Vertet ka te till idioter qe besojn se ky dialog eshte i vertet?
Qe rama dhe jorgos jane shoke te ngushte dhe mafioza njesha kete e dine te gjithe shqiptaret
edvini hedh firmat ndersa jorgua nderton tulla e llac
hajde mafie e kuqe hajde
Gonxhe, kumbar i klanit Rama-Delijorgji
Trafiku i armėve nė Shqipėri po vėrtetohet ēdo ditė e mė shumė si njė krim familjar i qeverisjes qendrore dhe lokale. Madje, marrėveshjet e fshehta mes tyre, kanė sjellė jetėgjatėsinė e kartelit shtetėror tė municioneve, tė cilat vėshtirė se do tė zbuloheshin nė rast se nuk do t'u shpėrthente "Hiroshima shqiptare". Pas denoncimit tė aferave tė pista mes Delijorgjit-Majkos-Berishės-Mediut, njė tjetėr emėr i shtohet listės sė zezė tė trafikantėve; Blendi Gonxhe.
Gruaja e Gonxhes, kushėrirė e Delijorgjit
Me heshtjen dhe "pafajėsinė vocėrrake" duke mos u dukur nė publik, gat-gati u harrua emri i tij, por nė fakt Blendi Gonxhe ėshtė "kumbari" i lidhjeve tė dyfishta. Fillimisht, ai ka hyrė si sekser te Edi Rama pėr t'i dhėnė leje ndėrtimi Mihal Delijorgjit. Gruaja e Blendi Gonxhes ėshtė kushėrirė e parė e Delijorgjit, kėshtu qė krushku duhej tė favorizohej. Nė pak kohė, Delijorgji, nga njė biznesmen hekuri u bė shumė i fuqishėm nė fushėn e ndėrtimit, duke zgjeruar veprimtarinė e tij vit pas viti, ndėrkohė qė i janė dhėnė sheshet mė tė mira tė ndėrtimit. Sė fundmi, edhe "Uzina Enver". Pas pazareve tė pallateve, Delijorgji u fuqizua aq shumė ekonomikisht, saqė nisi tė guxojė edhe nė trafikun e armėve. Faktet tashmė dihet, por ajo qė duhet theksuar ėshtė fakti qė Delijorgji, duke dashur qė ta ketė mirė me tė dyja kampet politike, i pėrfshiu tė dy liderėt kryesorė partiakė, nė aferat e tij tė pista. Madje, arriti qė Rama dhe Berisha, tė jenė ortakė nė kėtė "biznes", duke bėrė qė pėr vite me radhė, krimi tė bėjė xhiro nė bulevardin kryesor tė Tiranės, nga selia e kryeministrisė te ajo e Bashkisė. Te godina e qeverisė, Delijorgji mbaronte pazaret e trafikut tė armėve dhe tė hekurit, ndėrsa te Bashkia e Tiranės "qėronte" hesapet e shesheve tė ndėrtimit. Madje, sė fundmi, "biznesmeni" nuk shkonte mė nė bashki, por ndalej te partia Socialiste, duke qenė se kryebashkiaku firmoste nga selia rozė pėrqindjet e monopolit tė tij nė lejet e ndėrtimeve. Gjithsesi, siē e thamė dhe mė lart, lidhja e shumėfishtė ka zanafillėn nga Blendi Gonxhe.
"Karriera" e Gonxhes dhe "kriza e personalitetit tim"
Nė rast se fut nė skaner marrėdhėniet Rama-Gonxhe, mund tė thuhet qartė se modeli i qeverisjes lokale tė tyre ka qenė gjithnjė dhe mbetet perfeksion i sistemit klientelist tė qeverisjes. Kėtė e di mė mirė se kushdo komuniteti i gjerė i ndėrtuesve nė kryeqytet dhe jo ata pak tė privilegjuar rreth kryetarit tė Bashkisė, qė kanė menaxhuar pėr vite tė tėra tė gjitha lejet e ndėrtimit tė kryeqytetit. Herė-herė, janė paraqitur si tė zemėruar me njėri-tjetrin, por koha ka treguar se ata janė ndarė vetėm pėr tė fshehur parullėn "njė pallat-njė votė". "Teatrot" e tyre kanė nisur qė kur kanė qenė nė ministrinė e Kulturės, duke firmosur hotele luksoze dhe objekte biznesi nė perlat e bregdetit shqiptar, pėr tė vijuar nė Bashkinė e Tiranės, ku Rama tashmė njihet si "zotėria 20 %", ndėrsa Gonxhe si "kriza e personalitetit tim". Pseudonimi i Ramės dihet pse, ndėrsa i Gonxhes shpjegohet nė kėtė mėnyrė: Para shumė vitesh (fillimet e demokracisė), Edi Rama i shkruan njė letėr "mallėngjyese" Blendi Gonxhes, kur ky ishte nė Greqi. Njė letėr kjo, qė Edi Rama ka pasur kurajėn komprometuese ta botojė nė librin e vet "Refleksione": "I nderuari Gonxhe, kriza e personalitetit tim, besoj se ėshtė fare e lexueshme pėrderisa unė po merrem me njė figurė kaq tė hepuar si ti. Hepimi yt qė mbi tė gjitha ėshtė mungesė personaliteti, sidoqoftė nuk e balancon aspak zbrazėtinė time tė plotė pėrpara jetės Megjithatė, zotrote mos kujto se erdhi dita tė jetosh kryelartė, nė njė kohė qė unė ende marr frymė mbi tė njėjtėn botė ku zvarritesh edhe ti". ("Refleksione", Shtėpia botuese "Albania", Tiranė 1992, f. 163).
E Merkure, 26 Mars 2008
http://www.gazeta-agon.com/mat.php?idm=1592&l=a
» Sekretet e lidhjes tė Delijorgjit me Mytilineos, tė cilit Millosheviēi i dha Trepēėn dhe bashkėpunėtorėt Majko - Berisha
Shkruan: Kastriot MYFTARAJ
Pas ēudisė sė Mihal Delijorgjit, qė nga njė ekskavatoristi minoritar grek i vendosur nė Shkozet tė Durrėsit, nė kohėn e komunizmit, qė nė dhjetor 1990 emigron nė Greqi, kthehet pas pak vitesh nė Shqipėri si njė biznesmen me kapital tė rėndėsishėm dhe lidhje nė sferat e larta tė biznesit nė Greqi, qėndron biznesmenin i madh grek Evangellos Mytilineos.Evangellos Mytileneos ėshtė president i kompanisė «Mytilineos SA- Business Group», qė operon nė metalurgji dhe miniera, ndėrtim, energjetikė, industrinė e makinave, dhe mbrojtjes. Kjo kompani ėshtė krijuar nė vitin 1990, si njė konsorcium dhe ka njė xhiro prej gjysmė miliardi euro dhe mbi 4000 punėtorė. Mund tė vėrtetohet qė Delijorgji ėshtė njeriu i Evangellos Mytilineos. Nė vitin 2003, Mihal Delijorgji lidhi njė kontratė me Ministrinė e Mbrojtjes tė Shqipėrisė, ku atėherė ministėr ishte Pandeli Majko, sipas sė cilės Delijorgji do tė merrte pėr skrap tanket e ushtrisė shqiptare dhe nė kėmbim do ta furnizonte ushtrinė shqiptare me njė numėr automjetesh, qė ai do t' i merrte nga kompania greke «Hellenic Vehicle Industry», qė nė greqisht e ka akronimin ELVO-AVE. Por «Hellenic Vehicle Industry» ėshtė pikėrisht Evangellos Mytilineos. Nė vitin 2000 gjatė privatizimit tė kompanisė publike greke tė industrisė sė makinave, «Hellenic Vehicle Industry», «Mytilineos SA- Business Group», bleu 43% tė aksioneve tė kėsaj kompanie, duke marrė njėkohėsisht dhe administrimin e kompanisė. Evangellos Mytilineos po i merrte tanket e ushtrisė shqiptare pėr skrap, pėr impiantet e veta metalurgjike, me njė ēmim katėr herė mė tė lirė se ai i bursės, dhe po paguante me automjete tė prodhimit tė vitit 1975, qė ishin nxjerrė nga pėrdorimi prej ushtrisė sė Qipros greke, qė po shiteshin me 70 mijė USD copa. Me tė vėrtetė njė aferė me shumė leverdi, pėr tė cilėn Pandeli Majko futi nė xhep njė ryshfet tė majmė.
Biri i ushtarakut, qė i «dhimbset» ushtria, siē ka thėnė vetė Pandeli Majko, i vuri oficerėt tė sharrojnė tytat e tankeve, qė tė quheshin tė demilitarizuara dhe t' i transportonte Delijorgji pėr tek shkritoret e Mytilineosit nė Greqi. Kur kėto tanke mund tė rrinin tė depozituara, se ēmimi i hekurit nė bursė vetėm rritet, dhe mund tė shiteshin me para nė dorė, dhe jo duke marrė xhipa tė vjetėr. Edhe skrapi i dalė nga municionet qė ēmontonte Delijorgji sipas kontratės qė kishte me Ministrinė e Mbrojtjes tė kohės kur ministėr ishte Fatmir Mediu, i shkonte Mytilineos, me anė tė Delijorgjit. Kėtė herė Mytilineos donte vetėm tunxh (duket me hekur e kishte ngopur Majko), prandaj, me porosi tė Delijorgjit, ministri Mediu urdhėroi qė ushtria ta furnizonte Mediun vetėm me municion me gėzhojė tunxhi. Ēmimi i tunxhit nė bursė ishte rritur mjaft kohėt e fundit. Mihal Delijorgji ėshtė njė rast nga manuali qė zbulon enigmėn e atyre minoritarėve grekė qė me hapjen e vendit nė vitet 1990-1991, emigruan nė Greqi nga ku pas disa vitesh u kthyen me kapitale dhe lidhje biznesi, dhe u bėnė biznesmenė tė mėdhenj, duke krijuar monopole nė tregun shqiptar. Nė fakt, pas kėsaj mrekullie qėndronin biznesmenė tė mėdhenj grekė dhe shėrbimi sekret grek, qė i pėrdornin kėta njerėz si kukulla tė komanduara me fije, pėr tė kontrolluar me anė tė tyre ekonominė shqiptare. Mihal Delijorgji kur shkoi nė Greqi, nė dhjetor 1990, duke kaluar kufirin nė mėnyrė ilegale, sė bashku me turmat e klandestinėve, ishte vetėm njė emigrant klandestin i varfėr, qė shkonte nė Greqi me xhepat bosh, duke menduar se atje mund tė fitonte duke punuar nė profesionin e tij tė ekskavatoristit, punė qė shpresonte ta gjente me ndihmėn e kushėrinjve tė tij tė pasur nė Greqi. Duket se ai do tė ishte i lumtur sikur tė kishte gjetur punė si ekskavatorist, dhe tė kishte punuar kėshtu pėr gjithė jetėn nė Greqi. Por nė Greqi kishin pėrgatitur njė tė ardhme tjetėr pėr tė, qė ai as e ėndėrronte. Kushėrinjtė e tij nė Greqi, Anastasios Delijorgji dhe Efstathia Delijorgji, ishin biznesmenė nė Greqi, dhe kishin lidhje me Evangellos Mytilineos. Nė vitin 2006, kėta ishin ndėr pesė aksionistėt e kompanisė Delta, qė i kaluan 2.168.622 aksione pikėrisht «Mytileneos Holding SA». Njė gjė shumė kurioze nė karrierėn e Mihal Delijorgjit ėshtė se ai, kur shkoi si emigrant nė Greqi, edhe pse nuk ishte veēse njė njeri qė veē shkollės 8-vjeēare kishte bėrė njė shkollė dy-vjeēare pėr ekskavatorist, megjithatė nė Greqi bėn njė kurs 1 vjeēar pėr... filozofi antike greke?!
Ėshtė e qartė se ky ka qenė njė kurs i shėrbimit sekret grek. Atėherė, ashtu si dhe sot, ishte politika e shtetit grek qė biznesi grek tė zinte pozita dominuese nė ekonominė shqiptare, nė disa fusha drejtpėrdrejt, ndėrsa nė disa fusha me anė tė shtetasve shqiptarė, duke parapėlqyer ata me kombėsi greke.
Mihal Delijorgji u pėrzgjodh si njė nga njerėzit qė do tė kryenin kėtė mision, sigurisht, i drejtuar dhe i kontrolluar nga ekspertė grekė, qė do ta komandonin si kukull me fije. Mihal Delijorgji ishte pėrzgjedhur pėr tė vendosur monopolin grek nė tregun e hekurit nė Shqipėri, pėr llogari tė Evangellos Mytileneos. Hekuri do tė vinte nga Greqia, por edhe nga Rusia dhe Ukraina, ku sillej nėpėrmjet firmave me qendėr nė Qipro, qė ishin off-spreengs tė holdingut tė Mytileneos. Por gjithashtu Delijorgji merrej dhe me tregtinė e produkteve ushqimore, qė i sillte nga Greqia, dhe pas vitit 1997 edhe me ndėrtime.
Nė kohėn kur PD ishte herėn e parė nė pushtet, nė vitet 1992-1997, SHIK, duke qenė nė dijeni tė politikės zyrtare greke tė pėrshkruar mė lart, kishte si njė nga drejtimet e punės sė vet qė tė vrojtonte dhe ata njerėz qė bėnin biznes me Greqinė dhe qė fuqizoheshin befasisht, nė sajė tė lidhjeve tė dyshimta nė Greqi. Prandaj Delijorgji ka qenė herė pas here nė survejim, dhe pėr tė nė SHIK kishte njė dosje inaktive, siē quhet nė gjuhėn e shėrbimit sekret, qė do tė thotė se kjo dosje hapej peridikisht pėr t u shtuar tė dhėna pėr veprimtarinė e Delijorgjit. Pėr SHIK tė asaj kohe, duke u ditur lidhjet e Delijorgjit me Evangellos Mytileneos, Delijorgji u bė njė person veēanėrisht i dyshimtė, kur nė dhjetor 1995, vetėm pak ditė pas heqjes sė sanksioneve ekonomike ndėrkombėtare ndaj Jugosllavisė(Serbi- Mali i Zi) sė Millosheviēit, Mytileneos Holdings SA, lidhi njė kontratė me regjimin e Millosheviēit pėr tė bėrė shitjen e mineraleve qė nxirreshin nga Minierat e Trepēės, posaēėrisht tė plumbit dhe zinkut, qė ishin shumė tė kėrkuara nė tregun ndėrkombėtar. Nė vitin 1996, kjo kontratė do tė zgjatej pėr shtatė vjet. Nė fillim tė vitit 1997, nė prag tė fillimit tė trazirave nė vend, Mihal Delijorgji ishte njė nga personat pėr tė cilėt degėt e SHIK nė Vlorė, Gjirokastėr dhe Sarandė morėn detyrė qė tė kontrollojnė lėvizjet e tyre atje. Pas rotacionit politik nė Shqipėri, nė vitin 1997, pushteti i majtė, e ndryshoi komplet drejtimin e punės sė SHIK ndaj Greqisė. Tashmė u braktis krejt linja e mbledhjes tė sė dhėnave pėr veprimtarinė e koordinuar greke pėr dominimin e ekonomisė shqiptare, duke u quajtur kjo si njė paranojė e Gazidedes dhe Berishės. Me kėtė rast u arkivua dhe dosja inaktive e Delijorgjit nė SHIK. Drejtori i kundėrzbulimit nė SHIK u emėrua Piro Visari, njė ish-oficer i Sigurimit tė Shtetit qė pas vitit 1991 kishte qenė emigrant nė Greqi, ku ishte aktivizuar nė sillogjet vorio-epirote. Tė tjerė drejtorė tė drejtorive dhe tė emėruar nė SHIK, ish-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit, erdhėn nga emigracioni nė Greqi. Problemi kryesor nuk ishte se ishin ish-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit, por se pėr vite tė tėra kishin qenė nė Greqi, ku, kur kishin deklaruar se ku kishin punuar u ishte bėrė menjėherė njė trajtim dhe pėrpunim special nga shėrbimi sekret grek, madje kishin dhe njė si lloj klubi ku takoheshin. Tashmė SHIK i drejtuar nga Fatos Klosi shihte vetėm rrezikun e «terroristėve» islamikė qė na paskėshin mėsyrė Shqipėrinė dhe donin t' i bėnin atentat ambasadės amerikane nė Tiranė. Ėshtė e qartė se rreziku i terrorizmit islamik ekzagjerohej pėr t' u bėrė njė tymnajė qė tė fshihej fakti se tashmė po bėhej realitet rreziku i paralajmėruar i kontrollit tė ekonomisė shqiptare nga grekėt, me pasoja tė rėnda afatgjata pėr Shqipėrinė. Meqė Delijorgji u bė i pastėr pėr SHIK tė Fatos Klosit, tashmė Delijorgji filloi tė siguronte privilegje nė biznes, si privatizim ndėrmarrjes shtetėrore, marrja me qira pėr njė afat tė gjatė dhe ēmim simbolik tė njė ndėrmarrjeje shtetėrore nė Shkozet tė Durrėsit, si dhe tenderė tė rėndėsishme tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Shqipėrisė, pėr tė cilat kėrkohet edhe mendimi i SHIK, nė lidhje me personin qė i pėrfiton. Nė atmosferėn e re politike, Delijorgjit iu krijua mundėsia qė gradualisht tė siguronte, praktikisht, monopolin e tregtisė sė hekurit nė Shqipėri, pėr llogari tė Evangellos Mytileneos.
Evangellos Mytileneos ka interesa tė mėdha dhe nė biznesin e telefonisė mobile nė Shqipėri. Nė dhjetor 1996, Evangellos Mytileneos, padroni i Delijorgjit, u emėrua nė bordin e drejtorėve tė kompanisė greke tė telefonave, OTE. Kompania OTE do tė blinte nė Shqipėri, kompaninė publike tė telefonisė mobile. Pėr shkak se ligji shqiptar kėrkonte qė shitja e kėsaj kompanie publike tė njė sektori strategjik, t' i jepej njė investitori tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, nė mashtrim tė ligjit u u bė njė konsorcium fiktiv i blerėsit grek me kompaninė norvegjeze Telenor, qė tė paraqiteshin fiktivisht gjėrat sikur shitja po i bėhej njė investitori tė rėndėsishėm ndėrkombėtar. Kėtu ishin tė implikuar kryeministri Pandeli Majko, pasuesi i tij Ilir Meta, Presidenti Meidani si dekretues i ligjit (privatizimi u bė me ligj tė veēantė), kėshilltari i tij juridik, Theodhori Sollaku (si iniciues i vendimmarrjes sė Presidentit, nė analogji me teorinė juridike qė nxorri Prokuroria e Sollakut me rastin e penalizimit tė kontratės me kompaninė «Bechtel») etj. Evangellos Mytileneos do tė kishte duart brenda edhe nė kompaninė e dytė tė telefonisė mobile nė Shqipėri, qė iu dha po ashtu grekėve, dhe praktikisht tė njėjtit grup. Delijorgji gjithashtu e zgjeroi veprimtarinė e vet edhe nė ndėrtim, nė sajė tė privilegjeve qė i bėnte Edi Rama me leje ndėrtimi. Njė nga arsyet qė Edi Rama e mori pranė vetes nė bashkinė e Tiranės shokun e tij tė vjetėr, Blendi Gonxhen, tė cilit dikur i thoshte tė dua, por nuk tė duroj dot, ėshtė se gruaja e Gonxhes ishte kushėrirė e afėrt e Delijorgjit, njeriut tė Mytileneos, mbėshtetjen e tė cilit Edi Rama e dėshironte shumė. Me lejen e Edi Ramės, Delijorgji ndėrtonte pallate ku tė donte, dhe madje i shėrbente Edi Ramės edhe si sekser pėr lejet e ndėrtimit. Kur Edi Rama bėri atė qė e quajti si marshimi i zisė, pas ngjarjes sė Gėrdecit, ai mori nė krah tė djathtė, Luiza Xhuvanin (Papamihali), njė minoritare greke, kur nė krah tė djathtė duhet tė kishte Valentina Leskajn, ose Mimi Kodhelin, tė cilat nė parti janė shumė lart se Luiza. Rama e bėri kėtė gjė pėr t' i thėnė Greqisė se ai do t' i mbronte interesat e saj, dhe se kur tė vitne nė pushtet do t' i pėrmbushte dėshirat e «Delijorgjit» tjetėr qė do tė gjente Mytileneosi dhe tė «Delijorgjėve» tė tjerė tė Greqisė. Duke pasur Rama nė krah tė djathtė Luiza Papamihalin (Xhuvanin), nė shkelje tė plotė tė hierarkisė partiake, ishte njėlloj sikur tė kishte nė krah tė djathtė Delijorgjin. Kur Berisha u rikthye nė pushtet, nė vitin 2005, ai tashmė nuk ishte mė ai i viteve 1992-1997, nė marrėdhėniet me Greqinė. Tashmė Berisha, pasi e kishte marrė njė herė mėsimin nga Greqia, nė vitin 1997, kishte vendosur qė tė tregohej i bindur ndaj Greqisė nė mėnyrė qė tė rikthehej ne pushtet dhe tė siguronte pėrfitime abuzive pėr veten dhe klanin e tij. Tashmė Berisha, ishte i prirur qė t' i lejonte bizneset greke tė bėnin ēfarė tė donin nė Shqipėri, mjaft qė t' i jepnin atij dhe njerėzve tė tij nė pushtet pjesėn qė u kishin dhėnė paraardhėsve tė tij. Edhe Delijorgji mund tė bėnte ē' tė donte mjaft qė t' u jepte Berishės dhe Mediut ryshfetin qė i kishte dhėnė Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos. Dhe kėshtu ndodhi. Berishės dhe Mediut nuk u interesonte fare se ē' bėnte Delijorgji nė Gėrdec sa kohė qė ata merrnin pjesėn e tyre nga fitimet e biznesit tė vdekjes. Komandantit tė Pėrgjithshėm. Presidentit tė Republikės, Bamir Topi, gjithashtu nuk i interesonte se gjėrat ishin ndarė dhe Gėrdeci nuk ishte biznesi ku ai merrte fitime pėr vete. Pėr drejtorin e SHISH, Bahri Shaqiri, duket se nuk kishte rėndėsi se pranė Tiranės, Delijorgji, ekskavatoristi me kurs filozofie nė Athinė, pra me kurs tė shėrbimit sekret grek, njeriu i Mytileneos, mikut tė Millosheviēit, kishte krijuar njė superminė qė mund tė shpėrthente nė ēdo moment. Bahri Shaqiri nuk shikon asnjė indicie qė tė ēon tek akti terrorist, tek lidhja Delijorgji-Mytileneos-Millosheviē, Se Arit (Bahriut) ia ka lėnė amanet ish-shefi i tij Kujtim Hysenaj, qė e rriti ēmimin e biletave tė kompanisė sė tij ajrore ku shiste bileta Ari, nė kohėn e Luftės sė Kosovės, qė nuk ka terrorizėm serb nė Shqipėri. Drejtori i Antiterrorit nė SHISH, Kristaq Sterjo, i ardhur nė kėtė post me sugjerim tė CIA-s sė grekut George Tenet, sheh gjithandej vetėm rrezikun e terrorizmit islamik, ndėrsa terrorizmat e tjerė pėr tė janė paranoja. Tamam ashtu siē u intereson grekėve. Qė tė zbėrthehet enigma e veprimeve tė Delijorgjit nė Gėrdec, duhet tė pėrdoret si ēelės kursi i filozofisė qė ai ka bėrė dikur nė Athinė, dhe qė duket qartė se ėshtė kurs i shėrbimit sekret grek. «Filozofia» qė ish-ekskavatoristi Delijorgji mėsoi nė atė kurs, e bėri atė tė zgjedhė Gėrdecin pranė Tiranės, nė buzė tė autostradės, pėr fabrikėn e tij tė vdekjes, e bėri qė nė janar tė kėtij viti, nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe nė periudhėn pas saj, tė shkelte kontratėn, duke mos tėrhequr lėndėt e rrezikshme (tritol dhe barut), tė dala nga municionet e ēmontuara, nė njė kohė qė silleshin municione tė tjera pėr ēmontim. Duket se Delijorgji e ka bėrė kėtė pėr motive filozofike. Gjithashtu, duket se Delijorgji, ditėn qė ndodhi shpėrthimi, ka urdhėruar qė pushimi i drekės tė afrohet njė orė (pikėrisht nė atė kohė ndodhi shpėrthimi), sepse pati njė kolpo filozofike dhe donte t u jepte mundėsi punėtorėve tė tij qė tė meditonin. Gjithashtu, duket se Delijorgji u largua me shpejtėsi nga fabrika e vdekjes me tė dhėnė kėtė urdhėr, sė bashku me kunatin, se u kujtua qė kishte lėnė pėrgjysmė nė shtėpi njė libėr filozofie. Edhe shpėrthimin dhe tragjedinė qė solli ai, Delijorgji duket se e ka marrė filozofikisht, se shfaqet duke qeshur nė mes tė policėve qė e shoqėrojnė nė gjykatė tė arrestuar. Duket se nė atė kursin e filozofisė nė Athinė, Delijorgjit i kanė mėsuar njė filozofi tė veēantė, sipas sė cilės ai duhet tė pėrmbushė ēfarėdo misioni qė t' ngarkojnė, deri edhe krijimin e njė supermine pranė Tiranės, qė t' i japė mundėsi dikujt ta shpėrthejė atė kur u duhet shėrbimeve sekrete greke dhe serbe. Delijorgjit i kanė mėsuar dhe filozofinė e tė pėrballuarit tė pasojave tė kryerjes sė kėtij misioni, duke bėrė disa vite burg, derisa Greqia tė gjejė mėnyrėn ta nxjerrė, pėr kurim apo ndonjė gjė tjetėr, pėr t' i humbur gjurmėt, duke u paguar ndonjė pushtetar shqiptar qė tė konfirmojė se «vdiq» nė ndonjė spital nė Greqi nga njė «sėmundje e pashėrueshme». Delijorgji doli nga loja por Mytileneos mbeti dhe ai do tė gjejė «Delijorgjė» tė tjerė nė Shqipėri pėr tė bėrė lojėn e tij, me anė tė politikanėve si Majko, Mediu, Nano, Berisha etj.
http://www.albaniapress.com/lajme/54...--Berisha.html
Shume mire qe paska prova per lidhjet e Rames me Deligjorgjin. Tani shteti duhet te levize menjehere dhe ti japi Rames denimin qe meriton per pjesemarrjen e tij ne tragjedine e Gerdecin.
Tė kishte qoftė edhe njė bisedė, e kėsaj pėrmbajtjeje:
Delijorgji: Alo Sabina
Rama: I ke rėnė gabim
Delijorgji: Mė fal, shnet.
Berisha do e kishte nxjerrė me zė nėpėr gjithė mediat e mundshme pėr tė thėnė se Rama ka lidhje me Delijorgjin, e jo biseda tė rregjistruara tė kėtij lloji qė do i transmetonte me satelit deri nė Mars.
Mos tregoni se sa naivė e budallenj jeni duke ju besuar kėtyre pallavrave.
Krijoni Kontakt