Close
Faqja 48 prej 93 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 921
  1. #471
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Vendimet e gjykates kushtetuese si te cdo gjykate tjeter jane publike. Si te tilla ato duhen te publikohen ne diten e vendimit.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  2. #472
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Rrezimi i paktit detar,Kushtetuesja zbardh vendimin


    TIRANË - Një faqen online të Gjykatës Kushtetuese sot publikohet vendimi i plotë për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetuetën të Marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare".


    Në vendimin voluminoz prej 46 faqesh, Gjykata Kushtetuese argumenton me detaje se pse marrëveshja ishte e pabazuar në ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare.


    Gjykata është përqendruar tek pikat e mëposhtme: titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes si dhe nevoja e përcaktimit të hapësirave detare respektive, b) zbatimi i parimit të barazlargësise strikte për ndarjen e hapësirave detare që u përkasin të dy vendeve, c) ndikimi i ishujve dhe masave shkëmbore në përcaktimin e hapësirave detare dhe ç) mosparaqitjen e hartave analoge si pjesë shoqëruese të marrëveshjes.


    ****

    Përkundër asaj që ka pretenduar qeveria shqiptare se ne nuk kemi pasur kufinj me Greqinë, Gjykata Kushtetuese deklaron se "kufijtë shtetërorë, përfshi natyrshëm edhe kufirin e Detit Territorial ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, kanë ekzistuar dhe gjenden në Protokollin e Firences dt.27.01.1925 për Delimitimin e Kufirit Jugor të Republikës së Shqipërisë theksohet. Aty ndër të tjera thuhet se "...kufiri tokësor pret Detin Jon në Gjirin e Ftelias sipas një vije pingule me drejtimin e përgjithshëm të bregut, deri në kufirin e ujrave territoriale...".


    Ndaj Gjykata Kushtetuese gjykon se duhet të ishin verifikuar vetëm rastet e mbivendosjeve të pretenduara ose nevoja e saktësimit të këtij kufiri shtetëror (vijës së jashtme të Detit Territorial), në përputhje me dispozitat e Konventës së OKB-së mbi të Drejtën e Detit.


    "Në ndarjen e hapësirave detare, rol të rëndësishëm luan përcaktimi i vijës bazë nga të dy shtetet palë. Ndonëse nuk përmendet shprehimisht në marrëveshjen që kemi për objekt shqyrtimi, rezulton se në rastin e Shqipërisë si kriter në përcaktimin e kësaj vije është marrë ai i vijës bazë normale, që është vija e zbaticës gjatë bregdetit respektiv. Në të kundërt, në rastin e Greqisë praktikisht është marrë si kriter ai i vijës bazë të drejtë", thuhet në vendimin e Gjykatës. Më tej shkruhet se "kjo rezulton jo vetëm për shkak të mbylljes së Gjirit të Korfuzit (me sipërfaqe mbi 8 miliard m2), por edhe në pjesën veriore të Kanali të Korfuzit ku vija bazë bashkon brigjet e jashtme të të gjithë ishujve apo masave shkëmbore të palës greke pa përjashtim, duke u dhënë atyre efekt të plotë, pavarësisht vendosjes, madhësisë, të qenit i banuar ose jo, etj. Kjo duket qartë nga rrathët e hequr për përcaktimin e Vijës së Mesit. Po në këtë kuadër, nga pala shqiptare është dashur të saktësohej baza e brendshme ligjore si dhe studioheshin, verifikoheshin dhe përcaktoheshin paraprakisht kriteret kryesore të Konventës mbi heqjen e vijave bazë".


    Gjithashtu Kushtetuesja gjykon se: Duhej të merreshin parasysh karakteristikat e bregdetit shqiptar dhe, në këtë kuadër, duhej të ishte përcaktuar gjithashtu edhe hapësia (sipërfaqja) e Ujrave të Brendshme detare që përfiton secila palë për shkak të heqjes së vijave bazë. Duket qartë që sipas marrëveshjes objekt shqyrtimi, në rastin konkret, ka një disproporcion të theksuar në disfavor të palës shqiptare.


    "Lidhur me pretendimin për zbatimin e parimit të barazlargësisë strikte përcaktimi i qartë i shtrirjes së juridiksionit të shteteve bregdetare me brigje pranë apo përballë njeri tjetrit, është një çështje sa e rëndësishme aq edhe e vështire e delikate. Ajo i shërben njëkohësisht edhe shmangies së mosmarrëveshjeve apo situatave të pasigurta në marrëdhënieve mes shteteve që lagen nga ujrat detare", citohet në vendim.


    Ndaj Gjykata Kushtetuese konstaton se zbatimi vetëm i parimit të barazlargësisë strikte në marrëveshjen objekt gjykimi është në kundërshtim me standartet ndërkombëtare si dhe me detyrimet që burojnë nga neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

    Shekulli.

  3. #473
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    E drejta detare dhe e padrejta e nje Pakti

    AV.Alban Mesonjesi

    Ligji Ndërkombëtar i Detit u bë si një hulli për të mbritur tek Deti ynë. Asnjë traditë dhe asnjë eksperiencë të mjaftueshme, nuk ka patur në këtë fushë. Një dritare e vetme u hap vite më parë, kur u nënëshkrua Marrëveshja e Përcaktimit të Kufirit Detar midis Shqipërisë dhe Italisë.


    Por asnjë libër dhe asnjë tekst universitar nuk doli në dritë. Ndërkaq, historia e Ligjit të Detit e mban rastin e Kanalit të Korfuzit ( viti 1949) dhe gjykimin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare, si një gjurmë dramatike që nuk shlyhet aq kollaj, në memorje edhe sot e kësaj dite, por që askush nuk u kujtua për të.


    Libri "Deti që nuk falet" i Kolonel (R) Prof. Myslim Pashaj, i cili po shpërndahet këto ditë nga Shtëpia Botuese MAX, vjen njëherazi për lexuesin bashkë me zbardhjen e djeshme të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi Paktin Detar me Greqinë. Botimi na sjell përfytyrime të cilat zgjojnë interes të veçantë, jo vetëm në këtë fushë.


    Pakti Detar, dypalësh Shqipëri-Greqi do të sillte një tronditje të madhe. Në këtë përcjellje të librit dhe studimit na vjen përballja dhe sfidat: (1) për të takuar Ligjin e Detit dhe (2) për të kundërshtuar një Padrejtësi që ishte bërë, në të Drejtën Ndërkombëtare.
    Kuptimësia e saktë dhe implementimi dypalësh diplomatik, do të vihej në tavolinë, për të kënaqur interesat e ndërsjellta por edhe drejtësinë e Ligjit të Detit.


    Sfida bëhej edhe më e madhe, sepse këtu kishim të bënim me një fushë me shumë dimensione që përfshinte në vete shumë nënfusha të tjera. Aty kish kufij historikë, jurisprudencë, marinë detare, oqenografi, pasuri nënujore si naftë e gaz, peshkim, arkeologji detare, projekte të transportit të energjisë në brigjet Apenine, gjeologji, gjeografi, mjedis dhe në tërësi interesa kombëtare.


    Në palën shqiptare do të shfaqej dukshëm, kuptimi semplist e i cekët, pa u futur në dyshime dhe hamendime të tjera korruptive, që janë një shpellinë ende e paeksploruar...Qeveria mori një grusht të befasishëm, por ajo me buzëqeshje cinike, e hodhi poshtë, me sharje, përbaltje, përbuzje dhe një besim të plotë se gjithçka ishte një sajesë, e ndërtuar dhe frymëzuar nga armiq politikë, kur në të vërtetë, kishim të bënim me Ligjin e Detit, dhe ndarjen e kufijve detarë.


    Ky ishte një projekt profesional në tri fusha : (1) diplomaci (2) Ligji i së Drejtës Ndërkombëtare Detare dhe (3) Hartografi. Del tanimë e qartë se për tri këto fusha aktorët shqiptarë ishin të papërgatitur.


    Autori i këtij libri dhe i studimit përkatës u paraqit jo thjesht si një roja i interesave kombëtare, por si një roja i profesionit, i kulturës dhe formimit të tij. Kjo ishte pak a shumë e pazakontë, për një mjedis shqiptar kur shumë institucione studimore, janë kredhur në një gjumë letargjik të frikshëm.


    Në këtë vështrim, ky libër, është vijim i një vepre që u mbrojt para një auditori me një ndjeshmëri të lartë, por edhe që mbërriti deri në kullën Rojtare të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.


    Aty u mbyll perdja e kësaj shfaqjeje, duke u dhënë verdikti, për një dramë e cila ishte luajtur nga aktorë shqiptarë, që kishin qënë në fund, të gjithë humbës, duke ekspozuar për herë të parë në historinë e Ligjit të Detit, se si brenda një shteti, lozte absurdi i madh, i erozionit që e prodhonte vetvetja shqiptare.


    Nëse do të zbatohej ligji ndërkombëtar në paanësi do të qe një arritje e madhe e të dy palëve. Mirëpo dështimi na tregon :


    (1) Se pala greke duke e njohur shumë mirë Ligjin e Detit, ka diktuar një metodë që ka çuar palën tonë në "humbje' dhe "shpërfillje"


    (2) Kurse pala shqiptare, duke mos e njohur Ligjin e Detit, ka humbur edhe instrumentet diplomatikë, duke pranuar në përulësi të plotë, diktimin e palës tjetër. Heshtja e saj dhe buzëqeshja, është dyshim real apo dhe një dekor tërheqës dhe intrigues, që mbulon skenarin pasperdeje, të hartuar me kujdes (?!)


    Përcjellja e këtij libri në të njëjtin front me atë të gjykimit, ekspozon, fitoren po edhe humbjen. Autori, për herë të parë paraqet një përvojë të re se ligjet ndërkombëtare janë një instrument i diplomacisë, por që mund të ndërthuren të dyja: politika dhe ligji ndërkombëtar. Është konsideruar si diçka heretike që të quhej përcaktimi i kufijëve detarë, vetëm si një sfidë diplomatike. Pala jonë, del zhveshur mbasi ajo nuk ka patur parasysh se :


    1 - ku është parësor, Ligji strikt i së Drejtës Detare dhe ku:
    2 - mbetet parësor shqyrtimi diplomatik, në një klimë të mirëkuptimit midis të dy palëve.
    Botimi " Deti që nuk falet" ruan një përpjestim të lakmueshëm të shkencës së hartografisë që i shërbeu implementimit të ligjit, me vetë Ligjin e Detit, duke u bërë për herë të parë, një lëndë, e cila ra në duar të një drejtësie të vërtetë, si Gjykata


    Kushtetuese e Shqipërisë e cila me vendimin e saj nuk ruajti vetëm të Drejtën Detare Shqiptare, por në radhë të parë, tiparin thelbor të parimësisë së lartë, duke mos e lënë atë të përlyhet, si jo rrallë, ka ndodhur në Shqipëri.


    Autori, avokat Alban Mësonjësi është një nga kontribuesit financiarë për botimin e "Deti që nuk falet" së bashku me gazetarët Adrian Thano e Mero Baze si dhe me ish-zv.shefin e Shtabit të Ushtrisë, Armand Vinçani. Njw version i shwnimit tw mwsipwrm wshtw njwherazi parathwnia e "Deti që nuk falet". Libri nw fjalw i prof.Myslym Pashaj, po shpërndahet këto ditë nga Shtëpia Botuese MAX.

    ***********************


    Një libër për Paktin Detar

    Doli nga shtypi libri " Deti që nuk falet" i Kolonel (R) Prof. Myslim Pashaj, i cili i përcillet lexuesit me trajtesa dhe përfytyrime të cilat zgjojnë një interes të veçantë.


    Kush do të ishte ajo shtysë dhe prej kujt drejtimi do të vinte? Kush do të ishte ajo erë që do të frynte? Një bashkësi e tërë, për herë të parë do të njihej prej tronditjejes që do t'i sillte Pakti Detar, dypalësh Shqipëri-Greqi. Ky libër na sjell përballjen dhe sfidat: (1) për të takuar Ligjin e Detit dhe (2) për të kundërshtuar një Padrejtësi që ishte bërë në të Drejtën Ndërkombëtare.


    Kuptimësia e saktë dhe implementimi dypalësh diplomatik, do të vihej në tavolinë, për të kënaqur interesat e ndërsjellta por edhe drejtësinë e Ligjit të Detit. Sfida bëhej edhe më e madhe, sepse këtu kishim të bënim me një fushë me shumë dimensione që përfshinte në vete shumë nënfusha të tjera. Aty kish kufij historikë, jurisprudencë, marinë detare, oqenografi, pasuri nënujore si naftë e gaz, peshkim, arkeologji, projekte të transportit të energjisë në brigjet Apenine, gjeologji, gjeografi, mjedis dhe në tërësi interesa kombëtare.


    Qeveria mori një grusht të befasishëm, megjithate, ajo me buzëqeshje cinike, e hodhi poshtë, me sharje, përbaltje, pëbuzje dhe një besim të plotë se gjithçka ishte një sajesë, e ndërtuar dhe frymëzuar nga armiqë politikë, kur në të vërtetë kishim të bënim me Ligjin e Detit, dhe ndërjen e kufijëve detarë. Ky ishte një projekt profesional në tri fusha : (I) Diplomaci (II) Ligji i së Drejtës Ndërkombëtare Detare dhe (III) Hartografi. Del tanimë e qartë se për tri këto fusha aktorët shqiptarë ishin të papërgatitur, e në të gjithë krahët, po kaq të tronditur.


    Kjo ndodhi sepse autori i këtij libri dhe i studimit përkatës u paraqit jo thjesht si një roja i interesave kombëtare, por si një roja i profesionit, i kulturës dhe formimit të tij. Kjo ishte pak a shumë e pazakontë, për një mjedis shqiptar kur shumë institucione studimore, janë kredhur në një gjumë letargjik të frikshëm. Në këtë vështrim, ky libër, është vijim i një vepre që u mbrojt para një auditori me një ndjeshmëri të lartë, por edhe që mbriti deri në kullën Rojtare të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

    Aty u mbyll perdja e kësaj shfaqeje duke u dhënë verdikti, për një drame e cila ishte luajtur nga aktorë shqiptarë, që kishin qënë në fund, të gjithë humbës, duke ekspozuar për herë të parë në historinë e Ligjit të Detit, se si brenda një shteti, lozte absurdi i madh, i erozionit që e prodhonte vetvetja shqiptare.


    Autori, për herë të parë paraqet një përvojë të re se ligjet ndërkombëtare janë një instrument i diplomacisë, por që mund të ndërthuren të dyja: politika dhe ligji ndërkombëtar. Është konsideruar si diçka heretike që të quhej përcaktimi i kufijëve detarë, vetëm si një sfidë diplomatike.


    Botimi " Deti që nuk falet" ruan një përpjestim të lakmueshëm të shkencës së hartografisë që i shërbeu implementimit të ligjit, me vet Ligjin e Detit, duke u bërë për herë të parë, një lëndë, e cila ra në duar të një drejtësie të vërtetë, si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila me vendimin e saj nuk ruajti vetëm të Drejtën Detare Shqiptare, por në radhë të parë, tiparin thelbor të parimësisë së lartë, duke mos e lënë atë të përlyhet, si jo rrallë, ka ndodhur në Shqipëri.


    Në libër do të gjeni studim, përjetime publiçistike, esse intervista të cilat e bëjnë atë të larmishëm dhe të lexueshëm nga një lexues i gjerë. Teksa del botimi " Deti që nuk falet" i Prof. Myslim Pashës, që rrëfen, atë betejë të pabarabartë, ne s'kemi si rrijmë si ndoca spektatorë të përhumbur, por si pjesë e mitit dhe e mbijetesës së racës sonë, gjejmë në të dinjitetin kombëtar që qeveria shqiptare, për shkaqe që s'është vendi t'i analizojmë, nuk e ruajti dot.


    Botimi i tanishëm i Pashajt është pjesë e shpirtit tonë të qëndresës, në rrugën e gjatë të progresit, në integrimin Europian dhe Botëror, si pjesë edhe e trashëgimisë sonë që nuk mungon.


    Libri është botuar me kontributin financiar të avokatit Alban Mësonjësi, gazetarëve Adrian Thano e Mero Baze dhe ish-zv.shefit të Shtabit të Ushtrisë, Armand Vinçani. Ai do shpërndahet nga Shtëpia Botuese MAX.

    Shekulli

  4. #474
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Gjykata foli: Keni prekur kufijte!

    Mentor Nazarko

    Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me atë që quhet rëndom marrëveshja e ujërave me Greqinë, u bë publik tërësisht në një moment kyç. Një media serioze si Top Channel njoftoi se mbrapa ngutit dhe insistimit grek për të marrë atë sipërfaqe që ju dha, sipas marrëveshjes tashmë të rrëzuar, kishte interesa ekonomike që lidhen me një zonë nafte dhe gazmbajtëse. Përveç kësaj, zbardhja e vendimit, domethënë paraqitja e tërësishme e argumenteve se pse kjo marrëveshje ishte antikushtetuese, vjen pas disa deklarimeve keqardhëse të autoriteteve tona dhe atyre greke për rrëzimin e marrëveshjes, ashtu si dhe shprehjes kokëfortë të vullneteve politike të dy palëve për t’ia “terezitur prapë”, një marrëveshjeje të re. Sipas disa informacioneve që mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht, këto negociata mund dhe të kenë filluar.
    Pas këtij vlerësimi, lidhur me rëndësinë në kohë të publikimit të plotë të vendimit, le të parashtrojmë disa argumente të tjerë për rëndësinë historike, kombëtare, të këtij vendimi, nisur nga përmbajtja e tij.
    Së pari, në lidhje me llojin e vendimit që implikon marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit, kemi një lloj precedenti në jurisprudencën apo pse jo dhe doktrinën kombëtare. Praktikisht në marrjen e tij, autorët, këshilluesit, ekspertët e Gjykatës janë mbështetur në doktrinën apo jurisprudencën ndërkombëtare më shumë se në ndonjë rast tjetër të punës së tyre. Pra vendimi në fjalë ka shërbyer më së miri për integrimin e parimeve apo praktikës të së drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme, për pasurimin apo maturimin profesional të kësaj Gjykate, të anëtarëve të saj (në një fushë me të cilën s’merreshin fare më parë) duke shënuar një etapë të shënuar në historinë e saj. Parimet e të drejtës së detit, konceptet e saj nuk janë familjare për të gjithë, ndaj dhe vendimi në fjalë ka shumë shpjegime bazike, që do të vlejnë për rritjen e kuptueshmërisë së tekstit nga shumë individë. Gjykata ndërkohë ka riafirmuar veten dhe në praktikë, si institucion që mund të monitorojë marrëveshjet ndërkombëtare vetëm nisur nga parimet kushtetuese.
    Së dyti, jo vetëm procedurialisht, vendimi në fjalë thekson rëndësinë ekskluzive të marrjes së plotfuqisë, një autorizim juridik i kreut të shtetit për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të shtetit shqiptar. Duke qenë se deri më tani ishte instaluar një praktikë e mosmarrjes së kësaj plotfuqie- tekst, ku autorizohen personat dhe objekti i marrëveshjes-, pra ishte Qeveria që vendoste, ky vendim merr rëndësi akoma më të madhe. Ai restauron të drejtën kushtetuese të kreut të shtetit për të mbikëqyrur, vendosur, përfaqësuar, apo autorizuar çdo veprim, çdo marrëveshje në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Pra nëse deri më tani kjo e drejtë e plotfuqisë presidenciale ishte “asgjësuar” në shumë raste, diçka që në rastin e marrëveshjes së ujërave përdorej si justifikim, tanimë duhet të ndodhë e kundërta. E drejta pra, shkoi tek i zoti.
    Përmbajtja e
    marrëveshjes-ja mëkatet!
    Së treti, në lidhje me përmbajtjen. Sipas Gjykatës Kushtetuese, marrëveshja në fjalë ka të meta jo thjesht proceduriale, por përmbajtësore që lidhen me mënyrën sesi është formuar vullneti i palës shqiptare. Gjykata me një fjalë ka hyrë dhe në meritë të marrëveshjes, diçka që ka rëndësi të jashtëzakonshme politike. Ajo dënon ekipin e djeshëm negociator, por edhe përcakton mënyrën sesi do të procedohet në rinegociimin e saj. Asnjë grup negociator nuk ka kompetencë të shkelë këto parime, këto përfundime të arritura në vendimin më historik të Gjykatës Kushtetuese të vendit. Ja disa prej tyre.
    Gjykata Kushtetuese, që në fillim e detyron çdo ekip negociator që të ketë parasysh se me palën greke është negociuar në pjesën më të madhe të sipërfaqes ujore, jo “shelf kontinental”, por territor të mirëfilltë, pra kufij shtetërorë që janë të ndryshëm nga kufijtë detarë. Kjo dënon politikisht nënshkruesit e marrëveshjes, tutorët politikë të tyre dhe e bën më sensitive punën e ekipeve të rinj, më të domosdoshëm monitorimin politik, transparencën e punës, etj, etj. Në fund të fundit, Gjykata i jep iniciatorit të ndritshëm të këtij procesi- Profesor Myslim Pashës të drejtë, thuajse në gjithë pretendimet e veta, veçanërisht në atë më kryesorin, se “këto kufij kanë ekzistuar prej Protokollit të Firences”. Paragrafi 82.3, më i rëndësishmi i këtij vendimi është, “nuk lejohet të prekni kufijtë e përcaktuar ndërkombëtarisht prej 1925!”-urdhër absolut. Gjykata i jep të drejtë Profesor Pashait, sa i takon nevojës së heqjes së vijave bazë dhe pasjes apriori të një legjislacioni të brendshëm për ujërat territorialë. Edhe ky përfundim përfaqëson një urdhërim për institucionet shqiptare, Parlamentin, etj. Në lidhje me këtë, pozita, fituesja politike e këtij procesi, duhet të imponojë prej nesër një axhendë legjislative që rrjedh prej vendimit të Gjykatës.
    Po ashtu, Gjykata i jep të drejtë Pashait në pikëpamje të parimit themelor, për t’u ndjekur në ndarjen e kufijve detarë (në fakt mbron sovranitetin e vendit), atij të barazisë, dhe jo atij të barazlargësisë. Ky është gjithashtu një urdhërim për grupin e ardhshëm negociator. Gjykata urdhëron të ndiqet një metodologji rigorozisht e përcaktuar dhe kjo duhet t’ia lehtësojë atij punën, por dhe shoqërisë civile, opozitës që të mbikëqyrë procesin dhe të mos lejojë shkarje të përsëritura.(paragrafi 95).
    Po ashtu, Gjykata fikson një tjetër udhërrëfyes jo dhe aq të parëndësishëm në punën e ekipit të ardhëm negociator, ai mbi rëndësinë e ishujve të vegjël apo të shkëmbinjve në përcaktimin e kufijve detarë. Edhe këtu, ai i jep të drejtë pretendimeve të profesor Pashajt mbi barazimin nëpërmjet kësaj marrëveshje të të drejtave të ishujve grekë Othonoi, Erikusa, me ato të hapësirës sonë kontinentale. Për më shumë, Gjykata na njofton me precedentin greko-italian ku këta “ishuj” kanë pasur të drejta të pjesshme, ndërsa ne shqiptarët jemi treguar shumë bujarë duke i dhënë të drejta të plota. Në përfundim, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ishte shpëtimtar për integritetin territorial të vendit. Ai dënoi me turp në histori ekipin e mëparshëm, por dhe udhëheqësit politikë të tij që sakrifikuan pjesë të integritetit territorial të vendit në favor të politikave të tyre ditore, apo interesave të tyre pragmatikë për pushtet.

    Panorama

  5. #475
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Heshtja e PS per kushtetuesen

    Mentor Nazarko

    21\04\2010

    Kanë kaluar disa ditë nga zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi ndarjen e kufijve detarë me Greqinë dhe më shumë se një muaj nga marrja e këtij vendimi. Prej atyre zërave që reaguan për këtë vendim, ai u konsiderua si historik dhe si i tillë do të shënjojë për shumë kohë veprimtarinë shtetërore në planin ndërkombëtar në përgjithësi, në përcaktimin e kufijve në veçanti, etj, etj. Në planin praktik, në mënyrë të përmbledhur duhet thënë se ai vendim shënon biblën referuese të çdo grupi të ardhshëm negociator për ndarjen e kufijve detarë me Greqinë. Por ajo që të bën më shumë përshtypje është reagimi i Partisë Socialiste për këtë vendim. Mund të quhet më saktë mosreagim, sesa reagim i dobët. Dhe ky mosreagim është gjithashtu, një gabim i madh historik. Janë disa arsye.
    Partia Socialiste ishte subjekti që e atakoi në Gjykatën Kushtetuese Paktin për Ujërat në pikëpamje formale. Po të mos ishte iniciativa e saj ligjore, nuk do të kishim as vënie në lëvizje të kësaj gjykate dhe për pasojë, kufijtë ujorë me Greqinë do të ishin të mangët. Do të ishin ata kufij që u pranuan prej palës greke nga negociatorët e shpallur të paaftë nga gjykata, apo nga tutorët e tyre politikë, më i larti, Kryeministri. Pra, ata që ju kundërvunë si pjesëtarë të shoqërisë civile, do kishin harxhuar fjalë, bojë, por s’do të kishin asnjë rezultat konkret. Partia socialiste ishte i vetmi subjekt i legjitimuar për ankimim, siç u konfirmua edhe nga vendimi i gjykatës. Pra, Partia Socialiste duhej të thërriste “fitore”, më shumë se të tjerët. Për më shumë që është një parti në opozitë, e përfshirë në një veprimtari të fortë kontestuese të regjimit politik. Imagjinoni pak se ç’do të bënte PD-ja, nëse do të ishte në të njëjtën pozitë! Mund të kishte çuar pse jo edhe në rënie të Qeverisë me kërkesa për dorëheqje të Kryeministrit, përgjegjësi politik kryesor për këtë lloj marrëveshje; mund të kishte kërkuar ndjekje penale për negociatorët, etj, etj. Por le të kthehemi pak tek PS-ja e sotme, e kaluara dhe e ardhmja e saj.
    Partia Socialiste ka në përgjithësi një histori qëndrimesh kombëtare dhe ky i fundit shënon vijimësi në boshtin e politikës së saj të jashtme.
    Partia Socialiste do të fitonte shumë kapital politik nga mbajtja e hapur e kësaj teme, jo në mënyrë artificiale, por thelbësore. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese ka shumë urdhërime, të cilat mund të shërbejnë si bazë për vijimin e aksionit politik të PS në lidhje me këtë çështje. PS mund dhe duhet të kërkojë transparencë në lidhje me krijimin e grupit të ri negociator. Ajo duhet të imponojë miratimin e kuadrit ligjor paraprak të nevojshëm për të rihyrë në negociata të tilla, siç urdhëron gjykata ndërsa përcakton metodologjinë që duhet ndjekur në të ardhmen.
    Partia Socialiste është në opozitë dhe nuk mund të ketë të njëjtën ndjeshmëri për të ashtuquajturën politikë paqësore rajonale, siç mund ta ketë ekzekutivi. Ta sqarojmë pak këtë moment. Vërtet nëse PS-ja do ta mbante hapur këtë çështje, do të cenonte marrëdhëniet e mira me Greqinë, apo me partnerin politik të së majtës shqiptare, Kryeministrin Papandreu?
    Ky realisht është një mistifikim i madh. Pala që duhet mbajtur nën akuzë për Paktin e Detit nuk është ajo greke, por pala shqiptare. Pra kjo Qeveri, e përfaqësuar nga grupi negociator, apo nga eprorët e tyre politikë. Pala greke nuk mund të fajësohet për asgjë. Ajo ishte në një negociatë, në një transaksion. Nëse pala tjetër vendosi t’i bënte dhuratë, pala greke s’kishte pse të mos e pranonte. Pala greke nuk e manipuloi palën tonë, që i kishte të gjitha instrumentet për të mos rënë në gabim, madje edhe sikur ta bënte, gjithçka do ishte brenda një kodi normal të zhvillimit të negociatave të tilla. Atëherë pse PS-ja duket kaq e tërhequr në mbrojtjen e një kauze si kjo, që realisht përfaqëson fitoren më të madhe politike të PS në shumë vite opozitë?
    Janë dy shpjegime të mundshme. I pari lidhet me një presion eventual të palës greke, presion i padukshëm për sytë e publikut. Pala greke nuk është e interesuar nga mbajtja hapur e një teme që mund të rritë disponimin antigrek në vendin tonë, ashtu si edhe për arsye të tjera.
    I dyti lidhet me të ashtuquajturën pretendim të kësaj PS-je, të drejtuar nga Edi Rama se ajo nuk do të bëjë opozitë të tipit të vjetër të Sali Berishës, i cili me siguri do të bënte thagma në një rast si ky. Në historinë e aksionit politik të PD-së ka me të vërtetë shumë veprime të forta në planin e politikës rajonale, ashtu si edhe kthesa të befta, që të lënë pa frymë qoftë ndaj grekëve, serbëve, italianëve, pse jo edhe ndaj amerikanëve, Kosovës, etj, etj. Por kjo është një çështje tjetër. E vërteta e përgjithshme është se politikanët e tranzicionit, pra të asaj që Rama e quan politikë e vjetër, Nano dhe Berisha, e kanë përdorur me shumë sukses politikën pasive rajonale si kartë për të siguruar legjitimitet ndërkombëtar për politikat e tyre të brendshme.
    Por çështja nuk është kaq e thjeshtë siç duan të thonë këto dy hipoteza. Midis heshtjes aktuale të PS-së dhe reagimeve të forta alla berishiane të harruara tashmë, ka me dhjetëra versione sjelljeje politike. PS-ja, pra ka shumë mundësi që të ruajë dinjitetin e vet politik, të ruajë koherencën në sjelljen e saj politike dhe të garantojë që fitorja e arritur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të mos asgjësohet nga përsëritja e të njëjtave gabime prej grupit të ri negociator. Me pak fjalë, të ruajë kufijtë që ende mund të kërcënohen. Pa triumfalizëm të tepruar, por me pjekuri.
    Dhe diçka për në fund. Një sjellje korrekte, patriotike deri në fund e PS-së në rastin e ujërave, do të ishte rast i mirë për Edi Ramën si kryetar i saj, për të treguar se ai ka një qasje të drejtë në çështjen kombëtare. Se do t’i përmbahet kësaj qasjeje tradicionale, por edhe të tipit të ri, edhe nesër kur të jetë në pushtet. Jo si paraardhësit që jo rrallë e kanë sakrifikuar atë në emër të sigurimit të një mbështetjeje personale, apo mbylljes së syve të partnerëve tanë perëndimorë për politikat e tyre të brendshme.

    Panorama

  6. #476
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539

    'Skandali' Wikileaks përfshin edhe Shqipërinë.

    'Skandali' Wikileaks përfshin edhe Shqipërinë. Të fshehtat e Paktit Detar
    Shekulli Online | 28/11/2010 | Lajm i fundit | komentet 97 KOMENTE | face Facebook | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

    "Skandali" Wikileaks perfshin edhe Shqiperine dhe konkretisht te fshehtat e paktit detar mes vendit tone dhe Greqise. Nje marreveshje ujrash e rrezuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, vetem pak muaj me pare.



    Lajmi njoftuar nga burime pranë Ministrisë së Jashtme greke e pasqyruar ne TCH, ben me dije se ambasadori helen në Uashington ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm grek, Drucas për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të cilësuara si të klasifikuara.


    Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte tronditëse në lidhje me marrëdheniet mes Tiranës dhe Athinës, për rolin e Greqisë në jug të Shqipërisë dhe për paktin ujor mes dy vendeve që u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese në Tiranë.


    Në dokumenta përfshihen edhe dosjet sekrete të marrëdhenieve mes Greqisë dhe disa shteteve të tjera.
    Ndërkohë, Ministri i Jashtëm grek, Drucas ka kërkuar sqarime se si kanë përfunduar në duart e SHBA-së informacione të klasifikuara si "top secret" nga qeveria greke.


    Ne fillim te ketij muaji, Athina zyrtare kerkoi miratimin e marreveshjes se ujerave. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras, deklaroi dje në Athinë se ratifikimi i marrëveshjes do t'i hapë rrugë shfrytëzimit të pasurive natyrore.


    "Nga ana jonë dihet tashmë se marrëveshja e nënshkruar nga të dyja qeveritë në përputhje me dispozitat e ligjit të detit është për të mirën e të dy vendeve. Siç dihet, çështja është komplikuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, por ne mendojmë se i takon Tiranës të gjejë zgjidhje për ratifikimin e kësaj marrëveshje në parlamentin e saj. Ne mendojmë se ratifikimi i kësaj marrëveshje i hap rrugë shfrytëzimit prej dy vendeve të pasurive natyrore që ndodhen në zonë. Ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm shqiptar, ratifikimi i kësaj marrëveshje ndikon për mirë në rrugën europiane të Shqipërisë", - tha Delavekuras. Gjatë negocimit të parë, dy vjet më parë, grekët nuk përmendën në asnjë rast pasuritë natyrore dhe faktin që në këtë zonë ndodhen vendburime nafte, ndërsa dje e pranuan zyrtarisht këtë gjë. Pak kohë më parë, ministri i Jashtëm, Haxhinasto, pohoi se marrëveshja me Greqinë është në fazë rinegocimi dhe se shumë shpejt do të ketë një zgjidhje. Por i pyetur për këtë gjë, Delavekuras pohoi të kundërtën. Sipas tij, nuk do të ketë asnjë rinegocim të marrëveshjes dhe se ndarja është bërë një herë dhe nuk ka ndarje të dytë. Ky pretendim i Greqisë është pothuajse i pamundur, pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si ndarjen e kufijve, ashtu edhe të gjithë procesin e negocimit.



    Pak kohe me pare, Komisioni i Sigurisë i ka dërguar Ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto një kërkesë ku i kërkon sqarime për marrëveshjen e ujërave. Letra. sipas rregullores së Kuvendit i është dërguar më parë kryetares Jozefina Topalli. e cila më pas ja ka paraqitur Ministrisë së Jashtme. Letra mban datën 5 tetor dhe nuk është kthyer ende asnjë përgjigje. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Ilir Gjoni e ka bazuar kërkesën e tij në rregullore, sipas së cilës, çdo deputet ka të drejtë t'i bëjë pyetje Kryeministrit ose çdo anëtari tjetër të Këshillit të Ministrave.



    Pas rrezimit te paktit me Greqine si antikushtetues nga ana e Gjykates Kushtetuese, Ilir Meta, atehere ne krye te diplomacise, deklaroi se "Pavarësisht pretendimeve dhe rezervave, qeveria do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin detar me Greqinë". Sa për marrëdhëniet me Greqinë, Meta u shpreh i bindur se ato do të ecin përpara.

    http://www.shekulli.com.al/2010/11/2...-gjykates.html
    Against all odds..

  7. #477
    sylar Maska e Jackie
    Anëtarësuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Mbas 10 ditesh do publikohen plotesisht te gjitha paktet Shqiptaro - Greke qe jane bere nga politikanet tane. Gjithashtu thuhet qe gjykates kushtetuese i eshte ushtruar presion i madh nga amerika dhe turqia qe marrveshja e ujerave u rrezua si antikushtetuese. Se te ishte per ne sot do ishin ujera te grekut. Po ashu do publikohen dhe qellimet greke per jugun e shqiperise ku perfshihen qytete si saranda , himara ,gjirakastra , tepelena ,korca ,etj.

    Ne kohen e zogut ja shitem shqiperine italjonve.
    Ne kohen e xhaxhit atyre Lindor.
    Dhe ne kohen e xhaxhit tjeter ,Sali , grekofoneve.

    Kjo eshte Besa shqiptarit
    Against all odds..

  8. #478
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Do jete mire t'i afishojme te zmadhuara dhe t'i vendosim neper ambiente publike keto dokumente ne menyre qe te gjithe njerezit te kene mundesi te njihen me pafytyresine e politikaneve tane...

  9. #479
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    WikiLeaks dhe Forumi

    A mundet qe dokumentat e WikiLeaks te perfshijne edhe forumin tone Shqiptar ne lidhje me Greqi, Serbi e ku tjeter ta di?

    fjala vjen, mos na zbulohet ideimi, financimi e suportimi i forumit?!???

  10. #480
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    eshte fakt o dujruc.. se nje njeri i thjeshte pa perandori biznisi si kokodhimajt.. e pa qen vegel selime rozi.. nuk ka asnji mundesi te shkruaj diku mendimet e veta..

    i vetmi vend qe un njoh qe sejcili shqiptar pa dallim feje ideje e krahine e portofoli meshine.. mund te shprehe ate cka ja mendon kaplloqja e vet.. eshte pikerisht ky forum..

    jam vet nje prove e ksaj qe them.. sic jan dhe mijra te tjere..

    pra rroft ky forum e na ngrent m.une wileku e cfar jan ata..

    ju duj-ed-rucet e duj altin aldobaret.. e duj jahosalihet e dujzancaushat.. sigurisht nuk e doni kte forum.. se ketu nuk beni dot censure sikurse ne shekull te kokokokodhimave..
    ne boten shqiptare nga zelanda ne koplik.. nga tepelena ne mozambik.. nga podujeva ne konispol.. nga parisi ne torvioll.. eshte ki forum.. padyshim e vetmja tribun e lirise se fjales.. ne kuptimin e vertete te fjales..


    ..

    ketu mund ti mbac mullaqet shtrember por ama mund te thuash te verteten e te drejten..

    .



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-11-2010 më 12:31

Faqja 48 prej 93 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •