Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309

    20 milionë euro për përçarjen e faktorit politik shqiptar

    MARR NGA BOTA SOT
    20 milionë euro për përçarjen e faktorit politik shqiptar
    Kryeministri Gruevski i ka ndarë nga buxheti mbi 20 milionë euro Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror (DBK) për shpërbërjen e subjekteve kryesore shqiptare BDI dhe PDSH.
    Zëdhënësi i Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar (FBKSH), Gafurr Adili ka akuzuar kryeministrin Nikolla Gruevski për përçarjen e shqiptarëve nëpërmjet strukturave të sigurimit shtetëror në Maqedoni. Ai këtë e ka deklaruar në një opinion të tij të botuar nga mediat shqiptare, ku siç thuhet Gruevski i ka ndarë nga buxheti mbi 20 milionë euro Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror (DBK) për shpërbërjen e subjekteve kryesore shqiptare BDI dhe PDSH. “Rruga e parë, është rruga që të vazhdojë të mbetet në qeveri (kolaborim) me Nikolla Gruevskin dhe t'i shpërbëhet BDI, për shpërbërjen e së cilës, pra BDI-së, Sasha Mikajlov, shefi aktual i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë (DBK), djali i dajës së Nikolla Gruevskit, vitin e kaluar ka marrë mbi 20 milionë euro nga Gruevski për diversion ndaj shqiptarëve dhe partive të tyre”, ka theksuar Adili. Sipas tij, rreth 5 milionë euro, DBK i ka përdorur për diversion kundër PDSH nëpërmjet Demokracisë së Re të Imer Selmani, dhe rreth 5 milionë gjatë zgjedhjeve të fundit për president të "Maqedonisë". Zëdhënësi i FBKSH-së, Gafurr Adili, me origjinë nga Kërçova ditëve të fundit ka shtuar vëmendjen për zhvillimet e brendshme në Maqedoni, duke riaktualizuar ngjarjen e Brodecit. (INA)
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ku koka hidherue adili qe ati si paska nda as nji cent haaaaaa
    ah adil aga bre po patrioti qe je
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    cituar bga Llapi
    ku koka hidherue adili qe ati si paska nda as nji cent haaaaaa
    ah adil aga bre po patrioti qe je

    hahahaah hallall te koftt a kejt bardh e zi e kishe
    o me neve o me ata
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    Politika e shqiptarëve në Maqedoninë antishqiptare
    Engjëll Koliqi
    Aleksandri ishte yni
    Në vitet e fundit, jemi dëshmitarë të shumë lëvizjeve politike në hapësirat ballkanike, që janë shkaktuar nga faktori njeri, shpesh edhe janë përgjakur. Pikërisht për shkak të rrymave shumë të ashpra dhe agresive, politiko-nacionaliste, hapësirat ballkanike në shekujt dhe vitet e fundit kanë qenë arenë e shumë luftërave. Në këto hapësira janë hapur shumë varre për njerëzit e pafajshëm, të vrarë në ato luftëra. Pothuajse të gjitha luftërat e shekujve dhe viteve të fundit, në këto hapësira, ishin të drejtuara kundër kombit tonë. Falë gabimeve fatale të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare të kohës, Shqipëria u nda dhe iu dha pjesë-pjesë shteteve për rreth (Serbisë, Greqisë, Maqedonisë e Malit të Zi). Kështu mbi dy të tretat e kombit shqiptar mbetën jashtë trojeve, që zyrtarisht i takonin shtetit shqiptar. Dhe, për çudi, çdo orvatje bashkimi nga ana jonë, me politikën dhe diplomacinë ndërkombëtare kualifikohej si lëvizje nacionaliste, bile duke na akuzuar se kështu po punojmë “për formimin e Shqipërisë së Madhe”, që në të vërtetë ishte Shqipëria Etnike, ose thënë shkurt e qartë: Shqipëria Normale.

    E gjithë kjo amulli politike u shkaktua me angazhimin e përhershëm të klasave partiake-shtetërore në kryeqytetet e vendeve për rreth që kishin pushtuar trojet tona. Falë këtyre lojërave të fëlliqura politike, me t’u mbyllur Lufta e Dytë Botërore, qarqet sllavo-ortodokse të lidhura në mullarin komunist, njohën një komb të ri dhe një shtet të ri – atë të Maqedonisë, që si kryeqytet caktuan Shkupin – qytetin me më së shumti shqiptarë në botë e një kohë edhe kryeqytet i Vilajetit të Kosovës. Era e rrezikut të asaj loje politiko-diplomatike, që e luajtën qarqet sllavo-komuniste mbi gjashtëdhjetë vite më parë, po ndihet edhe sot. E zhytur në të njëjtat lojëra, Greqia e sotme (po ashtu shoviniste) po e bllokon Maqedoninë në integrimet ndërkombëtare – siç thuhet – për shkak të emrit të saj. Grekët pretendojnë që Aleksandri i Madh ishte i tyre, e ai në të vërtetë ishte i yni – ilir. Me emrin e tij ai vend (Maqedonia) e mban emrin, dhe qeveria e Shkupit pretendon t’ia ngreh një përmendore në qendër të kryeqytetit. Duke pasur parasysh rolin e madh të figurës së Nënës Terezë në botë dhe identifikimin e drejtë të saj kombëtar – shqiptar, sllavomaqedonasit duan t’ia shkatërrojnë shtëpinë e lindjes në Shkup dhe aty ta ndërtojnë një katedrale ortodokse. Këso planesh dinë dhe mund të bëjnë vetëm sllavo-komunistët e tërbuar, që duan gjithmonë të rrojnë mbi shpatullat e të tjerëve. Jo siç shprehen ata, por grekët kanë plotësisht të drejtë që e pengojnë integrimin ndërkombëtar të shtetit me emrin Maqedoni.

    Po shqiptarët në atë shtet, që përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë, çka po bëjnë dhe çfarë politike po udhëheqin?! Në këtë pyetje po përgjigjem vetë, me gjuhën që e meriton politika e shqiptarëve atje. Ata për qëllime karrieriste personale, po ua bëjnë vetëm okej dhe peqej sllavo-maqedonasve, duke ua lëpirë këmbët dhe... Përfaqësimin në parlamentin e këtij shteti e bëjnë sipas “këshillave të vëllezërve maqedonas”, aq sa ata duan dhe u lejojnë, por kurrsesi sipas numrit të popullsisë, respektivisht të zgjedhësve. Mjafton që ata personalisht të jenë deputetë e ministra, për kombin s’ka rëndësi.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Shteti grek, ky armik i kombit shqiptar
    Nga ~Geri~ në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •