Shkruan: Mimoza SINANI
Gjuha arabe, nė formėn e saj klasike, ėshtė gjuha origjinale nga e cila kanė rrjedhur gjuhėt e ndryshme semite. Ajo ka njė kapacitet tė rėndėsishėm pėr tė shprehur sfera tė gjera tė eksperiencės dhe ka njė fjalė tjetėr pėr ēdo nėnndarje apo nuancė tė domethėnies.
Zbulimet arkeologjike tė shekujve tetėmbėdhjetė dhe nėntėmbėdhjetė tė e.s. provuan ekzistencėn e popujve dhe tė gjuhėve pėr tė cilat studiuesit e Testamentit tė Vjetėr pėrdorėn emrin semitik. U zbulua se kėto gjuhė i pėrkisnin sė njėjtės familjeje demografike. Studimi i mėtejshėm zbuloi lidhje mė tė afėrta midis gjuhėve, qė deri atėherė mendohej se nuk ishin tė lidhura.
Gjuhėt semite janė anėtare tė sė njėjtės familje. Si tė tilla, ato kanė njė numėr karakteristikash thelbėsore, me anėn e tė cilave mund tė identifikohen dhe tė cilat pėrbėjnė thelbin e tyre:
Triliteraliteti (Treshkronjorshmėria). Gjuhėt semite kanė tė pėrbashkėt karakteristikė n gjuhėsore tė triliteralitetit, pra fjalėt e tyre pėrbėhen nga rrėnjė me tri bashkėtingėllore secila dhe nga fjalėt e prejardhura nga kėto rrėnjė. Kjo ėshtė karakteristikė e veēantė e anėtarėve tė kėsaj familjeje; asnjė gjuhė tjetėr apo familje gjuhėsore nuk e ka njė veēori tė tillė. Lista e temave apo fjalėve-rrėnjore mund tė ndryshojė nga njė gjuhė te tjetra. Disa rrėnjė janė hequr nga pėrdorimi dhe tė tjera janė huazuar nga gjuhė tė huaja. Megjithatė, gjuhėt semite ia kanė dalė mbanė qė tė vazhdojnė tė kenė shumicėn e fjalėve-rrėnjore tė tyre tė pėrbashkėta me njėra-tjetrėn. Nga kėto rrėnjė trebashkėtingė llorėshe, fjalėt formohen pėrmes njė procesi qė quhet zgjedhim, qė pėrbėhet nga ndėrrimi i shqiptimit tė tri bashkėtingėlloreve sipas rregullit, apo nga tė shtuarit e njė apo mė tepėr bashkėtingėlloreve si parashtesė, prapashtesė, apo brendashtesė dhe duke ndryshuar gjithashtu shqiptimin e saj. Ēdo formė e zgjedhuar ka si ngjyrim njė modalitet tė domethėnies sė rrėnjės bashkėtingėllorė she.
Po ti vendosim kėto modalitete si tituj nė dimensionin horizontal dhe rrėnjėt bashkėtingėllorė she nė dimensionin vertikal, ne do tė kemi njė rrjet koordinativ nė tė cilin mund tė vendosen tė gjithė emrat dhe foljet, pra pothuaj e gjithė gjuha, pėr tu shqyrtuar dhe kuptuar mė qartė.
Gjuha arabe ėshtė mė e dendura dhe e mbush tėrė rrjetin koordinativ, gjė qė mbėshtet pohimin se ajo, nė formėn e saj klasike, ėshtė gjuha origjinale nga e cila kanė rrjedhur gjuhėt e ndryshme semite.
Fonetika. Gjuhėt semite kanė tė pėrbashkėt njė alfabet qė pėrbėhet nga 6 tinguj grykorė, dy tinguj qiellzore, dy tinguj buzorė, pesė tinguj uvularė, dy gjuho-dhėmborė , tre tinguj fishkėllorė, gjashtė tinguj lėngėzorė dhe gjashtė tinguj fėrkimorė. Asnjė gjuhė apo dialekt semit qė ekziston nuk i ka tė gjithė ata. Arabishtja ka pjesėn mė tė madhe, njėzet e nėntė nga njė total prej tridhjetė e dy. Arabishtja ka mė tepėr shkronja sesa ēdo gjuhė tjetėr semite. Ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn studiuesit pajtohen se alfabeti semit origjinal ishte pothuaj identik me atė tė arabishtes klasike.
Gramatika. Gjuhėt semite janė tė eptueshme (tė lakueshme dhe tė zgjedhueshme) .
Vetėm tri gjuhė eptohen sot: gjuha arabe, amharike dhe gjermane.. Shumė gjuhė tė sė shkuarės ishin tė eptueshme, pėr shembull, akadianishtja, greqishtja, latinishtja dhe sanskritishtja. Gjuhėt moderne, nė pjesėn mė tė madhe, e kanė humbur eptimin e tyre. Brenda familjes latine eptimin e kanė humbur: frėngjishtja, italishtja dhe spanjishtja. Edhe anglishtja e ka humbur eptimin e saj, ndėrsa gjermanishtja e ka ruajtur.
Eptimi ėshtė tregues i njė prirjeje mė ekzigjente, qė synon mė tepėr pėrpikėri.
Fjalori dhe pėrpikėria. Gjuhėt semite kanė njė fjalor tė bollshėm, me shumė fjalė pėr tė njėjtin objekt. Arabishtja i tejkalon tė gjitha ato. Arabishtja i jep dritės 21 emra, vitit 24, diellit 29, reve 50, errėsirės 52, shiut 64, burimit tė ujit 88, ujit 170, gjarprit 100, devesė 255 dhe luanit 350. I njėjti thesar ekziston edhe nė lidhje me kafshėt e tjera, me shkretėtirėn, shpatėn, si edhe me karakteristikat njerėzore tė gjatėsisė (91 fjalė), shkurtėsisė (160), kurajės, bujarisė, koprracisė dhe kėshtu me radhė. Shkrimtari i prozės apo poezisė ėshtė i lirė qė tė zgjedhė, nga spektri i pasur, fjalėn qė i pėrshtatet veprės sė tij mė sė miri pėr sa i pėrket formės, tingullit, gjatėsisė, rimės dhe forcės tėrheqėse.
Pėrveē bollėkut tė fjalėve, gjuhėt semite kanė njė pėrpikėri tė jashtėzakonshme diksioni tė pėrshtatshėm gjatė pėrdorimit tė tyre. Nuancat konotative (ngjyruese) tė domethėnies qė perceptojnė semitėt shpesh janė tė pakapshme pėr tė tjerėt. Nga ana tjetėr, arabishtja e ka zhvilluar kėtė karakteristikė nė shkallė tė skajshme, duke dhėnė njė emėr tė ndryshėm pėr ēdo orė tė ditės dhe natės, pėr ēdo natė tė kalendarit hėnor, pėr ēdo llojshmėri tė tė parit, tė tė ulurit, tė tė ecurit, tė tė fjeturit, apo tė tė dashuruarit.
Shkretėtira, shpata, njeriu i gjatė, njeriu i shkurtėr, heroi, mikpritėsi, koprraci, bujari tė gjitha kėto fjalė kanė njė numėr termash pėr ti pėrcaktuar ato. I shtojmė kėsaj faktin se arabishtja ėshtė unike me pasurinė e disa qindra fjalėve qė bartin njė kuptim dhe tė kundėrtin e tij nė tė njėjtėn kohė. Sikur tė mos mjaftonte kjo, disa fjalė bartin tri apo mė tepėr kuptime nė tė njėjtėn kohė. Leksikologėt kanė raportuar njėqind e pesėdhjetė fjalė me tre kuptime, njėqind e pesėdhjetė me katėr, njėqind e pesėdhjetė fjalė tė tjera me pesė, dhe kėshtu me radhė shkalla rritet deri sa ato arrijnė tridhjetė e pesė domethėnie pėr fjalėn ajn (sy) dhe gjashtėdhjetė pėr fjalėn exhuz (tė moshuarin).
Gjuha arabe ka njė kapacitet tė rėndėsishėm pėr tė shprehur sfera tė gjera tė eksperiencės. Ajo ka fjalė qė i pėrkojnė ēdo realiteti dhe ka njė fjalė tjetėr pėr ēdo nėnndarje apo nuancė tė domethėnies.
Ajo dallon midis deveve tė moshave tė ndryshme, ngjyrave tė ndryshme dhe numrit tė ndryshėm tė pasardhėsve, si edhe midis topografive tė panumėrta tė shkretėtirės, duke i dhėnė secilės njė emėr tė ndryshėm. Ajo dallon orėt e ditės dhe natės, ndodhjen e tyre gjatė muajve, dhe secilės i jep njė emėr tė ndryshėm.
Sintaksa. Nė gjuhėt semite, sintaksa qėndron nė thjeshtėsinė e artikulimit dhe qartėsinė perceptuese. Nė arabisht, shpesh elokuenca pėrcaktohet nga forma e pėrshtatshme, saktėsia apo qartėsia. Shkurtėsia e shprehjes ėshtė gjithmonė virtyt letrar; dhe tė pėrmbledhurit e domethėnieve tė rėndėsishme nė pak fjalė, qė mund tė kuptohen dhe mėsohen pėrmendsh lehtėsisht, ėshtė njė fuqi e veēantė e tė gjitha veprave letrare semite. Pėr pėrmbledhjen e pėrkushtimit, tė karakterit moral dhe menēurisė, nė numrin mė tė paktė tė fjalėve dhe megjithatė mė tė fuqishme, Bibla Hebraike dhe Kurani nuk kanė tė krahasuar. Duke pasur kapacitete tė tilla latente (tė brendshme) letrare, nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė gjuhėt semite kanė qenė mjeti i komunikimit tė profecisė prej kohėrave mė tė hershme.
Njė tjetėr karakteristikė sintaksore e pėrbashkėt pėr tė gjitha gjuhėt semite ėshtė mungesa pothuajse e plotė e fjalėve tė pėrbėra. Me sa duket, begatia e sinonimeve dhe fjalėt e mėvetėsishme pėr ēdo domethėnie denotative (kuptimore) dhe konotative (ngjyrimore) nė ēdo nivel, kanė mėnjanuar nevojėn pėr fjalėt e pėrbėra.
Veprat letrare semite
Qė nga shpikja e shkrimit, semitėt ishin tė parėt qė krijuan prozė dhe poezi letrare, qė u angazhuan pėr tė shkruar dhe pėr ti ruajtur ato tė shkruara nė pllaka balte pėr brezat e ardhshėm.
Estetika letrare qėndron nė kombinimin e saktėsisė dhe qartėsisė me bukurinė dhe efektin emocional. Cilėsia estetike lidhet, si rrjedhim, me njė frazė, njė varg apo njė fjali. E gjithė poezia semite ėshtė e llojit lirik, qė karakterizohet nga paralelizmi i pjesėve tė saj, nga autonomia e vargjeve tė saj dhe natyra jozhvillimore e vazhdimėsisė sė saj. Veprat letrare semite: Libri Hebraik i Mbretėrve, Psalmet, Kėnga e Kėngėve, mbishkrimet mbretėrore akadiane, Epi i Gilgameshit; kasidah arabe; Kurani, mekamat; apo Njė mijė e njė netėt, japin pėrshtypjen e paanėsisė sė tyre, tė mungesės sė njė fillimi apo njė mbarimi. Ndikimi emocional nuk arrin pikėn kulmore dhe lehtėsimin nė fund.
Revelimet gjatė rrjedhės semite tė historisė
Revelimi, apo komunikimi i vullnetit tė Zotit drejtuar njeriut, ka njė histori tė gjatė dhe ka marrė forma tė ndryshme. Nė kohėt mė tė hershme, Zoti e reveloi vullnetin e Tij nė mėnyrė indirekte nėpėrmjet ogureve tė natyrės, apo nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nėpėrmjet vizioneve dhe ėndrrave, tė cilat priftėria ishte mėsuar qė ti deshifronte. Revelimi u ruajt duke iu besuar memories.
Teksti mė i hershėm i njė mesazhi hyjnor, qė pėrmban pretendimin e njė shenjtėrie tė tillė, ėshtė Kodi i Hamurabit.
Revelimet e mėhershme gjatė rrjedhės semite tė historisė ishin kode tė ligjeve tė hartuara nė prozė tokėsore dhe praktike. Revelimet e mėvonshme ishin rrėfime dhe kėshilla pėr devocion dhe dėlirėsi, por gjithashtu ishin hartuar nė stilin e thjeshtė tė gjykimit tė pėrgjithshėm.
Testamenti i Vjetėr Hebraik pėrmbante shumė pasazhe tė njė bukurie letrare tė shkėlqyer. Por askush qė beson nė burimin hyjnor tė Biblės Hebraike nuk e ka mbėshtetur pretendimin e tij pėr hyjninė e saj nė bukurinė e saj letrare. Pėrkundrazi, vlerėsimi i ēdo bukurie letrare ishte rrjedhim i besimit nė origjinėn hyjnore tė tekstit.
Kurani ėshtė vepra mė e bukur letrare
Rasti i Kuranit ėshtė i kundėrt me atė tė Biblės. Pa dyshim, Kurani ėshtė i bukur, nė tė vėrtetė vepra mė e bukur letrare e njohur kurdoherė nė gjuhėn arabe. Bukuria e tij, megjithatė, nuk ėshtė pasojė e besimit, por vetė shkaku i tij.
Gjykimi estetik se Kurani ėshtė i bukur, madje, sublim nuk ėshtė njė shprehje e besimit. Ai ėshtė njė gjykim kritik, qė arrihet nėpėrmjet analizės letrare. Bukuria ėshtė shkaku dhe dėshmia pėr origjinėn e tij hyjnore.
Islami ėshtė unik ndėrmjet religjioneve tė njerėzimit nė mbėshtetjen e vėrtetėsisė sė shenjtėrisė sė tij nė faktin e bukurisė sė tij sublime.
Kurani dėshmon njė refuzim tė zhvillimit narrativ si njė parim letrar organizativ. Referimet ndaj ndodhive tė caktuara trajtohen nė mėnyrė segmentore dhe me pėrmendje tė pėrsėritura, sikur lexuesit tė ishin tashmė tė familjarizuar me ngjarjet dhe karakteret. Qėllimi kryesor nuk ėshtė narrativja, por didaktika dhe morali.
Nė Kuranin e Shenjtė ekziston njė proces serik i perceptimit dhe i vlerėsimit qė e sfidon zhvillimin drejt njė klimaksi tė vetėm kryesor dhe konkluzioni tė mėvonshėm. Pėrshtypja e unitetit tė pėrgjithshėm ėshtė e dobėt dhe vetėm nėpėrmjet pėrjetimit tė pjesėve tė tij individuale, njė pas njė, lexuesi apo dėgjuesi kap njė sens tė tėrėsisė.
Kurani ndahet nė module letrare (ajet dhe suvar), tė cilat ekzistojnė si pjesė tė plota qė qėndrojnė mė vete. Ēdo modul ėshtė i kompletuar dhe nuk varet nga ai qė ka kaluar pėrpara, apo vjen pas tij.
Mjetet poetike qė rezultojnė me pėrsėritje tingulli, apo pėrsėritje metrike, janė me shumicė nė prototipin kuranor. Pėrveē shembujve tė shpeshtė tė rimave fundore njė apo shumėrrokėshe, Kurani pėrmban shumė rima tė brendshme nė rreshta.
Pėrsėritjet e njėsive metrike tė tingullit tė zanores apo bashkėtingėllores janė tė shumta dhe e gjallėrojnė poetikisht kėtė vepėr letrare. Frazat dhe rreshtat e refrenit rifillojnė vazhdimisht pėr tė pėrforcuar edhe mesazhin didaktik, edhe mesazhin estetik.
Paralelizmi, antiteza, metafora, krahasimi dhe alegoria janė vetėm disa prej shumė mjeteve poetike qė sigurojnė pasurinė dhe pėrpunimin fjalėsor nė Kuran. Shumėfishimi i kėtyre elementeve u shkakton atyre qė i dėgjojnė, apo i lexojnė fragmentet e tij, mahnitje me bukurinė dhe elokuencėn e tij.
Si njė vepėr letrare, Kurani ka njė estetikė tė mrekullueshme dhe ndikim emocional mbi muslimanėt qė e lexojnė apo e dėgjojnė prozėn e tij poetike. Madje edhe jomuslimanėt janė impresionuar thellėsisht nga pėrkryershmėria e tij letrare dhe perfeksionimi i paimitueshėm i tij.
Krijoni Kontakt