Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529

    Skender Kamberi

    Skender Kamberi
    burim: http://galeri-kissi.com/home/pikegal.htm

    Biografi

    S.Kamberi lindi ne Vlore me 2.2.1939.

    Edukimi:Akademia e arteve te bukura 1965.

    Galeria Kombetare e Arteve-Tirane (40 pune).

    Galeria e Arteve –Vlore,Gjirokaster,Lushnje,(50 pune)

    Muzeu Historik Kombetar

    Ftesa per ekspozita dhe konkurse

    Grac,Viena-Austri 1971

    Bukuresht-Romania 1972-1980

    Hanxhan,Pekin-China 1973(ekspozite kolektive)

    Paris-France-1980(ekspozite kolektive)

    Athine-Greqi 1982(ekspozite kolektive)

    Kajro,Aleksandria-Egypt 1986 (ekspozite kolektive)

    Konkurs Ekspozita Kombetare ne Shqiperi 1965-1989

    Galeria Kombetare e Arteve-Shqiperi 1987(ekspozite personale)

    Roma,Lece-Itali 1991(ekspozite personale)

    Hamburg-Gjermani 1994(ekspozite personale)

    Galeria Kombetare e Arteve1996(ekspozite personale)

    Paris 1989,2001

    Notingam-2002

    Galeri “Kissi” 2006

    Vlore-Riviera 2005-2006(ekspozite kolektive)


    Cmime dhe Tituj

    Piktor i Merituar 1979

    Piktor i Popullit 1989

    Piktor i lire 1983 1993

    Cmimi i Pare 1974(Ekspozite Kombetare)

    Cmimi i trete 1969(ekpozite kombetare)

    Cmimi i pare ne grafike 1971,1973

    Gazeta dhe revista

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    pikture nga Skender Kamberi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Ne bregdet
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skender Kamberi

    INTERVISTA/ Flet “Piktori i Popullit” Skėnder Kamberi

    Lidhjen e Shkrimtarėve diktatori Hoxha e lartėsoi, “demokrati” Berisha e asgjėsoi

    Politikanėt flenė nė vila luksoze, artistėt dhe shkrimtarėt s’kanė bukė tė hanė

    Sot ne nuk kemi as kulturė, as ekonomi

    Albert ZHOLI

    Ende sot e kėsaj dite nuk ėshtė zgjidhur problemi i pronėsisė sė godinės sė LSHA-sė tė marrė padrejtėsisht nga shteti. Pra LSHA ka hedhur nė gjyq shtetin pėr “grabitjen” e godinės sė LSHA tė kthyer tashmė nė Ministri. Krijuesit shqiptarė janė mė tė paorganizuarit nė rajon. Ata nuk kanė njė institucion tė tyren, nuk kanė njė gazetė, nuk kanė njė strehėz tė tyre, u mungon kritika e mirėfilltė, janė komuniteti qė janė lėnė mė nė harresė nga shteti, mė tė varfrit, mė tė nėnvlerėsuarit, kur nė botėn e qytetėruar ndodh e kundėrta. Aktualisht komuniteti i krijuesve shqiptarė ėshtė organizuar nė disa shoqata qė nuk kanė tė njėjtėn gjuhė dhe ku mė tė privilegjuarit janė shkrimtarėt apo poetėt e lidhur me politikėn.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr “grabitjen” qė i ka bėrė shteti godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve?

    Ka njė fakt historik, qė qysh nė kohėn e Partisė sė Punės, ku Enver Hoxha ka thėnė: Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, nuk do ta kemi nė aneks por duhet ta kemi nė qendėr” dhe qendra ishte kjo godinė e bėrė nga Zogu me fonde nga ushtria apo me ndihma nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė sė asaj kohe. Pikėrisht kjo ndėrtesė ėshtė bėrė nė vitin 1932. Ishte njė nder i madh pėr shkrimtarėt dhe artistėt qė Partia e Punės ju dha kėtė godinė shumė tė bukur dhe shumė domethėnė pėr kulturėn. Kjo godinė, qė quhet Lidhje e Shkrimtarėve ka nxjerrė nga dyert e saj mijėra shkrimtarė, poetė, piktorė, skulptorė, instrumentistė. Nė atė kohė kanė qenė mbi 2000 piktorė anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Koreografė, arkitektė, kompozitorė, piktorė, shkrimtarė, poetė, gjetėn nė kėtė godinė strehėn e tyre tė ngrohtė pėr tė krijuar dhe pėr t’u vlerėsuar. Nė vitin 1992 dikush hodhi tezėn se kjo godinė nė kohėn e Zogut ka qenė e Ushtrisė dhe duhet ta marrė ushtria. Por ne u treguam vigjilentė dhe kjo flakė ra. Pak mė vonė kur Kryetar i Lidhjes ishte Xhevahir Spahiu, dhe unė isha Sekretar i Pėrgjithshėm (1998), kur Kryeministėr ishte Pandeli Majko na kėrkuan ta dorėzonim sėrish godinėn. Sėrish ne ju pėrgjigjėm si duhej kėsaj kėrkese. Nė vitin 2006 ne bėmė zgjedhjet e reja ku Kryetar i LSHA u zgjodh z. Hysen Sinani dhe Sekretar unė. Sapo filluam aktivitetin, sapo krijuam lidhjen, sapo bėmė organizmin e ri, filloi sėrish lufta. Kėtė herė mė e hapur, mė e fortė, mė e drejtpėrdrejtė. Unė si artist dhe si anėtar i Kryesisė vazhdimisht kam qenė nė korent tė ngjarjeve kur erdhi vendimi pėr marrjen e godinės dhe ju ndryshua destinancioni nė ministri. Dyert e saj u hapėn natėn, u boshatisėn zyrat, u boshatis biblioteka dhe ne tė nesėrmen u gjendėm nė njė situatė tė pa menduar. Na kishte sulmuar shteti ynė. Trokitėm kudo, por Sali Berisha nuk na dha asnjė pėrgjigje. Kjo ishte njė marrje e paligjshme, pasi ne kemi gjithė dokumentacionin e duhur, se si ka kaluar nė pronėsi tė LSHA kjo godinė. Nga qeveria “Berisha” nuk morėm asnjė pėrgjigje. Ngelėm nė mes tė rrugės. Kjo ėshtė historia e kėsaj godine qė po diskutohet kėtu e 6 vjet me radhė.

    Pra ju thoni qė marrja nuk ėshtė e ligjshme?

    Aspak e ligjshme, aspak demokratike, aspak njerėzore. Ne Enver Hoxha na lartėsoi si diktatorė, ndėrsa Berisha si demokrat na shkeli me kėmbė. Kur ka vajtur Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Pragės tek Kryeministri i Ēekisė, i tha qė pa art kulturė nuk ka komb dhe ne duam shtėpitė mė tė mira pėr krijuesit tanė, qė ata tė punojnė tė qetė dhe me pėrkushtim qė tė lartėsojnė kombin tonė. Ai ju pėrgjigj se nė radhė tė parė kam oficerėt. Cilėt oficerė mund tė kenė pėrparėsi pėrpara artit? Edhe nė kohėn e Shekspirit Mbreti nuk i njihte shumė oficerė, por krijuesit e asaj kohe i njihte tė gjithė. Shekspiri mbetet unik dhe me tė krenohet bota. Sot nuk njihen shumė oficerė, por shkrimtarėt e mėdhenj i njeh i madh e i vogėl. Pra nė sajė tė kėsaj kėmbėngulje, por edhe tė argumentit LSHA aty mori ato qė meritonte. Po ne, ku jemi dhe ēarė po bėjmė?

    Pse kjo neglizhencė e Berishės ndaj LSHA, ku pėr 8 vjet ai si pėrmendi asnjėherė shkrimtarėt dhe artistėt?

    Nė ēdo vend qė tė mos kenė probleme, qeveritė i vėnė detyrė vetes qė tė jenė sa mė pak nė kontakt me intelektualėt e mirėfilltė. Hiq gjithė anėtarėt e LSHA, apo dhe kryetarėt e Shoqatave Civile, atėherė kush mbetet qė t’i bėj oponencė qeverisė? Mbetet rajaja. Pra nė kėto 23 vjet tė gjitha qeveritė janė pėrpjekur ta nėpėrkėmbin LSHA, por 8 vitet e fundit kjo nėpėrkėmbje ishte katastrofike. Asnjėherė s’u ėshtė marrė mendimi atyre pėr shumė probleme tė artit dhe tė kulturės. Asnjėherė nuk janė thirrur nė aktivitete tė rėndėsishme, ku prania e tyre do tė ishte shumė efektive. Ē’ėshtė kjo urrejtje pėr shkrimtarėt e artistėt kur ata po lartėsojnė kudo emrin e Shqipėrisė nė botė? Shumė politikanė kur hipin nė njė karrige mendojnė se i dinė tė gjitha. Por edhe Mbretėrit kanė kėshilltarė kryesisht mendimtarėt. Tek ne jo, vetėm partiakėt. Ligjet e sundimit tė tiranėve, detyron tė parėt e njė vendi tė largojnė ajkėn e inteligjencės pėr tė mos pasur kundėrshti dhe pėr ta pasur mė tė lehtė qeverisjen. Kjo ėshtė tipike nė Shqipėri. Kur kam parė zinxhirėt dhe hekurat me tė cilat ishte mbyllur godina e LSHA u habita sepse mendova se ja se deri ku shkon mendimi i “sundimtarėve” pėr tė pasur sa mė larg inteligjencėn e njė kombi. Por ēuditėrisht edhe shtypi nuk u mor shumė me kėtė ēėshtje dhe pse ky problem tashmė ka 7 vjet qė ėshtė prezent. Kėtė tranzicion kaq specifik qė kanė vuajtur shkrimtarėt e artistėt shqiptarė, nuk e kanė vuajtur krijuesit as nė Maqedoni, as nė mal tė Zi as nė Rumani apo nė vendet e tjera ish socialiste. Kjo ėshtė tipike shqiptare. Ne si vende ballkanike qė kemi afėrisht njė temperament, sėrishmi bėjmė pėrjashtim unik nė kėtė trajtim.

    Nė Europė shkohet me art, kulturė, nėpėrmjet librit, pse nė Shqipėri po heshtet ndaj tyre?

    Artistėt shqiptarė si Inva Mula, Papavrami, Ermonela, balerinėt shqiptarė, shkrimtarėt e shquar shqiptarė, kompozitorėt shqiptar, futbollistėt, instrumentistėt, kėngėtarėt operistik shqiptarė kanė vite qė na kanė ēuar nė Europė. Por kėtė s’duan ta shohin politikanėt tanė, se nuk ju intereson. Nė radhė tė parė nuk ju ka interesuar pėr interesat e tyre ekonomike. Shkrimtarėt tanė njihen deri aty ku nuk njihet Shqipėria, ku asnjė emėr politikani shqiptar nuk pėrmendet Videlman njė studiues i historisė sė artit gjerman ka thėnė: Ballkani ėshtė vendi mė i predispozuar pėr tė nxjerrė talente nė ēdo fushė tė artit. Asnjė politikan s’mund tė bėjė atė qė kanė bėrė kėta qė pėrmenda..

    Pse?

    Pasi kemi klimėn, diellin, natyrėn, ajrin, lumenjtė, luginat, tokėn dhe nėntokėn e pasur. Kemi pasur fabrika, uzina, dhe sipas ekonomistėve botėrorė nė prag tė ndėrrimit tė dy sistemeve Shqipėria ka pasur 60 miliardė pasuri. Ku ka vajtur kjo pasuri?

    Kam shkuar nė shumė ekspozita tė piktorėve dhe kam vėnė re qė tė gjitha ato janė zhvilluar nė Muzeun Kombėtar dhe jo nė Galerinė e Arteve, pėrse?

    Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. Galeria e Arteve ėshtė kthyer nė njė pronė private personale, madje ėshtė oligarke. Nga babai tek i biri dhe anasjelltas. Nepotizmi nuk ka brirė, duket ashiqare. Ajo ėshtė bėrė njė bunker ku s’ka gjallėri, s’ka lėvizje. Galeria e Arteve duhet tė gjallojė ditė natė, duhet tė ketė mijėra njerėz nė ditė, por aty sheh dyer tė mbyllura, pasi ka njerėz qė interesohen vetėm pėr artin e tyre, dhe jo pėr artin kombėtar.

    Nė kėndvėshtrimin tuaj diktatura komuniste ka bėrė mė shumė pėr artin dhe kulturėn?

    Kjo pėrgjigje do shumė kohė. Nuk bėhet me njė tė shtėnė. Gjėrat merren me radhė. Ai regjim i bėri kėto objekte, si galerinė, Muzeun Kombėtar, zhduku analfabetizmin, bėri sportin masiv, bėri shtėpi kulture nė ēdo fshat, etj..Po sot ēfarė ėshtė bėrė pėr artin dhe kulturėn? Ekonomia dhe kultura janė shtyllat e njė shteti. Sot ne nuk kemi as kulturė, as ekonomi. Shihini vetė mos mė pyesni mua. Politikanėt flenė nė vila luksoze, artistėt dhe shkrimtarėt s’kanė bukė tė hanė. Kulturėn shqiptare e mbajnė tė gjallė vetėm individėt, krijuesit qė rendin nė botė. Shumė tė tjerė bėjnė art imitues, jo tė gjallė, pa frymėmarrje. Atėherė kishte dhe shkrimtarė dhe artistė tė dobėt, servilė, por ata aty ngelėn nė batak, ndėrsa shkrimtarėt e vėrtetė bėnė epokė, bėnė emėr qė e lartėsuan emrin e Shqipėrisė.

    A prisni njė rivlerėsim ėt shkrimtarėve dhe artistėve nga Kryeministri i ri?

    Besoj se po. Rama ka folur pėr rilindje dhe rilindja nis nga arti, kultura. Ai ka njė shans historik nė dorė. Besoj se do t’i korrigjoj gabimet e tė tjerėve.

Tema tė Ngjashme

  1. Skėnder Sallaku
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 22-01-2015, 15:26
  2. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  3. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  4. Sipas burimeve policore-shetit i lire rrugeve te Tiranes,por denohet ne mungese
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-11-2002, 06:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •