Kush jam unė?
All-llahu i madhėrishėm nė Kur'anin fisnik urdhėron e thotė: Edhe nė tokė ka argumente pėr ata tė bindurit. Po edhe nė veten tuaj. A nuk po e shihni? (Edh-Dharijat, 20-21)
Trupi ynė ėshtė njė makinė tejet e ndėrlikuar. Ka me mijėra vjet qė njerėzit pėrpiqen tė kuptojnė si funksionon trupi ynė e megjithatė shumė mistere nuk janė zgjidhur si p.sh. si punon truri ynė, pėrse na zė lemza.
Po njė gjė tashmė e dimė me siguri: trupi ynė pėrbėhet nga uji, karboni dhe disa elemente tė thjeshta kimike, qė mund tė gjenden ngado. Nė tė vėrtetė, tė gjithė atomet e domosdoshme pėr ndėrtimin e trupit tė njeriut, mund t'i gjeni nė oborrin e shtėpisė suaj.
Imagjinoni sikur tė ndėrtoni nga fillimi njė trup njeriu, duke pėrdorur pėrbėrėsit mė tė thjeshtė tė mundshėm. Pėr kėtė do t'ju duheshin vetėm 13 elemente kimike.
1. 65 % Oksigjen.
Elementi oksigjen zė dy tė tretat e trupit tuaj, kryesisht nė formėn e ujit (H2O). Ju gjithashtu thithni oksigjen nga ajri sa herė qė merrni frymė.
2. 18 % Karbon.
Pothuajse njė e pesta e trupit tuaj ėshtė karbon - i njėjti element nga i cili pėrbėhet qymyri, diamanti dhe grafiti i lapsit. Atomet e karbonit krijojnė zinxhirė tė gjatė, duke formuar boshtin e tė gjitha molekulave mė komplekse brenda jush.
3. 10 % Hidrogjen.
Hidrogjeni ėshtė elementi mė i zakonshėm nė gjithėsi e njėkohėsisht ka edhe atomet mė tė vogla.
4. 3 % Azot.
Njė thes me pleh kimik pėrmban thuajse tė njėjtėn sasi azoti sa njė trup mesatar njeriu. Azoti ėshtė njė nga pėrbėrėsit kryesorė tė muskujve tuaj. Ai ėshtė edhe pėrbėrėsi kryesor i ajrit.
5. 1 % Fosfor.
Ky element bėn qė tė ndizen flakė kunjat e shkrepėsve. Ai gjithashtu forcon dhėmbėt dhe kockat tuaja, formon membranat e qelizave dhe ndihmon nė transmetimin e energjisė.
6. 0,35 % Kalcium.
Sapuni i tualetit pėrbėhet nga kalciumi. Kalciumi gjithashtu i mban lėvizjet e trupit tuaj tė baraspeshuara kimikisht.
7. 0,15 % Klor.
Klori ėshtė njė gaz i gjelbėr vdekjeprurės, qė pėrdoret pėr tė prodhuar zbardhuesit. Nė trupin e njeriut, ai lidhet me natriumin duke formuar kripėn e gjellės (klorurin e natriumit).
8. 0,15 % Natrium.
Natriumi ėshtė gjysma tjetėr e klorurit tė natriumit (kripės). Natriumi i bėn lėvizjet e trupit tuaj po aq tė kripura sa edhe uji i detit.
9. 0,05 % Magnez.
Drita e bardhė ndriēuese e fishekzjarrėve vjen nga djegia e magnezit. Nė trupin tuaj magnezi forcon sistemin tuaj imunitar dhe ndihmon nė gjallėrimin e nervave dhe tkurrjen e muskujve.
10. 0,25 % Squfur.
Squfuri ėshtė njė pjesė e zėvendėsueshme e proteinave dhe ndihmon nė mpiksjen e gjakut. Ėshtė gjithashtu shkaktari i erės sė keqe tė gazrave trupore, vezėve tė prishura apo pellgjeve me ujė tė ndenjur.
11. 1,6 % Kalcium.
Kalciumi ėshtė elementi qė i bėn tė forta guaskat e detit, shkumėsin dhe mermerin. Ai bėn tė njėjtėn gjė me dhėmbėt dhe kockat tuaja dhe, gjithashtu, mban nė punė zemrėn dhe muskujt tuaj.
12. 0,008 % Hekur.
Nė gjakun tuaj ka hekur tė mjaftueshėm sa pėr njė gozhdė. Hekuri, kur lidhet me oksigjenin bėhet i gjakut, dhe kjo ėshtė arsyeja pse gjaku dhe ndryshku janė tė kuq.
13. 0,00004 % Jod.
Nė trupin tuaj ka mė pak se njė majė luge jod, megjithatė, pa tė do tė vdisnit. Jepini jod larvave dhe ato kthehen nė bretkosa.
Pėr njė trup tė pėrkryer ju nevojitet gjithashtu njė sasi e vogėl bakri, zinku, mangani, kobalti, litiumi, stronciumi, alumini, silici, plumbi dhe arseniku. Njė trup mesatar pėrmban edhe rreth 90 miligram uran.
Trupin e njeriut nuk do tė mund ta ndėrtoni kurrė vetėm duke pėrzier elementet kimike. Kjo do tė ishte njėsoj si tė prisje njė stuhi nė njė fushė mbeturinash tė ndėrtonte njė avion reaktiv. Pėr ta bėrė kėtė, duhet tė filloni tė punoni me blloqe ndėrtimi tė pėrshtatshme. Blloqet mė tė vogla tė ndėrtimit janė njėsi mikroskopike tė quajtura qeliza, por do t'ju duhet tė grumbulloni rreth 100 trilion tė tilla dhe t'i rregulloni ato sipas njė skeme pamundėsisht tė ndėrlikuar.
Thuajse gjysma e qelizave tuaja janė qeliza gjaku. Qelizat e kuqe tė gjakut shpėrndajnė oksigjenin nėpėr trup, duke ju mbajtur gjallė. Nė ēdo sekondė ju prodhoni 2 milion qeliza tė reja.
Qelizat nervore janė telat e trupit. Sinjalet elektrike shpėrndahen nėpėrmjet tyre me njė shpejtėsi prej qindra kilometra nė orė. Truri juaj pėrmban 100 miliardė qeliza nervore. Ju mund tė kontrolloni me vetėdije 640 muskuj, por ka qindra muskuj tė tjerė qė nuk mund t'i lėvizni nė mėnyrė tė vullnetshme. Rreth 40% e peshės suaj trupore ėshtė muskul.
Sistemi nervor lejon qė trupi juaj tė reagojė ndaj botės me shpejtėsi tė vetėtimes. Ai punon si njė rrjet me tela dhe kabllo elektrikė, vetėm se pėrēon informacion e jo energji elektrike. Qendra tij e kontrollit ėshtė truri, i cili i merr sinjalet nga organet shqisore, e pėrpunon informacionin dhe dėrgon sinjale tė reja, qė i tregojnė trupit si duhet tė reagojė. Sinjalet i pėrshkojnė nervat me shpejtėsi 400 km/h.
Tė gjitha qelizat e trupit tuaj kanė nevojė tė furnizohen me gazin jetėdhėnės, oksigjenin, i cili merret nga ajri. Sistemi juaj i frymėmarrjes thith oksigjenin dhe e kalon nė gjoks. Organet kryesore tė kėtij sistemi janė mushkėritė, tė cilat thithin ajėr, sa herė qė marrim frymė. Ato punojnė si sfungjerė gjigantė, vetėm se thithin ajėr dhe jo ujė. Ju merrni dhe nxirrni frymė 23.000 herė nė ditė.
Rrugėt ajrore pėrfundojnė nė qeska ajri tė quajtura alveola. Kėto pėrshkohen nga enė gjaku qė pėrthithin oksigjenin dhe nxjerrin jashtė dioksidin e karbonit.
Mushkėritė tuaja kanė rreth 600 milionė alveola - nėse do t'i shtrinit ato nė njė sipėrfaqe tė sheshtė do tė mund tė mbuloni me to njė fushė tenisi.
Zėri juaj del nga njė dhomė e quajtur kutia e zėrit (laringu) qė gjendet nė krye tė trakesė. Kur e nxirrni ajrin, ai kalon nėpėrmjet dy kordave tė vogla. Kur bashkohen, ato dridhen dhe lėshojnė tinguj. Sa mė shumė tė tendosen, aq mė i lartė ėshtė zėri. Pėrkujtojmė versetin e Kur'anit Fisnik: Mėshiruesi (Zoti ynė). Ai ia mėsoi Kur'anin. E krijoi njeriun. Ia mėsoi atij tė folurit (tė shprehurit, tė shqiptuarit). (Err-Rrahman, 1-4)
Ndonėse tė gjithė jemi tė ndėrtuar sipas njė plani tė njėjtė, jemi njėkohėsisht fare tė ndryshėm nga njėri-tjetri. Ka qindra gjėra qė tė bėjnė ty tė ndryshėm nga ēdokush tjetėr, qė nga shija e ndjenja e humorit deri tek tingulli i zėrit e forma e fytyrės.
Si ndodh qė je kaq ndryshe?
Pėrgjigjen e gjejmė pjesėrisht tek gjenet tua. Prindėrit tuaj do tė duhej tė bėnin edhe 1.000.000.000.000.000 fėmijė tė tjerė qė tė mund tė kishin njė fėmijė tjetėr me tė njėjtat gjene si ti. Pjesa tjetėr e pėrgjigjes qėndron te pėrvojat qė formojnė personalitetin tėnd gjatė rritjes.
Tė pėrkujtojmė duke medituar versetin e Kur'anit famėmadh: Madhėroje larg tė metave Zotin tėnd, mė tė lartėsuarin! I cili krijoi dhe pėrsosi. Dhe i cili pėrcaktoi e orientoi. (El-A'ėla, 1-3).
Prim.dr.med.sc. Ali Iljazi
Krijoni Kontakt