Close

Rezultati i Sondazhit: Pas antarësimit në FMN në cilën organizatë tjetër Kosova do të anëtarsohet së shpejti

Votues
14. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • OKB

    3 21.43%
  • Bankën Botërore

    10 71.43%
  • OSBE

    1 7.14%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #-9

    Nga sot Kosova është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar

    PRISHTINË, 9 MAJ 2009(VushtrriaPress)-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media të mbajtur sot në Prishtinë ka njoftuar se bashkësia ndërkombëtare e ka pranuar Kosovën si anëtar të plotë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Sipas kryeministrit Thaçi ” 138 shtete mbështetën anëtarësimin e Kosovës, duke marrë pjesë në votim për të siguruar përmbushjen e kuorumit; dhe një numër i fuqishëm prej tyre, 96 shtete, votuan në favor të Kosovës. Këto shtete të pavarura mbështetën Kosovën, sepse ato e njohën përkushtimin tonë të thellë për shtetin tonë dhe për të ardhmen tonë. Vendimi i tyre dërgon një mesazh të fuqishëm anekënd botës se Kosova është gati për të marrë vendin e vetë si një vend i barabartë, një vend stabil, dhe një vend në të cilin institucionet dhe qytetarët po punojnë së bashku për ta ndërtuar një jetë më të mirë” është shprehur në mes tjerash kryeministri i Kosovës.
    www.vushtrriapress.shqipo.com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    BOTA SOT
    Nuk do mend se anëtarësimi i Kosovës në cilëndo organizatë të formatit ndërkombëtar, e sidomos ato që janë shumë të faktorshme në vendimmarrje globale, duhet të konsiderohet sukses. Është interesante se si e gjithë skena politike në Kosovë që nga pushteti, pastaj opozita (pa përjashtim) dhe deri te shoqëria civile, e përshëndetën këtë sukses të Kosovës. Ky unanimitet qëndrimi për anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar është një dëshmi e fortë se Kosova arriti një agjendë ndërkombëtare me vetë faktin e anëtarësimit, pa i llogaritur edhe përfitimet që do t’i ketë Kosova pas këtij anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar, (që është agjenci financiare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara). Kjo që qëndrimi ishte kaq unanim, me siguri ka qenë shkak dhe arsye që ky sukses epokal të mos u nënshtrohet analizave të ekspertëve që njohin ekonominë politike, madje as nuk u përmend asnjëherë se FMN-ja ishte prezente në Kosovë që nga qershori i vitit 1999 dhe me aq sa dihet ajo ka ndihmuar në ndarjen e buxhetit shtetëror të Kosovës, jo me ndihma materiale, por me ekspertizën e saj shumë të mirë! Por tash, vetë anëtarësimi zyrtar i Kosovës në këtë fond ndërkombëtar të OKB-së, do të bëjë zyrtare punën e tij në ndihmën që do t’i japë Kosovës, tashmë jo vetëm si këshillëdhënës, por edhe si kreditor, siç thuhet në komunikatat mediale. Opinionistët e politikave ballkanike në koordinatat globale, me këtë rast, si asnjëherë deri sot pas dhjetë vjetëve, nuk kanë provuar t’i analizojnë deklaratat kontradiktore të faktorëve “pro” dhe “contra” anëtarësimit të Kosovës në FMN, mbase me vetë faktin se në këtë agjenci financiare të OKB-së, vetëm SHBA-të e kanë të drejtën e vetos. A do të zbulohet në të ardhmen se anëtarësimi i Kosovës në FMN është inicuar, pos nga kosovarët, edhe nga shtetet që e pranojnë pavarësinë e Kosovës, ose përjashto Serbinë e paparapaguar për vetëm kundër Kosovës, shtetet tjera “kundër” anëtarësimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, më tepër përmenden nga “burimet” konfidenciale mediale, dhe nuk jepen qëndrimet e tyre në mbledhjen e FMN-së ku është diskutuar pranimi i Kosovës në këtë agjenci financiare të OKB-së. Pra nuk ka pasur raporte që do të kontestonin zyrtarisht qëndrimet e shteteve veç e veç, por kjo arsyetohet se ato janë shumë shtete dhe se grafikonizimi i tyre në “pro” et “contra” do të ishte diç fare e panevojshme. Dhe është e panevojshme. E panevojshme, sepse tashmë dihet cilat shtete të botës janë kundër pavarësisë së Kosovës. Por ky sukses i madh i Kosovës, është edhe një dëshmi se së shpejti (me njohjet e reja) Kosova do të bëhet edhe anëtare e OKB-së, sepse një institucion i saj zyrtar që është Fondi Monetar Ndërkombëtar zyrtarisht e ka pranuar Kosovën. Kjo mund të jetë (dhe është) një atu e madhe që në të ardhmen e afërt do t’i ndihmojë Kosovës të anëtarësohet në OKB. Kjo dëshmon një masë jo të vogël të faktoritetit që ka sot Kosova në OKB, edhe me faktin se KS e OKB-së ende zyrtarisht menaxhon politikat ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, vetoja e OKB-së e konsideron si shpallje të njëanshme të pavarësisë. Vetë fakti se për anëtarësim të shteteve në FMN vlen vetëm vetoja e SHBA-ve, (pra të tjerët nuk mund të vënë veto për pranimin e një shteti në këtë agjenci) dëshmon se Kosova ngadalë, por me siguri po faktorizohet në skenën e politikës ndërkombëtare.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  3. #-7
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Basha, uron anëtarësimin e Kosovës në FMN
    Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë e vlerëson si akt historik anëtarësimin e Kosovës në FMN, e cila i kontribuon edhe më tej stabilitetit të Ballkanit.
    Tiranë- Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e konsideron atë një hap tjetër historik si dhe një kontribut real për stabilitetin e rajonit. Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha vlerëson se anëtarësimi në një organizatë të tillë prestigjioze ndërkombëtare konfirmon njohjen, nga komuniteti ndërkombëtar të progresit që ka bëra Republika e Kosovës dhe transformimet e padiskutueshme që ka përjetuar ajo gjatë vitit të parë si shtet i pavarur. Ministria e Punëve të Jashtme, është e bindur se së shpejti Kosova do të bëhet pjesë edhe e Bankës Botërore, duke ecur, më pas, e sigurt, drejt konsolidimit të plotë institucioneve demokratike, thuhet në deklaratën e posaçme nga dikasteri i ministrit Lulëzim Basha.

    Ndërkohë, përmes një deklarate, edhe vetë FMN-ja ka konfirmuar se aplikimi i Kosovës ka marrë votat e mjaftueshme për të fituar anëtarësimin në këtë institucion prestigjioz financiar ndërkombëtar. “Bordi Ekzekutiv I FMN-së vërtetoi një votim nga ana e Bordit të Guvernatorëve të FMN-së për t’i dhënë anëtarësinë Republikës së Kosovës”, theksohet në komunikatën e FMN-së të lëshuar nga selia e kësaj organizate në Uashington. Kosova do të bëhet anëtare me të drejta të plota që në momentin kur një përfaqësues i autorizuar i qeverisë do ta nënshkruajë Artikujt e Marrëveshjes së FMN-së në Uashington. Para nënshkrimit të këtij dokumenti, Kosova formalisht duhet t’i pranojë, në përputhje me ligjet e veta, të gjithë Artikujt e Marrëveshjes dhe kushtet tjera të përshkruara në rezolutën e Bordit të Guvernatorëve dhe duhet të konfirmoi se ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbushur të gjithë obligimet në bazë të këtyre dy dokumenteve. Kuota iniciale e propozuar për Kosovën është rreth 89 milionë dollarë amerikanë. Pas FMN-së, Kosova pret që brenda dy muajve të fitojë anëtarësimin edhe në Bankën Botërore, përderisa anëtarësimi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim duket më i vështirë për shkak se kanë mbetur edhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

    Anëtarësimin e Kosovës në FMN e përshëndet edhe deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht anëtar i komisionit të ekonomisë dhe financave në Kuvendin e Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, si dhe udhëheqës të lartë të Shqipërosë, BE-së dhe të vet FMN-s
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Statusi i ardhshem i Kosovës!
    Nga tani_26 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  4. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  5. Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare
    Nga ex-x në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 12:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •