Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 94
  1. #31
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Pompimi qe i eshte bere Erion Velise nga mediat e majta Top Chanel,Ballkanweb(news24,gazeta Shqiptare) dhe te tera si keto tregojne qarte se ketu luan dicka e pa ndershme.Sot Top Chanel reshton G99 ne opozite kur dihet se kjo parti apo grupim ende nuk ka mare pjese ne asnje proces zgjedhor dhe i kushton m shume kohe G99 sesa bie fjala Partise se Cameve qe k mare pjese ne zgedhjet lokale .Nje parti e sapoformuar nuk mun te kete aq anetare sa te mblede kuotat e tyre per te bere nj fushate te tille qe kerkon shpenzime kolosale.Se pari Erion Veliaj duhet te beje publike financat e tij pastaj te kerkoje llogari.
    E pershendes avokatin Goxhaj dhe shpresoj se fjala e tij te shkoje ne vesh te ndonje prokurori qe nuk vegjeton sikunder Ina Rama dhe te filloje te hetoje financat e Partise G99.

    Iagjinojeni Erionin ne pushtet!!!???? Ky vjedh donacionet kur eshte ne opozite, le me se cfare do te beje po te vij ne pushtet.Mbase Zoti ju jep Shqiptareve mendje te shendoshe dhe llogjike qe llumin si puna e Erion Velise ta lere ne fund si llum, se po doli ky llum siper,e mori lumi Shqiperine
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Goxhaj denoncon ne polici, Veliajn

    E Merkure, 27 Maj 2009

    Ne emer te Levizjes me te re qytetare "Zgjohu", avokat Altin Goxhaj denoncoi dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj, nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Goxhaj ka denoncuar ne shtypin e dites te dielen, ne diten e prezantimit te G99 ne Pallatin e Sportit te programit te vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit skemen e zhdukjes se 300 mije euro nga Erion Veliaj nepermjet zhdukjes se Fondacionit MJAFT. Keto para qe thithi Fondacioni MJAFT ne emer te mbeshtetjes se vetepunesimit rinor nepermjet kreditimit, sipas Goxgajt u zhduken nje dite te bukur dhe nderkohe linden biznese te reja private qe implikojne Erion Veliajn, Arber Veliaj, Arber Mazniku, Endri Fuga. Skema e thithjes dhe transferimit te ketyre parave implikon shkeljen e nje numri te madh nenesh te legjislacionin shqiptar cka i jep nje permase reale nje krimi penal qe perfshin shume persona te cilet sot jane drejtuesit kryesore te Grupimit Politik G99 dhe te Levizjes MJAFT. Te dhena te plota te investiguara nga Avokat Altin Goxhaj u denoncuan dje prane Drejtorise kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit si faze e pare e denoncimit. Ne ditet ne vazhdim denoncimi do te shtrihet edhe ne struktura te tjera te specializuara perfshi edhe Prokurorine.

    Ne nje tabele perballe Drejtorise se Policise u prezantuan para medias faksimile te faqeve online qe jane zhdukur nga Erion Veliaj dhe qe japin te dhena se si ka funksionuar skema e zhdukjes se 300 mije eurove te punesimit rinor nga klani Erion Veliaj, Arber Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga si drejtuesit kryesore te MJAFT. Po ashtu u paraqiten te dhena mbi llogarine bankare qe kontrollon Veliaj ne San Francisko dhe zhdukjen e ketyre te dhenave. Ne nje faksimile tjeter tregohej nje pamje fotografike e vellait te Erion Veliaj duke marre kredine qe i ishte dhene nga i vellai. Ne nje dokument tjeter demaskohej skema e "kontrates se konfidencialitetit" qe ishin detyruar te firmosnin anetaret e stafit te Fondacionit MJAFT qe zotoheshin se do te ruanin ne menyre sekrete te gjithe te dhenat financiare te Fondacionit dhe te te dhenave financiare. Keto materiale dhe disa te tjera qe per momentin nuk u bene publike nga avokat Altin Goxhaj per qellime te ruajtjes se sekretit te hetimit iu paraqiten dje Drejtorise Kunder Krimit Financiar dhe ne ditet ne vazhdim do te vazhdojne te paraqiten prane strukturave te tjera hetimore.

    Goxhaj: Shoqeria civile sorosiane, e diskretituar

    Ne ditet ne vazhdim, Levizja "Zgjohu", e cila, sipas Goxhajt, synon rizgjimin e shoqerise civile te shkretuar nga cikloni sorosian i MJAFT-it dhe G99, do te beje denoncime te reja ne baze te nje dosjeri te investiguar prej vitesh me kontributin kryesor te tij dhe te disa eksperteve te tjere te medias dhe te shoqerise civile. Pretendimet e vazhdueshme nga njerezit e Edi Rames dhe Erion Velise se reagimet e avokat Altin Goxhajt ne protesta dhe prononcime te ndryshme publike jane te urdheruara nga LSI, PD etj. jane absurde, pasi sipas ketij drejtuesi, keto reagime kane vite qe jane bere publike ne menyre sistematike nga Goxhaj ne organe te ndryshme te medias. "Diskreditimi i shoqerise civile sorosiane te vene ne sherbim te Rames ne listat e reja zgjedhore eshte nje shkak i mjaftueshem per te sjelle nje reagim publik te vete shoqerise civile per pastrim dhe rizgjim te kthimit ne vlerat reale te qytetarise dhe sensit kritik", thuhet ne mesazhin e levizjes "Zgjohu" te drejtuar nga avokat Altin Goxhaj


    KJ

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja kujt i kendon alban caush arap skender enveri..

    --


    Mbi 300 mijë euro donacione të Familjes Mbretërore Angleze dhe donatorëve të tjerë janë zhdukur në mënyrë të mistershme


    Erion Veliaj, vjedh 5.4 milion euro të donatorëve për punësimin e të rinjve


    Erion Veliaj u denoncua dje nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit në Prokurorinë e Tiranës dhe në Drejtorinë kundër Krimit Financiar për përvetësimin e miliona eurove nga donacionet për rininë shqiptare dhe zhdukjen e 300 mijë eurove të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Ashtu si lideri i tij shpirtëror Rama, që u denoncua në institucionet përkatëse për aferat korruptive me lejet e ndërtimit, krerët e koalicionit Bashkimi për Ndryshim çdo ditë e më shumë po tregojnë se janë të zhytur në korrupsion. Denoncimi për Veliajn erdhi pas zhdukjes së bashku me vëllain e tij, të 300 mijë eurove kredi për biznesin rinor, që ai kishte marrë në kuadër të lëvizjes "MJAFT". Erion Veliajt prej vitesh i është kërkuar të bëjë transparente paratë që ka përfituar nga donatorët ndërkombëtarë të destinuara për shoqërinë civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Arsyetimi i tij karakteristik për një të korruptuar ka qenë se ai i jep llogari donatorëve të huaj dhe jo shqiptarëve. Prej një viti, kërkesa për transparencë është përsëritur me tone më të forta pas angazhimit të hapur politik të Veliajt me G99 si provë integriteti, pasi ai po i kërkon shqiptarëve që të bëhet administrator i taksave të tyre. Arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato, lidhet me 3 motive të forta. E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milion euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare, sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë. E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milion euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). E treta, sepse Veliaj, me një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF, G99.

    Por një nga rastet më të papreçedente në shoqërinë civile shqiptare është pikërisht mënyra se si Erion Veliaj në konflikt të pastër interesi përfitoi 300 mijë euro, që duhej të ofroheshin si kredi të buta për rininë shqiptare, i ndau dhe zhduku me të vëllanë e tij, Arbër Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mazniku dhe Fuga. E gjithë kjo grabitje ka ndodhur nëpërmjet vrimës së zezë të Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllën dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe të gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e korrupsionit galopant me donacionet ndërkombëtare të destinuara për shoqërinë civile shqiptare. Një ndër pikat më të errëta të këtij Fondacioni është "zhdukja" pa lënë gjurmë e vetë Fondacionit, bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat mund të kenë fluturuar një ditë të bukur në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, "145 Sëiss Ave, San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)". Një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk një ditë të bukur pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni MJAFT ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash nga Balkan Children and Youth Foundation. Ajo që të bën më shumë përshtypje në qarkullimin e qindra mijë eurove të Fondacionit MJAFT, është loja e pokerit financiar të Velisë me shokë e shoqe, të cilën do ta kenë mësuar nga kryetarja e Bordit të Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi. Problemi më i madh që kishte projekti "Biznesi Rinor Shqiptar" ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do t'u jepeshin me grante deri në 4000 euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore, e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida, nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë. Paratë e donatorëve më të rëndësishëm në botë, përfshirë Familjen Mbretërore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), të cilat njihen botërisht për mbështetjen që i japin bizneseve dhe vetëpunësimit të të rinjve nëpërmjet fondeve të mikrokreditit, iu dhanë një organizate pa asnjë lloj eksperience në këtë fushë, pa asnjë lloj ekspertize të domosdoshme dhe të detyrueshme që kërkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga të dhënat e dokumentuara se nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për t'iu njohur e drejta e dhënies së mikrokredive pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim, këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar, por Veliaj nuk mund të pranonte që t'i ikte nga dora një thelë kaq e majme, që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën. Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes MJAFT, të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet, Arbër Veliaj, 18-vjeçar, i cili edhe mori që në fillim grantin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshëm financiar është dhe i dënueshëm nga legjislacioni shqiptar. Fondacioni MJAFT zhduku një ditë të bukur 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi të gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj, duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai, Erion Veliaj.





    rd
    --

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ka 20 vjet pd qe shpif shpif se dicka do ngelet.
    Kaq budallaqe qenka Mreteria Angleze qe ti leshoje parate e te beje rrush e kumbulla Erioni.
    Pastaj asaj qe faktikisht duhet ti djege Mbreteria Angleze nuk ndihet ndihet RD se i digjka shume asaj. Apo eshte katandisur arka mbreterise si buxheti Bodes pa dyer e dritare.
    Kto pallavra vetem ata njerez qe i ka hequr trurin pd mund ta besojne.

  5. #35
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Qenka rrit Eri !!! Dikur predikonte fene me "predikuesit amerikane". U thoshte çunave te Samiut: "Po te behesh kristian do ecesh perpara" ... Ky me duket qe kur ka ndrru fene, ka bo perpara ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #36
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Do t'ia hedhim më shumë se do t'ia dalim. Ose do t'ia u fusim do ishte një parrulle akoma më e mirë për partinë e këtij buckos.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #37
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga kledi_tr Lexo Postimin
    Kete Islamin s'e kuptoj pse e ke futur ne rresht te PD ???
    Besoj se e ka pasur me Ed Selamin, por nga qe ka nje dashuri kaq te made per Kac Islamin e ka ngateruar.
    Ka ndonje info nga memedheu rreth ketij Erion Velise se jam kurioz. Vishet akoma me te brendshme femrash sikur bente kur ishte te Mjafti?
    mua fytyra e Erion Velise me kujton Suden. Vetem s Erioni e di se kush esht "kompetenti", por per nje gje jam i sigurt, se perandoria e Erion Velise do te shkermoqet si perandoria e Sudes, ose do i mbetet pallati si ai i Misionit Eleonore.

    Ky miush skutash qe ska lene fonde pa vjedhur nuk besoj se do ta kete te gjate jete politike, megjithese po favorizohet kaq shume nga media si TOPCHANEL,News24,Vizion+ etj.Ky vjedhes i sllagoneve te Obames dhe qe po ben nje plagjiature te shmtuar te fushates se Obames nuk besoj se mund tu hedhe hi syve Shqiptareve.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Ka 20 vjet pd qe shpif shpif se dicka do ngelet.
    Kaq budallaqe qenka Mreteria Angleze qe ti leshoje parate e te beje rrush e kumbulla Erioni.
    Pastaj asaj qe faktikisht duhet ti djege Mbreteria Angleze nuk ndihet ndihet RD se i digjka shume asaj. Apo eshte katandisur arka mbreterise si buxheti Bodes pa dyer e dritare.
    Kto pallavra vetem ata njerez qe i ka hequr trurin pd mund ta besojne.
    me duket se eshte nje person qe po ka bere kallzimin dhe nuk eshte hamendje por ti je tifoz i çmendur i Pedi Rames o shoku,çdo vjedhje qe bejne politikanet duhet nxjerre ne shesh se eshte ne te miren e te gjitheve sidomos para zgjedhjeve qe njerezit te dine per ke votojne.siç jemi kunder korupsionit ne gerdec ashtu duhet te jemi edhe kunder vjedhjeve te tjera qe ndodhin dhe jo ca te nenes dhe ca te njerkes.ky Erjona qe tashi me vjedheje mendo pak po te ishte ne pushtet.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  9. #39

    Kallëzim penal për Erjon Veliajn dhe vëllanë e tij

    Kallëzim penal për Erjon Veliajn dhe vëllanë e tij


    12-06-2009


    Mbërrin në dyert e prokurorisë evazioni fiskal dhe aktiviteti i paligjshëm i kreut të “Mjaft” dhe “G 99”

    Një tjetër kallëzim penal në adresë të kreut të kreut të Partisë G 99, Erion Veliaj është regjistruar zyrtarisht dje. Vëllezërit Veliaj u kallëzuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për evazion fiskal në shifra qindra miliona lekë si dhe u plotësuan të dhëna për zhdukjen e Fondacionit MJAFT bashkë me 300 mijë euro të Kreditimit të Punësimit të të rinjve shqiptarë si dhe ushtrimin e një veprimtarie të paligjshme kreditimi të ndaluar qartazi nga legjislacioni shqiptar. Ky kallëzim erdhi nga Lëvizja “Zgjohu”, nëpërmjet avokatit Altin Goxhaj në cilësinë e qytetarit që ka dijeni për një shkelje ligjore dhe ka detyrimin për ta denoncuar. “Tashmë, pas një procesi të gjatë të dekonstruksionit të skemës korruptive të shkretimit të shoqërisë civile nga një klan i ngushtë të spinoff-eve, Veliaj përfundoi në Prokurori pas një historie të gjatë abuzimesh me fondet e shoqërisë civile të ofruara bujarisht nga donatorët e huaj për të ndihmuar zhvillimin e demokracisë dhe rininë shqiptare në veçanti. Janë 5.4 milionë Euro që ka thithur Erion Veliaj nëpërmjet 9 ‘Mjaftëve të tij të regjistruar apo gjysmë të regjistruar juridikisht me emra të ndryshëm me qëllim krijimin e një mjegulle për të thithur miliarda lekë një pjesë e të cilave u faturuan nga biznesi informal ‘Grafik Propaganda’ i të vëllait të Veliajt duke realizuar kështu n jë skemë spektakolare të kalimit të parave nga një donator tek një shoqatë pastaj tek një biznes dhe kështu përfitimet kanë kapërcyer çdo standard të njohur eksperienca e deritanishme. Këta maestro të grabitjes së parave të shoqërisë civile për qëllime përfitimi e kanë kthyer skemën e tyre në një model që ja vlen të studiohet në katedrat e fakulteteve të drejtësisë pasi ky është modeli i politikës së re. Veliaj nuk është i vetmi në këtë skemë pasi jo vetëm ai ka krijuar biznes për të kaluar paratë e shoqërisë civile ngjajnë dorë në tjetrën. Kallëzimi penal për evazion fiskal i familjes Veliaj, do të sjellë një histori investigimi në dhjetra numra bankarë që kanë qarkulluar paratë e shoqërisë civile shqiptare dhe janë kontrolluar nga klani i pionierëve të Edi Ramës me Veliajn në krye”, shpjegoi dje avokati Altin Goxhaj.

    Para një jave u denoncua biznesi i të vëllait të Erion Veliajt “Grafik Propaganda”, një biznes që nuk figuron në asnjë regjistër gjykate apo QKR, një emër që nuk figuron në asnjë derdhje taksash apo detyrimesh të tjera fiskale pranë institucioneve fiskale të shtetit shqiptar. Ndërkohë vetë Erion Veliaj pavarësisht pagesave të larta sipas tij në vite, nuk rezulton që të paguajë as detyrimet shoqërore pranë institucioneve përkatëse shtetërore, duke e përcaktuar punën e tij në 6 vjet pranë “Mjaftëve” të tij, si “punë në të zezë”.

    “Arsyeja pse Veliaj refuzon të tregojë sa para ka marrë dhe si i ka shpenzuar ato, lidhet me 3 motive të forta. E para, Veliaj nuk tregon dot se ka përfituar mbi 5.4 milion euro nga komuniteti ndërkombëtar, kontribute këto për shoqërinë civile shqiptare, sepse të gjithë do të kuptonin se pse sot në Shqipëri nuk ka më asnjë qendër rinore që të ofrojë shërbime për rininë. E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milion euro janë grabitur drejtpërdrejt nëpërmjet bizneseve familjare të klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj). E treta, sepse Veliaj, një pjesë të këtyre parave të dhëna nga donatorët për të mbështetur shoqërinë civile shqiptare janë kanalizuar për të financuar në mënyrë të paligjshme Partinë private të tipit OJF, G99. Ndonëse kur erdhi në krye të Lëvizjes ‘Mjaft’, Veliaj u hoq si një idealist që nuk i interesonte politika. Me hyrjen e Veliajt në politikë u zhdukën disa lëvizje civile, me në krye Lëvizjen MJAFT, organizatë e cila pasuroi ‘yjet e politikës së re’”, shpjegoi më tej avokati Altin Goxhaj. Një ndër pikat më të errëta të “Mjafti”-it është “zhdukja” pa lënë gjurmë e vetë Fondacionit, bashkë me qindra mijë eurot e tij, të cilat i mbeten Prokurorisë t’i verifikojë në numrin që kontrollon Erion Veliaj në San Francisko, “145 Swiss Ave, San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)”. Ndërkohë, sipas Goxhajt, mësohet se, “një ndër arsyet kryesore që ky Fondacion u zhduk pa lënë gjurmë, është edhe se Fondacioni ‘Mjaft’ ka gëlltitur një shumë të pallogaritshme parash nga ‘Balkan Children and Youth Foundation’. Ajo që të bën më shumë përshtypje në qarkullimin e qindra mijë eurove të Fondacionit ‘Mjaft’, është loja e pokerit financiar të Veliajt me shokë e shoqe, të cilën do ta kenë mësuar nga kryetarja e Bordit të Fondacionit ‘Mjaft’, Milva Ekonomi”.

    Problemi më i madh që kishte projekti “Biznesi Rinor Shqiptar” ishte mënyra e harxhimit të parave. Ky projekt synonte dhënien e mikrokredive për të rinjtë, para të cilat do t’u jepeshin me grande deri në 4000 euro për çdo biznes të ri dhe më pas me paratë që do të kthenin së bashku me përqindjet e të kredituarve të parë do të kreditoheshin të tjerë të rinj dhe kështu me radhë do të krijohej një Bankë Rinore, e cila do të vazhdonte të funksiononte si subjekt i shoqërive të mikrokreditit. Kjo fushë përcaktohet si dhënie kredish dhe fondacionet që japin para me përqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida, nëse nuk kanë një licencë të dhënë nga Banka e Shqipërisë. “Fondacioni ‘Mjaft’ rezulton nga të dhënat e dokumentuara se, nuk ka plotësuar asnjë kërkesë për t’iu njohur e drejta e dhënies së mikrokredive pranë Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, as sipas ligjeve të para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënë mikrokredi. Ndaj dhe për këtë qëllim, këto fonde iu duheshin besuar një institucioni të licencuar, por Veliaj nuk mund të pranonte që t’i ikte nga dora një thelë kaq e majme, që më pas do ta ndante me të vëllanë, Maznikun dhe Fugën. Në vitin e parë, shuma prej 55,800 dollarësh amerikanë iu dha 15 të rinjve, të cilat duhej ta kthenin me përqindje më të lartë për të shërbyer si kreditim i besueshëm dhe jashtë çdo risku për të tjerë të rinj. Personat që morën shumën ishin anëtarët e Lëvizjes ‘Mjaft’, të cilët në kundërshtim me ligjin për OJF-të, e kthyen organizatën e tyre në një organizatë që ndan fitime. Por ajo që përcaktoi konfliktin më tipik të interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vëllait të vet, Arbër Veliaj, 18-vjeçar, i cili edhe mori që në fillim grandin maksimal që lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshëm financiar është dhe i dënueshëm nga legjislacioni shqiptar. Fondacioni ‘Mjaft’ zhduku 300 mijë euro të Familjes Mbretërore Angleze dhe të disa donatorëve të tjerë, para që u dhanë për të mbështetur punësimin rinor në Shqipëri. Në vetë faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e të dhënave komprometuese se kush kontribuoi për paratë e mikrokreditit të paligjshëm rinor në Shqipëri, kush i mori dhe mbi të gjitha në formë spektakolare, tregohet Arbër Veliaj, duke marrë paratë në një ceremoni zyrtare nga vetë i vëllai, Erion Veliaj”, përfundon sqarimin e tij, kreu i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj.

    55

  10. #40
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Veliaj: “28 qershori, momenti i të rinjve të Shqipërisë”

    Partia G99 organizoi një takim në Qytetin Studenti, në kuadër të turit të saj elektoral “Rock dhe politikë”. Në këtë takim, kryetari i G99-s, Erion Veliaj, inkurajoi studentët të investojnë tek e ardhmja dhe edukimi i tyre sepse nuk mjafton të ndryshohet mënyra se si qeveriset Shqipëria, por nevojiten të rinj të përgatitur që të jenë gati ta ndërtojnë atë. Veliaj tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë një moment historik për të rinjtë shqiptarë. “Prindërit tanë, kur ishin studentë në këtë qytet, e bënë Shqipërinë zonjë dhe bravo u qoftë, por ky nuk është momenti i gjyshërve tanë, ky nuk është moment i prindërve tanë, ky është momenti ynë, ky është momenti i të rinjve shqiptarë, kjo është koha jonë. Të gjithë flasin se do ta ndryshojnë Shqipërinë. Ajo që unë besoj është se ka vetëm një grupim që mund ta ndryshojë Shqipërinë: të rinjtë e Shqipërisë dhe studentët e Shqipërisë. Ata do ta ndryshojnë Shqipërinë”, - tha Veliaj.

    Milo në Gramsh: “Mos i lejoni manipulatorët të grabisin votën tuaj”

    Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, zhvilloi një takim në qytetin e Gramshit. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Milo vuri theksin në rëndësinë e madhe që ka për vendin zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të 28 qershorit. Kreu i PDS-së u tha anëtarëve të partisë së tij që të kontribuojnë për standardet e zgjedhjeve dhe të mos i lejojnë manipulatorët të grabisin votat e PDS-së. “Duhet të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të dashur miq, sepse kushti i parë dhe kryesor që na ka vënë Europa është që më 28 qershor të bëjmë zgjedhje përfundimisht të ndershme, jo zgjedhje të manipuluara. Ju duhet të jeni shumë të vendosur, aq sa keni mundësi të kontribuoni që të mos lejoni profesionistët manipulatorë që t’i manipulojnë këtë herë zgjedhjet. Duhet të bëhemi agjitatorë, të luftojmë për zgjedhje të ndershme, të mos i lejojmë manipulatorët, hajdutët e votave të na diktojnë vullnetin politik të një pakice qeverisëse që të mund të shtyjë më tej vitet e sundimit mbi ne”, - tha Milo.

    Gjinushi: “Vota për Berishën, votë për të kaluarën dhe krizën”

    Turi i kreut të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka vijuar me takime në komunën e Pojanit dhe më pas në qytetin e Korçës. Listën e kandidatëve të PSD-së për qarkun e Korçës e kryeson Gëzim Begolli. Gjatë fjalës së tij kryesocialdemokrati shprehu bindjen për fitoren e koalicionit “Bashkimi për ndryshim” në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjinushi tha se shqiptarët nuk duhet të votojnë për Sali Berishën, pasi vota për të do të thotë votë për të kaluarën dhe votë për krizën ekonomike. “Fitorja do t’i takojë Bashkimit për Ndryshim sepse koalicioni me Berishën është një koalicion me të shkuarën, që përfaqëson krizën. Vota për ne është votë për të ardhmen, vota për ata është votë për të kaluarën dhe për krizën, prandaj ne jemi të bindur në fitoren e përbashkët të 28 qershorit”, - tha nga qyteti i Korçës kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  3. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •