Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 94
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga eshte kjo lenka cukoja e re.. spiropalja e edvin veliut?
    ke ka nga familja xhelat enverist?
    spiropali?

    edhe spiro edhe pal..

    dini gje?

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Erjoni eshte jashtqitja e edvinit hiq me shume,nuk besoj qe do ket ndonje sukses ne politik,sa me par ta kuptoi aq me mire eshte per te.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    erjon veli si zhduku me te vellane,300 mije eu kredi biznesi rinor

    Erion Veliaj, si zhduku me vellane, 300 mije euro kredi per biznesin rinor

    Av. Altin Goxhaj
    E Diele, 24 Maj 2009

    "Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themelon te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon."

    Erion Veliaj (Marre nga shkrimi i Erion Velias "Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet" botuar ne gazeten Koha Jone ne 28 Tetor 2005,)

    Erion Veliajt prej vitesh i eshte kerkuar te beje transparente parate qe ka perfituar nga donatoret nderkombetare te destinuara per shoqerine civile rinore shqiptare, por ai ka refuzuar te beje nje gje te tille. Arsyetimi i tij karakteristik sperdredhes ka qene se ai i jep llogari donatoreve te huaj dhe jo shqiptareve. Prej nje viti, kerkesa per transparence eshte perseritur me tone me te forta pas angazhimit te hapur politik te Veliajt me G99 si prove integriteti pasi ai po i kerkon shqiptareve qe te behet administrator i taksave te tyre. Si mund t'i besohet dikujt te administroje taksat e shqiptareve qe refuzon hapur te beje transparente sa para ka marre dhe si i ka harxhuar fondet qe burojne nga taksapaguesit e huaj?

    Ne fakt arsyeja pse Veliaj refuzon te tregoje sa para ka marre dhe si i ka shpenzuar ato lidhet me 3 arsye te forta:

    E para, Veliaj nuk tregon dot se ka perfituar mbi 5.4 milione euro nga komuniteti nderkombetar, kontribute keto per shoqerine civile shqiptare sepse te gjithe do te kuptonin se pse sot ne Shqiperi nuk ka me asnje qender rinore qe te ofroje sherbime per rinine.

    E dyta, Veliaj nuk tregon dot se si 5.4 milione euro jane grabitur drejtperdrejt nepermjet bizneseve familjare te klanit Veliaj (Grafik Propaganda, C&PR Production, ACG shpk, etj).

    Dhe e fundit, sepse me nje pjese te ketyre parave te dhena nga donatoret per te mbeshtetur shoqerine civile shqiptare jane kanalizuar per te financuar ne menyre te paligjshme Partine private te tipit OJF G99.

    Por nje nga rastet me te paprecedente ne shoqerine civile shqiptare eshte pikerisht menyra se si Erion Veliaj ne konflikt te paster interesi perfitoi 300 mije euro qe duhej te ofroheshin si kredi te buta per rinine shqiptare i ndau dhe zhduku me te vellane e tij Arber Veliaj dhe bashkepunetoret e tij te ngushte Mazniku dhe Fuga.

    E gjithe kjo grabitje ka ndodhur nepermjet vrimes se zeze te Fondacionit MJAFT, i cili u zhduk para 1 viti nga qarkullimi (u mbyllen dhe u zhduk kompjuteri i financave dhe te gjitha dosjet financiare) nga Erion Veliaj per te fshehur gjurmet e korrupsionit galopant me donacionet nderkombetare te destinuara per shoqerine civile shqiptare. Nje nder pikat me te erreta te ketij Fondacioni eshte "zhdukja" pa lene gjurme e vet Fondacionit bashke me qindra mije eurot e tij, te cilat mund te kene fluturuar nje dite te bukur ne numrin qe kontrollon Erion Veliaj ne San Francisko, "145 Seiss Ave., San Francisco, CA 94131 (Payable to BYL, memo Mjaft)".

    Nje nder arsyet kryesore qe ky Fondacion u zhduk nje dite te bukur pa lene gjurme, eshte edhe se Fondacioni MJAFT ka gelltitur nje shume te pallogaritshme parash (nga te dhenat paraprake rezultojne 300 mije euro) nga Balkan Children and Youth Foundation (BCYF), (fondacion i themeluar edhe me mbeshtetjen e Fondacionit Soros), International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), The Prince of Eales International Business Leaders Forum (Fondacioni i themeluar nga familja mbreterore angleze).

    Parimi i konfliktit te interesit, si mekanizem korrupsioni per mbeshtetjen e Politikanit Erion Veliaj

    Ne 2004, Erion Veliaj zgjidhet si anetar i Bordit te Balkan Youth Children Foundation, nje Fondacion nderkombetar qe u krijua me qellim mbeshtetjen e iniciativave rinore ne Ballkanin e pasluftes se Kosoves dhe ku President Nderi u zgjodh personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari. Propozimi per zgjedhjen e Velise si perfaqesues i Shqiperise ne krye te ketij Fondacioni, erdhi ne 2004 nga themeluesi i Fondacionit Soros ne Shqiperi, shqiptaro-amerikani Fron Nazi, i cili njihet si nje nder ekspertet kryesore te Soros-it ne Ballkan. Ky eshte njeriu qe zgjodhi celulen e pare te Soros ne Tirane ne 1992.

    Ne vitin 2004, sapo Erion Veliaj behet anetar Bordi, nje lume donacionesh te destinuara per shoqatat rinore ne Shqiperi te cilat aplikonin me kot per fonde, shkuan per MJAFTET e Velise. Per kete arsye po ate vit, u regjistrua ne Gjykaten e Tiranes Fondacioni MJAFT, nje organizate e cila kerkonte te diversifikonte politiken e fund raising (mbledhje fondesh) nga donatore te ndryshem per MJAFT, pasi shume donatore e kuptonin se po thyenin cdo barazi financimesh duke i derdhur mbi 1 milion euro ne numrin e llogarise se Levizjes MJAFT megjithese kishte vetem 1 vit jete. Fondacioni MJAFT u prezantua ne nivelin ekzekutiv me 2 emra vajzash te reja: Jona Repishti dhe Anisa Kaltanji, dy nga aktivistet kryesore te MJAFT ne ate kohe, te cilat Veliaj i kishte nen kontroll, pasi ato nenshkruan nje deklarate konfidencialiteti qe nuk i lejon te flasin per fondet e fondacionit (deklarate qe nuk njihet nga ligji shqiptar). Nderkohe sot per t'iu pergjigjur ndonje e-maili per ndonje donacion te ri pergjegjes eshte caktuar koordinatorja e MJAFT Anisa Kaltanji e cila ne fakt do te ishte edhe personi qe do te thirrej e treta si deshmitare ne gjykate per te deklaruar se ku ndodhet kompjuteri i financave por qe sic ka deklaruar dhe vete as qe e ka idene e financave te vjetra.

    Ajo qe te ben me shume pershtypje ne qarkullimin e qindra mije eurove te Fondacionit MJAFT, eshte loja e pokerit financiar te Velise me shoke e shoqe, te cilen do e kene mesuar nga Kryetarja e Bordit te Fondacionit MJAFT, Milva Ekonomi, (maestro e te gjithe parave dhe spinoffeve te George Soros qe qarkullojne ne Shqiperi dhe Kosove)

    Sipas te dhenave, rezulton se Erion Veliaj i zgjedhur ne vitin 2004 si anetar i Bordit te Balkan Children and Youth Foundation, ne krye te te cilit ishte zgjedhur personaliteti i shquar Maarti Ahtisaari, ne konflikt te paster interesi propozon, mbron dhe voton projektin e paraqitur nga Fondacioni MJAFT: "Youth Business Albania (YBA)" ("Biznesi Rinor Shqiptar"). Duke shkelur cdo parim te konkurrimit te barabarte per projektpropozime (pasi ishte jashte cdo lloj kriteri te aplikimeve), i gjithe fondi i BCYF shkretoi te gjithe buxhetin baze te ketij fondacioni per Shqiperine.

    Problemi baze i pakenaqesise ballkanike me emrin Veliaj, ishte konflikti i hapur i interesit qe kishte nje anetar Bordi me mbeshtetjen e struktures se tij. Sipas CV se Erion Velise ne Bordin e BCYF, ai prezantohet edhe si Drejtor Ekzekutiv i Balkans YouthLink, e cila kontrollon edhe numrat bankar te Fondacionit MJAFT ne San Francisko (e cila sipas te dhenave te uebsitit te zhdukur te fondacionit MJAFT eshte me e rekomandueshmja per cdo transferte donacionesh pasi eshte "pa taksa").

    Problemi me i madh qe kishte projekti i "Biznesi Rinor Shqiptar" ishte menyra e harxhimit te parave. Ky projekt synonte dhenien e mikrokredive per te rinjte, para te cilat do tu jepeshin me grante deri ne 4 000 euro per cdo biznes te ri dhe me pas me parate qe do te kthenin se bashku me perqindjet e te kredituarve te pare do te kreditoheshin te tjere te rinj dhe keshtu me radhe do te krijohej nje Banke Rinore e cila do te vazhdonte te funksiononte si subjekt i shoqerive te mikrokreditit. Kjo fushe percaktohet si dhenie kredish dhe fondacionet qe japin para me perqindje klasifikohen nga ligji shqiptar si piramida nese nuk kane nje licence te dhene nga Banka e Shqiperise.

    Parate e donatoreve me te rendesishem ne bote, perfshire Familjen Mbreterore Angleze, International Youth Foundation (IYF), Youth Business International (YBI), te cilat njihen boterisht per mbeshtetjen qe i japin bizneseve dhe vetepunesimit te te rinjve nepermjet fondeve te mikrokreditit, iu dhane nje organizate pas asnje lloj eksperience ne kete fushe, pa asnje lloj ekspertize te domosdoshme dhe te detyrueshme qe kerkon fusha e mikrokreditit. Fondacioni MJAFT rezulton nga te dhenat e dokumentuara se nuk ka plotesuar asnje kerkese per t'iu njohur e drejta e dhenies se mikrokrediteve prane Bordit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise, as sipas ligjeve te para shkurtit 2007 dhe as ato pas shkurtit 2007. Fondacioni Mjaft nuk eshte licencuar nga Banka e Shqiperise per te dhene mikrokredi. Ndaj dhe per kete qellim keto fonde iu duheshin besuar nje institucioni te licensuar por Veliaj nuk mund te pranonte qe ti ikte nga dora qe thele kaq e majme qe me pas do ta ndante me te vellane, Maznikun dhe Fugen.

    Ne vitin e pare, shuma prej 55,800 dollaresh amerikane, iu dha 15 te rinjve, te cilat duhej ta kthenin me perqindje me te larte per te sherbyer si kreditim i besueshem dhe jashte cdo risku per te tjere te rinj. Personat qe moren shumen ishin anetaret e Levizjes MJAFT te cilet ne kundershtim me ligjin per OJF-te, e kthyen organizaten e tyre ne nje organizate qe ndan fitime. Por ajo qe percaktoi konfliktin me tipik te interesit, ishte kreditimi nga Erion Veliaj, i vellait te vet Arber Veliaj 18vjecar i cili edhe mori qe ne fillim grantin maksimal qe lejohej prej 4000 eurosh. Ky operacion i paligjshem financiar dhe i denueshem nga legjislacioni shqiptar, ndodhi nen hunden e Bankes se Shqiperise, Ministrise se Financave duke perfshire ne shkeljen e ligjit mbi piramidat e '97 edhe zyrtare te larte te kohes.

    Problemi kryesor qe pati granti i pare i mikrokreditit, ishte zhdukja pa lene gjurme nje dite te bukur e te gjithe fondit te mikrokredit rinor prej 300 mije eurosh, fakt qe ka implikuar ne kete loje te shemtuar vete zyrtaret e BCYF. Keta zyrtare jane vene ne siklet te madh keto dite se nuk po dine si te raportojne deshtimin e tyre dhe vrimen financiare me emrin Fondacioni MJAFT qe zhduku nje dite te bukur 300 mije euro te Familjes Mbreterore Angleze dhe te disa donatoreve te tjere, para qe u dhane per te mbeshtetur punesimin rinor ne Shqiperi. Ne vete faqen e tyre zyrtare rezulton paraqitja e te dhenave komprometuese se kush kontribuoi per parate e mikrokreditit te paligjshem rinor ne Shqiperi, kush i mori dhe mbi te gjitha ne forme spektakolare, tregohet Arber Veliaj duke marre parate ne nje ceremoni zyrtare nga vete i vellai Erion Veliaj (sic shihet edhe ne foton bashkengjitur).

    Qindra mije euro te kontribuara per Shqiperine nga komuniteti nderkombetar dhe te zhdukura nen hijen e rende te personalitetit Marti Ahtisaari, jane nje nga rastet qe tregon se si kane abuzuar keta pionere te politikes se re te korrupsionit galopant. Erion Veliaj tre vjet me pare i kujtoi Mero Bazes qe e kishte akuzuar Fondacionin MJAFT si Fondacioni i Sudes, se po akuzonte Fondacionin qe e paska krijuar Marti Ahtisaari. Tashme i ngelet Ahtisarit ti pergjigjet pyetjes: a eshte ai krijues i fondacionit te Sudes ne Shqiperi me emrin Fondacioni MJAFT numrin e llogarise bankare ne San Francisko te te cilit e kontrollon Erion Veliaj? Dhe Ahtisari qe nuk ka ansje dijeni per kete histori, edhe sepse nuk eshte ai qe e ka krijuar kurre Fondacionin MJAFT, eshte pikerisht modeli se si Veliaj shpik cdo lloj historie mbi mbeshtetje nderkombetare per te fshehur vjedhjet e tij mbi parate e rinise shqiptare. Menyra se si Veliaj ka keqperdorur emrin e Ahtisarit eshte tipike si perralla e Velise qe gezonte mbeshtetjen e Obames (nje perralle qe s'po permendet me prej javesh pasi i ka dale boja ne menyre qesharake).

    Ajo qe ka rendesi sot eshte pikerisht qe nje nga elementet baze te gjoja programit te G99 bazohet te punesimi i rinise nepermjet fondeve te mikrokreditit. Pyetjeve qe duhet tiu pergjigjet Veliaj tashme eshte se para se te perrallise mbi punesimin e te rinjve shqiptare nepermjet mikrokredive, me pare duhet te deklaroje ku jane 300 mije euro te zhdukura te Fondacionit MJAFT, nje pjese te dhuruara nga Familja Mbreterore Angleze, qe duhet te qarkullonin si mbeshtetje kreditimi per biznesin rinor shqiptar?

    Perse Fondacioni MJAFT eshte shpallur i mbyllur ne marredhenie nderkombetare dhe perse nuk raporton se ku jane 300 mije eurot e kreditimit rinor?

    Perse Fondacioni MJAFT ka fshire faqen e vet online (duhej te ishte aktiv ne faqen www.mjaftfoundation.org) dhe perse u zhduk logoja e Fondacionit MJAFT nga faqja zyrtare e Levizjes MJAFT (www.mjaft.org) kur gazeta Sot denoncoi zhdukjen e parave te Fondacionit MJAFT? Ku ndodhet kompjuteri apo beckaup-i i financave te Fondacionit MJAFT apo do te vazhdohet se qenka fshire pa dashje dhe zyrat gjoja qenkan grabitur me te gjithe dokumentacionin (nderkohe qe prane Drejtorise se Policise Tirane nuk ka ardhur kurre ndonje denoncim i tille)?

    A eshte kryer procedura ligjore e mbylljes se Fondacionit MJAFT ne Gjykate duke bere edhe likujdimet e nevojshme (kthimit te fondit prej 300 mije eurosh ne BCYF)?

    Sot 300 mije euro duhej te ishin ricikluar duke shtuar perqindjet e mikrokredive rinore duke u shperndare vazhdimisht te rinjve shqiptare. Sa eshte perqindja qe mungon?

    C'lidhje kane 300 mije euro-t e zhdukura pa lene gjurme me krijimin e biznesit te paligjshem Grafik Propaganda (biznes i paligjshem dhe pa numer licence) qe drejtohet nga vellai i Erion Velise i cili ka mbi 80 kliente duke qarkulluar deri tani mbi 500 milione leke?

    A i ka paguar ndonjehere taksat vellai i Velise per llgari te Grafik Propagandes qe u krijua me kapitale fillestare nga fondi i mikrokreditit?

    Sa qindra mijera euro te MJAFT ka faturuar vellai i Erion Velise qe ne ate kohe?

    Po Arbjan Mazniku dhe Endri Fuga ku i gjeten 111 milione leke kapital ne kohen kur zhduket fondi prej 300 mije i kreditit rinor, per te themeluar biznesin e tyre ortakeror ACG shpk (Albanian Communication Group shpk me numer nipti K62225006P ku 30% te aksioneve i ka Arbjan Mazniku dhe 70% benjamini i Rames Endri Fuga) i specializuar per import-eksport dhe publikimin e revistes MAPO e cila tashme njihet si organi zyrtar i G99?

    Perse Erion Veliaj i ka deklaruar donatoreve se ai s'ka asnje lidhje me Fondacionin MJAFT kur dihet shume mire se eshte ai nje nder themeluesit dhe drejtuesit kryesore ku dhe numri i llogarise nderkombetare te Fondacionit qe ndodhet ne San Francisko kontrollohet drejtperdrejte nga ai vete?

    Ja pra keto jane pyetjet qe Erion Veliaj duhet tiu pergjigjet ne prezantimin e sotem zyrtar te programit te G99 ne Pallatin e Sportit Asllan Rusi. Ai sot, bashke me bashkepunetoret kryesore te zhdukjes se 300 mije eurove te kreditimit te biznesit rinor do te prezantoje perballe disa dhjetera te rinjve (qe vijne per te pare Alban Skenderajn), platformen e re por njekohesisht te vjeter te punesimit te te rinjve shqiptare nepermjet kreditimit te biznesit rinor. Por ai duhet te tregoje sot se cfare beri me 300 mije eurot qe iu besuan per kreditimin e biznesit rinor ne 2004 dhe ne vazhdim. A po mos plani i Veliajt eshte qe sic i zhduku bashke me te vellane, Maznikun, Milven 300 mije eurot plus perqindjet e vetepunesimit te te rinjve do te beje edhe me dhjetera miliona eurot e Qeverise Shqiptare per punesimin e te rinjve neser ne rast se larg qofte xhepistet e shoqerise civile do te vijne ne pushtet?

    * Levizja Qytetare Zgjohu

    ("Zgjohu" eshte Levizja me e re Qytetare ne Tirane dhe drejtohet nga Avokat Altin Goxhaj)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-05-2009 më 01:29
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Eshte normale qe vjedh Erjoni Edvini Fatosi Shkelzeni Luli e kushdo hajdut tjeter perderisa ne kete vend denimi i vetem per hajdutet eshte ndonje shkrim ne gazete ose ndonje ofendim palidhje i Berishe psikopatit e asgje tjeter. Pse mos te vjedhin perderisa vjedhja ketu s'denohet perkundrazi sa me shume hajdut te jesh aq me shume te nderojne, te ritin ne pergjithesi, e te ftojne ne emisione televizive.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    edhe une i te njejtit mendim jame,ketu behet nje rrumpalle dhe prokuroria hesht dhe vetem hesht.ketu o jane te gjithe hajdute ose njera pale komandon organet e akuzes dhe gjygjesorin dhe nuk ndihet kur vjedh pala tjeter per arsye se jane te dh... per vete.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  6. #26
    Goxhaj: G99-ta, nje maske e Edi Rames

    E Hene, 25 Maj 2009


    Avokat Altin Goxhaj, iniciatori i nje levizjeje te re qytetare me emrin "Zgjohu" akuzoi dje G99, si nje rast tipik qe tregon se si shoqeria civile shqiptare, eshte kthyer ne nje maske te Edi Rames. Levizja "Zgjohu" disa minuta perpara fillimit te Konventes se G99-es, denoncoi shkaterrimin e shoqerise civile dhe shkaktaret e saj.

    "G99 eshte nje rast tipik, qe tregon se si shoqeria civile eshte kthyer ne nje maske te Edi Rames, se si organizatat Sorosiane prej 6-vjetesh, monopolizuan te gjitha fondet e shoqerise civile, duke shkretuar shoqerine civile reale duke perdorur keto fonde te donatoreve te huaj, si kontribute per shoqerine civile shqiptare, ne menyre qe sherbejne oligarkise se Rames", theksoi Altin Goxhaj gjate protestes se tij. Sipas tij, G99 eshte maska politike e "MJAFT" e cila gelltiti 5.4 milione euro te shoqerise civile, me qellim per t'i sherbyer padronit real. "Sot, Erion Veliaj duhet te bente transparente 5.4 milione eurot e "MJAFT"-it, duhet te bente transparente burimet financiare te G99", deklaroi Goxhaj ne fjalen e tij. Gjithashtu avokat Altin Goxhaj, denoncoi listen e Partise Socialiste dhe te G99 ,si listat qe diskredituan praktiken okulte te perdorimit te fondeve te shoqerise civile per qellime politike, praktike e paligjshme kjo, bazuar ne kontratat e donatorave te huaj me Shqiperine.

    kohajone

  7. #27
    Rinia shqiptare e Vjenes: Veliaj abuzon me emrat tane

    E Hene, 25 Maj 2009


    Dy shoqatat e studenteve shqiptare ne Austri, "Rinia" dhe "Sociatas Albania", akuzuan dje permes nje denoncimi publik se kryetari i G99 Erjon Veliaj qe njihet dhe si kreu i MJAFT, ka perdorur emrat e tyre ne daljet e tij publike ne Tirane.

    Me poshte, vijon letra e plote e dy organizatave rinore ne Vjene:

    MJAFT

    Ky slogan qe dikur ishte pjese e grafiteve te Tiranes, sot ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme ne Shqiperi i dedikohet vetem nje njeriu, atij qe vete e shpiku, Erion Veliajt.

    Ne njeren nga deklaratat e fundit per media, Veliaj foli edhe ne emrin tone, duke mos pasur asnje lloj autorizimi nga komuniteti i studenteve shqiptare ne Austri. Ne, dy shoqatat kryesore te studenteve shqiptare ne Austri, "Rinia" dhe "Sociatas Albania", i themi MJAFT Veliajt.

    Mjaft me sloganet e tij politike, nepermes te cilave Veliaj ia faturon vetes rolin e perfaqesuesit te rinise shqiptare. Ai merr guximin dhe kerkon llogari ne emrin tone, por e verteta eshte qe ne studentet shqiptare ne Austri jemi pertej ideologjise dhe ofertes se tij politike.

    Per te gjithe studentet eshte privilegj kur takohen me cdo politikan shqiptar. Vecanerisht me Fatos Nanon, i cili ka qene kater here Kryeministri i vendit, Pavaresisht bindjeve politike, eksperienca dhe keshillat e Nanos dhe jane nje perfitim i madh per te ardhmen tone.

    Kur Veliaj ka ardhur ne Vjene nuk ka shprehur interesin te takohet me studente shqiptare dhe te qaje hallet me ne, por ka preferuar qe me miqte e tij me te cilet ndoshta ndan shije te vecanta, te frekuentoje paradat dhe klubet e homoseksualeve.

    Prandaj sqarojme edhe njehere se Veliajn, asnjehere nuk e kemi autorizuar te flase ne emer tone. Studentet shqiptare ne Vjene nuk identifikohen me ideologjine politike te Veliajt. Para se ai te paragjykoje se perfaqeson rinine shqiptare, eshte mire te prese 28 qershorin.

    Nuk mjafton qe te jesh i ri ne moshe per te perfaqesuar rinine, aq me pak per te folur ne emer te saj. Rinia shqiptare deshiron ndryshim, te cilin Veliaj nuk mund te na e sjelle. Prandaj i themi mjaft.

    kohajone

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Agjensia e Lajmeve "SOT"
    Erion Veliaj, skemë për të fshehur burimin e financimit të forcës së tij G99
    Kush është biznesi që qarkullon paratë e G99?

    Skandali i këtyre ditëve që ka plasur në mënyrë ekskluzive Gazeta Sot me Mjaftin dhe G99 e Erion Velisë ka përfshirë në faqet e veta një numër të padëgjuar ambasadash dhe institucionesh ndërkombëtare duke formatuar vrimën më të zezë të parave të shoqërisë civile që ka funksionuar deri më sot. Prej ditësh gazeta Sot paraqet se si Politikani i Politikës së e të korrupsionit dhe mashtrimit, Erion Veliaj dhe shokët dhe shoqet e tij kanë abuzuar me paratë e donacioneve për Shqipërinë të destinuara për shoqërinë civile në Shqipëri.

    Nga të dhënat e para të botuara këto dy janë rezultojnë një numër shumë i madh donatorësh duke përbërë edhe një rekord fundraising (thithje fondesh) si për nga sasia e parave ashtu edhe nga numri i donatorëve. Emra ambasadorësh dhe drejtuesish organizatash ndërkombëtare me shumë reputacion implikohen çdo ditë në faqet e gazetës sot me praktika të paligjshme dhe korruptive si në kontratat e donacioneve për OJFtë e Erion Velisë ashtu edhe për kontratat me bizneset e tij. Erion Veliaj sot drejton një organizatë e cila në kundërshtim me ligjin shqiptar për Partitë Politike financohet në mënyrë të paligjshme dhe krejtësisht jotransparente nga paratë që vijnë nga burime të dyshimta ndërkombëtare duke shkelur si legjislacionin shqiptar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Partia e re multimilionere e Erion Velisë i siguron qindra miliona lekë nëpërmjet teknikave të pastrimit të parave dukë përdorur numra bankarë jashtë Shqipërisë. Një nga rastet më tipike të numrave jashtë Shqipërisë është edhe numri i llogarisë bankare i dhurimeve që G99 ka publikuar online. Sipas të dhënave të faqes zyrtare të G99 (www. Erion Veliaj me vëllain e tij ka shpikur një teknikë të re të fshehjes së burimeve financiare të partisë së tij milionere. Veliaj ka krijuar një derdhje online parash per Grupimin e tij politik G99 drejt një biznesi privat me qendër në SHBA Mozaik.shpk me Adresë: 3450 Acworth Due Ëest Rd, në, Suite 150, Acworth GA 30144, USA me nr tel: (1) 404-468-8554 dhe me adresë në Tiranë Adresa: Rr. Dervish Hima, P. Leskov 1/5, Tirane , Tel: (+355) 42227877, biznes i cili funksionon në Shqipëri në fusha të shit-blerjes online dhe një ndër fushat e shërbimeve të saj është edhe realizimi i pagesave dhe transferove online. Arsyeja pse është zgjedhur nga Veliaj ky biznes për të derdhur paratë e G99 është shumë e thjeshtë. Mjafton të lexosh politikën e privacisë së këtij biznesi dhe kupton shumë:
    “Tek Mozaik Sh.P.K., ne kuptojme mire ceshtjen e ruajtes se informacionit personal. Perdoruesit e internetit jane gjithmone te shqetesuar me te drejte se si apo ku do perfundoje informacioni i tyre.
    Ne respektojme informacionin tuaj personal dhe e trajtojme ate me nje rendesi te veante. Ne nuk japim informacion mbi klientet tane asnje pale te trete per asnje arsye, perve ne rastet ku bashkepunojme me organet e ligjit kur eshte kryer nje shkelje ligjore kunder kompanise sone.
    Informacioni juaj personal eshte i sigurt me ne. Ky eshte premtimi yne per ju.
    Informacioni personal i klienteve ruhet i kriptuar per siguri maksimale.”
    Arsyeja pse Veliaj ka zgjedhur këtë kompani për të derdhur paratë e G99 online është pikërisht garancia që ka ai për të ruajtur në mënyrë sekrete llogarinë bankare të G99, e cila në mënyrë krejtësisht jo transparente nuk tregon destinacionin. Në asnjë të dhënë nuk jepet një numër bankar se ku përfundojnë paratë e G99. Nuk tregohet asnjë bankë apo nr bankar brenda apo jashtë Shqipërisë se ku depozitohen këto para. Por ajo që është më kryesorja është se burimet nga mund të financohet G99 mund të jenë edhe jashtë Shqipërisë dhe kjo është një shkelja e hapur e ligjit shqiptar për mbështetjen e forcave politike. Burime nga mbi 150 shtete mund të kontribuojnë për forcën politike të Erion Veliajt dhe Ligji Shqiptar për partitë politike është shumë i qartë: nuk lejohet asnjë mbështetje nga jashtë. Ndaj dhe Veliaj me një gur ka vrarë 3 zogj. Duke zgjedhur një biznes amerikan që ruan me përpikmëri privacinë e klientit (G99 së Velisë), nuk lejon asnjë informacion mbi sasinë dhe kontribuuesin e transfertave financiare të klientit dhe aq më pak destinacionin e tyre. Kështu nuk prezantohet as minimumi i transparencës financiare, që është numri bankar ku depozitohen këto para. Veliaj ka krijuar kështu partneritet me një biznes i cili kryen transferuat e G99 por nuk mund të tregojë se ku i dërgon sepse ka kontratë privacie me maestron Veliaj. Siç shihet edhe nga faqja e internetit të Mozaik.shpk, ky biznes që është krijuar në Shqipëri, një vit pas krijimit të MJAFT, drejtohet nga një biznesmen amerikan dhe është i fokusuar në shërbime shit-blerjesh online. Klienti më i ri i tij është Erion Veliaj dhe G99, të cilët përdorin Mozaik.sh.p.k për të kryer transferta financiare të cilave nuk u gjendet as nami dhe as nishani.
    Tashmë është e qartë se si funksionon gjithë mekanizmi i financimeve të G99, financime të padeklaruara deri më sot, të fshehura pas komedisë së Erion Velisë në Hotel Tirana në një asamble, ku sipas Velisë u bë transparencë financiare. Erion Veliaj u mbështet te transparenca e 1mijë lekëve të reja që kishin paguar 99 anëtarët ku vetëm salla (dhe shpenzimet e saj) e prenotuar nga G99, kushton më shumë se vetë kontributi i pjesëmarrësve. Veliaj, nuk tregoi kur bëri “transparencën” se ku i ka gjetur rreth çerek milioni euro kosto të G99. Veliaj as atëherë dhe as tani, nuk tregon se nga financohet Partia e tij e paligjshme e regjistruar si OJF në Gjykatën e Tiranës, një teknikë kjo për të siguruar financime nga burime që i ndalon legjislacioni shqiptar për forcat politike dhe sidomos legjislacioni për pastrimin e parave. Kjo forcë politike e paligjshme, e regjistruar si OJF, i shmanget kështu fuqisë së veprimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është edhe organi kompetent që kontrollon financat e forcave politike. Po kështu duke i kryer transfertat me një biznes të shitjeve online, që ka detyrim të fshehë çdo të dhënë mbi G99, Velija kërkon të manipulojë çdo raport financiar si të dëshirojë ai. Duke mos treguar numrin e llogarisë bankare të G99, ku duhet të përfundojnë këto para, është e pamundur të bëhet transparencë ligjore. Duke futur në lojë forcën e tij politike G99 si OJF, Veliaj siguron transferta financiare nga të gjitha vendet e botës, duke shkelur çdo parim ligjor, si në fushën e partive politike ashtu edhe në atë të pastrimit të parave. Kështu Veliaj, mund të shpikë çdo lloj kontributi mbi burimet e çerek milioni eurosh duke shpikur burime online. Të gjitha opsionet e transparencës “Made in Veliaj” janë një hapësirë e paparë korrupsioni dhe pastrimi të parave.

    Është e qartë se kush janë teknikat e Veliajt & Co:
    - numra llogarish bankare në Amerikë ku fluturojnë qindra miliona lekë të Fondacionit të Sudes me emrin Fondacioni MJAFT duke përfshirë të gjithë detyrimet financiare të mikrokrediteve që Veliaj i fsheh në mënyrë mashtruese pas emrit të nobelit të paqes Maarti Ahtisaari.
    - krijim biznesesh të posaçme për faturime të parave të OJFve të tij nëpërmjet njerëzve të tij të afërt, biznese të regjistruara si persona fizikë apo të paregjistruara fare duke qarkulluar në mënyrë të dyshimtë qindra miliona lekë të donacioneve të huaja për shoqërinë civile apo edhe kontrata biznesi të dyshimta me vetë ambasadat
    - shpenzime fiktive për aktivitetet e donatorëve të huaj dhe zhdukje të parave të donatorëve të huaj, në mënyrë të hapur duke implikuar vetë donatorët në lojën e tij të shëmtuar.

    Sot forca politike G99 përcakton një model të qartë të politikës së re përtej të majtës dhe të djathtës, të fshehjes së financimeve multimilionere që kanë implikuar vetë ambasadorët e huaj.
    Sot Erion Veliaj, Arbian Mazniku, Marinela Lika, etj, brenda një periudhe rekord që çdo amerikan do ta kishte zili, kanë blerë superapartamente dupleks në qendër të Tiranës, me pishina në tarracë, kanë supermakina, kalojnë pushimet në plazhet më të shtrenjta të Mesdheut, bëjnë një jetë luksi që vetëm multimilionerët mund ta arrijnë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 25-05-2009 më 18:21

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Veliaj: Nano dhe Berisha e kthyen Shqipërinë në kazino



    G99-a ka mbajtur dje konventën e saj të parë kombëtare, ku ka prezantuar kandidatët dhe programin

    Pavarësisht se një forcë e re politike, G99-a, duket se i është futur seriozisht politikës dhe ka synime të qarta për garën e ardhshme elektorale, ku synon të nxjerrë jo pak, por 7 deputetë.

    Për të qenë më të organizuar, por edhe për të përcjellë tek qytetarët ekipin dhe programin e saj politik, G99-a ka mbajtur dje konventën e saj të parë kombëtare.

    Nën ritmet e një prej këngëve të Alban Skënderajt, kjo forcë politike ka bërë prezantimin individual të të gjithë kandidatëve të saj për deputetë, të cilët gjatë fushatës zgjedhore që pritet të hapet zyrtarisht pas 4 ditësh, do të përcjellin tek shqiptarët alternativën e re që ajo përfaqëson në politikën shqiptare.

    Pas fjalës së secilit kandidat, konventën e përshëndeti edhe lideri i kësaj lëvizjeje, Erjon Veliaj, i cili theksoi se kjo ditë është historike për lëvizjen e re që do të sfidojë politikën e vjetër të Nanos e Berishës.

    Ai nuk ka lënë pa atakuar ata si binomin e një politike të vjetër që ka mbajtur Shqipërinë peng në këto 18 vite demokraci dhe që ende përpiqet që të mashtrojë shqiptarët me pseudoarritjet e tyre. "Shqipëria nuk është një ruletë, tavoline bixhozi, ku mund të hidhni gurët kur ju teket.

    Ne kemi një Kryeministër-mjek dhe askush nuk guxon të kurohet në spitalet shqiptare. Kishim një Kryeministër ekonomist dhe prishte lekët e veta dhe të shqiptarëve nëpër kazino.

    Kjo është shfaqja më e mirë asaj që dinë të bëjnë këta dy njerëz", - u shpreh Veliaj. Prandaj, ka theksuar ai, është koha për një ndryshim të vërtetë, për t'i dhënë kësaj politike të vjetër përgjigjen e duhur nëpërmjet votës ndëshkuese.

    "Më 28 qershor ne dhe të gjithë shqiptarët duhet të përqafojnë ndryshimin që t'i tregojmë Nanos dhe Berishës se ne e duam shumë Shqipërinë që ta lëmë në duart e tyre", - tha Veliaj.

    Ndërkohë, duke iu referuar ekipit të kandidatëve, me të cilët kjo lëvizje do të garojë në zgjedhjet e qershorit, Veliaj i ka vlerësuara ata si njerëz që kanë vetëm një qëllim: t'i japin fund tranzicionit të tejzgjatur. Gjithashtu, ai ka theksuar se arsimi, punësimi dhe votat e emigrantëve janë tri pikat kryesore të programit që kjo forcë ka hartuar.


    Shekulli
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    E Tregoj Veten Dhe Ky Se Eshte Hajdut E Krye Hajdut Po Gjithmone Pas Kryetarit Te Tij Edvin Rames.se Kuptoj Si Ka Guximin Ti Kerkoje Voten Ky Shqiptareve E Aq Me Teper Te Rinjve Qe U Vodhi.
    ...Tirana eshte e para

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Erion Veliaj: Trafiku i armëve, shkaku i luftës në Kosovë
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 05:43
  3. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 12:50
  4. erjon velia,si zhduku 300 mije euro
    Nga flor1 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 13:33
  5. Kush janë 9 spinoff-et e Soros që krijojnë Partinë G99
    Nga bnik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •