UNe nuk habitem fare me kto komente, qe e qujne ket gazete anti shqiptare!
Patjter qe juve doni te sillni Enver Berishen sa te jene malet ne Shqiperi edhe sdoni gjojna kshu si psh OPOZITE!
Por nje sistem nje partiak, dhe nje opcion!
UNe nuk habitem fare me kto komente, qe e qujne ket gazete anti shqiptare!
Patjter qe juve doni te sillni Enver Berishen sa te jene malet ne Shqiperi edhe sdoni gjojna kshu si psh OPOZITE!
Por nje sistem nje partiak, dhe nje opcion!
Pikerisht ketu dyshoj. Nese e pasqyron apo jo realitetin. Pak si shume shpejt kane dale konkluzionet fill pas vizites se Kryeministrit grek. Megjithate, ketu hedhim vetem hipoteza. Koha do te tregoje nese koordinatat e percaktuara per kufijte detare nga "Gazeta Shqiptare", qendrojne apo jo.
(me lejo ne nje kohe te dyte nje rezervim per kete shkembim mendimesh)
Pershendetje!
ilia cfare ndodhi ne kete takim? Asgje!
Edhe skemi pse tja lejme kohes fare, le te na i tregojne! Ose me sakte ja ku e ke:
http://www.balkanweb.com/sitev4/foto...eshja/foto.htm
Shko gjej nai topograf edhe shif car do te thote!
si nuk u ngrit nje shqiptar dhe te mbroj shqiperin mer aman....
do ta kerkoni vloren djema por nuk do ta gjeni do endemi si cifuti ne shkretetire,,,
Na moren detin na moren kosoven na moren camerin na moren shpirtin me pak fjal...
Une nuk jam komunist por ketyre bq greke vetm enver hoxha ja u bente rrup sup...
berish kete nuk e prisnim
vari leshte
Dor. Nuk di c`te te them njehere per njehere, pasi qeveria shqiptare e ka mohuar kete fakt (kaq miope te kete qene qeveria).
Tani po shtroj dicka tjeter, mes shteteve tona nuk ka patur ndonjehere kufij ujore. Ato sapo u vendosen. Pra, me c`te drejte akuzojme Berishen se ka dhene hapesira ujore ne dobi te Greqise, kur deri me sot nuk eshte ditur cilit shtet i perkisnin keto hapesira!!!
Mire ja ben.... kur gjen popull palle qe e voton akoma!Ka qe ne 91, kaluan gati 20 vjet dhe prap e njejta fytyre drejton politikin e atij vendi. Cuditem ndonjehere...e njeh populli yne fjalen rotacion? Apo vetem lojen me pasa PD-PS
Gjynah Shqiperia thuaj....Nejse, cdo popull meriton liderat qe ka.Vete i zgjedhin, atehere skane ca te shfajsojne.
Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)
Berisha e shiti shqiperine ne Nato.....ama komunistat shqiptare duhet te ishim bledh gjith sebashku dhe te krijonim nje gardh njerzish qe mos ta lejonim...
nuk e bem tani prisni ushtaret tan Shqiptare te vriten neper aksjone te natos.....se vetem ne vatrat me te zjarrta atje do na i cojne shqiptaret ne, se mos na kan me dhimt
posht NATO
me kete veprim qe beri Berisha i vuri vulen humbjes ne Qershor
edhe ata qe skishin ndermend te votonin tani do votojne kunder tij
nese nuk e keni lexuar akoma ketu ju sjell nje shkrim te Tedi Blushit qe mu duk interesant
Tedi Blushi
84 vjet pasi Ahmet Zogu i dhuroi Serbisë, Shën Naumin për të ardhur në pushtet, kryeministri Sali Berisha i dhuron ujërat territoriale Greqisë, kësaj here, për të qëndruar në pushtet. Akti i dhurimit, që vjen në shkelje të hapur të pikës 2, nenit 1 të Kushtetutës ku thuhet se, “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, u firmos dje në Tiranë. Marrëveshja u nënshkrua në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe homologia e tij greke, Dora Bakojanis. Titulli i saj është “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vlen të sqarohet se fjala “delimitacion”, është caktimi në vija të përgjithshme i vijës së kufirit. Këtë veprim bëri me vendin tonë Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913. Ndërkohë që zgjidhjen përfundimtare kjo çështje e mori në 30 korrik 1926, kur u nënshkrua akti final i caktimit të kufijve të Shqipërisë dhe ku shteti ynë mori në dorëzim kufirin shtetëror të vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 17 dhjetor 1913.
Pra, Shqipëria nuk është në fazën e delimitacionit të kufijve të saj. Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Besnik Bakiu, ekspert në çështjet e sigurisë dhe ish-drejtues i policisë kufitare, për një periudhë të gjatë kohore thotë se “delimitacioni është një proces nëpër të cilin kalojnë shtetet e krijuara rishtazi (rasti i Kosovës) dhe nuk ka të bëjë fare me shtetet e konsoliduara, të cilat e kanë kaluar shekuj përpara këtë proces (rasti i kufirit shqiptaro-grek)!???”. Brenda të njëjtit kuadër ai shton madje se “legjislacioni shqiptar nuk e parashikon fare delimitacionin dhe nuk ka asnjë institucion shtetëror të ketë të drejtën të nënshkruajë marrëveshje për të bërë delimitacionin e hapësirës detare”, - vë në dukje Bakiu. Pra duket qartë se kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të ligjeve por edhe të nenit 3 të Kushtetutës, i cili gjithashtu thekson se “Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij... janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë”. Por Shqipëria, jo vetëm nga pikëpamja e tkurrjes së kufirit detar por edhe në kontekstin politik ndërkombëtar del e humbur dhe e fyer nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, duke pranuar “delimitimin” kufijve të saj si të ishte një shtet riosh. E megjithatë, kryeministri Berisha teksa buzëqeshte pas nënshkrimit të saj nuk ngurroi t’i thoshte edhe një “urime”, homologut të tij grek, Karamanlis.
Ne fakt, DOR, nuk jam ndonje fanatik ne politike dhe nuk ndjek shume partite. Ketu hodha dyshim sepse eshte me te vertete per te dyshuar dhe sepse me pelqeu qendrimi i Greqise dhe Kryeministrit Karamanlis, kur na quajti miq. Dihen interesat tona jetike per 800 mije emigrante. Pse duhet t`u veshtiresohet atyre jeta si dhe hyrja jone ne BE? Megjithese nuk me pelqen te bej supozime, nese me te vertete ka ndodhur sic ngulni kembe juve, une (vetem personalisht), do t`ja falja Berishes, ne emer te interesit per te cilet behet ky koncesion, ashtu sic u veprua per camet.
Shpresojme me hyrjen ne BE, te zgjidhen shume problematika te mbetura mes vendeve tona.
Pershendetje!
Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-04-2009 më 07:44
Krijoni Kontakt