Close
Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 392
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Po mė linēojnė| 20-06-2011



    Ish-ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, thotė se ndaj tij po zhvillohet procesi i “linēimit publik”. Drejtėsia nė Kosovė, sipas tij, po vepron nė mėnyrė selektive dhe si nė kohėn e komunizmit.

    Nė njė intervistė ekskluzive dhėnė pėr gazetėn “Zėri”, Limaj thotė se vendi ynė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore, ku nė fund do tė fitojė e vėrteta.

    “Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg”, thotė Limaj.

    Ish-ministri i Transportit nuk ka dashur ta komentojė shkuarjen e kryeprokurorit tė EULEX-it, Wreeswijk, por ėshtė shprehur i bindur se akuzat e ngritura ndaj tij pėr korrupsion janė tė pabaza. “Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrimin qė kam pasur qėkur kam qenė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i”, ėshtė shprehur Limaj.

    Ish-komandanti i UĒK-sė ka folur edhe pėr akuzat e ngritura pėr zhvillimet qė kanė ndodhur gjatė luftės nė Kosovė. Duke mos hyrė shumė nė detaje tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė atė kohė, ai ka thėnė se drejtėsia nė fund do ta thotė tė vėrtetėn.

    Sipas tij, mėnyra se si po pretendohet tė zhvendoset drejtėsia nga gjykatat nė medie dhe nė opinion publik, nė mėnyrė qė opinioni publik ta gjykojė tė vėrtetėn, i takon sistemit tė kaluar - komunizmit.

    Limaj ka folur edhe pėr qeverisjen Thaēi II, ku nuk munguan kritikat e shumta. Sipas tij, deri tani kjo qeverisje nuk ka dhėnė rezultatet e duhura.

    “Kjo qeveri nuk ėshtė ndėrtuar mbi prioritete, por mbi bazėn e interesave tė individėve”, tha Limaj, duke shtuar se pėrgjegjėsinė pėr sukses ose mossukses e ka kryekėput kryeministri Hashim Thaēi. Ai e ka mohuar mundėsinė e krijimit tė njė partie tė re qė do tė pėrbėhej nga disa njerėz tė PDK-sė, si Limaj, Jakup Krasniqi dhe tė tjerė tė pakėnaqur brenda partisė.

    Ish-ministri parashikon se Kosova kėtė vit do tė jetė nė suficit, qė siē e quan ai tė rrejshėm, derisa viti 2012 dhe 2013 do tė jenė vite tė krizės pėr Kosovėn.

    Limaj si rrezik tė madh pėr Kosovėn e sheh synimin e Serbisė pėr tė nxjerrė njė status special pėr serbėt e Kosovės, e cila autonomi do ta paralizonte shtetin tonė.

    Marketing politik e jo zbatim i ligjit

    Zėri: Sigurisht qė jeni tė njoftuar se kryeprokurori i EULEX-it, Wreeswijk do tė largohet nga Kosova. Ai ka qenė personi qė i ka nisur hetimet pėr korrupsion nė Ministrinė e Transporteve, por si duket po shkon pa rezultat. Ēfarė ka ndodhur nė atė kohė dhe ku ėshtė gjendja tash lidhur me kėto hetime?

    Limaj: Ju e dini se ish-kryeprokurori i ka eprorėt e tij, ėshtė punėtor i EULEX-it dhe unė nuk e vlerėsoj punėn e tij, e vlerėsojnė organet tė cilat e kanė emėruar dhe pėr tė cilat ka punuar. Kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e vetė EULEX-it dhe i mbetet opinionit publik ta vlerėsojė punėn e tij.

    Ndėrsa, nė raport me kryeprokurorin nuk ka asgjė tė re nga ajo qė ka ndodhur njė vit e gjysmė mė parė. Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrim qė kam pasur qė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i. Pra, rezultatet pėrfundimtare tė vijnė nė kėtė pėrfundim.

    Zėri: Wreeswijk kishte deklaruar se do tė fusė prapa grilave shumė politikanė. Si ish-ministėr dhe si politikan largimin e tij e shihni tė ndėrlidhur me misionin tė cilin ai nuk ka arritur ta pėrfundojė?

    Limaj: Unė mendoj se drejtėsia nuk duhet tė shikohet ashtu. Kosova ka nevojė pėr drejtėsi, Kosova ka nevojė pėr shtet ligjor. Po nė emėr tė shtetit ligjor dhe nė emėr tė drejtėsisė, kushdo qė e shkel shtetin ligjor, rregullat ligjore, drejtėsinė, do tė pėrgjigjet pėr veprimet e veta.

    Nėse mendoni ju se kėtu duhet tė vijnė sisteme tė kėrcėnimeve tė tilla, mendoj se kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsi. Atėherė ėshtė njė kusht tjetėr, tė cilin nuk dua ta komentoj. Ajo qė dua tė them unė, ėshtė se Kosova, vendi ynė, shteti i ri, mė shumė sesa pėr ajėr dhe bukė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore. Fatkeqėsisht unė ende nuk po shoh drejtėsi perėndimore nė vendin tonė.

    Zėri: Ēka nėnkupton me drejtėsi perėndimore?

    Limaj: Me drejtėsi perėndimore nėnkuptoj dhe do tė doja shumė qė metoda, koncepti, zbatimi, respektimi i drejtėsisė dhe implementimi i drejtėsisė tė jetė nė parametrat e vendeve perėndimore. Do tė doja qė edhe vendi ynė tė njihet me kėta hapa dhe tė instalohet njė drejtėsi e tillė.

    Dhe prezenca e mekanizmit ndėrkombėtar, EULEX-it, pėr tė na ofruar kėtė pėrvojė, pėr ne ka qenė dhe ėshtė mė se e nevojshme dhe e domosdoshme. Mirėpo, fatkeqėsisht deri tani, kėtu mė tepėr kemi njė drejtėsi e cila mė sė paku ka tė bėjė me drejtėsi qė ne e kemi parė nė Perėndim dhe qė duam ta ndėrtojmė.

    Zėri: Mos ėshtė mė shumė marketing politik sesa zbatim i ligjit?

    Limaj: Unė frikėsohem se ne e kemi nxjerrė pikėrisht kėtė. Frikėsohem se drejtėsinė e kemi nxjerrė nė njė “stadium”, nė media, nė opinion dhe njerėzit i gjykojnė nė publik. Gjykimi dhe kėrkimi i drejtėsisė ėshtė nė organet e drejtėsisė. Zbatimi i fakteve, dyshimeve dhe dilemave vėrtetohen vetėm atje ku e bėn bota e qytetėruar, nė organet e drejtėsisė - nė gjykata.

    Tendenca pėr t’i marrė faktet dhe drejtėsinė pėr t’i nxjerrė jashtė nė publik dhe publiku pėr tė nxjerrė gjykime pėrfundimtare, kjo ėshtė. Ne e kemi pėrjetuar nė tė kaluarėn. Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg. Kjo ka ndodhur, ne dhe ju jemi dėshmitarė sepse jemi gjeneratė qė kemi mund t’i shohim nė tė kaluarėn.

    Gjyqi po bėhet nė opinion

    Zėri: Kush po e bėn kėtė linēim, zoti Limaj, ndėrkombėtarėt apo vendorėt?

    Limaj: Jo, unė po them kjo ėshtė ajo qė po dihet, unė nuk dua tė them as vendorėt, as ndėrkombėtarėt, por fatkeqėsisht po ndodh nė Kosovė. Po ndodh sepse janė pėrzier gjėrat. Pėrsėri po them, tendenca pėr t’ua nxjerrė njerėzve faktet dhe njerėzit tė gjykojnė nėpėr kafene, nėpėr gazeta ose televizione, dhe ta marrin si proces tė drejtėsisė, ta nxjerrin ta qesin atje, pa filluar njė proces, pa pasur mundėsi qė gjykata tė verifikojė fjalėt e tua, faktet e mia dhe ajo tė nxjerrė pėrfundime dhe pastaj tė komentohet.

    Nuk komentohet njė vendim i gjykatės. Dhe ju paraprakisht tė bėni gjyqin publik, kjo ka ndodhur vetėm nė sistemet totalitare tė cilat kanė pasur pėr qėllim linēimin e njerėzve, figurave, tė cilėt nė njėrėn apo tjetrėn, nė njė moment tė caktuar, ka qenė nė interesin e atij sistemi, atij mekanizmi pėr ta rrėnuar ose linēuar dikė. Kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė.

    Zėri: Realisht ndaj jush nuk ka pasur njė aktakuzė. E shihni kėtė mė shumė si njė presion politik ndaj jush, si mungesė faktesh, apo cila ėshtė ajo arsye qė nuk kemi aktakuzė?

    Limaj: Sė pari duhet tė them se nė njė shtet normal hetimet janė mė se normale. Ēdo njeri qė administron, ose ka njė pėrgjegjėsi, njė detyrė publike, ėshtė mė se normale qė tė jetė nė syrin e vėzhgimit edhe tė hetimeve dhe ėshtė gjėja mė normale qė ka ndodhur, ndodh dhe duhet tė ndodhė nė tė ardhmen. Sistemi i parahetimeve i ka bazat e veta ligjore, tė cilat ju e keni pėr obligim t’i respektoni.

    Ju duhet t’i respektoni edhe sistemin ligjor, edhe njerėzit pėr tė cilėt bėhet fjalė, pėr tė drejtat e tyre. Pėr atė edhe ne vlerėsojmė dhe sot ėshtė demokracia, shteti i lirė, ėshtė fitues i sistemeve shtetėrore pėr faktin se ke kujdes edhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, por edhe njėkohėsisht edhe nė ruajtjen e interesave publike, duke respektuar ligjet.

    Ajo qė unė e di dhe e kam parė prej fillimi, ėshtė se hetimet janė mė se normale, por unė e di se pėrfundimet do tė jenė tė pastra. Dhe pse duhet tė ketė aktakuzė pėr diēka qė nuk ka fakte.

    Zėri: Pse s’po pėrfundojnė pra?

    Limaj: Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė ju duhet t’i pyesni organet kompetente tė EULEX-it, mendoj se ata duhet ta japin pėrgjigjeje. Unė e jap pėrgjigjen qė mė takon, atė qė kam thėnė qysh nė ditėn e parė, qė nė Ministrinė e Transporteve nuk ka pasur veprime pėr tė cilat dyshohet dhe mendojmė se e kemi kryer detyrėn ndershmėrisht dhe ligjshmėrish. I gjithė dokumentacioni qė ėshtė do ta vėrtetojė njė gjė tė tillė. Ne e kemi ofruar bashkėpunimin tonė me organet e drejtėsisė pėr tė ardhur deri te e vėrteta. Neve na intereson e vėrteta, mendoj se ėshtė nė interes pėr publikun tė dihet e vėrteta.

    Mendoj se dy koncepte janė gabuar. Hetimet vazhdojnė dhe nėse vijnė nė pėrfundim. Pėrfundimet janė tė dyanshme, sepse hetimet kanė gjithmonė dy pėrfundime, ose kanė pėrfundime nė drejtim tė aktakuzės, ose pėrfundimet qė tregojnė se me gjithė hetimet ēdo gjė ėshtė nė rregull. Nė tė dy rastet fiton drejtėsia. Nė Kosovė nganjėherė nėnkuptohet dhe fatkeqėsisht dikush ka luajtur me kėtė mungesė tė edukatės sonė juridike, sepse drejtėsi nė Kosovė nėnkuptohet vetėm kur njeriu hynė nė burg.

    Pėrkundrazi, e kundėrta ėshtė, drejtėsia ėshtė kur ju vini nė pėrfundim, dhe ėshtė rezultat, kur ju shkoni e hetoni dhe nuk i gjeni ato pėr tė cilat keni hetuar, edhe ky ėshtė rezultat, nuk ėshtė mungesė e rezultatit, ėshtė rėnie e drejtėsisė nė vend, sepse, mesazhi ėshtė i qartė. Nuk lejohet politika tė interferoj. Kemi pasur dyshime tė caktuara, kemi hetuar dhe kemi ardhur nė pėrfundim qė nga kėto dyshime nuk ka pasur asgjė tė vėrtetė dhe drejtėsia ka shkuar nė vend.

    Mendoj se ky koncept duhet tė kuptohet, pavarėsisht nga pėrfundimi. Ėshtė njė shpresė qė drejtėsia e vonuar ėshtė drejtėsi e mohuar, por shpresoj qė tė aplikohet ajo drejtėsia perėndimore. Do tė doja shumė qė nė vendin tonė t’i kemi jo vetėm edhe njerėzit, por edhe standardet perėndimore. Do tė doja shumė qė standardet perėndimore tė jenė nė kėtė vend.

    Zėri: Pėr Ju realisht nuk ka pasur ndonjė aktakuzė pėr korrupsion. Ndėrkohė EULEX-i tashmė ka ngritur aktakuza pėr korrupsion ndaj zyrtarėve publikė. Nė rastin tuaj ėshtė kėrkuar dorėheqja dhe largimi nga politika qė tė mos i pengosh hetimet. Nuk po shohim qė ky standard ėshtė duke u zbatuar?

    Limaj: Ju e dini qė ka qenė e lansuar ajo ideja me duar tė pastra, pa pėrfolje, qė kanė qenė para fushatės. Mendoj qė unė e kam bėrė veprimin tim me vetė faktin qė tė jepet kjo mundėsi, sepse duke qenė i bindur nė atė qė kam punuar, duke qenė i bindur nė pastėrtinė tonė. Megjithatė, kur ju jeni nė hetime ėshtė njė mjegull dyshimi.

    Derisa tė largohet ajo mjegull ėshtė gjė normale qė ju tė bėni kėtė. Faktikisht, atėherė kam apeluar qė ky standard, ose ky kriteri me duar tė pastra tė vlejė pėr tė gjithė, jo tė bėhet nė mėnyrė tė selektuar. Koha po dėshmon se kjo ka qenė e orientuar nė mėnyrė selektive dhe nuk ėshtė respektuar nga tė gjithė, fatkeqėsisht.

    Jam nė dispozicion tė drejtėsisė

    Zėri: Realisht ajo qė mė brengos dhe besoj se ėshtė brengosėse pėr demokracinė nė Kosovė ėshtė fakti se ka njė pėrshtypje tė krijuar se edhe nė rastin e veprimeve tė ndėrkombėtarėve, edhe nė rastin e hetimeve tė EULEX-it, hetimet nė njė formė tė drejtėsisė e cila ėshtė selektive dhe kjo flet edhe pėr rastin tuaj. Nga njė akuzė pėr korrupsion keni kaluar nė njė akuzė tjetėr, e cila ka tė bėjė me ēėshtjet qė kinse kanė ndodhur gjatė luftės. Mos ėshtė duke u marrė shumė drejtėsia selektivisht me zotin Limaj?

    Limaj: Unė kam qenė nė njė pozitė tė tillė, ju e dini qė edhe Haga, ka ndodhur kjo pėr korrupsionin, kam qenė nė njė pozitė tė tillė, fatkeqėsisht, ose fatmirėsisht, si tė doni quani. Kėshtu ka dashur fati qė tė jem prej pasluftės vazhdimisht dhe si ka ardhur e tek ka ardhur, mendoj se do tė rezervohem qė tė jap opinionin tim. Ajo qė mė takon mua tė them, dhe qė e kam thėnė vazhdimisht ėshtė se pavarėsisht nga mendimi im personal, unė e kam obligim t’i pėrgjigjem drejtėsisė.

    Unė e kam obligim tė jem nė dispozicion tė organeve, nuk ėshtė me rėndėsi a kam tė drejtė, nuk ėshtė nė dorėn time tė vlerėsoj dhe tė them se ėshtė e drejtė apo nuk ėshtė e drejtė, le tė vlerėsojė dikush tjetėr. Organet e drejtėsisė kur kėrkojnė nga ju qė t’i pėrgjigjeni, e keni obligim qė t’i pėrgjigjeni, pastaj janė ato organe qė vendosin se a kanė qenė apo nuk kanė qenė tė drejta. Dhe unė jam i tillė, unė do tė vazhdoj tė jem nė dispozicion tė kėtyre organeve pavarėsisht kjo qė ju thoni qė ka ndodhur vazhdimisht nė rastin tim dhe ėshtė krijuar pėrshtypja qė EULEX-i ėshtė kėtu vetėm pėr mua dhe jo pėr tė tjerėt, por unė do tė jem nė dispozicion jo pėr EULEX-in, por pėr hir tė drejtėsisė, pėr hir tė shtetit, pėr hir tė imazhit qė duhet t’ia japim vendit tonė.

    Jam i bindur se edhe nga padrejtėsitė qė bėhen ndaj meje fiton drejtėsia nė Kosovė. Jam i bindur se do tė fitojė ky vend, nga kjo padrejtėsi do tė dalė diēka, do tė dalė ai mesazh, do tė dalė ajo qė me gjithė pėrpjekjet pėr tė bėrė padrejtėsi, kur ju qėndroni brenda drejtėsisė, brenda kornizave ligjore, jam i gatshėm pėr tė luftuar pėr tė drejtėn tuaj, e jep njė mesazh tė qartė pėr qytetarėt qė po jetojmė nė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike dhe nėse ka tendenca dikush pėr tė dhunuar, do tė gjejmė mekanizma, do tė gjejmė rrugė qė megjithatė drejtėsia tė fitojė, dhe jo tė viktimizojė, ose tė dhunojė nė emėr tė drejtėsisė me veprime tė padrejta.

    Kjo ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe lufta ime qė sot po bėhet me arenėn e drejtėsisė ėshtė pikėrisht kjo, se me shtetin e lirė qė do ta ndėrtojmė ne, me kėto standarde, i fuqishmi nuk fiton gjithmonė, por fiton i drejti. I drejti fiton me mundime, por duhet tė fitojė e drejta dhe i drejti. Duhet tė fitojė i drejti qė ėshtė nė tė drejtėn e Zotit dhe tė ligjit dhe jo gjithmonė i fuqishmi. Besoj se ky mesazh, ky veprim imi do t’i shėrbejė edhe njeriut tė rėndomtė, qytetarit tė rėndomtė tė Kosovės.

    Kjo qė ndodh me ne, imagjinoni se sa i pambrojtur ėshtė qytetari i Kosovės nėse ballafaqohet me diēka, ose ėshtė ballafaquar me diēka, e qė ju dhe ne nuk kemi pasur rastin ta dimė historinė e tij, padrejtėsitė qė kanė ndodhur vazhdimisht.

    Zėri: Zoti Limaj, ju nė Hagė keni dalė i pafajshėm nga gjykimi i parė. Nga doli tash kjo dėshmia e re. Pėr tė njėjtat akuza jeni hetuar, pse u rihap kjo ēėshtje?

    Limaj: Unė kėrkoj nga ju mirėkuptimin qė tė mos komentoj kėtė rast, pėr faktin se atje ka disa punė. Ne duhet tė respektojmė organet e drejtėsisė. Unė nuk do tė bie nė kurthin e atyre tė cilėt dėshirojnė qė drejtėsinė ta zhvendosin atje ku duhet bėrė drejtėsia, nė medie dhe nė opinionin publik, por duhet ta lėnė nė organet ku ėshtė, nė gjykatė. Unė nė ēdo kohė dhe ēdo moment do tė jem i gatshėm qė argumentet, tė drejtėn, tė vėrtetėn time ta paraqes para organeve kompetente, por jo kėtė ta kthejmė nė njė gjyq publik, nė njė gjykatė publike, duke nxjerrė argumente dhe kundėr-argumente qė dikush tenton ta nxjerrė nė publik.

    Tash ne jemi shtet demokratik dhe drejtėsia do tė jetė nė organet e drejtėsisė, dhe ju nuk mund tė kėrkoni tė vėrtetėn pėrmes opinionit publik. Politika mund tė bėhet me kėtė percepcion, por drejtėsia nuk bėn t’i lihet percepcionit, drejtėsia flet me fakte e jo me percepcion. Unė do tė jem i gatshėm qė nė ēdo kohė tė jap argumentet e t’i ēoj nė gjykatė. Shpreh keqardhje shumė pėr dhjetėra e dhjetėra njerėz tė cilėt kohėve tė fundit janė shqetėsuar pa tė drejtė.

    Unė do tė jem i gatshėm qė t’i dėrgoj argumentet e mia nė organet e drejtėsisė. Do tė doja qė edhe tė tjerėt tė veprojnė nė kėtė mėnyrė dhe drejtėsia tė ndahet atje ku ndahet, nė gjykata. Drejtėsia nuk ndahet as nė gazetėn tuaj, as nė politikė. Pėrndryshe, nėse bėjmė kėshtu, tendenca pėr tė marrė dhe ndriēuar nė duart tuaja dhe ju tė bėheni arbitėr i drejtėsisė nė publik ėshtė linēim, linēim publik, kėshtu ka ndodhur nė tė kaluarėn

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367

    Ngrihet aktakuza kundėr Limajt e tė tjerėve

    Ngrihet aktakuza kundėr Limajt e tė tjerėve
    26-07-2011 08:25





    Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzė tė hėnėn kundėr deputetit tė Kuvendit tė Kosovės, Fatmir Limaj.




    Burime nga Prokuroria kanė bėrė tė ditur tė hėnėn nė orėt e pasdites se prokurori italian, Maorizio Salustro, ka ngritur aktakuzė kundėr Limajt pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Mbi nėnkryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės rėndojnė pesė pika tė aktakuzės, dy pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe tri pika pėr krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės qė pėrfshin edhe vrasjen, raporton Koha.



    Prokurori ka ngritur aktakuzė kundėr gjithė grupit tė Limajt prej 10 personash. Ai pretendon se ka gjetur prova kundėr deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalės, Sabit Shalės, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalės, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.



    Prokurori special i ngarkon ata me akuza pėr krime lufte tė kryera nė fshatin Kleēkė tė Lypjanit nė vitin 1999 nė dy tė tė ashtuquajtura burgje tė UĒK-sė. Ndonėse nuk i prin listės sė tė akuzuarve, Limaj tashmė akuzohet pėr krime lufte pėr herė tė dytė. Nė Hagė ai qe gjykuar dhe shpallur i pafajshėm pėr krime nė Llapushnik, ndėrsa pėr rastin e Kleēkės ai pritet tė gjykohet nė Kosovė.



    Njėri nga ish-komandantėt mė nė zė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i njohur me nofkėn e luftės “Ēeliku”, akuzohet se ka urdhėruar dhe ka marrė pjesė nė torturimin ēnjerėzor tė civilėve serbė e shqiptarė tė paraburgosur nė njė kamp nė fshatin Kleēkė nė Komunėn e Lipjanit. Shumica prej tyre qenė arrestuar nė mars tė kėtij viti, ndėrsa Limaj ishte intervistuar por jo arrestuar, pėr shkak tė imunitetit tė deputetit.
    Burime nga Prokuroria kanė thėnė se Fatmir Limaj akuzohet nė pikėn e parė tė aktakuzės pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės, ndėrsa pikat dy dhe tre kanė tė bėjnė me akuza pėr krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Burimi ka saktėsuar se deputeti Limaj akuzohet se ka kryer vepėr penale tė krimeve kundėr tė burgosurve tė luftės nė bashkėpunim me tė dyshuarit e tjerė.



    “Limaj nė cilėsinė e komandantit tė UĒK-sė akuzohet se ka torturuar njė tė burgosur ushtarak serb i mbajtur nė qendrėn e paraburgimit nė Kleēkė, mbetjet mortore tė tė cilit janė gjetur nė njė varrezė masive afėr Kleēkės, duke e grushtuar dhe shkelmuar atė gjatė marrjes nė pyetje”, thuhet nė aktakuzė.



    Pika e tretė ndaj Limajt ka tė bėjė me krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Nė cilėsinė e komandantit, Limaj akuzohet se nė bashkėpunim me Nexhmi Krasniqin, Naser Shalėn, Naser Krasniqin, Arben Krasniqin, Behlul Limajn dhe me dėshmitarin bashkėpunues “X”, kanė vrarė dy oficerė policie serbe qė mbaheshin nė Kleēkė, Nebojsha Djuriēiq dhe Veljko Markoviq.



    Sipas aktakuzės, Limaj ka marrė pjesė duke e urdhėruar dėshmitarin “X” qė tė ekzekutojė tė burgosurit. Kjo ka ndodhur sipas prokurorit tek vendi i njohur Livadhi i Canit pranė Kleēkės nė ose rreth datės 4 pri

  3. #233
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    zerro tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit pat then thaci!

    e ka vendos thaci me trondite krimin dhe korrupsionin!
    tash ka filluar te punoi drejt edhe vovranitetin e shtriu perkohsisht ne veri!

    edhe fatmir limen po e fut ne burg me bashkpuntor!
    e pas kesaj vjen grupi tjeter ne krye me azem sylen!

    hashim thaci po punon sipas planit te nazim bllaces!
    kedo qe nazim bllaca e ka permend hashim thaci e rrasi ne burg!


    me kohe do te qartsohen shume ceshtje por lidhja bllaca e thaci po del dite e per dite me e qart!

  4. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    oo G-2


    ku e ke bre ate shokun Llap se na ka humbė nuk po duket nė siperfaqe a mos ėshtė nė kėte 10-shėn e pare tė Maorizio Salustres po me duket .



    Fatmir Limes i ka mbet vetem njė rrugė e shpėtimit duke e angazhuar vėllaun Demirin pėr tė intervenuar Nė kete situat tek Banush Berbatovci [i cili lexoj dokumentin ne Beograd v.1989 mbi pėrmbysjen e kushtetutes se v. 1974 ] i cili po ne vitin 1996 kishte shpetuar familjen Limaj besoj se fuqia e Berbatovcit ende ėshtė .



    Kur po e citoj fuqin e Berbatovcit po i referohem dekleratave te Limajt se kinse akuzat jan te ngrituar nga Beogradi nese jan keto akuza nga Beogradi besoj qe Limaj do te shpeton se personi me i forte per Beograd dhe ter Serbin e ka nė duar , partia e z.Banush Berbatovci SPS eshte ne koalicion me Daēiē- Tadiqin


    mua ma merr mendja se banush berbatovci ish UDB-shi me i njohur i viteve 90 do ta shpetoj Fatmirin



    per arsye se me 03.11.1999 Fatmir Limaj e kishte shpetuar kete UDB-sh me nje vertetim ku thuhej se Banush Berbatovci e ka ndihmuar UĒK-nė

    G-2 nese ke mundesi na i poston vendimin e Limes dhe Berbatovcit se na duhet tash



    pershednetje llapi apo hallava te razave nihemi me 19 .09.2011 nje dite para se limaj te prangoset nga baba i Del Pontes -Maorizio Salustra

  5. #235
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar mė parė nga L-7 Lexo Postimin
    oo G-2


    ku e ke bre ate shokun Llap se na ka humbė nuk po duket nė siperfaqe a mos ėshtė nė kėte 10-shėn e pare tė Maorizio Salustres po me duket .



    Fatmir Limes i ka mbet vetem njė rrugė e shpėtimit duke e angazhuar vėllaun Demirin pėr tė intervenuar Nė kete situat tek Banush Berbatovci [i cili lexoj dokumentin ne Beograd v.1989 mbi pėrmbysjen e kushtetutes se v. 1974 ] i cili po ne vitin 1996 kishte shpetuar familjen Limaj besoj se fuqia e Berbatovcit ende ėshtė .



    Kur po e citoj fuqin e Berbatovcit po i referohem dekleratave te Limajt se kinse akuzat jan te ngrituar nga Beogradi nese jan keto akuza nga Beogradi besoj qe Limaj do te shpeton se personi me i forte per Beograd dhe ter Serbin e ka nė duar , partia e z.Banush Berbatovci SPS eshte ne koalicion me Daēiē- Tadiqin


    mua ma merr mendja se banush berbatovci ish UDB-shi me i njohur i viteve 90 do ta shpetoj Fatmirin



    per arsye se me 03.11.1999 Fatmir Limaj e kishte shpetuar kete UDB-sh me nje vertetim ku thuhej se Banush Berbatovci e ka ndihmuar UĒK-nė

    G-2 nese ke mundesi na i poston vendimin e Limes dhe Berbatovcit se na duhet tash



    pershednetje llapi apo hallava te razave nihemi me 19 .09.2011 nje dite para se limaj te prangoset nga baba i Del Pontes -Maorizio Salustra

    L-7

    me sa kam mujt ta kuptoi ti punon ne prokurori por a ka mundsi te na sqarosh pse nuk e vran banush berbatovcin dhe dy a eshte banush berbatovci deshmitar i limes e kunder azem syles?


    ajo nofka qe ia permende emrin nuk do te prononcohet njeher deri pas arrestimit te limaj se eshte i zene me do pune tjera!

    une as emrin nuk guxoi t'ia permendi se albo me perjashton vetem nese them fjalen llap !

    L-7 ti si hetues ose prokuror per krime lufte kallxona a mund ta deshmoi shtabi i pergjithshem se fatmir limaj nuk ka marr pjese ne ato krime per te cilat akuzohet nga salustri?

    sipas gazetave fatmir limaj kish vendos t'ia hedh fajin shtabit te pergjithshem per akuzat e ngritura kunder kjo enderr e fatmir limajt nuk do te realizohet !

    fatmiri po perdore kete lloj teknike te luftes speciale kunder hashim thacit por nuk do te funksionoi!






    Shtabi i UĒK-sė, dėshmitar i Limajt

    Fatmir Limaj ka zgjedhur tė dėshmojė pafajėsinė e tij, duke i dėrguar nė gjykatė tė gjithė anėtarėt e ish-shtabit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Njė ditė pasi Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzėn kundėr tij pėr krime lufte dhe kundėr popullatės civile dhe kundėr tė burgosurve civilė ushtarak, ai ka nisur ta pėrgatit mbrojtjen nė Gjykatė, duke i thirrur nė proces gjyqėsor ish bashkėluftėtarėt.

  6. #236
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bota sot

    -

    Shtabi i UĒK-sė, dėshmitar i Limajt

    Fatmir Limaj ka zgjedhur tė dėshmojė pafajėsinė e tij, duke i dėrguar nė gjykatė tė gjithė anėtarėt e ish-shtabit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Njė ditė pasi Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzėn kundėr tij pėr krime lufte dhe kundėr popullatės civile dhe kundėr tė burgosurve civilė ushtarak, ai ka nisur ta pėrgatit mbrojtjen nė Gjykatė, duke i thirrur nė proces gjyqėsor ish bashkėluftėtarėt.

    Shpėrndaje Komente (25) Kthehu | 27.07.2011
    krejt me rene ne burg kta berlloga

    driton 27.07

    O Fatmir Limaj, kjo qe ti po bene tani i vjen era m... ,era tratheti. Kjo i bjen se une shkova po pa ju marre juve me vehte nuk e le.A seshte kjo tratheti Fatmir Lima.Po e qete vehten ne fushe se kush je dhe qfar vlere ke.Vetem epitetin trathetar e ke pas mangu dhe kete vete po ja ngule vehtes,aferim te qofte Fatmiro ,aferim.Po shifet se nuk ta kan ngul te tjeret ,po ja paske ngul vetvehtes,edhe ate shum felle.Baje Fatmiro baje se ti bane shum rende.Kesaj radhe je ngarkuar mire ,edhe nese rrexohesh e ke shum lehte te pergjigjesh,paj u rrexova se smunda ta baje se kisha shum rende.E te tjeret te thone ,Gajret Fatmiro se ti bane hala e mundesh me bajte edhe me rende se je ngarku dhe i ke lidhe praqet shum mire.

    Gjel Ati.Kanada 27.07

    ky djali i celines po ja dhaka hapt,por per fatmir limen shum flasin qe ka ba keq,po ehde nga tjetra ane:ska pas nevoj me vra shqiptar kerkush,se krejt me i kqyr holl e holl,krejt shqiptart e kan prit titen me lula,krejt shqiptart jan kan me librez te kuqe,pse ? se u kan koha ashtu,kush ska guxu ciu me ba ,tash po livdohen krejt,po me ba me ik perendimi ,krejt apet bahi me shkije shumica ,sidomos qeta qe po livdohen,e ne podrime shka jan myt krej tja kini ba vet sherrin ,njani qit e ik tani ata gjuj ne civil,njani shpijuno,e ik e ata gjuj ne cuvil,se kerkush ska luftue,se podrimja ka punue gjithmon kurr kush ska punue ne kosove ma shum se celina ,krushja xerxa e tjeat katune,se luft kurr sun e gjan qe ka luftue podrimja me naj histori, e kta tant i kan myt njerzit pa faj,se ata qe kan pas faj prap kan pshtue,e ska ba as fatmiri mir e as ata tjert qe kan myt njerz pa faj,,

    osi. 27.07

    More ti Arben ,njehere te kisha pyt sa vjecare je qe po dike te filozofojshe e akuzojshe si ata te uck,s apo pdk[ushtris qlirimtare te kaqakve]Qka i perket madhit une jam 47 vjecare me shkolle Ushtarake [profesionale ]e jo si trimat e tu qe pi mbron me shkolle te odes apo te malit apo te rruges apo te kriminalitetit.Qka i perket limes ti Arben leh si lavira kush pagun ajo i hap komt,Aeshte qaj komandatr qeliki qe e pruni topin te rrasat e Rahovecit e nuk ditke ta perdorke,A eshte qajo uck qe lejoje qe populli civile te vritet e vet u largua ne male apo ne Shqiperi.P.S Me fatmir e thaqe e krasnice te gjithe ata jane fajtor per vrasjete masive te popullates Shqipetare ne Kosove.

    Afrimi 27.07

    pershendetje anton mir the ti keta per veti kan mbush thaset su ka interesue asnje far ligji kan stu te fukarat rrymen ne bander me ja kput phaa qfar shteti rryma po do mi marr boten e keta hypshin bandera naper fukara se gjeth at dobetin kan kqyr me shkel e me nguc zoti qafen ja theft kush e lyp

    lami.pz 27.07

    Njeriu qe ja per her te dyte ja ka ngul Fatimir Limes eshte HASHIM THAQI nuk keni nevoje me mbrojet Limen kur shoku i ngushte e tradhtoi mos shitni po... me keto komente pa lidhje

    Xhema 27.07

    ushtaret e UQK,s po gjykohen e ndoshta edhe dot denohen per veprat qe nese ikan ba mirpo mus u mashtroni shum o shpiuna se edhe juve ka me ju ardh dita me dal para gjygjit per veprat qe i keni ba si para luftes ashtu edhe gjat luftes se per te hir ne hater me shkaun ne mėnyrė vullnetare e keni shitur kosoven dhe shumė e njeri ka vujt denime pa nevoj prej shpifjeve te juaja do t;ju vjen dita edhe juve mehi neper grilla pritni edhe naj dit

    fazi 27.07

    kush ka lyp e ka vra le ta ban se shka esht fatmir lima njerij si gjith nese ka ban ka me vujt jo me burg po edhe kshtu tanij

    driton 27.07

    More ti djal nga berstovci qe po e akuzon ate nga Celina nashta po te jet merak tyje qe i keni prishe muhabetet me serbet e Hoqes madhe qaty nashta juve po ju dhem.SE aje i Celies shume mire e ka si ky Fatmir lLima ska ne Kosove.

    Arbeni 27.07

    Me vjne keqe i nderum nga Berstovci se as nuk jam kan UQK as nuk jam PDK dije mire por si Fatmir Lima ska ne KOSOVE dije shume mire kete pune.Fatmir Lima eshte viktim e tjeter kujte ato jan momtime ploitike per Fatmir Limen dije ti shume mire kete pune edhe shume te tjere se FATMIR LIMA ESHTE I PA FAJESHEM pse ka vra QENTIK SERB ME QU NE BURGA KE KUJDES QKA FOL ORE BERSTOVC Shkau na ka ba tana te zezat e kerkushe spo e gjykon e ti po flet kundra Fatmir Limes

    CELINA AAK 27.07

    e more shqip..... edhe hashimin po e doni me limen po ndoshta se jav nali biznesin me serbin shqiptar e tradhtar .po po mos ti kishim tradhtare shqiptaret sod ishin shum ndryshe .po si mos te nenshkruajshin te famshmen kornizen kushtetuse pa te drei referendumi ashtu siq thoike fatmir limaj sod kosova ishte ne tjeter situat

    sabit 27.07

    E kam nje pyetje per ju qe po e eprkrahin Fatmir Limen , Perveq pallaverve qfare veprime do te merrni per ta mrojutur fatmir Limen ?

    fati 27.07

    per kosov fatmir limaj ska ber as gje e per vetin shum por harami del dika se qka ta fitojsh me ndjers e ke gjithmon e kta komandantat fituan pa ndjers e popullin e harruan a edini mor vllazni se as ne afganistan nuk eshte gjendja ma e keqe se ne kosov. as gje ske as sigurim te puntorve as sigurim shendetsor as pun as ligj ske as kund e fatmiri e ka mush kupen tash qka me ba ne ta hjek vet se ka shum fatmira qe per kosov sjav nin vetem per interesa te vet kan punu. duhet shum me punu e me pas pak ama kta heroit komandantat kan ba shum per veti e as gje per popull. popull i nderuar nese doni shtet dilni dhe protestoni ne menyr paqsore per ligj dhe rend dhe per burgosje te bandave se shu banda ka ne at kosov te shkret.

    antoni 27.07

    Per ju qe po e mbroni fatmirin nuk jeni kurxha me te mire se aj,hajna rrugaqa kriminela,A per ty celinas meqense jam vet i Brestovcit ndoshta je njani prej tyre te uck qe duhet te jep pergjegjje para popullit per krejt ata viktima te Brestovci ,Celine Krushe te madhe e te tjer ne komunen e Rahovecit.

    Afrimi 27.07

    FATMIR LIMA MOS KE FRIG SE ME TY JEMI GJITHMON SI KEMI QEN EDHE JEMI ME TY DERI NE VDEKJE ME RESPEKT NGA CELINA RAHOVEC AAK

    CELINA --AAK 27.07

    Krejt Kosova eshte me ty Fatmir.Jam plotsisht i bindur ne pafajsin tende,se pari lum familja qe ka nje djal si ti dhe lum kosova qe ty te ka.

    Rasa vushtrri 27.07

    Fate ka populli jon qe ka Fatmirin.Te gjith ata qe e akuzojn trimin e liris,jan po ata qe gjithmon kan punuar kunder popullit dhe Tokave shqiptare.vetem ta kujtojm Berlinin dhe Londren.Jemi me fat qe kemi Fatmirin.Kurse edhe nje porosi per deshmitaret te ashtuquajtur X,rrent i kan kembet e shkurta sepse as HAGA nuk mundi me na e denue trimin.Ate qe lufton per lirin e vendit e don edhe Zoti edhe Populli.

    I lodhur 27.07

    Asht ka i vjen era e keqe késaj pune.Njeriu shka ka ba ashtu ka me e gjeté.Nuk i njof rethanat ma shum.Per ket edhe e thom \"si keni punue ashtu ka me ju gjeté\".

    ze.ra.do ch 27.07

    ska fjale je kon i pafajshem, edhe ki me dal i pafajshem, po puna eshte se edhe shum shqiptar si nazim blaca u dasht mi hek prej ksaj toke. Se gjithmon kan than pa i vra shpiunat nuk fitohet lufta kurse na ala si kemi vra shpiunat edhe ala sun po e fitojm krejt teritorin e kosoves.

    hasan 27.07

    Shpresoj se del i pafajshem vetem per inati te serbeve se ata kan deshire te shohin te burgosur.Nese ki vra serb ty zoti hallall ta boft se e ki mbrojt KOSOVEN,dhe i ki vra ne KOSOVE E JO ne sebi,kjo dmth vetmbrojtje per vete edhe per atdheun tend te dashur.Po nese ki vra Shqiptar me qellim te caktuare si psh per interesa e jauj personale e skan te bejn per Kosoven ajo ty tu hamerrt ty dhe gjith atyre qe kan vepru me ty ashtu dhe si ju.

    Ben-i 27.07

    a mos po don zoti edhe hashimin i shti qaty e me dal Limaj

    Juniku 27.07

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    Limaj pritet tė propozojė ish-anėtarėt e Shtabit tė UĒK-sė pėr dėshmitarė
    Artikujt tjerė



    27.07.2011

    Prishtinė, 27 korrik – Fatmir Limaj ka zgjedhur ta dėshmojė pafajėsinė e tij, duke i dėrguar nė gjykatė tė gjithė anėtarėt e ish-Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

    Njė ditė pasi Prokuroria Speciale e Kosovės ka ngritur aktakuzė kundėr tij pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe kundėr tė burgosurve civilė dhe ushtarakė, ai ka nisur ta pėrgatit mbrojtjen nė Gjykatė, duke i thirrur nė proces gjyqėsor ish-bashkėluftėtarėt e tij pėr tė dėshmuar se pėr periudhėn 6-mujore pėr tė cilėn akuzohet nga fillimi i vitit 1999 deri nė qershor tė atij viti nuk ka qenė nė Kosovė.

    Avokati i Limajt, Tomė Gashi, e ka konfirmuar tė martėn se ka marrė njė kopje tė aktakuzės kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.

    “Mund tė them se aktakuza ėshtė njė pėrshkrim i shkurtėr i deklaratave tė dėshmitarit ‘X’, tė cilat i ka dhėnė te prokurori i rastit. Meqenėse prokurori ka ngritur kėtė aktakuzė pa e vėrtetuar alibinė e z. Limaj, atėherė i mbetet mbrojtjes dhe gjykatės qė ta bėjė kėtė, ndėrsa mbrojtja e ka nė plan qė ta thėrrasė tė gjithė ish-Shtabin e UĒK-sė pėr tė dėshmuar vendndodhjen e Fatmir Limajt pėr pėrudhėn kohore tė ngritjes sė aktakuzės”, ka thėnė Gashi tė martėn.

    Prokurori italian, Maorizio Salustro, i ka finalizuar hetimet tė hėnėn me ngritje tė aktakuzės kundėr Limajt dhe nėntė bashkėluftėtarėve tė tij. Ai akuzohet me pesė pika tė aktakuzės, dy pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe tri pika pėr krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Prokurori ka ngritur aktakuzė kundėr gjithė grupit tė Limajt prej 10 personash. Ai pretendon se ka gjetur prova kundėr deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalės, Sabit Shalės, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalės, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.

    Prokurori special i ngarkon ata me akuza pėr krime lufte tė kryera nė fshatin Kleēkė tė Lypjanit nė vitin 1999 nė dy tė tė ashtuquajtura burgje tė UĒK-sė. Njėri nga ish-komandantėt mė nė zė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i njohur me nofkėn e luftės “Ēeliku”, akuzohet se ka urdhėruar dhe ka marrė pjesė nė torturimin ēnjerėzor tė civilėve serbė e shqiptarė tė paraburgosur nė njė kamp nė fshatin Kleēkė nė Komunėn e Lipjanit. Shumica prej tyre qenė arrestuar nė mars tė atij viti, ndėrsa Limaj ishte intervistuar por jo arrestuar, pėr shkak tė imunitetit tė deputetit.

    “Koha Ditore” ka siguruar aktakuzėn prej 70 faqesh e cila nė pikėn e parė deputetin e Kuvendit tė Kosovės e ngarkon me akuza pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės.

    “I akuzuari nė cilėsinė e tij si komandant i UĒK-sė dhe si person qė ushtronte kontroll tė pėrgjithshėm nė njė qendėr paraburgimi tė improvizuar nga UĒK qė gjendej nė fshatin Kleēkė nė bashkėkryerje me Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, Naser Krasniqin, Naser Shalėn, Arben Krasniqin, Behlul Limajn, Besim Shurdhajn, Sabit Shalėn, dėshmitarin bashkėpunues ‘X’ dhe Shaban Shalėn, dhe ushtarė tė tjerė tė UĒK-sė tė paidentifikuar deri tani pėrdhunuan integritetin trupor dhe shėndetin e njė numri tė papėrcaktuar tė civilėve serbė dhe shqiptarė dhe tė burgosurve ushtarakė serbė tė mbajtur nė qendrėn e paraburgimit nė Kleēkė”, thuhet nė aktakuzė. Prokurori pretendon se ata janė mbajtur nė kushte jo njerėzore qė pėrfshijnė tė burgosur siē thuhet nėn zinxhir, ambiente tė papėrshtatshme, ftohėsi ekstreme, mungesė sanitarie, ushqim tė pamjaftueshėm, rrahje tė shpeshta nga fillimi i vitit 1999 deri nė mes tė qershorit tė vitit 1999.

    Nė pikėn e dytė qė prokurori e ngarkon Limajn ka tė bėjė me krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Aktakuza thotė se ish-komandant Ēeliku nė cilėsinė e pjesėtarit tė UĒK-sė dhe si person qė ushtronte kontroll tė pėrgjithshėm nė njė qendėr paraburgimi tė improvizuar nga UĒK-sė qė gjendej nė fshatin Kleēkė nė bashkėkryerje me Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin, dhe Naser Shalėn kanė vrarė Arben Avdylin - njė civil shqiptar i Kosovės i cili mė parė ishte paraburgosur dhe liruar nga qendrat e paraburgimit nė Kleēkė. Sipas prokurorit, Limaj mori pjesė nė krim duke e mbajtur viktimėn nė dispozicion tė kryesit tė krimit duke e shtyrė atė nė njė gropė nė tokė ku mė pas u ekzekutua nga Naser Krasniqi dhe Nexmi Krasniqi me AK 47 mė 3 ose 4 prill.

    Pika tre qė ka tė bėjė me krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės e ngarkon Limajn pėr bashkėkryerje me Naser Krasniqin, Naser Shalėn, Nexhmi Krasniqin, Arben Krasniqin dhe dėshmitarin bashkėpunues ‘X’ me vrasjen e njė tė burgosuri ushtarak serb. “I akuzuari ka marrė pjesė nė krim duke i shoqėruar nė vendin e ekzekutimit, Naser Shalėn megjithėse ai kishte dijeni qė i burgosuri do tė ekzekutohej sepse nė mėnyrė tė qartė informoi pėr dijeni qė i burgosuri do tė ekzekutohej sepse nė mėnyrė tė qartė informoi pėr qėllimin e Naser Shalės nga biseda e kėtij tė fundit me Fatmir Limaj pėr ta vrarė tė burgosurin, nė prill 1999 jo mė herėt se 11 prilli”.

    Tė akuzuarit tjerė ngarkohen me nga njė pikė tė aktakuzės e deri nė shtatė. Arben Krasniqi ngarkohet me tri pika, Naser Krasniqi i njohur me nofkėn “Bashkim Fino” me gjashtė pika, Naser Krasniqi- “Skifteri 500” Shtatė pika tė aktakuzės, Naser Shala - “Fytyra” me gjashtė sosh, Shaban Shala me njė dhe Besim Shurdhaj me dy pika tė aktakuzės.

    Prokurori italian ka specifikuar pėrgjegjėsitė e Fatmir Limajt gjatė luftės. Ai thotė se sa i pėrket Limajt ėshtė e qartė nga deklarata e dėshmitarit bashkėpunues “X” qė ishte personi i cili ushtronte komandėn dhe kontrollin e pėrgjithshėm mbi burgun e Kleēkės. “Dėshmitari ‘A’ deklaroi se Limaj ishte kreu i Policisė Ushtarake tė UĒK-sė nė zonė. Limaj ishte personi qė urdhėronte ku tė mbaheshin tė burgosurit dhe nė veēanti ata qė duhej tė mbaheshin fshehtas dėshmitarit A”, ka thėnė prokurori.

    “Limaj merrte pjesė gjatė marrjes nė pyetje nė Kleēkė. Dėshmitari ‘V’ deklaron se Limaj e mori atė dy herė nė pyetje dhe po ashtu ka marrė nė pyetje Blerim Kuēin nė disa raste.

    Limaj ishte gjithashtu kishte fuqinė pėr tė urdhėruar lirimin e tė burgosurve: kjo tregohet nga fakti qė pseudonimi i tij Ēeliku shfaqet pranė datės sė lirimit tė njė serė tė burgosurish nė listėn zyrtare tė tė burgosurve nė Kleēkė me datėn 06. 05. 1999”, saktėson prokurori. Sipas aktakuzės dėshmitari “T” deklaron se njė nga vėllezėrit e tij qė ishin paraburgosur nė Kleēkė emri i tė cilit paraqitet nė listėn zyrtare tė tė burgosurve i tha atij se ai ishte liruar nga Fatmir Limaj. “Limaj sė paku nė njė rast ka torturuar njė tė burgosur serb. Ai kishte fuqi qė tė urdhėronte vrasjen e njė tė burgosuri serb.

    Dėshmitari bashkėpunues “X” ka deklaruar se nė ose afėr tre prillit 1999 atij i thanė se Fatmir Limaj kishte urdhėruar vrasjen e Veljko Markoviqit dhe Nebojsha Xhuriqit dy oficerė policie serbe tė cilėt ishin tė paraburgosur nė shtėpitė e djegura nė Kleēkė pėr rreth tre muaj. Dėshmitari bashkėpunues sipas prokurorit hezitonte shumė ta zbatonte kėtė urdhėr dhe nuk donte ta bėnte kėtė para se tė bindej se Limaj vėrtet e kishte lėshuar urdhrin.

    “Pėr kėtė arsye ai shkoi ta takonte Limajn, i cili u ēudit pse ata ishin ende gjallė. Dėshmitari bashkėpunues, Arben Krasniqi dhe Behlul Limaj i shoqėruan tė burgosurit deri tė Livadhi i Canit. Atje Limaj urdhėroi dėshmitarin ‘X’ qė tė shinte personalisht mbi dy tė burgosurit gjė tė cilėn ai e bėri. Mė pas Limaj e urdhėroi dėshmitarin bashkėpunues”, ka thėnė prokurori nė aktakuzė. Ky prokuror ka propozuar qė gjatė shqyrtimit gjyqėsor tė dėgjohen 30 dėshmitarė.

    Dėshmitari “X” cilėsohet nga prokurori si shumė i besueshėm dhe kredibil. Ajo ēfarė ėshtė esenciale pėr prokurorin besueshmėrinė e dėshmitarit bashkėpunues “X”, ėshtė fakti se nė fillim fare dhe shumė mė pėrpara, madje edhe kur ishte informuar pėr mundėsinė e tė qenit dėshmitar bashkėpunues, ai nuk e kishte fshehur rolin dhe pėrgjegjėsinė e tij nė ngjarjet qė ia ka treguar Policisė sė EULEX-it. Pėr prokurorin, e rėndėsishme gjithashtu ėshtė konsideruar se gjatė konfliktit vetė dėshmitari bashkėpunues “X” ka kryer krime.

    Prokurori e vlerėson deklaratėn e dėshmitarit “X” si tė besueshme. Sipas prokurorit, ai ka treguar kujtesė tė detajuar tė njė numri episodesh qė shtrihen nė njė periudhė prej tė paktėn pesėmbėdhjetė muajsh konflikti tė armatosur. Pėr prokurorin, nė veēanti pjesa e historisė sė dėshmitarit bashkėpunues “X” qė lidhet mė tepėr me aplikimin aktual, me burgun e UĒK-sė qė ndodhej nė Kleēkė dhe ngjarjet rreth tij, duket tepėr e besueshme.

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2011
    Postime
    2
    Rezervohet salla pėr konfirmimin e aktakuzės kundėr Limajt




    Njė nga sallat e Gjykatės sė Qarkut tė Prishtinės ėshtė rezervuar pėr tri ditė rresht pėr njėrin nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.



    Fatmir Limaj ėshtė ftuar nga njė gjyqtar ndėrkombėtar qė mė 24, 25 dhe 26 gusht tė jetė i pranishėm nė seancėn e konfirmimit tė aktakuzės pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės, qė supozohet tė jenė kryer nė vitin 1999 nė Kleēkė tė Lipjanit. Caktimin e seancės sė konfirmimit tė aktakuzės kundėr dhjetė ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė e ka konfirmuar zėdhėnėsi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, si edhe avokati mbrojtės i Fatmir Limajt, Tomė Gashi.



    “Po, ėshtė e vėrtetė qė gjyqtari i procedurės paraprake e ka rezervuar pėr tri ditė njė sallė tė gjykatės”, ka thėnė Krasniqi.



    Seanca pėr konfirmimin e aktakuzės pritet tė mbahet fiks njė muaj pas ngritjes sė saj. Mė 25 korrik, prokurori special, Maorizio Salustro, ka ngritur aktakuzė kundėr Limajt dhe nėntė bashkėluftėtarėve tė tij. Ish-ministri akuzohet me pesė pika tė aktakuzės, dy pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe tri pika pėr krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės. Prokurori pretendon se ka gjetur prova kundėr deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalės, Sabit Shalės, Refi Mazrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalės, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.



    Avokati i deputetit Limaj, Tomė Gashi, thotė se aktakuza dhe caktimi i seancės sė konfirmimit ėshtė bėrė mė herėt seē ėshtė pritur. Njė prej arsyeve qė ka ndodhur kjo, sipas tij, ėshtė se disa prej tė akuzuarve gjenden nė paraburgim.


    A ėshtė ky shoki i Banush Berbatovcit

  9. #239
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,315
    Postimet nė Bllog
    22
    Akakuzat ndaj Limaj dhe refuzimi i Kuvendit te Kosoves per heqjen e imunitetit te tij, dhe refuzimi i Krasniqit dhe Thacit per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese per sqarime ne lidhje me imunitetin, eshte aktakuza me e madhe publike qe Limaj eshte duke u fshehur pas imunitetit te deputetit, dhe Krasniqi e Thaci jane duke e mbrojtur ate ne menyren me te turpshme te mundshme. Dhe kjo te shtyn te mendosh, se pas akuzave ndaj Limajt, fshihen edhe keta te dy. Po aq i turpshem eshte edhe qendrimi i opozites se LDK, te cilet jane "ne nje mendje me kryeministrin per imunitetin". Kjo perforcon idene time qe gjithe klika politike ne Kosove eshte e implikuar ne krim e korrupsion, dhe te gjithe i tremben drejtesise, sidomos kur drejtesine e bejne prokuroret e gjykatesit e huaj, e jo shqiptare.

    Eshte detyra e Kuvendit te Kosoves, qe te votoje per heqjen e imunitetit te cdo deputeti qe e gjen veten nen akuze nga Prokuroria. Nese Kushtetuta e Kosoves nuk eshte e qarte per kete, korrigjoni kushtetuten, pasi eshte turp te mendosh qe kriminelet dhe te korruptuarit nuk i ze ligji ne Kosove. Mjafton te jesh deputet e te kesh imunitet, dhe mund te vrasesh e presesh edhe ne dite me diell, e askush nuk ka te drejte te te gjykoje apo denoje.

    Pastroni shtetin e Kosoves dhe politiken nga kriminelet e luftes dhe nga te korruptuarit. Keta po ju mbajne peng te ardhmen tuaj e te femijeve tuaj.

    Albo

  10. #240
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Akakuzat ndaj Limaj dhe refuzimi i Kuvendit te Kosoves per heqjen e imunitetit te tij, dhe refuzimi i Krasniqit dhe Thacit per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese per sqarime ne lidhje me imunitetin, eshte aktakuza me e madhe publike qe Limaj eshte duke u fshehur pas imunitetit te deputetit, dhe Krasniqi e Thaci jane duke e mbrojtur ate ne menyren me te turpshme te mundshme. Dhe kjo te shtyn te mendosh, se pas akuzave ndaj Limajt, fshihen edhe keta te dy. Po aq i turpshem eshte edhe qendrimi i opozites se LDK, te cilet jane "ne nje mendje me kryeministrin per imunitetin". Kjo perforcon idene time qe gjithe klika politike ne Kosove eshte e implikuar ne krim e korrupsion, dhe te gjithe i tremben drejtesise, sidomos kur drejtesine e bejne prokuroret e gjykatesit e huaj, e jo shqiptare.

    Eshte detyra e Kuvendit te Kosoves, qe te votoje per heqjen e imunitetit te cdo deputeti qe e gjen veten nen akuze nga Prokuroria. Nese Kushtetuta e Kosoves nuk eshte e qarte per kete, korrigjoni kushtetuten, pasi eshte turp te mendosh qe kriminelet dhe te korruptuarit nuk i ze ligji ne Kosove. Mjafton te jesh deputet e te kesh imunitet, dhe mund te vrasesh e presesh edhe ne dite me diell, e askush nuk ka te drejte te te gjykoje apo denoje.

    Pastroni shtetin e Kosoves dhe politiken nga kriminelet e luftes dhe nga te korruptuarit. Keta po ju mbajne peng te ardhmen tuaj e te femijeve tuaj.

    Albo
    Albo,

    Realiteti ne Kosove eshte qe EULEXI dhe Nderkombetaret tjere qe jane ne Kosove kane Imunitet nga ligjet, kane Imunitet nga Kushtetuta jane mbi ligjet, jane mbi te gjithe.

    Eulexi ne Kosove eshte me rezoluten 1244, eshte neutral qe do thote fare nuk e njeh Pavarsine e Kosoves. EULEXI para se te vendosej ne Kosove - BE ( Bashkimi Europian ) ka pase bisedime te shumta me Shtetin Serb, se si dhe ne cfare kushte duhet te vendoset EULEXI ne Kosove. Eulexi ne Kosove eshte vendosur me kushte nga Beogradi e jo nga Prishtina, dhe kete duhet te keshe te qarte.

    Eulexi e ka ate force qe kurdohere dhe kujdo mund tja hjek Imunitetin te cilit do deputet te Kosoves. Sepse EULEXI jane mbi ta.

    Mirepo problemi qendron aty se missioni i EULEXIT ne Kosove ka deshtuar pertej mase. Missioni i EULEXIT ka qene kunder Shqiptareve, e faktet jane te shumta. EULEXI ne Kosove asnjeherash nuk u muar me vendosjen e rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves. Kredibilitetiti i EULEXIT tek Populli i Kosoves sa binte me shume e me shume, dita - dites. Dhe per kete arsye EULEXI deshi qe ne kete rast te mos e mer pataten e nxehte Fatmir Limaj ne duar te saj, e mundesi kane sa te duash sepse jane mbi te gjithe. Por kete patate te nxehte pikerisht EULEXI deshi qe tja hedhe Kuvendarit Jakupit dhe Qeveritarit Thacit. Dhe me pastaj te gjithe e dijme se ishte nje loje ping pongu ndermjet Thacit e Kransniqit se cili nga ai do e mar pataten e nxehte. E ne fund dual qe Thaci e muar Pataten e Nxehte ne duar te tija.

    Ketu fare ska te beje me qeshtje te Imunitetit apo te drejtesise. Ketu ka te beje me ceshtje Politike ku EULEXI vetem ben punen qe Beogradi ja cakton.

    Analizoje situaten e Kosoves Pas Pavarsimit te Kosoves dhe Vendosjes se EULEXIT ne Kosoves, dhe do shohesh qe Probelimi kyq natyrisht pas Qeverise se Kosoves ne Kosoves eshte pikerisht vete EULEXI me politikat e saja kunder Shqiptareve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40
  4. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56
  5. Fatmir Velaj
    Nga liliella nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 19:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •