Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    po keshtu ngelem ne te mjeret si barbona neper evrope.

    edhe nji cope pasaporte nuk na e pjerdh njeri
    Shum shpejt do legalizohen vizat, kshu qe sdo keni nevojen e askujt qe te falsifikoni pasaporta apo te paguani mijra euro per te dale ne europe.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  2. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Shum shpejt do legalizohen vizat, kshu qe sdo keni nevojen e askujt qe te falsifikoni pasaporta apo te paguani mijra euro per te dale ne europe.
    Keshtu thuhet, por a mund te besohet politika? A mund te pranoje Europa njerez pa dinjitet? Edhe emigranti i shkrete nuk mund te fajesohet. Sa te merrnin vesh qe ishte shqiptar do te fillonin te nxirrnin pengesa. A e kemi pyetur veten ne shqiptaret se pse ndodh keshtu. Dhe neqoftese nje pjese e shqiptareve nuk na nderon, c`pune ka pjesa tjeter qe eshte e ndershme, te vuaje per te paret. Kjo nuk arrihet duke fshehur identitetin, jo..... Perkundrazi, duke e theksuar ate, ne keto momente. Kjo eshte ne pergjithesi, jo per rastin ne fjale. Nese nuk kemi dinjitet kur dalim jashte dhe rrime me frike se mos marrin vesh se c`jemi, vetem vetes i bejme dem. Anglezet nuk jane mbinjerez. Le te theksojme thjesht se jemi qytetare shqiptare, pa u kompleksuar.
    Personalisht. dyshoj ne liberalizimin e vizave. Do te nxirren pretekste te tjera per te na penguar. Se paku frika e emigrantit e tregon kete.
    Kemi qene me vize turistike per ne Kroaci (Dubrovnik) para disa vitesh dhe na vonuan ne kufi dhe na vune ne rradhe duke na numeruar (si ushtaret). Pale me ne Evrope!! Patriotizmi falls nuk ka kuptim. Po nuk u treguam te sinqerte, keshtu do te vuajme gjithmone....

    Pershendetje gjithe shqiptareve! Se shpejti ne Evrope...
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e katjushka
    Anėtarėsuar
    25-04-2009
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    131
    mire qwe nuk e futi ne ndonje vend tjeter ky i shkreti.
    Nella tua gioia io mi ritrovo...nella tua malinconia io mi ci specchio

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar mė parė nga katjushka Lexo Postimin
    mire qwe nuk e futi ne ndonje vend tjeter ky i shkreti.
    Pse ka ndonje vend tjeter me interesant ?
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e katjushka
    Anėtarėsuar
    25-04-2009
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    131
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Pse ka ndonje vend tjeter me interesant ?
    ka mi si nuk ka ........eshte zorra e trashe
    Nella tua gioia io mi ritrovo...nella tua malinconia io mi ci specchio

  6. #16
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga katjushka Lexo Postimin
    ka mi si nuk ka ........eshte zorra e trashe
    Aty e mban ditarin ti? lol

    nejse!!

    A mund te pranoje Europa njerez pa dinjitet?

    Ilia Spiro ma shpjego pak, se pse qenkemi ne shqiptaret njerez pa dinjitet?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  7. #17
    .....
    Anėtarėsuar
    18-04-2009
    Vendndodhja
    ne shpi
    Postime
    105
    Shqiptari i shkret ka lindur per te vuajtur!!!!

    Vetem populli jone nuk gjeti derman.

  8. #18
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    [QUOTE Ilia Spiro ma shpjego pak, se pse qenkemi ne shqiptaret njerez pa dinjitet?
    [/QUOTE]

    Ne fakt nuk desha te bej ndonje pergjithesim. Por ne shume raste te shtyn nevoja te veprosh ne kete menyre dhe kjo eshte e justifikueshme.
    Sigurisht nuk mund te quhet se jemi me dinjitet kur te nisur ne nje vizite me vize turistike ne Kroaci, me 2005, policia kufitare e malit te zi zbret nga autobuzi te gjithe pasagjeret dhe i ve ne rrjesht per nje e i numeron (me ka ndodhur personalisht). Normalisht dinjiteti ne kete rast do te kerkonte anullimin e vizes dhe kthimin prapa, per shkelje personaliteti (ne ishim thjesht turiste, pra per qejf). Por ne te gjithe (edhe une me ta), e pranuam kete qendrim poshterues thjesht per te vazhduar viziten (ne fakt kenaqesia mu prish pothuajse fare). Por pashe qe jo te gjitheve ju beri pershtypje nje gje e tille dhe askerkush nuk reagoi. Dhe ishin njerez me kulture dhe intelektuale ne autobuz. Gjate kohes qe ishim vene ne rreshtore, djali im atehere 12 vjec shprehu pakenaqesi. Nje zonje shume e nderuar qe ishte prane i tha: Ke qejf te vizitosh Dubrovnikun apo jo? Qendrim dinjtoz eshte ky?
    Une nuk dua te llustroj gjendjen. Ky qe thashe eshte nje fakt personal. Nuk them te rebelohemi, por se paku te mbrojme veten aq sa mundemi, jo me shume e them me bindje.
    Ne vitin 2000 isha me vize ne Struge (maqedoni). Ne kthim doganieri i postes se Qafe Thanes, (ishim me viza te rregullta) zbriti te gjithe autobuzin poshte dhe na trajtoi si te ishim kriminele dhe na detyroi te hapnim te gjithe bagazhet qe kishim (ishim ne kthim e...), Hajde brzo..brzo..tha ... e ne kishim vajtur per qejf e jo per hall ne maqedoni. Kurrkush nuk ngriti zerin... Dinjitet eshte ky??
    Ne nuk kemi respekt per pasaporten e vendit tone dhe vizen e rregullt, prandaj sillen te tjeret ne kete menyre. Kur nuk respekton vendin tend, mos prit tjetrin te te respektoje ty.

    Une kete mendim kam Apollyon, ti po pate opsion tjeter ma thuaj. Gjithcka them e them ne dobi te vendit tim (pavaresisht nese ma di apo jo).
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #19
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anėtarėsuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    kush edi si e ka pas hallin i shkreti pupupupu....e zot cfare nuk ndigjon
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  10. #20
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Tema flet per dicka tjeter,por meqe juve u kapet tek vizat ja nje shkrim i sotem.


    Vizat, Shqiperia ngel ne klase


    Nje dite para se Komisioni Evropian te dorezoje tek 27 vendet anetare te BE-se raportet per liberalizimin e vizave me Ballkanin, nje dokument konfidencial paralajmeron se Shqiperia nuk i ka permbushur te gjitha kriteret per hedhjen e ketij hapi.

    Dokumenti eshte pergatitur nga Keshilli Evropian dhe pasqyron qendrimin e BE-se per progresin e Shqiperise, ne kuader te Keshillit te pare te Stabilizim Asociimit qe zhvillohet te henen ne mbremje ne Bruksel.

    Per ceshtjen me te ndjeshme per shqiptaret, ate te levizjes se lire, ky dokument sekret vlereson se jane bere disa progrese, por se nevojitet permbushja e plote e kritereve ne te gjitha fushat e specifikuara ne udherrefyes.

    “Ne fushen e drejtesise, lirise e sigurise verehet njefare progresi ne pergjithesi, por persa i takon fushave per heqjen e regjimit te vizave, Shqiperia nuk eshte ende ne perputhje me standardet evropiane. BE thekson rendesine e berjes se nje progresi te matshem ne kontrollin e kufijve, sigurine e dokumenteve, migrimin dhe azilin si dhe ne luften kunder terrorizmit, krimit te organizuar dhe korrupsionit”, thuhet ne dokument.

    Megjithe permiresimin e perceptimit “korrupsioni mbetet i shperndare gjeresisht dhe perben nje problem vecanerisht serioz”.

    Bashkimi Evropian vlereson progres te limituar sidomos ne kuadrin ligjor per luften kunder krimit te organizuar dhe nenvizohet se ky fenomen “mbetet problem serioz qe prek shtetin e se drejtes dhe mjedisin e biznesit ne Shqiperi”.

    “Perpjekjet per te luftuar krimin e organizuar demtohen nga korrupsioni ne vend dhe mbrojtja e varfer e deshmitareve si dhe nga mangesite ne politikat afatgjate. Veshtiresite ne bashkepunimin mes policise e prokurorise vazhdojne te reduktojne efikasitetin hetimor”.

    Trafiku i droges mbetet shqetesim serioz, ndersa vleresohet se Shqiperia eshte “vend i rendesishem origjine per trafikun e qenieve njerezore, si per shfrytezimin seksual te grave e vajzave dhe per punen e detyruar. Trafiku i brendshem i grave e femijve eshte ne rritje” cileson dokumenti konfidencial.

    “Kontrolli kufitar eshte me efektiv, por emigracioni ilegal mbetet shqetesim”, sipas vleresimit te vendeve anetare.

    Per zgjedhjet e qershorit “BE eshte njohur me masat e marra dhe shpreh shqetesim per shpejtesine e shperndarjes se kartave te identitetit”, thekson dokumenti.

    Vleresimi i Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te diskutohet nga vendet antare me 25 maj.

    Per shtetet ballkanike qe kane permbushur me mire kriteret e udherrefyesit, komisioni pritet t’i propozoje Keshillit Evropian rekomandimin e tij per heqjen e regjimit te vizave ne fund te muajit qershor.

    Deri me tani, burime diplomatike njoftojne se vendet me te favorizuara jane Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i zi, ndersa Shqiperia dhe Bosnja do te vleresohen ne kohen e duhur kur t’i permbushin kushtet per liberalizimin e vizave.


    Burimi: http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=151886
    You are the master of your fate...You are the captain of your soul...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli i UNMIK nė Kosovė
    Nga Hyllien nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:04
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  4. Shqiptari i ri
    Nga ZANOR nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 03:08
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-08-2003, 11:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •