Në fakt orthodhoksët shqiptarë duhet të jenë të parët që të kërkojnë mbrapsht shën Naumin.
Në fakt orthodhoksët shqiptarë duhet të jenë të parët që të kërkojnë mbrapsht shën Naumin.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Kufiri me Greqinë, kemi humbur më shumë sa mendohej
Nga Prof.Asc.Dr Myslim Pashaj
21/10/2009 gazeta shqiptare
Kjo kohë e çmuar e te jdukshmërisë, bën një lloj “katarsisi” midis nesh. Nuk e kam fjalën për “veten time” sepse unë jamë një studiues i pavarur i vendit tim. Po mendoj dëshpërueshëm se gjatë gjithë kësaj kohe Institucionet tona duhet të ishin marrë me problemet themelore të këtij përcaktimi kufijësh, që me pasaktësitë e tij, tejkalon çdo hamendje.
Mirpo ata janë fokusuar se si të gjejnë “hapësira të dyshimta” në këto trajtesa, e skica pafund, vetëm për ta çuar gjer në fund veprën e gatuar.
Kjo nuk është normale brenda të njëjtave interesa të shetit Shqiptar.
‘Për vëmendjen tuaj po trajtoj më poshtë, vetëm parimin e barazisë dhe testin e Përpjestueshmërisë si një nga testet të shumëpërdorura sot në botë, lidhur me Ndarjen e Ujrave detarë dhe të Shtratdetit Kontinental. Le të jemi të matur, racional, pa ngarkesa emocionale dhe pa hetime për “ të gjetur se ku e ka qëllimin ky studiuesi i pavarur... etj etj)
Jam i sigurtë se ky përfundim që po iu përcejll, Ministrave të mi, dhe shqiptarëve në përgjithësi, është një këmbanë alarmi, jo për kushtrim, por për “qetësi, përqëndrim, shqyrtim teknik e shkencor” për të mos i bërë dëm askujt, por për të mbrojtur të Drejtën tonë Ndërkombëtare.
PARIMI I BARAZISË DHE TESTI I PËRPJESTUESHMËRISË.
JA , PSE JEMI TË PABARABARTË.
Gjate gjithe kesaj kohe eshte hedhur argumenti i vijes mesore. Pra i Baraslargësisë. Ky eshte nje parim i rendesishem ne procese të ndarjes së kufijëve detarë, por qe ne fakt eklipsohet ne rendesi nga ndryshimet qe iu bene UNCLOS ne vitin 1982. Me lejoni te shpjegohem:
Barazlargesia – Konventa e vitit 1958 e percakton “equidistance line” (vijen e baraslarguar) si vijen çdo pike e seciles eshte e baraslarguar nga pikat me te aferta te nga te cilat matet gjeresia e detit Shtetëror,ndërmjet dy shteteve”.
Por roli i privilegjuar i kesaj metode u godit rendë nga disa vendime të Gjykatës Nderkombetare te cilat nuk e moren per baze kete metode ne gjykimin e tyre pasi kjo metode çonte ne pabarazi.
Diskutime te shumta u bene por goditja e metodes se baraslargesisë shkoi aq larg sa në Konventen e 1982 ky nocion (pra baraslargesia) hiqet fare nga nenet 74 (qe ka te beje Hapësirën e veçantë Ekonomike = Exlusiver Economic Zone) dhe 83 (Shtratdeti Kontinental= Continental Shelf) te Konventes dhe mbeten vetëm ne nenin 15 (qe ka te beje vetem me detin Shtetëror).
Ja ç’ thote neni 74 i Konventes:
Delimitimi i Hapësirës së Veçantë Ekonomike (Exlusive Economic Zone) ndermjet shteteve me brigje perballe apo ngjitur do te kryhet sipas marreveshjes bazuar ne ligjin nderkombetar siç referohet ne nenin 38 te statutit te Gjykates Nderkombetare, me qellim qe te arrijë ne zgjidhje te BARABARTE (EQUITABLE SOLUTION).
Po keshtu edhe neni 83 paragrafi i pare perdor te njejten gjuhe.
Pse ështe futur ky nocion (Nocioni i BARAZISE). Ky nocion eshte futur pikerisht sepse mesorja nese merret verberisht çon në pabarazi. Vet koncepti i barazise(Equity) bazohet ne atë qe eshte e drejte, e ndershme, e barabarte. Ky eshte elementi final i çdo procesi Ndarjeje Detare. Sidomos kjo behet shume e rendesishme kur kemi pikerisht rastin e veçantë shqiptar kur ka bashkësi ujdhesash të vogla ( shkëmbinjë etj) qe ndikojne ne ndarjen e kufirit. Ky eshte pikerisht rasti qe mesorja mund të çoje shpesh ne pabarazi.
Si test per BARAZINë perdoret koncepti i PROPORCIONALITETIT= PERPJESTUESHMERISË.
Ky eshte testi qe shikon raportin e ujrave te perfituara nga delimitimi krahasur me raportin e vijes bregdetare relevante te te dy sheteve.
A ESHTE BERE KY TEST NGA PALA SHQIPTARE?
SI I KA DALE KY TEST I PROPOCIONALITETIT PALES SHQIPTARE?
Pala shqiptare mund te ngrinte pretendimin se kjo metodë e barazlargesise/mesore çon ne pabarazi.
Ky test eshte perdorur gjerësisht nga Gjykata Nderkombëtare për gjykime të
çështjeve te Ndarjes së Kufijëve Detarë. Rasti i parë ka qenë rasti i Libisë me Maltën ku Gjykata vendosi spostimin e kufirit ne favor te Libisë.
Por raste te tjera, ku ky test eshtë perdorur janë pa fund ne negociata dhe ne gjykatë. I tillë ka qënë rasti i Ukraines me Rumaninë. Ky test eshte perdorur gjeresisht si argument nga Turqia per çeshtjen e Detit Egje me Greqinë ku edhe ata perballen me grumbuj ishujsh grekë.
Por çeshtja nuk ka pse te shkojë ne gjykate.
Palët ne negociata bisedojne duke paraqitur kete argument dhe ky eshte argument i rendesishem per te gjetur nje te mesme te perbashket.
Po paraqesim më poshtë raportin i ujerave te perfituara nga Greqia krahasuar me raportin e vijes bregdetare.
Këto janë matje të përafërta dhe ato mund të saktësohen nga pala shqiptare e cila nëpermjet hartave dixhitale ka mundësi më shumë se ne, të kryejnë matje të këtyre sipërfaqeve.
Në hartën që po paraqesim më poshtë është vetëm llogaritja dhe krahasimi për vijën përmbyllëse të Ngushtesës Veriore të Korfuzit që përkon me vijën Ujdhesa Othonoi – Rrugët e Bardha pranë Palasës.
Vija bregdetare e matur per siperfaqet përkatëse të Shqiperise me Greqine duke marre bregun a Korfuzit dhe brigjet e ujdhesave qe ndikojne ndarjen e kufirit eshtë pothuajse 1 me 1. (me perafersi 72 km me 73 km duke futur edhe siperfaqe ujdhesash qe realisht nuk ndikojnë në ndarje por duke marre nje matje konservatore.
Kurse raporti i ujrave i matur del afersisht 1 me 1.25 ose 1.3
Sipërfaqe ujore detare për Republikën e Greqisë 830 km2.
Sipërfaqe ujore detare për Republikën e Shqipërisë, 650 km2
Lejueshmëria e përafërt = Margin of Error = +/- 10 km2.
Po vëreni se çfarë do të ndodhte sikur në llogaritjet e mësipërme të vijonim edhe sipërfaqen tjetër, që futet deri në Ngushtesën e Otrantos. ( Përafërsisht që nga pika “127” deri tek pika:”150”)
Nga pika 127 deri ne pike 150 bregdeti shqiptar virtualisht nuk ka me perballe bregdet të Republikës së Greqisë. Pra, çdo hapësirë ujore e perfituar me tej e shton disproporcionalitetin= mospërpjestueshmërinë e dhene me lart.
Nese vazhdojme pertej pikes 127, llogaritjet e përafërta, tregojne se Shqiperia me nje vije bregdetare përkatëse ( pra qe ka ndikim ne ndarjen e kufirit deri ne piken 150) prej rreth 116 km ka perfituar rreth 1600 km2 Ujra detarë dhe Shtratdet ( sëbashku, Det Shetëror + Hapësirë e Afërt Vijimore) kur Greqia me nje vije bregdetare prej afërsisht, 73 km, ka perfituar nje siperfaqe prej 1500 km2 Ujra detarë dhe Shtratdet. Pra, për çdo 1 km vijë bregdetare SHQIPTARE, ka një sipërfaqe prej rreth 14 km2 Det, kur per çdo 1 km vijë bregdetare GREKE ka nje siperfaqje prej rreth 21 km2 (Ujra detarë dhe Shtratdet ). Eshte nje pabarazi e madhe. Ky test i pare duhet te ngrinte menjehere flamurin e alarmit tek negociatoret tane.
Vini re se sa të pabarabartë që jemi përballë detit tonë të përbashkët.
Zbulohet enigma e kufirit
10/2009
Tedi Blushi gazeta shqiptare
Me ratifikimin e marrëveshjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, qeveria aktuale Shqiptare, humbet perspektivën strategjike ekonomike, sidomos të jugut të Shqipërisë.
Poziconi gjeografik, i cili është argumenti më i fortë e ndjellës shqiptar në fushën e makroekonomisë evropiane, shumëzohet nga kjo marrëveshje me zero, dhe gjeopolitika jonë ekonomike, dhe ndjellja e investitorëve të huaj me këtë faktor, brenda pak vjetësh do marrë fund.
Nëse shikon hartën detare, dhe vijën e re të kufirit që do hyjë në fuqi, në rast ratifikimi të marrëveshjes, vërehet se midis Shqipërisë dhe Italisë, futen si pykë ujërat greke, dhe për më tepër çelësat e Otrantos (të paktën çelësin tonë), e dorëzojmë tek grekët.
Përveçse një argument më shumë kundër mbështetësve të marrëveshjes, se në të shkuarën ndarja nuk ka qenë kështu, kjo ndarje e re do krijojë probleme me zhvillimin e vendit.
Portet
Në projektet e financuara nga qeveria shqiptare, por dhe me financim të huaj, në fillim viteve të kësaj dekade, Porti i Vlorës, i cili së bashku me atë të Durrësit do ishin dyert hyrëse të Korridorit 8-të, i cili do kalonte në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi, por edhe vendi ku do zbarkonte gazsjellësi AMBO. Kjo do sillte një shmangie të Greqisë dhe mbetjen e saj një xhep në korridoret evropiane, dhe rrjedhimisht humbje të peshës si trampolinë për mallrat që vinin nga lindja drejt perëndimit dhe anasjelltas dhe rrugë kalimi për to.
Të ndodhur përballë kësaj perspektive që do ulte peshën ekonomike, e rrjedhimisht politike të Greqisë në rajon, qeveritë e atij vendi, bënë autostradën “Odhos Egnatia”. Kjo autostradë përshkon gjithë veriun e Greqisë dhe tashmë përfundon në portin e Igumenicës. Po ashtu në bashkëpunim me rusët, është miratuar ndërtimi i gazsjellësit Burgas- Aleksandropullos dhe, është në projekt degëzimi Aleksandropullos-Igumenicë. Të gjitha këto projekte paralele të cilat janë drejt përfundimit të tyre, automatikisht atrofizojnë projektet e Korridorit 8-të që i jepnin zhvillim Shqipërisë dhe trevave shqiptare, pasi financuesit e huaj, nuk janë të interesuar të hedhin para, në një projekt paralel me atë tashmë në prag të përfundimit që kanë bërë grekët.
Gjithashtu, jugu i Italisë, aq i etur për gazin libian, mund ta gazifikojë atë në portin e Igumenicës, ku mund të ngrihen impiantet e planifikuara për t’u ndërtuar në Vlorë, ose të marrë gazin rus, nëpërmjet gazsjellësit detar, që do kalojë në ujërat që sapo i kemi dhuruar.
Çfarë kemi dhënë
Me futjen e ujërave territoriale greke si pykë midis Italisë dhe Shqipërisë, anijet e mallrave që vijnë nga kanali i Suezit, si dhe ato gaz dhe naftë mbartëse, do ta shmangin portin e Vlorës dhe të Durrësit, pasi kështu shmangin taksat dhe telashet administrative me autoritete greke për kalimin në ujërat territoriale të tyre, dhe do ndalojnë në portin e Igumenicës, nga do shpërndahen në gjithë Ballkanin dhe Evropën Qëndrore.
Për një tregtar, nuk ka shumë rëndësi të shkarkojë mallrat në Igumenicë ose Vlorë apo Durrës, mjafton që të kursejë shpenzimet e transportit, por për popullsinë greke dhe shqiptare të rajoneve, kjo bën diferencën midis prosperitetit dhe varfërisë në krahasim me fqinjin.
Në këtë mënyrë, porti i Vlorës, në mos është shndërruar në një port në ujërat greke, të paktën është një port që do varet nga humori i tyre.
Humbje në turizëm
Gjithashtu portet shqiptare, humbasin atraksionin e tyre si porte turistikë për jahtet.
Në periudhën e dimrit, mjetet lundruese të evropiano-veriorëve, strehohen në portet kroate ose të Italisë së veriut. Me fillimin e sezonit të verës, zbresin në jug të Mesdheut, duke bërë ndalesa furnizimi në portet greke, dhe ishte menduar që këtë funksion ta merrnin edhe portet shqiptare në të ardhmen.
Me ardhjen e vijës ndarëse kaq afër brigjeve tona, asnjë pronar jahti, nuk ka vullnet t’i shtojë vetes vështirësi burokratike, duke hyrë, dalë e hyrë prapë nëpër ujërat territoriale të shteteve si Shqipëria dhe Greqia, por direkt nga ujërat ndërkombëtare bën furnizim në portet greke dhe zbret në Mesdhe.
Këto argumente, por edhe shumë të tjerë të vështira për tu shpjeguar në një artikull të vetëm, janë tregues se përveç humbjes së mbi 300 km2 zonë ujore, Shqipëria dorëzon me këtë marrëveshje pozicionin e saj strategjik gjeo-ekonomik.
* Autori i këtyre rradhëve është ekspert i të drejtës ndërkombëtare. Për arsye se është nëpunës i administratës shtetërore publike, preferon të ruajë anonimatin.
Kufiri detar, qeveria injoroi kërkesën italiane
21/10/2009 - gazeta shqiptare
Tedi Blushi
Pika fundore e kufirit detar shqiptaro-grek me numrin 150, cënon interesat e Italisë, për shkak se ka hyrë në Kanalin e Otrantos. Kjo pritet të shkaktojë një incident diplomatik mes Tiranës dhe Romës zyrtare, pasi për këtë pikë ka një marrëveshje dypalëshe (Shqipëri-Greqi), dhe jo trepalëshe (Shqipëri-Greqi-Itali). Në mbështetje të këtij argumenti vjen një korrespondencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe Ambasadës së Shqipërisë në Romë, e siguruar ekskluzivisht nga “Gazeta Shqiptare”. Në këtë letër drejtuar ambasadës sonë në Romë, në datën 23 prill 2008, pala italiane kërkon me insistim që për përcaktimin e kësaj pike të ketë negociata trepalëshe, ndërkohë që ka ndodhur e kundërta. Pala shqiptare dhe ajo greke janë marrë vesh së bashku, duke shmangur kësisoj atë italiane.
Letra
Në letrën që Ministria e Punëve të Jashtme italiane i dërgon ambasadës sonë në Romë, në datën 23 prill ’08, lidhur me pikën treshe të njohur tanimë si pika 150, thuhet konkretisht: “Lidhur me letrën tuaj ku flitet për çështjen e përcaktimit të një pike të trefishtë (Itali, Shqipëri, Greqi) të vijës së kufizimit të platformës kontinentale të vendosur në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë në vitin 1992, mendojmë se ka motive për mundësinë e një zgjedhjeje të negociueshme që mund të çojë në përcaktimin e një pike të tillë. Në këtë mënyrë, Italia do të kishte kështu një përcaktim të platformës kontinentale pa zgjidhjen e vazhdimësisë nga Adriatiku në Jon”, citojmë nga kjo korrespondencë. Në këtë shkresë zyrtare të Ministrisë së Jashtme italiane theksohet gjithashtu se, “kjo kërkesë ishte zyrtarizuar edhe në marrëveshjen e përcaktimit të platformës kontinentale mes Italisë dhe Greqisë në vitin 1977. Ajo përcakton dispozitat për zgjerimin e vijës së përcaktimit me pika të trefishta me vendet e tjera fqinje, apo në veri të Shqipërisë dhe në jug me Libinë. Dispozita të kësaj natyre nuk përfshihen në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë të vitit 1992, të përkufizimit të platformës kontinentale, kjo megjithatë, lë pezull përcaktimin e pikave të trefishta në veri dhe në jug, pikërisht me idenë se ato duhet të përcaktohen me negociata të veçanta me vendet kufitare”.
Shmangia e Italisë
Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, ish-këshilltari i tij në këtë ambasadë, Ilir Tepelena (sot drejtor i Përgjithshëm Rajonal në MPJ) dhe drejtoresha Juridike e MPJ-së, Ledia Hysi, qysh në muajt mars-prill të vitit 2008 kanë nisur negociatat me MPJ-në e Italisë për çështjen e kufirit detar, duke zhvilluar takime në nivel drejtorësh dhe teknik. Gjatë kësaj periudhe janë shkëmbyer dhe mjaft letra nga të dy palët për këtë çështje. Tepelena, me anë të një shkrese mbylli në mënyrë të njëanshme bisedimet dhe negociatat me palën italiane. Ky letërkëmbim është mbyllur me palën italiane në një nga ditët e fund-prillit 2008, mbas një letre që Ministria e Jashtme e Italisë i drejtoi më datën 24 prill ‘08 ish-këshilltarit Tepelena, i cili zëvendësonte disa ditë ambasadorin Kola, i cili nuk ndodhej në detyrë për arsye shëndetësore. Më pas, asnjë autoritet nga ambasada e Shqipërisë në Romë nuk është kujtuar për çështjen në fjalë, e as ambasadori Kola nuk ka biseduar më për këtë problem në MPJ-në italiane dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim edhe pse pala italiane kërkonte me insistim që të fiksohej marrëveshja e trefishtë midis Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë për caktimin e vijës së kufijve në platformën kontinentale, fiksuar në marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë në vitin 1992
Kapiteni i Kapitanerise Vlore: Arsyet pse s’kemi falur territor
Anastas Goga
Anastas Goga, kapiten i Kapitanerisë së Vlorës dhe aktualisht pedagog i jashtëm “Për ligjin ndërkombëtar dhe të drejtën detare” pranë UT “I.Qemali”, Vlorë, tregon në një intervistë për gazetën “Panorama” arsyet përse Shqipëria nuk ka humbur terren ndaj Greqisë në përcaktimin e kufirit ujor. Ai i është përgjigjur shtatë pyetjeve të gazetës mbi pretendimet e ngritura kohët e fundit përsa i përket pikave më të nxehta të kësaj marrëveshje si gjiri i Sarandës, trajtimi i Greqisë si vend arkipelag apo edhe ishulli i Othonit. Anastas Goga ka kryer studimet në SHBA dhe është diplomuar në Institutin e gjuhës angleze në San Antonio, Teksas dhe Kolegjin e Florës në New Port Rhode Island në vitin 1997. Gjithashtu, ka marrë edhe disa certifikata në kurset rajonale për “Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Detare” si dhe ka botuar tekstin “Ndikimet e kushteve meteorologjike në krahët ngarkues në anijet dhe terminalet e naftës e të gazit në Gjirin e Vlorës dhe të Durrësit”.
I
Në radhë të parë do të doja t’ju falënderoja që morët mundimin për të marrë opinionin tim për këtë çështje kaq shumë të debatuar kohët e fundit. Ne jemi pranë detit, por për detin flitet më shumë në Tiranë. Unë në mënyrë modeste do të doja të shprehja opinionin tim nga këndvështrimi si Kapiten dhe pedagog i së Drejtës Detarë në Universitetin e Vlorës për një periudhë mbi 10-vjeçare. Në këtë intervistë unë nuk do të them ndonjë tjetër veç interpretimit të atyre që kam thënë në tekstin “Ligji Ndërkombëtar dhe e Drejta Detare” i botuar gati 10 vjet më parë dhe që ka përbërë bazën e leksioneve të studentëve të navigacionit, inxhinierisë navale, por dhe të juridikut pjesërisht. Gjithashtu, nuk do të doja te bëja rolin e gjykatësit midis palëve, sepse unë nga profesioni jam navigator dhe jo jurist.
Tani më lejo të futem në temë. Thelbi i problemit dhe keqkuptimeve është pikërisht vija bazë nga e cila starton ndërtimin e zonave ligjore të detit dhe diferenca e sipërfaqeve që pretendohet se janë “falur”, është rrjedhojë e diferencës së këtyre vijave. Në qoftë se Vija Bazë ndërtohet saktësisht dhe rezultati që ajo prodhon duhet të jetë i saktë, në rast të kundërt gabimi transmetohet sistematikisht në të gjitha zonat. Vija Bazë shërben për përcaktimin Detit të Brendshëm dhe Detit Territorial, të cilët së bashku përbëjnë Detin Kombëtar ku shteti bregdetar ka sovranitet absolut dhe Zonës Bashkëngjitur, Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental, ku shteti bregdetar ka disa të drejta sovrane. Dua të theksoj se midis sovranitetit dhe të drejtave sovrane ka dallim esencial. Në Detin Territorial ekziston e drejta e lundrimit paqësor (inocent passage) ndërsa në Detin Ndërkombëtar ekziston e drejta e lundrimit dhe fluturimit të lirë (freedom of navigation, në këtë kuptim ai nuk është “pronë” e shtetit bregdetar. Përtej këtyre zonave ndodhet Deti i Hapur që është trashëgimi e gjithë njerëzimit. U detyrova të zgjatem me këto përcaktime sepse ka keqkuptime të mëdha në interpretimin e këtyre zonave. Konventa UNCLOS përcakton dy tipa të Vijës Bazë (neni 5), Vijën Baze Normale si vija që bashkon pikat e bregut gjatë tërheqjes maksimale të ujërave gjatë zbaticës maksimale (low tide elevation) dhe Vija e Drejtë Bazë (neni 7) e cila ndërtohet atje ku bregdeti është shumë i dhëmbëzuar, zgjaten ishuj periferik përgjatë bregut në distancë shumë të afërt ndaj tij, hiqet një vijë e drejtë për matjen e gjerësisë së Detit Territorial. Duhet theksuar se kufiri i vjetër për mbi 40 vjet ka qenë ndërtuar pikërisht mbi Vijën e Drejtë Bazë dhe që tani shërben për matjet e bëra nga grupi që kundërshton marrëveshjen. Por a është Vija e Drejtë Bazë varianti më i përshtatshëm për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe zonave të tjera për rastin në fjalë? Unë mendoj që jo, edhe kritikat nga Komuniteti Ndërkombëtar kanë qenë të vazhdueshme. Le të shohim disa nga ato:
1. Treguesit e parë që Shqipëria pretendon Vijën e Drejtë Bazë janë bërë në rishikimin e Udhëzuesit të Lundrimit në Adriatik1 më 1.3.1960 ku thuhej qartë se Deti Territorial Shqiptar për 2/3 e tij bazohet në Vijën e Drejtë Bazë. Në komentet për vlefshmërinë e këtij pretendimi Departamenti Amerikan i Shtetit bëri një deklarim teknik duke theksuar se: “Vija bregdetare e mbuluar me sistemin e Vijës së Drejtë Bazë në mënyrë të dukshme synohet, por jo thellësisht e zbatuar”, duke lënë të kuptohej korrigjimi i saj.
2. Me dekretet e nxjerra në vitin 1970 dhe 1976 kishin të bënin më tepër me ndryshimin e gjerësisë së Detit Territorial dhe nuk ndryshuan në esencë Vijën e Drejtë Bazë dhe në lidhje me këtë pretendim ishte komenti “që një Vijë e Drejtë Bazë është e papërshtatshme përgjatë bregut të pakomplikuar shqiptar2”
3. Në vijim të këtyre kritikave në shkurt të vitit 1989 SHBA nëpërmjet Ambasadës franceze në Tiranë dorëzuan notën e protestës si vijon: “SHBA dëshirojnë të theksojnë se për pjesën më të madhe të bregut shqiptar, i cili nuk është as thellësisht i dhëmbëzuar, as i ndërprerë ose pa zgjatime ishujsh periferikë ngjitur me të, nuk përmbush kriterin gjeografik sipas kërkesave të Ligjit Ndërkombëtar për implementimin e Vijës së Drejtë Bazë. Më tej, segmenti i Vijës Bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit), derdhja e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës tek Kepi i Sarandës, përfshijnë ujëra, të cilat nuk janë as gjire të ligjshëm dhe as ujëra historike3”
4. Në mars të vitit 1990 shteti shqiptar ndryshoi Detin Territorial në përputhje me normat ndërkombëtare nga 15 ne 12 milje, por nuk ndryshoji Vijën e Drejtë Bazë, duke deklaruar 7 pika të bregdetit në vend të koordinatave gjeografike. Në studimin e vitit 1994 Departamenti i shtetit të SHBA thekson: “Për shkak të deklarimit të Sazanit si pikë referimi për të justifikuar vendosjen e Vijës së Drejtë Bazë sipas kriterit të “Ishujve periferik të afërt” si një argument i nenit 7 të UNCLOS, duhet të konsiderohet i pavlefshëm. Studimi gjithashtu, deklaron se: “Vija bregdetare është relativisht e butë dhe ndërkohë, kriteri “thellësisht i dhëmbëzuar” nuk plotësohet4", duke vazhduar më tej “me përjashtim të Gjirit të Vlorës ku mund të hiqet një vijë mbyllëse për pjesën tjetër të bregdetit shqiptar në fakt duhet të implementohet Vija Bazë Normale.
5. Në lidhje me Gjiret e mbyllura nga Shqipëria sipas kësaj vije në studim theksohet: “Madje edhe për Gjiret e mbyllura nga Shqipëria sipas pretendimit të Vijës së Drejtë Bazë, ata janë relativisht të cekët dhe Vija e Drejtë Bazë “ka pak efekte në skajin e jashtëm të Ujërave Territoriale të Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe në pretendimet e tjera juridike detare5”
Pra, si konkluzion Vija e Drejtë Bazë e përdorur nga shteti shqiptar për përcaktimin e kufirit detar nuk mund të përdoret në kohën e sotme për faktin se ajo është një vijë që është përdorur nga shteti shqiptar me mendësinë e kohës kur u vendosën në kohën kur Shqipëria pretendonte se luftonte në “rrethim”. Tani Shqipëria është në NATO dhe ndërsa synojmë të hyjmë në BE jo në pak raste qëndrohet në llogore të vjetra. Nga ana tjetër unë nuk besoj se grekët do të ishin kaq naivë sa të pranonin si bazë të marrëveshjes një Vijë Bazë të papërshtatshme dhe kaq shumë të kritikuar. Kjo do të çonte bllokimin e bisedimeve. Por kjo vijë bazë nuk mund të përdorej edhe për faktin se Ligji për Kufirin Nr. 9861 dt 24.01.2008 e shfuqizon bazën ligjore ku mbështetej kjo vijë, konkretisht ligjin 8771 dt 19.04.2001, por në mënyrë paradoksale ky ligj shfuqizon edhe Detin Territorial Shqiptar. Në këto rrethana sipas mendimit tim palët në marrëveshje duhet të ishin ulur për bisedime mbi bazën e dy elementëve baze:
1. Deklarimin e Vijës Bazë.
2. Deklarimin e Detit Territorial, i cili nënkuptohet por nuk thuhet.
Pala greke deklaroi Vijën Bazë Normale, ndërsa pala shqiptare me ligj nuk ka Vijë Bazë, pra e ndërtoi Vijën e saj Baze si Vijë Bazë Normale sepse ndryshe nuk mund të bëhej delimitimi i Shelfit. Nëse kjo vijë është ndërtuar drejt apo jo, në pamje të parë duket po, nëse a e kishte tagrin grupi negociator ta bëjë një gjë të tillë, ky është një problem juridik dhe në grup ka pasur edhe jurist.
II
Kjo është lehtësisht e verifikueshme mbi bazën koordinatave, por varet nga referenca se nga bëhen matjet. Në qoftë se ato nuk i referohen të njëjtave pika ato nuk dalin kurrë të barabarta.
III
Greqia nuk mund të trajtohet si shtet arkipelag jo vetëm sipas përcaktimeve të UNCLOS sepse ajo ka kufij tokësor, gjë nuk përkon përkufizimin përkatës. Greqia ka vetëm Arkipelagun e Egjeut dhe nuk kam gjetur ndonjë përcaktim si arkipelag për ishujt e Korfuzit. Por edhe sikur këta ishuj të trajtoheshin si të tillë ata përfitojnë më shumë sipërfaqe ujore, sepse vija bazë e tyre ngjan me Vijën e Drejtë Bazë, e cila i jep më shumë avantazh shtetit bregdetar.
IV
Mendimi im është se ishulli i Othonit 10 km2 ku banojnë rreth 600 banor dhe ashtu edhe ai Sazanit 6.3 km2, ku nuk banon asnjë njeri (me përjashtim të 10 ushtarëve) i përmbushin kriteret e nenit 121 të UNCLOS dhe gëzojnë të drejtën që të kenë, Detin Territorial dhe të gjitha zonat e tjera të përcaktuara nga ligji ndërkombëtar. Konventa nuk merr si kriter madhësinë dhe as numrin e njerëzve që banojnë në një ishull, por burimet për të përballuar jetën duke cilësuar gjithashtu se: “Shkëmbinjtë të cilët nuk mund të përballojnë mundësinë e jetesës ose jetën e tyre ekonomike nuk gëzojnë të drejtën të kenë Zonë Ekskluzive Ekonomike dhe as Shelf Koninental”.
V
Debati për Gjirin e Sarandës si “Gji Historik” më duket pa baza profesionale. Ky është një problem shumë i vështirë dhe mjaft i diskutueshëm edhe për vet krijuesit e kësaj teorie, madje edhe neni 10 i UNCLOS i quan të ashtuquajturit, (So-called “historic bays”).
Ky problem trajtohet gjerësisht në materialin mbi regjimin legal në ujërat historike, përfshi gjiret historike6 në të cilin theksohet se “Koncepti i ujërave historike i ka rrënjët e tij në faktet historike që shteti nëpër shekujve ka pretenduar dhe ka ushtruar sovranitetin e tij në zonat që pretendon jetike, pa i kushtuar shumë vëmendje divergjencave dhe opinioneve që ligji i përgjithshëm ndërkombëtar mund të përshkruajë në lidhje me delimitimin e detit territorial”. Më tej theksohet: “Shteti bregdetar, i cili pretendon për ujëra historike kërkon që t’i jepet një trajtim i jashtëzakonshëm në situata të jashtëzakonshme”
Që një gji ose hapësirë ujore të konsiderohet historike duhet të përmbushë këta faktorë:
1. Ushtrimin efektiv të sovranitetit nga shteti pretendues mbi zonën e pretenduar si “historike”, si një domosdoshmëri për një cilësim të tillë.
2. Ky sovranitet duhet të jetë ushtruar dhe përdorur në shekuj (usage continue et secular).
3. Qëndrimi i shteteve të huaja ndaj këtij pretendimi duhet të jetë tolerant dhe i pëlqyeshëm.
4. Gjiri duhet të deklarohet si tillë nga akte ligjore, duke ia bërë të ditur gjithë opinionit botëror dhe konsiderohet i mbyllur për anijet e huaja.
5. Shteti bregdetar ka interesa vitale në zonën e pretenduar
Janë të shumta shtetet që kanë pretenduar për gjire historike si Egjipti për Gjirin Arabik, Nikaragua, Kanada, USA etj, Italia, për Gjirin e Tarantos në vitin 1978 për të cilin Departamenti i ShBA deklaroi se Gjiri i Tarantos nuk është gji historik, etj. Por më klasik mbahet rasti i Libisë, e cila më 1973 shpalli Gjirin e Sidrës si “gji historik” duke mbyllur një sipërfaqe prej 300 miljesh. Ky deklarim u kundërshtua menjëherë nga Italia, Franca, Turqia, Britania, Rusia dhe USA duke çuar në incidentin e vitit 1981, ku u bombardua Tripoli. Pra, ky problem nuk është aq i thjeshtë sa duket dhe nuk mund të cilësohet si i tillë nga dëshira e mirë dhe me sa di unë që nga viti 1912 deri më sot nuk gjendet ndonjë dokument zyrtar ku shteti shqiptar të shpalli Gjirin e Sarandës si “gji historik”, dhe aktualisht ai është një gji i hapur për lundrimin ndërkombëtar.
Gjithashtu, vija mbyllëse që pretendohet nga Kepi i Qefalit deri në Kepin Dema, nuk përmbush as një kriter të qenë si gji legal. Konventa thekson se jo çdo dhëmbëzim i bregdetit mund të quhet gji. Për të qenë legal ai duhet të përbush kriterin e gjysmë rrethit. Gjithashtu, ai nuk përkon me përshkrimin e Gjirit të Sarandës sipas Udhëzuesit të Lundrimit në RSh, botim i vitit 1992 ku thuhet se “Gjiri i Sarandës fillon nga Kepi Denta në jug dhe Kepi Paladha në Veriperëndim”. Ky dhe dokumente të tjera zyrtarë shprehin të njëjtën gjë7. Këto nuk mund të fshihen dhe grekët janë ekspert të ligjit të detit, madje kanë edhe institut8 për këtë problem. Pra, sipas mendimit tim Vija e Drejtë Bazë për mbylljen e Gjirit të Sarandës i përshtatet këtij gjiri.
VI
Për ta bërë më të kuptueshëm Shelfi Kontinental gjeologjik, është ajo pjesë e tokës e mbuluar nga uji pas shkrirjes së akujve në epokën interglaciale. Delimitimi i Shelfit Kontinental bëhet në përputhje me nenin 83 të UNCLOS “Delimitimi i Shelfit Kontinental midis shteteve me brigjet përballë ose në krahë të njeri-tjetrit”, i cili thotë: “Delimitimi i Shelfit Kontinental midis shteteve me brigjet përballë ose në krahë të njëri-tjetrit duhet të bëhet me marrëveshje mbi bazën e ligjit ndërkombëtar në referim të nenit 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e barabartë”. Nisur nga ky parim palët kanë zgjedhur parimin e “baraslargësisë”, “Vijës së mesme” i cili është një nga parimet e parashikuara dhe më i përshtatshmi për zonën në fjalë sepse parimet e tjera janë për distancë mbi 60 miljen nga skaji fundor i Shelfit dhe 100 milje mbi barasthellësinë 2500 m. Por a është ky parim perfekt? Rastet e përdorimit të tij për shtete të ndryshme ka dhënë rezultate të ndryshme. Ai ka prioritete, por ka dhe mangësi dhe prodhon rezultat të barabartë kur niset nga Vija Bazë të njëjta, gjë që është marrë në konsideratë nga palët. Por në rast se ai nuk e jep këtë rezultat ai duhet të shoqërohet me element të tjerë siç është “proporcionaliteti” për zonat e përcaktuara dhe jo për objektet që merren për referencë.
Në gjykimin tim, në pamje të parë, nuk duken diferenca në Delimitimin e Shelfit Kontinental dhe kjo marrëveshje mund t’i qëndrojë kohës po të hiqet nga titulli i saj togfjalëshi “dhe zonave të tjera detare që u përkasin sipas së drejtës ndërkombëtare” d.m.th., të bëhet “Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e Shelfit Kontinental”, ndërsa përcaktimi i zonave të tjera të bëhet me ligje të veçanta, me marrëveshjet dy dhe trepalëshe në të ardhmen. Ky arsyetim mbështetet nga argumentet e mëposhtme:
1. Shmangen keqkuptimet lindura në lidhje me këto zona.
2. Statusi legal i Shelfit Kontinental nuk ka ndikim juridik mbi kolonën e ujit dhe hapësirën ajrore mbi të.
3. Ekziston një precedent, ku marrëveshja midis Italisë dhe Greqisë e vitit 1977 dhe ajo e Shqipërisë dhe Italisë e vitit 1992 janë bërë vetëm për Delimitimin e Shelfit Kontinental dhe jo zonave te tjera.
Në një det si Joni Verior, ku hyjnë në marrëveshje tre shtete, ato duhet të hyjnë me të njëjtat modalitete.
Vlore më 20.10.2009
Çeshtjet
1. Çfarë është vija bazë, që ndihmon në përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve dhe si ndërtohet ajo?
2. Sipas kolonelit në rezervë Myslim Pasha vija që përcakton kufirin nuk është e baraslarguar nga vijat bazë të dy vendeve. Si verifikohet kjo?
3. Si është trajtuar Greqia në marrëveshje. A konsiderohet si shtet arkipelag dhe çfarë do të ndryshonte në ndarjen e kufirit nëse nuk është trajtuar si e tillë?
4. Ishulli i Othonit, i cili ka një sipërfaqe vetëm 10 km2, duhet të merrej si bazë për përcaktimin e kufirit mes dy vendeve?
5. Në pretendimet e publikuara ngrihet shqetësimi për Gjirin e Sarandës. A është gji i mbyllur apo edhe historik ai?
6. A është ndarë Shelfi Kontinental sipas parimeve të Konventës së Detit?
Panorama
Pakti detar në Kushtetuese
Aristir Lumezi
PS-ja depozitoi dje në Gjykatën Kushtetuese ankimimin kundër marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë. Ankimimi i marrëveshjes u dorëzua nga deputeti i PS-së, Saimir Tahiri. Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, gjashtë parti opozitare kërkojnë “shqyrtimin e pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. “Me anë të këtij ankimimi, partitë formalizojnë vullnetin e tyre për t’i kërkuar shqyrtimin e pajtueshmërisë së kësaj kërkese me Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi socialisti Tahiri në një prononcim për shtyp, menjëherë sapo depozitoi ankimimin në Gjykatë. Tahiri theksoi se marrëveshjes i ka munguar transparenca si dhe është kontestuar gjerësisht, çka përbëjnë dhe dyshimet e arsyeshme për të kërkuar nga kjo gjykatë shqyrtimin e papajtueshmërisë së saj. “Është një marrëveshje që i ka munguar transparenca në fazën e negocimit dhe të nënshkrimit. Është një marrëveshje gjerësisht e kontestuar nga zëra të rëndësishëm të opinionit publik dhe ekspertë të pavarur. Si e tillë është një marrëveshje që ngre të gjitha dyshimet e arsyeshme për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e pajtueshmërisë së saj. Në rast se Gjykata Kushtetuese vendos të nisë shqyrtimin e saj, shqyrtimi parlamentar ndërpritet automatikisht”. Padia është firmosur nga kreu i PS-së, Edi Rama; kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi; ai i PDS-së, Paskal Milo; kreu i PDK-së, Nard Ndoka; kreu i G99, Erion Veliaj dhe kreu i PLD, Spartak Ngjela. Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar se do të jetë ai që do të mbrojë në gjykatë çështjen. Marrëveshja e kufijve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë u nënshkrua gjatë vizitës së ish-kryeministrit Karamanlis në Tiranë në muajin prill. Kërkesa e partive të opozitës bazohet në nenin 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, “Pavarësinë e shtetit dhe tërësinë e territorit të tij”. Përfaqësuesit e këtyre partive dyshojnë se pas ndryshimit të koordinatave kufitare detare me Greqinë fshihet një aferë korruptive.
Pikat e ankimimit në Kushtetuese
Mungesë e plotë e transparencës që ka shoqëruar përgatitjen, negocimin dhe firmosjen e kësaj marrëveshje nga Këshilli i Ministrave
Moskonsiderimi i fakteve historike lidhur me kufirin shqiptaro-grek, si Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, të 10 gushtit 1913, Protokolli i Firences të dhjetorit 1913 etj.
Mungesa e hartës shoqëruese që përcakton qartë dhe dukshëm vijat e përcaktimit të kufirit dhe të ndarjes së hapësirës detare (delimitimit) ndërmjet palëve nënshkruese
Mungesa e ushtrimit të kujdesit të domosdoshëm nga ana e autoriteteve shqiptare në përcaktimin e koordinatave të delimitimit të hapësirës detare, duke mos shfrytëzuar siç duhet parashikimet në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Të Drejtën e Detit
Dule kundër Ramës: Jo politikë me paktin detar
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka dalë dje kundër qëndrimit të PS-së për paktin me Greqinë për kufirin ujor. Sipas tij: “Duhet me çdo kusht që marrëdhëniet e jashtme, marrëdhëniet me partnerët tanë t’i lëmë përtej përplasjes politike, aq më tepër mikropartiake të ditës që mbizotëron me tepricë në realitetet tona politike”. I pyetur nëse ky qëndrim do të ndikojë në marrëveshjen e kësaj partie me Partinë Socialiste, Dule tha se “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk është e martuar me aleanca. PBDNJ bëhet, lidhet dhe ionvestohet në aleanca me objektiva të caktuara. Rrjedhimisht PBDNJ ka mendimin e vet, vlerësimin e vet dhe kriterin e vet të të ushtruarit politikë”. Ai mbështeti paktin e kufijve me Greqinë dhe tha se është koha që Shqipëria të nënshkruajë marrëveshje të tilla të standardeve evropiane.
Panorama
Mire eshte te kete sa me shume transparence,nuk ja ka lene babai Shqiperine asnjerit nga politikaneve per ta dhuruar ....do zoti mos te jete e vertete ,por po te jete e vertete turp te kene,te paret tane derdhen gjakun per pavaresine e kesaj toke,shpetuan sa munden ,dihen ato kohera si ishin dhe ne te vetem pa aleate dhe sot t'ia dhurosh eshte turp.
L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.
Kufiri, vetedemaskohet mashtrimi
E Enjte, 22 Tetor 2009
Pretendimet e opozites per nje marreveshje te dyshimte, sipas saj antikombetare ne ndarjen e ujerave detare mes Shqiperise dhe Greqise moren fund dy net me pare, gjate emisionit "Opinion", te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv "Klan". Ne fakt duket pak paradoksale qe pretendimet e nje opozite te tere te marrin fund, vetem se nje ish-pensionist, ish-drejtori i Institutit te Hartografise, Myslym Pashaj, deshtoi perpara argumenteve te zevendes shefit te Shtabit te Pergjithshem, Kunderadmiral, Kristaq Gerveni. Por keshtu eshte kur e gjithe opozita bazohet vetem te argumentet e pabazuara te nje ish-drejtori ne pension, i cili ka vendosur me sa duket te shtyje diten, nepermjet ketyre akuzave, qe kane sherbyer dhe si baze per opoziten socialiste, per te kontestuar, madje dhe per te ankimuar ne Kushtetuese, marreveshjen per kufirin detar me Greqine . Debati i dy neteve me pare mund te kishte shume mire siglen: "Hodhi nje pensionist, nje gur ne lume dhe e gjithe opozita i shkoi nga pas". Debati ne emision ka vijuar me te vertete i forte, nderkohe qe Pashaj nuk ka mundur qe te shoqeroje akuzat e tij ndaj marreveshjes, me fakte. Per te ashtuquajturen pike 150, Pashaj pretendonte se ka bllokuar ngushticen e Otrantos dhe se eshte 22 km afer bregut tone. Nderkohe qe argumentet e Gervenit ishin te pakundershtueshme dhe mbeshteteshin ne materiale te shkruara, te cilat ishin te sanksionuara edhe ne ligjin per detin. Sipas Pashaj gjatesia nga bregdeti shqiptar, deri ne piken 150 eshte 22 km, por kete fakt ai nuk donte ta pranonte ne emisionin "Opinion", por do te rrekej qe nepermjet kapercimeve te kalonte sa nga nje ceshtje ne tjetren, duke preferuar te shmangej per ate element, ne te cilin gjendej ngushte. Dhe nuk ishin te pakta elemente te tilla, nderkohe qe edhe kaq, mbante mend shume per vete moshen e tij te thyer. Pashaj vazhdoi me te njejtin pozicion edhe porsa i perket Gjirit te Sarandes, duke pasur nje perkufizim historik per gjiret. Nderkohe Gerveni i ofron perkufizimin e enciklopedise se "Afmiral Jahtit" qe eshte enciklopedia boterore per detrat dhe harten qe vete Pashaj kishte hartuar ne vitin 1985. Nderkohe u duk qarte qe ne asnje botim detar, liber apo harte nuk eshte hasur percaktimi i Gjirit te Sarandes nga Kepi i Qefalit te Kepi Dema. Madje Pashaj edhe harten e Google-it e quajti te gabuar, teksa eshte ballafaquar me distancat, per te cilat ai thoshte se jane te me sakta te tijat. Kjo histori nuk eshte qesharake se nje ish drejtor hartash deshtoi ne debat me nje zevendes shef shtabi, por per faktin se nje opozite e tere dhe nje mori mediash, ngriten protesten e tyre dhe mbushen titujt e gazetave, po aq shpejt sa deshtoi edhe perfaqesuesi i tyre qe kishin zgjedhur per debat. Per me teper qe mbi memorien e ketij pensionisti, mjaft te nderuar per kohen qe ishte ne kete institucion, jane mbeshtetur tere zhvillimet e metejshme te nje opozite te tere, per te ngritur nje kauze politike me permbajtje te forte nacionaliste.
KJ
Une habitem me disa ktu se duhet te besojme qe greket nuk duan territor shqiptare, por vetem cka u takon atyre, ai shqiptare qe menon kshtu me fal per shprehjen por duhet te jet idiot.
ne qofte se deti eshte ne drejtim me vijen e fundit ne kufi te shqiperis nuk duhet ti jepet grekut, pse duhet greku te hyj ne det midis Italis dhe Shqipris, dhe mos ju besoni ktyre politikanve se per pare shesin familjen dhe jo kufirin.
Dhe ku ashte populli si nuk cohet ne demostrat, apo i kan ra trut ne qaf, po sikur te ishte anasjelltas do i shifshit greket se si do te bertisnin.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Albo edhe ky Gerveni eshte coban si ty dhe nuk i plas per Shqiperine.Ai ishte nje njeri pa edukate,sepse disa here e ofendoi Z M Pashaj me nderhyrjet e tij.Edhe B Fevziu nje vegel e Berishes eshte.Si drejtues emisioni me shume u mundua ta nderpriste e ngaterronte disa here ne menyre qe Z Pashaj te corientohej.Kjo marrveshje duhet rishikuar e ne komisionin e rishikimit te kete anglo amerikane,italian dhe shqiptare si Z Pashaj.
Beje nje cudi me ty qe sa here vjen puna tek Gerqia e cjerr menderen me thonje per ta mbrojtur synimet e saj grabitqare.Mos e ke gje mision te posacem kete?
Askush nuk eshte i qarteper marrveshjen.menyra e fshehte e pergatitjes dhe moslejimi i shtypit gjate nenshkrimit te saj tek cdo shqiptar krijon nje mister.
Gjerat qe mbahen fshehtas nga qeverite kane pisllek brenda,kane tradheti.
Krijoni Kontakt