Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 82
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Priten ndryshime në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve lokale





    Ndryshimet paszgjedhore

    Riformatizimi i Qeverisë do të bëhet vetëm pas përfundimit të rrethit të tretë zgjedhor në Prizren dhe Lipjan. Udhërrëfyes për ndryshimet në Ekzekutiv, ndërkaq, do të jetë Raporti i Progresit i Komisionit Europian. Ish-Shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli, konfirmon për Express se nuk pretendon të futet në Qeveri.

    Nga Leonard Kerquki më 06.01.2010 në ora 8:30
    Riformatizimi i Qeverisë së Kosovës do të ndodhë vetëm pas përfundimit të rrethit të tretë zgjedhor të garës për kreun e Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Lipjanit, që mbahet më 31 janar.

    Burime të Expressit thonë se krerët e dy partive në koalicion, PDK dhe LDK, nuk dëshirojnë të interferojnë në procesin elektoral, prandaj janë pajtuar që ndryshimet eventuale në Ekzekutiv të bëhen muajin tjetër.

    Një burim i afërt me Kryeministrin e Kosovës, në kushte anonimiteti, ka thënë për gazetën Express se udhërrëfyes për ndryshimet që do të ndodhin në Qeveri do të jetë Raporti i Progresit i Komisionit Europian.

    Në këtë Raport, i cili në pjesën më të madhe flet për Qeverinë, ndër të tjera thuhet se në Kosovë vazhdon të ketë shkallë të lartë të korrupsionit, politizim të administratës shtetërore dhe mosfunksionim të gjyqësorit.

    “Çdokush e di se ku duhet kërkuar përgjegjësitë për dobësitë tona që shfaqen në Raportin e Progresit të Komisionit Europian”, ka thënë për Express zyrtari i lartë i Qeverisë që foli në kushte anonimiteti.

    Sipas këtij zyrtari, si PDK’ja, ashtu edhe LDK’ja do të preken nga ndryshimet që, sipas të gjitha gjasave, do të bëhen në muajin shkurt të këtij viti.

    Deri më tash është spekuluar për shumë emra ministrash që pritet të largohen, ashtu sikurse janë përmendur edhe emrat e mundshëm që do të përfshihen në Kabinetin e Kryeministrit Hashim Thaçi.

    Në këtë kontekst është përmendur edhe Kadri Veseli, ish-Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës. Por, në një prononcim për Express, Veseli e ka mohuar kategorikisht mundësinë për të hyrë në Qeveri.

    “Ende nuk kam vendosur të futem në politikë”, ka deklaruar ai.

    “Por edhe kur të futem, nuk e konceptoj të marrë përgjegjësi qeveritare pa qenë së pari i mandatuar nga populli“, ka shtuar Kadri Veseli, ish-Shefi i SHIK’ut.

    Një zyrtar i PDK’së ka thënë për gazetën se do të jenë forumet e kësaj partie që do të përcaktohen për shkarkimin e ministrave apo për njerëzit e saj që do të hyjnë në Qeverinë e Kosovës.

    “Çështja e ndryshimeve qeveritare nuk është diskutuar në forumet e partisë. Kjo është kompetencë e Kryeministrit dhe Presidentit”, ka thënë burimi i gazetës.

    Javë më parë është thënë se ndryshimi i ministrave do të bëhet në muajin janar. Por për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta caktojë 31 janarin si datë për mbajtjen e rrethit të tretë zgjedhor në Prizren dhe Lipjan, atëherë partnerët e koalicionit aktual janë përcaktuar që riformatizimi të ndodhë në muajin shkurt.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    eulexi ka kerku nga hshim thaqi qe dy ministra te pdk-es te lirohen nga detyra sepse jan nen hetime.
    Zavendesi i hashimit kuqi tha se nuk do ti largojm.
    te presume e te shofim,kush po vendos ne keto pune
    ne pej pati nje protest ku u kerkua qe te gjitha rastet e vrasjeve te zbardhen

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Ndryshimet në Qeveri s’lidhen me ditë

    Nga Express më 09.01.2010 në ora 15:27
    Kryeministri Hashim Thaçi nuk dha sot ndonjë afat kohor se kur do të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin e tij. Ai u shpreh se “reformat” do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se nuk janë të lidhura me afate kohore.

    “Reformat ndodhin çdo ditë, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Këto janë të pandërprera, nuk janë të përcaktuara me ditë, a me orë apo me javë, apo me muaj”, theksoi Thaçi, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

    Sipas tij, këto ndryshime bëhen me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë.

    “Të gjithë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, e në kuadër të kësaj edhe të Qeverisë, duhet kuptuar si rritje e angazhimeve për efektivitet edhe më të madh në punë, në veçanti tash pas suksesit të plotë që kemi pasur në hapjen e perspektivës evropiane dhe nevojës për thellimin e reformave demokratike, qoftë në ekonomi, qoftë në politikë, qoftë në legjislacion sipas standardeve më të larta evropiane dhe në kuadër të kësaj duhet të kuptuar i gjithë ky përkushtim si thellim i reformave në kuptimin edhe kuadrovik, edhe të standardeve edhe të kritereve, por natyrisht edhe të energjive të reja”, ka thënë Thaçi, transmeton KoovaPress.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    lap edhe kfori-euleksi esht tuj e inkurajue hashimin me largue limen po nuk po guxoke se i dahet sekti!!
    Opa une nuk dita qe jeni ju k'tu,une erdha qy qy edhe me shkie po rrini a? qy edhe shkiet po shkruaj shqip a? une deshta me trokit n'der para se te hy po qy qy shume bre po u perqafojshit ju, nuk erdha me nejt po nejse,une po shkoj veç qato perde t'dritares lshoni posht se krejt po ju shohin qata puntor qe po e qesin plloqen e Rexhepit t'Fazlis
    Hajt se shkova diten e mire,more kta me siguri kan trauma prej luftes se une e di qe ata nuk e dojne njani tjetrin,qe edhe shiu ja nisi (ispat shiu)
    Poshte shkiet dhe magjupet bashke qe nkan bo bashk.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PËR NJË PLESHT U DOGJ JORGANI!

    13 Janar 2010


    Mehmet Bislimi

    Kush ishin manipuluesit dhe kush të manipuluarit?

    Pse të mos jetë president i ardhshëm i vendit Ramush Haredinaj dhe kryeministër Hashim Thaçi?

    Qëllimi për të goditur imazhin e zgjedhjeve lokale në Kosovë u arrit, sigurisht që porosia ishte nga pushtuesi, ngase vetëm armiqve tanë iu intereson që Kosova të çalojë si shtet i pavarur. Kjo bëri që bartësit e këtij misioni t’i trimërojë deri në atë shkallë saqë të kërconin hapur edhe me armë, me trazira, me mosnjohje rezultati, me dalje në rrugë, me padëgjueshmëri qytetare etj. Bartësit e prurjeve të liga për shtetin e Kosovës dhe imazhin e saj kanë emër dhe nuk janë më anonim. Ç’është e vërteta ata janë të njohur që moti, por që populli ynë i ka toleruar dhe nuk i ka dënuar bindshëm me votën e vet, mbase përgjigjen do ta japë vetë votuesi në zgjedhjet e radhës që tani më janë më afër se dy vjet!

    Është e qartë së subjekti politik i LDK-së, dikur si më i madhi në vend, është mësuar që të jetë i pari i vendit, që të jetë gjithmonë në majat e pushtetit, si në kohën e titizmit (nën petkun e LKJ-së), si në kohën e Milosheviqit e të paskomunizmit, si në kohën e pluralizmit (tashmë nën petkun e demokracisë), me AAK-në, si dhe tani me PDK-në! Prandaj edhe mund ta kuptojmë deri diku trazimin e tyre shpirtëror, por këta zotërinjtë duhet të mësohen më në fund me lojën e re të pluralizmit politik, dhe duhet ta kanë të qartë së përderisa vendi i vet, pra fshati dhe komuna e tyre nuk ua jep votën, nuk i njeh, si do t’i njohin të tjerët, pra derisa nuk të njohin në shtëpi, si do të njohin në jabanxhi! Luteni dhe është e ndershme që të jepni dorëzimin dhe të zhdukeni nga faqet e politikës se i keni nxirë ato jashtë mase! Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Gjilan, kjo ka ndodhur edhe në disa komuna të tjera të Kosovës, prandaj edhe vlen për të gjithë humbësit e rrugës në oborrin e vet - ikni!...

    Shtrohet pyetja: Kush ishin manipuluesit dhe kush ishin të manipuluarit?! Si ka mundësi që KZAP-i të marrë vendime kaq kuturu, mbi bazën e të cilave “argumente”, apo mbi bazën e të cilëve manipulues të rinumërohen votat e një komune të tërë për vetëm 14 vota false, siç ishte rasti i Gjilanit, për të cilin KZAP-i mori vendim që “për një plesht të digjet jorgani”!? Zoti Rrecaj deklaroi: ”Ne kemi dy hetues ndërkombëtarë, të cilët kanë bërë hetime dhe kanë konstatuar shkelje. Ne mbi bazë të këtyre konstatimeve, pra Paneli i Komisionit ka marrë vendim që të përsëritën zgjedhjet në Gjilan”!, ndonëse në stilin prej babaxhani, pranon pa hezitime se:”Ne këto fakte nuk i kemi verifikuar, por që i kemi besuar raportit të tyre mbi shkeljet!” Ëëë, pra me besë e dinë e imanë, Gjilani në rivotim!!!
    Kush ishin këta dy të huaj?, fjala është për dy vëzhgues amerikanë! A nuk e ka të qartë KZAP-i se me këtë ka bërë shkelje për të cilën duhet të përgjigjet dikush?! Zotërinj ka amerikanë e amerikan si Galluçi, po edhe njëri nga këshilltarët e AAK-së është amerikan, por këta janë të anshëm, dhe nuk bën që në bazë të simpative ndaj amerikanëve të merrni vendime, jo zotëri! Po për Lipjanin e Prizrenin, në bazë të cilëve vëzhgues u morën vendimet për përsëritjen e votimeve? Në bazë të simpatizantëve francezë, gjermanë, grekë, sllovakë, apo spanjollë?!
    A nuk duhet të shkojë këtu dikush në përgjegjësi penale, në mos të paktën morale?! Kush garanton që edhe në rastin tjetër, si në Lipjan e në Prizren, nuk është bërë lojë e njëjtë e manipulueseve që kanë gjetur “viktimë” KZAP-in? A thua po të rinumëroheshin votat edhe të këtyre dy komunave sa do të na dilte numri i votave të falsifikuara, ose të pavlefshme, një numër dy shifrorë e ca më shumë?! Si ka mundësi që për numra dyshifrorë të votave të falsifikuara të “terrorizohet” një komunë e tërë që afro dy muaj e më gjerë tërë popullata e Kosovës?!...
    Kjo është më shumë së zhgënjim, për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi. Kjo lojë është edhe rezultat i pasivitetit të subjektit politik të PDK-së e cila tërë çështjen ia kishte lëshuar në duar teorisë së inercionit dhe plogështisë së stërkequr! PDK-ja do të duhej të ishte më e zëshme ndaj manipulueseve të një procesi zgjedhor që ishte për të qenë. Ajo do të duhej të demaskonte të dhënat e rreme të cilat bënë që KZAP-i të marr vendime të gabuara dhe trashanike, madje ky subjekt sa nuk u pajtua që edhe Gjilani të futet në rivotim ( për vetëm 14 vota!), po pra për hir se kishte thënë zoti Dell, por ja që puna si po na del!...

    Zotërinj me hir e me pahir, ky veprim dhe kjo neglizhencë përdhosi në mënyrën më të vrazhdë rregullat e demokracisë. Është plotësisht e drejtë që qytetarët e Prizrenit dhe të Lipjanit të mos dalin në rivotim para së të rinumërohen votat edhe në ato dy komuna!? Po, pra, dhe nëse edhe atje kemi të bëjmë me numra dy shifrorë: 15, 17, 19 ose 21 vota të falsifikuara, atëherë sa do të jetë logjike që dy komuna të dalin për herë të tretë në zgjedhje, a ka ndodhur kund në botë ky “fenomen”, apo vetëm te ne po ndodhin këto çudira kaq naive dhe primitive?!
    Mendoj së pas këtij procesi drejtësia jonë duhet të merret shumë sinqerisht me këtë lojë tragjikomike, me manipuluesit dhe me të manipuluarit, t’i vejë ata para ligjit, duke iu dhënë një leksion të dy palëve në mënyrë që të mos harrojnë kurrë - ndryshe besimi te ky arbitër ka rënë përtokë dhe votuesi është i zhgënjyer tej mase. Në të kundërtën, shtrohet pyetja: në bazë të cilit ligj të Kosovës, apo ndërkombëtar mund të merret një vendim që për vetëm 14 vote të parregullta një komunë e tërë të futet në rinumërim?!
    Po supozojmë së informatat paskan qenë mashtruese dhe manipuluese, atëherë kush duhet të përgjigjet këtu; qytetari për votën e tij , apo vendimmarrësit?

    Përveç të tjerash këto zgjidhje dhanë edhe një porosi të qartë për PDK-në, e cila duhet ta ketë kuptuar njëherë e mirë se nuk e ka, nuk e ka pasur dhe nuk mund ta ketë besimin me koalicionin e bashkëqeverisjes. Nëse nuk e ka ditur PDK-ja, këtë duhet ta mësoja tani se besimin e LDK-së nuk e ka pasur kurrë! Prandaj është koha që shumë seriozisht të mendojë për këtë çështje, ngase zgjedhjet qendrore po afrohen përditë e më shumë. Kështu PDK-ja duhet të mendojë shumë seriozisht se çka i ndan të dy krahët e luftës: PDK- AAK. Pse i ndan? A kanë më shumë çështje që i ndajnë, apo që i bashkojnë? Më kë ishin të bashkuar në kohë lufte e gjaku? Kush bënte sehir dhe kush digjej flakë për këtë tokë dikur? Kush krihej kur shtëpia digjej? Ku i ka rrënjët gjithë kjo ndasi ndërmjet këtyre dy subjekteve? Kush ka dhënë më shumë për këtë vend se këto dy subjekte? Pse të mos jetë president i ardhshëm i vendit Ramush Haredinaj dhe kryeministër Hashim Thaçi? Ç’të keqe ka dhe kë e pengon kjo? Uroi që mos të jenë gjithmonë satelitë të LDK-së, në stilin: “Njëri i hipi, tjetri i zbriti!”...
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Llapi ckas nuk ndodh në Kosovë , për të ardh deri në pushtet mundet me ndodh edhe me u bashku krahu i luftes edhe pse tani jeni në gjak me njëri tjeterin. Unë mendoj se për president dhe kryeminister të jen Hashimi dhe Ramushi është shum keq në sy të botës për ne.

    Këta e kan kry shkollen naten e nuk e besoj që ja kish vle.

    Për mua në PDK është Arsim Bajrami që ka koke për gjithcka , njëashtu Enver Hoxhaj e disa të tjere. Hashimi nuk është për Kryeminister asnjëher. Po ashtu për AAK nuk ben me qen Ramushi , por në vend të tijë ka shum persona të mencur në atë qerdhe.

    Sidoqoft prap them që dy pseudo komandantet me qen në krye të shtetit s'bën kërqysh hic.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuqi: Do të ketë ndryshime të vogla

    Nga Express më 17.01.2010 në ora 16:19
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi ka deklaruar se në Qeverinë e Kosovës do të ketë ndryshime të vogla, të cilat nuk do të krijojnë vakum juridik dhe institucional, ndërsa vendimin për ndërrimin e ministrave do ta marrë kryeministri Hashim Thaçi së bashku me partnerin e koalicionit, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

    Në një intervistë për televizionin shqiptar Alsat, Kuqi tha se ende nuk është diskutuar për ministrat e mundshëm që do të largohen dhe as për emrat e ri të kabinetit qeveritar.

    “Ka qenë një ide e cila është kristalizuar tani më, por besoj që i mbetet kryeministrit që së bashku me partnerët e koalicionit ta merr vendimin e duhur në kohën e duhur dhe për personat adekuat, por nuk do të ketë ndonjë lëvizje radikale, apo ndonjë lëvizje që krijon vakum juridik institucional. Besoj se të gjitha do të shkojnë në mënyrë të natyrshme dhe të cilat do të japin një efekt më të madh për qeverisjen efektive më efikase dhe në dobi të qytetarëve”, tha ai.

    Sipas tij, deri më tash nuk janë diskutuar emrat konkret të ministrave që do të shkojnë dhe as të atyre që do të vijnë.

    Riformatimi i Qeverisë së Kosovës është paralajmëruar kohë më parë nga kryeministri Thaçi, por ai nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë kjo. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Edita Tahiri në Qeveri?

    Nga Express më 15.03.2010 në ora 16:13
    Përveç rikonfigurimit që pritet të ndodhë së shpejti në Qeverinë e Kosovës, siç ka deklaruar kreu i saj, Hashim Thaçi, pritet gjithashtu që të formohet edhe Ministria e Integrimeve Evropiane, e cila sipas burimeve të Kosovapressit, do të udhëhiqet nga kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës, Edita Tahiri, e cila është në koalicion me PDK-në.

    Burimet e Kosovapressit, brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se zyrtarët e lartë të kësaj partie janë duke shqyrtuar mundësinë që timonin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane t’ia besojnë Edita Tahirit, me të cilën PDK-ja kishte nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor para zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, e cila është ende në fuqi.

    E kontaktuar nga Kosovapress, Tahiri nuk ka dashur të flas për këtë çështje, duke thënë se nuk dëshiron që emri i saj të përflitet nëpër media, sikur me rastin e formimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në fund rezultati të dalë ndryshe.

    Sidoqoftë, sipas burimeve, Tahiri ka zhvilluar takime me njërin prej nënkryetarëve të PDK-së, nga i cili ka marrë mbështetje të fuqishme për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe në krye të Ministrisë së Integrimeve.

    Ndërkohë, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare në këtë drejtim dhe përderisa nuk ka asgjë përmes linjave zyrtare, atëherë as nuk mund të flitet për diçka konkrete.

    “Dihet që për secilën ministri është përgjegjës dhe vendimet i merr kryeministri. Normalisht që zhvillohen diskutime edhe brenda subjektit tonë, por edhe me subjektet tjera të koalicionit apo edhe më gjerë, mirëpo njëherë për një herë nuk ka diçka konkrete. Në momentin e përshtatshëm normalisht do të vendoset për atë se kush do ta udhëheq këtë ministri”, ka thënë Stavileci për Kosovapress.

    Ministria e Integrimeve, siç është thënë vazhdimisht, pritet të formohet brenda këtij viti për shkak të angazhimeve për implementimin e kritereve të nevojshme për afrim të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke përfshirë edhe përfshirjen në procesin e liberalizimit të vizave.

    Për formimin e kësaj ministrie është interesuar ditëve të fundit edhe udhëheqësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Fieth, për të cilin, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ka pyetur se kush do të jetë drejtues i kësaj ministrie të re.

    Kjo lë të kuptohet se është mundësia që Ministria e Integrimeve të udhëhiqet nga një femër dhe duke e pasur parasysh faktin që Tahiri është kontaktuar nga zyrtarët e lartë të PDK-së, mundësia më e madhe mbetet që kjo ministri të udhëhiqet nga kryetarja e ADK-së. /kosovapress/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Dell: Luftojeni vetë korrupsionin


    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka kërkuar që korrupsioni të luftohet nga kosovarët dhe të mos pritet gjithçka nga ndërkombëtarët. Komentet e Dellit vijnë pak ditë pasi që institucionet u kritikuan për mosluftimin e korrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
    “Shoqëria juaj ende shikon kah bashkësia ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi. Duhet të jetë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Kuinti apo trupa tjerë ndërkombëtarë ata që kërkojnë që Qeveria juaj t’i mbajë përgjegjës zyrtarët e saj. Kjo s’do të shkojë gjatë. Nëse ju vareni në ne, që ne të bëjmë atë thirrje - kjo nuk do të jetë e shëndetshme për Kosovën. Kjo është shenjë e moszhvillimit. Kjo thirrje duhet të vijë nga brenda, nga njerëzit”, ka thënë Dell me rastin e fillimit të trajnimit për task-forcat kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të drogave dhe korrupsionit publik.

    Ambasadori amerikan ka përçuar mesazhin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ai ka theksuar se sundimi i ligjit duhet t’iu mundësojë qytetarëve qasjen në drejtësi dhe është shenjë se ku është Kosova dhe ku duhet të shkojë. Ai ka kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë mes hallkave të gjyqësorit, në mënyrë që besimi i qytetarëve në këtë sistem të rritet.

    Tutje Dell ka shtuar se qarku duhet të pritet në fillim, jo nga bashkësia ndërkombëtare, por nga vetë populli i Kosovës. Kjo, sipas tij, bëhet duke kërkuar drejtësi për veten dhe përgjegjësi nga liderët. /REL/Telegrafi/

  10. #20
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin




    Ndryshimet paszgjedhore

    Riformatizimi i Qeverisë do të bëhet vetëm pas përfundimit të rrethit të tretë zgjedhor në Prizren dhe Lipjan. Udhërrëfyes për ndryshimet në Ekzekutiv, ndërkaq, do të jetë Raporti i Progresit i Komisionit Europian. Ish-Shefi i SHIK’ut, Kadri Veseli, konfirmon për Express se nuk pretendon të futet në Qeveri.

    Nga Leonard Kerquki më 06.01.2010 në ora 8:30
    Riformatizimi i Qeverisë së Kosovës do të ndodhë vetëm pas përfundimit të rrethit të tretë zgjedhor të garës për kreun e Komunës së Prizrenit dhe Komunës së Lipjanit, që mbahet më 31 janar.

    Burime të Expressit thonë se krerët e dy partive në koalicion, PDK dhe LDK, nuk dëshirojnë të interferojnë në procesin elektoral, prandaj janë pajtuar që ndryshimet eventuale në Ekzekutiv të bëhen muajin tjetër.

    Një burim i afërt me Kryeministrin e Kosovës, në kushte anonimiteti, ka thënë për gazetën Express se udhërrëfyes për ndryshimet që do të ndodhin në Qeveri do të jetë Raporti i Progresit i Komisionit Europian.

    Në këtë Raport, i cili në pjesën më të madhe flet për Qeverinë, ndër të tjera thuhet se në Kosovë vazhdon të ketë shkallë të lartë të korrupsionit, politizim të administratës shtetërore dhe mosfunksionim të gjyqësorit.

    “Çdokush e di se ku duhet kërkuar përgjegjësitë për dobësitë tona që shfaqen në Raportin e Progresit të Komisionit Europian”, ka thënë për Express zyrtari i lartë i Qeverisë që foli në kushte anonimiteti.

    Sipas këtij zyrtari, si PDK’ja, ashtu edhe LDK’ja do të preken nga ndryshimet që, sipas të gjitha gjasave, do të bëhen në muajin shkurt të këtij viti.

    Deri më tash është spekuluar për shumë emra ministrash që pritet të largohen, ashtu sikurse janë përmendur edhe emrat e mundshëm që do të përfshihen në Kabinetin e Kryeministrit Hashim Thaçi.

    Në këtë kontekst është përmendur edhe Kadri Veseli, ish-Shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës. Por, në një prononcim për Express, Veseli e ka mohuar kategorikisht mundësinë për të hyrë në Qeveri.

    “Ende nuk kam vendosur të futem në politikë”, ka deklaruar ai.

    “Por edhe kur të futem, nuk e konceptoj të marrë përgjegjësi qeveritare pa qenë së pari i mandatuar nga populli“, ka shtuar Kadri Veseli, ish-Shefi i SHIK’ut.

    Një zyrtar i PDK’së ka thënë për gazetën se do të jenë forumet e kësaj partie që do të përcaktohen për shkarkimin e ministrave apo për njerëzit e saj që do të hyjnë në Qeverinë e Kosovës.

    “Çështja e ndryshimeve qeveritare nuk është diskutuar në forumet e partisë. Kjo është kompetencë e Kryeministrit dhe Presidentit”, ka thënë burimi i gazetës.

    Javë më parë është thënë se ndryshimi i ministrave do të bëhet në muajin janar. Por për shkak se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta caktojë 31 janarin si datë për mbajtjen e rrethit të tretë zgjedhor në Prizren dhe Lipjan, atëherë partnerët e koalicionit aktual janë përcaktuar që riformatizimi të ndodhë në muajin shkurt.
    A po vereni diqka ne kete foto?

    Dreqi fshehet ne detaje...

    Titulli "ndryshimet paszgjedhore". Ne foto me kryeministrin jane krejt ministra qe vijne nga LDK-ja.
    Rame Manaj - zv. kryeminister
    Lutfi Zahrku - Minister i Tregtise dhe Industrise
    Sadri Ferati - Minister i Pushtetit Lokal
    Nekibe Kelmendi - Ministre e Drejtesise
    Alush Gashi - Minister i Shendetsise

    Per cudi nuk eshte asnje minister nga PDK

    Ju honksha taktikat e killavta juve.

    p.s. nuk kam kurrfar lidhje me LDK e me asnje parti politike, keshtu qe mos ma gjigavni tash.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Teuta Arifi kritikon qeverine ne Maqedoni
    Nga Cimo në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 20:07
  2. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  5. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •