerin prej sahabeve te nderuar dhe i ka thene: "Thuaj..."O Allah me jep nje grua qe kur ta shikoj ate te me kenaqi, kur ta urdheroje per dicka te me degjoje dhe kur te largohem une (te jem larg shtepise) ajo te ruaje nderin dhe pasurien time" Keshtu pra vellezerit e MI i muslimane qe duan te martohen, te kerkojne per motra muslimane te DEVOTSHME ne fe, te kapura fort pas Kur`anit dhe Sunnetit qe te respektojne Sheriatin e Allahut, dhe nese do te respektojne Sheriatin e Allhut, elhamdul;ilah, cdo gje ne martese do te shkoje mire, dhe si ta kuptoni qe ehste e devotshme? Pytet IMAMI i asaj xhamie ne te cilen ajo banon, se IMAMI ne pergjithesi ka kontakte dhe njohje me njerezit qe falen ne xhami, dhe mund te pyesi dhe te interesohet per hir te Allhut per ty, mund te pyesesh vellezer te tjere muslimane qe kane grate e tyre qe e njohin kete vajze....se si ehste ne fe? A eshet e mbuluar ashtu sic duhet apo jo? Apo ehste 'e emancipuar" gjithashtu ke te drejtn tende qe ta shikosh kete vazje dhe te takohesh me ate per te biseduar me shuem se 1 here, apo me shuem se 2 here, apo me shuem se 3 here, apo me shuem se kaq, nuk ka numer te kufizuar, te bisedojne me njeri tjetrin. Pra ceshtja eshte me e thjehste se sa TEORIRAT dhe ANALIZAT dhe MARREVESHJET STRIKTE te merzitshem dhe te pafundme......Allahu i ruajte muslimanet nga IMORALITETI dhe i udhezofte drejt MARTESES e cila eshte kenaqesi, gezim, lumturi dhe paqe per kete bote......Allahu i bashkofte zemrat e muslimaneve kudo qe ndodhen ne Shqiperi dhe ne Diaspore, dhe ne mbare BOTEN ARABE dhe ate ISLAME.....Allahu e forcofte ISLAMIN dhe MUSLIMANET, dhe e poshterofte SHIRKUN dhe IDHUJTARET......AMIN...........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga The Boy : 18-01-2010 mė 04:08

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    I mjafton SHOQERISE ISLAME dhe MUSLIMANEVE Kur`ani dhe Sunneti per te gjitha ceshtjet, ne te gjitha aspektet e jetes, dhe nuk ka nevoje ISLAMI per gjera shtese, per TEORIRA SOCIOLOGJIKE dhe PSIKOLOGJI, Allahu e plotesoi fene ISLAME, me nje plotesim te plote, dhe nuk ka vend ketu per "ekspertet" qe te sqarojne ne lidhje me marredheniet intime ne nje cift musliman, apo se si realizohet martesa nga pikepamja socio-psikologjike, kane ardhur transmetiem nga i Derguari i Allahut ne hadithe te shumta dhe ajete nga Kur`ani se si veprohet ne keto raste, dhe gjithashtu ka ngjarje dhe eksperienca nga Sahabet ne lidhej me nje martese te suksesshme....tjeter gje, eshet se akoma nuk kane mbaruar LIBRAT E DIJETAREVE TE MEDHENEJ ISLAME, te kaluar dhe te sotem, qe te dalin eksperte Psikologjie dhe Sociologjie dhe tu tregojne muslimaneve me COPY-PASTE se si te veprojne, si te fejohen dhe si te martohen, une i keshilloj muslimanet qe jane ne moshe per martese qe tu largohen sa me shume TEORIVE pa fund, rregullave STRIKTE pa lidhje, marreveshjeve te ngurta, por nese duan te martohen te keshillohen me NJEREZIT E DIJES SE PASTER, me njerezit qe njohin mire SHERIATIN E ALLAHUT, qe njohin mire Kur`anin dhe Sunnetin te kuptuar nga Sahabet dhe Dijetaret qe erdhen me pas, ne SHERIAT ka kapituj te vecante qe studiohen ne UNIVERSITET se si behet martesa, ne perputhje me SHERIATIN, gjithashtu i keshilloj rinine muslimane, nese duan te martohen per hir te Allahut, te konsultohen me DJEM te mire serioze qe kane perfunduar studiemt ne Arabine Saudite, ose ne Jordani, apo ne ndonje vend tjeter ISLAM, dhe kane dije te thelluar, se si veprohet, pastaj te tjerat se si PYETET per djalin apo per vajzen, keto i dine te gjithe njerezit e thjehste qofshin keta muslimane apo jo, e rendesishme ehste qe cdo gje te jete sipas rregullave SHERIATIKE dhe jo sipas PSIKOLOGEVE dhe SOCIOLOGEVE dhe ANALISTEVE, Qe na flasin me STANDARTE apo me ANALIZA a thua se martesa ne islam qenka PSIKOLOGJI? Une personalisht e njoh Psikologjine, por ajo vetem se i ka shkaterruar njerezit ne pergjithesi dhe muslimanet ne vecanti, me idete e felliqura qe perhap nder njerezit. Islami nxit per gjetjen e parterit TE DEVOTSHEM NE ISLAM, me frike-respekt ndaj Allahut. me DIJE TE THELLUAR FETARE, dhe nese nje njeri i ka keto gjera....atehere automatikisht gjerat e tjera morale i ka dhe i posedon. Sa per pasurien dhe bukurine, kjo eshte dicka relative qe varion nga nje perosn tek tjetri..nga nje djal tek tjetri dhe nga nje vajze tek tjetri....dhe nuk them qe bukuria ehste me e rendesishme, por edhe bukuria ka rendesien e saj sepse pastaj mund te ndodhin edhe divorce te pa-pritura per shkak te mos-gjetjes se kenaqesise se mjaftueshme, tjeter gje......i dERGUARI I aLLAHUT KA NXITUR QE BURRI DHE GRUAJA TE JENE AFERSISHT NE NJE SHKALLE apo ne nje nivel PRESTIGJI dhe MORALI dhe ne nje nivel PERSONALITETI dhe AUTORITETI mes njerezve....ne menyre qe te jene me te pershtatshem me njeri tjetrin, them ka nxitur dhe NUK THEM e ka bere detyre, qe te kuptohemi. Ka qene njeri orej sahabeve shume i varfer dhe u martuar me nje grua autoritare dhe te ngritur ne popullin e saj, mirepo ajo tregohej superiore dhe dominuese me ate, dhe ky u ankua tek i Derguari i Allahut dhe kete gje.....Keshtu pra....PASURIA....NESE pasuria eshte fituar me pune hallall dhe te ndershem dhe njeriu ia jep hakun pasurise, nuk ka problem ne kete, po ashtu nese varferia vjen si sprove tek njeriu, ai dueht te beje durim, dhe NESE ai ka DIJE fetare, ajo do ta ndihmoje ate qe te rezistoje ne varferi dhe ne veshtiresi.....Ama nje njeri nje bashkeshort pa DIJE FETARE....nese perballet me halle, me probleme ai nuk di si te veproje, si te dali nga kjo situate, per kundrazi ai plogeshtohet dhe behet pesimist, apo edhe nje njeri i pasur....PA DIEJ FETARE....nuk ehste shuem i devotshem, se DEVOTSHMERIA PA DIJE eshte e pa-frytshme, dhe afat-shkurter....nese ketij te pasuri pa dije, i iken pasuria, apo i ndodh ndonje problem i madh , apo sprovohet me shendetin e tij..rende....ka mundesi qe ai te bjere ne depresion dhe CFARE duhet te presi ai nga GRUAJA E TIJ, e cila eshte krijese e brishte, e dobet, dhe ka nevoje per mbeshtetjen e burrit....Pra une u bej thirrje muslimaneve, motrave dhe vellezerve qe te afrohen me shume me DIJEN...ISLAME.....dhe dija ehste = ka thene Allahu, ka thene i Derguari i TIJ.....dhe jo TEORIRA PA FUND qe do jave te tera qe ti perfundosh se lexuari, PSIKOLOGJIRA.... te shumta dhe te tepruara. PSIKOLOGJIA qe ne arabisht quhet علم نفس = qe do te thote DIJA mbi VETEN...apo = DIJA mbi NJERIUN= apo DIJA mbi botekuptimin e njeriut , etj.....Mire ne DIJEN mbi njerun e kemi te sqaruar ne FENE TONE, ne te gjitha etapat dhe fazat e rritjes dhe zhvillimit te njeriut, e deri tek fejesa dhe martesa dhe deri ne fund te jetes........ESSELAMU ALEJKUM......

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    [QUOTE=fisniku-student;2277912][SIZE="3"] [B][CENTER][COLOR="Indigo"]

    Meqė e kisha mik dhe tė njohur, unė pranova qė tė ulem me vajzėn e tij. Gjatė bisedės, vajza mė pohohi se ai djalė me tė vėrtetė ishte shumė i mirė dhe se ēdo vajzė do uronte dhe ėndėrronte t’a shihte nė krahun e saj si bashkėshort.”
    Unė e pyeta:”Mirė, por ku qėndron problemi qė ti e ke refuzuar?”
    Ajo mė tha:”Problemi qėndron nė , shohim qė profeti Muhamed a.s i kushtonte rėndėsi pamjes sė jashtme dhe bukurisė.
    Kur nė Medine u sollėn robėrit e luftės me hebrenjtė, mes tyre ishte dhe Safijje bintu Hujej. Me t’a parė Aisheja, tha:”Pėr Zotin, nėse e shikon Profeti a.s do i pėlqejė dhe do tė martohet me tė.”
    Dhe me tė vėrtetė, kur e pa Profeti a.s, e pėlqeu dhe u martua me tė.
    QUOTE]













    Rrene i qofte ,pejgameri nuk eshte martuar per ti shuar epshet e zjarrta seksuale por "sepse Allahu e ka urdheruar"

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Te gjitha MARTESAT qe ka bere i Derguari i Allahut kane qene UDHEZIM prej Allaahut , kane qene drejtim dhe orientim. Por....duhet te themi se....nuk ka ndonje gje te keqe te pohoje muslimani se grate kane qene te dashura per te Derguarin e Allahut, si njeri, si mashkull, si burre qe ishte....PSE e them kete? Po SEPSE e ka pohuar vete i Derguari i Allahut ne nje THENIE te tij PROFETIKE kur ka thene: "Me jane bere mua te dashura nga kjo bote PARFUMET dhe GRATE".....Pra mos u nxitoni...kur flisni, dhe flisni me ARGUMENT, kur do mesohemi neve muslimanet te diskutojme me butesi, me qetesi, dhe SIDOMOS ME ARGUMENT....jo kot tym, ne ere, futja cfare te vij per mbare. Nga ana tjeter nuk ehste e VERTETE ajo qe pohojne armiqte e Allahut, kur thone se i Derguari i Allahut ka bere gabim qe eshte martuar me shume gra, apo thone gjithahstu se ka qene njeri epshor ne kuptimin e keq te fjales, Allahu i vrafte ata qe i thone keto fjale, Allahu u dhenet ate qe meritojne, se ata i thone VETEM se nga inati , nga urrejtja , nga smira dhe mllefi qe kane per te Derguarin e Allahut, per ISLAMIN dhe MUSLIMANET. Allahu i ruajte muslimanet kudo qe jane, dhe ua falte atyre te gjitha gjynahet dhe na bashkofte inshaAllah ne xhenneete e larta prane Zotit tone, tek I CILI do te kthehemi , ku poshte ketyre xhenneteve burojne lumenj.....dhe per kete FITORE te MADHE le te garojne ata qe e duan ME TE VERTETE LUMTURINE DHE PERJETESINEE LUMTUR....reale.... SELAM

  5. #45
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Njė rrėfim mbi dashurinė mė tė bukur ndėrmjet dy njerėzve

    Me kėtė rrėfim pėrkufizohet koncepti i "dashurisė" e jo si duan tė na tregojnė neve personalitetet e ndryshėm, si Romeo dhe Zhulieta etj



    - Nuk ėshtė rrėfimi mbi Romeon dhe Zhulietėn apo Kajsin dhe Lejlėn, ajo ēfarė sot dua tė tregoj ėshtė rrėfimi mė i mrekullueshėm mbi dashurinė qė ka ekzistuar prej krijimit tė njeriut tė parė deri nė ditėt e sotme.

    Ndoshta ti mendon se ēfarė ka tė bėjė ky rrėfim dashurie me Islamin. Mos u mėrzit, se ky rrėfim ėshtė plotėsisht hallall dhe kur do ta tregoj Inshaallah do tė mė japėsh tė drejtė.

    - Me kėtė rrėfim pėrkufizohet koncepti i "dashurisė" e jo si duan tė na tregojnė neve personalitetet e ndryshėm, si Romeo dhe Zhulieta etj. Dhe unė nuk dyshoj nė besnikėrinė e tyre. Ha-ha-ha, por diēka mungon nė kėto ngjarje.
    Interpretuesit kryesorė tė kėtij rrėfimi janė Ademi dhe Hava, alejhimas-selam. Pėr ta kuptuar kėtė mė mirė, tė vėshtrojmė njėherė prapa, shumė e shumė vjet nė tė kaluarėn (Allahu e di mė sė miri!), kur Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi njeriun e parė nga balta, ashtu siē na tregon Kur’ani i shenjtė:

    "Ai e krijoi njeriun nga balta e terur (si enė balte) e pjekur." (55:14) Ai,subhanehu ue te’ala, e krijoi atė, e ngriti dhe ia dha formėn mė tė mirė, e pajisi me arsye dhe e ngriti mbi tė gjitha qeniet.

    Ademi, alejhis-selam, ka jetuar nė Xhenet dhe kishte gjithēka nė dispozicion. Ai ndihej i vetmuar dhe i mėrzitur. Kjo duket si njė pėrrallė pėr fėmijė, por nė tė vėrtetė ėshtė nė hadith "sahih" me transmetim autentik. Diēka i mungonte atij, nuk mund tė jetonte i vetėm nė Xhenet. Ai ndihej jo i plotė, i nevojitej shoqėri, qetėsi, dashuri, mėshirė, zemėrbutėsi, etj., dhe kėrkoi nga Allahu subhanehu ve teala, qė tė krijonte dikė me kėto cilėsi, qė ai tė ndihej i plotė dhe tė ishte vėrtet i qetėsuar dhe i lumtur. Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi Havėn, alejhas-selam, nga brinja e majtė e Ademit alejhis-selam.

    "Ai (Allahu) ėshtė Ai qė ju krijoi prej njė njeriu tė vetėm, e prej tė cilit krijoi bashkėshorten e tij pėr t’u qetėsuar pranė saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atė (gruan), ajo u ngarkua me njė barrė tė lehtė dhe ashtu vazhdoi me tė, e kur u bė e rėndė, ata tė dy lutėn Allahun, Zotin e tyre: "Nėse na jep njė (fėmijė) tė mirė (pa tė meta), ne do tė jemi falėnderues ndaj Teje". (7:189)

    - Kėtu dua tė bėj njė pushim tė shkurtėr, para se tė vazhdoj tė tregoj mė tej, pasi qė rrėfimet nė Kur`an dhe nė Sunetin e tė dėrguarit Muhamed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk janė pėr t`u zbavitur, por pėr tė menduar pėr to dhe pėr t`i zbatuar nė jetėn e pėrditshme.

    - Ēfarė mendoni, pėrse Allahu, subhanehu ve teala, e krijoi sė pari Ademin e pastaj Havėn?

    - Pėrse Allahu, subhanehu ve teala, nuk i krijoi qė tė dy pėrnjėherė, gjė e cila pėr tė Gjithėfuqishmin do tė ishte diēka e lehtė? Ndoshta me qėllim qė Ademi alejhis-selam, tė ndjente se ēfarė ėshtė vetmia dhe me kėtė ta dinte se jeta pa tė s’do tė ishte e mundur, madje as nė Xhenet (Allahu e di mė sė miri!). Ndoshta me kėtė Allahu, subhanehu ve teala, do tė na thotė se burri s`mund tė jetoj pa grua dhe as gruaja s`mund tė jetojė pa burrė (Allahu e di mė sė miri!). Asnjėri nga tė dytė nuk ėshtė i plotė, por qė tė dy nga lloji dhe mėnyra e tyre e krijojnė njė plotėsi, janė dy blloqe tė sė njėjtės ndėrtesė.

    - Nga kėtu e marrim konceptin e "burrit" dhe "gruas" nė Islam. Burri dhe gruaja janė dy njerėz me rrėnjė tė njėjta, tė njėjtė nė tė drejta dhe detyra, me detyra dhe dallime plotėsuese. Qė tė dy i ngjajnė njeri-tjetrit dhe secili e sjell atė qė i mungon tjetrit. Gruaja ėshtė ēelėsi i lumturisė nė dynja dhe qetėsim pėr burrin dhe anasjellas.

    - A e kupton tash hadithin: "Martesa ėshtė gjysma e dinit (fesė)"? Ti mund tė falesh, tė japėsh zekat, tė agjėrosh Ramazanin, tė lexosh Kur`an, etj., e kur tė martohesh do ta gjesh pjesėn tjetėr tė imanit (besimit).

    - A mendon se sikur ēdokush tė ishte i vetėdijshėm pėr kėtė dhe tjetrin ta konsideronte si njė pjesė fondamentale tė vetes sė tij, do tė kishte kaq shumė martesa tė dėshtuara si sot? Sikur ēdokush ta kuptonte kėtė, se ai/ajo ėshtė "jo i/e plotė" a do tė hiqte dorė nga pjesa tjetėr e vetes sė tij? Unė nuk besoj! Kėshtu lidhja e tyre do tė bazohej nė dashuri dhe mėshirė pėr tė cilat, Allahu subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:

    "Dhe nga faktet e madhėrisė sė Tij ėshtė qė pėr tė mirėn tuaj, Ai krijoi nga vetė lloji juaj palėn (gratė), ashtu qė tė gjeni prehje tek ato dhe nė mes jush krijoi dashuri dhe mėshirė. Nė kėtė ka argumente pėr njerėzit qė mendojnė." (30: 21)

    - Allahu subhanehu ve teala e krijoi Ademin alejhis-selam nga argjila. Argjila ėshtė simbol i forcės dhe fuqisė, apo jo? Dhe Havėn alejhas-selam, e krijoi nga njė brinjė, diēka e gjallė, me jetė dhe ndjenja, e thyeshme dhe e butė. A nuk e sheh se tė dy, nėse secili i kryen detyrat e veta, plotėsohen dhe kurrė nuk shkėputen? Kėto janė shenja tė Allahut, subhanehu ve teala, tė njė ligji tė pėrgjithshėm. Pėrse mundohen disa t’i bėjnė tė dytė tė barabartė, sikur tė ishin tė njėjtė? Pėrse atėherė janė "burrė" dhe "grua"? Dhe kush e heq ēdo herė kartolinėn mė tė keqe? Pėr fat tė keq, si ēdoherė gruaja!

    - Kur`ani na tregon dallimet nė njė mėnyrė jashtėzakonisht tė bukur dhe na jep shembull nga koha. Allahu, subhanehu ve teala, thotė nė Kur`an:

    "Pasha natėn qė me errėsirė mbulon gjithėsinė! Pasha ditėn kur ajo shkreptin! Pasha Atė qė krijoi mashkullin e femrėn! Vėrtet, veprimi i juaj ėshtė i llojllojtė." (92:1-4)

    Natėn dhe ditėn nė kohė, mashkullin dhe femrėn nė biologji, pozitiv dhe negativ nė fizikė dhe astronomi, kėto janė shenja qė tregojnė se Krijuesi i tyre ėshtė i njėjti, ėshtė Njė:

    "Dhe Ne krijuam prej ēdo sendi dy lloje (mashkull e femėr) qė ju tė pėrkujtoni (madhėshtinė e Zotit)." (51: 49)

    - Shkojmė pėrsėri te ajeti i mėparshėm. Allahu, subhanehu ve teala, na jep njė krahasim ndėrmjet detyrave tė ditės dhe tė natės, dhe tė burrit e tė gruas. Dita dhe nata, tė dyja 24 orė, ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn, ashtu qė nuk mund tė shohėsh kalimin nga drita nė errėsirė. Nė disa stinė tė vitit nata ėshtė mė e gjatė se dita dhe ndonjėherė ėshtė anasjelltas, por me gjithė kėtė ato e plotėsojnė njėra-tjetrėn dhe ēdo herė janė 24 orė. Ato kanė detyra tė ndryshme dhe nga asnjėra s’mund tė hiqet dorė, as nga nata e as nga dita.

    - Allahu, subhanehu ve teala, nė shumė ajete nė Kur`an thotė:

    "Thuaj: "Sikur Allahu ta bėnte natėn tė pėrhershme (t’ua zgjaste) deri nė Ditėn e Kiametit, ē`mendoni, cili zot tjetėr pos Allahut do t’ju sillte juve dritė? A nuk merrni vesh?"

    "Thuaj: "Mė tregoni, nėse Allahu ua bėn ditėn tė vazhdueshme deri nė Ditėn e Kiametit, cili zot pos Allahut do t’ju sillte natė qė tė pushoni nė tė? A nuk shihni (sa po gaboni)?" ( 28: 71-72)

    - A e kuptoni kėtė shembull? Pėrdoreni te gruaja dhe burri!

    >>>
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  6. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408


    - Vazhdojmė me rrėfimin. Mbetėm aty kur Allahu, subhanehu ve teala e krijoi sė pari Ademin alejhis-selam dhe pastaj Havėn alejhas-selam. Dhe fillimisht qė tė dy jetonin nė Xhenet. Allahu, subhanehu ve teala, u tha se ēdo gjė e kishin tė lejuar pėrveē njė druri. Ademi dhe Hava alejhimas-selam, e dėgjuan mashtrimin e Iblisit dhe hėngrėn nga druri i ndaluar. Dėnimi i Allahut pėr ta ishte qė tė dalin nga Xheneti. Siē shohim, qė tė dy bėnė gabim dhe u dėnuan nga Allahu subhanehu ve teala dhe mė vonė Allahu i fali tė dy. Ajeti nė vijim na tregon ngjarjen mė mirė:

    "(Ne i thamė) O Adem, ti dhe bashkėshortja jote zini vend nė Xhenet, hani nga tė doni, e mos iu afroni kėsaj peme, pse do tė bėheni prej zullumqarėve (tė vetvetes suaj). Shejtani i nxiti ata tė dy (i mashtroi), qė t’ua zbulojė atyre pjesėt e turpshme qė u ishin tė mbuluara dhe tha: "Zoti i juaj nuk ua ndaloi ju dyve atė pemė vetėm qė tė mos bėheni meleqė (engjėj), ose tė mos bėheni prej tė pėrjetshmėve." Dhe ju bėri be atyre (duke thėnė) se: Unė jam kėshillues pėr ju. Atėherė me mashtrim i zbriti (nė nivel tė palakmueshėm). E kur e shijuan pemėn, u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnė atė (duke vėnė gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemėve tė) Xhenetit.

    Zoti i tyre i thirri (duke u thėnė se): A nuk ua ndalova ju dyve atė pemė dhe a nuk ju thashė ju dyve se shejtani ėshtė armik i haptė pėr ju?! Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė (i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!" (Allahu) tha: "Zbritni, jeni armik i njėri-tjetrit. Nė tokė ju e keni vendqėndrimin (vendbanimin) dhe pėrjetim deri nė njė kohė." Tha: "Nė tė (nė tokė) do tė jetoni (do tė gjallėroni), nė tė do tė vdisni (do tė varroseni) dhe prej saj do tė nxirreni (do tė ringjalleni)." O bijtė e Ademit, Ne krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vendturpėsinė dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmėrisė, ai ėshtė mė i miri. Kėto janė argumentet e Allahut ashtu qė ata tė pėrkujtojnė. O bijtė e Ademit, tė mos ju mashtrojė assesi shejtani sikurse i nxori prindėrit tuaj nga Xheneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qė t’ju dalė nė shesh lakuriqėsia e tyre. Vėrtet ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bėrė shejtanėt miq tė atyre qė nuk besojnė." (7: 19-27)


    - Bėjmė edhe njėherė njė pushim ashtu qė tė fitojmė njė mėsim nga kjo pjesė e rrėfimit...

    -Xheneti ėshtė shtėpia e prindėrve tanė tė parė, apo jo? Kėtu nė tokė jemi tė gjithė tė huaj pėr njė kohė tė caktuar. Krahaso 60 deri 70 vjet me amshueshmėrinė! Si ndihesh, kur pėr njė kohė e len shtėpinė tėnde dhe shkon nė udhėtim? Tė merr malli pėr tė dhe nuk mund tė jesh rehat, apo?

    - Dhe tani shtėpia jote e vėrtetė nuk ėshtė kjo e tashmja, por ėshtė Xheneti. A nuk do tė kthehesh atje? A nuk do t’i shohėsh begatitė prej tė cilave hėngrėn prindėrit tanė? Pra, nuk ėshtė aq vėshtirė sa mendon ti.

    - Allahu, subhanehu ve teala, tė sjell vetėm njė kusht: tė pasosh rrugėn e Tij. Ai ėshtė i Cili tė njeh dhe tė do mė shumė sesa ti veten tėnde.

    - Edhe nė kėtė botė ka "drunj tė ndaluar". Allahu, subhanehu ve teala, na jep tė gjitha, na ka lejuar tė gjitha, na ka ngritur mbi gjithēka, krejt i kemi nė afėrsi dhe Ai, subhanehu ve teala, vetėm pak gjėra na ka ndaluar. Kėta "drunj tė ndaluar" janė pėr bamirėsinė tonė nė kėtė botė. Pėr fat tė keq ka shumė prej atyre qė nuk kanė mėsuar asgjė nga mėsimi i prindėrve tanė dhe hanė edhe mė tej nga ky "dru i ndaluar" dhe krejt tjerat i lėnė. Njeriu ėshtė shumė i ēuditshėm!

    - Ēfarė mėsojmė ne nga kjo pjesė e rrėfimit? Kur prindėrit tanė hėngrėn nga ky lloj druri, iu zbulua vendturpi dhe ēfarė ishte reagimi i tyre? U mbuluan me gjethet e Xhenetit. Ēfarė do tė thotė kjo? Se natyrshmėria e njeriut ėshtė qė tė mbulohet trupi dhe jo tė tregohen vendet intime. Ky dinjitet ėshtė i lindur te njeriu dhe ėshtė gjėja mė e shtrenjtė ēfarė ai ka, natyrisht pėrveē Islamit!

    - Iblisi, la’netull-llahi alejh, ėshtė armiku ynė dhe ai ėshtė nė njė luftė tė vazhdueshme kundėr neve. Kush shkon pas egos dhe pasioneve, ai e ka humbur luftėn dhe ai ėshtė i dėshtuar nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. Ndėrsa tė suksesshėm janė ata qė e pasojnė rrugėn e Allahut subhanehu ve teala.

    - Pra, dėnimi i prindėrve tanė tė parė ishte qė ata tė presin nė tokė, sepse Allahu subhanehu ve teala, kėshtu iu kėrcėnua atyre nėse ata hanė nga druri i ndaluar. Dhe Ai e zbatoi kėrcėnimin, por edhe ua fali gabimin.

    - Thuhet se Allahu subhanehu ve teala e zbriti Ademin alejhis-selam, nė Indi e Havėn alejhas-selam, nė rrethinėn e Xhides (Arabi Saudite). Ata e kanė kėrkuar njėri-tjetrin pasi nuk mundnin tė jetonin tė ndarė nga njėri-tjetri dhe nė fund u gjetėn. Ku? Nė kodrėn e mėshirės, diku rreth 70 km nė afėrsi tė Xhides. Kjo do tė thotė se Ademi, alejhis-selam, ka ecur nga India deri nė Arabinė Saudite me qindra kilometra ndėrsa Hava alejhas-selam vetėm 70 kilometra. Pėrse kjo ka ndodhur kėshtu? Ndoshta nga kjo ka mbetur qė burrat duhet tė bėjnė hapin e parė dhe gruaja e ka vetėm fjalėn e fundit.

    - Motra tė dashura! A e kuptoni tash pėrse burrat duhet tė bėjnė kaq shumė rrotullime para se t’ju marrin? Tė kėrkojė ty, tė premtojė se do tė sillet me ty ashtu siē e meriton, tė tė financojė pėr tė gjitha gjėrat dhe t’i mbulojė tė gjitha nevojat. Ta merr Allahun, subhanehu ve teala, si dėshmitar para prindėrve tuaj, pastaj mehri, martesa dhe krejt kjo do tė ishte e pamundur pa lejen tėnde. Fjalėn e fundit e ke ti. A e kupton pėrse? Sepse ti ke shumė vlerė te Allahu, subhanehu ve teala, te prindėrit e tu dhe te burri. Mos u kėnaq me mė pak dhe mos kėrko mė shumė. Kėto janė tė drejta, tė cilat t’i dha Allahu, subhanehu ve teala, dhe mos lejo tė tė tradhtojnė. Janė tė drejtat qė t`i dha Allahu subhanehu ve teala, Krijuesi yt dhe jo njė njeri qė ėshtė sikurse ti!

    - Prandaj ėshtė e pakuptueshme se si disa burra mund tė ngrenė dorėn para juve. Atyre duhet t’u thuhet para fytyrės: Si mund ta bėsh kėtė, kur prindi yt i parė nuk mundi as nė Xhenet tė jetonte pa njė grua? Si mund ta bėsh kėtė, kur prindi yt i parė me qindra kilometra ka ecur vetėm e vetėm qė tė takohet pėrsėri me gruan e tij? Si mund njė njeri tė jetė i atillė kur nė rangun e parė e vė forcėn trupore para dashurisė dhe harmonisė?

    - Profeti ynė, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shpalljen e parė e mori nė shpellėn "Hira" dhe vrapoi i frikėsuar pėr nė Mekė. Dhe te kush shkoi ai? Natyrisht te gruaja, Hadixhja radijall-llahu anha, e cila e mbuloi atė dhe e forcoi deri nė fund tė jetės sė saj.
    ... Sipas Islamit ėshtė shumė keq ta lėndosh gruan nė ndjenjat e saj, sepse ajo ėshtė njė vazo lulesh, qė kushton shumė, e thyeshme andaj duhet tė sillesh me kujdes me tė dhe t`i japėsh dashuri ashtu si ua ka mėsuar kėtė i Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, burrave.

    Gruaja u krijua nga brinja e burrit,
    e jo nga kėmbėt pėr tė qenė e shkelur,
    as nga koka pėr tė qenė mė e ngritur se burri.
    Por nga ana (krahu)...
    Brinjėt pėr tė qenė e barabartė,
    Krahun pėr tė qenė e mbrojtur
    dhe afėr zemrės pėr tė qenė e dashur...



    Shkruar nga Imrane Asani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 31-01-2010 mė 05:41
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. Roli i Akides sė Selefėve nė bashkimin e muslimanėve
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:28
  3. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  4. Libri rijadus salihin
    Nga useid nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-01-2005, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •