Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 40
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kualicionit "Bashkimi per ne opozite" ku bejne pjese Gjinushi, Milo, Velia dhe PS u shtua sot me grekët e Vangjel Dules.

    Ndermjet votave te 60 mijë minoritareve grek dhe 200 mije shqiptarëve çam, Berisha zgjodhi votat e çamëve. Keshtuqë Vangjelios Dulaqis iku te Ed Rama.

    I shkreti Edvin, eshte bere si ato macet qe sillen rrotul poshte tavolines, teksa te zotet e shtepise darkojne, me shprese se mos i bie ndokujt nga pjata ndonje gjë e ngrënshme.

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Ndermjet votave te 60 mijë minoritareve grek dhe 200 mije shqiptarëve çam, Berisha zgjodhi votat e çamëve. Keshtuqë Vangjelios Dulaqis iku te Ed Rama.
    Ka mundesi te na shpjegosh se si Berisha zgjodhi votat e cameve?! A thua se e beri kete kur beri nje 0 me bisht kur u takua me grekun dhe as nuk e permendi fare ceshtjen came, apo ishte shume i zene duke ndare e shitur kufinj, detar ne kete rast?!

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Ka mundesi te na shpjegosh se si Berisha zgjodhi votat e cameve?! !
    Partia e çamëve ndan Dulen nga Berisha,PBDNJ në koalicion me PS-në
    ...

    Negociatat me PD
    Në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PBDNJ-së, kryetari i saj, Vangjel Dule ka njoftuar se kanë dështuar negociatat me Partinë Demokratike për një marrëveshje parazgjedhore. Lajmin e konfirmoi dje për gazetën “Panorama”, anëtari i kryesisë së PBDNJ-së, njëherësh prefekt i qarkut të Gjirokastrës Spiro Ksera. “Mbrëmë kryetari i Partisë, Vangjel Dule na komunikoi se me Partinë Demokratike nuk mund të kishte marrëveshje paraelektorale për shkak të përbërjes së këtij koalicioni. Dule i kishte kërkuar kryeministrit Berisha, që nëse PBDNJ-ja do të ishte pjesë e koalicionit të djathtë duhet të dilte jashtë tij Partia për Drejtësi dhe Integrim, por që këtë propozim Kryeministri Berisha nuk e kishte pranuar" tha mbrëmë Ksera për gazetën. Partia Demokratike, e cila ka nënshkruar koalicionin paraelektoral me 9 forca të tjera politike, ka afruar pranë saj edhe Partinë për Drejtësi dhe Integrim të komunitetit çam. Marrëveshja me këtë forcë politike nuk është pritur mirë nga PBDNJ, çka ka çuar në dështimin e negociatave me PD-në.

    http://www.panorama.com.al/index.php?id=28225

    ---------------------------------------------------------------------

    Angie

    Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) e drejtuar nga Tahir Muhedini është partia e çamëve.
    Dy dite mbas vizites te kryeministrit grek Karamanlis ne Shqiperi, Sala dhe Tahiri nenshkruan pjesmarrjen ne kualicionin, e perbere prej 10 partish te djathta, "Shqiperia po Ndryshon".


    U sqarove per pyetjen???


    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 13-05-2009 më 19:31

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Angie

    Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI) e drejtuar nga Tahir Muhedini është partia e çamëve.
    Dy dite mbas vizites te kryeministrit grek Karamanlis ne Shqiperi, Sala dhe Tahiri nenshkruan pjesmarrjen ne kualicionin, e perbere prej 10 partish te djathta, "Shqiperia po Ndryshon".


    U sqarove per pyetjen???
    Mahmut,

    Jam shume e sigurte qe i ke lexuar ato artikuj te tere qe u sollen ne kete forum mbas transaksioneve gjeniale qe beri eprori yt per te kenaq kryeministrin grek, dhe me sa mbaj mend une, camet nuk ishin shume te lumtur per "diplomacine" e Sales ne perkrahje te Camerise, apo jo? Nqs nuk te kujtohen, shko lexoji prape ato tema.

    Sa per partine e cameve, po pati mundesi pyete pak Salen kur te jesh duke i lare kembet se cfare i ka premtuar Tahirit dhe familjes se tij sepse per camet e tregoi fare mire se sa i mbajti premtimet.

    P.S. Te lutem menjanoi ato ikonat e puthjeve me mua sepse me vjen per te vjelle kur imagjinoj jarget e nje plakushi qe eksitohet nga avatar te nje forumi. Flm per mirekuptimin.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mahmut,

    Sa per partine e cameve, po pati mundesi pyete pak Salen kur te jesh duke i lare kembet se cfare i ka premtuar Tahirit dhe familjes se tij sepse per camet e tregoi fare mire se sa i mbajti premtimet.
    Meqenese marrveshja e çameve me PD eshte nje marrveshje artificiale dhe e lidhur vetem nga kryetari i "koruptuar" i PDI-se, ateher nuk ka arsye pse te merzitesh.

    Pastaj, kur merzitesh ti ne amerike, çfar duhet te bejne socialistet e shkrete qe e kane te sigurte 100% se minimumi edhe 4 vjetet e ardhshem do shohin Saliun kryeminister duke prere shirita inagurimesh?

    Ti e re je dhe do e perjetosh nje dite daljen e Sales ne pension.
    Ateher mund t`ju tregosh me krenari femijeve te tu adoleshent, qe edhe ti "me luften tende guerilase" ne FSH , ke pjese ne kete fitore te vitit 202X ndaj Saliut.


  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Hahaha o ben67 po sjom kompani cuno, jom nji person qe kom pune po sjam ne Shqiperi.
    Pash zotin sa lek ke mor te ke shkru te cdo thread sot qe ka fillu lufta e votave?
    Sa per boje duhet kush i ka dale cuno se edhe po fitoi ai palla qe do ti mu nuk me iken as rroga as puna. Po me vjen keq per ate ven qe ka ra ne dore te debilave dhe cdo gjo debile eshte atje.
    Po e mori Rama as me rritet as me ulet rrogja po ca gjona do jen ma pak debile se sot.
    Un du te ikin debilat cuno.
    Debilizmi i funit (se jane pa mase) qe ky i refuzimit te Gloverit te ODIR it
    Ishalla ulen pak debilat te ai ven cuno.
    Sa bukur e ke thone kte siper! Te dhimbka shpirti per Shqiperine! I shkreti ti. Thuaj do zoti e nuk fiton ai debili qe do ti se pastaj shkoi per lesh gjithe ajo pune qe o bo.Ai debili i gjate coi per lesh bashkine, coi per lesh partine dhe tani do te coje per lesh edhe Shqiperine. Jo nuk ma merr mendja se kjo do ndodhe.

  7. #37
    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Meqenese marrveshja e çameve me PD eshte nje marrveshje artificiale dhe e lidhur vetem nga kryetari i "koruptuar" i PDI-se, ateher nuk ka arsye pse te merzitesh.
    Me vjen mire qe e pranove qe eshte nje mareveshje artificiale.

    Une e merzitur?!

    ...edhe 4 vjetet e ardhshem do shohin Saliun kryeminister duke prere shirita inagurimesh?
    Jo keshtu shiritat i pret mire Saliu, sjell edhe zhavorr e makina ate dite para kamerave, por c'e do qe ikin te nesermen prape ato. Per me teper, shiko vidiot qe jane sjelle te temat e tjera mbi kete ceshtje.

    Ti e re je dhe do e perjetosh nje dite daljen e Sales ne pension.
    Ateher mund t`ju tregosh me krenari femijeve te tu adoleshent, qe edhe ti "me luften tende guerilase" ne FSH , ke pjese ne kete fitore te vitit 202X ndaj Saliut.
    Nuk do jua beja kurre nje krim te tille femijeve te mi qe t'u flisja per plehra si Sali Berisha apo Edi Rama me shoke dhe per genjeshtrat e pafund te tyre, se jo per gje, po koha eshte shume e shtrenjte ketu ne Amerike, ashtu sic duhet te jete dhe aty te ty.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    plehrat skan si tu flasin femijve pun plehrash.. o info..

    kush ka urryer Pd- ne e berishen keto 20 vjet.. (sepse te njejtet jane gjithmone) jane plehra e shkuar plehres..
    shkurt jan adhurues te krimeve te enver hoxhes me e pa enver..
    meqe ketyre krimeve i tha nDAL Sali berisha .. soji i adhuruesve te krimeve te enverizmit e urrejne sali berishen..

    ne ate grup hyn dhe ti oj infinite ne egersi e sadizem..
    --



    ne teme nashi..

    --

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Kryebashkiaku Rama 60 leje ndërtimi për dy persona, gati dosja për në prokurori
    Komisioni “Rama 2” zbardh gropën e zëzë të korrupsionit në Bashkinë e Tiranës
    Komisioni hetimor “Rama 2” ngritur nga parlamenti për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës që nga shkurti i vitit 2008 e deri në mbledhjen e fundit të KRRT-s, së shpejti do të çojë në Prokurori dosjet me faktet e mbledhura për të gjitha abuzimet e kryera. Këtë e bëri të ditur dje Kryetari i Komisionit Ferdinand Xhaferi, gjithashtu edhe dy anëtarët e tjerë të komisionit hetimor, Aldo Bumçi dhe Edi Paloka. Raporti i hetimit për dhënien e lejeve të nderimit vetëm dy personave do të jetë i përbërë nga 3 pjesë. Pjesa e parë do të përmbajë argumente mbi ligjshmërinë e komisionit, pasi opozita ka ngritur propozime mbi kushtetutshmërinë e tij.Pjesa e dytë do të përbëhet nga objekti i hetimit, ndërsa e treta do të paraqesë abuzimet e bëra me lejet e ndërtimit dhe kostot financiare. Veç të tjerave, në fjalën e hapjes Xhaferi denoncoi publikisht praktikën e dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës që nga data 26 shkurt e vitit 2008, praktikë e cila është fokusuar dhe e dominuar vetëm nga 2 individë, të cilët sipas Xhaferit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me Kryebashkiakun Rama. Në 5 mbledhjet e mbajtura të KRRT-s së Bashkisë së Tiranës gjatë 2 viteve të fundit, 43 leje ndërtimi i ka marrë Atelier 4 e Alban Eftimiut, ndërsa 16 leje ndërtimi i ka marre Artan Shkreli. Sipas komisionit hetimor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, janë konstatuar shkelje të mëdha në çdo mbledhje që ka mbajtur Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) gjatë viteve 2008-2009, ndërkohë ekspertët e komisionit janë në punë e sipër duke përgatitur raportin përfundimtar mbi abuzimin dhe koston financiare.
    “Sot po prezantojmë praktikën e dhënieve të lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, të cilat janë dominuar plotësisht nga Alban Eftimi ish shef urbanistike në Bashkinë e Tiranës e aktualisht përfaqësues i Edi Ramës në KRRT dhe Artan Shkreli po përfaqësues i Edi Ramës si anëtarë KRRT-je. Sikurse e shikoni në 5 mbledhje KRRT-je Alban Eftimi merr më shumë se 8 leje për mbledhje. Janë bërë 5 mbledhje KRRT-je dhe 43 janë dhënë për Alban Eftimin, ndërsa 16 për Artan Shkrelin. Kanë pas një cikël, që gjatë gjithë vitit 2008 rreth 1/3 leje të ndërtimit i merrnin vetëm dy persona, konkretisht Edi Rama dhe Alban Eftimi. Prandaj parlamenti u detyrua të mblidhte këtë komision hetimor. 2 mbledhjet e fundit me 22 mars dhe 17 prill kaluan çdo përmasë dhe filluan të monopolizojnë rreth 70 % të lejeve të ndërtimit. Mbledhja e fundit e KRRT, nga 30 leje në total Alban Eftimi merr 19 leje ndërtimi”, u shpreh Xhaferi. Sipas kryetarit të komisionit, Ferdinand Xhaferri, studiot e projektimit të Alban Eftimit dhe Artan Shkrelit, të dy ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht anëtarë të KRRT-së, dominojnë të gjithë numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna përgjatë viteve 2008-2009. Xhaferi bëri të ditur se siç shikohet më shumë se 60% të lejeve të ndërtimit në mbledhjet e fundit kalojnë vetëm për Alban Eftimin.
    Në 5 mbledhjet që ka zhvilluar KRRT-ja përfshi edhe këtë të 22 marsit, Alban Eftimit gjithmonë ka qenë prezent me nga 8 leje për mbledhje duke dominua 1/3 e të gjitha lejeve në total. “Oreksi kaloi parashikimet e çdo përmase dhe në 2 mbledhjet e fundit duke marrë për vete mbi 50 % të lejeve të ndërtimit. Ne kemi mbledhur të gjithë sipërfaqet e lejeve të ndërtimit bashkë me vlerën në euro. Ndërkohë po përgatitemi për të hedhur bazën e raportit hetimor, Pra aktualisht po vazhdon puna intensivisht dhe raporti do të jetë i ndarë në 3 pjesë. Në pjesën e parë do të argumentohet legjitimiteti i komisionit hetimor, meqenëse janë ngritur pretendime nga opozita aktuale lidhur me kushtetutshmërinë e komisionit hetimor, i cili sipas tyre nuk mund të mbahet në 4- mujorin e fundit e zgjedhjeve. Dua të theksoi se komisioni shkon për shtat më kushtetutën dhe respekton korrektësisht kushtetutën pa shkelur asnjë ligj”, tha Xhaferi. Për pjesën e dytë të raportit të komisionit hetimor, Xhaferi theksoi se do të përmbajë objektin e hetimi, ku siç dihet çdo dy fjali do të përmbajnë emrat e Alban Eftimiut dhe të Edi Ramës. Ndërsa pjesa e 3-të dhe përfundimtare e raportit do të përmbajë të detajuara shkeljet e konstatuara me lejet e ndërtimit, metrat katrore dhe koston financiare, pasi në total janë dhënë rreth 60 leje ndërtimi të dominuar nga 2 individë. Sipas Xhaferit, raporti përfundimtar i komisionit do t’i dërzohet së shpejti Kuvendit dhe Prokurorisë.
    Bumçi: Monopolizimi i lejeve të KRRT-s falimentoi shumë firma ndërtimi
    Në fund të mbledhjes së Komisionit parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, të dominuar vetëm nga dy persona, ish Ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, u shpreh se monopolizimi i lejeve të ndërtimit ka bërë që të prishen shumë kontrata midis firmave ndërtuese dhe pronarëve, pasi lejet janë dhënë sipas preferencave për ndërtuesit. Sipas Bumçit, industria e ndërtimit në kryeqytet është dominuar vetëm nga dy njerëz, duke i eliminuar të gjithë firmat e tjera ndërtuese.


    ************************************************** ************************************************** ************

    Hetimi Rama, Paloka: Provat janë evidente, Prokuroria nuk ka nevojë të hetojë fare për të kuptuar korrupsionin
    Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisioni parlamentar për hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, deputeti i PD-së, Edi Paloka tha se dosja do të shkojë në Prokurori me faktet e mbledhura për abuzimet e kryera nga KRT-ja e kryeqytetit dhe qytetarët do të shohin më së fundmi se cila është Prokuroria në të vërtetë. “Ne e kemi deklaruar deri tani se cila është Prokuroria, që është një prokurori politike, por tani do t'i çojmë edhe këtë dosje dhe do të shohim se si do veprojë me të. Faktet janë evidente dhe Prokuroria nuk ka nevojë të hetojë fare për të kuptuar që Edi Rama është i zhytur në korrupsion. Ky është një fakt që e dinë të gjithë qytetarët dhe ne po japim vetëm një pjesë të fakteve, ku do të shohim dhe qëndrimin e organit të akuzës ndaj tyre”, tha deputeti i PD-s, Edi Paloka. Sipas tij këto fakte konkrete dhe të qarta do të dëshmojnë edhe një herë nëse funksionon apo jo Prokuroria në vendin tonë. Veç të tjerave deputeti demokrat gjithashtu, theksoi se Edi Rama, kryetar i PS-së, njëkohësisht kryebashkiak i Tiranës, meqenëse ka blerë më shum se gjysmën e mediave, ndikon tek ato duke sajuar zhurma të paqena kundër mazhorancës, me qëllim mbulimin e skandaleve të tij me lejet e ndërtimit. Paloka theksoi se zhurmat për të fshehur skandalet janë një praktikë e përsëritur shumë herë nga Rama. Sipas tij në të gjithë Shqipërinë, pothuajse pjesa më e madhe që janë vendosur si kandidatë për deputet janë ndërtues. Komisioni hetimor i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin prill, ka objekt të tij hetimin e praktikave të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për periudhën 1 janar 2008 e në vazhdim. Edhe kësaj radhe opozita refuzoi të bëhet pjesë e këtij hetimi duke e cilësuar komisionin si antikushtetues. Projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor u nënshkruar pak ditë më parë nga rreth 40 deputetë të maxhorancës, i cili u paraqitur në Kuvend nga deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri.
    Komisioni hetimor tashmë përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga shumica parlamentare dhe 4 nga opozita, ndonëse anëtarët e opozitës kanë refuzuar të marrin pjesë. Kryetari i tij do është nga grupi politik nismëtar, përkatësisht Ferdinant Xhaferii, ndërsa nënkryetari nga opozita. Ndërkaq, gjatë seancës dëgjimore të komisionit hetimor në lidhje me praktikën e lejeve të ndërtimit, ka paraqitur disa shkelje edhe Agjencia e Prokurimeve Publike, e cila ka konstatuar ndjekjen e procedurave të gabuara në tenderime. Kështu drejtoresha e APP, Klodijana Cenkaj, ka informuar mbi paligjshmërinë e lejeve të ndërtimit duke shkelur ligjin e “Prokurimeve”.

    ************************************************** **************
    Topalli: Rama, trusti i lejeve të ndërtimit
    Në një takim me banorë të Koplikut kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka sulmuar Edi Ramen për abuzimet që sipas asaj ai ka bërë me lejet e ndërtimit me cilësinë e kryetarit te bashkisë së Tiranës. Në këtë takim, që ajo realizoi në kuadër të turit "Shqipëria po ndryshon" zonja Topalli tha se Partia Demokratike ka përballë në këtë fushatë jo Partine Socialiste por trustin e lejeve të ndërtimit. “Ne nuk jemi në gare me Partine Socialiste, ne kemi thjesht një konsorcium, ne kemi një trust. Është trusti i lejeve të ndërtimit, i 15 përqindëshit, nuk është me Partia Socialiste, është trusti i Bashkisë së Tiranës, është trusti i parave. Këto janë dy botë që s’kanë asnjë gjë të përbashkët me njeri-tjetrin. Trustet e 15 përqindëshit nuk punojnë për Shqipërinë”, u shpreh Jozefina Topalli. Duke folur për investimet e kryera nga qeveria e djathte gjatë këtij mandati zonja Topalli theksoi se vetëm në Koplik tre vitet e fundit janë investuar miliona lekë për asfaltim rrugësh, për rikonstruksion mjedisesh publike, për shkolla dhe për ujësjellës.

    ************************************************** ******************************
    Basha: Modeli i Ramës, shërbim ndaj një klientele të ngushtë
    Kryetari i shtabit të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Lulzim Basha, njëkohësisht Ministër i Punëve të Jashtme, ka deklaruar të mërkurën në një takim me banorët e Belshit se në qendër të modelit qeverisës që ka afruar Edi Rama është pasurimi i tij dhe i një grupi biznesmenësh dhe këtë model ai kërkon ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë. “Edi Rama ka një model më shumë se 10-vjeçar, pa ndërprerje në krye të pushtetit dhe ky është modeli i një klientele të ngushtë njerëzish, të cilët me abuzimin dhe korruptimin e plotë të pushtetit, vjelin djersën, mundin, frytet e shqiptarëve dhe i kanalizojnë ato në xhepat e kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë”, tha z. Basha. Duke komentuar sloganin e kryesocialistit Rama “përtej së majtës dhe së djathtës”, z. Basha tha se ai nuk ka të bëjë as me të djathtën, as me të majtën, por me një grusht biznesmenësh, të cilët ai (Rama) i ka përdorur për interesat e tij korruptive, që shpreson t’i shtrijë në gjithë Shqipërinë. Sipas ministrit Basha, ky model i Edi Ramës tenton të shtrohet si një alternativë përballë një ndryshimi të ofruar nga mazhoranca përmes shkollave të reja, rrugëve të ndërtuara dhe asfaltuara, rritjes së pagave e pensioneve, integrimit në NATO dhe së shpejti, liberalizimit të plotë të vizave me Bashkimin Evropian.

    --

    shkoder..

    nga cfar soji vjen kjo enveristja shkodrane ledia shamku..jam kurioz..
    e pash nje dit ne tv tu fol per ceshtje arsimi edukimi e gjuhesie..
    ishte psikopate e vertete e nje sharlatane ne ceshtje te gjuhesise..
    nejse.. edvini ashtu i do..si veten sharlatane te pacipe e sadiste..
    sepse duhet te jesh sadist qe te jesh dhe shkodran dhe edvin-enverian.. sepse nje shkodran-njeri.. ska si behet me ate parti.. ku strehoet xhelateria enveriste fehmi abdiste..


    anti mafi..

    kush eshte burri i ledie shamkes.. se edvin enverit..?


    --

    ja cthote 55 sa..

    POLITIKË
    Propozimi parlamentar: Të anullohen lejet e ndërtimit që Edvini i ka dhënë Alban Eftimit dhe klanit Shamku-Shkreli
    14-05-2009 / Artur Bego


    Në përfundim të hetimit trejavor të Kuvendit të Shqipërisë për abuzimet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, merret vesh se një sërë konkluzionesh të hetimit do të kenë një karakter të mirëfilltë ekzekutiv. Kështu mësohet se përveç padisë në Prokurorinë e Përgjithshme, deputetët e komisionit hetimor për abuzimet e kryebashkiakut Edi Rama do t’i kërkojnë Kuvendit të anullojë 59 lejet e ndërtimit të dhëna nga kryebashkiaku i Tiranës në 2008. Ferdinand Xhaferri, kryetar i këtij komisioni, thotë se do të ndiqet rruga ligjore, për te pezulluar vlefshmërinë e ketyre lejeve. "Komisioni hetimor do t’i propozoje Kuvendit te Republikes se Shqiperise qe keto leje ndertimi te anulohen. Ne si komision hetimor kemi bindjen se atje ku institucioni paralizohet nga korrupsioni, atje ku individi vihet krejtesisht ne sherbim te interesave te korrupsionit, atje Kuvendi i Shqiperise, atje sovrani duhet te nderhyje. Komisioni hetimor me 59 lejet e ndertimit qe Edi Rama ka dhene vetem ne 5 mbledhjet e fundit per dy anetaret e tij te KRT-se, komisioni hetimor ka provuar, ka certifikuar se Edi Rama punon sipas parimit se 'nese do leje ndertimi, lidhu me Alban Eftimin, paguaj tek Alban Eftimi dhe e merr lejen e ndertimit per tre minuta", deklaroi kreu i komisionit hetimor Rama 2, Ferdinand Xhaferri. Përveç Alban Eftimit, ka spikuat edhe një linjë tjetër e abuzimit me lejet e ndërtimit. Burri i Ledi Shamkut, mentores së Edi Ramës për do punë arsimi, është përfituesi tjetër i madh i lejeve të ndërtimit, edhe ai gjithashtu anëtar i KRRT-së së bashkisë, duke regjistruar kështu rastet flagrante të përzierjes së korrupsionit dhe konfliktit të interesit në dëm të banorëve kryeqytetas.

    ...

  9. #39
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Rama i vetem ska cte beje!! Ndaj duhet te nderroje totalisht grupin e deputeteve qe ka nese do te fitoje zgjedhjet edhe te qeverise. Me deputete si Mimi Kodheli etj, Rama ska asgje ne dore sepse kta jan totalisht te paafte.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2008
    Postime
    13
    dialogu esht fantazi .... delijorgji se njeh ramen vet e ka thene, edhe pse me aq korrupsion sa ka ne bashki, nuk do habitesha

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. “Sekti Topalli rrezikon fitoren e PD në zgjedhje”
    Nga Turi72 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 17:29
  4. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  5. Mall qensh
    Nga katana në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2004, 05:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •