Close
Faqja 33 prej 93 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 921
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vinçani: Marrëveshja me Greqinë shkel sovranitetin e Shqipërisë

    Vinçani: Marrëveshja me Greqinë shkel sovranitetin e Shqipërisë

    » Dërguar më: 24/11/2009 - 13:15



    Marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve shkel hapur sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Ky është konkluzioni që del nga një studim prej 42 faqesh i ish-zv/shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare me gradën Gjeneral-Major, Armand Vinçani, aktualisht Senior Financial Analyst në Qendrën Mjekësore të NYU. “Gazeta Shqiptare” boton sot të plotë këtë ekspertizë, që në shumë pika përputhet me studimin e kolonelit në rezervë Myslim Pashaj.

    DOKTRINA E SHTETIT GREK PËR DELIMITIMIN

    Pas hyrjes në fuqi të UNCLOS dhe me humbjen e aftësisë vepruese në ujëra të hapura për shkak të marrëveshjeve të shumta, rrjedhojë e të cilave ishte edhe përcaktimi i Exclusive Economic Zone, shteti grek filloi të mendonte seriozisht për gjetjen e hapësirave ujore (sidomos kjo e rëndësishme për aktivitetin e peshkimit), rreth Dheut Kontinental të tyre. Greqia mbetet një mbështetëse e fortë emocionale e parimit të ekuidistancës (baraslargësisë), si metoda që duhet të aplikohet në delimitimin e shelfeve kontinentale. “Për sa i takon delimitimit me Shqipërinë, situata do të ndryshojë vetëm në pjesës veriore si dhe në disa zona të pjesës lindore të ishullit të Korfuzit. Për sa i përket pjesëve të tjera të bregut lindor të ishullit, vija e mesme është tashmë e aplikuar dhe zgjatimi eventual i ujërave territoriale të Greqisë nuk do të prekë situatën ekzistuese aty. Zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë do të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme zonën maritime nën kontrollin e saj, por nuk do të krijojë probleme me shtetet fqinje e konkretisht Italinë, Libinë dhe Egjiptin”.

    OBJEKTIVAT E GREQISË PËR DELIMITIMIN ME SHQIPËRINË

    “Bregdetet greko-shqiptare në krah të njëri-tjetrit janë përgjithësisht të rregullt, megjithëse ekzistojnë dhëmbëzime të vogla e të shkëmbyeshme me ngritje natyrore (p.sh, shkëmbinj të vegjël që dalin pak mbi sipërfaqen e ujit – shënimi im), të cilat mund të përdoren si ‘pika bazë’ për përcaktimin e drejtimit të përgjithshëm të bregdetit. Bregu lindor i ishullit të Korfuzit është i markuar nga një hark i madh që formon Gjiret e Ipsou dhe Krevatsoula. Përfshirja e këtij dhëmbëzimi. që mund të pajtohet me kërkesat e ligjit për mbylljen e gjireve juridike, n.q.s e përfshirë nga një vije prej 6.7 miljesh do të reduktonte distancën midis bregut shqiptar dhe vijës së mesme e matur nga kjo vijë përmbyllëse, jo më shumë se 1.6 milje. Megjithatë, nëse dy shtetet do të bihen dakord për një vijë të baraslarguar (ekuidistancë) nga vija më e cekët e brigjeve, ka shumë të ngjarë që dy nga ‘ishullecët’ më të mëdhenj grek, ai i Vidhos dhe Gouvinon, mund të përdoren si vija bazë për përcaktimin e vijës së kufirit”. Vështirësitë në arritjen e objektivave të mësipërm, shteti grek i shikonte para marrëveshjes në legjislativin shqiptar, që përcaktonte se deti territorial i ynë shtrihej prej bregut shqiptar dhe ishujve greke deri në mes të kanalit të Korfuzit. Për sa i përket detit territorial, pala greke konkludonte në atë kohe se kishte të njëjtat probleme si dhe me palën turke.
    Për specialistët grekë nuk shihej e arsyeshme të vazhdohej me rregullin e vijës bazë (vija bazë është vija normale që fillon prej buzës/cekëtirës më të ulet të ujit). Aplikimi i sistemit të vijës së drejtë bazë, sidomos në gjiret e shumtë greke, do të demonstronte gatishmërinë e Greqisë për të aplikuar në favor të saj klauzolat e Konventës për Ligjin e Detit. Kërkesat për zbatimin e vijave të drejta dhe mbyllëse ekzistojnë për shumicën e bregdetit grek, që është tejet i dhëmbëzuar dhe në shumë vende i skajuar nga ishuj të shumtë. Përdorimi nga Greqia i këtyre specifikave të saj për të ndërtuar një sistem të vijave të drejta bazore, do të përfshijë sipërfaqe të gjera ujore.

    KONKLUZION


    Flota detare greke arrin të ruajë rolin historik të saj midis kombeve më të mëdha detare. Kërkon të adoptohet jo vetëm ndaj konkurrencës në transportin detar për edhe ndaj kushteve të reja në nivelin ndërkombëtar. Ndryshimet në lëvizjen tradicionale të anijeve që kufizohen gjithnjë e më tepër për shkak të kodeve të ndryshme në zhvillim, e konventave (përfshirë edhe LOS), kërkojnë ndërhyrjen e shtetit grek në industri si dhe masa më efikase ndaj ulsës së fleksibilitetit në operacione. Greqia është e lidhur me oqeanet dhe përdorimin e ujërave detare për qëllime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombëtare strategjike. Referencat kryesore për sa më sipër janë “Greqia dhe Ligji i Detit”, Instituti i Egjeut i së Drejtës Detare dhe Ligjit Maritim, ISBN 90-411-0394-5; “Kufijtë Detare dhe Burimet Oqeanike”, botuar nga Gerald Blake, ISBN 0-389-20726-8; “Kundërshtesa Maritime në Egje dhe Ligji Ndërkombëtar”, Ycel Acer 2003, Library of Congress – Cataloging ISBN 0-7546-2273-8.

    SHTETI SHQIPTAR NË TË NJËJTAT KONSIDERATA

    1. Doktrinë për delimitimin – JO.
    2. Analizë politikë, gjeo-strategjike dhe ekonomike që do të drejtonte veprimtarinë në delimitimin e kufirit detar – JO.
    3. Ligj kombëtar – JO.
    4. Objektiva - “AS FITORE, DHE AS HUMBJE”.
    5. Analiza/qëndrime profesionale e reflektuar në literaturë - JO
    6. Transparencë - JO (MUNGESË E HARTËS DHE MUNGESË E SISTEMIT ME KOORDINATA TË VIJAVE NORMALE DHE TË DREJTA BAZË).

    ZBATIMI SHABLLON I PARIMIT TË BARASLARGËSISË KA SJELLË MOSBARAZI NË DELIMITIM

    Përllogaritjet e hartografëve të pavarur tregojnë se Shqipëria ka humbur dukshëm sipërfaqe deti. Nëse lihen kufijtë e fiksuar në marrëveshjen, 1 km vijë bregore shqiptare përfiton 10.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet kontinental, ndërsa 1 km vijë bregore e Republikës së Greqisë përfiton 17.2 km2 ujëra detarë dhe shtratdet Kontinental. Arsyeja kryesore që sjell mosbarazinë duke zbatuar parimin e baraslargësisë, qëndron në kushtet ideale të Greqisë, që përkon me një numër relativisht të madh ishujsh, gjiresh, shkëmbinjsh dhe dhëmbëzime të tjera, analiza e të cilave nuk është bërë ose nuk është konsideruar nga pala jonë, por është pranuar rezultati i saj.

    EVOLUIME DHE KONSIDERATA PLOTËSUESE PËR PARIMIN E BARASLARGËSISË

    Në Konventën e Gjenevës (1958), parimi i baraslargësisë ishte i detyrueshëm të përdorej, me përjashtim kur bihej dakord midis palëve për një mënyrë tjetër apo kishte tituj historikë e rrethana të tjera. Roli i kësaj metode u zvogëlua ndjeshëm nga Gjykata Ndërkombëtare (ICJ) dhe Gjykatat e tjera të Arbitrazhit. Në shumicën e rasteve të gjykuara është deklaruar se parimi baraslargësisë nuk është detyrim ligjor, por thjesht një metodë midis të tjerave dhe asnjëherë nuk është konsideruar pjesë e praktikës së ligjit ndërkombëtar, që luan rolin më të madh në procesin e delimitimit. “Shkatërrimi” i Baraslargësisë shkoi aq tutje, sa ai u zhduk nga teksti i Artikullit 74 dhe 83 të Konventës së 1982 (LOS) dhe mbeti vetëm në Artikullin 15 (vetëm për detin shtetëror). Plotësim figurativ i konceptit të mësipërm nëpërmjet një shembulli që tregon më së miri pse baraslargësia shpesh çon edhe në pabarazi të tejskajshme nëse zbatohet verbërisht:

    NËSE KONVENTA ZBATOHET SHABLLONISHT NË DETIN EGJE

    Në 1936 Greqia shtriu ujërat territoriale deri në 6 nm. Kjo bëri të mundur që ujërat territoriale greke mbulojnë 43.5% të Detit Egje, ndërsa ato turke vetëm 7.5%. Nëse ujërat territoriale do të bihen në 12nm (sipas Konventës), atëherë 71.5% do të jetë në sovranitetin e Greqisë dhe 8.7% në atë të Turqisë. Në këtë rast, ujërat e hapura (high sea) do të reduktoheshin nga 49% në 19.7%. Nëse të dy vendet shkojnë më tej dhe vendosin Exclusive Economic Zone, hapësira e mbetur (19.7%) do të binte tërësisht në juridiksionin e Greqisë. Kjo është arsyeja pse shteti turk ka deklaruar që shtrirja e ujërave territoriale në 12 nm do të krijonte a casus belli. Natyrshëm lind një pyetje: Ç’do të ndodhte nëse një ekip negociatorësh për palën turke zbatonte në mënyrë shabllone parimet e Konventës dhe arrinte në një marrëveshje të tillë, që e delimitonte kufirin detar me rezultatin e përshkruar më sipër?

    GJIRI I SARANDËS

    Marrëveshja e konsideron Gjirin e Sarandës nga Kepi Denta tek Kepi Paladha, dhe kjo mbështetet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Konsiderata e mësipërme bën që testi për gji të mbyllur të dështojë (nuk plotëson kriterin e gjysmë-rrethit). Historikisht, Gjiri i Sarandës ka qenë vazhdimi prej Kepit të Qefalit deri tek Kepi i Stillos. Ajo çka marrëveshja përkufizon si Gji të Sarandës është vetëm rada e brendshme, duke lënë jashtë radën e jashtme të gjirit. Sipas marrëveshjes, edhe kriteri historik për këtë gji bie, sepse nuk plotësohen sa më poshtë:
    - Shteti shqiptar duhet të ketë ushtruar sovranitetin mbi gjirin për shkak të domosdoshmërisë (një vend i vogël gjeografikisht edhe mund të mos e kishte domosdoshmëri???).
    - Shteti shqiptar duhet të ketë ushtruar sovranitetin në shekuj (a nuk e kanë ushtruar paraardhësit tanë Ilirët apo Pellazgët???).
    - Qëndrimi i shteteve të huaja ndaj një pretendimi (historik) duhet të gjejë përgjigje tolerante dhe të pëlqyeshme (kur s’jemi vetë të tillë si mund të presim të jenë të tjerët???).
    - Gjiri duhet të deklarohet si i tillë nga akte ligjore e t’i bëhej e njohur opinionit të huaj (a duhej ta kish bërë shteti një gjë të tillë apo...???).
    - Duhet të tregojmë se kemi interesa vitale në atë zonë (vallë nuk kemi???).

    OTHONOI MË I “FORTË” SE DHERAT KONTINENTALË

    Me një sipërfaqe prej afërsisht 10.8 km², ky ishull i jep pikës 150 status të njëjtë si dhe brigjet anësore (Itali & Shqipëri). Pika 150 “fiton” det territorial, zonë vazhdimi dhe arrin të futet në Exclusive Economic Zone, e cila i takon ekskluzivisht Italisë dhe Shqipërisë. Pika 150 është në kundërshtim edhe me vetë marrëveshjen midis Italisë dhe Greqisë, sepse është më në veri të pikës së parë të përcaktuar prej saj. Një ndarje e tillë është krejtësisht artificiale, sepse ajo injoron faktorët aq të rëndësishëm si relievin e detit me tendencat ulëse apo ngritëse, morfologjinë dhe pozicionin gjeografik. Për këdo është krejtësisht e qartë se Othoni është pjesë e ishujve Joniane dhe bashkësisë së Korfuzit.

    PSE NDODHI KJO ME OTRANTON?

    Për shkak të:
    - Përzgjedhjes së parimit të baraslargësisë.
    - Moskonsiderimit të kërkesës së UNCLOS se në përcaktimin e vijave bazë të veçanta mbi bazën e interesave ekonomike, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia, të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë…
    - Moskëmbëngulja në faktin e njohur (Neni 47.5) se, “sistemi i vijave të tilla bazore nuk do të aplikohen nga një shtet arkipelag në atë mënyrë që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Exclusive Economic Zone dhe Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër. Dhe. Othoni është pjesë e bashkësisë së ishujve të Korfuzit. Përfundimisht: ndërpritet Exclusive Economic Zone dhe shtrati kontinental i Shqipërisë - sovranitet i kufizuar.

    SI ËSHTË TRAJTUAR BARKETA?

    Sipas marrëveshjes, ky “ishullec” është marrë si pikë kufizuese anësore, e fundme, e vijës së drejtë bazë që bashkon shkëmbinjtë te arkipelagut Serpa – Barketa – Kepi i Kasiopisë. Duke bërë ndarjen prej këtij bashkimi, vija e mesme është spostuar më në lindje të aksit të Ngushticës Veriore të Korfuzit, duke zbatuar përsëri në mënyrë shabllone përfshirjen e ishujve me vija të drejta. Të gjitha hartat historike detare pasqyrojnë se në konfigurimin e kufirit është konsideruar vija e mesme, që kalon midis Tignoson dhe Barketa. Hartat e lundrimit dhe rekordet e regjistruara në navigimin e anijeve angleze që u përfshinë në incidentin e Korfuzit në vitin 1946 tregojnë vijën ndarëse të treguar më sipër.

    PARIMET E APLIKUESHME NË DELIMITIMIN E SHELFIT KONTINENTAL

    (PARIMI I BARAZISË)

    - Koncepti legal i barazisë është një koncept që emetohet drejtpërsëdrejti nga ideja e së drejtës dhe është pjesë e ligjit ndërkombëtar (ICJ, precedenti i vendosur në rastin Tunisi-Libi, paragrafi 71).
    - Është elementi i fundit në gjithë procesin e delimitimit.
    - Qëndron në “zemrën” e delimitimit të shelfit kontinental.
    (KONCEPTI I PROPORCIONALITETIT)
    - Në delimitimin detar do të thotë që të merren në konsideratë raporti midis ujërave dhe zonës së shelfit kontinental dhënë çdo pale dhe gjatësia e bregdeteve të tyre, si dhe rrethanave të tjera që kanë ndikim.
    - Koncepti i proporcionalitetit në delimitimet detare u formulua nga Gjermania (në fakt, RFGJ), në rastet e Detit të Veriut.
    - Ky koncept është theksuar në shumë raste nga Gjykata Ndërkombëtare (ICJ)
    (PROPORCIONALITETI – më shumë detaje).
    - Mbyll procesin e delimitimit me qëllim testimin e rezultatit për të parë nëse ai është i barabartë për të dy palët.
    - Është kriter i aplikueshëm si për shtetet që ndodhen përballë njëri-tjetrit, po ashtu edhe ngjitur.
    - Nëse vija e delimitimit ka prodhuar një vijë kufitare/ndarëse, sipas së cilës shtetet e interesuara marrin zona të shelfit dhe detit pak a shumë në mënyrë proporcionale me gjatësinë e bregdeteve të tyre, vija e delimitimit konsiderohet e përshtatshme/pranueshme.

    (FAKT)

    Ky test nuk është kryer në përfundim të marrëveshjes në fjalë. Ekspertët e ndryshëm (jashtë grupit negociues), kanë argumentuar matematikisht se mosaplikimi i parimit të mësipërm ka çuar në favorizimin e palës greke dhe Shqipëria ka humbur hapësirat e saj ujore.

    PËRFUNDIMET E TESTIT TË PROPORCIONALITETIT

    Për zonën e Korfuzit:
    * Raporti i brigjeve përkatëse (bregut tonë dhe bregut të Korfuzit e ishujve për rreth tij) është afërsisht i barabartë, 72:73 (km).
    * Raporti i ujërave është afërsisht 1:1.25 (zona ujore për Shqipërinë është 650 km² dhe për Greqinë 830 km²).
    Për zonën deri në brendësi të Otrantos (pikat 127:150):
    * Me një vijë bregdetare afërsisht prej 116 km, Shqipëria merr rreth 1600 km² zonë ujore, ndërsa shteti fqinj me një gjatësi bregu prej afërsisht 73 km merr rreth 1500 km².
    * Për 1 km vijë bregdeti, Shqipërisë i takon rreth 14 km² zonë ujore, ndërsa për të njëjtën gjatësi Greqisë i takon rreth 21 km².

    TRANSPARENCA

    Edhe pse u konfirmua se testi i proporcionalitetit nuk u bë në përfundimin e marrëveshjes për të parë nëse delimitimi kishte arritur në një rezultat pak a shumë të barabartë për të dy palët, përse nuk bëhet (pas marrëveshjes) për t’i treguar opinionit me fakte se sa të barabartë kemi qenë? Në të gjitha kushtet që përmendëm përgjatë këtij prezantimi që treguan disavantazhet për Shqipërinë në përdorimin e parimit të baraslargësisë, a mendon përsëri ekipi i marrëveshjes se ai parim në kushte të pabarabarta prodhoi rezultat të barabartë?

    REKOMANDIME

    - BARASLARGËSIA STRIKTE - të aplikohej në hapësirat ku bregdetet e Greqisë dhe Shqipërisë janë përballë dhe nuk ka karakteristika specifike që kërkojnë axhustimin (korrigjimin) e vijës së mesme. E tillë mund të konsiderohet zona në zgjatimin Ksamil - Porto-Palermo.
    - BARASLARGËSIA E THJESHTËZUAR - duke neglizhuar disa nga pikat bazë në brigjet e të dy vendeve në mënyrë që të gjenerohet një vijë e baraslarguar me pak komplekse, ose duke neglizhuar disa pika në vijimësi aty ku vija e bregut paraqitet më e butë dhe pa dhëmbëzime. Në këtë mënyrë, vija e baraslarguar e projektuar do të ofrojë një zgjidhje më të barabartë për të dy palët. Kanali i Korfuzit (relativisht i rregullt në konfiguracion) mund të jetë një hapësirë e përshtatshme për këtë metodë, për shkak të ishujve dhe shkëmbinjve të pranishëm.
    - BARASLARGËSIA E MODIFIKUAR – edhe kjo bazohet në parimin e baraslargësisë, por përbëhet nga segmente që lidhin pika, pozicioni i të cilave nuk është i baraslarguar në mënyrë strikte nga vijat e bazës të detit territorial për shkak të disa veçorive të tilla specifike si ishuj, shkëmbinj, objekteve të ndryshme të ngritura e të dukshme në kohën e zbaticës, dhe që nuk ju janë dhënë efekt ose ju është dhënë efekt i reduktuar.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anëtarësuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    dmth sikur ne akord te perfishet zgjidhja e ceshtjes came atehere ti do ta pranoje "dallaveren" ...??!! edhe ti i peqlenke dallaveret atehere ...??!! po ku e di ti se c'fare kane firmosur ata te kjo qe ti e quan "dallavere" ...??!!
    Osht dallavere se baca Sale u mundu me e bo msheftas popllit, ene me siguru perkrahjen e Papaleshit per zgjedhje e per me vone.
    Masanej, kur greku ka hala ligjin e luftes, ca lesh kufijsh do sqaroj un me ata. Sal pash toptani po pat buca ti kerkoje grekve qe t'heqin ligjin e luftes njehere e masanej shofim per kufij. a mkuptooove or mcus.

  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha në Athinë, ‘bum’ shkëmbimi diplomatik

    Berisha në Athinë, ‘bum’ shkëmbimi diplomatik

    » Dërguar më: 25/11/2009 - 12:16

    Tedi Blushi

    Një raund intensiv diplomatik po zhvillohet për herë të parë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Brenda harkut kohor të 11 ditëve (20 nëntor – 1 dhjetor) janë planifikuar të zhvillohen tri takime të autoriteteve më të larta zyrtare të Athinës dhe Tiranës. Fill pas vizitës që zhvilloi në Shqipëri në datën 20 nëntor, Ministri plotësues i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas, do të jetë kryeministri shqiptar Sali Berisha, ai që do të udhëtojë drejt Greqisë në datën 27 nëntor për të zhvilluar një takim joformal me homologun e tij grek, Jorgos Papandreu. Ndërkohë, në datat 1-2 dhjetor zv/kryeministri shqiptar, Ilir Meta, njëherësh shefi i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu një vizitë zyrtare në Athinë, ku pritet të takohet me shefin e qeverisë greke, Papandreu. Takime të këtij niveli brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore përbëjnë një precedent diplomatik në marrëdhëniet dypalëshe. Së pari, sepse në praktikën e takimeve mes kryeministrave të të dy vendeve sigurisht që marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm respektivë. Ndërkohë që në axhendën diplomatike Shqipëri-Greqi po ndodh e kundërta. Papandreu, i cili është njëherësh edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm i Greqisë, fillimisht takon në mënyrë private shefin e qeverisë shqiptare dhe pak ditë më vonë planifikon takim zyrtar me zv/kryeministrin Meta, i cili njëherësh është ministër i Punëve të Jashtme. Vlen të theksohet se kryeministri shqiptar dhe ai grek nuk kanë zhvilluar deri më tani asnjë takim zyrtar dhe ky përbën një precedent jo normal në marrëdhëniet diplomatike, kur autoritete të këtij niveli zhvillojnë një takim privat para atij zyrtar. Ka dyshime të forta se në prapaskenë të kësaj axhende të ngjeshur diplomatike mes Tiranës e Athinës është pikërisht marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar mes dy shteteve, e cilësuar nga Greqia si “arritje strategjike”, por e ankimuar në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për shkelje të sovranitetit territorial të shtetit tonë.

    Berisha-Papandreu

    Shefi i qeverisë së Athinës e ka ftuar Berishën në një takim privat në territorin e Greqisë, që do të zhvillohet në datën 27 nëntor në Prespë. I ftuar në këtë takim është edhe homologu i tyre maqedonas, Nikolla Gruevski. Tema e takimit do të jetë diskutimi mbi fillimin e mundshëm të një iniciative të përbashkët për ruajtjen e rajonit të Liqeneve të Prespës, i cili zë një territor në Greqi, Shqipëri dhe një në Maqedoni. Mediat greke sqarojnë se ndonëse në rend të parë është ekologjia, në prapaskenë të takimit Papandreu-Gruevski është kontesti me emrin e Maqedonisë. Ndërsa për mediat greke mbetet enigmë tema kryesore e bisedimeve që do të zhvillohet në takimin Berisha-Papandreu, pasi mes dy shteteve nuk ka probleme të kësaj natyre. Megjithatë, çështja më e nxehtë për momentin është pikërisht marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Kufiri” u negociua pa lejen e Topit

    “Kufiri” u negociua pa lejen e Topit

    » Dërguar më: 25/11/2009 - 12:16

    Tedi Blushi

    Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë është e pavlefshme ligjërisht. Ekspertët e palës shqiptare nuk e kanë marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Burime zyrtare nga institucioni i kreut të shtetit pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” se, “Presidenti Bamir Topi nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë për të marrë vendime në emër të shtetit shqiptar, grupit që negocioi dhe nënshkroi me palën greke marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar”. Pra qeveria e ka shmangur kreun e shtetit nga kjo çështje. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore quhet nul e për pasojë ajo pritet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

    Plotfuqishmëria

    Në kuptimin ligjor “plotfuqi” nënkupton një dokument të posaçëm që lëshohet nga kreu i shtetit ose i qeverisë dhe që emëron një ose disa persona që të përfaqësojnë atë në zhvillimin e bisedimeve ose nënshkrimin e traktatit a marrëveshjes. Neni 4 i ligjit Nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, sanksion se dokumenti i plotfuqishmërisë, në rastin kur subjekt i marrëveshjes është shteti shqiptar, lëshohet nga Presidenti i Republikës. Ndërsa në rastin kur si subjekt i marrëveshjes është qeveria shqiptare, lëshohet nga kreu i Këshillit të Ministrave. Subjekt i marrëveshjes me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar është detyrimisht shteti shqiptar, sepse kufijtë territorialë të Republikës së Shqipërisë i përkasin shtetit dhe jo qeverisë. Madje, kjo sanksionohet qysh në titullin e paktit detar, ku thuhet se marrëveshja nënshkruhet mes shtetit shqiptar dhe shtetit grek, pra ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë dhe jo mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Greqisë.

    Grupi negociator

    Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Ky informacion është servirur zyrtarisht për “Gazetën” nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tri ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme. Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, asokohe Sekretar i Përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë, ambasadori i Shqipërisë në OKB. Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht Gazmend Turdiu, Drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore; Ilir Tepelena, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale; Ledia Hysi, Drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare; si edhe dy specialiste në çështjet juridike dhe rajonale, Suela Ibrahimi dhe Enkeleda Mërkuri. Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj, Kristaq Gërvenin, asokohe Komandant i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm; Miranda Zekën, Drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë; si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    ‘Kufijtë detarë’ përçajnë Kushtetuesen

    ‘Kufijtë detarë’ përçajnë Kushtetuesen

    » Dërguar më: 26/11/2009 - 10:29
    Tedi Blushi

    Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë përçan Gjykatën Kushtetuese. Kolegji i përbërë nga tre gjyqtarët Sokol Berberi, Fehmi Abdiu dhe Xhezair Zaganjori, pasi mori në shqyrtim kërkesën ankimore të 6 partive politike të majta e të djathta lidhur me marrëveshjen, nuk ka arritur në një vendim unanim për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Të ndodhur në këtë situatë, tre anëtarët e Kolegjit ia kanë kaluar shqyrtimin e kërkesës ankimore mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila vendos me shumicë votash për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Anëtarët e mbledhjes së Gjyqtarëve janë të 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Neni 31 i ligjit Nr.8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” sanksionon se, “kur kërkesa është paraqitur nga subjekti që legjitimohet dhe çështja është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji vendos kalimin e çështjes në seancë plenare, ndërsa kur ajo nuk është paraqitur nga subjekti që legjitimohet ose çështja nuk është në kompetencë të Gjykatës Kushtetuese, Kolegji vendos moskalimin e çështjes në seancë plenare. Në të gjitha rastet, kur ndonjë nga gjyqtarët e Kolegjit nuk është i një mendimi me të tjerët, kërkesa i kalon për shqyrtim paraprak mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila vendos me shumicë votash për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare. Në të gjitha rastet e mësipërme, Kolegji ose mbledhja e Gjyqtarëve nuk shqyrton zgjidhjen në themel të çështjes”. Ndërkohë vlen të theksohet se mbledhja e Gjyqtarëve të Kushtetueses duhet të shprehet për kalimin ose jo të çështjes në seancë plenare deri para datës 9 dhjetor, e cila është afati i fundit i përcaktuar në bazë të ligjit për këtë qëllim.

    Presioni i maxhorancës

    Maxhoranca po shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën ankimore të 6 partive politike të majta e të djathta, lidhur me marrëveshjen për kufirin detar Shqipëri– Greqi. Deputeti demokrat i komisionit parlamentar të Ligjeve, Eduart Halimi, njëherësh ish-avokati i Shtetit, deklaroi pak kohë më parë në një prononcim për mediat se ankimimi në fjalë është i paargumentuar, nuk ka bazë ligjore dhe si i tillë, ai është i destinuar të rrëzohet. Ndërkohë, burime zyrtare pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmuan dje për “Gazeta Shqiptare” se disa deputetë të maxhorancës, madje dhe ministra, po ushtrojnë presion permanent mbi anëtarët e trupës gjykuese për të rrëzuar kërkesën ankimore.

    Presidenti i Republikës

    Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë është e pavlefshme ligjërisht. Ekspertët e palës shqiptare nuk e kanë marrë lejen speciale nga Presidenti i Republikës për të negociuar me palën greke. Burime zyrtare nga institucioni i kreut të shtetit pohuan dy ditë më parë për “Gazeta Shqiptare” se “Presidenti Bamir Topi nuk i ka dhënë plotfuqishmërinë për të marrë vendime në emër të shtetit shqiptar, grupit që negocioi dhe nënshkroi me palën greke marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar”. Rrjedhimisht, marrëveshja nga pikëpamja ligjore quhet nul e për pasojë ajo duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese. Kjo për faktin se ekspertët nuk kanë pasur plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke në emër të shtetit shqiptar. Kaq mjafton që Kushtetuesja ta rrëzojë këtë marrëveshje me një shkelje kaq të rëndë ligjore.

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kushtetuesja vendos të shqyrtojë ankimimin e PS-së për paktin detar

    Kushtetuesja vendos të shqyrtojë ankimimin e PS-së për paktin detar

    Shekulli Online | 26/11/2009 | Lajm i fundit |

    UPDATE - Pas shumë debatesh nëse duhej apo jo të pranohej për shqyrtim ankimimi i opozitës për paktin detar me Greqinë, sot Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i hapë rrugë kësaj çështjeje, duke vendosur ta shqyrtojë ankesën në datën 8 dhjetor 2009, ora 10.00.

    Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga PS-ja për marrëveshjen ujore me Greqinë, duke rrëzuar kërkesën e partive mbështetëse, që u shprehën gjithashtu kundër marrëveshjes. Në Këtë mënyrë, Kuvendit i pezullohet e drejta të procedojë për ratifikimin e marëveshjes deri në shpalljen e një vendimi nga kjo gjykatë.

    Sot, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim paraprak kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Partisë Social-Demokrate, Partisë Demokracia Sociale, Partisë Demokristiane, Partisë "Ligj dhe Drejtësi", Partisë G99, me objekt: "Shqyrtimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".

    "Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese çmon se, bazuar në nenin 31 të Ligjit nr.8577, dt.10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ekziston shkaku dhe baza ligjore për shqyrtim gjyqësor të kërkesës vetëm sa i takon subjektit kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë"- thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës.
    Sipas saj, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me shumicë votash, vendosi:

    - Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare me subjekt kërkues Partia Socialiste e Shqipërisë.

    - Rrëzimin e kërkesës për subjektet e tjera kërkuese.

    - Pezullimin e procedurave të ratifikimit të marrëveshjes nga Kuvendi deri në shpalljen e vendimit përfundimtar.

    - Seanca plenare do të zhvillohet me datë 8 dhjetor 2009, ora 10.00.


    Gjykata Kushtetuese kërkoi materiale shtesë nga partitë, siç është programi i tyre, pas ankimit të projekt-marreveshjes. Materialet u dorëzuan me 9 Nëntor, gjë që i hapi rruge sot vlerësimit nga ana e trupës së gjyqtarëve.


    **********



    Partia Socialiste dhe pesë aleatët e saj të vegjël, jo vetëm nga spektri i majtë por edhe ai i djathtë do të paraqesin brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të gjithë dokumentacionin plotësues që kjo e fundit ka kërkuar në bazë të së drejtës që i jep ligji i saj organik në rastin e gjykimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare. I kontaktuar nga gazeta "Shekull", deputeti socialistë Saimiri Tahiri, i cili edhe dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese në emër të 6 subjekteve politike që kundërshtojnë termat e kësaj marrëveshje, ka siguruar dje se opozita kur ka ndërmarrë këtë hap ka qenë serioze dhe ndaj do të vërë në dispozicion trupës gjykuese të gjithë dokumentacionin që ajo kërkon. "Do të paraqesim dokumentacion shtesë që na është kërkuar brenda afatit që Gjykata në ka lënë. Këtu konfirmoj se të njëjtën gjë përveç PS-së do e bëjnë edhe 5 partitë e tjera që ashtu si ne kanë ankimuar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese", - u shpreh Tahiri. Ndërkohë nga burime pranë Gjykatës Kushtetuese konfirmohet se dy prej partive që kanë firmosur kërkesën, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokristiane kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por që sërish nuk është konsideruar i plotë nga ana e trupit gjykues. Sipas të njëjtave burime mësohet se shkak për refuzimin e dokumentacionit të paraqitur nga PSD dhe PDK është bërë vetëm mungesa e paraqitjes edhe një herë nga secila parti e kërkesës që më parë në këtë gjykatë e dorëzoi deputeti Saimir Tahiri. Pra bëhet fjalë vetëm për një pengesë formale, që këto forca pritet ta tejkalojnë ditën e hënë deri në orën 4 kur dhe përfundon dhe orari zyrtar i punës në Gjykatën Kushtetuese.



    ***********


    Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka folur për paktin e ujërave mes Shqipërisë e Greqisë. Ai ka pohuar se, qeveria e tij do të pranojë ccdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë ccështje. I pyetur nga "Zëri i Amerikës" në lidhje me këtë ccështje kaq shumë të përfolur, kohët e fundit, Imami u përgjigj se, qeveria nuk ka dështuar me këtë marrëveshje. Sipas tij, edhe institucioni që ai drejton ka bërë transparencë të plotë për këtë marrëveshje. Kalimin e projektligjit për ratifikimin e e marrëveshjes në Kuvend, Imami e cliëson si një procedurë normale. Sipas ministrit, në Kuvend, nuk do të ketë dialog për këtë pakt. "Pakt për marrëveshjen e kujfijve në Parlament, do të kishte vetëm nëse opozita do të ishte e pranishme", shprehet Imami. Me tej, ministri i Mbrojtjes, thekson se kufiri mes dy shteteve, është vendosur, dhe se nga kjo marrëveshje, nuk ka të humbur. Dy ditë më parë, Kuvendi përfshiu në programin e punës, që përmbledh periudhën nga data 16 nëntor deri më 24 dhjetor, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, për delimitimin e zonave të tyre, përkatëse të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare, që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi rikthen në shqyrtim marrvëveshjen aq të debatuar, vetëm pak javë, pasi vetë Parlamenti e hoqi atë nga kalendari i punimeve, e parashikuar të kalonte në seancën plenare të datës 19 tetor. Rikthimi i saj në Kuvend, vjen në një kohë, kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimin që partitë opozitare i bënë marrëveshjes.

    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #327
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Mesa duken bathet ketu lufta po behet mes Rusise dhe SHBA per kanalin e Otrantos, per kalimin e gazsjellsit. Po te ishte ceshtja thjesht interesat shqiptaro-greke marreveshja do ishte nenshkruar me kohe, dhe 28 nentorin do e festonim ne Durres se Vlora do i binte ne ujera nderkombetare.
    Shpresojme qe Daje Samiu te na e mbaje fort Otranton se po te ishte per ne do kishte dale kufiri grek te laguna e Patokut.
    -

  8. #328
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    kjo marveshje duhet te kaloje per aprovim nga parlamenti?

    sa deputete duhet te jene prezent kur kjo te hidhet ne vote? si thote kushtetuta?

  9. #329
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sinqerisht, shpresoj fort qe marreveshja te hidhet poshte nga Gjykata Kushtetuese. Nuk e di a kane aq shume "B0LE" ato pleqt e plakat e Kushtetueses ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #330
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Kufijtë detarë, si u shkelën vendimet e 1913"

    “Kufijtë detarë, si u shkelën vendimet e 1913"

    » Dërguar më: 27/11/2009 - 08:41

    Nga Prof.Dr.Asc Myslim Pashaj

    Duke filluar prej shenjës kufitare Nr III 79, vija e kufirit drejtohet nga JP, zbret shkëmbinjtë shumë të pjerrët dhe pas rreth 10 metrash takohet me bregun e detit. Pastaj ajo vazhdon deri në kufirin e ujërave territoriale, duke ndjekur një vijë normale me drejtimin e përgjithshëm të bregut të detit. Ishulli i vogël i Tongos, i ngelet Shqipërisë”. Ky është një përshkrim historik, të cilin e kemi prurë në këtë fillimndarje të sotme të hapësirës ujore midis të dy vendeve. E kemi sjellë si një dëshmi, e cila duhet të respektohet nga të dy palët. Në të ka një përcaktim përshkrues shumë të qartë gjeometrik, që mund të sendërtohet bindshëm për të treguar se në të vërtetë kemi një fillim të mbarë. Ne mund të ndjekim këtë vijë historike, e cila na çon përperndikular me drejtimin e përgjithshëm të ujërave territoriale (që nënkupton Detin Shtetëror) Ky drejtim i përgjithshëm në këtë pozicionim është afërsisht Lindje/Perëndim. Po të nisemi nga dokumenti i vitit 1913, që përkon me ndarjen e kufirit tokësor, do të vëmë re se drejtimi i vijës ndarëse sipas Marrëveshjes së fundit nuk është hartografuar në një kënd të drejtë (pra normal) me drejtimin e DSH (Territorial Sea). Në këtë vështrim, është shpërfillur dokumenti ndërkombëtar. Nëse do të ishte përmbushur kjo kërkesë, atëherë përfshirja e një hapësire detare më të madhe do t’i takonte edhe Shqipërisë në këtë fillimndarje, që arrin një spostim të vijës në drejtim të lindjes, rreth 1600 metra. Ndërkaq, nëse kjo vijë do të përcillej në kërkesat e sotme të UNCLOS dhe të vijës së baraslarguar nga kepi Sidero dhe ujdhesa Tongo, kjo largësi do të ishte 6800 metra. Sipërfaqja e humbur në këtë version është rreth 5km2 (Fig. Piramida kufitare nr.79 dhe ujdhesa Tongo. Krijuar sipas hartës së shtetit grek). Mirëpo, ashtu sikundër ishte cekur që në fillim, nëse do të merrej si mbarim i së njëjtës vijë deri në bregun tjetër të Korfuzit si zbaticë astronomike, atëherë humbja e sipërfaqes detare të DSH do të ishte edhe më e madhe. Vihet re se nuk janë zbatuar kërkesat e vijës së parë:

    (i) kjo vijë të ishte normal me DSH

    (ii) kjo vijë, e vendosur që në vitin 1913, kur nuk kish hyrë në fuqi UNCLOS 82, mesin e saj do ta kishte në largësinë prej 8 km (e gjithë gjatësia e vijës, 16 km nga bregu në breg) çka do të thosh se pika e parë nga ku do të fillonte kthesa e përcaktimit të kufirit do të ish me mesin e kësaj vije, ku do të vijonte në drejtim të veriut, përmes Ngushticës Veriore të Korfuzit. Një shqyrtim tjetër mund të kishte vend edhe në këtë fillimvijë, për t’u ndjerë të barabartë midis dy fqinjëve. Ky shqyrtim do të kishte lidhje me një efekt sado të pakët që duhej t’i jepej ujdhesës Tongo, edhe pse ajo është e vogël, por shumë herë më e ndryshe se sa një shkëmb që zbulohet vetëm në zbaticë (Barketa) që padrejtësisht i është dhënë një ndikim aq i madh. Duke qenë se bregu është i përthyer, vijëdrejta bazore e përfytyruar do të bashkonte Tongon deri në ujdhesën e Stillos. E drejta për të përfituar DSH do të ishte në një drejtim, i cili do të dilte nga kjo vijë drejtë bazore, përperndikular e që do të përkonte pothuajse me versionin e drejtimvijës së vitit 1913. Atëherë do të shtrohej problemi se, sa do të ishte kjo shtrirje në drejtim të Juglindjes? Hapësira ujore shkon në këtë drejtim me një shtrirje nga bregu në breg rreth 20 km. Ndërkaq Igumenica, si port është larg 30 km. Kurse Saranda jonë, 22 km. Që në këtë mëngjes të parë kur po ndahej Deti Shtetëror midis vendeve fqinjë, pala shqiptare duhet të jetë ndjerë e lumtur se prerazi i tregojnë rrugët ujore drejt veriut, për të mos i kthyer më sytë prapa. E në të vërtetë, si nuk u bë vallë një pyetje sado e plogët dhe me gjysmë zëri, por që nuk u bë kurrë: “Pse nuk i japin edhe kepit të Stillos dhe dy ujdhesave të vogla një efekt (ndikim) sado të pakët, në drejtim të Jugut, sepse në fakt detin e kemi pasur të përbashkët...?”. Në këtë fillimndarje, askujt nuk i ka shkuar në mendje. Edhe kjo është një e Drejtë e humbur, për të cilën nuk duhet të ngremë zërin se na qorton ustai. Zgjidhja është e papranueshme. Mosrespektimi i këtyre standardeve dhe dokumenteve është shpërfillje e së Drejtës Detare në dëm të Shqipërisë që në krye të herës. A mund të jetë ky një fillim i mbarë?

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 33 prej 93 FillimFillim ... 2331323334354383 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •