Close
Faqja 39 prej 93 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 921
  1. #381
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kush tha qe qeveria po "punon nen rogoze"? Qe nga kryeministri, ministri i jashtem, kreret e Flotes Detare e Ministrise se Mbrojtjes, jane prononcuar per mediat dhe e kane bere gjithe informacionin publik per te gjithe. Projekti nuk u cua ne Kuvend per votim, duke respektuar keshtu vendimin e Gjykates Kushtetuese.
    Qeveria filloi te flas momentin qe kjo marreveshje doli ne GSH. Para dy vitesh u hoq ligji qe ne kemi per kufirin detar nen presionin e Greqise per ta rishkruar.

    Sikur te lexoje ato artikujt e shtypit qe une kam sjelle me lart, para se te jepje nje mendim, nuk do te beje keq. Gjykata Kushtetuese nuk po thote se "projekt-mareveshja dypaleshe eshte tradheti kombetare", ajo po thote se PROCEDURA se si u arrit deri ne krijimin e komisionit te shtetit shqiptar nuk ishte konform kushtetutes. Komisioni i pales shqiptare u mblodh me rekomandimin e kryeministrit dhe jo te presidentit. Sipas Gjykates dhe Kushtetutes, i takon vetem presidentit qe te japi pelqimin e tij per krijimin e ketij komisioni.

    Argumenti tjeter qe lakohet ne media eshte se Gjykata paska shqyrtuar edhe ligjet nderkombetare te OKB. Ky argument nuk qendron, pasi nuk eshte ne kompetencen e Gjykates Kushtetuese shqiptare qe te shqyrtoje ligjet nderkombetare, ajo shqyrton dhe e bazon gjithcka ne Kushtetuten e vendit. Pra detyra e Gjykates Kushtetuese eshte vetem respektimi i Ligjit Kushtetutes qe dikton balancen e pushteteve.

    Keto argumenta jane ato qe percjell gazeta Panorama, pasi Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar argumentat e veta.

    Albo
    Gjykata u shpreh 9-0, me troc se kaq eshte e veshtire te gjesh. Persa i perket pjeses se dyte je krejstishst gabim, sepse ne fakt Shqiperia ne delimitimin e shelfit ka shkelur marreveshjen me Italine, dhe Greqia futet ne Otranto ne kufirin eskluziv Shqiptaro-Italian, dicka e papranueshme. Megjithate, mjafton te shikoje dhe degjoje nese e ke takuar ndonjehere Ferit Hoxhen(kryenegociatorin) qe te kuptoje se cfare kolopucesh, me shume puce, se kolo ishin ata qe bene kete marreveshje.

    Megjithate, kjo dihej qe do rrezohej nese ke degjuar Ferit Hoxhen dhe palen tjeter se si argumentonte, ajo qe sdihet eshte si do vej halli me censusin, ku shqiperia do jet i vetmi shtet ne bote qe do bej regjistrim te tille me vetdeklarime.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #382
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kush tha qe qeveria po "punon nen rogoze"? Qe nga kryeministri, ministri i jashtem, kreret e Flotes Detare e Ministrise se Mbrojtjes, jane prononcuar per mediat dhe e kane bere gjithe informacionin publik per te gjithe. Projekti nuk u cua ne Kuvend per votim, duke respektuar keshtu vendimin e Gjykates Kushtetuese.

    Sikur te lexoje ato artikujt e shtypit qe une kam sjelle me lart, para se te jepje nje mendim, nuk do te beje keq. Gjykata Kushtetuese nuk po thote se "projekt-mareveshja dypaleshe eshte tradheti kombetare", ajo po thote se PROCEDURA se si u arrit deri ne krijimin e komisionit te shtetit shqiptar nuk ishte konform kushtetutes. Komisioni i pales shqiptare u mblodh me rekomandimin e kryeministrit dhe jo te presidentit. Sipas Gjykates dhe Kushtetutes, i takon vetem presidentit qe te japi pelqimin e tij per krijimin e ketij komisioni.

    Argumenti tjeter qe lakohet ne media eshte se Gjykata paska shqyrtuar edhe ligjet nderkombetare te OKB. Ky argument nuk qendron, pasi nuk eshte ne kompetencen e Gjykates Kushtetuese shqiptare qe te shqyrtoje ligjet nderkombetare, ajo shqyrton dhe e bazon gjithcka ne Kushtetuten e vendit. Pra detyra e Gjykates Kushtetuese eshte vetem respektimi i Ligjit Kushtetutes qe dikton balancen e pushteteve.

    Keto argumenta jane ato qe percjell gazeta Panorama, pasi Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar argumentat e veta.

    Albo
    O i "Dituri" i "madh"

    E para : Qeveria jo po punonte nen rogoz , por dhe pasi e diskretituan mediat , refuzonte te paraqiste situaten ! Asnje material nuk paraqiti apo furnizoi qeveria ne media . Te gjitha materialet u morren dhe u nxorren ne rruge informale nga zyrat e qeverise ! Por me skandali ishte qe qeveria nuk kishte as harte se dhe ate harte qe flitej e kishte vetem greku !
    Me skandali akoma ishte se dy dite para nenshkrimit te marreveshjes qeveria me parlamentin kukull kishte shfuqizuar ligjet e kufirit te RSH-se .

    Ndersa per shqyrtimin e ligjeve nderkombetare te nenshkruara nga RSH , Gjyakata Kushtetuese ka te drejte t'i marre ne diskutim dhe si baze ligjore pasi pikerisht me Kushtetute ato kane fuqine e njejte ne RSH.

    Gjyakata Kushtetuese nuk ka diskutuar vetem procedurat , qe po e po ishin antikushtetuese (dhe ti na flet se puna nuk u be nen rogoz) , por edhe per mos zbatimin e Konventes se Montego Bey-t .

    Te pakten Kryeminitri , Ministri i Jashtem, Ministri i Mbrojtjes duhet te shkojne ne litar , ndersa ata veglat qorre me tituj gjeneral apo ambasdor duhet te kalben ne burg per gjithe jeten ! Biles une them dhe gjyq te mos t'ju bejne se do harxhoje leke shteti shqiptar !

    Me mire t'i bejne keshtu keta qener dhe te kursejme jetet e njerezve tane dhe patrioteve shqiptar qe mund te vriteshin per mbrojtjen e Atdheut dhe trojeve tona !

    Na plasi .... per dhjete tradhetare , zere se nuk kishin lindur fare ! Plehrat !

  3. #383
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Bakojani: Rama u bashkua me ekstremistet

    E Premte, 29 Janar 2010

    Ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, akuzoi dje liderin e opozites shqiptare, Edi Rama, per prishjen e marreveshjes per percaktimin e vijes detare midis Greqise dhe Shqiperise. Permes nje deklarate per shtyp, ish-shefja e diplomacise helene hodhi akuza te forta lidhur me perdorimin qe i eshte bere kesaj marreveshjeje, prej klaneve politike ne dy vendet. Sipas saj, vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise eshte nxitur nga ekstremistet shqiptare, me te cilet eshte bashkuar kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama. "Anulimin e marreveshjes e kerkuan grupime ekstremiste ne Shqiperi, ndaj pergjegjesia e Partise Socialiste te Shqiperise eshte se lideri i saj, Edi Rama u bashkua me keto forca. Madje, ai e deklaroi kontestin e tij qe prej dates 15 tetor te vitit te kaluar", deklaroi Bakojanis. Ajo shprehu keqardhjen qe "partia simoter e PASOK nuk mundi te kaloje stereotipat dhe te bjere dakord me kete marreveshje". Sipas saj, pergjegjesi per anulimin e marreveshjes ka edhe PASOK, e cila nuk i paraqiti pales shqiptare perfitimet nga ky pakt. Ajo tha se "PASOK duhej t'i kishte treguar aleateve te tij ne Partine Socialiste te Shqiperise, lidhur me perfitimet e pales shqiptare nga kjo marreveshje. Ne i ngritem marredheniet dypaleshe ne nje pike e cila konsiderohet si me te mirat ne historine e tyre, insistoj qe ajo u perpilua dhe u firmos, duke pasur parasysh te drejten nderkombetare te vendosur nga OKB", shprehu kritikat, ish-ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani. Ajo shprehu keqardhjen per anulimin prej gjykates shqiptare te kesaj marreveshjeje. ish-shefja e diplomacise greke akuzoi qeverine e re greke te PASOK, qe nuk e dergoi marreveshjen per ratifikim ne Parlament, pasi ajo ishte shume e rendesishme per Greqine. "Madje, gjate kohes qe une drejtoja Ministrine e Jashtme, u mundova ta perfundoja ate sa me shpejt te ishte e mundur. Kjo marreveshje duhej te dergohej ne Parlamentin grek qe javen e pare qe ai u hap, me qellim krijimin e nje atmosfere pozitive, e cila do te pengonte kete fund aspak te kendshem", perfundoi fjalen e saj, Dora Bakojanis.

    Manjani: Rama ka dhene "Ok" per paktin me Greqine

    Ish-juristi i Partise Socialiste, Ylli Manjani, njeheresh anetar i Asamblese Kombetare te kesaj partie, deklaroi dje se "Edi Rama i ka dhene OK per marreveshjen e ujerave territoriale ish-ministres se Jashtme greke Bakojanis, ne nje vizite te kesaj te fundit ne Shqiperi". I ftuar ne edicionin e lajmeve te "Ora News", Manjani theksoi se Rama e ka shfrytezuar kete histori per interesat e tij politike. Nderkohe ai e ka cilesuar viziten e tre deputeteve te PS-se ne Bruksel si te domosdoshme dhe ne kohen e duhur. Sipas tij, mesazhet e tre deputeteve te cilet tregojne se partite socialiste evropiane nuk mbeshtesin bojkotin e opozites treguan genjeshtrat e Rames per gjoja mbeshtetje te ketyre partive per bojkotin. "Rama ka spekuluar se e majta ka mbeshtetur bojkotin dhe deklaratat e tre deputeteve qe ndodhen ne Bruksel, japin mesazhet e duhura per te kuptuar qe bojkoti eshte nje rruge pa krye", theksoi Manjani.

    KJ

  4. #384
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Bakojani me kete lloj perkufizimi,aludon se 9 anetaret e gjykates kushtetuese qe votuan unanimisht kunder merreveshjes,jane ekstremiste.
    Ndoshta nuk e thote direkt,por dicka te tille le te nenkuptohet.Ne vend qe te shqetesohet per vendimet e gjykatave tona,perse nuk shqetesohet me mire per rinegociimin e marreveshjes konform rregullave ligjore nderkombetare?

  5. #385
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Qeveria shqiptare mundet edhe te mos e zbatoje vendimin e Gjykates Kushtetuese e nese e ka shumicen ne Parlament, e ratifikon marreveshjen. Ceshtja e interpretimit kushtetues nuk eshte kaq e thjeshte, se edhe qeveria i ka bazuar diku veprimet e veta. Perpara 8 vjetesh kjo ka ndodhur me shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem nga Parlamenti dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese kunder ketij vendimi...Megjithate Presidenti i asaj kohe e firmosi shkarkimin
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-01-2010 më 14:12
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #386
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Perderisa marrveshja u hodh poshte ne menyre unanime nga antaret e kushtetueses,kjo do te thote se qeveria nuk i ka bazuar veprimet e veta atje ku duhet.Nje marveshje e tille nuk mund te ratifikohet me nje shumice 70+1,per me teper,te injorosh vendimin e gjykates kushtetuese,eshte njesoj sikur kleri te injoroje citatet e librit te shenjte.Gjithashtu,nuk me duket e udhes te heqim paralele midis shkarkimit te prokurorit te pergjithshem dhe ceshtjes ne fjale.

  7. #387
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    I lumte gjykates kushtetuse ,qe me unanimitet te plote hudhi poshte kete marveshtje te turpshme qe ishte ne dem te shqiptareve...!Ky eshte nje ugur i mire ,qe me ne fund ne shqipri po levize dicka ne kahje pozitive...!

  8. #388
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Paktin Detar me Greqinë, si antikushtetuese, me shkelje procedurale dhe substanciale.
    Por ai ka shtuar se "do të provohet për së dyti vertetësia e asaj që ka vendosur gjykata".

    "Megjithese nuk eshte zbardhur vendimi, dy gjëra janë të sigurta, vendimi i gjykatës nuk mund të diskutohet, ai do pranohet, dhe e dyta, marrëveshja me Greqinë do të ecë përpara"- tha Berisha, por duke shtuar se percaktimi i kufirit shteteror me vendin fqinj jugor eshte shume i rendesishem.
    Ai ka theksuar sot se "është i bindur se ligji i detit është zbatuar me korrektësinë më të madhe".

  9. #389
    Kjo ceshtje vjen era peshk i prishur madje qe kur ka nisur si muhabet. Kam pershtypjen se te dy "demat" e politikes shqiptare po grinden me njeri tjetrin se kush ta kete privilegjin te nenshkruaje marreveshjen me Greqine qe te fitoje mbeshtetje domethenese politike nga fqinji jugor. Nuk mendoj se i kushtojne shume rendesi perfitimit apo humbjes qe mund te kete Shqiperia nga kjo gje.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  10. #390
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Shume dinak greket.
    E them me bindje qe te kishte qene Fatos Nano apo Edi Rama qe do e kishte bere kete marveshje sot do kishin te pakten nga 200 bodigard secili dhe revolta popullore do ishte me e madhe per vete natyren e perkrahesve te PD.
    Eshte kohe e turbullt dhe nevojitet qe Shqiptaret te shohin pertej partive apo personave dhe tradhetise ti vene emrin e vet kushdo qe e ben ate.
    Nuk mjaftoi qe na e mbushen Shqiperine me varre e shkolla greke por tani donin nje cope det per hapje oreksi dhe pas regjistrimit me vetdeklarim kombesie te popullsise te ulen mire ne tavoline.
    Leket qe u jane grabitur Shqiptareve nepermjet ambasades greke per viza (dhe nepermjet amc,vodafone e bankave)u perdoren nje pjese per pensione (dyfishi i rroges minimale)te cilat u jepen atyre qe deklarohen si grek dhe nje pjese per te paguar plehrootikanet.
    Sipas Manjanit greket per marveshjen kishin lozur me dy porta pasi kishin marre dhe ok e Rames.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 39 prej 93 FillimFillim ... 2937383940414989 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ritet kufiri maksimal i tenderimit ndërkombëtar nga 2 milionë USD në 10!
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 15:10
  2. Kufiri i lirisë fetare
    Nga Akili-A në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 22-11-2006, 09:48
  3. SHPK: Të mbyllet kufiri për adoleshentët shqiptarë
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:26
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-04-2006, 13:37
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •