Close
Faqja 9 prej 93 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 921
  1. #81
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Postime
    81
    Sa turp.
    kush eshte ai idiot qe beson qe s'kemi pasur kufi detar me Greqine?
    Kaq idiote na dini? Kufij ka ne cdo shtet te botes. Ku le greku te futesh ne ujerat e tyre detare?

    Kufijte rivendosen me parlament, pse e ka bere fshehurazi Berisha?

    Nejse, nga njerez qe e mbajne saliun ne avatar, si enverin dikur neper parrulla, s'pres me shume.
    Mbetjet e komunizmit i ka marre saliu nga pas, ata qe jetojne duke i lepire ****** diktatorit.
    Ata qe jetonin keshtu me Enverin, tani u ka mbetur te jetojne po keshtu me saliun.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Skandali me kufijtë, Berisha: Matjet u bënë me hartë shqiptare

    Kryeministri shqiptar Sali Berisha reagoi sot për skandalin e firmosjes së marrëveshjes për kufijtë grekë mes Shqipërisë e Greqisë. Në konferencë për shtyp kryeministri tha se matjet e kufijve grekë janë bërë me hartë shqiptare dhe sulmoi mediat që denoncuan skandalin. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” arriti të zbardhë faktin tronditës se me marrëveshjen qeveria i dhuronte Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore.
    KONFERENCA E KRYEMINISTRIT

    TIRANE-Kryeministri shqiptar Sali Berisha sulmoi sot “Gazeta Shqiptare” dhe tv NEWS 24, dy mediat të cilat prej disa ditësh denoncojnë skandalin e marrëveshjes së kufijve detarë sipas së cilës Shqipëria i fal Greqisë 225 km 2 sipërfaqe ujore.

    “Qeveria punon për vendin e vet, ju në mënyrë konsistente po punoni kundër vendit. Për kufijtë shqiptarë është përdorur harta e marinës së Shqipërisë. Është përdorur konventa ndërkombëtare e detit e cila përcakton qartësisht si bëhen matjet. Të jeni të sigurtë, ushtria shqiptare nuk përdor hartën e një vendi tjetër, ka hartën e vet" - deklaroi kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të organizuar sot në mesditë pas kthimit nga Praga.

    Denoncimi
    Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.

    Tv NEWS 24 denoncoi pak ditë më parë faktin e marrjes në referencë të një harte të shkruar në greqisht për hartimin e marrëveshjes e cila u firmos nga ministrat përkatës Bakojanis e Basha. Në konferencën për shtyp pak ditë më parë ku ministria e Jashtme dhe e ajo e Mbrojtes u përpoqën të hidhnin poshtë skandalin e zbuluar nga media.
    Komandanti i flotës detare Kristaq Gërdeni në përpjekje për ti treguar mediave se distanca nga njëra pikë e marrëveshjes deri në kufijtë respektivë punon mbi një hartë të shkruar në greqisht, çka le të kuptohet qartë se marrëveshja është hartuar mbi këtë hartë.




    Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në ishullin gerk të Korfuzit. "Gazeta Shqiptare" zbardh takimin e dy komandantëve të Flotave më 28 nëntor 2008.

    TIRANE-Marrëveshja për dhurimin e ujërave territoriale të shtetit shqiptar në favor të Greqisë është projektuar në Korfuz. Negociatat sekrete janë zhvilluar ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki. Ministria e Mbrojtjes greke bën të ditur në faqen e saj zyrtare në internet, se vizita zyrtare e Gërvenit në ishullin e Korfuzit ka zgjatur tri ditë, respektivisht në datat 26, 27 dhe 28 nëntor 2008. Pra çështja e dhurimit të rreth 225 km2 sipërfaqe ujore në favor të Athinës zyrtare është mbyllur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht fotot nga ky takim, ku të dy autoritetet e larta ushtarake shfaqen të gëzuar për rezultatet e marrëveshjes dypalëshe të arritur.
    Dhurimi
    Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve, e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #83
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin

    Aulona, hidhi nje sy :

    A mund te quhen sekrete negociatat, kur dy ushtaraket e vendeve respektive, pozojne para kamerave duke shternguar duart????
    Te siguroj qe jo.



    Sic shihet, ska pasur asnjegje sekrete. Marina ushtarake eshte ajo, qe ka ekspertet me te mire per topografine ujore. Dy ushtaraket e larte, kane bere bisedimet tekniko-politike e rangut te larte, ne menyre legale.
    e verteta dhe e drejta jane miq me te mire se edhe vete Platoni, miku im

  4. #84
    o shok dhe shoqe po ketu qenkan mbledhur te gjithe femijet e komunistave dhe na mbyten,, por nuk do mund te ndryshojne gje se ska me njerez te paditur ,,sikur ishin ne kohen e enverit ,,e pastaj kur nuk ke kale te ngasesh do perfundosh si **** verdadhe,,keto femijet e kulturuar nuk dine se cfar te bejne nga inati,i ksaj qeverije se dite per dite po ua bllokon baballareve te tyre shtigjet per te vjedhur e po u mbarohen milionat ,,por te germojne te germojne se qenin e ngordhur do gjejne kelyshat e komunistave..ngadale edhe ati kompasit po i vjen rradha derisa ta kapin me presh ne duar,,besoj se e dini mire se per ke e kam fjalen per te mirin edi rama si ben drama me kopuket e tij,,po mos u merzisni se ketu do jemi edhe pak dite nga zgjedhjet dhe do e shifni se sa perpara do fitojne demokratet se e meritojne dhe ju nuk mund ta pranoni kete,,edhe po te jene te keqinje demokratet 100000 milion here me te mire socialistat jane ,,se po bejne nje pune te shkelqyer,, boll u lodhet duke u munduar neper media e neper forume se nuk i han kush llokumet me arra me ok shoke e shoqe,,po merruni me naj gje tjeter se po humbisni kohen ,,u beme ne te merremi me ujerat e dy shteteve,,i takon jteter kujt te vendosi e te flasi per keto turp tju vije, se kjo dituri qe keni shumezohet me zero biles me minus ,,por keshtu eshte kur nuk mund te perceptosh dicka, nejse u uroj fat shqipetareve dhe urime qeverise se po na zbardhin faqen neve jashte shqiperise, dhe ai qe nuk i shef ndryshimet ne shqiperi dmth se vetes i thot i zgjuar por nuk ka marre miratimin e njerezve mirupafshim ...

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e katjushka
    Anëtarësuar
    25-04-2009
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    131
    o shok dhe shoqe po ketu qenkan mbledhur te gjithe femijet e komunistave dhe na mbyten,,
    komunistat me duket se thonin shoke e shoqe hahahhahahahah
    dole me te vertete pzicion jashte loje

  6. #86
    Qeveria mbron marrëveshjen

    Fatos Ahmati
    BBC, Tiranë



    Ministria e Mbrojtjes
    Reaguan zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme
    Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes e Shqipërisë reaguan ndaj deklarimeve të disa mediave shqiptare, sipas të cilave në marrëveshjen për kufijtë ujorë midis Shqipërisë dhe Greqisë, pala shqiptare ka bërë lëshime territoriale.

    Zyrtarë të ministrisë së Jashtme shqiptare dhe të ministrisë së Mbrojtjes, në një deklarim për shtyp thanë se “nuk është bërë asnjë ndryshim i kufijve”.

    Sipas tyre gjithshka është përcaktuar mbi bazë të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria është palë.

    Zyrtarët vlerësuan se marrëveshja dypalëshe, e nënshkruar me rastin e vizitës së kryeministrit grek Karamanlis në Tiranë, përbënte sukses.

    Ata thanë se Shqiperia mund të shfrytëzojë nëntokën e saj duke u mbështetur tek ligjet ndërkombëtare.

    Me se shumti zyrtarët ju referuan shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe të gazit që mendohet se gjenden brenda ujrave territoriale shqiptare.

    Reagime

    Por rreth kësaj çështjeje kanë reaguar edhe segmente të politikës të cilët kanë kërkuar nga qeveria dhe kryeministri Berisha të japin spjegime dhe të jenë transparente.

    Sipas tyre në miratimin e kësaj marrëveshjeje qeveria shqiptare nuk është udhëhequr nga interesat e vendit.

    Historiani dhe politikani i opozitës Pëllumb Xhufi i tha BBC se janë lënë mënjanë çështjë të rëndësishme si ajo e çamëvë apo arsimimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.

    Çështja pritet të prodhojë debat edhe në ditët e ardhshme pasi edhe fushata zgjedhore po afron. Ende nuk dihet nëse marrëveshja do të ratifikohet nga parlamenti, seanca e vetme dhe e fundit e të cilit do të zhvillohet me 11 maj.

    Sipas marrëveshjes midis Shqipërise dhe Greqise, por edhe konventave ndërkombëtare, kufiri detar i Shqipërisë nuk mund të shkojë më shumë se 12 milje detare, ndërsa kufiri detar midis dy vendve ndahet në mënyrë të barabartë.

    Deri tani në fuqi ka qenë një ligj i vitit 1983 sipas të cilit autoritetet komuniste të kohës kishin vetëdeklaruar një kufi detar prej 15 miljesh detare, kufi që nuk njihej nga konventat ndërkombëtare.

  7. #87
    o katjushka pozicioni jashte loje luhet ne dy ane keshtu qe ti paske lidhje me testen e partise hmmmmmmmmmmm

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    Citim Postuar më parë nga dias10 Lexo Postimin
    Ka disa ketu, qe po hedhin hipotezen, se media me emrin: (News 24/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb), na qenka ajo qe po i digjet barku per Shqiperine, kurse, gjithe politikanet shqiptare, te majte e te djathte, na qenkan te shitur.

    Balkanweb-i, eshte ajo media, qe jep e para ne shqip, qe Serbia ka marre masa ne kufi, per te mos u prekur nga gripi i derrave......

    Ballkanweb-i, eshte ajo media, qe transmeton e para çdo frymemarje te Serbise, qe kur ajo merr nje borxh nga FMN-ja, e deri ne detajet me te rendomta, te jetes politiko-shoqerore te Serbise.

    A eshte kjo nje media e pavarur dhe e besueshme?
    Absolutisht jo.
    E meposhtmja eshte nje grafik, se sa rigorozisht eshte bere vendosja e vijes kufitare:



    ja dhe pika 100:

    Ballkanweb eshte e para qe tha qe shqiptaret i vodhen oren presidentit te Xhorxh Bush.ajo eshte nje media e felliqur antishqiptare dhe aspak profesionale.
    ...Tirana eshte e para

  9. #89
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    tani na mbushet mendjen ju qeveritaret me keto matje...
    po mire po greku pse i ka vajtur 6 km ne kufi turkut??? sipas konventes se mesiperme i bie qe greku te shkoj mbrapsh por kjo gje nuk ka ndodhur ndersa me ne vijn edhe na tregojn konventatttttt..

    grek=pis milet
    vari leshte

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Berisha: Kufiri u nda me rregullat e konventës



    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar të premten se nuk i është falur asnjë centimetër det Greqisë. Ai tha se gjithçka që është artikuluar dhe shkruar kohët e fundit është një trillim i një medie dashakeqe. (Çështjen e ndarjes së kufijve detare Shqipëri-Greqi, e ka ndjekur në botime të përditshme “Gazeta Shqiptare”).

    Gjatë konferencës për shtyp kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes: Pse është ndërmarrë në fshehtësi marrëveshja me Greqinë për ndarjen e kufirit detar dhe pse kjo ndarje është bërë në bazë të hartës greke?

    “Kjo qeveri punon për të mirën e vendit të vet, por ndoshta ndonjë media dashakeqe që mund të ketë marrë para mund të sjellë lajme dashakeqëse që nuk e di se kujt i shërbejnë. Unë po i përgjigjem pyetjes meqenëse më kanë ardhur qindra sms nga njerëzit këto ditë. Po iu them se nuk ka pasur kufij detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe marrëveshja bën këtë gjë, duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare të Detit”, ka thënë Berisha.

    Jemi konsultuar - vijoi ai - edhe me miqtë tanë më të mirë për këtë, por si dokument bazë është marrë konventa e OKB-së.

    “Nuk është fare e vërtetë që ndarja është bërë në bazë të hartës greke. Ndarja është bërë në bazë të hartës së Flotës Detare shqiptare. Shkoni atje e merreni hartën. Ndërsa pala greke ka përdorur hartën e shtetit të tij, natyrisht. Ju keni liri të trilloni kundër vendit tuaj, por unë dua të siguroj qytetarët shqiptarë se marrëveshja është bërë duke u nisur në bazë të koordinatave të mirëpërcaktuara nga strukturat ndërkombëtare ku ne aderojmë”, tha ai.

    Kryeministri Berisha ka dalë në konference pas kthimit nga Praga, ku dorëzoi kërkesën e Shqipërisë si vend kandidat ne BE.
    O Gjilanas te respektoj,pse mbron nje PSIKOPAT.Se ke te nevojshme o njeri.
    Shendet.

Faqja 9 prej 93 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •