Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Kumbari i Jozefinës në polici rrëmben makinën time BMW

    Të shtunën, më 9 maj 2009, rreth orës 12:20 të mesditës, ndërsa vëllai im mjek Dashamir Çokaj kishte parkuar makinën time, tip BMW me regjistrim gjerman, në parkimin e hotel “Coloseo”, një patrullë policie, e përbërë nga policë rrugorë dhe të ndërhyrjes së shpejtë, kërkojnë që të largojnë makinat e parkuara aty. Ndërkohë që vëllai im po përpiqej të largonte makinën, shefi i qarkullimit rrugor të Shkodrës, Agron Guri, kumbarë me znj. Topalli, i kërkon vëllait tim dokumentet. Pasi vëllai i jep dokumentet atij, dhe ndërsa lëvizja e makinës ishte bllokuar nga mbrapa nga një makinë e policisë rrugore, Guri jep urdhër, që makina ime të shkojë në komisariat. Ky urdhër nuk ka arsye, është i paqartë, i pabazuar në ligj, tendencioz dhe i dyshimtë.

    Punonjës të policisë hynë me forcë në makinën time dhe e kanë detyruar vëllain tim ta drejtojë makinën e ta parkojë në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Sipas logjikës së ngjarjeve, duhej që makina të përfundonte patjetër në komisariat. Ndoshta për të bërë ndonjë veprim të dëmshëm në makinë, ndërsa makina qëndron në ambientet e komisariatit?

    Jemi në prag-fushatë dhe Jozefina, e mësuar të përdorë policinë si vegël qorre të saj, për t'u bërë keq kritikëve, konkurrentëve dhe kundërshtarëve të saj, po mundohet në këtë rast të shkaktojë precedent për të vënë përgjues në makinën time, ose më keq ndonjë lëndë të palejueshme, që të më kontrollojë ose të më inkriminojë më pas. Këtë standard politik njeh fatkeqësisht znj. Topalli, e cila në kohën kur unë me shokë u ngritëm të sillnim demokracinë me Lëvizjen Studentore '90, ajo merrej me kultivimin e misrit dhe orizit.

    I alarmuar për ndodhinë, sidomos edhe nga gjendja ime fizike dhe nga ndodhitë e pakëndshme të ndodhura më parë si pa të keq nga punonjës policie, shkova në Komisariatin e Policisë së Shkodrës dhe ndërkohë kontaktova me SMS Zv. ministrin e Brendshëm, Strazimiri dhe komunikova në telefon me tre krerët e policisë së Shkodrës, Drejtorin e Policisë, Shefin e Komisariatit dhe Shefin e Qarkullimit Rrugor.

    Shefi i komisariatit të Shkodrës, z. Metko erdhi në zyrë pas pak minutash dhe patëm një bisedë të shkurtër me të. U informua rreth incidentit nga shefi i qarkullimit rrugor dhe një punonjës policie, që ishte në vendngjarje. U la që makina të dalë në komision ditën e hënë, sepse kështu janë rregullat. Makina nuk kishte arsye të shkonte në komisariat dhe në këtë mungesë arsyeje, lind pikërisht dyshimi.

    Rregullat janë rregulla, gjithkush i kupton. Por ajo që nuk kuptohet këtu është:

    1. Pse çohet në rajonin e policisë një makinë e parkuar në rregull, në parkimin e një hoteli, ku roja i hotelit e aprovon parkimin e makinës?
    2. Pse çohet në rajonin e policisë vetëm makina ime dhe të tjerat jo?
    3. Pse policët shprehen herë se vëllai i paska kundërshtuar, herë se vëllai nuk është pronari. Pastaj pohojnë se i kanë pasur dokumentet në dorë? Si i morën dokumentet atëherë?
    4. Pse merret makina e çohet në komision dhe jo dokumentet, apo drejtuesi i automjetit në rast dyshimi?
    5. Pse u ngutën kaq shumë policët ta çonin makinën time në rajon, pa pritur që unë të vij e të sqaroj se jam unë pronari i saj dhe makina është në rregull?
    6. Pse një makinë tjetër e parkuar aty pranë, qëndroi në parkim dhe makina ime përfundoi në komisariat?

    Janë pyetje këto që sqarojnë faktin se një aksion policor është porositur nga një telefonatë e vetme atë ditë për të dhunuar makinën time. Të tjerat janë pretendime dhe justifikime të policisë.

    Mendoj se policia ka kryer një veprim të parregullt ligjor me një qëllim të caktuar, e urdhëruar nga ndonjë person politik, i cili / e cila ka qëllimi terrorizim elektoral kundrejt meje dhe vëllait tim. Veprime të padrejta nga punonjës të caktuar policie, të urdhëruar nga politika, janë kryer edhe më parë kundrejt nesh, prandaj ne jemi të detyruar të bëjmë një denoncim në prokurori, që të hetohet kjo çështje dhe të merret vesh se kush është ai person, që ka urdhëruar marrjen me forcë të makinës sime.

    Me krerët e policisë së Shkodrës u sqarova ditën e shtunë dhe u thashë se, nëse nuk ma jepni makinën në moment, atëherë mbajeni për vete, dhe më ktheni vlerën e blerjes së saj.

    Të drejtat dhe liritë e individit në Shqipëri, të drejtat tona si njerëz të lirë, që ngremë zërin e arsyes kundrejt veprimeve negative në shoqëri, po kërcënohen më shumë në këtë prag-fushatë nga politikanë diletantë, që nuk e meritojnë votën e zgjedhësve. Dikush është i interesuar të manipulojë zgjedhjet në Shqipëri, përmes blerjes së medias dhe represionit policor. Eshtë vetëm fillimi i një fundi ogurzi...

    Arben Çokaj, gazetar dhe analist i pavarur, 09.05.2009

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me bmw-ra jan bere keta kopilat e edvinit qe duan te ri-sjellin ne shkoder pushtetin enverist xhelato polpotist.. si puna ketij Cokut.. qe vetquhet analist i pavarur..

    Ka shkodran ketu..?

    le te na flasin pak per kte kelishin e PPSH-se..dash e arben Cokaj-n..



    ..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ska pune shkodranesh ketu. Jane bere si ujq te plagosur thuaj e tregojne muskujt. Pse hera e pare eshte qe bejne keshtu per ndonje qe e kane kunder.
    Bazes ja bene shkrumb fare. Sa ndodhi te tilla qe ka ne gjith Shqiperine e qe nuk sjkruhen kurre.
    Ky eshte ai shteti ere dhi qe kane shqiptaret per ta qeverisur.

  4. #4
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Supozohet qe policia(perfshi te gjithe nga polici me i thjeshte deri tek drejtuesit) te zbatoje ligjet per te cilat kemi votuar te gjithe. Rast i dyshimte. Ti Arben, paske te tille profesionin dhe ke mundesi te ankohesh. Sa e sa behen cdo dite te kesaj natyre... aq te mira qofshin. Keta shefat, bejne pak si gangestera dhe pastaj shteti paguan mijera per te gjetur kush e vrau. Nuk eshte e drejte te veproje ne kete menyre kur je brenda ligjit(pa e shkelur ate)sidomos nje shef i qarkullimt rrugor duhet te sqaroje arsyen me cdo kusht se nuk eshte ndonje polic i thjeshte qe ka mbaruar agronomi naten. Nese ka ndonje arsye tjeter konkurence politiko elektorale qe nuk thuhet troc ndryshon puna. Gjithmone i referohem versionit tuaj.
    Pac fat ne gjetjen e se drejtes.
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  5. #5

    Pershendetje

    Meqe shkrimin e publikova une, po reagoj se me erdhen nmesazhet tuaja.

    Ne Shqiperi luhet nje politike sado-masokiste. Saliu e Jozefina mbushin xhepat dhe godasin konkurrentet, kritiket e kundershtaret. Ky quhet sadizem. Ndersa nje pjese e njerezve qe jane mesuar dhe pranojne dhunen si ky Brari, kenaqen duke pare keta derdimene te bejne nje politike te tille si sampista. Kenaqja nga dhimbja qe te shkakton tjetri quhet masokizem. Po te mos kishte masokista qe kenaqen me dhimbjen, nuk dom kishte as sadista. Kete poull keni qe nuk kerkon ligje por kerkon muskuj dhe edhe nese nuk je me Edvinin, behesh me te kur sheh keta koketrashet qe drejtojne sot.

    C'ti besh, PD kete radhe do e haje keq, kushedi kur do vije ndonjehere ne pushtet, ndoshta kur t'i bien dhembet Jozefines, se Saliut i kane rene.

    Turi72

  6. #6
    UNDERGRAUND Maska e episode
    Anëtarësuar
    30-06-2008
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    50
    Po, nje gje nuk po e kuptoj, çfar ka lidhje tani Jozefina ketu, pse e permend emrin e saj??!
    UNDERGRAUND

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Turi72 Lexo Postimin
    Po te mos kishte masokista qe kenaqen me dhimbjen, nuk dom kishte as sadista.
    Turi72
    Mos fol budallalleqe o Turi72!
    Si thua ti, se kriminelat sadista hasnedare-aranita torturuen per gjyse shekullit pse te masakruemit kenaqeshin nga dhimbja?!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Turi72 Lexo Postimin
    Të shtunën, më 9 maj 2009, rreth orës 12:20 të mesditës, ndërsa vëllai im mjek Dashamir Çokaj kishte parkuar makinën time, tip BMW me regjistrim gjerman, në parkimin e hotel “Coloseo”, një patrullë policie, e përbërë nga policë rrugorë dhe të ndërhyrjes së shpejtë, kërkojnë që të largojnë makinat e parkuara aty. Ndërkohë që vëllai im po përpiqej të largonte makinën, shefi i qarkullimit rrugor të Shkodrës, Agron Guri, kumbarë me znj. Topalli, i kërkon vëllait tim dokumentet. Pasi vëllai i jep dokumentet atij, dhe ndërsa lëvizja e makinës ishte bllokuar nga mbrapa nga një makinë e policisë rrugore, Guri jep urdhër, që makina ime të shkojë në komisariat. Ky urdhër nuk ka arsye, është i paqartë, i pabazuar në ligj, tendencioz dhe i dyshimtë.

    Punonjës të policisë hynë me forcë në makinën time dhe e kanë detyruar vëllain tim ta drejtojë makinën e ta parkojë në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. Sipas logjikës së ngjarjeve, duhej që makina të përfundonte patjetër në komisariat. Ndoshta për të bërë ndonjë veprim të dëmshëm në makinë, ndërsa makina qëndron në ambientet e komisariatit?

    Jemi në prag-fushatë dhe Jozefina, e mësuar të përdorë policinë si vegël qorre të saj, për t'u bërë keq kritikëve, konkurrentëve dhe kundërshtarëve të saj, po mundohet në këtë rast të shkaktojë precedent për të vënë përgjues në makinën time, ose më keq ndonjë lëndë të palejueshme, që të më kontrollojë ose të më inkriminojë më pas. Këtë standard politik njeh fatkeqësisht znj. Topalli, e cila në kohën kur unë me shokë u ngritëm të sillnim demokracinë me Lëvizjen Studentore '90, ajo merrej me kultivimin e misrit dhe orizit.

    I alarmuar për ndodhinë, sidomos edhe nga gjendja ime fizike dhe nga ndodhitë e pakëndshme të ndodhura më parë si pa të keq nga punonjës policie, shkova në Komisariatin e Policisë së Shkodrës dhe ndërkohë kontaktova me SMS Zv. ministrin e Brendshëm, Strazimiri dhe komunikova në telefon me tre krerët e policisë së Shkodrës, Drejtorin e Policisë, Shefin e Komisariatit dhe Shefin e Qarkullimit Rrugor.

    Shefi i komisariatit të Shkodrës, z. Metko erdhi në zyrë pas pak minutash dhe patëm një bisedë të shkurtër me të. U informua rreth incidentit nga shefi i qarkullimit rrugor dhe një punonjës policie, që ishte në vendngjarje. U la që makina të dalë në komision ditën e hënë, sepse kështu janë rregullat. Makina nuk kishte arsye të shkonte në komisariat dhe në këtë mungesë arsyeje, lind pikërisht dyshimi.

    Rregullat janë rregulla, gjithkush i kupton. Por ajo që nuk kuptohet këtu është:

    1. Pse çohet në rajonin e policisë një makinë e parkuar në rregull, në parkimin e një hoteli, ku roja i hotelit e aprovon parkimin e makinës?
    2. Pse çohet në rajonin e policisë vetëm makina ime dhe të tjerat jo?
    3. Pse policët shprehen herë se vëllai i paska kundërshtuar, herë se vëllai nuk është pronari. Pastaj pohojnë se i kanë pasur dokumentet në dorë? Si i morën dokumentet atëherë?
    4. Pse merret makina e çohet në komision dhe jo dokumentet, apo drejtuesi i automjetit në rast dyshimi?
    5. Pse u ngutën kaq shumë policët ta çonin makinën time në rajon, pa pritur që unë të vij e të sqaroj se jam unë pronari i saj dhe makina është në rregull?
    6. Pse një makinë tjetër e parkuar aty pranë, qëndroi në parkim dhe makina ime përfundoi në komisariat?

    Janë pyetje këto që sqarojnë faktin se një aksion policor është porositur nga një telefonatë e vetme atë ditë për të dhunuar makinën time. Të tjerat janë pretendime dhe justifikime të policisë.

    Mendoj se policia ka kryer një veprim të parregullt ligjor me një qëllim të caktuar, e urdhëruar nga ndonjë person politik, i cili / e cila ka qëllimi terrorizim elektoral kundrejt meje dhe vëllait tim. Veprime të padrejta nga punonjës të caktuar policie, të urdhëruar nga politika, janë kryer edhe më parë kundrejt nesh, prandaj ne jemi të detyruar të bëjmë një denoncim në prokurori, që të hetohet kjo çështje dhe të merret vesh se kush është ai person, që ka urdhëruar marrjen me forcë të makinës sime.

    Me krerët e policisë së Shkodrës u sqarova ditën e shtunë dhe u thashë se, nëse nuk ma jepni makinën në moment, atëherë mbajeni për vete, dhe më ktheni vlerën e blerjes së saj.

    Të drejtat dhe liritë e individit në Shqipëri, të drejtat tona si njerëz të lirë, që ngremë zërin e arsyes kundrejt veprimeve negative në shoqëri, po kërcënohen më shumë në këtë prag-fushatë nga politikanë diletantë, që nuk e meritojnë votën e zgjedhësve. Dikush është i interesuar të manipulojë zgjedhjet në Shqipëri, përmes blerjes së medias dhe represionit policor. Eshtë vetëm fillimi i një fundi ogurzi...

    Arben Çokaj, gazetar dhe analist i pavarur, 09.05.2009
    tashti na i ke mbush menjen duke i gjete Jozit nje kumbare musliman?Hik o Beno,pash Zotin,na trgo ndonje pisllik tjeter,cka ti din me bo,e ta ndigjojme me kenaqesi,se Jozit per ty s'eshte tu i ra ne men.Do te vejne ty pergjues ,hahaha.Cfar the ti aparat?Hahhaha.Ti na e paske Shokdern ne dore se paskemi dite . Ben mire te kerkosh falje per shkrimin.

  9. #9
    O Anesti 55,

    pse je ti injorant, nuk jane te gjithe. Po natyrisht qe Jozefina trurin tend te palatuar shfrytezon, qe gerryen miliona euro ne nje mandat nga shoqeria e vuajtur dhe e varfer shqiptare, se ti me rastin ma te pare thua si e ka zaon te thote ajo: Kush je ti more Beno. E kush k. je ti para Arbenit, apo Jozefina para tij?

    Jozefina ka marre nje post te larte jo nga aftesite profesionale a politike, por ngaqe eshte femer dhe perdor me dinakerim profesionin me te vjeter ne bote. Keshru qe ajo i ben ato qe thote Arbeni, se deri sot akoma nuk ia kane dhane makinen.

    Keto dite po akuzohet edhe se ka gisht ne vrasjan me tritol te nje aktivisti te PDK-se ne Malesi te Madhe. Ndoshta edhe Arbenit ia ka marre makinen me i fute droge ose ndonje dinamit ne makine qe me e hedhe ne ere sic ndodhi me kreun e PDK ne Malesi te Madhe.

    Thua ti pse Arbenin? Se Arbeni eshte gazetar dhe kritiku i saj kryesor ne Median e shkruar per punet e liga e te pista qe ban Jozefina. Por ti anonimi Anesti 55 duhet t'i dish ma mire keto gjana se ia fut kot se koti, pa dite asgja. Jozefina me Salen po bajne diktature ne vend, ku njerez qe jane kunder tyre po vriten ne menyre mafioze, dhe ata flasin per rruge te kombit, apo tradhetare, kur vete Berisha ka mik familjar nje serbo-boshnjak si Fazllic dhe per 1 Euro m2 i ka dhane disa hektare toke atij ne Durres.

    Ti rri e shit pordhe, duke fyer apo injoruar ata qe ngrene zerin per te denoncuar keto krime ne Shqiperi dhe i del per zot nje akti te shemtuar, te marrjes se makines se nje gazetari, vetem se ke kenaqesi qe perdite popullin shqiptar e keqtrajton nje grup njerezish qe nga ekstazia e drogave dhe e vjedhjes se parave pa u hyre ferre ne kembe.

    Turi

  10. #10
    Per shkodra13,

    Jo nuk them ashtu, ate po e thua ti. Une po them se realiteti ne Shqiperi sot eshte se po luhet nje politike sado-masokiste. Ku sadistet jane politikanet kryesore me Berishen ne krye, qe flasin ne emer te annti-komunizmit e veprojne si komunista, dhe nje popull qe varferia e dhuna sistematike e ka ba me ule koken, e nuk ngrihet me i shporre qafe keta horra qe majmen me parate e nje populli te varfer.

    Perderisa populli i jep vote krimineleve, qe i keqtrajtojne, atehere a nuk vijme ne perfundimin se nje pjese e tij kenaqet me gjendjen e dhunuar ku gjendet?

    Turi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vllezerit Bluz Skripti ne Shqip.
    Nga Antitrup në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 17:57
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-06-2005, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •