Per karriget ne parlament shiten interesat e shqiptareve!
Edhe pakti elektoral, eshte pakt karrigesh!
Edhe politikanet shqiptare e kane kuptuar me se miri natyren dhe ligjet e ketij sistemi, per xhepat e tyre, veçse popullit dhe ndergjegjes tone kombetare i mbetet akoma shume, per t'u kthjelluar dhe pjekur. Por, ata politikanet tane, qe e kane kuptuar pragmatizmin, e lidhin ate, vetem me karriget e tyre. Per ta s'ka me rendesi politika popullore e kombetare, ka rendesi vetem ajo elektorale, premtime e genjeshtra me bisht. Po keshtu, edhe kreret qe bejne koalicione, e kane tradhetuar elektoratin e tyre, mjafton te fusin emrin ne listat per deputet.
Dhe te gjithe se bashku e në kor, bota sa te beje "Ga", keta te gatshem "Na" per çdo gje.
Ja pra, ky na qenkesh kuptimi i vertete i asaj që "më bej dhe njehere nuse pa di unë si nusëroj". Fillimisht, kemi menduar se behen rastesisht, por keto vitet e fundit i doli kallaji dhe u mr vesh, se gjithçka behet me dashje. Vetem makuteria, larot dhe balot, qe perfitojne nga gjaku i shqiptareve, nuk duan te degjojne dhe te shikojne,
Duhet ta kuptojme pikesepari ne shqiptaret, emigrantet, çamet te mbetur ne daren e padrejtesise, se diplomacia e sotme, kerkohet te jete pragmatiste per interesat e Shqiperise dhe shqiptareve dhe jo ne kurriz te tyre. A e dini ç'behet ne Greqi, kur shkelet nje e drejte apo dinjiteti i nje qytetari te huaj i kujdo shteti qofte? Reagojne fuqishem diplomacite e shteteve respektive. Ndersa me shqiptarin sillen me keq se te jete kafshe dhe asnje nuk reagon, sepse mbeten qejfprishur qeverite. Pra, në prapaskene, marrveshjet lidhen per skaverimin tone, per rjepjen sa te mundin.
Zoterinj! Te drejtat nuk fitohen duke bere lolon neper bote, dhe as me servilizmin e peshtire, por luftohet e behen perpjekje per t'i fituar ato.
Proteste, me lule e urime per mireseardhjen, vetem ketu na degjojne veshet. Tjetri vjen, tallet dhe iken me "karroqen" plot.
Ky, nuk eshte turpi yne, por i atyre qe na kane shitur. Turpi yne eshte nese i vazhdojme t'i mbeshtesim serish.
www.astritkosturi.com
Krijoni Kontakt