Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-04-2009
    Postime
    2

    Astrit kosturi, shkrimtari polemizues.

    ASTRIT KOSTURI, SHKRIMTARI POLEMIZUES

    Nga: Spasse Thanasi

    “…. Duke ecur mbi kėtė zall, tė tėrė prej guri, lexoj kujtimet dhe shoh gjurmėt e ēapave tė mia. Gjurmė te gurta, dhimbje prej guri dhe jetė e tėrhequr pėr gurėsh. Kjo ėshtė vendlindja ime !
    Lenia! E bukura dhe pjellorja Lenie. Edhe Homeri ka shkruar tek Iliada pėr ty. qė para tre mijė vjetėsh kėshtu.”
    Vetėm njė shpirt i vėrtetė krijuesi, kėndon kėshtu bukur dhe ėmbėl nė gurėt e vendlindjes, aty ku nisi ēapitja e parė e jetės. Shkrimtari Astrit Kosturi, “thyen” akullin e vetmisė, hidhet lehtė nė krahėt e pasionit dhe merr njė rrjedhė shtegėtare mbi shtratin e harresės ku ėshtė zemėruar qyteti. Ėshtė i vetmi me kėtė zė pėrvėlues tė kujtesės qė lėndon zemėratėn e qytetit tė vogėl nė skajet e harresės dhe pėrkėdhel me dashuri, me qepallat e pagjumura dhe djepin e ėndrrės, vendlindjen e paharruar, prej sė cilės nuk do tė shkėputet kurrė fizikisht.
    Me librat “Shuplaka e Fatit” dhe “Nėn Thonjtė e Djallit”, shkrimtari me zėrin grotesk nė guximin artistik, bėhet ėndrrimtar i ēuditshėm nė kohėn shqiptare tė Ndotjes Globale. Janė dy libra, me tė njėjtėn memorie artistike dhe tė dukshme pėr forcėn e fjalėve tė zemrės- njė mėnyrė fisnike dhe realiste, tė shprehur bukur nė
    refleksionet e tij sociale : “Bota e ēmendur dhe Balada e dhimbjes”.
    Stili i imėt pėr tė gėrmuar nė mėnyrė tė pandėrprerė, nėn zhurmuesit e universit dhe nė tė panjohurėn e dhimbshme, ku njeriu bėhet “mister” dhe ndodh shpesh “aksidenti i mėndjes” ku sjell plot histori ( ai nxiton tė shkruaj atė pėr t’ mos ua lėnė tė tjerėve ) dhe njė fresk poetik, qė nuk e ndesh aq turbullues nė libra tė tjerė shkrimtarėsh, pavarsisht nga misioni i njėjtė letrar.
    Gjithēka te pena e Astrit Kosturit rrjedh me lėngun mjeksor. Ai bashkon qytetin e tij me metropolin shqiptar, pėrmes zėrit tė ndjeshėm dhe plot shqetėsim , ashtu sikurse sjell atmosferėn e kryeqytetit, nė zhgėnjimin qytetar tė Gramshit i cili meriton njė vėmendje tjetėr nga politika…
    Njė krijues i drejtpėrdrejtė, qė polemizon hapur me fatin , me zhgėnjimin, me veset e kėqija tė mjergullės politike, qė ēorodit njerėzit dhe ngre zėrin me kthjelltėsinė e qiellit pėr anėn e errėt tė fenomeneve negative e kriminale tė shoqėrisė. Ai bėn me fjalėn e vet tė ndėrgjegjshme, tė lėkunden muret e politikės shqipėtare dhe bėhet misionar nė luftėn kundėr varfėrisė sociale, fenomeneve tė prostitucionit dhe abuzimeve me drogėn.
    Ēfarė shpirti i rreptė, nė sy tė sė vėrtetės !
    Nė refleksionet polemizuese tė penės sė Kosturit , tashmė njė shkrimtar i unifikuar pėr formėn e tė shkruarit dhe transmetimin e personazheve, gjen hapsirė profili i rreptė i maleve ( ato janė fytyra e vėrtetė e vendlindjes me njė pejsazh tė bukur dhe fuqi poetike), hėna e varur si njė flakė qiriri , dielli i dashuruar me tokėn dhe mantelin e bardhė tė bukuroshes sė Gramshit , bardhėsia mistike e malit tė Tomorrit , bota e fėmijėve, pėr planetin qė nėn re, mendimi bredharak nė shtegun e udhės sė gjatė etj.
    Tė gjitha kėto, e veshin me bukuri rrėfimin dhe e bėjnė tė prekshėm zemėrimin njerėzor nė prushin e dhimbjes. Aq i fuqishėm pėrcillet perceptimi i shkrimtarit, “se pėrmes hallit tė tij, njeriu shkon drejt tė panjohurės” dhe se, “sekreti, i kėsaj ėshtė tė dish shumė e tė flasėsh pak”. Ai, “gjėmon” me zėrin e vet mbi dremitjen e ėndrrave dhe pse MISTERI i kėsaj bote e ka bėrė jetėn njė moskuptim.
    Vuajtja shpirtėrore dhe shqetėsimi qytetar, e kanė goditur qetėsinė e tij dhe kjo e ka zbukuruar mė tej jetėn e tij si krijues dhe fuqinė mbirėse tė mesazheve tė tij, “tė ndihmosh tė tjerėt e tė ndodhesh gjithmonė pranė njė ndodhie jetėsore….”
    Ky ėshtė thelbi i shpirtit njerėzor, tė shkrimtarit Astrit Kosturi, jo vetėm me fjalė, por edhe me vepėr, me shembull vetjak tepėr tė ēuditshėm e tė adhuruar….

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-04-2009
    Postime
    2
    I nderuar, zoti Kosturi !

    Pata kenaqesine, qė nje material per vleresimin Tuaj si shkrimtar polemizues, te pergatitur nga z. Spasse Thanasi, ta postoj ne kete forum te nderuar. Ky material vleresues per Ju dhe krijimtarine tuaj, sidomos per dy librat e fundit, po botohet ne disa suplemente letrare.
    Mendova se ne forumin shqiptar ka shume shkrimtare shqiptare dhe shume dashamires te artit, nga te cilet ju duhet te njiheni dhe ia vlen te bashkepunoni ndermjet jush.

    Duke ju uruar krijimtari te mbare, uroj edhe gjithe lexuesit e kesaj teme !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando cuni : 10-05-2009 mė 02:29

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Urime Zoti Kosturi, sapo lexova kete pjese te shkruar nga forumisti i mesiperm, dhe vertet duke lexuar shkrimet tuaja ketu ne forum eshte nje pershkrim shume i larte.

    Te vafte mbare ne krijimtarine e ardhshme.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #4
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga armando cuni Lexo Postimin
    I nderuar, zoti Kosturi !

    Pata kenaqesine, qė nje material per vleresimin Tuaj si shkrimtar polemizues, te pergatitur nga z. Spasse Thanasi, ta postoj ne kete forum te nderuar. Ky material vleresues per Ju dhe krijimtarine tuaj, sidomos per dy librat e fundit, po botohet ne disa suplemente letrare.
    Mendova se ne forumin shqiptar ka shume shkrimtare shqiptare dhe shume dashamires te artit, nga te cilet ju duhet te njiheni dhe ia vlen te bashkepunoni ndermjet jush.
    Duke ju uruar krijimtari te mbare, uroj edhe gjithe lexuesit e kesaj teme !
    Faleminderit, Armando, Spasse Thanasi dhe Aulona!

    Shkrimin vleresues, nga z. Spasse Thanasi e lexova tek gazeta "Telegraf" dhe e falenderoj per kete autorin e shkrimit. Eshte e vertete, qe komunikimi mes shkrimtaresh eshte me vlera dhe per kete, pėrpjekjet jane prej te gjitheve.
    Faleminderit Aulona, per vemendjen qe tregon dhe per fjalet inkurajuese ndaj meje.

    Faleminderit te gjitheve!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    edhe un ju uroj krijimtari te mbar zotri Kusturi,me pelqyen keto qe lezova.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    te uroj krijimtari te mbare zoti Kosturi
    shpresoj qe sado i zene te jesh me veprimtarine tende te gjesh kohe dhe per forumin
    sepse postimet tuaja kane vlere
    respekte goldian
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga Midja Lexo Postimin
    edhe un ju uroj krijimtari te mbar zotri Kosturi,me pelqyen keto qe lezova.
    Citim Postuar mė parė nga goldian Lexo Postimin
    te uroj krijimtari te mbare zoti Kosturi
    shpresoj qe sado i zene te jesh me veprimtarine tende te gjesh kohe dhe per forumin sepse postimet tuaja kane vlere
    respekte goldian
    Ne shenje respekti per Ju znj. Mide dhe z. Goldian, si dhe per gjithe shkrimtaret, artistet dhe dashamiresit e artit, po postoj refleksionin tim: "Hall, mbi hall te jesh shkrimtar".

    Koha ėshtė e tillė, qė e kupton se nuk ėshtė pėr Ty. E sheh veten pėrballė sfidash tė pakalueshme, me probleme e shqetėsime nė rritje dhe, i drejtohesh pikėsėpari vetes me retorikėn e natyrshme: Pse? Pėrse xhanėm, kėto hallet tona, nė vend qė tė zgjidhen shtohen? Tė mundon kjo retorikė dhe mė nė fund, po vet nga brenda tė vjen reagimi, se gjithnjė do tė ndeshesh me tė tjera sfida tė reja. Sepse e ke zgjedhur vet kėtė llojė refuzimi, pėr tė qėnė nė sofrėn qė koha ka shtruar. Ėshtė gostia e maskarenjėve, sofra e dallaveres, qė na ka ftuar tė marrim lugėn dhe, ta mbushim vesh mė vesh. Por, ėshtė njė zė i brendshėm, njė krijesė, njė qėnie e ēuditshme, qė nė fakt ėshtė gjysma tjetėr e njeriut, ai gardiani qė tė ndalon. Pėgjithėsisht, ėshtė trajta e pamjes sė origjinės, e tė parėve tanė, e krijuar, nga tradita familjare, nga origjina e genit, nga njė pėrvojė e tėrė jetėsore e njerėzore.

    Kam konstatuar, sipas mėnyrės time, tė tė perceptuarit tė gjėrave, se jetojmė njė jetė tė pacipė, tė njė kohe tė pistė. Me halle tė panumėrta e vėshtėrsi qė rriten. Por hall, mbi tė gjitha hallet, halli mė i madh, ėshtė tė jesh i sinqertė, tė jesh me BOTĖ, tė jesh njeri qė kėrkon tė bėsh mė tė mirėn. Midis kėsaj kategorie, njerėzish janė ata njerėz, nė kokat e tė cilėve, ndizen ca drita e bihen ca zile tė bezdisshme, duke i bėrė tė vuajnė mizorisht. Tė tillė janė shkrimtarėt, muza e tė cilėve i gėrric e nuk i le rehat. Prandaj janė top-lista. Janė, halli mbi tė gjitha hallet!
    Liria darviane dhe abuzive, i ka dhėnė flatra e krahė, tė keqes dhe ligėsisė njerėzore, tė lindur njėherazi me tė. Ka ardhur t’i thėrrasė dhe t’i bėjė apel frikės, kėsaj radhe. FRIKĖS, si krijesė e pasigurisė dhe si mbrojtje nė kushtet e mbijetesės pėr ekzistencė. Frikės, qė ka dalė prej xhehnetit, prej kopshtit tė Edenit. Frikės, kėtij produkti tė vetėdijes, pėr sa kohė ėshtė e arratisur.
    Jemi bėrė tė paturp e tė pabesė ne mėkatarėt e lindur, qė nė fillimet tona. Si kompesim ndoshta, na u dhurua vetėdija. Njerėzorja!

    Qė nė kohėn e mollės sė kafshuar, duke shkelur besnikėrinė ndaj urdhėrit tė sovranit…!? Qė tė ndjenim turp dhe, qė ta kėrkonim kėmbadorazi atė qė humbėm, na u dha ajo, qė quajmė koshiencė. Bujarisht, edhe forma e saj e organizuar nė shkallėn mė tė lartė, VETĖDIJA. Mėkatarėt biblikė, Adami dhe Eva, nuk fshehėn gojėt e tyre, pėr fajin e bėrė…!? Gojėn, pikėrisht gojėn, duhet tė mbulonin secili prej tyre, sepse ajo u tundua, e jo hallatet. Me gjethen e fikut, sepse ajo u gjend mė pranė atyre, siē mund tė gjendej diēka tjetėr, mbuluan pėr tė fshehur, organet gjenitale, seksin. Shenjė turpi, ndroje dhe frike ndoshta. Shkėndijė e vetėdijes, nė kokat e tyre pėr t’i thirrur trurit, mbase.
    Besnikėria, u bė kėshtu, njė gjė e njollosur, njė bukė e thyer, njė vragė e ēelur tashmė dhe qė mban firmėn e pabesisė. Mbas kaq milona vjetėsh, kėto mardhėnie tė drejtėpėrdrejta me Hyjninė, u harruan dhe tashmė, janė bėrė mardhėnie mes nesh, midis njėri-tjetrit.

    Nė hiherarkinė tonė, Ata, qė ne vet i bėmė tė Mėdhenj, po fshehin e mbulojnė gojėt me demagogji, me fraza, buzėqeshje e ngėrdheshje tė pėshtira. Harruan ata, se mėkatet, punėt e kėqia, i kanė bėrė me byth? Mbetėn kėshtu, lakuriq. Tė paturp, brenda pisllėkut tė tyre. Me gjithēka nė diell. Zbuluar. Nuk gjendet gjethe fiku mė, pėr t’u mbuluar e fshehur!
    …Nuk e shohin ata, kėtė realitet tė shpartalluar, qė vėzhgon dhe vlerėson antivlerat dhe sherret, shpifjet dhe opinionet e sajuara? Sa e sa tė tillė bien nė dėshpėrim, ngaqė shtėpia e tyre bėhet e huaj dhe u jep vetėm bezdi e shqetėsim, mėrzi, frikė e makth.
    Ē’tė bėjmė? Na duhet, t’i japim kuptim jetės tone dhe tė pyesim:
    Kur do ta ndezim qiririn e vetvetes, qė kjo ndjenjė njerėzore, kjo gurgullimė emocionale, tė meritojė vėmendje? Kur? Kur…!!?
    Poetėt, nuk kanė lindur pėr tė ēliruar, apo ndrequr botėn. Dhe, as nuk e ndryshojnė dot atė. Nuk munden tė prodhojnė dashuri e lumturi! Por, qė tė ndjehesh brenda tyre, i lumtur dhe i dashuruar, PO!
    Dėnimi pėr ta, ėshtė tė mbeten duke mbajtur mbi shpinė, jetėn e kohės, peshėn e rėndė dhe fytyrėn e saj. Si pėrherė, hapsirave tė qiellit, nėpėr gjurmėt me shkėlqimin e tyre mistik, nėpėr rrugėt, qė ikin dhe vetėm ikin pambarimisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Astrit Kosturi : 27-05-2009 mė 03:09

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Z.Astrit!Qe me fillimet e mija ne kete forum nuk di pse me terhoqen shkrimet dhe poezite tuaja ku ve re qe i perkisni shtresave tona te popullit te thjeshte ku gjeni edhe MUZEN e pashtershme qe mbart ky thesar me emrin 'POPULL'.Ju e kini te qarte tashme se POETI me i madh i te gjitha kohrave eshte poeti 'POPULL'.Pavaresisht kalvarit te vuajtshem qe keni kaluar ne jete me vjen mire qe ju gjeni forca dhe i sfidoni keto veshtiresi duke i hedhur ne leter me menyren tuaj duke demaskuar kedo qe ju ze rrugen tuaj e cila pa dyshim gjithmone do te jete e sukseshme.Prandaj populli yne perparon ngadale se ka pengesa te tilla rruges.egzistojne zilite per cfare do biznesi i vogel apo i madh qofte ,syte shpotites te te cileve ne vend qe te urojne kedo qofte ai,mundohen te perbaltin cdo perparim.E ne fund jemi ne qe ju mbeshtesim,ju urojme e pergezojme per cdo arritje sado e vogel qofte ajo sepse nga e vogla del e madhja.pergezime per rrugen tuaj sado e veshtire qofte,qe padiskutim ka filluar t'ju coje diku...

    Respekte dhe nderime Pranvera.

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga pranvera bica Lexo Postimin
    Z.Astrit!Qe me fillimet e mija ne kete forum nuk di pse me terhoqen shkrimet dhe poezite tuaja ku ve re qe i perkisni shtresave tona te popullit te thjeshte ku gjeni edhe MUZEN e pashtershme qe mbart ky thesar me emrin 'POPULL'.Ju e kini te qarte tashme se POETI me i madh i te gjitha kohrave eshte poeti 'POPULL'.Pavaresisht kalvarit te vuajtshem qe keni kaluar ne jete me vjen mire qe ju gjeni forca dhe i sfidoni keto veshtiresi duke i hedhur ne leter me menyren tuaj duke demaskuar kedo qe ju ze rrugen tuaj e cila pa dyshim gjithmone do te jete e sukseshme.Prandaj populli yne perparon ngadale se ka pengesa te tilla rruges.egzistojne zilite per cfare do biznesi i vogel apo i madh qofte ,syte shpotites te te cileve ne vend qe te urojne kedo qofte ai,mundohen te perbaltin cdo perparim.E ne fund jemi ne qe ju mbeshtesim,ju urojme e pergezojme per cdo arritje sado e vogel qofte ajo sepse nga e vogla del e madhja.pergezime per rrugen tuaj sado e veshtire qofte,qe padiskutim ka filluar t'ju coje diku...
    Respekte dhe nderime Pranvera.

    Zonja Pranvera, duke ju falenderuar thellesisht nga zemra, do te doja te nenvizoja: Me falni per mungesen e modestise, por kam bere nje jete teper intensive gjithnje, por veēanerisht keto njezete vitet e fundit. Kam njohur tipa e prototipa nga me te shumtet. Politikane qe jane nje rrace krejt ndryshe nga populli i thjeshte. Kam njohur matrapaze e mashtrues, deri edhe trafikante e mafioze ku shpesh jam gjendur ne kthetrat e tyre. Por folene me te ngrohte, me te mire, shpirtin me te dlire e me te mire, e kam gjetur mes artisteve, qe fatkeqesisht jane me te pervuajturit dhe me te lenet pas dore ne keto kohe te absurdit me nje jete te piste. Faleminderit te gjitheve!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anėtarėsuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Pershendetje zoti Kosturi!Ne radhe te pare te uroj shendet dhe suksese ne punen tuaj si shkrimtar.Me kane bere pershtypje shkrimet e tua qe kane nje karakter artistik dhe edukativ kombetar.Ne keto momente qe po kalojme ne shqiptaret kemi nevoje qe e verteta te thuhet troc .Juve jeni Rilindasit e koheve moderne.Me mire se c'mund ta shkruani juve realitetin dhe rruget qe duhet te ndjekin shqiptaret per te cuar ne vend amanetin e te pareve askush nuk mund ta beje.Eshte detyre atdhetare ne radhe te pare,pastaj edhe nje borxh qe i kane intelektualet ketij populli te shumevuajtur nga diktatura dhe pasuesit e saj.Respekte.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  2. Astrit Kosturi: Krijime per femije(Balade brezash)
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 10:40
  3. Astrit Kosturi: Tregime per femije.
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 10:20
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Astrit Kosturi: Pjese nga libri "Nen thonjte e djallit"
    Nga Astrit Kosturi nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 13:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •