Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 82
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Dell: Luftojeni vetë korrupsionin


    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Komentet e Dellit vijnë pak ditë pasi që institucionet u kritikuan për mosluftimin e korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
    “Shoqëria juaj ende shikon kah bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Kuinti apo trupa tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që Qeveria juaj t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj. Kjo s’do të shkojë gjatë. Nëse ju vareni në ne, që ne të bëjmë atë thirrje - kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit”, ka thënë Dell me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik.

    Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë. Ai ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që besimi i qytetarëve në këtë sistem të rritet.

    Tutje Dell ka shtuar se qarku duhet të pritet në fillim, jo nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë populli i Kosovës. Kjo, sipas tij, bëhet duke kërkuar drejtësi për veten dhe përgjegjësi nga liderët. /REL/Telegrafi/
    Guri Kuq,
    Flm për këtë shkrim.
    Ai që ka vesh dhe ai që dëgjon mirë, ambasadori Dell gati çdo ditë po thotë:
    O popull shqiptar, zgjohuni nga agonia, sepse është koha e fundit
    që të çoheni në kryengritje gjithëpopullore që ta rrëzoni me forcë qeverinë
    kuislinge, udhëheqjen e vendit të korruptuar deri në fyt, që t'i futni në burg të gjithë kriminelët dhe gjithë ata të cilët ia shitën dreqit tërë pasuritë e Kosovës. Dell po thotë qartë; "se çarku (i krimit, v.j.) duhet të prehet në fillim" (e jo në bisht, v.j.), ndaj o popull shqiptar, ngrituni që të gjithë në këmbë kundër padrejtësive që janë duke ua bërë, para së gjithash, gjykatësit tuaj të korruptuar deri në palcë, ngase ata duhet t'i largoni të parët nga postet e tyre që i kanë uzurpuar me forcë, sepse pa sundim të ligjit nuk do të keni kurrë drejtësi, as barazi dhe as përparim, sepse askush në Kosovën e çliruar dhe të pavarësuar nga Amerika nuk mund të jetë mbi ligjin. Kurse në Kosovën tuaj të shitur nga bandat që ju vetë ua keni dhënë votat, mbi ligjin janë pikërisht ata të cilët do duhej të ishin mbrojtësit e tij, prandaj është çasti i fundit për veprim dhe mos dëgjim civil, pra mos pritni më që çdo gjë t'ua rregullojnë ndërkombëtarët, sepse ata nuk mund të ngritën në këmbë për të bërë ndryshime në qeverinë tuaj të korruptuar dhe të kriminalizuar. Revolucionet udhëhiqen nga vetë popujt brendapërbrenda e jo nga jashtë, këtë po thotë përafërsisht z. Dell, ambasador i SHBA-ve në Kosovë, hej!
    Por, mjerisht siç po duket, zërin dhe thirrjet e tij nuk ka kush t'i dëgjojë në Kosovë, sepse populli ka rënë në gjumë të thellë dimëror, ose e ka kapluar frika e ndëshkimit që mund t'ia bëjnë pushtetarët aktualë komunistë-stalinist e s'po bëzën fare, si duket deri t'i vije thika në fyt!? Por, a mos do të jetë tepër vonë atëherë, ore Guri Kuq, mbase Kosovën e mori lumi, or vëlla!

  2. #22
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Ndërkombëtarët në Kosovë rikonfigurimin e lidhin me korrupsionin

    Koha Ditore: Përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë rritur presionin mbi kryeministrin dhe Qeverinë e Kosovës për përgjegjësi në luftën ndaj korrupsionit.

    Në prag të rikonfigurimit të përbërjes së kabinetit qeveritar, sipas një shkrimi në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”, përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë rritur presionin mbi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Kosovës për përgjegjësi në luftën ndaj korrupsionit. Me këtë vështrim, gazeta rikujton dy paraqitje të ndryshme të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell, dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar Andy Sparks, të cilët thanë se Qeveria e Kosovës duhet t`i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj për të bërat e tyre.

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christofer Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët.

    “Shoqëria juaj ende shikon kah bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Kuinti, apo trupa të tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që Qeveria juaj t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj”, ka thënë Dell.

    Sipas tij, praktika e ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në të gjitha çështjet nuk do të shkojë gjatë. “Nëse ju vareni në ne, që ne të bëjmë atë thirrje - kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit”, ka thënë Dell, me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik.

    Sipas ambasadorit amerikan, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

    “Një nga gjërat që ne (amerikanët v.j.) kemi mësuar për më se 200 vjet, është se nuk mund ta luftoni korrupsionin, nuk mund t’ua kufizoni pushtetin atyre që mbajnë poste qeveritare nëse themelet e institucioneve tuaja, të shoqërisë suaj, nuk janë të fuqishme dhe nëse nuk balancojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Dell, duke kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në këtë sistem.

    “Nëse njerëzit shikojnë përreth dhe nuk shohin se liderët e tyre po japin përgjegjësi, nëse e shohin se s’mund të kenë qasje në drejtësi, në gjykata, ata shumë shpejt do të humbasin besimin në proces dhe do të ndalen së kërkuari drejtësinë dhe ju do të hyni në një spirale të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, është shprehur Dell.

    Komentet e ambasadorit Dell vijnë disa ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Kosova vlerësohet si vend i korruptuar, dhe pas raportimeve në “Kohën Ditore” se si kryeministrit Thaçi i është kërkuar nga përfaqësues ndërkombëtarë, përkatësisht shefi i ICO-së Pieter Feith, shkarkimi i një ministri të dyshuar për korrupsion.

    Në të njëjtën linjë, në ditën e zgjedhjeve në Gjilan të dielën, është prononcuar për KTV-në edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Andy Sparks.

    Diplomati britanik nuk ka hezituar që luftimin e korrupsionit ta ndërlidhë drejtpërdrejt me ndryshimet që Thaçi pritet t`i bëjë në Qeveri.

    “E dimë se kryeministri së shpejti do të ndërrojë kabinetin e tij. Disa herë ka thënë se është kundër korrupsionit dhe jemi kureshtarë të shohim si do të veprojë”, ka thënë Sparks.

    Gjatë javës gazeta ka raportuar, mbështetur në burime të saj, se faktori ndërkombëtar i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi të largojë një ministër të kabinetit të tij. Burime të gazetës kanë konfirmuar se këtë porosi Thaçit ia ka dhënë personalisht shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith.

    Feith, që në Kosovë në njërin kapacitet përfaqëson grupin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe në kapacitetin tjetër edhe Bashkimin Evropian, kërkesën kryeministrit Thaçi ia ka bërë javën e kaluar.

    Ministri, largimi i të cilit është kërkuar, sipas burimeve të gazetës, është i fuqishëm politikisht dhe vjen nga një dikaster i rëndësishëm i qeverisë Thaçi. Ai dyshohet për përvetësimin e dhjetëra milionë eurove. Burimet e gazetës kanë rikonfirmuar se kryeministrit Thaçi i është dorëzuar edhe një dosje me të dhënat rreth dyshimeve për ministrin e përmendur, ndërsa të njëjtën dosje e ka edhe EULEX-i.

    Mirëpo me gjithë deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe raportimeve në gazetë, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, ende nuk e dinë se si do të duket qeveria pas rikonfigurimit, dhe ende nuk mund të konfirmojnë nëse i dërguari ndërkombëtar për monitorimin e pavarësisë, Pieter Feith, ka kërkuar shkarkimin e ndonjë ministri.

    “Unë nuk e di kush është kërkuar që të ndërrohet, dhe a është kërkuar dikush. Unë nuk e di as kush do të ndërrohet”, ka thënë për gazetën zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

    Gazeta ka raportuar gjithashtu gjatë kësaj jave se kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur të mos bëjë ndërrime në kabinetin qeverisës pa u shpallur rezultati i zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit. Edhe pse nuk ka specifikuar ndonjë datë të caktuar, të shtunën kryeministri ka paralajmëruar se “riformatizimi” i Qeverisë do të ndodhë shumë shpejt. Zyrtarë të lartë të PDK-së kanë rikonfirmuar për “Kohën Ditore” se procesi i ndërrimeve në Qeveri do të nisë nga anëtarët e partisë së tyre. Kjo lëvizje, siç thuhet, do të fillojë me shmangien nga pozitat e dyfishta të ministrave dhe zëvendësministrave deputetë.

    Ndonëse nuk kanë përmendur emra, burimet brenda PDK-së kanë thënë se aktualisht ekziston mundësia që së paku dy prej anëtarëve të kabinetit qeveritar t’i mbajnë pozitat e deputetit.

    Njëkohësisht, sipas tyre, pritet që kryeministri Thaçi do të bëjë lëvizje të ministrave nga një dikaster në tjetrin, pa e përjashtuar mundësinë e shkarkimeve të disa prej tyre. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Nuk eshte edhe ashtu siq thojen Zyrtaret e Zyres civile dhe as zyrtaret e bashkimit europjan ,po edhe keta kur deshirojen ta trazojen nje sende jo ka kurrupcion jo ka keshtu ne e dimi se nuk po thojmi se nuk ka kurropcion ,dhe krysishte kurrupcioni eshte ne veri te koosves kete e dim te gjithe edhe bota kishe demokratike po keta e kane ligjeshmerin ne ate pjes ketyre ju bije barra mbi ate vende te jemi realiste...
    Po nese deshirojen vertet miqe tan te na ndihmojen ne keto aspekte ata se pari duhet ta luftojen kurrupsionin brenda vete atyre ketu sa punojen ne kosove se ata jan te korruptuar dhe po i korruptojen te tjeret,po keta nuk din tjeter po jane korruptuar kosovaret ,kurse ata gjithe ato ndihma kishe si po i dhen per kosoven ata vet ato para po i menagjojen me organizatat jo qevritare kjo eshte e vertet,edhe zyrtaret e ambasades amerikane nje ashtu duhet te ndihmojen me shume e jo gjithe ate ndihem sa e dhen per kosove ta menagjoj undepija e jo po i ndihmojemi shtetit te ri te kosoves kjo nuk eshte ndihem po eshte hajni e vete atyre shtetev te cilat deklarohen se po ju ndihmojmi kosovareve,,
    Une vetem nje rast po e tregoj si e kam ndegjuar dikunde ne kosove ketu..

    Nje gjykat ne nje qytet te kosves e cila eshte dy kateshe dikunde perafersishte 600 metra katrore,mbrenda dhe jashte sa kame ndegjuar a e dini sa ka kushtuar vetem ne rinovimin e sajna,e cila ishte duke u punuar ne at edhe para riparimit ne te, me qka une e di se nuk e besoni dhe ju kete...E Financuar nga UNDEPIA dhe tenderi i dhen nje firme tjeter vete undepija a e dini sa ka kushtuar a jo nash besoni nash jo ky eshte qmimi i saj 360000 treqinde e gjazhdhjet mi eurove,siku te ishte punuar ndonje pallat ne pes a po 10 kate...dhe kjo eshte ndiohma e amerikes dhe europes vete i dhen vete i marrin parat vertet per me te ardhur keq edhe nga korrupcioni i tyre qe jane duke bere kete ne kosove qe 10 vite e ende turpi i evropes dhe i nderkombtareve .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Riformatizimi, pa ndëshkime
    Kryeministri Hashim Thaçi thotë se ndryshimet në Kabinetin e tij janë reforma e jo ndëshkime. Ky proces do ta ketë edhe mbështetjen e Presidentit Fatmir Sejdiu. Të dy partnerët, të enjten, thanë fjalë të buta për riformatizimin e Qeverisë, pa dhënë sinjale se kur pritet të ndodhin ato.

    Nga Shpend Limoni më 19.03.2010 në ora 8:00
    Ndryshimet e paralajmëruara në Qeverinë e Kosovës akoma mbeten sekret i Presidentit Fatmir Sejdiut dhe Kryeministrit Hashim Thaçi, të cilët duket se janë të interesuar që ky proces të rrjedhë pa pompozitet.

    Që të dy, të enjten, thanë fjalë të buta për riformatizimin e Qeverisë, pa dhënë sinjale se kur pritet të ndodhin ato.

    Kryeministri Hashim Thaçi riformatizimin e ka quajtur reformë dhe afirmim, por ka hedhur poshtë mundësinë që dikush nga kabineti qeveritar të ndëshkohet.

    “Reformën gjithmonë duhet kuptuar si afirmim dhe do të ndodhë afirmimi”, ka thënë Thaçi të enjten në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga Estonia.

    Ai nuk ka dhënë sinjale se kur pritet të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara, duke thënë se ndryshimet janë proces e jo një periudhë kohore e caktuar.

    Kreu i Qeverisë, po ashtu, nuk ka pranuar të japë ndonjë emër ose të shpjegojë nëse do të ketë shkarkime të ministrave nga Qeveria. Ai ka përdorur vetëm formulime të përgjithësuara.

    “Reformat unë nuk i lidh kurrë me emra, por me standardin dhe natyrisht me kriterin i cili përdoret në vlerësimin për punë të institucioneve, qoftë në nivel qendror apo lokal. Por, dua të theksoj se do të jenë të shumanshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Thaçi.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Guri Kuq,
    Flm për këtë shkrim.
    Ai që ka vesh dhe ai që dëgjon mirë, ambasadori Dell gati çdo ditë po thotë:
    O popull shqiptar, zgjohuni nga agonia, sepse është koha e fundit
    që të çoheni në kryengritje gjithëpopullore që ta rrëzoni me forcë qeverinë
    kuislinge, udhëheqjen e vendit të korruptuar deri në fyt, që t'i futni në burg të gjithë kriminelët dhe gjithë ata të cilët ia shitën dreqit tërë pasuritë e Kosovës. Dell po thotë qartë; "se çarku (i krimit, v.j.) duhet të prehet në fillim" (e jo në bisht, v.j.), ndaj o popull shqiptar, ngrituni që të gjithë në këmbë kundër padrejtësive që janë duke ua bërë, para së gjithash, gjykatësit tuaj të korruptuar deri në palcë, ngase ata duhet t'i largoni të parët nga postet e tyre që i kanë uzurpuar me forcë, sepse pa sundim të ligjit nuk do të keni kurrë drejtësi, as barazi dhe as përparim, sepse askush në Kosovën e çliruar dhe të pavarësuar nga Amerika nuk mund të jetë mbi ligjin. Kurse në Kosovën tuaj të shitur nga bandat që ju vetë ua keni dhënë votat, mbi ligjin janë pikërisht ata të cilët do duhej të ishin mbrojtësit e tij, prandaj është çasti i fundit për veprim dhe mos dëgjim civil, pra mos pritni më që çdo gjë t'ua rregullojnë ndërkombëtarët, sepse ata nuk mund të ngritën në këmbë për të bërë ndryshime në qeverinë tuaj të korruptuar dhe të kriminalizuar. Revolucionet udhëhiqen nga vetë popujt brendapërbrenda e jo nga jashtë, këtë po thotë përafërsisht z. Dell, ambasador i SHBA-ve në Kosovë, hej!
    Por, mjerisht siç po duket, zërin dhe thirrjet e tij nuk ka kush t'i dëgjojë në Kosovë, sepse populli ka rënë në gjumë të thellë dimëror, ose e ka kapluar frika e ndëshkimit që mund t'ia bëjnë pushtetarët aktualë komunistë-stalinist e s'po bëzën fare, si duket deri t'i vije thika në fyt!? Por, a mos do të jetë tepër vonë atëherë, ore Guri Kuq, mbase Kosovën e mori lumi, or vëlla!
    Po Rugove aaaa..........
    Tani e humbet pushtetin dhe zgjohunu ne kryngritje se kur ishte koha thojeshit se deshirojmi zgjedhje pa lufte dhe bilem patet me arrit ju rugovistat dhe tani kerkoni kry ngritje...turpi nuk ka funde as ftyre
    Se edhe keto zgjedhje si i humbet prap nuk kete te knaqet ishit te knaqure po te kishit fituar ju pa marr parasyshe se qyshe po poplli eshte aj qe vendose e jo ju individet........
    A e dini se kater vite keni qeverisur me ramushin dhe sen nuk keni arritu te beni anje sen hiq..edhe dheun nder kembe jave keni vjedhe keti poplli per gjitheqka turpi dhe nderi i juaj,tani e kuptoj per ju se eshte veshtire te qenurit ne opozite po qka me i be,,,,
    Ju dhe AAK edhe 8 vite nuk do te vini ne qeveri per ta udhehequre kete e keni te sigurte.......se edhe kjo qeveri po i ndien pasojat e juaja dhe plaqkat si i keni lane se ato nje kohe te gjate nuk riparohen.......
    turpi i juaj dhe i njerzve te brishte te keture diteve dhe muajve dhe viteve ....

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Sipas Informacioneve te Sigurta Qeveria e Kosoves ne Kry me Zotin Thaqi qe nga nje janari i vitit 2011 do te ju rris pagat ne te gjitha resoret ne gjithe kosoven ..
    Rroga me e vogel qe munde te jete 350 euro rroga me te vogle ne kosove nuk do te ket qe nga 2011
    Ky eshte kushti i dhenjes se librealizimit te vizave per Kosovaret nga europa/////////
    Dhe sipas informacioneve te sigurta thaqi i ka dhen premtimt europes se do ta bej kete edhe me ndihmen e Popllit Shqiptare te Kosoves kete plotsim.....

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Lista e ndryshimeve, në Qeveri
    Nekibe Kelmendi, Alush Gashi, Idriz Vehapi dhe Nenad Rasic mund të largohen nga Qeveria. Zenun Pajaziti planifikohet të kalojë në postin e Zëvendësministrit të Integrimeve. Ministrinë e Bujqësisë ka gjasë ta marrë Grupi për Integrim, ndërsa Ministria e Punës t’i kalojë PDK’së. Hajredin Kuçi përmendet për Ministër të Brendshëm. Lutfi Haziri mund të kthehet në Qeveri. Ky opsion ndryshimesh po diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Riformatizimi synohet të mbyllet këtë javë.

    Nga Faton Ismajli më 22.03.2010 në ora 8:05
    Kryeministri Hashim Thaçi pritet që gjatë këtyre ditëve t’i bëjë publike ndryshimet në Kabinetin e tij, të paralajmëruar qysh më 19 nëntor të vitit të kaluar, kur koalicioni PDK-LDK ishte vënë seriozisht në pikëpyetje.

    Zyrtarë të lartë qeveritarë kanë thënë se lista e ndryshimeve të ministrave është duke u diskutuar mes partnerëve të koalicionit, me synimin që çështja e riformatizimit të mbyllet brenda kësaj jave.

    Burime të Expressit kanë pohuar se Nekibe Kelmendi (Ministre e Drejtësisë), Idriz Vehapi (Ministër i Bujqësisë), Alush Gashi (Ministër i Shëndetësisë) dhe Nenad Rasic (Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale) mund të largohen nga Qeveria.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, po ashtu, planifikohet të shkarkohet nga përgjegjësia që mban aktualisht, por, ndryshe nga ministrat e tjerë, ai pritet të mbetet në Qeveri.

    Pajaziti mund të emërohet Zëvendësministër i Integrimeve, një ministri kjo që do të themelohet ditëve të ardhshme.

    “Aktualisht për Ministër të Punëve të Brendshme përmendet Hajredin Kuçi, i cili njëherësh do ta mbante edhe postin e Zëvendëskryeministrit. Mirëpo nuk dihet nëse ai do ta pranojë këtë funksion”, ka thënë një burim i Expressit.

    Riformatizimi nuk ka qenë asnjëherë temë në kryesitë e partive politike që përbëjnë Qeverinë e Kosovës, PDK dhe LDK.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #28
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    po kto ndryshime nuk do sjellin diqka te mir sepse kryeartitekti i korrupcionit eshte hashim thaqi dhe pa ndrrimin e krejt qeveris nuk do ket ndryshime sepse ministrat nuk jan te aft mu korruptu pa lejen e kryeministrit
    derisa ndertaon shtepi paleje une nuk mendoj qe ja vlen edhe me tej te jet kryeminister

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Po ti fattlumi qka po mendon ti aaaaa.a mos kishe pasur ti deshire per veten tende se keta si ju jane mesuar ne pushtet dhe tani po vije vdekja per se gjalli per ata si ju te cilet jane mesuar ne kolltuke po qka me ju be fatekqsishte i keni humbur benificionet.
    Gjithe here pleqet kane then dhe thojen i prishti mundohet ta prishe gjithe njerzimin dhe ne kete raste per juve disa ne kete forum ju jeni ata te cilet per nje momente mendoni ta qkatrroni gjithe koosven dhe popllin vetem e vetem te fitoni njerzit e brishte ,se juve poplli nuk ju intereson po vetja e juaj po si nuk i pranoni keto more.........kur gjithe kosova e din se ramushi dhe klyshet e ti ishin hajna ne trivitet e kaluara e tani shiteni te dishem dhe patriota te hajnise nje here duhet te ju vije turpi se qka keni ber ne vitet e juaja jo te largta

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Ndrrimi i ministrave nuk mundem te paragjykoj per asnje ...po sipas mendimit tim duhet te ndrrohen keta ..
    1.Zenun pajaziti ne vende te tije te vije Haradin Kuqi...dhe zenuni per integrim.
    2.Nekibe Kelmendi duhet te ndrrohet ne vende te saj Arsim bajrami,,,nekibja ne vende te arsim bajramit.
    Justina pula ashtu,lutfi zharku,dhe idriz vehapi,alush gashi se nuk jan treguar te sukseshem ne punen e tyre...........a per minoritet se di ........ne Polici ndrrimet qe duhet te ndodhin jan Sheremt Ahmeti,ne vende te ti duhet te shkoj njeriu i cili e nje detyren me mire eshte behar selimi e keshtu

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  5. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •