Close
Faqja 40 prej 93 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 921
  1. #391
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    Sipas Manjanit greket per marveshjen kishin lozur me dy porta pasi kishin marre dhe ok e Rames.
    Duket interesante kjo. Mundesh ta sqarosh pak me tej?

  2. #392
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Bakojani me kete lloj perkufizimi,aludon se 9 anetaret e gjykates kushtetuese qe votuan unanimisht kunder merreveshjes,jane ekstremiste.
    Ndoshta nuk e thote direkt,por dicka te tille le te nenkuptohet.Ne vend qe te shqetesohet per vendimet e gjykatave tona,perse nuk shqetesohet me mire per rinegociimin e marreveshjes konform rregullave ligjore nderkombetare?
    Mareveshjen ne gjykaten kushtetuese e shpuri Rama dhe PS. Ankimi nuk kish te bente me pyetjen nese mareveshja ishte ne interesin e Shqiperise apo jo, ankimi kish te bente me procesin e ndjekur per te ngritur komisionin e pales shqiptare. Gjykata kushtetuese as nuk mori fare ne shqyrtim mareveshjen, e as nuk i takon qe te marri nen shqyrtim mareveshjen pasi ajo eshte detyra e ekzekutivit dhe kuvendit. Ajo qe gjykata shqyrtoi eshte procesi i ndjekur per ngritjen e komisionit, dhe na thote qe ky proces eshte antikushtetues, pasi rekomandimi per ngritjen e komisionit ka ardhur nga zyra e kryeministrit, dhe jo nga zyra e presidentit sic e kerkon Kushtetuta.

    Duke qene se procesi nuk ka qene kushtetues, edhe rezultatet e komisionit, vete mareveshja, nuk ka se si te pranohet e votohet nga Kuvendi. Keshtu qe do te ngrihet nje komision i ri, kesaj here jo me rekomandimin e kryeministrit por te presidentit, qe do te punoje per mareveshjen me komisionin e pales greke.

    Ekstremistet te cilet Bakojanis dhe Meta u referohen jane ata nacionaliste shqiptare apo greke qe nuk duan te kete fare mareveshje midis dy popujve ne lidhje me kufirin detar, te ruhe status-quo pa kufi detar. Ketyre ekstremisteve nuk u behet vone shume nese mareveshja eshte ligjore apo e drejte sipas ligjeve nderkombetare, keta nuk duan te kete mareveshje fare.

    Qeveria shqiptare mundet edhe te mos e zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese e nese e ka shumicen ne Parlament, e ratifikon marreveshjen. Ceshtja e interpretimit kushtetues nuk eshte kaq e thjeshte, se edhe qeveria i ka bazuar diku veprimet e veta. Perpara 8 vjetesh kjo ka ndodhur me shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem nga Parlamenti dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese kunder ketij vendimi...Megjithate Presidenti i asaj kohe e firmosi shkarkimin
    Qeveria do te respektoje vendimin e Kushtetueses, pasi ky respekt ndaj ligjit dhe institucioneve dallon Berishen dhe koalicionin e tij qeverises nga sharlatanet e kallepit Edvin Rama qe nuk respektojne ligjet qe i shkruajten vete dhe kerkojne "hapjen e kutive te votimeve". Politikisht, vendimi i gjykates eshte pozitiv per Berishen dhe koalicionin e tij: duke qene se Rama e shpuri ceshtjen ne gjykaten kushtetuese, ai vetem sa po humbet pike tek shteti grek dhe mbeshtetesit e tij brenda PASOK, ashtu sic po thellon ndasite mes PS dhe LSI te Metes, qe eshte minister i jashtem e duhet te filloje punen nga e para me komisionin. Sa me shume largohet Meta nga Rama, aq me shume afrohet me Berishen, aq me shume konsolidohet koalicioni qeverises.

    Ajo qe eshte qesharake me kete nderhyrje te socialisteve eshte se vendimi i gjykates kushtetuese do te beje me turp presidentin e vendit, kompetencat e te cilit u shkelen nga ky komision i ngritur nga qeveria. Dhe presidenti deri me sot e ka bere te qarte qe ai nuk ka dashur te implikohet fare ne kete ceshtje, duke mos dhene asnje mendim as per mareveshjen. Tani do t'i duhet presidentit te behet iniciuesi i komisionit dhe do i duhet po presidentit qe te perballet me nacionalistet e eksituar te rruges shqiptare.

    Kjo ceshtje vjen era peshk i prishur madje qe kur ka nisur si muhabet. Kam pershtypjen se te dy "demat" e politikes shqiptare po grinden me njeri tjetrin se kush ta kete privilegjin te nenshkruaje marreveshjen me Greqine qe te fitoje mbeshtetje domethenese politike nga fqinji jugor. Nuk mendoj se i kushtojne shume rendesi perfitimit apo humbjes qe mund te kete Shqiperia nga kjo gje.
    Ajo qe e i ka shtyre te dy palet per mareveshjen eshte SHBA sidomos tani qe Shqiperia eshte anetare e NATO. Interesi amerikan eshte finalizimi i vijes detare midis dy vendeve, ne menyre qe kompanite e medha te naftes e gazit natyror te mund te investojne ne infrastrukturen detare te naftes pa vene ne rrezik investimet e tyre nga kontradiktat midis dy popujve fqinje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2010 më 22:37

  3. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Qe kjo marreveshje ishte bere pa trasparence te plote nuk do shume mend te kuptohet. Kur mungon trasparenca kushdo ka te drejte te dyshoje. Une them se si Sali Berisha e Edi Rama jane dy mbreter tani ne Shqiperi (ne fillim duan ti hane koken njeri tjetrit ...pastaj interesat e kombit) me sistemin e ri zgjedhor maxhoritar qe i ben te plotfuqishem prenda partive me te medha. Ne histori mbreterit perpiqen ne fillim te marrin kuroren duke bere pakte me djallin pastaj kujtohen te ruajne mbreterine (territorin e saj) qe i jep kuroren. Keshtu rrezikoi Zogu, keshtu rrezikoi Enveri e keshtu rrezikoi Fatos nano me plerat dhe me "inçeneritorin", keshtu rrezikoi dhe Saliu. E sigurt qe te gjithe pasi, them pasi behen mbret behen edhe patriot.
    Kur Fatos Nano beri paktin me italine te digjeshin plerat ne Shqiperi, socialistet u treguan me te zgjuar dhe thane:- Fatosi e beri tu hidhte hi syve italianeve dhe pranoi ne fillim, pastaj vete ai ngriti gjithe popullin kunder kastile keshtu qe e kishte parashikuar nje gje te tille.
    Edhe Mua do me pelqente te besoja qe Sali Berisha ja hodhi Grekeve sikur po punon per ta por gjoja tani s'ka ç'ti beje "gjykates kushtetuese" e s'ka ç'ti beje presidentit. (Une personalisht kam shume besim tek Presidenti Bamir Topi)
    Meqe kesaj rradhe Kushtetuta na ndihmoi (me gjykaten e saj) atehere ta mbrojme si syte e ballit e ta permirsojme.....sa turp qenka kur s'ke besim tek asgje....
    Ej.... s'do ishte me e thjeshte te keshilloheshim edhe me Italine si force e NATO-s qe eshte???!!!!

    ps. se si me duket kur "ndokush" ketu do te na mbush mendjen qe Greket s'na e kane me hile....ata po s'na e njohen KOSOVEN, na e kane me hile nga mengjesi deri ne darke e per gjithe naten ne erresire....
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 30-01-2010 më 07:55

  4. #394
    Ne nje shtet demokratik, gjykata eshte institucioni me i larte shteteror. Vendimi i gjykates del mbi ç'do vendim tjeter, qofte qeveritar, parlamentar apo vendor, nese vendimi i meparshem eshte anti-kostitucional. Eshte hera e pare qe strukturat shteterore shqiptare funksionojne me perpikmeri. Shpresojme qe mos te jete e fundit.

  5. #395
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    .......

    [U].....Ajo qe e i ka shtyre te dy palet per mareveshjen eshte SHBA sidomos tani qe Shqiperia eshte anetare e NATO. Interesi amerikan eshte finalizimi i vijes detare midis dy vendeve, ne menyre qe kompanite e medha te naftes e gazit natyror te mund te investojne ne infrastrukturen detare te naftes pa vene ne rrezik investimet e tyre nga kontradiktat midis dy popujve fqinje.[/U]
    Albo[/QUOTE]
    ........



    ... Une mendoj qe Amerikanet jane te interesuar me shume per projektin "NABUKO"....s'e besoj qe i plas shume per projektin tjeter edhe pse greqia eshte vend i NATO-s......S'do shume llogjik te shohesh ne harten qe po ju sjell se ku kalon "nabuko". Duket haptazi qe korridori tjeter forcon "gazprom".....

    ps. po te jeni te interesuar ju sjell studimin qe ka bere nje student i shkelqyer Shqiptar ne universitetin katolik ne Milano.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 30-01-2010 më 08:01

  6. #396
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mareveshjen ne gjykaten kushtetuese e shpuri Rama dhe PS. Ankimi nuk kish te bente me pyetjen nese mareveshja ishte ne interesin e Shqiperise apo jo, ankimi kish te bente me procesin e ndjekur per te ngritur komisionin e pales shqiptare. Gjykata kushtetuese as nuk mori fare ne shqyrtim mareveshjen, e as nuk i takon qe te marri nen shqyrtim mareveshjen pasi ajo eshte detyra e ekzekutivit dhe kuvendit.
    Duke qene se procesi nuk ka qene kushtetues, edhe rezultatet e komisionit, vete mareveshja, nuk ka se si te pranohet e votohet nga Kuvendi. Keshtu qe do te ngrihet nje komision i ri, kesaj here jo me rekomandimin e kryeministrit por te presidentit, qe do te punoje per mareveshjen me komisionin e pales greke.

    Ekstremistet te cilet Bakojanis dhe Meta u referohen jane ata nacionaliste shqiptare apo greke qe nuk duan te kete fare mareveshje midis dy popujve ne lidhje me kufirin detar, te ruhe status-quo pa kufi detar. Ketyre ekstremisteve nuk u behet vone shume nese mareveshja eshte ligjore apo e drejte sipas ligjeve nderkombetare, keta nuk duan te kete mareveshje fare.



    Qeveria do te respektoje vendimin e Kushtetueses, pasi ky respekt ndaj ligjit dhe institucioneve dallon Berishen dhe koalicionin e tij qeverises nga sharlatanet e kallepit Edvin Rama qe nuk respektojne ligjet qe i shkruajten vete dhe kerkojne "hapjen e kutive te votimeve".

    Ajo qe eshte qesharake me kete nderhyrje te socialisteve eshte se vendimi i gjykates kushtetuese do te beje me turp presidentin e vendit, kompetencat e te cilit u shkelen nga ky komision i ngritur nga qeveria. Dhe presidenti deri me sot e ka bere te qarte qe ai nuk ka dashur te implikohet fare ne kete ceshtje, duke mos dhene asnje mendim as per mareveshjen. Tani do t'i duhet presidentit te behet iniciuesi i komisionit dhe do i duhet po presidentit qe te perballet me nacionalistet e eksituar te rruges shqiptare.

    .

    Albo
    Nuk e di por verej nje mal me kontradikta ne kete shkrim!Sharlatani Rama me shoke,e shpune per ankimim marveshjen ne kushtetusese per arsye se verejten parregullsi ne procesin e ndjekur nga komisioni i pales shqiptare,apo per te bere punen e ekstremisteve shqiptare?

    Nese Berisha respekton ligjin dhe institucionet,perse na dolen ne drite shkeljet ne fjale,apo ndoshta qeveria nuk ka pergjegjesi direkte per to?

    Perse qendroi neutral presidenti ne lidhje me marveshjen,a kishte ai dieni per kete marveshje?Nuk mendon se po te behej me teper transparence dhe po te ishte vendosur presidenti qe ne fillim ne krye te kesaj marveshje,atehere njerezit do te ishin me te qarte dhe per pasoje,edhe reagimet nacionaliste do te ishin me te pakta?

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga artur Lexo Postimin
    .......

    ... Une mendoj qe Amerikanet jane te interesuar me shume per projektin "NABUKO"....s'e besoj qe i plas shume per projektin tjeter edhe pse greqia eshte vend i NATO-s......S'do shume llogjik te shohesh ne harten qe po ju sjell se ku kalon "nabuko". Duket haptazi qe korridori tjeter forcon "gazprom".....

    ps. po te jeni te interesuar ju sjell studimin qe ka bere nje student i shkelqyer Shqiptar ne universitetin katolik ne Milano.
    artur, interesant kjo ideja jote. na e sjell ate studimin se jemi te interesuar per kete gje.
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Njoftime

    Print Email
    NJOFTIM

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë njofton se në mbledhjen e saj të dt.26.01.2010, në bazë të nenit 131/ b) të Kushtetutës, vendosi njëzëri të deklarojë si të papajtueshme me Kushtetutën projekt-marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

    Gjykata Kushtetuese thekson se në projekt-marrëveshjen në fjalë konstatohen shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

    Vendimi i arsyetuar i kësaj Gjykate do të vihet në dispozicion në një kohë tjetër të përshtatshme.


    Pra nuk eshte thjesht "procedura" por dhe thelbi dhe "lekura"
    Ndryshuar për herë të fundit nga bamatat : 30-01-2010 më 15:02

  9. #399
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22
    Nuk e di por verej nje mal me kontradikta ne kete shkrim!Sharlatani Rama me shoke,e shpune per ankimim marveshjen ne kushtetusese per arsye se verejten parregullsi ne procesin e ndjekur nga komisioni i pales shqiptare,apo per te bere punen e ekstremisteve shqiptare?
    Sharlatani Rama, i dha OK e tij mareveshjes jo nje here por dy here, ne dy vizitat qe ministria e jashtme Bakojanis beri ne Tirane ne nje kohe te shkurter. Arsyeja perse Rama zgjodhi qe ta politizoje mareveshjen, edhe pse ai ishte ne dijeni te plote te saj, kish te bente me nevojat e tij politike: Rama po mundohet te prodhoje krize politike atje ku nuk ka krize politike. Dhe duke qene se Berisha ia ka zene te gjitha shtigjet politike, Rama nga deshperimi zgjedh te perfaqesoje nacionalistet e rruges shqiptare, qe as nuk votojne per te ne zgjedhje. Kjo ishte "politika e momentit" qe ka per t'i kushtuar shtrenjte Rames ne planin afatgjate. PASOK dhe Papandreu kane me shume ndikim brenda krereve te mbetur te PS, aqsa mos u cudit kur ne ditet qe do te vijne edhe ata qe deri dje ishin "njerez te besuar te Rames" te kalojne ne kampin e "mendimit ndryshe".

    Nese Berisha respekton ligjin dhe institucionet,perse na dolen ne drite shkeljet ne fjale,apo ndoshta qeveria nuk ka pergjegjesi direkte per to?
    Shkeljet ne fjale jane shkelje teknike te parendesishme. Se e dha rekomandimin Berisha apo presidenti, pak rendesi ka pasi mareveshja do te kalonte ne Kuvend, dhe ishte Kuvendi i Shqiperise dhe Kuvendi i Greqise ata qe do ta kthenin projektin ne mareveshje zyrtare. Pra eshte nje teknalitet i parendesishem.

    Perse qendroi neutral presidenti ne lidhje me marveshjen,a kishte ai dieni per kete marveshje?Nuk mendon se po te behej me teper transparence dhe po te ishte vendosur presidenti qe ne fillim ne krye te kesaj marveshje,atehere njerezit do te ishin me te qarte dhe per pasoje,edhe reagimet nacionaliste do te ishin me te pakta?
    Sepse presidenti eshte burre me mend qe shikon vetem interesat e punen e tij. Shqetesimi i tij ne keto momente eshte rizgjedhja e tij president per nje mandat te dyte. Dhe kur presidenti shikon qe Rama e Berisha po sulmojne njeri-tjetrin, e shume zhurme po behet ne vend, ai ferkon duart dhe e ben gjumin rehat naten: tek une kane per t'u perplasur per te zgjidhur krizen! Pasi qendroi me gojen mbyllur gjate gjithe kesaj kohe, ai do te nxjerri shpaten e do ta nxjerri vendin nga situata, duke i ulur socialistet ne kuvend, edhe duke thirrur nje komision te ri per mareveshjen me shtetin grek. Dhe duke qene se Rama e ka futur veten ne nje qorrsokak e nuk gjen rruge per te hyre ne Kuvend pa i lepire te vjellat e tij ne keto 6 muaj, presidenti yne i dashur nuk ka per te levizur gishtin pa marre OK e Rames dhe Berishes qe ai do te jete president i vendit edhe per 5 vjetet e tjera.

    Pra nuk eshte thjesht "procedura" por dhe thelbi dhe "lekura"
    Gjepura! Nuk i takon Gjykates Kushtetuese qe te shqyrtoje mareveshjet e ekzekutivit dhe legjislativit, ashtu sic nuk i takon gjyqtareve kushtetues qe te marrin ne shqyrtim ligjet nderkombetare te OKB. Arsyeja perse Gjykata po jep nje vendim pa dhene nje argumentim te vendimit eshte se argumentat e tyre nuk jane fort bindes. Megjithate, kjo nuk i pengoi gjyqtaret tane te dashur qe te dehen nga pushteti dhe vemendja qe moren per kete vendim. Nuk qellon shpesh qe gjyqtaret tane te dashur te marrin kete vemendje qe moren ne kete ceshtje.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-01-2010 më 01:42

  10. #400
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Te quash shkeljet ne fjale,shkelje teknike te parendesishme,personalisht me duket nje perkufizim teper naiv.Pame te publikuar ne media nje mareveshie e cila u firmos nga dy ministra te jashtem.Pame nje shterngim te perzemert duarsh..degjuam deklarata bumbastike nga te dyja palet per nje pike kulmore te mardhenieve miqesore mes dy vendeve fqinje..(por deri ne momentin e publikimit,marveshja kishte patur tendence te zhvillohej ne menyre teper konspirative!)Kjo nuk eshte thjesht nje shkelje teknike e parendesishme por eshte nje gafe e cila mund te shkaktonte nje incident te pandreqshem diplomatik..Lind pyetja: a kishte komisioni negociator shqiptar,perfaqesues juridike ne perberje te tij?Nese po,a duhet te mbajne pergjegjesi penale keta perfaqesues per shkeljet ne fjale?Pyetjeve te tilla duhet tu pergjigjet kryeministri Berisha,nese do te na deshmoje vertet respektin e tij per ligjet dhe institucionet.Mua nuk me intereson te merrem me arsyet se perse Rama e coi kete marveshje ne kushtetuese..Mua si qytetar me intereson qe te zbatohen ligjet!

Faqja 40 prej 93 FillimFillim ... 3038394041425090 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •