Struktura e vërtetë e shëndetit shpirtëror gjendet tek “qetësia e zemrës”. Nëse ajo nuk ekziston, do të krijohen shumë çrregullime psikologjike, si nervozizmi që shkakton neurozën dhe çrregullime të tjera të ngjashme.
Kuptimi i Islamit është paqe, ose nënshtrim i plotë, që do të thotë t’i nënshtrohesh vullnetit të të Plotfuqishmit. Themelet e paqes së brendshme janë si më poshtë:
1. Njeriu duhet të pranojë se ka një Krijues, i Cili e ka krijuar për një qëllim në këtë botë.
2. Ai duhet të ndjekë udhëzimin e Krijuesit, që Ai i ka dërguar për krijesat e Tij – udhëzimin në formën e librave të shpallur, d.m.th. Kuranin dhe librat e mëparshëm (që nuk janë më të vlefshme pas Kuranit).
3. Ai duhet ta pranojë se Krijuesi ka sjellë udhëzim dhe të dërguar që ta drejtojë njerëzimin drejt prosperitetit fizik dhe shpirtëror dhe në jetën e përtejme.
4. Ai duhet të besojë se Zoti ka krijuar shumë qenie të tjera inteligjente si engjëjt dhe xhindët.
5. Ai duhet të besojë se jeta e tij/e saj është shumë e shkurtër, saqë është krahasuar me një gjumë të shkurtër, që mund të bëjë udhëtari nën hijen e një peme.
6. Ai duhet të besojë se jeta e kësaj bote është e mbushur me sprova. Të gjitha vështirësitë duhet të kalohen me durim dhe vendosmëri, duke i konsideruar të gjitha fatkeqësitë dhe humbjet si sprovë për imanin (besimin) e tij. Prandaj ai nuk duhet të hidhërohet për humbjet, apo të shfaqë gëzim për fitimet.
7. Ai nuk duhet të konsiderojë ndonjë njeri apo diçka tjetër si krijuesin e tij/të saj. Dhe ai nuk duhet ta mohojë ekzistencën e Krijuesit. Asnjeri nuk mund ta mohojë Allahun, pa e pohuar më parë ekzistencën e Tij. Duke thënë “Unë nuk e besoj Allahun”, kemi thënë se Allahu në të vërtetë ekziston, por personi refuzon ta besojë Atë. Ajo është njëlloj si të thuash “nuk e besoj diellin” megjithëse dielli është aty. Prandaj këta njerëz mund të krahasohen me lakuriqët e natës, të cilët nuk i hapin sytë para diellit.
Krijoni Kontakt