Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Dilemat pėr komunat e reja



    Presidenti thotė se zgjedhjet duhet tė mbahen pėr tė gjithė dhe nė tėrė territorin e Kosovės. Qeveria insiston se komunat e reja do tė themelohen aty ku ka mundėsi tė ndėrtohet pushtet demokratik. Por, nė qarqe diplomatike po bisedohen “aranzhime praktike” pėr mbajtjen e zgjedhjeve nė komunat e reja me shumicė serbe pėr shkak tė vonesave nė pėrgatitjen e tyre. ICO, ndėrkohė, sugjeron se decentralizimi dhe zgjedhjet nuk janė domosdoshmėrisht tė ndėrlidhura.

    Nga Artan Mustafa mė 16.07.2009 nė ora 8:05
    Muaj mė parė, Ministri i Pushtetit Lokal Sadri Ferati e shihte ditėn e zgjedhjeve si “Ditėn D” tė krijimit tė komunave tė reja me shumicė serbe qė parashihen me pakon e Emisarit Martti Ahtisaari.

    Nė njė intervistė pėr Express, Ministri thoshte se do tė duhet tė ketė njė dalje tė kėnaqshme tė popullatės nė votime nė rajonet qė priten tė bėhen komuna, nė mėnyrė qė ato tė konfirmohen si komuna tė reja.

    Po tė realizohej kjo ide, do tė ishte kthyer nė njė ngjarje pozitive. Serbėt do tė merrnin pjesė nė procesin e parė zgjedhor kosovar pas pavarėsisė pėrderisa integrimi i tyre mbetet prioriteti kryesor i institucioneve tė Prishtinės.

    Por, Beogradi u bėri thirrje tė hapur serbėve qė tė mos dalin.

    Kjo lėvizje e drejtuesve serbė ka vėnė njė pyetje tė rėndėsishme pėrpara Prishtinės: do tė insistohet qė dalja e serbėve mė 15 nėntor ėshtė kusht pėr krijimin e komunave tė reja duke rrezikuar kėshtu qė tė rrezikojė thellimin e ndarjeve etnike?

    Nė qarqet diplomatike nė Prishtinė ka diskutime nė lidhje me aranzhimet praktike pėr zgjedhjet lokale nė komunat e reja qė pritet tė ngritėn dhe qė do tė kenė shumicė serbe.
    Diplomatėt besojnė se puna e ekipeve pėrgatitore pėr krijimin e komunave tė reja do tė duhej tė ketė qenė normalisht nė njė fazė shumė mė tė avancuar.

    Ėshtė hedhur edhe ideja e aranzhimit tė zgjedhjeve pėr ato komuna tė reja tė cilat nuk do tė mund tė pėrgatiten siē duhet nė njė kohė tė mėvonshme.

    Megjithatė, institucionet e Kosovės vazhdojnė tė insistojnė nė versionin e parė.

    Zėdhėnėsi i Presidentit, Xhavit Beqiri, ka thėnė tė mėrkurėn pėr Express se deri mė tash nuk ka pasur asnjė indikacion se mund tė ketė diskutime pėr aranzhim tė mėvonshėm tė zgjedhjeve nė ndonjė komunė tė re.

    “Qėndrimi ynė ėshtė se zgjedhjet do tė mbahen pėr tė gjithė nė gjithė territorin e Kosovės”, ka thėnė Beqiri.

    Ai ka shtuar se nė takimet qė ka zhvilluar Presidenti me pėrfaqėsuesit e partive politike serbe, nė kuadėr tė takimeve me subjektet politike pėr caktimin e datės sė zgjedhjeve, ata kanė shprehur gatishmėrinė e tyre pėr tė dalė nė zgjedhje.

    Beqiri ka nėnvizuar gjithashtu se edhe nė mesin e javės sė kaluar Presidenti ka zhvilluar njė takim me KQZ’nė ku nuk ėshtė folur pėr asnjė plan tjetėr pėr sa i takon zgjedhjeve.
    “Presidenti u bėnė thirrje tė gjitha partive tė dalin nė zgjedhjeve sikurse edhe tė gjithė qytetarėve”, ėshtė shprehur Beqiri.

    Edhe mė i drejtpėrdrejt ka qenė Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, nė njė prononcim pėr Express.

    “Procesi i decentralizimit lidhet shumė me participimin e komunitetit serb nė zgjedhje. Komunat e reja do tė themelohen aty ku ka mundėsi tė ndėrtohet pushtet demokratik. Dhe asnjė variant tjetėr, aktualisht, nuk ėshtė duke u menduar”, ka deklaruar Kuēi.

    Ai ka ftuar serbėt qė tė jenė pjesė e procesit zgjedhor mė 15 nėntor.

    z.Kuēi ka thėnė se nė Qeverinė e Kosovės asnjėherė nuk ėshtė diskutuar pėr ndonjė aranzhim tjetėr pėr kohėn e mbajtjes sė zgjedhjeve nė komunat e reja me shumicė serbe.
    “Gjithė angazhimi ynė dhe i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė qė serbėt tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe tė ndėrtojmė bashkė pushtetin demokratik”, ėshtė shprehur Kuēi.

    Ai ndėrkohė ka hedhur poshtė kritikat se institucionet mė tė larta kosovare nuk janė duke shtyrė pėrpara siē ėshtė pritur obligimet nė procesin e decentralizimit.

    “Pėrkundrazi”, pėrgjigjet Kuēi. “Por ne kemi qenė tė kujdesshėm nė dy ēėshtje qė lidhen me decentralizimin: e para qė ai tė jetė i balancuar nė tėrė territorin e Republikės dhe e dyta qė participimi i serbėve tė jetė bazė pėr komunat e reja. E jo tė ndodhė qė tė formohen komunat e reja, e aty tė instalohen strukturat paralele”.

    Ndėrkohė, Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar sot formalisht ka emėruar anėtarėt e ekipit pėrgatitor pėr Kllokot-Vėrbovc, tė mėrkurėn.

    “Ekipe tjera pėr katėr komunat tjera tė reja dhe pėr njė qė zgjerohet do tė emėrohen nga ICR nė momentin e duhur”, ka thėnė pėr Express zėdhėnėsi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare, Andy McGuffie.

    Sidoqoftė, ai ka bėrė ndarje mes decentralizimit dhe zgjedhjeve.

    “Ėshtė me rėndėsi tė nėnvizohet se decentralizimi nė vete ėshtė njė proces i ndarė prej zgjedhjeve. Zgjedhjet thirren nė pėrputhje me ligjin pėr zgjedhjet lokale dhe do tė mbahen nė komuna sikurse janė thirrur nga Presidenti”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ndonėse vlerėsohen si akt jolegjitim dhe provokim i radhės nga Beogradi zyrtar, “pėr hir tė stabilitetit nė Kosovė”, zgjedhje lokale serbe nė Graēanicė dhe Gorazhdec, nuk do t’i ndalojė askush.

    Express,Prishtine

    Nga Bekim Greiēevci mė 13.08.2009 nė ora 8:23

    Nė bazė tė fjalėve tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve kosovare dhe atyre ndėrkombėtare, zgjedhjet lokale serbe nė Graēanicė dhe nė Gorazhdec tė Pejės, tė paralajmėruar pėr kėtė diel, nuk do tė pengohen.

    Ndonėse vlerėsohen si akt jolegjitim dhe provokim i radhės nga Beogradi zyrtar, “pėr hir tė stabilitetit nė Kosovė”, edhe kėto zgjedhje nuk do t’i ndalojė askush.

    Kjo ėshtė hera e dytė qė Serbia organizon zgjedhje nė Kosovėn e pavarur, megjithėse zgjedhjet e fundit, nė maj tė vitit tė kaluar, janė mbajtur para hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.

    Autoritetet e Serbisė kanė bėrė tė ditur se pėr shkak tė parregullsive nė zgjedhjet e fundit, nė komunėn e Prishtinės dhe tė Pejės do tė mbahen zgjedhje tė jashtėzakonshme mė 16 gusht.

    Zėdhėnėsi i Presidencės, Xhavit Beqiri, ka thėnė se qėndrimi i tė gjitha institucioneve tė Republikės sė Kosovės, por edhe i Presidentit Fatmir Sejdiu, ėshtė qė zgjedhje nė Kosovė nuk mund tė organizojė askush pėrveē institucioneve kosovare.

    Megjithėkėtė, nga fjalėt e tij mund tė kuptohet se komuniteti serb nė Graēanicė dhe Gorazhdec nuk do tė pengohet tė dalė nė zgjedhje tė organizuara nga shteti fqinj.

    “Siē e dini, institucionet e Republikės sė Kosovės vazhdimisht kanė ndjekur njė politikė shumė tė kujdesshme nė raport me minoritete, pėr hir tė stabilitetit nė vend, por edhe pėr krijimin e njė fryme tė re tė bashkėpunimit tė rajonit”, ka thėnė Beqiri, pėr Express.

    Ai konsideron se organizimi i kėtyre zgjedhjeve ėshtė edhe njė truk i ri nė vazhdėn e manipulimeve politike qė bėn Beogradi zyrtar me qytetarėt e komunitetit serb nė Kosovė.
    “Institucionet e Kosovės nuk do tė marrin karremin e Beogradit, as kėsaj radhe, pra nuk do bien pre e provokimeve qė bėn Beogradi zyrtar”, ka thėnė ai.

    Ai thotė se kėto zgjedhje janė absolutisht jolegjitime dhe nuk do tė kenė kurrfarė efekti nė Kosovė. “Pėr institucionet e Kosovės tė ashtuquajturat zgjedhje janė krejtėsisht tė paqena dhe nuk pėrcaktojnė gjė”, ka thėnė Beqiri.

    Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare Kai Mueller-Berner ka thėnė se Presidenti i Kosovės e ka caktuar 15 nėntorin si datė pėr zgjedhjet lokale, nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės dhe ligjet e saj. “Kjo do tė jetė njė mundėsi e shkėlqyeshme pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės nga tė gjitha komunitetet qė tė shfrytėzojnė tė drejtėn e tyre demokratike pėr tė votuar dhe pėr t’u dėgjuar zėri i tyre”.

    Nga ana tjetėr, analisti politik Ramush Tahiri vlerėson se zgjedhjet serbe janė njė agresion politik dhe juridiko-ligjor mbi Kosovėn. “Pėr zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ( tė Serbisė) mund tė jemi pak fleksibilė, mirėpo pėr zgjedhjet lokale jo, sepse, domethėnė, ėshtė pushtet i Serbisė nė Kosovė. Kjo nuk lejohet me asnjė normė. Pėrndryshe, kjo ėshtė kundėr vetė sovranitetit dhe pavarėsisė sė Kosovės dhe Kosova nuk mund edhe tė jetė e pavarur, edhe tė ketė komuna tė pushtetit serb ose tė Serbisė nė Kosovė”, ka thėnė ai pėr radion Europa e Lirė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •