Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Berisha:Nuk ka fliozofi tjetër në qeverinë time,përveq interesave të shqipëtarëve

    Berisha: Nuk ka filozofi tjetër në qeverinë time, përveç interesave të shqiptarëve

    Bota sot (Tiranë)

    Kryeministri Berisha vazhdoi fushatën paraelektorale në qytetin e Shijakut.
    Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, gjatë agjendës së tij në Shijak, theksoi se shteti shqiptar për katër vjet të qeverisjes së saj ka shënuar suksese rekorde dhe se ky sukses do të vazhdojë edhe për vitet që vijnë.
    “Muaji prill për çdo shqiptar, për të madhe të vogël të këtij vendi, do të mbetet në memorie si prilli i historisë. Ne, që në ’90-ën dolëm nga zgjedha 45 vjeçare, mbushëm rrugët e sheshet e Shijakut e Tiranës duke brohoritur e duam Shqipërinë si gjithë Evropa, Shqipëria në NATO, sot, ne jemi në NATO. Ju bëj thirrje ju, gjeneratës më të moshuar, të mendoni për një moment se çfarë trashëguam në vitin ’90 dhe se çfarë trashëgojnë fëmijët tanë. Duhet të ndjeheni të lumtur, krenarë e të qetë se ne ia dolëm që vendi i tyre të jetë në NATO. Ne realizuam një ëndërr të madhe. Në fund të prillit, ne paraqitëm kërkesën për anëtarësim në BE. Kjo kërkesë u pranua me konsensus dhe vetëm për shkak të reformave serioze që kemi ndërmarrë”, thotë kryeministri Berisha. Ai thotë se
    Tirana është qyteti më i dashur për shqiptarët dhe se kryeqyteti do të përjetojë zhvillimin më të hovshëm nën qeverisjen e ardhshme demokratike këtu. “Ne i kërkojmë projektin e unazës që ta bëjmë atë. Ne që ndërtojmë 62 kilometra rrugë në dy komuna të Shijakut, mendoni se lëmë Tiranën pa unazë? Jo, kurrën e kurrës. Ai e mban peng projektin si plaçkën e shtëpisë së tij, sikur është personale dhe jo e qytetarëve. Pra, kjo alternativë është alternativa e bllokimit, thotë Berisha. “Në Bukuresht, burrat më të shquar të botës, po i dorëzonin ftesën Shqipërisë, ata, me mediat e tyre, ju sillnin lajmin e kobshëm se Shqipëria nuk po merr ftesën. A është e vërtetë kjo apo jo? Nuk po ndalem në probleme të tjera, por po ju kujtoj vetëm thirrjen e tyre, mos rrisni pagat e pensionet. A ka opozitë në botë që t’i kërkojë qeverisë të mos rrisë pagat e pensionet? Opozita duhet të thotë i dyfishoni, i trefishoni. Ata thanë mos aplikoni për në BE, kur e dinë se ky aplikim ka rëndësi shumë të madhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Para një viti, bërtisnin aplikoni për kandidat në BE, pas një viti, thanë mos shkoni në Pragë se po e bëni për qëllime elektorale. Por lëvizja e lirë është 30 herë më e rëndësishme se fushata elektorale dhe po e bëjmë këtë për shqiptarët”, vlerësoi Berisha.

    Shqipëria do të eksportojë energji elektrike
    Kryeministri Berisha gjatë vizitës ë tij në Shijak, premton se Shqipëria do të prodhojë rrymë jo vetëm për qytetarët e vet por edhe për eksport.“Tek kjo qeveri do të keni gjithnjë një mazhorancë, e cila interesat tuaja më jetike do t’i ketë problemet më madhore të saj. Unë fola për shkollën, pasi interesi juaj është që fëmijët tuaj të shkollohen në shkolla evropiane, të reja dhe moderne. Interesi juaj i madh ishte dhe është të keni drita 24 orë. Qytetarët duhet të kenë drita dhe unë vij tek ju për t’u angazhuar se në mënyrë absolute, në 4 vitet që vijnë, Shqipëria do të jetë vend eksportues i energjisë elektrike. 30 vjet nuk u shtua asnjë burim energjie, ndërsa vetëm në këto dy muaj, kanë nisur dhe do të nisin punimet mbi 20 hidrocentrale në mbarë vendin”, thekson Berisha. Ai thotë se lufta kundër korrupsionin po shënon rezultate të dukshme. “Ne ia dolëm në këto 4 vjet dhe të gjitha këto kanë vetëm një shkak: luftën tonë të vendosur kundër korrupsionit. Unë ju garantoj se ju kurrë nuk do të kishit drita pa ndërprerje, në qoftë se nuk do t luftonim korrupsionin, se kurrë nuk do të kishim këto investime, në qoftë se nuk do të luftonim korrupsionin, se kurrë nuk do të mund të dyfishonim pensionet në fshat, në qoftë se nuk do të luftonim korrupsionin, se kurrë nuk do të shkonim drejt NATO-s, në qoftë se nuk do të luftonim korrupsionin, se kurrë nuk do të aplikonim dot për në BE, në qoftë se nuk do të luftonim korrupsionin”, theksoi Berisha. Në fund kryeministri Berisha gjatë agjendës së tij parazgjedhore, inauguroi përfundimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Muharrem Dollaku” në Shijak. Kryeministri, duke vizituar mjediset e brendshme të saj, shprehu kënaqësinë që shkolla ofronte mjedise bashkëkohore të mësimdhënies, e pajisur me laboratorë mësimorë dhe kabinet informatike. “Ne, që zgjidhëm në mënyrë përfundimtare problemin e energjisë, në mënyrë po kaq përfundimtare do të zgjidhim problemin e ujit”, vlerësoi Berisha. Berisha në fund përmbylli fjalimin e tij me një mesazh për të gjithë shqiptarët:Ndaj le të na prijë e mbara, të shkojmë të sigurt drejt mandatit të dytë për të shndërruar në realitet projektet tona. Të gjitha pa përjashtim janë dhe do të jenë në përputhje me interesat tuaja kryesore dhe jetike. Nuk ka filozofi tjetër që udhëheq qeverinë time, përveç interesave të qytetarëve shqiptarë. Rroftë Shijaku! Rroftë Shqipëria!”


    Si Duket Sali Berisha ka përmbushur interesat e veta dhe shpreh dëshirën që në mandatin e ardhshëm të mendoj për interesat e popullit. (Unë mendoj kështu)

    A mendoni edhe ju njejtë?


    Me Rrespekt : ILMGAP

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e flor1
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    198
    un mendoj se si gjate ketij mandati si ne tjetrin kjo qeveri do te kete ne qender te vemndjes interesat dhe vetem interesat e popullit tone.
    ...Tirana eshte e para

  3. #3
    ShkOdrAne ForEver Maska e Adaes
    Anëtarësuar
    06-01-2009
    Vendndodhja
    HeRe... TheRe... NoWheRe...
    Postime
    1,251
    Un mendoj se shum shpejt po afrojne zgjedhjet,dhe kan nxjerr koken prap "interesat e popullit"

    U dendem me genjeshtra...
    Really Dude... Get A Life!!!

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja pra si funksionon puna e interesave salis:

    Berisha: Nuk ka filozofi tjetër në qeverinë time, përveç interesave shitura të shqiptarëve ...

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  3. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  4. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •