Agjensia e Lajmeve "SOT"
Vritet kambisti 45 vjecar nė qendėr tė Durrėsit, policia heton nė 2 pista
Fundjava e djeshme ka shėnuar njė numėr tė madh viktimash, tė cilat pėr shkaqe tė ndryshme kanė humbur jetėn. Njė ngjarje e rėndė, e ndodhur nė qytetin e Durrėsit ka tronditur banorėt e kėtij qyteti bregdetar. Kambisti 45-vjeēar, Agush Hyzoti ėshtė qėlluar me armė zjarri automatik e pėr pasojė ka gjetur vdekjen. Edhe pse autorėt ende nuk janė identifikuar, pėr shkaqet e vrasjes janė ngritur fillimisht dy pista hetimi, vrasja me qėllim pėr grabitjen e parave qė kishte me vete kampisti, ndėrsa pista tjetėr ka tė bėjė me ndonjė hakmarrje tė vjetėr tė personit pėr shkak tė profesionit apo probleme. Nė momentin kur ėshtė ekzekutuar, viktima ka qenė pranė pallatit ku banonte.Uniformat blu bėjnė me dije se ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 17.45 minuta nė lagjen numėr 11, pranė Gjykatės sė rrethit.
Menjėherė pas ekzekutimit, autorėt e ngjarjes janė larguar nė drejtim tė paditur duke humbur ēdo gjurmė. Ndėrkohė, viktima ėshtė dėrguar menjėherė pėr nė spitalin e Durrėsit nga banorė tė zonės, ku edhe ka ndėrruar jetė gjatė rrugės si pasojė e plagėve tė rėnda, qė ka marrė nė trup. Nė vendngjarje kanė mbėrritur forca tė shumta policie, qė po punojnė pėr zbardhjen e vrasjes dhe kapjen e autorit. Polica bėn tė ditur se 45-vjeēari, i cili u qėllua nga persona ende tė paidentifikuar nė hyrje tė pallatit, nga njė distancė tepėr e afėrt, punonte si kambist. Nė vendngjarje ka mbėrritur edhe drejtori i krimeve Nikolin Bala, i cili ka deklaruar se policia ende nuk ka njė pistė zyrtare pėr kėtė vrasje qė ka ndodhur pikėrisht nė hyrje tė pallatit, ku banonte kampisti, i cili u ekzekutua. Megjithatė, nė kėrkim tė autorit ose autorėve tė vrasjes janė vėnė efektiva tė policisė sė Qarkut tė Durrės si dhe forcat RENEA-s, tė mbėrritura nga Tirana. Ngjarja tragjike ka ndodhur nė kohėn kur 45-vjeēari po ktheje nė shtėpi pas punės dhe kur ka qenė pranė hyrjes sė pallatit, ku jetonte ėshtė qėlluar me armė nga persona ende te paidentifikuar. Hyzoti ėshtė dėrguar nė gjendje kritike pėr jetėn nė spitalin rajonal tė qytetit tė Durrėsit nga banorėt e pallatit tė cilėt kanė dalė pėr tė parė se ēfarė po ndodhte nė ambientet e objektit, ku ata jetonin.
Bluzat e bardha tė spitalit bėjnė tė ditur se 45-vjeēari kishte ndėrruar jetė nga plagėt fatale tė marra nė trup pėrpara se tė mbėrrinte nė urgjencė. Policia tha se ka ngritur shumė postblloqe nė qytetin e Durrėsit si dhe nė periferi tė tij. Mbi trupin e 45-vjeēarit ėshtė shtėnė disa herė mė armė zjarri ēka e kanė bėrė atė tė humbi jetėn. Hyzoti ishte baba i tre fėmijėve dhe ėshtė vrarė me armė zjarri automatik model 56. Ngjarja ka tronditur banorėt e pallateve pėrreth, ndėrkohė qė krismat e armės janė dėgjuar nga pothuajse tė gjithė banorėt dhe kalimtarėt e rastit nė kėtė rrugė. Nga dėshmitarė tė rastėsishėm bėhet e ditur se vrasja mund tė jetė kryer nga dy persona, tė cilėt kanė dalė nga pallati dhe kanė ikur me njė motoēikletė.
Agush Hyzoti punonte kambist sė bashku me tre ortakė tė tjerė nė qendėr tė qytetit tė Durrėsit. Agjencia e kėmbimit valutor gjendet pranė stacionit tė autobusit urban tė Shkozetit, ndėrkohė qė viktima sapo kishte mbaruar punė dhe ishte duke u kthyer pranė familjes. Policia po mban kontakt me familjarėt, po merren nė pyetje edhe personat qė e mund tė kenė parė autorėt nė momentin qė ka ndodhur ngjarja. Nga ana e policisė pritet tė analizohen tė dhėnat pėr tė gjetur shkaqet e kėsaj ngjarjeje. Nė drejtorinė e policisė ėshtė vėnė nė gjendje alarmi dhe janė thirrur tė gjithė shefat e Departamentit tė hetimit, pėr tė bėrė zbardhjen e kėsaj ngjarje tė rėndė. Policia ka rrethuar vendin dhe po punon pėr identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, mėsohet se larguar menjėherė nga vendi i ngjarjes, ndėrsa shtėpia e viktimės ėshtė rrethuar nga forca tė shumta policore.
Gjithsesi edhe pas hetimeve tė para nga policia, vrasja e kambistit mbetet ende e pa zbardhur ndėrsa rrethanat dhe mėnyra se si ndodhi ka hedhur dyshime se ky ka qenė njė ekzekutim i planifikuar pasi dyshohet qė vrasėsit mund ta kenė ndjekur, ndėrsa zgjodhėn momentin mė tė pėrshtatshėm pėr ta kryer kėtė vrasje. Deri nė kėto momente po hetohen disa pista por dy kryesoret janė vrasja me qėllim pėr grabitjen e parave qė kishte me vete kampisti, ndėrsa pista tjetėr ka tė bėjė me ndonjė hakmarrje tė vjetėr tė personit pėr shkak tė profesionit apo probleme personale.
Une ju konfirmoj:
Ka punuar tek antikrimi dhe u arrestua ne skandalin e kundrabandes se duahnit ,me kontenieret,shokut te ngushte te Fatos Nanos N.K..Pasi kontriboi ne procesin hetimore u lirua.......Te tjeret u mbajten ne burg por me nderhyrjen e Nanos neprmjet ngercit politik per zgjedhjen e presidentit u liriua dhe kreu i kesaj kondrabande.Vellai i tij tashme kandidon per LSI dhe miqte e tij shprehen se Teri vetem me gangesterret e Spitalles i siguron 8000 votat e nevojshme!!!!!!!!Ja per ke do te votoni.
Krijoni Kontakt