Close
Faqja 30 prej 93 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 921
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Kufiri”, zbardhet nisja e negociatave me Greqinë

    “Kufiri”, zbardhet nisja e negociatave me Greqinë

    » Dërguar më: 12/11/2009 - 10:15

    Tedi Blushi

    Negociatat zyrtare me Greqinë për përcaktimin e kufirit detar filluan 21 ditë pasi Kuvendi shqiptar shfuqizoi bazën ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në datën 20 mars 2008, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bokojanis zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Në takimin me homologun e saj, Lulzim Basha një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Një fakt i tillë është konfirmuar nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Aty jepet vetëm njoftimi i thatë i takimit dypalësh dhe nuk shkruhet asnjë rresht për çështjen e kufirit detar. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Konkretisht, kreu i diplomacisë shqiptare lidhur me këtë çështje është shprehur se, “ne diskutuam për hapat që duhen hedhur lidhur me mbledhjen e komisioneve të të dyja vendeve për ndarjen e zonave përkatëse detare të shelfit kontinental dhe ramë dakord që këto komisione të mblidhen së shpejti”. Nga ana tjetër, ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis shkoi më larg në deklaratën e saj duke specifikuar se, për fillimin e negociatave dypalëshe për përcaktimin e kufirit detar ishte rënë dakord të zhvilloheshin në muajin prill të po atij viti, pra 2008. “Sikundër u shpreh edhe ministri i Punëve të Jashtme, z.Basha ne ramë dakord që në muajin prill ekspertët e të dy vendeve të mblidhen për të diskutuar delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Shqipërisë”.

    Etapat drejt negociatave

    Në datën 24 janar 2008, legjislativi miratoi me 86 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin e propozuar nga qeveria “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Në datën 11 shkurt 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi e dekretoi ligjin, i cili u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë më vonë, respektivisht në datën 13 shkurt 2008. Për shkak se neni 54 i ligjit sanksiononte hyrjen në fuqi të tij 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ai mori formë ligjore në datën 29 shkurt 2008. Pra, 21 ditë pasi kishte hyrë në fuqi shfuqizimi i bazës ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bokojanis zhvillon vizitën e saj zyrtare në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me Bashën, krerët e diplomacisë së të dy vendeve pohuan publikisht fillimin e negociatave për përcaktimin e kufirit detar.

    1 vit negociata

    Enigma se kur filluan zyrtarisht negociatat shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar merr fund. Ato kanë filluar në muajin prill të vitit 2008 dhe kanë përfunduar në 26 prill të këtij viti, kur zyrtarisht Basha dhe Bakojanis nënshkruan zyrtarisht në Tiranë marrëveshjen dypalëshe “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”.

    Deklaratat kontradiktore

    Në harkun kohor të një jave, qeveria shqiptare ka dhënë tre versione të ndryshme lidhur me periudhën kur kanë filluar negociatat me Greqinë për marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar mes dy shteteve. Në datën 16 tetor, ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha deklaroi gjatë një konference të improvizuar për shtyp se negociatat dypalëshe kishin filluar në vitin 2006. Në cilësinë e kryenegociatorit të palës shqiptare ai pretendoi se, “kërkesa e palës greke për t’u angazhuar në këtë ushtrim ka ardhur në vitin 2006, pas publikimit në një të përditshme shqiptare të një harte e cila tregonte se ku po eksplorohej me shpresën për të gjetur naftë në bregdetin shqiptar”. Sipas Hoxhës, “bisedimet mund të konsiderohen se janë zhvilluar në harkun kohor 2006*2009”. Gjashtë ditë pas kësaj deklarate, pra në datën 22 tetor, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta i ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla u shpreh se, ishte i painformuar për kohën e saktë të fillimit të këtyre negociatave. “Çështja e hapjes së këtij problemi ka ardhur natyrshëm. Nuk di të them me saktësi kohën kur kanë filluar negociatat, por di që ngacmimi kryesor ka qenë publikimi i një lajmi se kompania ‘Med Oil’, e licencuar nga qeveria shqiptare, do të bënte kërkime në det për burime nafte”, - u shpreh Meta. Por, një tjetër version dha dy ditë më parë ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të gazetarit, Pandi Gjata ai deklaroi se, “negociatat për marrëveshjen e përcaktimit të hapësirës detare mes dy shteteve tona kanë filluar në mars të vitit 2008 dhe janë mbyllur në prill të këtij viti, me siglimin e kësaj marrëveshjeje në Tiranë nga ministrat e Jashtëm të të dy vende, pra nga unë dhe homologia greke, Bakojanis”, - u shpreh ai.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pakti me Greqinë në shqyrtim me 9 gjyqtarë

    Pakti me Greqinë në shqyrtim me 9 gjyqtarë

    » Vendosur: 12/11/2009 - 08:51


    Kërkesa e partive opozitare për rregullsinë e marrëveshjes së kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të shqyrtohet nga nëntë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kolegji i kësaj gjykate, i përbërë nga tre anëtarë, relatorin Xhezair Zaganjori, Fehmi Abdiu dhe Sokol Berberi, pasi ia ktheu sërish partive kërkesën e tyre për plotësim dokumentacioni, nuk e mori më në shqyrtim, por ia kaloi mbledhjes së nëntë gjyqtarëve. Do të jetë kjo mbledhje, që para se të nisë shqyrtimin e kërkesës, do të gjykojë më parë për legjitimitetin e kërkesës, bazuar këtë radhë në statutet e partive që kanë drejtuar kërkesën. kërkesa pritet të shqyrtohet dhe të jepet vendim nga Gjykata Kushtetuese brenda 1 muaji, nga dita e depozitimit, 9 nëntor, për shkak se ligji organik i kësaj gjykate ka afat të përcaktuar për rastet e shqyrtimit të marrëveshjeve mes shteteve. Gjashtë parti opozitare, të majta dhe të djathta, kanë depozituar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Në kërkesën e tyre ata argumentojnë se ka mungesë të plotë transparence që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ligjet për kufirin, nga Enver Hoxha tek Moisiu

    Ligjet për kufirin, nga Enver Hoxha tek Moisiu

    » Dërguar më: 15/11/2009 - 09:53

    Veli Llakaj*

    Ku jemi mbështetur për kufirin detar në vite të paktën që nga 1946. Çdo marrëveshje logjikisht ka dokumentacionin argumentues të dy palëve të shkruara në formën e një platforme, hartat me koordinatat përkatëse dhe proces-verbalin e diskutimeve duke sjellë argumentimet e palëve. Pa këto lloj dokumentesh nuk mund të ketë asnjë marrëveshje dhe kjo bëhet publike që është transparenca e saj.
    Ja disa vendime e marrëveshje në kohë të ndryshme

    Ujërat Territoriale
    Shqiptare
    1- Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.168 datë 9.12.1946.
    “Caktohen ujërat territoriale shqiptare gjatë gjithë bregdetit shqiptar, ato ujëra që përfshihen në zonën prej 6 (gjashtë) milje detare duke filluar që nga ç‘do pikë e tokës Shqiptare në drejtim të detit të haptë”
    Kryeministri
    Gjeneral kolonel
    Enver Hoxha. Dv.
    1- Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.168 datë 9.12.1946 ujërat territoriale të Shqipërisë janë të përfshira në një zonë 6 milje nga bregdeti Shqiptar.
    2- Duke filluar nga Gryka e Bunës gjatë paralelit 41º 45’ e deri në paralelin 40º verior, ujërat territoriale të Shqipërisë janë 6 milje nga kepet e bregdetit, mbasi përballë bregdetit shtrihet deti i haptë.
    3-(Pika tre është e pasqyruar në tabelë)
    4- Bashkangjitur në kartat detare italiane Nr.554 dhe 551 shkalla 1:180.000, janë të vizatuar me ngjyrë trëndafili ujërat territoriale të Shqipërisë.
    5- Nga karta Ingleze Medri 6502A, 6502B del se zona 18A përfshin ujërat territoriale të Shqipërisë së Jugut, duke filluar nga paraleli 40º verior deri në Punta Stilo.
    Informacioni Nr. 119 datë
    5.11.1977
    Mbi shtrirjen e vijës kufitare nga Gryka e Bunës në det.
    “Kufiri detar nga Gryka e lumit Bunë deri në limitin e ujërave territoriale është përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar në vitet 1922-1926. Për të treguar drejtimin e vijës se kufirit me detin Adriatik, komisioni ka vendosur dy shenja diktuese (raportet I dhe II) në krahun e majtë të derdhjes së lumit Bunë, për të cilin ka përpiluar dhe protokollet topografike përkatëse. Në këto protokolle thuhet: “Kufiri fillon nga caku i ujërave territoriale ne detin Adriatik, duke ndjekur një vijë te drejtë normale ne drejtimin e përgjithshëm te bregut, dhe përfundon në derdhjen e krahut kryesor të Bunës (Skema nr. 1)…në vitin 1946 ujërat tona janë caktuar 6 milje detare, më 1952 në 10 milje, më 1961 në 12 milje dhe në vitin 1976, 15 milje. Gjerësia e ujërave territoriale jugosllave prej vitit 1930 deri më 1965, sipas burimeve të tyre, rezulton se ka qenë 6 milje, kurse mbas vitit 1965 këtë gjerësi e kanë rritur në 10 milje.
    Për të dal në përfundime të sakta duhet t’ju referohemi dhe këtyre dokumenteve.
    1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, datë 28.12.1998;
    2. ”Për përdorimin e radiostacioneve nga anijet e huaja në kohën që ndodhen në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 1540, datë 18.09. 1952;
    3. “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi detin e hapët”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 3853, datë 18.05.1964;
    4. Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi shelfin kontinental”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 3854, datë 18.05.1964;
    5.”Për kufirin e Republikës së Shqipërisë”, Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr. 4650, datë 9.03.1970, ndryshuar me dekretet Nr. 5384, datë 23.02.1976 dhe Nr. 6181, datë 26.04.1980, ku thuhet shprehimisht: “Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anën e shenjave të veçanta të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra për pendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës, të shtratit dhe të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë”. Dhe më tej në Nenin 7 thuhet: “Nëndetëset e huaja në asnjë rast nuk mund të lundrojnë ose të ankorohen në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Shqipërisë duke qenë në zhytje (nën sipërfaqen e ujit). Ato sinjalizohen të dalin menjëherë në sipërfaqe, ose në të kundërt asgjësohen. Kur nëndetëset e huaja dalin në sipërfaqe të ujit, trajtohen si anije luftarake mbiujëse”.
    6. Dekreti, Nr.5384, datë 23.02.1976 përcakton: “ujëra të brendshme janë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon, që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë, të hequr në pika të caktuara të bregdetit tonë, nga ku fillon matja e gjerësisë së ujërave territoriale. Këto të fundit shtrihen në një gjerësi prej 12 miljesh detare (22.224 m.) duke filluar nga vija e drejtë bazë, që shkon nga kepi i Rodonit (Muzhit), kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), i Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i ishullit të Sazanit, kepi i Gjuhëzës dhe i gjiut të Gramës, dhe më tej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve greke deri përmes kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës, në det te Kepi i Rodonit, shtrihet deri në vijën e kufirit shtetëror shqiptaro-jugosllav”;
    7. Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr.7366 datë, 21.9.90 thuhet:”… Pasi u miratua Konventa e Montego Bay, më 1982, ku gjerësia prej 12 milje detare për detin territorial është pranuar nga pothuajse gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe kur interesat ekonomike të shteteve bregdetare mbrohen nga e drejta e sotme ndërkombëtare detare, në mars 1990, vendi ynë e pakësoi gjerësinë e detit të vet territorial në 12 milje”. Dhe përcaktohet se: “Vendi ynë ushtron sovranitetin e tij mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve në fuqi, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ai është palë dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga shteti shqiptar. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore, mbi ujërat territoriale si dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave”;
    8. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave Nr.2, datë 2.05.1980 thuhet: “Anijet e huaja jo të luftës (ose ato të luftës) nuk mund të merren me studime hidrologjke, hidrografike, fotografime, filmime, gjueti peshku dhe me punime të tjera të çdo natyre qofshin në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Shqipërisë pa lejen e organeve shtetërore shqiptare. Në qoftë se ato kapen duke peshkuar në mënyrë të paligjshme, arrestohen dhe gjobiten me taksë që shkon deri 25.000 lekë”.
    9. “Për kapitenerinë e porteve”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 4938, datë 4.02.1972, ndryshuar me dekretin Nr. 6180, datë 26.04.1980;
    10.”Për ndalimin e të ndoturit të ujërave detare të Republikës së Shqipërisë”, Dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Nr. 3877, datë 10.08.1964, ndryshuar me dekretin Nr. 6901, datë 3.07. 1984;
    11. “Për regjimin e lundrimit në ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë”. Urdhëresa e Këshillit të Ministrave Nr. 2, datë 2.05.1980 ndryshuar me urdhëresën Nr.1, datë 9.02.1985.
    12. Duhet t’ju referohemi gjithë dokumentacionit dhe marrëveshjeve te delegacionit Shqiptar në punimet e Konferencës së tretë të detit në Nju York, Karakas dhe Gjenevë.
    13. Konventa e deti e vitit 1958;
    14. Konventa mbi shelfin kontinental 1958;
    15. Konventa mbi ujërat territoriale dhe në zonën e puqur, 1958;
    16. Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare (Botim shqip), Tiranë, 1987;
    17. Buletini shkencor i ATSH, Nr.45, 8 nëntor 1985; Nr.B, 4.12.1985;
    18. Drejtësia Popullore, Nr.4, 5, 1960; Nr.3, 1986; Nr.2, 1987; Nr.4, 1988.;
    19. Gazetat Zyrtare nr.4, Tiranë 1979; Buletinet: Nr.2, 1983; Nr.3, 1984; Nr.6, 1985; Nr.7, 1986; Nr.8, 1986; Nr.9, 1987; Nr.10, 1988 etj, etj.
    20. Ligji Nr.9055, date 24.04.2003 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën mbi të Drejtën e Detit të OKB-së”
    Në mbështetje të neneve 78, 81, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozim të Këshillit të Ministrave,
    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI
    Neni 1
    Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën mbi të drejtën e detit të “Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
    Neni 2
    Ky ligj hynë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Shpallur me dekret nr.3811, datë 8.05.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu.
    Ujërat territoriale dhe zona në vazhdim parashikime të përgjithshme.
    Neni 2
    Statusi ligjor i ujërave territoriale, të hapësirës ajrore mbi ujërat territoriale dhe shtratit e nënshtratit të tij.
    1- Sovraniteti i shtetit bregdetar shtrihet përtej territorit tokësor dhe ujërave të brendshme….
    2- Ky sovranitet shtrihet mbi hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale, si dhe të shtratit e nënshtratit të tij.
    Neni 3
    Kufijtë e ujërave territoriale
    Çdo shtet ka të drejtën e vendosjes së një gjerësie mbi ujërat territoriale deri në kufirin 12 milje detare, të matur nga vija bazë e përcaktuar në përputhje me këtë konventë.
    Neni 4
    Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale.
    Kufiri i jashtëm i ujërave territoriale përbëhet nga vija, pika e së cilës janë në një distancë të barabartë, nga pika më e afërme e vijës bazë, e cila është e barabartë me gjerësinë e ujërave territoriale.
    Neni 5
    Vija bazë normale
    Me përjashtim kur është shprehur ndryshe në këtë Konventë, vija bazë normale për matjen e gjerësisë së ujërave territoriale është vija e zbaticës gjatë bregdetit siç tregohet në hartat e shkallës së madhe të njohura zyrtarisht nga shteti bregdetar. etj etj …..

    gsh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Othonoi, ishulli nga i merret deti Shqipërisë

    Othonoi, ishulli nga i merret deti Shqipërisë

    Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA | 15/11/2009 | Dossier |
    Trajtesa teknike për ujdhesën Othonoi, barazlargësinë dhe humbjen e madhe në Otranto



    Ujdhesa Othonoi, është skajore i Arkipelagut të ujdhësave Joniane, larg nga Korfuzi 22 km ( aqsa është gjerësia e një Deti Shtetëror) dhe nga Dheu Kontinental i Greqisë 72 km. Ka një sipërfaqe prej 10.8 km2. Ka një popullsi prej 650 banorësh, kryesisht gjatë verës. Në vështrimin administrativ, ujdhesa i takon Prefekturës së Korfuzit. Aktiviteti ekonomik është i kufizuar. Ajo, shënon edhe përmbylljen e fundit, të Ngushtesës Veriore të Korfuzit. Kjo vijë shkon deri në Rrugët e Bardha. Tej kësaj vije, fillon hapësira ujore, që i përket një njësie tjetër gjeografike, asaj të Ngushtesës së Otrantos. Sipas marrëveshjes së fundit, kësaj ujdhese i janë dhënë edhe Det Shetëror (Territorial Sea = 22.22 km = 12 md ) dhe Hapësirë e Afërt Vijimore ( Continous Zone = 22,22 km = 12 md ). Në fakt, prej matjeve del se në HAV janë dhënë 16.5 km, me idenë, që kur të gjendet pika treshe midis tre shteteve do të vijojë edhe nja 5.72 km.


    Kjo largësi, ka çuar pikën fundore "150" ( ϕ= 400 04' 56.52 '' dhe λ= 190 00 40.32'' ) gati në qendër të Ngushtesës së Otrantos. Parimi i baraslargësisë, ka bërë që duke zbatuar UNCLOS, kjo ujdhesë të përfitojë, një hapësirë të madhe të Shelfit Kontinental që ndodhet përballë të dy shteteve, Italisë dhe Greqisë. Kjo ka krijuar një pabarazi të madhe. Në këtë gjeohapësirë, kjo ujdhesë skajore është përbri. Në drejtim të veriperëndimit, nuk ka përballë as brigjet Shqiptare dhe as ato të Italisë. Ujdhesa vështron në drejtim të Veriperëndimit dhe aty synon. Po të përqasim gjatësitë e vijës bregore në krahasim me ujdhesën e Karaburunit, ajo është gati "3 km" me " 34 km" që përcjell një mospërpjestueshmëri të lartë.

    Kështu:
    (i) Ujdhesa skajore, synon drejt qendrës së Ngushtesës, në jo më shumë se 6.5 km, ku është edhe vija që bashkon dy brigjet: atë të Italisë dhe Shqipërisë, si largesa më e shkurtër, 40.85 md ( 75.66 km).
    (ii) Ngulimi i pikës 150 ( ϕ= 400 04' 56.52 '' dhe λ= 190 00 40.32'' ), në mënyrë tërësore, është në një gjeohapësirë detare, që u takon vetëm të dy shteteve që janë kundruall. Kjo përbën një faktor gjeografik të rëndësishëm.
    (iii) Pozicionimi i pikës 150, është në HVE (Exclusive Economic Zone), të të dy shteteve.
    (iv) Ndërkaq, rrjedhin dhe faktorë të tjerë, që kanë të bëjnë me rrethana gjeografike, gjeomorfologjike, tektonike, dhe gjeofizike.
    Në shqyrtim, kthehet dyshimi i vijueshëm, që ujdhesat kërkojnë diskutim të vemendshëm në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtradetit Kontinental.
    Tri, janë kërkesat e të dhënave, që merren në shqyrtim, e që kryhen në deklarime gjatë negociatave ( shiko: Delimitation of the Mozambique Maritime
    Boundaries With Neighbouring states (including the extended continental
    shelf) and the management of Ocean issues" (ElisioB. Jamine
    United Nations - The Nippon Felloëship Programme 2006/7)
    (a) Batimetria
    (b) Pozicioni gjeografik dhe gjeomorfologjik (magnetik, gravitacional dhe seizmiologjik)
    (c) Gjeologjia ( përbërja e shkëmbinjëve)
    Batimetria (shiko në hartë), na tregon dukshëm harmoninë rënëse të relievit nëndetar, në drejtim të perëndimit si një vijim i natyrshëm i relievit mbidetar. Pjerrësia është në 10 km/ 900 metër. Prej izobatit 900 metër, në një largësi, sërish në drejtim të perëndimit, prej afërsisht 30 km ka një platformë e rrafshirë, në shtratdet, pa luhatje në ndryshimin e relievit nënujor. Prej këtu, që është edhe pozicionimi gjeografik i pikës nr 150, fillon ngritja në drejtim të brigjeve të Italisë, e cila është më e butë. Tipari dallues në këtë morfologji, është natyrshmëria formuese e të dy brigjeve kundruall si vijim i njëri-tjetrit, që zotërohen nga të dy krahët e Dheut Kontinental të dy shteteve.
    Ardhja e pikës 150, deri në qendër të Ngushtesës së Otrantos, e cila priret gjer këtu nga Othoni, "kërkon të drejta të barabarta" me të dy brigjet anësorë të Dheut Kontinental. Gjatësia ujdhesore është vetëm "një minimum", që nuk mund të diktojë, për një zgjidhje me barazi. Kështu që përdorimi i parimit të baraslargësisë, në fakt është përzgjedhja e humbjes së madhe.
    Natyra e përzgjatjes së Shtratdetit Kontinental prej brigjeve të Karaburunit, do të na qartësojë për natyrën e tij dhe të vijimit të masës së Dheut Mëmë, i cili duhet të zotërojë Shtratdetin kundruall.
    Prej Othoni, nismon një katërkëndor:
    Ujdhesë (Othoni), pika 150, Veriu i Gurores Romake të Gramës (poshtë majës së Sinan Dukës), Palasë dhe mbyllje sërish në Othoni.
    Këtë figurë e "ka krijuar parimi i baraslargësisë", me një distancë të njëjtë nga pika 150, e cila ndërpret si ujdhesën e Karaburunnit dhe vet Ujdhesën Othoni.
    Sipërfaqja ujore detare është : 1170 km2.
    E gjithë kjo sipërfaqe, e cila, siç është shqyrtuar, i takon njësisë së katërt të ndarë prej nesh, që u përket të dy vendeve:
    (i) një ujdhesë ( Othoni) me sipërfaqe prej 10.8 km2
    (ii) një pjesë e ujdhesës së Karaburunit e cila ka një gjatësi bregore prej rreth 30 km.
    Por pabarazia reale, sipas përpjesëtueshmërisë, është shumë e madhe, dhe krejtësisht e ardhur, si rrjedhojë, e përzgjedhjes "me verbëri" të " parimit të baraslargësisë".
    Vija ndarëse e Marrëveshjes së fundit, prej pikës nr. 126 deri tek pika 140, ndërpret Detin Shtetëror (Territorial Sea) ndërsa më tej ajo ndërpret HAV (Contogous Zone) të Shqipërisë, deri në fundin e saj, nr. 150, duke përfituar një standart të plotë të HAV për Republikën e Greqisë, që e çon edhe më tej pabarazinë.
    Një situatë e tillë, është e papranueshme, e cila vjen:
    (i) në përzgjedhje të parimit ndarës së "baraslargësisë"
    (ii) në ndërpreje të HAV dhe HVE ( Exlusive Economik Zone ) dhe të SHK (Continental Shelf) të Shqipërisë
    (iii) në kundërshtim me një nen të UNCLOS, se " në përcaktimin e vijave bazë të veçanta, mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë, mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë..."
    Ky është një realitet i njohur gjeohistorik në Ngushtesën e Otrantos.
    (iv) " Sistemi i vijave të tilla bazore, nuk do të aplikohen nga një Shtet arkipelag, në atë mënyrë, që të presë vijimin ndaj deteve të lartë ose Hapësirës së Veçantë Ekonomike e Detit Territorial të ndonjë shteti tjetër".
    Othoni, është pjesë e Bashkësisë së Ujdhesave Joniane dhe të Bashkësisë së Korfuzit.
    Ky nen i UNCLOS ( Neni 47, 5) është shmangur. Shqipërisë i është prerë HAV dhe HVE. Në rastin që po shqyrtojmë në marrëveshje, është aplikuar, e drejta e vetem një shteti (Greqisë),për të vijuar me standartin e DSH dhe HAV (Continous Zone) ndërsa Shqiperisë i krijohet një "mbyllje" dhe "izolim" të sovranitetit të kufizuar ( në bazë të UNCLOS), si dhe interesave ekonomike dhe gjeostrategjike në Ngushtesë.
    Mirëpo Neni 83 UNCLOS trajton qartë se "Përcaktimi i kufijëve të Shtratdetit Kontinental, midis shteteve që janë me brigje kundruall dhe përbri,do të kryhet nga marrëveshja në bazë të ligjit Ndërkombëtar, siç tregohet në nenin 38, të Statutit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim, që të arrihet në një zgjidhje të paanshme". Kjo nuk është pasur parasysh në negociata.

    shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #295
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Kufiri detar me Greqinë, ish shefi i Shtabit letër Topit
    TIRANE- Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm në vitet 1974-1982, Veli Llakaj i drejtohet me një letër presidentit të vendit Bamir Topi dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta .
    Ne letrën e tij Llakaj thekson: “Po ju drejtohem si qytetar i thjeshtë, si ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për 8 vjet, në vitet 1974- 1982, që dicka di ëpr këto probleme dhe të gjitha cështjet po i trajtoj me ligjet e asaj kohe. Si qytetar jam i fyer se Shqiëpria po kthehet në mall tregu që shitet tek të tjerët si pa gjë të keqe. Shtysa që tju drejtohem ju është një shqetësim tjetër që e kam lexuar në datën 10 nëntor në Gazetën Shqiptare ku thuhet: më 24 janar 2008 qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit shtetëror. Drafti që ka hyrë në fuqi në mars 2008 sanksionon në nenin 53 të tij se ligjet numër 8771 datë 19/04/2001 për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në këtë ligj nuk përfshihet asnjë distancë për drejtimin e kufirit shtetëror, vecanërisht për ujrat territoriale dhe ujrat e brendshme për ushtrimin e sovranitetit dhe paprekshmërinë e kufirit. Në këtë kuptim Shqipëria është një han pa porta, por edhe pa derë e dritare që të hyjë e të dali kush të dojë, të zaptojë tokë e hapësirë ajrore kur të dojë e si të dojë. Këtë do ta quaja një turp dhe poshtërim që i bëhet Shqipërisë”.

    Në letrën e tij ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë thekson se kufijtë e Shqipërisë kanë ekzistuar dhe janë njohur nga të gjithë. Ai vë në dispozicion disa harta të vitit 1976 ku tregohet qartë kufiri ujor i vendit.

    “Kufijtë e ujrave detare të Shqipërisë kanë ekzistuar dhe kanë qenë të paprekshëm e të pakontestueshëm nga askush deri më sot. Duke u nisur nga polemikat që janë hapur lidhur me kufirin detare të Republikës së Shqiëprisë midis shteteve kufitare bregdetare, është i pafalshëm mendimi që ne nuk kemi pasur kufij detarë dhe ai duhet vendosur tani. Ky mendim është sa i gabuar aq edhe i pafalshëm për shtetin tonë. Unë nuk do të merrem aspak me anën teknike të problemit por vetëm me anën ushtarake dhe mbrojtjen me rigorozitet të së drejtës së kufijve të Republikës së Shqipërisë. Duke qenë 10 vjet shef i Shtabit të Ushtrisë mund tju deklaroj me përgjegjësi se kufijtë tanë tokësorë, ajrorë dhe detarë janë mbrojtur sipas konventave, vendimeve dhe ligjeve të shtetit dhe kanë qenë të paprekshëm e të pakundërshtueshëm nga cdo shtet dhe organizatat ndërkombëtare. Personalisht e mbështes fuqishëm idenë dhe provën që sjell koloneli në rezervë prof.Myslim Pashaj. Po të miratohet një marrëveshje e tillë kaq me ngut mundet që nesër të akuzohet si tradhëti kombëtare, si ajo e Shën Naumit që Ahmet Zogu u shiti serbëve, ne sot ja shesim grekut. Ka apo ska marrëveshje, kjo nuk është shumë e rëndësishme , ne duhet të diskutojmë ka apo ska kufij detarë, ka apo ska kufij tokësorë, janë mbrojtur apo jo ashtu sic janë përcaktuar kufijtë deri më sot.”

    Në letrën e tij, Llakaj i kërkon presidentit të Republikës Bamir Topi të mbledhë ekspertët më të mirë për të shqyrtuar marrëveshjen e kufirit me Greqinë, e cila sipas tij, është në dëm të interesave kombëtare.
    (e.n/GSH/BalkanWeb)
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Dhurimi” i Jonit, humbja në bazë të baraslargësisë

    “Dhurimi” i Jonit, humbja në bazë të baraslargësisë


    » Dërguar më: 17/11/2009 - 12:49
    Prof. Asc. Dr. Myslim Pashaj

    Në një analizë për “Gazeta Shqiptare”, kolonel Myslim Pashaj sjell argumente të reja që për forcojnë konkluzionin se marrëveshja shqiptaro-greke për përcaktimin e kufirit detar cënon rëndë sovranitetin tonë territorial.

    * * *
    “Parimi i Baraslargësisë”, i cili është keqpërdorur kaq shumë gjatë kësaj periudhe të tejdukshmërisë, ka qenë si një “kryefjalë”. Ajo ka qenë gjithashtu si një mburojë e fuqishme ndaj të gjithë erës që kishte filluar të frynte lidhur me përcaktimin e kufijve detarë midis të dy vendeve. Ky parim ka qenë aq i sigurt dhe aq i patrazuar, aq i pastër dhe aq i virgjër, saqë nuk mund t’i afroheshe dot, sepse ai që në fillim të “tregonte vijën mesore, baraslargësinë” prej së cilës do të përcillej siguria, se gjithçka është bërë në bazë të parimeve të UNCLOS.
    Kjo kryefjalë aq shumë e shfrytëzuar, është marrë nga neni 1 i kësaj Marrëveshjeje:
    1. Kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të caktohet në përputhje me parimin e baraslargësisë. Në mënyrë më specifike, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale detare.
    Nisur prej saj, gjithkush që dëgjon e gjithkush që ka sy të shikojë mund të bindet se prej këtij neni nuk është lëvizur as edhe një milimetër, siç është shpërfytyruar saktësia e vërtetë dhe e mundshme ( margin error = gabimi i lejueshëm), i cili askurrë nuk mund të arrijë atë “milimetrin”. E gjithë kjo apologji e derisotme është mbështetur tek “ baraslargësia” dhe tek vija e mesme ( median line).
    Mirëpo, njohësit e të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtës Detare do të habiteshin me mburojën e “baraslargësisë” dhe mund të gjenin mundësinë për të shpjeguar sa e sa përvoja botërore, të kësaj fushe që janë ende në diskutim, vijojnë të diskutojnë dhe të ndajnë prerazi, se ky parim nuk i plotëson kushtet e arritjes së barazisë në përcaktimin e kufijve detarë.
    Vendosja që në Nenin 1 të marrëveshjes së fundit është një fasadë e bukur dhe hipnotike, por gjithnjë e më tepër arrijmë në fund të aktit ndarës dhe marrim një shuplakë të thatë: “Baraslargësia na ka çuar në pabarazi”, prandaj edhe neni 1 është pjesë e hermetizmit që tanimë e kemi trajtuar.
    Përcaktimi i kufijve detarë dhe të shtratdetit kontinental mbetet deri tash një problem shumë kompleks, shumë i ndjeshëm, se ka të bëjë me historinë, trashëgiminë, zhvillimin ekonomik, gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë, mëvetësinë kombëtare, shfrytëzimin e burimeve natyrore detare. Ai ka lidhje me sigurinë dhe politikën, marrëdhëniet dypalëshe, paqen dhe sigurinë në përgjithësi. Kësisoj do të ndodhë, dhe jo rrallë, që në vend “t’i vësh vetulla, i nxjerr sytë”
    Nuk është një detyrë kaq e lehtë. Lehtësia që u vu re në marrëveshjen e fundit ishte e dyshimtë, po të kemi parasysh se shumë shtete, me vite të tëra janë ende në negociata.
    Një shumësi çështjesh, të cilat që në fillim janë teorike dhe më vonë, në bisedime bëhen praktike, të njoftojnë se “s’ecën dot kaq shpejt” e “nuk kapërcehen lirshëm, çështjet!”
    Përcaktimi i kufijve detarë nuk është një veprim i thjeshtë dhe formal. Ai ka jetëgjatësi, bart një problematikë të gjerë juridike dhe të marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë vështrim, Marrëveshja e fundit hapi më shumë probleme. Ajo lëndoi plagë në vend që të kuronte diçka. Solli një skenar spontan me një ndjeshmëri të lartë.
    LAJTMOTIVI I BARAZISË
    Një ekip diplomatik, teknik apo shkencor i fushave të ndryshme që kanë lidhje me Dheun Kontinental, Detin apo Shtratdetin, ka në dorë mjete ligjore dhe studime shkencore të cilat janë armë, që të çojnë në fitore me lajtmotivin e barazisë. Pararendja dhe parapërgatitja duhet të jetë e tillë që në Marrëveshja duhet të realizojë synimin. Duhet që të njohësh të gjithë bazën ligjore të vendit dhe atë ndërkombëtare, të jesh i stërvitur me to, duke njohur të gjitha rrethanat për vlerësimin e interesave të vendit tënd. Kush do të ishte “ideologjia” (si të thuash) ai, “parimi bazor i drejtësisë dhe paanësisë” për të nxjerrë në fund rezultatin e paanshëm të barazisë? Kjo është e vështirë për t’u arritur. Nëse shpirti i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit do të ishte në brendësi, ai do të sillte një rezultat të pritshëm dhe të pranueshëm. Po ky shpirt mirëkuptimi, mesa duket nuk ka qenë.
    MESORJA DHE BARASLARGËSIA.
    Vija mesore ( mesore=median line) si një përfytyrim figuror gjeometrik i një trupi ujor, ka të bëjë me një seri të segmenteve të lakoreve që ndërpriten/ ose të vijëdrejtave, çdo pikë e të cilave është e baraslarguar nga pikat më të afërta të brigjeve detare që janë kundruall. Këto brigje janë me forma të llojllojshme, kepe, futje ujore, të përmasave të ndryshme, dalje shkëmbinjsh apo hapësirash të harkuara apo të drejta etj. Forma e vijës së mesme (mesores) do të varet kësilloj, prej vet formës së brigjeve. (shiko: Planer Median “equidistant” line computation for narroë channels. By: Ëilliam E Ball, Jr.)
    Ndërtimi i mesoreve kryhet në mënyrë automatike, në softëare të veçantë, mbi harta dixhitale, të cilat kanë me saktësi formën e brigjeve të të dy shteteve kundruall, në të njëjtin sistem koordinativ dhe projeksion hartografik.
    Kur përzgjidhet një parim, kuptohet se duhet të ketë parime të tjera. Në rastin e përcaktimit të kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, për një kohë të gjatë kanë vijuar diskutime të shumta, nëse parimi i baraslargësisë është “kreu” apo ndodh që ai vet të çon në zgjidhje të gabuar.
    Konventa e vitit 1958 e përcakton “equidistance line” (vijën e baraslarguar), si vijën çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta nga të cilat matet gjerësia e detit shtetëror ndërmjet dy shteteve”. Por, roli i “kreut” dhe “pozicionit komandues” të këtij parimi u godit duke e ulur atë në të njëjtin nivel me një tjetër parim, atë “të zgjidhjes së barabartë (Equitable Solution)”.
    Ishin vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të cilat në shumë raste nuk e morën në konsideratë për gjykim këtë parim, sepse ai të çon herë-herë edhe në pabarazi.
    Diskutime të shumta u bënë, por goditja e metodës së baraslargësisë shkoi aq larg, sa në Konventën e 1982 ky nocion (pra: baraslargësia) hiqet fare nga nenet 74 (qe ka të bëjë me: Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusive Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) të Konventës, dhe mbeten vetëm ne nenin 15 (që ka të bëjë vetëm me detin shtetëror).
    Neni 15
    Kufizimi i detit territorial ndërmjet shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë:
    “Kur brigjet e dy shteteve janë ballë për ballë ose në afërsi me njëri-tjetrin, asnjë nga dy shtetet nuk do të ketë të drejtën, përveç kur është bërë një marrëveshje ndërmjet tyre, për të zgjeruar detin territorial përtej vijave të mesme pikat e së cilës janë të baraslarguara nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të dy shteteve. Parashikimi i mësipërm nuk aplikohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethana të veçanta për të ndarë detet shtetërorë të të dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme”.
    Në të vërtetë, ndarja e DSH midis të dy shteteve prej Ujdhesës Tongo deri në përmbylljen e vijës që bashkon kepin Drasli ( Korfuz) - Porto Palermo (Shqipëri), përfshihet në një gjeohapësirë detare e cila është brenda standardit të UNCLOS për 12 md ( 22.22 km) për të dy shtetet. Kështu që parimi i baraslargësisë merret në diskutim për t’u përdorur. Megjithatë, edhe brenda kësaj njësie ka një tërësi rrethanash (shiko pjesën e dytë të nenit 15...) që lidhen me ujdhesat, shkëmbinjtë dhe sipërfaqeve në nivelin e Zbaticës (neni 13 i UNCLOS), që të çon përsëri në shkëmbin Barketa, me ujdhesat: Serpa dhe Tignosso = Peristeri të cilat duhet të vlerësohen si rrethana gjeografike dhe detare të veçanta.
    Po, a mund të kish edhe ndonjë titull historik?
    Për këtë është diskutuar aq shumë dhe përfaqësuesit e qeverisë e anatemuan atë hamendje sipas së cilës para se të shkohej në bisedime, në vend të “fshirjes” së gjithë ligjeve që kishin të bënin me ujërat territoriale dhe të brendshme, ashtu sikundër ndodhi, mund të ishte hartuar një ligj apo dekret i veçantë që të përzgjidhte si gji historik, Sarandën. Mirëpo, për këtë diskutim s’u la gur pa u lëvizur që gjiri të shkonte atje, në kthinë, gati në humbje, ndërkohë që ai ekzistonte aty, në jetë të jetëve, në gjendjen e tij fizike, gjeohistorike si rrallë ndonjë gji tjetër në Shqipëri, po kaq i njohur edhe për Greqinë fqinje. Kësisoj, parimi i baraslargësisë do të kishte veçori edhe në këtë gjeohapësirë ndarëse.
    Siç duket, parimi i baraslargësisë, edhe në nenin 15 përdoret jo tërësor, ndërkaq është shmangur nga nenet 74 dhe 83.
    Ja ç’thotë neni 74:
    “Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone ) ndërmjet shteteve me brigje kundruall, apo ngjitur do të kryhet sipas marrëveshjes bazuar në ligjin ndërkombëtar, siç referohet në nenin 38 të statutit te Gjykatës Ndërkombëtare, me qëllim që të arrijë në zgjidhje të BARABARTE (EQUITABLE SOLUTION)”.
    Po kështu, edhe neni 83 paragrafi i parë përdor të njëjtën gjuhë.
    Pse është futur ky koncept (Koncepti i barazisë)? Ai gjeti vend, në mënyrë të natyrshme, sepse mesorja( median line) nëse merret verbërisht çon në pabarazi. Vet koncepti i barazisë (Equity) bazohet në atë që është e drejtë, e ndershme, e barabartë. Ky është edhe formësimi fundor i çdo procesi Ndarjeje Detare dhe të Shtratdeti Kontinental. Kurse, ne vijojmë të dëgjojmë e dëgjojmë kryenenin dhe kryeparimin e “Baraslargësisë” kur kemi mbërritur në një pabarazi të plotë.
    BARASLARGESIA?
    PO SI MUND TE DISKUTOHEJ ME PARË PËR KËTË PARIM?
    Pavarësisht nga gjeometria e përpiktë në përdorim, metoda e baraslargësisë është zakonisht një prej metodave më të thjeshta, e cila mund të çojë në një zgjidhje të drejtë. Kjo metodë ka veçoritë e saj:
    (i) Baraslargësia e përpiktë mund të aplikohet në situata kur vijat bregore të të dy shteteve janë kundruall me njëri-tjetrin dhe mungojnë karakteristika të tillë gjeografike dhe rrethana të tjera që mund të kërkojnë ndonjë korrigjim për të ndryshuar vijën mesore (median line). Kjo do të ishte e përshtatshme për bregdetet në njësinë e dytë: Kepi i Mërtesës (Ksamil) deri në vijën përmbyllëse që mbaron në Porto- Palermo.
    (ii) Baraslargësia e thjeshtësuar, kur ndarja kufitare mund të thjeshtësohet në dy procese: (a) duke mos marrë në konsideratë disa nga pikat bazë në brigje të të dy vendeve, në mënyrë të tillë që të krijohet një vijë e baraslarguar më pak komplekse, ose (b) të mos marrësh parasysh disa prej pikave që vijojnë në radhë nëse drejtimi i vijës bregore është më i butë dhe pa dhëmbëzime. Në të gjitha rastet procesi i thjeshtësimit projektohet në mënyrë të tillë për të siguruar që asnjë shtet të mos fitojë hapësira të mëdha duke ia marrë padrejtësisht tjetrit. Kjo baraslargësi do të ishte e përshtatshme për Kanalin e Korfuzit, i cili edhe pse është i rregullt, prania e ujdhesës dhe shkëmbinjve krijon veçori.
    (iii) Baraslargësi e modifikuar, e cila lind në ato raste kur mungojnë tipare të rëndësishme gjeografike. Në këtë rast baraslargësia e përpiktë do të sjellë një rezultat të barabartë të gjeohapësirave detare dhe Shtratdetit Kontinental, e kësisoj përcaktimi i kufijve do të bëhet i drejtë dhe me paanësi për shtete që janë përbri njëri-tjetrit.
    (iv) Kur kemi prani të tipareve dhe rrethanave të veçanta shpesh gjendet një zgjidhje, për të përdorur vijën e baraslarguar, duke mos marrë në konsideratë pikat bazë si të pashmangshme, ose duke i rregulluar në një mënyrë të tillë për të reduktuar efektin e tyre. Kjo metodë zakonisht rezulton me një ndryshim më të madh të dukshëm me baraslargësinë e përpiktë se sa në rastin e metodës së baraslargësisë së thjeshtësuar, e cila zakonisht ka të bëjë me një shpërndarje të pabarabartë të gjeohapësirave detare midis dy shteteve në krahasim me ndarjen sipas baraslargësisë së përpiktë. Zgjidhja alternative e problemit të efektit të mospërpjesëtueshmërisë së rrethanave gjeografike prej metodës së baraslargësisë së ndarjes së ujërave detare, aplikohen në rastet e Ujdhesave që kanë vetëm një efekt të pjesshëm. Tërësia e ujdhesave të Korfuzit në drejtim të veriperëndimit me Othonin si skaj, është tipari përjashtues që në këtë hapësirë të përdorej baraslargësia e përpiktë, mbasi në këtë rast efekti i Ujdhesës Erikuza dhe Othoni në fund kanë qenë me ndikim të madh në humbjen nga ana e Shqipërisë të ujërave detare dhe Shtratdetit Kontinental.
    TRAJTIMI I UJDHESAVE DHE SHKËMBINJVE, FAKTOR SHUMË KOMPLEKS
    Përcaktimi dhe trajtimi i ujdhesave, shkëmbinjve, nivelit të baticë-zbaticës në përcaktimin e kufijve ujorë, janë shumë kompleks. Kësisoj Korfuzi, në fakt është një rrethojë me ujdhesa dhe shkëmbinj e cekëtina, që janë edhe “pararojë” e vet Korfuzit. Prandaj, ata marrin rolin kryesor dhe marrëveshjen për këtë ndarje, duke u bërë mburojë për Ujdhesën Mëmë, Korfuzin.
    Ky problem i ndërlikuar duhet të kishte qenë trokitje e parë ndaj grupit të biseduesve, mbasi siç është theksuar, Shqipëria Jugperëndimore ndodhet kundruall kësaj bashkësie ujdhesash, që në të vërtetë përbëjnë një arkipelag. Kjo duhet theksuar, mbasi vet efekti (ndikimi) dhe pesha e ujdhesave apo shkëmbinjve që u jepet atyre, ka një rol thelbësor në dëm të palës shqiptare. Secili rast është i veçantë dhe si i tillë duhet të shqyrtohet. Ndaj, ne kemi vënë re që në krye të herës, se kjo prani ujdhesash, shkëmbinjsh apo cekëtinash, përbën një faktor shumë të komplikuar në përcaktimin e kufijve detarë dhe të Shtratdetit Kontinental midis dy vendeve tona. Kështu që do të kishim dy prirje që duhet të “ndesheshin me njëra-tjetrën”:
    (i) Këmbëngulja e palës greke për një efekt të plotë të këtyre njësive.
    (ii) Prirja e palës shqiptare që të ulte sa më shumë të ishte e mundur peshën dhe efektin e tyre.
    Për këtë arsye, duhej para së gjithash:
    (a) të bëhej një ndarje dhe vlerësim i secilës ujdhesë apo shkëmb, për t’u dhënë një peshë “të plotë” apo “të pjesshme”. I gjithë ky ndikim është kundruall brigjeve të Dheut Kontinental të Shqipërisë.
    ( shiko dhe përqas: Ibid., p. 421, para. 68; Mahmoudi, Said (1990: 164); Delimitation of Maritime Zones Betën Sëden and The Soviet Union: An Appraisal, Almqvist & Tryckri, Uppsala.
    1951 ICJ Rep. 116; quoted by Prescott, Victor & Gillian Triggs (2005: 3245, 3246); Islands and Rocks
    and their Role in Maritime Delimitation; David A. Colson and Robert Smith (ed.), International Maritime
    Boundaries, Volume V, The American Society of International Laë, Martinus Nijhoff Publishers;
    Leiden/Boston, 3245-3280.)
    (b) Diskutimi, vlerësimi dhe deklarimi për titullimin e secilës ujdhesë apo shkëmb duhej të krahasohej medoemos me gjatësinë e brigjeve detare që ka kundruall, mbasi një praktikë e tillë është mbajtur parasysh për shumë shtete, në ndarjet detare.
    (c) Praktika e shteteve të ndryshëm, merr në konsideratë largësinë e tij prej ujdhesave mëmë apo Dheut Kontinental të shtetit pretendues apo edhe statusin politik të ujdhesës lidhur me pavarësinë e tij nga shteti mëmë (main land).
    (d) Popullsia e ujdhesës është gjithashtu një tregues që duhet të vlerësohet, e veç kësaj edhe aftësia e vetadministruese ekonomike e tij.
    (e) Një ujdhese i jepet një efekt i plotë kur ai është i gjithëpërfshirë me dheun mëmë.
    (f) Në rastin që shqyrtojmë, ujdhesat janë marrë thjesht si pika bazore në ndërtimin e vijës së baraslarguar.
    Skenari që mund të kishte pasur parasysh pala shqiptare do të ishte gjithkund “pesha pjesore” që duhet të kishin ujdhesat dhe shkëmbinjtë ndaj brigjeve shqiptare, që janë të plotë dhe pjesë të Dheut Kontinental dhe jo si Bashkësia e Ujdhesave të Korfuzit. Nëse do t’u jepet ujdhesave një peshë e plotë në ndarje, do të sjellë, natyrshëm një rezultat në përcaktimin e kufijve në pabarazi të madhe, ashtu sikundër ka ndodhur.
    Natyra e përzgjatjes së Shtratdetit Kontinental prej brigjeve të Karaburunit do të na qartësojë për natyrën e tij dhe të vijimit të masës së Dheut Mëmë, i cili duhet të zotërojë Shtratdetin kundruall.
    Prej Othoni, nismon një katërkëndor:
    Ujdhesë ( Othoni) – pika 150- Veriu i Gurores Romake të Gramës ( poshtë majës së Sinan Dukës)- Palasë dhe mbyllje, sërish në Othoni.
    Këtë figurë e “ka krijuar parimi i baraslargësisë” me një distancë të njëjtë nga pika 150, e cila ndërpret Siujdhesën e Karaburunit dhe vet Ujdhesën Othoni.
    Sipërfaqja ujore detare është 1170 km2.
    E gjithë kjo sipërfaqe, e cila siç është shqyrtuar i takon njësisë së katërt të ndarë prej nesh, që u përket të dy vendeve:
    (i) Një ujdhesë ( Othoni), me sipërfaqe prej 10.8 km2.
    (ii) Një pjesë e Siujdhesës së Karaburunit, e cila ka një gjatësi bregore prej rreth 30 km.
    Por, pabarazia reale sipas përpjesëtueshmërisë është shumë e madhe dhe krejtësisht e ardhur si rrjedhojë e përzgjedhjes “me verbëri” të “parimit të baraslargësisë”.

    GSH.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dokumenti, protesta e SHBA për detin e Shqipërisë

    Dokumenti, protesta e SHBA për detin e Shqipërisë

    Arben Rrozhani | 17/11/2009 | Dossier |

    Ambasada amerikane kërkonte 20 vite më parë zvogëlimin e ujërave territoriale në 12 milje


    Një dokument i 20 viteve më parë, tregon se Shqipëria kishte vendosur kufijtë e saj detarë në ujërat territoriale, duke i çuar ato edhe 15 milje detare.


    Dy dekada më parë, kur Shqipëria ishte pranë ndryshimeve të mëdha demokratike, dhe, SHBA me fuqitë e tjera perëndimore shikonin mundësinë e rilidhjes së marrëdhënieve me vendin e izoluar komunist, ambasada e SHBA-ve në Paris, me ndërmjetësinë e ambasadës Franceze, i çon një notë qeverisë shqiptare, kundër kufirit 15 milje detare të ujërave territoriale.


    Dokumenti diplomatik, që daton qershorin 1989, tregon se, Uashingtoni ishte i shqetësuar për kufirin e ujërave territoriale të Shqipërisë, të vënë në mënyrë të njëanshme nga qeveria komuniste që në vitet '70, duke kërkuar uljen e tyre në 12 milje detare, sa ç'e parashikonte Konventa e Detit e vitit 1982.


    Nota përmes ambasadës franceze iu dërgua Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Ministri i jashtëm i asaj kohe, Reis Malile, informon qeverinë për notën e dorëzuar nga qeveria e SHBA-ve, duke zbardhur edhe tekstin e plotë të notës amerikane.


    Sipas Maliles, gjerësia prej 15 miljesh e ujërave territoriale shqiptare, pengonte kalimin paqësor të anijeve ushtarake në det, dhe se, Shqipëria duhet të respektonte të Konventën e Detit. Shqipëria e nënshkroi këtë konventë në vitin 2003, ndërsa SHBA nuk e ka ratifikuar ende, edhe sot pas dy dekadash.


    Pala shqiptare që negocioi marrëveshjen detare me Greqinë, ka këmbëngulur vazhdimisht se Shqipëria nuk ka pasur kufi detar me vendet fqinje, ndërsa oponentët e marrëveshjes, thonë se kufijtë e Shqipërisë dihen botërisht dhe njiheshin edhe nga fqinjët.

    Informacion


    Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t'i transmetohet qeverisë shqiptare.


    Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë.


    Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme:
    a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale.
    b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale).
    c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

    ***

    Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale.


    Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë.
    Bashkëlidhur është teksti i notës.
    Reis Malile
    Tiranë, më 26 korrik 1989


    Nr.299


    "Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t'i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë:


    Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.


    Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve.


    Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare.


    Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta.


    Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike.


    E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t'i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara.


    Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë".


    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t'i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    Paris, 21 qershor 1989
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shqiptarët e SHBA, takim kundër Paktit

    Shqiptarët e SHBA, takim kundër Paktit

    Shekulli | 17/11/2009 | Dossier |


    Lektorët Agron Alibali dhe Armand Vinçani, dëgjesë publike pas asaj të ambasadorit Hoxha


    Një javë, pas leksionit të ish-kryenegociatorit të ekipit shqiptar në mbrojtje të marrëveshjes detare me Greqinë, figura të rëndësishme të shqiptarëve të Amerikës kundërpërgjigjen me një takim tjetër.


    Ndërsa ish-kryenegociatori Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, mbrojti në leksionin para shqiptarëve të Amerikës, Marrëveshjen detare me Greqinë, dy nga ekspertët e njohur të bashkësisë shqiptaro-Amerikane, Agron Alibali dhe Armand Vinçani do të trajtojnë temën: "Përcaktimi i kufirit detar Shqiptaro-Grek.


    Pse nuk duhet nënshkruar kjo Marrëveshje". Takimi do të mbahet në ambientet e NYU, ditën e Shtunë, në datën 21 Nëntor 2009, ora 11:15-13:15.


    Sipas organizatorëve, javën e kaluar z. Ferit Hoxha, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në OKB, paraqiti në një ekspoze shumë informuese qëndrimin lidhur me marrëveshjen, premisat dhe logjikën e ndjekur nga qeveria shqiptare për të arritur në një marrëveshje të tillë.


    Takimi do të zbulojë anën e kundërt të opinionit publik, që thotë se qeveria shqiptare ka bërë lëshime që e dëmtojnë rëndë interesin shtetëror shqiptar. Sipas organizatorëve, Marrëveshja për ndarjen e kufijve ujorë midis shtetit shqiptar dhe atij grek, ka krijuar shume paqartësi dhe tensione në shoqërine shqiptare, si dhe ne bashkësinë shqiptaro-amerikane.


    Shumë nga ekspertet e njohur të komunitetit tonë e në veçanti Agron Alibali, Armand Vinçani dhe Viola Trebicka janë shprehur publikisht e duke dhënë kontribut profesionalisht shumë cilësor, lidhur me analizën e kësaj marrëveshje nga këndvështrime të ndryshme me qeverinë shqiptare. Po ashtu, shtypi i bashkësisë shqiptaro-amerikane, e ka trajtuar këtë temë gjerësisht, dhe interesi në bashkësinë shqiptaro-amerikane lidhur me këtë temë është tejet i ndjeshëm.


    Lektorët janë Agron Alibali, Senior Fellow, në Qendrën për Demokraci dhe Zhvillim të shkollës pasuniversitare për politikat, Mc ormack të Universitetit të Massachusetts në Boston dhe Armand Vinçani, ish- Zv. Shef i Shtabit te Përgjithshëm te Ushtrisë Shqiptare me gradën Gjeneral-Major, aktualisht Senior Financial Analyst në Qendrën Mjekësore të NYU.

    SHEKULLI.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Glaukia88
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Postime
    75

    Arrow Dilema mes pragmatizmit dhe parimeve

    T’i qëndrojmë larg retorikës nacionaliste! Ky është një kusht paraprak që, çdo shkrim mbi çështjen e Kanalit të Otrantos (e thënë butë) apo dhurimit të një copëze Shqipërie (e thënë ashtu vendçe), duhet të plotësohet, për të mos rënë pre e skemave akuzuese për ata, që në parim janë kundër paktit Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë. Atëherë për të mos rënë në kurthin e nacionalizmit, i diabolizuar sikur të ishte një sëmundje e keqe, le të flasim për “kombëtarizëm”. Për këtë kemi të drejtë, apo jo?! Natyrisht që po. Por le të hyjmë në temë. Në cilësinë e ministrit të Jashtëm, zv.kryeministri, Ilir Meta, deklaroi se marrëveshja me fqinjin tonë, teknikisht është e drejtë. Megjithatë, e rëndësishme është që sot mund të themi me plot gojë, se një copëz Shqipërie nuk është më e jona! Kartonët e “liderit”, së bashku me ato të “baballarëve të kombit”, do ta bëjnë këtë, në një datë ende të pacaktuar. Në emër të kujt? Në emër të stabilitetit në rajon? Të rolit të “nxënësit të mirë”, që Shqipëria ka mbajtur dhe po mban më të gjithë (si ata që e respektojnë, ashtu dhe me ata që e fyejnë), pa një analizë të mirëfilltë kosto-përfitim? Në emër të integrimit europian, këtij ylli polar (përcaktim që Kryeministri Berisha i bëri integrimit pak ditë pas aleancës paszgjedhore me LSI-në) pa të cilin as frymë nuk marrim dot dhe as jeta nuk paska më kuptim? Një parantezë. Ç’do të thotë integrim? Është një koncept paksa flu dhe shumë i debatuar në literaturë. Specialistët e ministrive përkatëse do të munden me siguri të na e shtjellojnë. Por para se të na shpjegojnë këtë, u duhet të falin një copëz Shqipërie … Kam njohur dikur një person, për të cilin marrja e letrave në një shtet të huaj perëndimor u bë një objektiv aq i rëndësishëm, sa gjithçka sillej rreth saj. Këtë ai e konsideronte si fundin e vuajtjeve të tij. Aq objektiv i rëndësishëm u bë për të kjo gjë, sa i kushtoi tërë energjitë e tij… në një pikë të tillë sa luste Zotin të sëmurej, që të paktën për arsye humanitare, t’ia jepnin ato të shkreta letra. Dhe më të vërtetë u sëmur, me një sëmundje që i mori jetën. Letrat i mori, po fatkeqësisht nuk jetoi gjatë për t’i gëzuar ato. Le t’i kthehemi tani problematikës sonë, marrëveshjes me një titull të komplikuar me “shelfe dhe delimitacione”. Le të mos kemi frikë nga termat dhe ta themi hapur. Patëm frikë, u stepëm dhe zgjodhëm rrugën më të lehtë (për disa) për të përfituar sa më shumë nga monedha “integrim”, e vetmja sipas qeveritarëve tanë, që lejon blerje pa shumë problème të mallit “pushtet”. Specialistët ministrive përkatëse do ta kenë të vështirë të argumentojnë integrimin europian si një integrim vlerash (përkufizim i dhënë ky për Komunitetin Europian nga një numër i madh specialistësh e politikanësh). Sepse në këtë rast, kemi të bëjmë me një integrim interesash të errëta lokaliste, e në rastin tonë, partiake. “Po çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe një të mirë”, thotë populli. Nëse këtë marrëveshje do ta shikonim si të keqe, e mira të paktën do jetë që, një copëz Shqipërie do të hyjë në Europë para Shqipërisë sonë, por … nga një derë greke. Na i kishte thënë dhe Papulias, ky grek që ka pirë gji shqiptar, se rruga jonë për në Europë kalon nga Athina. Nuk e di a e besuam atëherë, po pa zhurmë e pa potere si në rastin e Maqedonisë, po vërtetohet gjithnjë e më shumë se paska qenë e vërtetë! Pak a shumë, këtë tha edhe ministri ynë i Jashtëm, i cili së fundmi u emërua dhe si përgjegjës i integrimit tonë. Na tha që pakti me Greqinë, teknikisht, është sipas normave. Sipas cilave norma? Sepse ato norma të debatuara në ato konferenca e prononcime që unë kam dëgjuar, vijnë prej disa “nacionalistësh”, “kombëtaristësh”, “ksenofobistësh”, e ç’është më e bukura, prej disa “specialistësh”. E natyrisht, për të yshtur akuzën e nacionalistit, nuk mund të jem i prirë t’u besoj. Specialistët e ministrive, që marrin dhe rrogën për këtë punë, nuk i dëgjuam ndonjëherë të argumentonin. Pamë vetëm zyrtarët, që pohuan pa argumentuar. E pra, ju jeni vënë në krye për të na drejtuar, për të na thënë çfarë është e mirë për ne dhe çfarë jo. Nuk po marr mundimin ta bëj këtë pyetje, se e di që do të më kthehej një përgjigje standarde dhe shumë cinike (për të mos thënë frikacake dhe e pështirë), se “më e mira për popullin tonë, si një faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, do të ishte integrimi në bashkësinë e vlerave”. Po në cilën kuti bronzi hermetike të fusim parimet dhe etikën? Atëherë në emër të këtij morali, të kësaj etike dhe bashkësie vlerash, lërini të tjerët të thonë mendimin e të japin gjykimin e tyre; lërini t’ju thonë se kjo që bëtë ishte e pandershme dhe jo transparente; t’ju thonë që ishit të pazotë; lërini t’ju thonë që integrimi në bashkësinë e vlerave, për ju, nuk është një objektiv, po një karotë që ia keni lidhur në qafë këtij populli që të vrapojë për ta kapur deri sa të lodhet; lërini t’ju thonë që, sa më shumë qeveritë tuaja do t’i referohen yllit polar të integrimit, aq më shumë ky popull duhet të shqetësohet për aftësinë tuaj të kufizuar në zgjidhjen e problemeve; lërini t’ju kërkojnë të jini të ndershëm; lërini t’ju thonë se nuk është as parimore, as morale, as etike, që 71 veta të kenë të drejtën të shesin pasurinë e 5 milionë të tjerëve. Sepse ai det është deti i shqiptarëve. Ndoshta teknikisht kjo marrëveshje mund të jetë dhe e drejtë, por mënyra se si po menaxhohet, me mungesë transparence dhe arrogancë, të bën të besosh se intriga ballkanike qenka integruar në Europë para vlerave, moralit dhe etikës. * Autori është Ekonomist i specializuar në çështjet e menaxhimit të sigurisë – Universiteti i Lozanës (Zvicër)

    Mare nga: shtypidites.com

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kufijte, dalin negociatorët. Qeveria i mbajti sekret emrat

    Kufijte, dalin negociatorët. Qeveria i mbajti sekret emrat

    » Dërguar më: 18/11/2009 - 07:16

    Tedi Blushi

    Marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar me palën greke është negociuar nga 11 zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht listën e bisedimeve të palës sonë, që për muaj me radhë është mbajtur sekret nga qeveria. Informacioni është servirur dje zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme. Në bazë të të dhënave bëhet e ditur se grupi negociator i palës shqiptare është ngritur me urdhër direkt të kryeministrit Sali Berisha. Në përbërje të tij ka pasur përfaqësues nga vetëm tre ministri, respektivisht ajo e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme.

    Kryenegociator ka qenë Ferit Hoxha, aso kohe sekretar i përgjithshëm i MPJ-së dhe tanimë ambasadori i Shqipërisë në OKB.

    Ekspertët që përfaqësuan Ministrinë e Jashtme në këtë grup kanë qenë konkretisht
    Gazmend Turdiu, drejtor i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore;
    Ilir Tepelena, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale;
    Ledia Hysi, drejtore e Çështjeve Juridike dhe të Drejtës Ndërkombëtare;
    si edhe dy specialiste në çështjet juridike dhe rajonale,
    Suela Ibrahimi dhe Enkeleda Mërkuri.

    Ministria e Mbrojtjes është përfaqësuar në negociata me palën greke me 4 ekspertë të saj,
    Kristaq Gërvenin, aso kohe komandat i Flotës Detare, i emëruar së fundmi zv/shef i Shtabit të Përgjithshëm;
    Miranda Zekën, drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë;
    si edhe nga përgjegjësi i sektorit të hartave dixhitale, Anduel Cauli dhe ai i sektorit të fotogrametrisë, Ferdinand Berberi.

    Sa i përket Ministrisë së Brendshme ajo është përfaqësuar në këtë grup negociator vetëm me një ekspert,

    drejtorin e Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisarin Krenar Muço.

    Akuzat ndaj grupit negociator

    Ekspertët e fushës, juristët, diplomatët, historianët, politikanët, përfaqësuesit e 72 shoqatave atdhetare-kulturore si edhe ish-ushtarakët e lartë të shtetit shqiptar i kanë cilësuar “të paaftë” negociatorët e palës shqiptare që morën pjesë në bisedimet me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në rezultatet e studimit prej 117 faqesh të kolonelit Myslim Pashaj, ku pretendohet fakti se nga kjo marrëveshje cenohet rëndë sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i dhurohej kësisoj Greqisë thuhet mes të tjerash se, “pala shqiptare duket nuk ka qenë fare në bisedime, nuk ka shtruar asnjë argument dhe nuk ka kundërshtuar ndonjë tjetër. Kjo situatë duket absurde. Indiferenca shkencore është fatale”. Nga ana tjetër, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu është shprehur gjithashtu se, “nuk është e vështirë të konkludohet se në këtë mes ke të bësh me një veprim që duket qartë që është trajtuar me një mënyrë jo kompetente nga ata që ishin ngarkuar për të menaxhuar hartimin e saj”. Ndërkohë, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Veli Llakaj ka shkuar më larg me qëndrimin e tij duke pretenduar se, grupi negociator shqiptar nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka lejuar palës greke sipas tij, “të zaptojë sovranitetin territorial të Shqipërisë. Këtë do ta quaja një turp dhe poshtërim që i bëhet Shqipërisë”, - është shprehur ai.

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 30 prej 93 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •