Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355

    Konvertim. Cka don te thote?

    Fenomen jo i ri!

    Qe nga kohet njerzimi ballafaqohet me kete fenomen kaq me rendesi.

    te munduohemi te mendojme dhe te diskutojme mbi kete realitet.

    Ju falenderoj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Konvertim (latinisht: conversio = kthej/kthehem) domethėnė pranim i parimeve themelore tė reja, tė tjera, tė traditave dhe zakoneve fetare, respektivisht kulturės, nė raport me parimet themelore tė mėparshme tė personit tė konvertuar.

    Konvertimi kushtėzon pėrvetėsimin e kėrkesave pėrkatėse tė njė bashkėsie fetare tė re. Njė person, qė e ka kaluar procesin e konvertimit, quhet konvertit apo proselit (greqisht προσήλυτος [proselitos] i ardhur/i bashkuar).
    Nė disa religjione, si hebraizėm, konvertimi tregon anėtarėsimin nė njė grup etnik dhe pranimin e historisė dhe kulturės sė tij si dhe praktikėn dhe fatin e kėtij grupi.
    Nė tė kaluarėn ka pasur rrallė konvertime, sepse ambienti kulturalisht ka qenė relativisht homogjen. Sot, nė kohėn kur globalizimi i njerėzve po konfrontohet me kultura dhe religjione tė huaja, edhe interesimi pėr religjione tė huaja apo ekzotike ėshtė rritur. Mirėpo njė konvertim i mirėfilltė ėshtė megjithatė i rrallė. Kėtu dalin nė shesh po ashtu edhe probleme tė tjera, meqenėse religjionet shpesh herė kanė njė prapavijė tė pjekur kulturore, qė ėshtė e pėrzier me besimin e mirėfilltė religjioz. Njė shembull i kėsaj ėshtė interesimi pėr budizmin nė Evropėn qendrore dhe perėndimore, qėndrimi i sė cilės kritikohet nga disa budistė tė Azisė.

    Thėnė nė pėrgjithėsi te konvertimi nė rastin normal bėn pjesė njė arsye e rėndėsishme pėr njė ndryshim, meqenėse kėtu janė tė prekura parimet e konceptimit tė vetvetes apo tė pikėpamjes parimore tė botės. Disa pėrmendin edhe arsyet dhe thonė se shpesh herė ato janė kriza personale, ndryshime tė forta nė jetė ...


    Problematika e konvertimeve


    Sipas nenit 18 tė Deklaratės sė pėrgjithshme mbi tė drejtat e njeriut "gjithkush ka tė drejtėn e lirisė sė mendimit, ndėrgjegjes dhe besimit; kjo e drejtė pėrfshin lirinė e ndryshimit tė besimit ose bindjeve dhe lirinė qė njeriu, qoftė vetė ose nė bashkėsi me tė tjerėt, tė shfaqė publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anė tė dhėnies sė mėsimeve, kryerjes sė kultit dhe ceremonive fetare.” Kėto tė drejta nė praktikė dhe nė ligjet e prura janė tė zbatuara nė shtete dhe sisteme juridike tė ndryshme deri mė sot nė masa shumė tė ndryshme; pikėrisht shpesh herė ndryshimi i besimit tė njė individi tregon pikėn kyēe dhe sprovėn se sa vėrtet respektohet nė njė vend liria e njeriut. Kėtu tregohet njė shkallė qė shtrihet prej njė toleranca tė plotė e deri te represionet masive (p.sh. vrasja e tė konvertuarve, qė fajėsohen pėr apostazi [distancim nga feja me akt formal], respektivisht herezi [mėsim i gabuar]).

    Nė disa shtete tė botės ndryshimi i besimit tė paktėn nė kėtė rast ligjėrisht apo praktikisht tėrheq konsekuenca tė konsiderueshme pėr tė prekurin, nėse ai lejon tė ndikohet dhe tė lidhet me palėn e tretė dhe kėshtu tė konfrontohet me botėkuptimin e pranuar shtetėror apo shoqėror. Madje edhe nė disa shtete mjaft liberale nė njė masė tė vogėl njeriu has nė pengesa te deklarimi personal pėr ta ndryshuar botėkuptimin.

    Prozelitizėm quhet njė pėrpjekje kėmbėngulėse, tė tjerėt tė nxiten pėr ta ndryshuar besimin e tyre. Nganjėherė aktivitete tė tilla misionare karakterizohen po ashtu pa menduar mirė se me ēfarė qėndrimi dhe me ēfarė metoda kjo ndodhė. Nė shtetet tė cilat deklarohen pėr vetėm njė besim shtetėror, si pėr shembull nė Kushtetutėn e Greqisė (Art. 13, 2, 3) apo nė shumė shtete me kushtetuta islamike, “prozelitizmi” apo troē ēdo aktivitet, me sanksionet e tė cilit ėshtė e ndaluar qė individi tė mund ta ndryshojė botėkuptimin e tij apo anėtarėsinė e tij tė deklaruar nė njė fe apo botėkuptim.

    Prozelitizmi si gjendje, por edhe si diskutim shoqėror me kuptim helmues, shpifės, mund tė jetė problem nė marrėdhėniet nė mes kishave tė ndryshme, meqenėse ekziston njė kundėrshtim i caktuar nė lidhje me njohjen e njėra-tjetrės. Nuk janė tė gjitha religjionet nė tė njėjtėn masė vepruese nė mėnyrė misionarike. Kėtu nė besime tė ndryshme i kushtohet rėndėsi e veēantė aspektit tė misionit tė ushtruar brendapėrbrenda.

    Religjionet e shumicės gjatė historisė gjithmonė kanė provuar t`i detyrojnė pakicėn dhe disidentėt nė konvertim dhe konvertimet e besimtarėve tė vet t`i pengojnė me kėrcėnime ndėshkimi. Edhe nė shekullin 20 ka pasur nė familjet evropiane trysni konvertimi te “besimtarėt ndryshe” tė martuar tė njė konfesioni tjetėr.

    Nė kulturat perėndimore, nė tė cilat ndarja e besimit prej shtetit ėshtė e zbatuar dukshėm, ky fenomen konsiderohet se ėshtė tretur. Nė shumė vende islamike njė konvertim i njė myslimani nė njė besim tjetėr megjithatė ėshtė i dėnueshėm. Sipas interpretimeve tė pėrgjithshme nė sheriat bazuar nė rreshtat e Kuranit kėrcėnohet me dėnim me vdekje, edhe pse kjo nė Kuran nuk shkruhet nė mėnyrė eksplicite, sepse sa u pėrket atyre qė e bjerrin fenė atje flitet vetėm pėr ndėshkimin e Zotit nė jetėn e amshuar (16:106) dhe myslimanėve u jepet pėrsipėr vetėm luftimi kundėr ngashnjimit nė bjerrje (8:39), ku mė atė rast po ashtu thuhet, qė Zoti do tė mund tė ēonte nė rrugėn e drejtė apo tė gabuar, po tė dėshironte (16:93).

    Nėse motivet pėr konvertime religjioze i kanė rrėnjėt nė personalitet, disa atėherė flasin se kjo mund tė lidhen me konfliktet e identitetit. Konvertimi mund tė jetė mė atė rast shprehje e dėshirės, qė konfliktet e tilla tė zgjidhen. Nėse kjo dėshton, mund tė vie deri te ndryshimi i ri i besimit apo refuzimi i tė gjitha besimeve dhe bashkėsive fetare.


    Konvertimet specifike


    Krishterimi

    Nė krishterim si konvertim konsiderohet si ndryshimi nė apo prej krishterimit po ashtu edhe ndryshimi prej njė konfesioni tė krishterė nė njė konfesion tjetėr tė krishterė.

    Konfesionet e krishtera tradicionale ofrojnė shoqėrim pėr atė qė dėshiron tė konvertohet. Konvertimi zakonisht realizohet me njė akt shėrbese hyjnore. Atje ku pagėzimi i konfesioneve tė krishtere pranohet ndėrsjelltas, pagėzimi i tė konvertuarit tashmė tė pagėzuar nuk bėhet, mirėpo varėsisht prej kishe bėhet krezmimi apo pėrforcimi i tij. Bashkėsi tė tjera tė krishtera, qė nuk e pranojnė pagėzimin e kishės burimore, konvertimin e lidhin me njė pagėzim konvertimi.

    Shikuar ndryshimin nė njė bashkėsi tjetėr, sot konvertimi prej njė konfesioni tė krishterė nė njė tjetėr bėhet nė shumė raste jo mė nė bazė tė shikimit tė besimit si apsolut korrekt apo tė gabuar. Shkaqet e shpeshta pėr njė konvertim janė:

    * Martesat e ēifteve qė i pėrkasin konfesioneve tė ndryshme: njėri prej partnerėve i bashkohet kishės sė partnerit tė vet;
    * Stili i pėrshpirtėrisė: forma e shėrbesės hyjnore, muzika, liturgjia, qėndrimet karizmatike;
    * Struktura sociale e bashkėsisė (shumica janė njerėz tė ri, shumica e familjeve kanė fėmijė);
    * Lidhja mė e fortė apo mė e dobėt nė kishėn e re.

    Njė konvertim brendakrishterė nuk e konfronton vetėm tė prekurin, por edhe pjesėtarėt e mbetur tė tė dyja konfesioneve me shkaqe tė mundshme pėr njė konvertim tė tillė. Konvertimet mund tė jenė njė rast pėr tė bėrė pyetje kritike pėr praktikėn kishtare tė asaj bashkėsie.

    Nė tė njėjtėn kohė nė shoqėrinė tonė tė sotshme perėndimore, fuqishėm tė shekullarizuar nganjėherė mund tė vėrehet fenomeni i kthimit tė ish agnostikėve apo ateistėve nė njė besim tė bazuar kishtarisht, qė ndoshta mund tė shpjegohet si refuzim i vetėdijshėm individual i relativizmit dhe fshirjes nė rritje tė kufijve nė mes tė asaj ēfarė ėshtė e vėrtetė dhe e gabuar.


    Islami

    Nė Islam mjafton tė shprehurit e Shahadės para dy myslimanėve si dėshmitarė: “Nuk ka tjetėr Zot pos Allahut, dhe Muhamedi ėshtė i Dėrguari i tij”, e lidhur kjo me lutjen e pėrbashkėt, nė mėnyrė qė tė vlesh si mysliman. Te dyjat duhet tė thuhen nė arabisht dhe tė ndodhin me krejt vetėdije.

    Shumė myslimanė e refuzojnė konceptin e “konvertimit nė Islam”, meqenėse sipas konceptit Fitra ēdo njeri lind mysliman dhe nga kjo nėpėrmjet Dawa-s vetėm ėshtė lėvizuar kah kthimi te besimi i vėrtetė nė Allahun.

    Shumė tė konvertuar nė Islam marrin njė emrė arab. Ky mundet po ashtu tė regjistrohet te lajmėrimi i banorėve.
    Konvertimi prej Islami nė njė bashkėsi fetare tjetėr (apostazi, e quajtur edhe ridda) sipas tė drejtės islamike (Sheriat) dėnohet me vdekje. Njė rast aktual ėshtė konvertimi i Abdul Rahmanit, i cili qe kėrcėnuar me dėnim me vdekje nė vitin 2006 nė Afganistan pėr shkak tė konvertimit tė tij nė krishterim.

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Misionaret krishter , konvertimin e bejn duke ofru lek popullit dhe me mashtrime te ndryshme.
    Ndersa muslimanet skan te zhvillum ndonje rrjet misionaresh sikur krishteret , por prap se prap qindra mijra krishter pranojn Islamin .

    Pra :
    1. misionaret krishteret vrapojn pas muslimaneve per ti konvertu
    2. krishteret vrapojn pas Islamit per tu konvertu

    Te dyjat jan te perhapura jasht mase , por kjo e dyta ka me shum sukses , sepse krishteret duke hulumtu per Islamin , ne menyr te pavarur , pa kurfar presioni dhe mashtrimi pranojn Islamin , pa i ardh askush te dera dhe ofru oferta te ndryshme.
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    vista, me dukesh po flet tamam per misionaret mysliman!
    ti kete teori mire e din apo jo?!

    Kosova ka nevoje te kthehet.

    jo jo te krishteret nuk vrapojne, por te tjeret jane duke vrapuar kah ata.

    vista, mos u merakos se bahet mire.

    e sa per pages, shko ne gjiro dhe shih sa paguajne celulat arabo - shqiptaro vahabite?!

    sillen nga 250 euro e perpjet... me kontrata shume te sofistikuara dhe obligime te perpikta....

    shih shih

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    ...Kosova ka nevoje te kthehet....
    Kosova ka nevoje qe te HECE PERPARA e jo te kthehet ...
    Perpara eshte Islami, paqa, meshira, begatia gje te cilen e gjithe bota e synon.
    Prapa eshte mashtrimi, inkvizicioni, kryqezatat, urrejtja mes popujve, ....


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    ... patjeter explorer, patjeter.

    po flet per gjendjen ne Joradani, ndoshta?!
    po flet per gjendjen ne Afganistan, ne Sudan, ne Marok, ne Azerbejdjan, ne Kurdistan?!


    explorer, lexoi sot gazetat.

    lexo jo me larg se sot.!!!!!!!!


    Ushtria e shtetit te Pakistanit, shpelle lufte dhe vran vetem sod me shume se 200 taleban;
    ne ofenzive, .... aiiii

    pra, ne qofte se po fol per inkvizicione te atehereshme, ka te vertet .....
    (.... keq....)....


    por me thuaj, pak: e sot ne keto shtete????????

    e sot cka po ndodh ne boten islamike.


    pra ketu ske amerikan, e keshtu me rradhe... ke mysliman te moderuar ndaj atyre fondamentalisteve.... vrasje - gjak - dhune - e keshtu me radhe.

    explorer, mos u apelo ne mekatet e kaluara.

    shih shih.

    http://media.panorama.it/media/foto/...890b3_zoom.jpg


    http://images.google.com/imgres?imgu...a%3DN%26um%3D1



    explorer, kujdes, kush jane keta quna te mitur: - BABY KAMIKAZET; SA GJYNAF.
    http://media.panorama.it/media/foto/...9b30d_zoom.jpg

    http://images.google.com/imgres?imgu...a%3DN%26um%3D1

    PAKISTANI E EDHE VENDET TJERA..... ARABE .... SHPALLIN LUFTE TALEBANEVE DHE MYSLIMANEVE FONDAMENTALISTA.

  7. #7

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Rroni01 Lexo Postimin
    ... patjeter explorer, patjeter.
    po flet per gjendjen ne Joradani, ndoshta?!
    po flet per gjendjen ne Afganistan, ne Sudan, ne Marok, ne Azerbejdjan, ne Kurdistan?
    Rroni, gabim je !

    Mos e kupto Islamin si Avganistan, Marok etj...
    Islami eshte ne shpirtin, mendjen dhe veprat e dijetareve dhe shkencetareve.
    A e di ti se ne Islam nuk ka rendesi kombi, raca, vendi ( shteti ) se nga jane keto njerez te ditur.
    Islamin e perfaqesojne njerezit te cilet rrespektojne, mesojne dhe veprojne ne baze te Kur'anit famelarte dhe Hadithet e Pejgamberit Muhammed a.s.
    Me kete dua te them se Kur'ani nuk eshte ne Avganistan, nese veprimet e tyre jane ne kundershtim me Tė ( Kur'anin), nuk eshte ne Sudan, nese eshte ne kundershtim me te etj etj..
    Duhet te mendosh pak me gjeresisht per te kuptuar rendesine Universale te fese Islame.
    Pse nuk mendon pak se Islami gjindet edhe ne SH.B.A, Itali, Gjermani.
    Sa muslimane te mire ka ne keto vende, sa te ditur qe jane, sa kontribuajne per Islamin, mendja nuk ta mer.
    Prandaj mos e kupto Islamin si te izoluar ne nje cep te botes.
    Ky botekuptim eshte i vjeteruar.
    Islami sot ka mare permasa te medhaja, nuk ka fuqi boterore qe mund ta ndaloje, e sidomos ne kete kontribut te madh kane dhene armiqte e Islamit te cilet ēdo dite po e sulmojne pa argumente.
    Si fenomeni i topit , sa me shume e perplas per toke, ai me shume kercen.

    Mendoj se jam i kjaret.
    Si perfundim: Islami eshte i atij qe e zbaton, s'ka limite gjeografike, racore ... etj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 11-05-2009 mė 19:26

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    shoku je ne kundershtim, apsolut.
    lexo mire cka ke shkru e mandej fol me mu ok.

    shihe: shihe: si te konvenon.

    o mik,

    Kur-ani, interpetohet nga secili njeri ne menyre te qefit dhe te nevojave!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!



    simbas atyre, pra, femijet te vriten apo te vetvriten eshte simbas Kuranit????????


    o sa keq.

    interpretim i keq.

    jo jo o mik jo, botekuptimi i yt, dhe i atyre eshte i kundert, pra te dyt jeni mysliman????

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    http://www.wuz.it/ansa/la/18/in117xubX_20060917.jpg

    pse u vra kjo motra e cila ndihmonte te vjeterit ne Somali???? nga dy vrases.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Konvertim videosh me Super V2007
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 18:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •