Kush ėshtė personi i duhur pėr tė mbledhur informacion?
Tė mbledhėsh informacion mbi dikė, nuk ėshtė diēka e kollajtė. Gjėja e parė me tė cilėn pėrballet njė djalė pasi tė njohė njė vajzė dhe t’i pėlqejė pamja e saj, ėshtė mbledhja i informacionit tė duhur.
Informacioni ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr fillimin dhe mbarėvajtjen e ēdo projekti. Duke qenė se martesa ėshtė projekti mė i rėndėsishėm nė jetėn e njeriut, mbledhja e informacionit tė duhur rreth vajzės dhe djalit, bėhet akoma mė i rėndėsishėm.
Nė rastin e fejesės dhe tė martesės, unė e kėshilloj si djalin ashtu dhe vajzėn, qė ēdo informacion rreth palės tjetėr, t’a shėnojnė nė njė letėr. Gjithashtu, i kėshilloj qė informacionin t’a shėnojnė tė shoqėruar me burimin e tij. Pėr kėtė, ajo mund tė ndėrtojė njė grafik, ku tė shėnojė si informacionet e marra nga vetė djali/vajza, nga kolegėt, tė afėrmit, shokėt etj...
Pėrsonat tė cilėt mund tė pėrdorim pėr tė grumbulluar informacionin e duhur rreth vajzės/djalit me tė cilin duam tė fejohemi, duhet tė kenė tre cilėsi:
1 – Tė jetė i paanshėm dhe i drejtė. Kėtu bėn pėrjashtim kushdo qė kėrkon t’a prishė kėtė lidhje pėr njė arsye ose pėr njė tjetėr.
2 – Tė jetė i besueshėm. T’i kėrkosh dikujt informacion mbi persnonin me tė cilin do tė martohesh, ėshtė si t’i kėrkosh tė tė kėshillojė. Dhe kėshilla nė njė rast tė tillė duhet tė jetė e sinqertė. Thotė Profeti a.s:”Nėse dikush ju kėrkon t’a kėshilloni, kėshillojeni me sinqeritet.”
Fatime bintu Kajs, vajti tek i dėrguari i Zotit a.s dhe i tregoi se Muavije dhe Ebu Xhehm kishin kėrkuar dorėn e saj. Pasi i tregoi kėtė, ajo e pyeti:”Po ti, ēfarė mendon o i dėrguar i Zotit?”
Profeti a.s i tha:”Pėrsa i pėrket Ebu Xhehm, ai nuk e ul shkopin nga supi (gjithmonė nė udhėtim). Kurse Muavije ėshtė njė fakir duarbosh.”
Pėr tė dy kėta persona, Profeti a.s i dha informacionin e duhur dhe tė saktė.
Nė njė ndodhi tjetėr, vėllai i Bilal ibnu Rebah, kėrkoi dorėn e njė vajze nė Medine. Familjarėt e vajzės, shkuan dhe pyetėn Bilalin, duke qenė se ai ishte njė ndėr shokėt e Profetit a.s dhe muezini i muslimanėve gjatė jetės sė Profetit a.s. Me t’u takuar me Bilalin i thanė:”Vėllai yt ka kėrkuar dorėn e vajzės tonė, prandaj kemi ardhur tė tė pyesim!”
Bilali u pėrgjigj:”Vėllai im ėshtė me moral dhe fe tė dobėt.”
Edhe pse ēėshtja kishte tė bėnte me vėllanė e tij, Bilali u tregua i sinqertė dhe ofroi informacionin e saktė.
Ndonjėherė, ndodh qė familja e djalit dhe e vajzės qė po fejohen, njihen dhe kanė lidhje miqėsore. Kjo bėn qė shumė nga kėto familje tė mos ineteresohen dhe tė mos mbledhin informacion rreth djalit dhe anasjelltas. Projekti i martesės ka nevojė tė studiohet dhe tė mblidhet gjithė informacioni i duhur, me qėllim qė tė mos befasohemi mė vonė.
Krijoni Kontakt