
Postuar më parë nga
Albo
Fluturon...fluturon gomari! Duhet patjeter te fluturoje derisa e ke shkruajtur ti.
Mareveshja e kufirit detar me Greqine, nisi jo me nismen e shtetit shqiptar apo te shtetit grek, por me nismen e qeverise amerikane, me anen e emisareve amerikane ne ambasadat e Athines e Tiranes. Ata qe e perpiluan kete mareveshje, ishin nje komision i ngritur posacerisht per kete pune, me ushtarake te specializuar ne SHBA, dhe specialiste ne kete fushe, te cilet ne bashkepunim me amerikanet dhe homologet e tyre greke dolen me mareveshjen detare. Kjo eshte "historia e konsiparacionit" ajo historia qe perfundon gjithmone me gomarin duke fluturuar.
Arsyeja perse nje mareveshje e tille eshte e nevojshme, eshte se NUK EKZISTON NJE MAREVESHJE LIGJORE MES DY VENDEVE FQINJE MBI KUFIRIN UJOR! Ka plot 100 vjet qe nuk dihet se ku fillon zona ujore shqiptare e ajo greke, pasi nuk ka nje mareveshje. Dhe ka patur plot konflikte ne te shkuaren, qe kane shkaktuar incidente diplomatike nderkombetare, per punen e kufirit, qe kane implikuar jo vetem fqinjet por edhe fuqi si flota angleze.
Mosarritja e mareveshjes, eshte nje humbje e madhe per te dy vendet, si per Greqine edhe per Shqiperine. Asnje investitor i huaj, qofte kompani eksplorimi nafte, qofte kompani turistike, nuk do te vije te investoje ne nje zone detare qe nuk i dihet pronari, qe nuk i dihet i zoti. Po kujt po i behet vone per kete? Ne me mire rrime pa investime e pa vende pune, e pa te ardhura, se sa te bejme mareveshje me Greqine!
Sa per dijeni, nje mareveshje te tille Shqiperia ka nenshkruar edhe me Italine edhe me Malin e Zi. Ngrihuni o burra qe te anullojme edhe ato dy mareveshje se na erdhen italianet ne Vlore e malazezet ne Shen Gjin!
Shteti shqiptar dhe ai grek jane perseri duke negociuar mareveshjen ne lidhje me kufirin detar. Interesat e vendeve qe dolen kunder kesaj mareveshje me pinjollet e minoritetit te tyre ne Shqiperi, nuk mund te shmangin te paevitueshmen, vetem mund ta vonojne ate.
Albo
Krijoni Kontakt