Perse nje mbret mund ta marre fronin edhe pa mbushur 14 vjeç, ndersa asnje nga ne nuk mund te martohet pa mbushur mire te 18-at?........
Perse nje mbret mund ta marre fronin edhe pa mbushur 14 vjeç, ndersa asnje nga ne nuk mund te martohet pa mbushur mire te 18-at?........
Veliaj lë drejtim e G99-ës, sot bën kalimin tek PS
Shekulli Online
24/09/2010
Pritjet për bashkimin e kryetarit të G99-ës, Erion Veliaj, me Partinë Socialiste marrin fund. Ditën e sotme, kreu i G99-ës do të bëjë publike për mediat largimin nga partia që ai drejton. Mësohet se partia do të vijojë punën e saj dhe nuk do të shkrihet. Ndërsa Veliaj do të fillojë bashkëpunimin e tij me Partinë Socialiste.
Por për të marrë "mandatin" përfundimtar, Veliaj do të presë asamblenë e socialistëve. Paraprakisht atij do t'i caktohet detyra për t'u marrë me koordinimin e opozitës dhe zhvillimin e konsultimeve të ndryshme me ta. Në këtë mënyrë, kreu i G99-ës do të jetë një ndërlidhës midis partive opozitare dhe selisë rozë.
Por, detajet mbi organizimin e ri të opozitës që po bëhet në prag të nisjes së protestave dhe zgjedhjeve të ardhshme vendore, do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Burime opozitare bëjnë të ditur se me lëvizjen e re në kampin opozitar, është hedhur ideja se krijimi i zyrës së përbashkët të opozitës të mund të bëhet në ambientet e G99-ës. Megjithëkëtë, ende nuk ka një vendim zyrtar se ku do të jetë selia e përbashkët e partive opozitare.
Selia e përbashkët është një projekt i hedhur prej kohësh nga opozita. Me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe me situatën e krizës politike që nuk po gjen zgjidhjen, partitë opozitare do të bashkëpunojnë edhe më shumë për t'u koordinuar së bashku. Duke parë nevojën e një bashkëpunimi më të madh dhe takimeve më të shpeshta, krerë të opozitës kanë propozuar që të ketë një zyrë, në të cilën të takohen dhe të jetë në një vend neutral. Ky propozim është arsyetuar me mendimin që tashmë krerët e partive kanë shumë gjëra për të diskutuar dhe mbledhja e tyre në këtë zyrë do të mënjanonte takimet nëpër ambientet publike. Lidhur me këtë projekt, krerët e opozitës janë shprehur parimisht dakord, por që kurrsesi nuk do të ndërhyhet në identitetin politik të partive përkatëse.
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 24-09-2010 më 14:28
Sikur ky Veliaj të jetë ndonjë personalitet...le që këtu tek ne bëhesh personalitet kur të duash!!!
Krijoni Kontakt