Close
Faqja 70 prej 93 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 921
  1. #691
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Greqia nuk vuan per ujra apo per dete. Ideja se greket po na vjedhin ujin e detin eshte qesharake per cdo njeri me mendje te shendoshe qe e degjon. Kufirin ujor e vendosin ekspertet e komisionit shqiptar dhe ekspertet e komisionit grek, duke negociuar me njeri-tjetrin dhe duke iu referuar konventave nderkombetare dhe duke perdorur ekspertizen amerikane ne kete fushe, per te arbitruar cdo problem qe mund te lindi. Objektivi i kesaj mareveshje nuk eshte se "kush merr uje Joni me shume, Greqia apo Shqiperia", por QE TE ARRIHET NJE MAREVESHJE. Per aq kohe sa nuk ekziston nje mareveshje, do te kete incidente sigurie dhe do te kete pengesa te jashtezakonshme per projekte te te dy shteteve, per te eksploruar per nafte ne Jon, apo per te ndertuar tuba nenujore gazi per te lidhur bregun tone me bregun italian. Asnje korporate e madhe energjitike nuk vjen e investon ne nje shtet qe nuk ka nje kufi detar me shtetin fqinj. Dhe jane te pakten 3 projekte qe kane lidhje me energjine: eksplorimin e naftes ne det dhe rrjetin e shperndarjes se gazit natyror, prej te cilave si Shqiperia dhe Greqia mund te perfitojne shume. Keto jane projekte qe nese kalojne ne Shqiperi per shembull, kane potencialin qe te ndryshojne menyren se si shqiptaret ngrohen ne dimer apo gatuajne neper shtepite e tyre. Kostoja e gazit natyror eshte shume here me e ulet se ajo e energjise elektrike.
    Meqe nuk vuaka per territore, atehere le te na i ktheje ato qe i na i mori para 99 vjeteve. Pastaj ne nje kufi kishim per keto 99 vjet o Albo. Tani u kujtuan te ribejne kufirin? Si paskemi ruajtur ne kufirin gjate ketyre 99 vjeteve nese nuk kishte kufi?

    Ideja se "mareveshja eshte mbajtur sekret" eshte nje trillim i mediave prane Edi Rames per te luajtur me mendjet tuaja. Sipas Kushtetutes se Shqiperise, privilegjin e negocimit dhe nenshkrimit te ketyre mareveshjeve e ka ekzekutivi shqiptar, qeveria. Kuvendi i Shqiperise ka per detyre qe te ratifikoje mareveshjen qe nenshkruan qeveria. Nese do te kishim nje opozite konstruktive qe nuk politizon mareveshjet me vendet fqinje, ajo do te kish ngritur te gjitha pyetjet e shqetesimet e saja ne Kuvendin e Shqiperise, pasi te njihej me draftin apo mareveshjen e nenshkruar nga te dy palet. Mareveshja nuk hyn ne fuqi pa u miratuar nga Kuvendi i Shqiperise. Do te ishte me e ndershme per opoziten shqiptare qe te votonte kunder saj ne Kuvend, se sa te bente ate maskarade qe beri duke e kthyer ne nje top futbolli mediatik dhe duke e kaluar ne Gjykaten Kushtetuese.

    Sipas Kushtetutes se Shqiperise, asnje mareveshje e nenshkruar nga qeveria dhe e ratifikuar nga Kuvendi nuk eshte e hapur per gjykim nga gjykatat apo per referendum nga populli. Dhe jo vetem qe kjo mareveshje nuk u mbajt sekret, por administra e shtetit shqiptar arriti deri atje, sa i kerkoi kreut te Flotes Detare te vendit, qe te prononcohet ne publik dhe ne media per te sqaruar publikun. Nuk qellon shpesh qe kreu i Flotes Detare te nje shteti prononcohet ne media apo merr pjese ne debate televizive.

    Shteti shqiptar, si cdo shtet i botes, rezervon te drejten e sekretit shteteror. Por ne kete rast jo vetem qe kjo gje nuk u be, por shteti shqiptar u tregua me transparent se sa duhet.

    Albo
    Jo more! Po na habit! Se isha ne Shqiperi kur plasi skandali. Ne fillim qeveria per nje muaj deklaroi se nuk ka asnje marreveshje, dhe nuk ka pasur asnje bisedim. Kur Athina protestoi dhe deklaroi qe ka pasur bisedime, qeveria e pranoi dhe u mundua me ngulm te mbronte kufijte e ndryshuar.
    Sic duket paskam qene ne ndonje Shqiperi te ndonje dimensioni tjeter universor, sepse ne ate Shqiperine tuaj gjerat paskan ndodhur ndryshe.

    Sic po thua ti, ka rrezik qe te cohem nje dite te bukur mengjesi, e te shoh ushtare e police greke neper rruge e te me thone qe Tirana i ka kaluar Greqise me marreveshje qe ishte sekret shteteror e tani duhet t'i bindem qeverise se Athines.

    Nese eshte keshtu, atehere ne dreq te shkoje kjo kushtetute e kjo qeveri. Ne kemi te drejten hyjnore per te mbrojtur cdo cm territor tonin, edhe kur e kercenon vete qeveria "shqiptare".

  2. #692
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cd3

    dritan llamburxhinaj.. nuku me ka ngritur horizontin muan..

    ka bere vetem nje gje.. qe mjeshterin e tij e vuri ne sherbim te neobllokmenve..

    jo me kot van dhe e duartrokiten ed rucua me spiunin e tij bamke topin.. te ndjerin e te cmendurin dritan..
    ai vrau nje vajze..
    dhe ajo vajze qe njihej mir nga ty e shum shum mire nga drejtoria e topqanallit.. meritonte te permendej ne lajmet qe shoqeruan ngjarjen..
    ajo ishte me e merituar per tu permendur sepse ishte viktime.. ne aksident..kurse dritan ferraraj ishte autori..
    ishte pordhaceria e tij qe shkoj deri ne perdhunim.. qe iku ne tufine ajo vajza..

    qendrimi topo qanelloist ndaj asaj vajzes eshte sadizem i gjalle..
    ne se ti nuk kupton kaq.,. athere ububuja.. je shum vite drit larg nga te qenit njeri..

    cdo vit po ja festojn dritan ferrarajt ata ditlindjen e dit vrasjen kurse entelen e kan fshire nga lista e njerzve.. e te mendosh qe ajo ishte punojse e kesaj kompanie mafioze..

    kulmi.. ti e paske njohur dhe fare ste ka ber pershtypje qe entelen e kan fshire nga lista e njerzve..
    po cnjeri je ti mo cd3..
    pse ma the kete more..
    kujtoja se ka ndonje cm katror njerzillek ne ty po qenke fare..

    prandaj ke qen at dit tek 21 janari..

    ja ku te them dicka..
    sikur te isha un aty ate dite.. ja kisha marr nga dora ndonje gardisti kallashin dhe ju a kisha keput kok e kembe atyre bandave e isha ngjitur atje lart tek fideli e ju a kisha treguar mire filmin e tyre te felliqur..

    oj shtabi qe erdh te shkaterroj shtetin.. na perhap panikun kinse.. po na vjedh greku dallget..

    piesni koco danajn tu a tregoj se cfar qe ai breg andej e ai det..

    ishte zona ku shum djem te rinj u mashtruan se mund te arratisen.. dhe njesitet kufitare te danajt i grin ne mitraloz.. e i toqen zvarre neper sarande me zetora..

  3. #693
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Panariti: Nuk ka negociata, nuk ka grupe pune për kufirin me Greqinë

    Ministri i Jashtëm u përgjigjet pretendimeve të opozitës
    Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, hodhi dje poshtë deklaratat e opozitës se po zhvillohen negociata të fshehta me Greqinë për marrëveshjen e kufijve detarë. Kreu i diplomacisë shqiptare, pas kthimit nga vizitat në Kinë dhe në Australi, theksoi se nuk ka asnjë grup negociator apo negociata sekrete, por specialistë të cilët po trajtojnë mundësitë për të arritur një marrëveshje të dytë për kufirin detar. “Në radhë të parë nuk ka asnjë negociatë, nuk ka negociatorë dhe nuk ka grupe pune për negociatat me Greqinë, për sa i përket marrëveshjes ujore detare me këtë vend. Natyrisht është normale që brenda institucionit të ketë një trajtesë teknike dhe, në këtë kuptim, është më se normale që Ministria e Punëve të Jashtme të merret me këtë çështje, si dhe me shumë çështje të tjera të rajonit apo të përmasave globale. Nëse neve do të na duhet të bisedojmë në të ardhmen me autoritetet greke për çështjen e kufijve ujorë, do ta bëjmë këtë gjithmonë në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në respekt të Kushtetutës së vendit, në respekt të ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi Panariti. Ndërkaq, ministri premtoi se i gjithë procesi i negocimit në të ardhmen me palën greke do të jetë transparent dhe i hapur për shoqërinë civile dhe publikun. “Ministria e Jashtme do të jetë transparente në çdo hap që ajo do të bëjë në raport me marrëveshjen për ujërat me Greqinë, si dhe për çdo problem tjetër”, theksoi ai.

    Qëndrimet e MPJ
    Ministri Edmond Panariti deklaroi dje se nuk ka asnjë deklaratë kontradiktore nga diplomacia shqiptare për marrëveshjen e ujërave me Greqinë. Sipas Panaritit, arritja e një grupi ekspertësh është normale dhe një vendim i duhur nga pala shqiptare. Për ministrin e Jashtëm është normale që çështje delikate më parë të diskutohen brenda institucionit dhe për të qenë të përgatitur në të ardhmen, kur priten dhe diskutimet.

    Ftesa në Greqi
    Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, deklaroi dje se gjatë vizitës tij në Athinë nuk është i ftuar për të diskutuar rreth marrëveshjes për paktin detar. Panariti tha se vizita për në Greqi vjen për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe dhe se negociatat do të jenë në një fazë të dytë. “Negociatat për marrëveshjen ujore do të fillojnë kur ne të jemi gati nga ana teknike për këtë çështje dhe kur kjo të gjykohet oportune dhe në interesin tonë kombëtar”, theksoi Panariti.

    Panorama

  4. #694
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    lexo albon e te sqaron...
    Me than te drejten albon e lexoj pothuajse ne cdo teme,kam vlersimet sikur dhe rezervat e mia ndaj tia,mbase shume gjera do i mirrja si te mirqena nga ato qe albo thote per marrveshjen detare mes shqiprise dhe greqise!

    mir por kur me shkon nder mend se albo suport apo mbesht ne cdo moment pranine e Anastas Janullatosit ne krye te Kishes Ortodokse Shqiptare, menjehere me krijohet dyshimi per ato qe aldo thote per marveshjen e ujrave!

    kam vene re se,sa po dikush shprehhet kundra janullatosit,albo menjehere ose i fshine postimet ose i perjashton antaret!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 28-08-2012 më 15:07

  5. #695
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22
    Deputetët e PS-së, letër Nishanit

    Grupi Parlamentar socialist nis komunikimin institucional me Presidentin e Republikës: Reagoni për kufirin.

    “Pakti me Greqinë sipas Kushtetueses, mos u bëni bashkëfajtor”

    Grupi Parlamentar socialist nisi dje komunikimin institucional me Presidentin e Republikës. Përmes një letre dërguar kreut të shtetit, pasi i kujtojnë se nuk kanë shpresë se do të jetë një President i pavarur nga Kryeministri, socialistët i kërkojnë atij të ndërhyjë që të mos lejojë një marrëveshje të mbyllur dhe jo transparente me Greqinë për kufirin detar. “Përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime, si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit”, thuhet në letrën e deputetëve socialistë. Sipas tyre: “Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjithë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në radhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshjeje që cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katrorë të saj”. Socialistët shprehin dhe qëndrimin e tyre se si duhet negociuar dhe çfarë elementesh duhet të përmbushë marrëveshja e re me Greqinë për kufirin detar. “Në pikëpamjen tonë, rruga e vetme për të arritur në këto zgjidhje kalon mes respektit reciprok e të ndërsjellë, të drejtë e të barabartë, larg frymës së varësisë, në përmbushje të plotë të detyrimit për transparencë ndaj publikut e qytetarëve dhe domosdoshmërisë për qëndrime të qarta, të cilat bazohen në aspiratën tonë e të fqinjëve tanë për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë. Ky është një detyrim madhor i yni para qytetarëve dhe të ardhmes së vendit tonë. Historia ka treguar se nuk kursen askënd, veçanërisht ata që harrojnë ose refuzojnë t’i shërbejnë vendit të tyre”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar socialist. Sipas tyre, PS mbështet fuqimisht çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Greqinë, një vend me të cilin na lidh jo vetëm historia, por edhe marrëdhëniet e shumanshme politike, ekonomike e njerëzore.

    Zgjedhja
    Selia rozë, edhe pse nis komunikimin e parë institucional me kreun e shtetit, i kujton atij se po bën punën e një partiaku. “Edhe pse mënyra e zgjedhjes suaj, por edhe ushtrimi i deritanishëm i detyrës nuk lë asnjë vend për të shpresuar se Ju keni mundësi, aftësi dhe vullnet për të qenë i pavarur nga Kryeministri në ushtrim të detyrës Suaj, po Ju kujtojmë se detyrimi juaj absolut është respektimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pavarësisht preferencës ose diktatit politik”, thuhet në letrën e deputetëve të PS.

    Reagimi
    Në letrën e tyre, deputetët socialistë i kërkojnë Presidentit që reagimi ndaj çdo incidenti mes Greqisë dhe Shqipërisë të mos bazohet në mëritë dhe inatet e vjetra nacionaliste. “Ne refuzojmë prerazi si të papranueshme çdo ide për të reaguar ndaj këtyre incidenteve, duke rënë në grackën e inateve e mërive ekstremiste për t’iu përgjigjur me të njëjtën monedhë shkeljeve të të drejtave e lirive bazë që gëzojnë qytetarët. Vendi ynë, por edhe qytetarët e kanë vlerësuar tolerancën dhe respektin ndaj fqinjëve si të shenjtë”, shkruajnë socialistët.

    Marrëveshja
    Socialistët shprehen në letrën e tyre se marrëveshja e re për kufirin detar me Greqinë duhet të ndërtohet përmes parimit të reciprocitetit. “Në pikëpamjen tonë, rruga e vetme për të arritur në këto zgjidhje kalon mes respektit reciprok e të ndërsjellë, të drejtë e të barabartë, larg frymës së varësisë, në përmbushje të plotë të detyrimit për transparencë ndaj publikut e qytetarëve dhe domosdoshmërisë për qëndrime të qarta, të cilat bazohen në aspiratën tonë e të fqinjëve tanë për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë”, thuhet në letrën e PS-së.

    ARISTIR LUMEZI

    Panorama

  6. #696






    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-08-2012 më 14:31
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #697
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nje *** eshte edhe PS. Mezi pret qe te marre pushtetin e te beje marreveshje vete me greket e te marre copen e saj te rryshfetit. Territori eshte e drejte e patjetersueshme, dhe cdo popull ka te drejte ta mbroje ate edhe kur qeverite e ketij populli duan ta tjetersojne.

    Nese Greqia do bisedime kufijsh, te hapim bisedimet per Camerine jugore qe duhet te rikthehet ne Shqiperi.

    Kemi vetem nje parti qe eshte kundra ketij pislleku, AK. Me thuaj kur PD e PS-se u dhimbte Shqiperia?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 28-08-2012 më 14:44

  8. #698
    Po provoj te rikthehem edhe njehere ne kete teme!

    A ka patur dhe a ka nje marreveshje detare ndermjet Shqiperise dhe Greqise?

    Une e di qe nuk ka patur e as ka nje te tille.

    A duhet nje marreveshje e tille? Patjeter!

    Kjo eshte pikenisja e debatit.

  9. #699
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Po provoj te rikthehem edhe njehere ne kete teme!

    A ka patur dhe a ka nje marreveshje detare ndermjet Shqiperise dhe Greqise?

    Une e di qe nuk ka patur e as ka nje te tille.

    A duhet nje marreveshje e tille? Patjeter!
    Kam bere dy here pyetjen se cfare jane ato kufij ujore qe shikojme ne hartat politike , cfare kufijsh kemi ruajtur deri me sot ne baze te ciles marreveshje?
    Askush nuk ka dijeni?

  10. #700
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Kemi vetem nje parti qe eshte kundra ketij pislleku, AK.
    Seriozisht e ke ti??
    Vërtet mendon se Kreshniku është patrioti që hiqet??
    Po edhe Saliu bërtet më shumë nga Kreshniku për atdhedashuri dhe patriotizëm dhe kjo do të thotë se Saliu është atdhetar dhe patriot.

Faqja 70 prej 93 FillimFillim ... 2060686970717280 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •