Xh. Beharaj
E Hene, 11 Maj 2009
Lushnje- Nje 32-vjecar eshte arrestuar pasi akuzohet se ka rrembyer dhe me pas perdhunuar nje vajze te mitur. Ndaj tij eshte ngritur edhe akuza e tentatives per trafikim jashte vendit, ndersa njoftimi ne kohe i policise nga prinderit e 15 vjecares A. A., ka cuar ne qeli Sokol Krasniqin, banues ne fshatin Fier Shegan te Lushnjes. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne fshatin Barbullime, kur 32-vjecari kishte dale nje xhiro me makinen e tij. Ndersa ka pare ne rruge te mituren, ai ka dale nga makina duke e futur me force ne mjet dhe me pas ka udhetuar ne drejtim te segmentit Rrogozhine Elbasan. Prinderit kane njoftuar menjehere sallen operative duke kerkuar ndihme dhe deshmitaret dhane informacion per makinen e rrembyesit te vajzes. Mbeshtetur ne te dhenat e familjareve, policia eshte hedhur ne aksion duke ngritur disa postblloqe dhe brenda disa oresh eshte bere lokalizimi dhe kapja e te dyshuarit. Gjate marrjes ne pyetje vajza ka rrefyer se pas rrembimit Krasniqi e kishte perdhunuar ne makinen e tij dhe me pas ka tentuar qe ta trafikoje jashte vendit. Ngjarja ka alarmuar edhe agjentet, pasi ka ndodhur ne mes te dites dhe veprimet kane qene te dhunshme. Burime zyrtare deklaruan se i dyshuari ka pranuar akuzat e ngritura, kurse e mitura i eshte nenshtruar nje ekzaminimi per te vijuar hetimet e metjeshme. Nje grup hetimor po kryen investigim per te zbuluar shkaqet e kesaj ngjarje te ndodhur ne mes te dites, ne qender te fshatit Barbullime te Lushnjes. Per disa ore pas izolimit ne paraburgim eshte marre edhe 32-vjecari, por ai nuk ka dhene detaje te hollesishme rreth shkaqeve. Prokuroria do te ngreje akuzat e "rrembimit dhe kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune me te mitura". Vajza ka deshmuar gjithashtu se ka kundershtuar agresorin, por ky i fundit ka perdorur edhe dhunen fizike, derisa ka arritur qellimin. Gjate momentit te ndalimit i dyshuari nuk ka bere rezistence ndaj forcave te policise, kurse makina u bllokua ne cilesine e proves materiale.
Koha Jone
Mesa duket keto lloj historish nuk ka gjasa te mbarojne ndonjehere tek Shqiptaret
Uroj ta kalbin ne burg per nja 20 vjet .
Krijoni Kontakt