I nderuar agas!
Faleminderit per fjalet e ngrohta, inkurajuese dhe miqesore, faleminderit per vemendjen e treguar ndaj shkrimeve te mia. Ndodh nje proces teper interesant, ne jeten e njeriut: Vuajtjet, merzitja e deshperimi e shqetesojne dhe e ēojne gati ne terbim shpirtin e njeriut e sidomos ne rastin e njė krijuesi. Por tek ky i fundit, zbukurohet dhe merr vlera artistike jeta krijuese. Aty ku drama njerezore eshte nė zgrip dhe ne skajet me te dhimbshme, aty dhe fuqia krijuese merr flatra me te magjishme. Por nje pjese e vogel intelektualesh, e kane prishur shendetin moral, kane mbyllur syte dhe veshet perballe ketij realiteti tej mase te deformuar. Nje pjese e madhe prej tyre, koha e dallaveres i ka bere te pafuqishem dhe fjalet e tyre te menēura nuk i degjon njeri dhe gati ato fjale ne buzet e tyre dritheruese jane bere pa vlere.
Mbas 28 qershorit, kushdo qe ta drejtoje vendin, do te kete probleme teper te mprehta qe do kene te bejne me ekzistencen tone si individualitet, si shqiptare e si komb. Deri tani, politikanet tane jane thjeshte nje elite mafioze e vene ne sherbim te kapitalit te huaj, shumekombsheve dhe oligarkive financiare. Dhe koncensionet apo investimet e fuqishme jane ne sherbim te tyre.
Ajo qe na mbetet neve mba ketyre zgjedhjeve, eshte organizimi i nje beteje demokratike, ku ne panteon dhe ne tribune do jete fjala, arma jone.
Pershendetje te perzemerta!
Krijoni Kontakt