se pak ka mar greqia prej Shqiperise
shiteni detin qi.jini ropt vari ****** shtet leshi
vari leshte
no comment gje qe pritesh por shqiperia ka ligje edhe nuk shitet edhe nuk lejon gjera te tilla
prandaj cuna edhe vajza e lini qeverin te flasin, me omologet e tyre edhe te gjejn zgjelljen e duhur atije ku duhet te jet tamam ndryshe no Deal![]()
Shqiperia e Shqiptareve te sotem pike edhe se lun topi
Ndryshuar për herë të fundit nga mario_kingu : 07-08-2011 më 19:21
Partizoni
Çështja e marrëveshjes së kufirit detar drejt një lufte!?
Artikulli ne revisten greke ku flitet per luften ne detin Jon - Operacioni Skenderbeis
Nga Arben Llalla
Marrëveshja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ende vazhdon të jetë një problem delikat i pa zgjidhur në favor të Greqisë. Tashmë, kjo marrëveshje i ka kaluar kufijtë e saj të diskutimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mediat e ndryshme greke po i kushtojnë vëmendje të rëndësishme marrëveshjes në fjalë. Ndërsa në Shqipëri kjo çështje quhet e mbyllur pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzojë si të pavlefshme marrëveshjen e ujërave kufitare të në shkruar midis dy qeverive në maj të 2009. Por edhe pse kanë kaluar rreth dy vite, tek qeveria greke ende vazhdon që kjo Marrëveshje të funksionojë duke parë se politikanët shqiptarë janë dorëlëshuar për falje territoresh fqinjëve të tyre kur bëhet fjalë për përfitime të interesave të ngushta personale. Në takimin e ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto, që u zhvillua në Nju-Jork me kolegun e tij grek Stavros Lambrinidhis, ky i fundit e trajtoi si çështje delikate dhe të rëndësishme marrëveshjen e ujërave midis dy vendeve. Pra, për herë të parë Greqia nuk kishte më në këtë takim si prioritet të drejtat e minoritetit grek, por biznesin e marrëveshjes së ujërave. Por përse kaq shqetësim dhe këmbëngulje e grekëve për kufirin detar në Detin Jon? Çfarë fshihet pas firmës së kësaj marrëveshje? Këto janë pyetje që vërtetë duhet të shqetësohet mbarë opinioni shqiptar me qëllim mos të na përsëritet historia e ngjashme e shitjes së Shën Naumit.
Mediat greke shkruajnë për luftë në detin Jon!!!
Revista greke e shtatorit 2011, “Bilanci Ushtarak dhe Gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, Operacioni, “Skenderbeis””. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu, i cili shkruan për interesat strategjike në detin Jon dhe Adriatik ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite (revista marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë i kushton 10 faqe). Ai gjithashtu thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve që tashmë, kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.
Si pasojë e mos funksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia, edhe pse ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saja në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke shfaqur shqetësimet e Athinës e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptarë emigrantë ekonomikë dhe është një nga investitorët kryesorë në Shqipëri.
Siç duket grekët me çdo çmim duan të përvetësojnë pjesë nga deti Jon që i përket Shqipërisë. Sot klasa jonë politike është në huti, në përçarje të thellë dhe nuk është çudi që në heshtje t’i dhurohet Greqisë pjesë detare shqiptare ashtu siç ka ndodhur dikur me tokat shqiptare që ia dhuruar Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga politikanë dhe qeveritarët e kaluar.
Çfarë fshihet pas vizitës të Franko Fratinit dhe Stavro Lambridhis?
Më 12 shtator bënë një vizitë në Shqipëri ministri i Jashtëm i Italisë dhe i Greqisë Fratini dhe Lambridhis, të cilët deklaruan se kishin ardhur me mision për bashkimin kombëtar të shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Sa ironike është kur dy ministrat të huaj bëjnë deklarata për bashkimin kombëtar të politikës shqiptare dhe qëllimi i vërtetë i ministrave të Greqisë dhe Italisë ishte ardhja në përfundim të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë në dëm të Shqipërisë duke i vjedhur shqiptarëve pasurinë natyrore (ironike është fakti historik se Italia që i shpalli luftë Greqisë më 28 tetor 1940 është mike e mirë e saj, ndërsa me Shqipërinë, Greqia ende mban në fuqi ligjin famëkeq të luftës së pa shpallur asnjëherë nga Shqipëria e pushtuar nga Italia fashiste).
Në të vërtetë përfaqësuesit e qeverive të Athinës dhe Romës erdhën për tu bërë të qartë politikanëve dhe qeverisë së Tiranës se çfarë pozicioni do mbajnë në lidhje me tubacionin e gazit dhe të sektorit energjetik si dhe për të paralizuar zhvillimin e Shqipërisë në këtë fushë të rëndësishme të biznesit ndërkombëtar.
Të dy këto shtete të BE ndodhen në krizë të thellë ekonomike dhe shpëtimin e tyre e shohin nga përfitimet në miliarda euro nga rezervat e naftës dhe të gazit të cilat ndodhen në detet që lagin Shqipërinë, Qipron, Egjiptin dhe Libinë (pas disa vitesh do mësohet e vërteta e luftës në Egjipt dhe Libi). Prandaj, dy ministrat Fratini dhe Lambridhis ishin të qartë me pushtetarët shqiptar duke ju thënë se janë dy vende miq të Shqipërisë. Por një fjalë e urtë greke thotë: miq të mirë llogari të mira. Si shkëmbim Shqipëria do të fitojë dy vota për tu anëtarësuar në BE, në qoftë se i dhuron territor ujor Greqisë në detin Jon. Ndërsa Italia do ketë përfitime në Libi dhe tubacionet e gazit që do të kalojnë në detin Jon dhe Adriatik. Dy ministrat Franko Fratinit i Italisë dhe Stavro Lambridhis i Greqisë të cilët erdhën me mision të fshehtë për Marrëveshjen e ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Rezerva nafte dhe gazi në detet që lagin Shqipërinë, Qipron dhe Libinë në fitim kolosal rreth 700 miliard euro
Në studimin e tij gjeologu dhe ekonomist i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror (gazeta Avriani shkruajti diku rreth 700 miliard euro mund të përfitojë Greqia që nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ). Ai kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve.
Shkencëtari në fjalë bënë një pasqyrë historike të probleme të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas z.Nikolas më 1994 Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpra dhe Greqia nënshkroi që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon t’i takojë Shqipërisë. Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë e rrëzojë këtë marrëveshje, e mbyll studimin e tij dr.Kostandinos. (Shenim i im: një nga "dhuratat" e 97, ose sic duhet të njihet ndryshe, tretja e përhershme e autoritetit të shtetit Shqiptar mbi territorin e vet)
Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-09-2011 më 22:44
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Një koordinim i paprecedentë për të:
1) Shpallur skenare apokaliptike për luftë botërore(pas Rusit dhe Serbit(këta bënin "polls" deri dje - gjoja "skanë më nerva") i vjen rradha Grekut)
2) Shpallur 99% të Shqipërisë minoritet, Vllehët - Rumun, Grek dhe Bullgar, Orthodoksët - Grek, pjesa tjetër Turq e Serb
3) Hapje objektesh fetare, xhami, kisha ska rëndësi, vec hapje objektesh.
4) Sulme të njëpasnjëshme Serbe në veri a thua ti se Kosova duhet të ishte shtet sovran.
5) Deklarata për Jeruzaleme në Kosovë nga pala Serbe dhe Turke
6) Falimentim dhe kolaps total i Ekonomisë Europiane
7) Ngërc disavjecar politik në Shqipëri
8) Vrasje me profil të lartë po në Shqipëri
etj
Kjo ngjan si një "setup" i një preteksti gjigantesk luftë, e që këto kërrma shtete të dalin nga obligimet e tyre dhe një herë e mirë të heqin Shqipërinë tani që ka mbetur si guaskë, ku praktikisht gjithë truri ndodhet jashtë.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
shqiptaret ti jene mirenjohes kolonelit ne pension profesor Myslym Pashait per mosfaljen e atij cope deti shqiptar ku mendohet se ka qindra miliarda dollare gaz dhe nafte.... fat qe kryeministri jone plehre nuk kishte ne dore te gjitha pjeset e shtetit.
kurse qelbesirat e politikes shqiptare qe dhuruan detin sikur ta kishin pronen e babes e akuzuan profesorin per te cmendur.
i vetem profesionalisht shkelqyeshmerisht beri oponencen vendimtare kunder paktit te faljes se detit grekeve.
por ai cope deti nuk do jepet kurre, gjate gjithe historise nuk ka ndodhur kurre qe nga iliret, romaket, dhe deri tek osmanet qe greket ti afrohen zemres se otrantos...
shikoni se ne cfar duarsh te poshtra ka rene ky shtet qe quhet shqiperi.
greqia do beje cdogje qe ta marre ate det. ky shtet ngordhesire kapet si i mbyturi pas fijes se kashtes.
kompaset jane ne veprim.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 30-09-2011 më 03:06
shikoni cfar poshtersish kishte pakti greqi-shqiperi, perballe sazanit dhe karaburunit eshte otranto e italise, dhe ne mes det "grek".....por deti "grek" prek pjesen shqiptare, jo ate italiane.
qe ta keni me te qarte cfar synon greqia...nderpritet plotesisht hapesira vijimore detare shqiptare.
eshte e qarte, greqia kerkon te futet si pyke ne zemer te kanalit te otrantos, por po luan me zjarrin....eshte perpjekur te evitoje USA-n nga ky pakt i felliqur qe beri me qeverine shqiptare ne ate kohe.
Ndryshuar për herë të fundit nga land : 30-09-2011 më 04:04
Akoma se kam te qarte se kush jane ujerat tona brandon sipas skices qe solle.
Mezi duket , a ska ndonje menyre sesi te zmadhohet?
Me aq sa shoh , duket sikur ne kemi shume pak ujera detare ne krahesim me italine dhe greqise.
Prap me keto perrallat qe neve do na mbroje turqia ! Ore sa te jete USA nuk kemi nevoje per asnje.
Edhe sikur te ishte ashtu sic thoni ju per Turqine, a do tja mbante suma Turkut kundra UE ?
Mos e thente Zoti qe te filloje nje lufte se Turku ka per te reaguar ne te njejten menyre sic beri kur ja vrane humanitaret ne ujrat Izraeljane nga keto te fundit![]()
Krijoni Kontakt