Mbėrrin trageti me 170 studentėt e bllokuar
MARK BRUNGA | 10/05/2009
DURRĖS- Ka marrė fund aventura e detit e 170 studentėve qė u bllokuan nė Trieste prej tre ditėsh. Burime nga porti, bėjnė me dije se trageti me tre autobusėt e studentėve ka mbėrritur. Nė terminal nuk janė lejuar tė afrohen mediat, ndėrkohė qė burimet nga kapitaneria sqarojnė se gjendja e tyre ėshtė e mirė.
Tė rinjtė kanė rėnė pre e mashtrimit tė njė agjencie turistike nė Tiranė, e cila u ka premtuar njė guidė nėpėr Mesdhe duke u pajisur me njė vizė shengen hungareze. Por mashtrimet e agjencisė kanė bėrė qė ambasada e Hungarisė nė Tiranė tė anulojė vizat dhe studentėt tashmė nuk mund tė zbresin as nga anija.
Grupi i studentėve ėshtė nisur nga porti i Durrėsit ditėn e mėrkurė dhe ndalesa e tyre e parė ishte Trieste. Mė pas guida e tyre vazhdonte me udhėtim nė bregdetin e Francės, Spanjės dhe disa vende tė tjera. Por policia kufitare italiane nuk i ka lejuar studentėt qė tė zbresin nga anija duke treguar se vizat e tyre ishin anuluar nga ambasada hungareze nė Tiranė.
Studentėt janė interesuar pėr arsyen e anulimit tė vizės dhe bllokimit tė tyre nė anije dhe kanė mėsuar se shkaku ishin dokumentet jo korrekte qė ishin depozituar nė ambasadėn hungareze. Kjo ka vazhduar tėrė ditėn dhe nė orėt e darkės ėshtė njoftuar konsullata shqiptare nė Milano, e cila ka njoftuar Ministrinė e Jashtme.
Ndėrkohė, autoritetet e portit kanė intervistuar pasagjerėt dhe, sipas informacionit qė ambasada jonė nė Romė ka marrė nga Ministria e Jashtme, disa prej tyre kanė deklaruar destinacione tė tjera (Spanjė, Francė, Belgjikė) jashtė itinerarit tė deklaruar. Ky fakt ka rėnduar situatėn dhe ka bėrė qė tė merret vendimi pėrfundimtar i refuzimit tė hyrjes nė territorin italian.
Njė nga konsujt ka shkuar nė Trieste dhe ėshtė interesuar pėr problemin. Sipas raportit tė konsullit qė ndodhet nė Trieste dhe Ministrisė sė Jashtme rezulton se udhėtimi i studentėve tė disa universiteteve private nė Tiranė ėshtė ndėrmjetėsuar dhe organizuar nga njė agjenci private e udhėtimit.
Vizat janė marrė nė ambasadėn e Hungarisė nė Tiranė, ku agjencia ka paraqitur programin e udhėtimit dhe rezervimet e hoteleve nė Slloveni dhe Itali.
Ambasada e Hungarisė, pasi ka dhėnė vizat, ka marrė njoftim nga hotelet se janė kontaktuar nga agjencia, por rezervimi ose nuk ėshtė bėrė efektiv (sepse nuk ėshtė kryer pagesa), ose mė vonė ėshtė anuluar.
Pėr pasojė, ambasada e Hungarisė ka anuluar vizat dhe ka njoftuar kufirin qė tė mos lejojė hyrjen nė territorin italian.
Krijoni Kontakt