Midis krimeve të sistemit shiit ndaj ehli sunetit në Iran, shërbimet e sigurimit iranian ekzekutuan dy dijetarë të ehli sunetit dhe atë para syve të popullatës në qytetin Zahedan, si kryeqytet i krahinave Sistan dhe Blushistan.

Sipas “sunni online”, faqja zyrtare e ehli sunetit në Iran, mësojmë se u ekzekutuan dy dijetarët e nderuar: Shejh Halilullah Zarai dhe Shejh hfz. Salahudin Sejjidi, duke i varur, më 6 Rebiul Euel 1430 (9 Mars 2009) e martë.

Gjykata iraniane këta dy dijetarë të nderuar i gjykoi me ekzekutim për shkak të supozimit se mbanin armë dhe kundërshtonin sistemin.

Vlen të përmendet se Irani, përpara Islamit gjegjësisht gjatë perandorisë Sasaniane ishte nën sundimin e udhëheqësve persian zjarrputist. Ky vend u çlirua në kohën e kalifit Omer, radijAllahu anhu, ndërsa në Iran nuk kishte shia, përveçse një numrit shumë të vogël. Mirëpo, në vitin 906 H (1500 G) kur erdhën Safevitët në pushtet, fraksioni shiit filloi lëvizjen dhe aktivitetin në Iran derisa arritën të themelojnë shtetin e parë shiit në histori. Pasi Shah Ismail Safevij (themeluesit i shtetit safevit) mori dizgjinët e udhëheqjes në shtetin safevit dhe themeloi Tibrizin kryeqytet të tij, në vitin 907, e shpalli besimin shiit imamij si shkollë juridike zyrtare në shtetin e tij. Që atëherë, situata e ehli sunetit në ato vende mori tatëpjetën, mbi ta ushtrohej zullumi, u dënuan, u ndoqën dhe u vranë.

Që atëherë e deri sot, shiitëve u takon pushteti i plotë në Iran, në duar të tyre janë dizgjinët e çdo aspekti jetësor, duke nisur nga ajo politike, ekonomike, shoqërore etj. Ndërsa në anën tjetër, ehli suneti nuk ka asnjë pushtet apo pjesëmarrje reale në administratë apo vendimmarrje. Përkundrazi, mbi ta ushtrohet çdo lloj i zullumit dhe diskriminimit, madje deri në atë shkallë saqë Teherani thuajse do të mbetet qyteti i vetëm në botë në të cilën nuk ka asnjë xhami të ehli sunetit, edhe pse në Teheran ka dhjetëra kisha, poende edhe faltore çifute.

Në mungesë të statistikave të sakta dhe për shkak të ndalesës zyrtare ndaj agjencive që bëjnë statistika të minoriteteve, e kemi shumë vështirë të përcaktojmë numrin e atyre që deklarohen si ehli sunne uel xhemat në Iran. Krahas gjithë kësaj, sipas faqes “sunni online” numri i ehli sunetit në Iran arrin 18 milionë nga gjithsej 70 milionë banorë. Ky numër korrespondon me 25% nga popullata e Iranit.

Kurdët përbëjnë gjysmën e ehli sunetit në Iran, meqë në Iran jetojnë më shumë se 8 milionë kurdë, ndërsa pas tyre vijojnë blushët.

http://www.almoslim.net/node/109757


Përktheu: Omer B.,
6.4.2009