Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 82
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Në kuadër të Qeverisë së Kosovës është krijuar ministria e Integrimeve

    Në kuadër të Qeverisë së Kosovës është krijuar ministria e Integrimeve







    Beqaj pret mbështetje politike

    Në kuadër të ndryshimeve që janë bërë në Qeverinë e Kosovës ku janë ndërruar gjashtë ministra, tre nga secili partner i koalicionit, është krijuar edhe ministria më e re, ajo e Integrimeve.



    Besim Beqaj pret mbështetje të fort politike në proceset që do të drejtohen nga Ministria e Integrimeve. Sipas tij, agjenda e Ministrisë që drejton kërkon mbështetje nga gjithë faktorët politik

    Nga Express më 03.04.2010 në ora 19:27
    Në kuadër të ndryshimeve që janë bërë në Qeverinë e Kosovës ku janë ndërruar gjashtë ministra, tre nga secili partner i koalicionit, është krijuar edhe ministria më e re, ajo e Integrimeve.

    Krijimi i kësaj ministrie është vlerësuar si një hap i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës, kjo edhe për shkak se Kosova, ka mbetur pothuaj jashtë gjithë proceseve integruese të Bashkimit Europian, duke përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.

    Në krye të kësaj Ministrie është zgjedhur Besim Beqaj, i cili deri më tani ka qenë Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

    Beqaj, në një intervistë për BBC’në, ka thënë se para tij dhe Ministrisë që ai drejton, ka sfida të shumta dhe se personalisht e ka marrë detyrën në një kohë aspak të favorshme për Kosovën, kjo në raport me proceset integruese europiane.

    Ministri Beqaj ka deklaruar se ndër prioritetet e Ministrisë së re do të jenë integrimi i Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe pret që në këtë proces të ketë mbështetje të fortë politike.

    “Sigurisht, Ministria për Integrime do të ketë aktivitet të ngjeshur, do të ketë shumë sfida. Procesi i integrimit është proces kompleks, i cili kërkon bashkërendim të aktiviteteve politike dhe vendore të institucioneve ndërkombëtare”, deklaroi Besim Beqaj.

    Kosova është vendi i vetëm në rajon që është lënë jashtë procesit për liberalizimin e vizave me BE’në.

    Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit për këtë çështje janë paralajmëruar se mund të fillojnë këtë vit, ndërkohë që autoritetet e Kosovës kanë thënë se po punojnë në përmbushjen e disa kritereve teknike.

    Për Ministrin e Integrimeve, Besim Beqaj përfshirja e Kosovës në listën e bardhë të Shengenit do të jetë një nga punët më sfiduese të kësaj ministrie.
    “Janë çështje që duhet të adresohen edhe në aspektin teknik, pra përgatitja nga ana e institucioneve si në nivelin teknik, ashtu edhe në atë politik, në nivelin e tërësishëm qeveritar”, thotë ai.

    Besim Beqaj vjen në krye të Ministrisë së sapoformuar të Integrimeve pas një përvoje disavjeçare si Koordinator për Kosovën i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore dhe Odës Ekonomike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Erdhi trëndafili



    Erdhi trëndafili

    “Trëndafilit” të Qeverisë së Kosovës, Lutfi Hazirit, iu dorëzua posti i Ministrit të Kulturës. Që nga dje ai do të ulet në fronin ku uleshin të mëdhenjtë Behxhet Brajshori, Astrit Haraqia, Skender Hyseni, Valton Beqiri...


    Sytë i kishte më të fryrë se zakonisht. Jo pse kishte derdhur lot me arsye se po humbte punën e tij dyvjeçare, por pas një kohë të gjatë kishte fjetur më shumë.

    Thonë se është adhurues i madh i gjumit.

    Ishte ora 15 : 30, e ditës së djeshme kur Valton Beqiri hoqi përfundimisht barrën e tij si Ministër i Kulturës.

    Që nga dje, timoni i Kulturës që udhëhiqej nga një profesor i pianos dhe kompozitor i disa tallava këngëve, kalon në dorën e një biologu, që pak kishte provuar fushën e tij, e më shumë kishte shëtitur në poste sikur bleta pas nektarit.

    Edhe kësaj here është emërim politik.

    “Ju uroj detyrën, punë të suksesshme, fat dhe shëndet”, i tha Valton Beqiri, Lutfi Hazirit në momentin kur ia dorëzoi detyrën.

    Më pastaj, ia lëshoi edhe vendin ku dikur ai ulej për t’i takuar mysafirët.

    “Ja ja....jo po po”, i thoshin njëri tjetrin derisa shtynin duart dhe buzëqeshnin.

    “Më bjen të them që Ministri Valton Beqiri, ardhja e tij në këtë ministri e ka profilizuar angazhimet, politikat dhe unë do ta kem më lehtë në kuptimin e zhvillimit të proceseve me ndihmu që ky portfolio ministror të zhvillohet më shumë dhe të mbështet më shumë në kuptim buxhetor”, tha Haziri.

    Ndërsa në pikën e prioriteteve të Hazirit sa i përket kulturës është ruajtja e elitës kulturore, pastaj avancimin dhe mbështetje për shkrimtarët që Haziri i quajti njerëz të letrave. Pranë Hazirit gjendej edhe Lirie Kajtazi, Zëvendës ministre e Kulturës.

    A do ta mbajë postin e zëvendësministres Lirie Kajtazi?

    “Natyrisht nuk ka lëvizje në këto shkallë të administratës –qeverisjes. Gjithçka që është pjesë e riformatizimit si proces nuk lidhet me emra por lidhet më shuam që agjenda e integrimeve evropiane dhe agjenda e politikës së brendshme të avancohet në këtë fazë të qeverisjes dhe sinqerisht nuk guxojmë emra apo diçka tjetër”, tha Haziri pa dhënë ndonjë përgjigje definitive se çka do të ndodhë me Kajtazin.

    Ndërsa në ditën e parë të postit të tij Haziri nuk diti se sa institucione të kulturës janë nën varësinë e Departamentit të Kulturës. Pas një pauze të shkurtër përgjigja ishte kjo.

    “Natyrsiht që unë do të mësoj shumë për strukturën, për krejt angazhimet. Unë me këtë Ministri jam marr nga këndi tjetër deri në vitin 2008. Dhe natyrisht organizimin, strukturën, buxhetin, do ta punoj me stafin e Ministrisë. Unë në kontinuitet do të vazhdoj të punoj por ajo që më duhet që unë të punoj është që të shoh kujdesshëm. Nuk dua të lakoj emra edhe pse mund t’ia qëlloj mirëpo nuk jam njëri që punoj me të qëlluar”, tha Haziri.

    Ministria e Kulturës së Kosovës kishte nën vete 28 institucione, mirëpo me heqjen e teatrove të qytetit por edhe bibliotekave nga barra e Ministrisë së Kulturës atëherë mbeten gjithsej 17 institucione.

    Me heqjen e këtyre institucioneve ndodh edhe absurdi, MK i ulet buxheti për 1 milion euro gjë e cila nuk kishte ndodhur në 10 vitet e fundit.

    Haziri tha se Ministria e Kulturë ka nevojë për një përkrahje më të madhe si politike po ashtu edhe buxhetore. /express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #63
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Bujar Bukoshi emërohet Ministër i Shëndetësisë në Kosovë



    Nuk akuzoj…

    Nuk kam pasur asgjë personale me Hashim Thaçin. Fushata elektorale ka përfunduar. Ato që janë thënë, i takojnë historisë. Tash është koha të punojmë për Kosovën. Kështu ka folur të premten Bujar Bukoshi, Ministri i ri i Shëndetësisë. Ai nuk e akuzon më PDK’në, nuk e shan Qeverinë, e as nuk thotë fjalë të këqija për Kryeministrin.


    Bujar Bukoshi ende nuk është ulur në karrigen e Ministrit të Shëndetësisë, edhe pse tri ditë më parë u emërua në këtë detyrë.

    Ai vazhdon të qëndrojë në Bruksel, ku bashkë me mikun e tij, Isa Mustafën, po marrin pjesë në një seminar.

    Megjithëkëtë, ish-Kryeministri i Kosovës në ekzil ka filluar të sillet konform rrethanave të reja.

    Në një intervistë për Express, dhënë të premten përmes telefonit, Bujar Bukoshi nuk e ka thënë asnjë fjalë të keqe për Qeverinë, nuk ka hedhur akuza ndaj PDK’së, e as nuk e ka sharë Hashim Thaçin. Thjesht, ai nuk ka thënë asnjë fjalë të ngjashme me ato që thoshte vetëm disa muaj më parë në tubimet elektorale të LDK’së.

    Express: Shumëkush është befasuar kur ka dëgjuar se ju do të jeni Ministër i Shëndetësisë, duke pasur parasysh raportet tuaja me Kryeministrin aktual. Si u bë që ju pranuat të futeshin në një qeveri me Hashim Thaçin?

    Bukoshi:
    Kam qenë kritik rreth kësaj qeverisjeje, por unë s’kam asnjë problem personal me z. Thaçi. Po ashtu, duhet thënë se logjika e koalicionit, siç është koalicioni LDK-PDK, është e ndryshme nga logjika e një partie të vetme. Kështu që ajo çka i bashkon njerëzit brenda një partie, ndryshon nga ajo që i bashkon politikanët në një koalicion. Prandaj, ky koalicion nuk ka ardhur nga dëshira jonë, as nga dëshira vetëm e Thaçit apo e z. Sejdiu, por nga nevoja e Kosovës për një qeveri stabile. Tash, esenca është që të punojmë në këtë Qeveri stabile. Thelbi i këtij bashkëpunim politik është se ne nuk kemi çare pa punuar së bashku për Kosovën. Dhe, nga ana tjetër, në Kosovë për fat po krijohet një traditë e qeverisjes në koalicion dhe janë thyer shumë tabu për ndarje partiake. Kjo është punë e mirë dhe të gjitha këto personalitete janë bashkëpërgjegjës për zhvillimet e mëtejme. Unë e kam përjetuar këtë si një moment shumë të rëndësishëm të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe të gjitha atyre shanseve të mëdha që i kemi për të forcuar shtetin ligjor, për të forcuar demokracinë, por edhe zhvillimin ekonomik si dhe integrimet europiane. Një vend siç është Kosova, vendi ynë, varet shumë nga karakteri dhe natyra e qeverisjes. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm që ndikon në ritmet e zhvillimit në drejtimet që i përmenda. Me fjalë të tjera, një qeverisje e mirë dhe e përgjegjshme i mbështet këto procese, ashtu sikur një qeverisje autokratike, e korruptuar apo joefektive i ngadalëson këto procese dhe ne i humbim shanset e këtyre zhvillimeve historike.

    Express: A besoni se Hashim Thaçi ka ndryshuar apo thjesht posti i Ministrit është i parefuzueshëm?

    Bukoshi:
    Unë e kuptoj këtë ndryshe. E kuptoj si një punë të përbashkët të të gjithë faktorëve politikë dhe të bashkëpunimit të detyrueshëm. Fola edhe më parë për këtë koalicion dhe kjo më bën të mos jem emocional ndaj këtyre ngjarjeve. Por, ne do të shohim dhe jemi aty. Është fjala si të ngiten përformancat e Qeverisë. Me fjalë të tjera, unë si një politikan e kuptoj se qeverisja e suksesshme kërkon detyrimisht atë kompromis. Natyrisht se unë jam i gatshëm të marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për të arritur një bashkëpunim me vendime konsensuale që shkojnë gjithmonë në interes të Kosovës. Mbështetësit dhe kundërshtarët duhet ta kenë të qartë se në çdo situatë, në çdo pozicion, unë jam së pari partner dhe do të mbetem partner i të gjithë atyre njerëzve, atyre burrave dhe grave të këtij vendi që kërkojnë një të ardhme më të mirë për këtë vend dhe për familjet e tyre. Po them mbi bazën e punës së ndershme dhe respektimit të ligjeve. Natyrisht, nga ana tjetër do të mbetem kritik dhe denoncues i çdo praktike autokratike, anitlgjore ose korruptive në aktivitetin qeveritar.

    Express: Që nga paslufta, e veçanërisht gjatë fushatës së fundit, ju keni hedhur shumë akuza në drejtim të Kryeministrit Thaçi. A e keni ndryshuar qëndrimin tuaj tash për Hashim Thaçin?

    Bukoshi: Në këtë aspekt po them se nëse bën t’ju rikujtoj edhe një herë në një punë më kryesore. Rezultati zgjedhor ka dëshmuar se vendimi i elektoratit të Kosovës në të dy kahet kryesorë të kësaj politike, ka pasur si konsekuencë që vendi të qeveriset përmes këtij koalicioni dhe bashkëpunimit të këtyre dy partive të mëdha dhe natyrisht partive të tjera. Kjo qeverisje në koalicion po shndërrohet në praktikë standarde dhe unë e marr përgjegjësinë time që në Kosovë të mbizotërojë ky model i bashkëpunimit ndërpartiak. Nuk është fjala për dallime personale, por unë e kuptoj këtë si një proces të rëndësishëm dhe një shans nga shumë ato shanse. Kur jemi te shanset, meqë ra fjala, dua t’ju rikujtoj se në dhjetë vitet e fundit i kemi humbur shumë shanse. Shpresoj se do të krijojmë një dinamikë të re në qasjet politike dhe institucionale në mes të partnerëve në Qeveri. Ndoshta ju ende jeni nën influencën e fushatave zgjedhore, por me përfundimin e atyre fushatave zgjedhore, ato mbeten tani vetëm histori. Ato pasionet elektorale tanimë janë të tejkaluara dhe tash duhet t’i dalim zot vendit dhe qeverisjes së vendit. E kam pranuar këtë ofertë dhe këtë sfidë që të jem anëtar i kabinetit qeveritar, sfidë kjo që bazohet në atë konceptin tim politik që të kontribuoj në formulimin e politikave moderne që sjellin zhvillim dhe të sjell një shqyrtim më të vëmendshëm të aktiviteteve qeveritare. Me fjalë të tjera, le të dihet çka po bën Qeveria. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Edhe një herë e përsëris se nuk kam asnjë problem personal me Hashim Thaçin dhe nuk kam probleme personale me lojtarët dhe figurat politike që janë në Kosovë. Por, është puna e aktiviteteve institucionale-politike dhe secili e merr përgjegjësinë e vet.

    (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne cilen teme jan lista e ministrave ?

    Kush u hoq e kush u be minister?

    Mendoj se eshte gje e mire qe Thaqi e ben minister shendetsie bujarin bukosh ..meqe bujari eshte mjek.
    Por dhe Qeverisja behet me pluraliste e pegjegjsia me pluraliste..
    Duhet te mesohemi me qeverisje te tilla.

    Puna do e tregoj sa vlen Thaqi sa vlen bukoshi e sa vlen Isa mustafa e te gjithe.

    Cfar ka te re ne Kosove kto dite?

    Mendoj se e re eshte fakti qe ka ardhur nje cast ku ne RTK po guxojne disa gazetar te flasin pa frike.
    Kjo do sjelle nje fryme te re ku gabimet e fajet apo vjedhjet do denoncohen hapur e keshtu dhe epoka e lehtesise se qeveritareve per te punuar keq e mos me u kritikue mbaron.

    Pra keta qe do qeverisin tani nuk e kan me te lehte me lujt me popull e me pare te popullit.

    Kuptohet se bukoshi i ka disa njolla nga e kaluara.


    Ai e trajtoj 3 perqindshim si trashegim te babes vet e jo si prone te diaspores e cila do duhej pyetur per cdo cent te 3%.
    Erdh nji kohe qe Bukoshi me 3% beri si desh vete.

    Ka ardhur koha qe tani te formohet nji komision vullnetaresh nga diaspora qe e dha 3% qe te zhbiroje per fatin e milionave te 3%.

    Un e kam then moti se Bukoshi nji pjes te mire te ketyre milionave valute i ka perdorur me "heq emrin nga lista klosore farukore-15 katcore-rognerore -ningj-ore..." pra me shpetue guzicen e vet nga njesitet guerile te Shikit.

    Pikerisht ky bashkpunim i vjeter nen rrogoz me kto klane eshte dhe arsye pse bukoshi thirret ne qeveri.
    Mileti e kupton kte..por le ti lem te punojne njiher per njiher.

    Qenkan ne nji seminar po thojka lajmi diku jashte.. bukoshi e mustafa..

    hmmm..

    cfar koicidence..lol..

    kuptohet se po i bisedojn do gjana ata te dy kok me koke larg syrit shikist e larg syrit LDK-ist e LDD-ist..

    Megjithate ai komisioni me i shkue ne bir te gjylpanes punve te 3 % duhet ba..

    se hajnat nuk kan bes..

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    kjo asht poshtersi

    te vehet kryespiuni kryetradhtari kryehajduti minister apet kjo ska brina

    hashim po na del hasha brava te qoft
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Postime
    28
    Ky Bukoshi me Isa Mustafen gjinden jasht Kosoves se kan shum para te 3% qe i kan vjedh.
    Prandaj ne qe kemi paguar keto mjete duhet patjeter te kerkojm te formohet nje komision nga diaspora,per te zbardhun te verteten e ketyre parave.
    Jo vetem te 3% por edhe vendlindja thret qe te dy fondet jan vjedh shuma te mdha te parave.ata te cilet e kan vjedh ndjersen e kurbetqarit,une nuk di si ti quj jam ma shum se kriminel.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428

    Ministrat e pangopshem

    Jane keto ministra qe marrin nga 2 paga nga rradhet e Pdk-se
    Fatmir Limaj-minister me shume leke
    Enver Hoxhaj-jo ai tjetri jo xhaxhai
    Edita Tahiri-mis zonjusha
    Vlore Qitaku-gjithashtu
    Adem Grabovci zv.i ministrit me shume leke, kurse nga rradhet e Ldk-se
    Lutfi Haziri -mister decentralizimi
    Bujar Bukoshi - 3 % apo benafo manni
    Rame Manaj nenpunes i Thaqit pas Fatmir Sejdiut
    Lutfi Zharku kusheri i kryetarit te Kaqanikut si dhe Mahir Yagdilar nga Istambolli i vogel,jane keta ministarat qe marrin nga 1400 euro plus gjysmen e pageses se ministrit 550 euro pra 1950 euro apo thene shkurt keta ministra i kushtojne bugjetit te Kosoves 55oo euro ne muaj apo 66000 euro ne vit .

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Për Brarin,


    INFOSOT) - Kryeministri Hashim Thaçi bëri publike emrat e rinj të ministrave në qeverinë e Kosovës.

    Në qeveri janë futur 7 ministra të rinj: Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike (zëvendëson Arsim Bajramin); Besim Beqaj, ministër i Integrimeve Evropiane (dikaster i ri); Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme (zëvendëson Zenun Pajazitin); Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (zëvendëson Idriz Vehapin); Bujar Bukoshi, ministër i Shëndetësisë (zëvendëson Alush Gashin); Haki Demolli, ministër i Drejtësisë (zëvendëson Nekibe Kelmendin) dhe Lutfi Haziri, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (zëvendëson Valton Beqirin).

  9. #69
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi i mban “në ethe” zëvendësministrat



    Thaçi i mban “në ethe” zëvendësministrat

    Prishtinë, 8 prill - Kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur t’i lë zëvendësministrat nën ethe të riformatizimit, së paku, edhe për pak ditë. Një javë pas shkarkimit të gjashtë ministrave, siç shkruan sot “Koha Ditore”, ai ka konfirmuar se ndryshimet brenda nivelit të katërt qeveritar, kanë mbetur vetëm çështje procedurale.
    “Ne jemi duke diskutuar që të përmbyllet edhe kjo çështje shpejt apo mund të them se është në fazën përfundimtare. Pra, më tepër është aspekt procedural”, ka thënë të mërkurën kryeministri Thaçi, duke aluduar në “riformatizimin” e stafit të zëvendësministrave.
    Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që vala e shkarkimeve t’i prekë edhe udhëheqësit e institucioneve të tjera që janë nën kompetencë të zyrës së kryeministrit, ndonëse dy nga ta, tashmë i ka shkarkuar brenda të njëjtës ditë. Shkarkimet e mundshme, Thaçi i ka ndërlidhur me qasjen reformatore të Qeverisë. Reformat, sipas tij, jo vetëm që nuk do të ndalen, por ato vetëm sa do të thellohen.
    “Jemi qeveri reformatore, me qëllim dhe vizion shumë të qartë për ta integruar shtetin tonë sa më shpejt në NATO dhe në BE, për çka të gjitha autoritetet qeveritare dhe institucionale, janë të përkushtuara dhe janë duke punuar në këtë drejtim, edhe në nivel qendror, edhe në nivel lokal”, është shprehur Thaçi.
    Derisa ai nuk ka dhënë hollësi rreth ndonjë largimi apo zëvendësimi të mundshëm në nivel të zëvendësministrave, një zyrtar i lartë qeveritar ka bërë të ditur se “riformatizimi” i nivelit nënministror do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të ministrive.
    Aktualisht, sipas këtij zyrtari, është pothuajse punë e kryer largimi i zëvendësministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi. Në vend të tij, pritet të vijë ish-ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi. Pas largimit nga ministria, parashihet që Krasniqit t’i bëhet një vend në Kuvendin e Kosovës, në cilësinë e deputetit. Kjo gjë, sipas zyrtarit të lartë të qeverisë, do të arrihet pas shkarkimeve të ministrave–deputetë nga postet e dyfishta.
    “Koha Ditore” në shkrimin e saj përmend se në listën e “riformatizimit” është edhe zëvendësministri i Transportit, Adem Grabovci, por mund të shpëtojë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhelili, i cili duket se ia ka parë hairin shkarkimit të ish-ministrit, Zenun Pajaziti. Përveç kësaj ministrie, nga dy zëvendësministra do t’i ketë edhe Ministria për Integrime (ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti nga PDK-ja, dhe Dardan Gashi nga LDK-ja); Liderja e Partisë së Re Demokratike (NDS) të boshnjakëve, Emilia Rexhepi, përmendet për zëvendësministre të Energjisë dhe Minierave.
    Çështja e ndërrimeve të reja në qeveri është duke u diskutuar edhe nga qarqet drejtuese të LDK-së. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, nuk e ka përjashtuar mundësinë që kryesia e partisë të debatojë javën e ardhme rreth ndërrimeve të mundshme të zëvendësministrave të LDK-së, thotë kjo gazetë. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #70
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    o gimce...

    po e len pa pune llapushin e ko.qe.vellin more ...lenja atyne shkrime te tilla se me keto shkrime hane buke...e ti jua merr nga goja...apo jan shtu krimbat e shikut qe punojne per hashimen...na mbyten me artikuj gazetash ku hashimen e keni ne qender te vemendjes...edhe me kan i rame nga qielli kur e sillni keshtu vend e pa vend ne forum na e bani te besdisshem..le ma qe i besdisshem ashte akoma pa e pru ne forum...

    hej bela me krimbat e shikut...nuk dine gja tjeter veq me kopju gazetat....

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  5. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •