R1b-M269
R1b-M269 ėshtė haplogrupi i dytė mė i pėrhapur ndėr shqiptarė. Edhe pse gjendet nė pėrqindje relativisht tė lartė nė tė gjitha trevat, dendėsia mė e madhe vėrehet nė Prizren, Llapushė, Malėsi, Mat, Labėri dhe Skrapar, dhe pėrgjithėsisht nė zona malore.
Prejardhja e haplogrupit R1b-M269 mendohet nga popullsitė indo-europiane nė Stepat e Euroazisė, konkretisht nga Ukraina dhe Rusia jugore mbi Kaukaz. Rezultate tė R1b-M269, sidomos tė degėzimit R1b-M269>L23, janė gjetur nė dendėsi tepėr tė lartė nė kėto zona nė periudha qė pėrkojnė me fillimet dhe mė pas zgjerimin e proto-indo-europianėve. Gjatė Epokės sė Bronzit, kėta popuj kryesisht blegtoral u pėrhpapėn nė tė gjitha drejtimet duke u veēuar dhe duke formuar grupe tė reja gjuhėsore si gjermanikėt, keltėt, italikėt, etj. Nga kėta popuj mendohet tė ketė evoluar edhe gjuha shqipe, si njė degė e veēantė e gjuhėve indo-europiane. Kjo pėrhapje gjuhėsore pėrkon edhe me tė dhėnat gjenetike nga eshtrat e kohės, pasi pikėrisht nė Epokėn e Bronzit, R1b-M269 fillon tė shfaqet edhe nė Ballkan dhe nė pjesė tė tjera tė Europės.
R1b-M269 ndahet nė dy nėndegė: R1b-M269>PF7562 dhe R1b-M269>L23. Kjo e fundit u degėzua nė R1b-M269>L23>Z2103 dhe R1b-M269>L23>L51. Degėt R1b-M269 tė shqiptarėve u takojnė kryesisht R1b-M269>PF7562>PF7563 (~3-4% e popullsisė) dhe R1b-L23>Z2103>Z2106>Z2108>Z2110>CTS9219 (~15% e popullsisė), kurse rreth 1% e linjave atėrore shqiptare janė nėn R1b-M269>L23>L51.
*Skema ėshtė bazuar kryesisht nė pemėn e YFull.com. Disa degė nuk janė paraqitur pėr thjeshtėsi.
Sot, degėt europiane tė R-PF7562 dhe R-Z2103 gjendet sidomos nė Europėn lindore dhe jugore, kurse R-L51 mbizotėron nė perėndim, dhe nisur nga gjetjet e lashta mund tė hamendėsohet se kjo shpėrndarje kishte filluar tė merrte formėn e sotme qė nė Epokėn e Bronzit. Pas valėve tė para indo-europiane, secila nėndegė mund tė ketė vijuar pėrhapjen nė mėnyrė tė pavarur, prandaj secilėn degė do ta trajtojmė veēas duke nisur qė nga Epoka e Bronzit deri te shtrirja qė shohim sot nė trojet shqiptare.
Krijoni Kontakt